part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

83gazeta

MARTIN CAMAJ, NDERI I KOMBIT

U deshën plot njëzet vite te sistemit pluralist qe drejtuesit e këtij vendi, qofshin ata politike apo te kulturës dhe artit qe te bindeshin me ne fund se Martin Camaj e meriton te vlerësohet me urdhrin e larte "Nderi i Kombit".
E gjithë kjo erdhi si rezultat i nje pune këmbëngulëse mbi trevjeçare nga shoqata "Atdhetare-Dukagjini", me mbështetjen e pakursyer nga Qendra e Studimeve Albanologjike, me drejtorin e saj profesor doktor Ardian Marashi, njëkohësisht fale promovimit te vazhdueshme te vlerave te Camajt nga disa studiues shqiptar, nder te cilët veçohet Ardian Klosi.
Dhe e gjitha kulmoj ne datën 26 tetor 2010, ne orën 12. 30, kur Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot në Presidencë, në një ceremoni të veçantë, shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj (pas vdekjes), me Urdhrin "Nderi i Kombit". Ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast bashkëshortja e Tij, Erika Camaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, Zëvendësministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj, shkrimtarë, albanologë, përkthyes, studiues, personalitete të ndryshme të fushës së gjuhësisë e letërsisë. Ndërsa nga shoqata "Atdhetare-Dukagjini" ishin te pranishëm Ndue Sanaj, Gjergj Leqejza, Ledia Dushi dhe Lazer Kodra. Eshte per te ardhur keq qe ne kete ceremoni dekorimi nuk merrnin pjese te ftuarit e nderit: Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Ferdinand Xhaferraj-Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Presidenti Topi, në fjalën e mbajtur me këtë rast, u shpreh:
"E nderuar zonja Camaj!
Të nderuar të ftuar!
Jam thellësisht i prekur, që në cilësinë e Presidentit të Republikës, më takon mua personalisht të zyrtarizoj kthimin përfundimtar në mes të mëdhenjve, ashtu siç i ka hije, poetit, prozatorit, albanologut, mjeshtrit të madh të gjuhës dhe fjalës shqipe, Martin Camajt.
"Ndonëse të ndam për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë". Këto fjalë të thëna në çastet e fundit të vitit 1992, nga "shkrimtari i lartësive" gjithnjë e më shumë marrin një formë testamenti, duke shpjeguar një marrëdhënie unike me letërsinë dhe historinë, me vendin dhe popullin e tij. 
Jam i bindur që sot bashkohemi të gjithë në një zë për të thënë: Po, ti je i yni dhe ne jemi krenarë për ty! Ne jemi të tutë, kemi qenë gjithmonë të tillë, edhe atëherë kur diktatura me dhunën dhe zhurmën e saj të mbulonte me harresë, edhe sot më shumë se kurrë, kur kuptojmë sa shumë na ke dashur, duke e dërguar kulturën shqiptare drejt Evropës përpara se Shqipëria t'i afrohej asaj. 
Të nderuar miq!
Poeti i ri Martin Camaj u arratis nga Shqipëria për t'iu larguar fatit të parashkruar e me siguri nuk ka menduar që kjo do të ishte një ikje fatale, përfundimtare dhe më vonë, duke rendur sa në Kosovë, në Romë, tek arbëreshët e Italisë apo në Mynih, ai ka kuptuar se mund të shkonte kudo, i ndaluar ishte vetëm në vendin e vet dhe vendi i tij ishte i ndaluar për të. Por kudo që ai shkoi u shndërrua në shkollë letrare! Ai ndikoi ndjeshëm mbi letërsinë moderne të Kosovës! Ai ndikoi gjithashtu në thellimin e vetëdijes kombëtare tek arbëreshët e Italisë! Me aktivitetin e tij shkencor, Camaj i dha shumë prestigj në botë albanologjisë, sidomos me themelimin e Katedrës së gjuhës shqipe në Mynih të Gjermanisë, vend ku zë fill tradita e albanologjisë dhe e hulumtimit të botës shqiptare.
Në jetën e Camajt, pamundësia e kthimit është tragjike, por fatlume për letrat shqipe. Kjo pamundësi ka kushtëzuar procesin e tij krijues. "Në asnjë vepër tjetër të letërsisë shqipe, nuk gjejmë kaq shumë atdhe, kaq shumë fëmijëri, kaq shumë vendlindje". Vepra e Camajt është përpjekja elitare dhe shpirtërore njëkohësisht, për ta mbajtur gjithmonë pranë atdheun, vendlindjen e për të mos e humbur atë duke e shndërruar në fjalë të thënë, të shkruar dhe në mit modern.
Camaj ishte udhëtar në jetë, në kohë, në letërsi, në dije. Udha e tij është rrugëtimi i një shqiptari që kthehet në vendlindje, një nga kthimet mbi të cilin vetë letërsia themelohet. E tashmja dhe e ardhmja e Martin Camajt janë në këtë rrugëtim, në vektorin nga ikja tek kthimi.
Rikthimi i Martin Camajt në sistemin letrar nuk është thjesht rikthimi i shkrimtarit dhe shqiptarit, por edhe rikthimi i shijes së leximit për lexuesin shqiptar, për letërsinë e pastër dhe të paangazhuar, pikërisht ajo që na kishte munguar.
E siç thotë shkrimtari i madh, Ismail Kadare duke iu referuar Camajt "Epokat dhe popujt zakonisht nuk bëjnë gabime në vlerësimin e artit të madh. Edhe kur gabimet ndodhin, nuk janë veçse të përkohshme. Gjithmonë vjen ora kur të vonuarit mbërrijnë dhe të munguarit shfaqen. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm nga një portë, natyrisht as jo e madhja. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsye të mëdha." 
Kur kam firmosur urdhrin "Nderi i Kombit" për Martin Camajn, unë kam pasur parasysh përkushtimin e tij sipëror ndaj gjuhës sonë, artin e madh, dashurinë e vuajtur e poetike ndaj Shqipërisë së tij.
Të nderuar miq e admirues të Camajt,
Në periudha të caktuara për arsye rrethanash ndodh që një shoqëri të privohet nga vlerat, por kur ato rrethana bien është shoqëria që duhet të rendi drejt vlerave dhe jo e kundërta. Kjo është ajo që ne po mundohemi të realizojmë sot".

***
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, ishte mjaft prekës momenti kur bashkëshortes se Camajt, dr. Erika Camaj, Kreu i Shtetit i dorëzoi asaj, Urdhrin e lartë "Nderi i Kombit" me motivacionin:
"Personalitetit të mirënjohur, që dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, si dhe në njohjen e shkencave albanologjike në botë; shkrimtarit të shquar që krijoi nga veprat më të mira të letërsisë moderne shqipe".
Me pas përshëndeti dr. Erika, e cila u shpreh:
"Shkëlqesia Juaj, President !
Sot e nderoni burrin tim me dekorimin më të lartë që mund ta japë vendlindja e tij. Dhe me kte, e nderoni në vend të shumë bashkatdhetarëve të tij që kishin ide të njëjta, a të ngjashme, si Martin Camaj. Shumë syresh nuk janë më nder nesh. Unë i kujtoj plot respekt kta njerëz të mrekullueshëm e guximtarë. Gëzohem dhe ju falem-nderës, zoti President, që mund ta pranoj kte dekorim! Jam krenare se e kam emrin Camaj dhe jam mundue gjithmonë me e nderue, gja që do ta baj edhe ma tytje.
I falënderoj të gjithë të pranishmit që me përcjellin ne kte ore solemne.
Ju falem-nderës!"

***
Ceremonia vijoj me nje koktej, nder kohe Presidentit iu dhuruan tri vëllimet studimore "Dukagjini Ynë", te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra, ne emër te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini".
Kjo dite e Madhe vijoj me vizitën e nje ekspozite fotografike te çelur ne mjediset e Qendrës se Studimeve Albanologjike Shqiptare qe paraqiste jetën dhe veprën e Martin Camaj, tashme "Nderi i Kombit", nen kujdesen e drejtorit te kësaj Qendre profesor doktor Ardian Marashi dhe ndihmën e dr. Erika Camaj. Fotot e shumta dëshmonin për nje jete plot vitalitet e krijimtari, për lidhjet e ngushta te Camajt me vendlindjen. Tradicionalja me modernen kishin nje binom te këndshme jetësor.
je foto e dhomës tradicionale shqiptare, ekspozonte dukshëm e hershme dukagjinase me oxhak, dru te prera e te vena stive rreze tij, lëkura e dhisë se egër e shtruar balle vatrës, minderi prej dërrase, stoli trekëmbësh, ibriku i rakisë ne dritaren e territ, pip duhani prej qelibari mbi parmakun e oxhakut, e te tjera, dhe te gjitha këto ishin ne njërën prej dhomave te shtëpisë se Camajt, ne Lengries te Gjermanisë. Nder fotot spikatin edhe pikturat e Lin Delise, tashme edhe Ai "Nderi i Kombit" dhe mjeshtrit te madh ndërkombëtar ne pikturën moderne Ibrahim Kodra. Krahas fotove te shumta, ne këtë ekspozite ishin vendosur librat e Camajt, makina e shkrimit e përdorur prej tij dhe mjete te tjera te përdorura gjate shkrimit. Ne fund te këtij aktiviteti njëditor, u shfaq për te pranishmit nje film dokumentar, rreth 50 minutash me skenar te Ardian Klosit. Pamjet filmike varionin qe nga humnerat e thella ku Camaj identifikohej me to e deri ne Romen e lashte, Munihun e famshëm te Gjermanisë, fjalimin ne shoqatën "Vatra" te shqiptareve te Amerikës e deri ne nje studio televizive Austriake duke komentuar, si i ftuar i saj, mbi ngjarjet ne atdheun e tij, Shqipërinë.
Mjaft prekese ishin intervistat e vellezereve te Martin Camajt, Gjergjit dhe Zefit, qe ishin perfshire ne kete dokumentar, dhe po aq domethenese per vlerat e Camajt ishin opinionet e shprehura nga perkthyesi i madh i "Iliades" Gjon Shllaku, dom Simon Jubani apo i bashkearratisuri me Camajn, Kole Leka nga Thethi. Nepermes dokumnetarit, motra e Martin Camajt, Lina u shfaq duke spjeguar mbi te vellain per kohen kur kishte punuar ne Prekal si mesues, pra aty ku kishte edhe motren e martuar. Tregoj krevatin ku kishte fjetur Martini, tavolinen e punes, ate karrike te thjeshte ku qendronte dhe foli mbi vlerat e karakterit te te vellait. Martin Casmaj u varros me daten 19 mars 1992, ne Lengries te Gjermanise nen tingujtr e shimbshem te fajaleve te Arshi Pipes dhe meshes se Drites te mbajtur nga Dom Preke Ndrevashaj.
Martin Camaj, i debuari nga dashuria e tij, Atdheu; i paperkrahuri per dyzet e pese vjet me radhe; ambasadori i artit dhe kultures shqiptare ne Evrope; Dedali qe fabrikoi krahet per te kaluar detet e per tu larguar nga Minotauri i labirintit te Minosit, me ne fund arrin te kthehet ne Itaken e tij te dashur, Shqiperine, jo siç u kthye Uliksi fizikisht, me gjithe deshiren e madhe qe kishte, por u kthye me vepren e tij te qendrueshme balle kohrave qe do vijne, mbi relievin e se ciles shkruhet: "Martin Camaj, Nderi i Kombit".
Nga Lazer Kodra

Edhe nje tjetër ... vrasje!

Me 8 tetor 2010, vritet për gjakmarrje Dritan Prroj! Ngjarje e rende. Nje te pafajshëm, ne kulmin e moshës i ndërpritet jeta, atëherë kur prindërit, bashkëshortja, fëmijët dhe komuniteti i Krishtere Ungjillor ne Shkodër kishin nevojën e tij me shume se kurre ndonjëherë tjetër. Dritani ishte Pastor i Kishës "Fjala e Krishtit". Për lexuesin e gazetës "Dukagjini", informojmë: Me datën 1 shtator 2005, xhaxhai i Dritanit, Nikoll Prroj, ka vrare policin e shërbimit rrugor, Sokol Njemza. Nikolla është dënuar nga drejtësia, pavarësisht se sa ka qene i drejte vendimi i marre nga kjo drejtësi!
Kjo ngjarje nuk është rastësi ne komunitetin tone. Te dielën e Pashkëve, pasi dalin nga Kisha, nje fëmijë 16 vjeçar, pa ju dridhur dora, drejton automatikun dy vetëve, babe e bir, dhe njeri vritet e tjetri plagoset. Nuk kalon shume kohe dhe tre vete mbysin nje fëmijë 13 vjeçar. Pra, vrasja sikur po ulet këmbëkryq dhe pa ju dridhur qerpiku po merr jete njerëzish te pafajshëm dhe kjo vrasje sikur po i bën me sy shtetit, po i bën me sy komunitetit tone, duke thëne: Ja ku jam! Unë jam zoti. Unë vendosi mbi jetën e njerëzve, mbi jetën e fshatarit, te shokut, te mikut, mbi jetën tuaj dhe nuk keni se çfarë me bëni!!!
Ajo nga fenomen, po kthehet ne nje problem, veçanërisht duke vrare për gjakmarrje. Ajo po behet problem për mbare shoqërinë shqiptare, për mbare komunitetin verior dhe veçanërisht për atë dukagjinas, e cila duhet te shqetësojë seriozisht anëtarët e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", komunitetin dukagjinas ne baze zone apo ne baze katundi, te shqetësojë prindërit, shkollat, gjithë shoqërinë, por ne veçanti Shtetin, i cili po tregohet mjaft i papërgjegjshëm ne kryerjen e detyrës parësore te tij, atë te sigurimit te jetës se shtetasve te vet.
Ne këtë gazete, disa here e kam trajtuar këtë problem: "vrasjen me paramendim", ose siç i thonë rëndomtë, vrasje për gjakmarrje. Por, si ne, komuniteti dukagjinas, mediet e shkruara dhe ato vizive lokale dhe qendrore, dhe deri ne strukturat e larta shtetërore, themi rëndomtë dy gjera: U vra për gjakmarrje, u vra se kështu e ka kanuni!!! Ne këtë rast, te gjithë tregohemi te papërgjegjshëm me fjalën qe themi, abuzojmë shume derisa jo radhe e keqpërdorim deri ne ekstrem nocionin "fjale", me te folur, me te shkruar, nëpërmjet televizorit, me konceptimin dhe qëndrimin racist nder komunitete qe përbejnë shoqërinë shqiptare, qe i ndajmë ne shoqëri kanunore dhe jo kanunore, ne kriminel për gjakmarrje dhe ne kriminel për hakmarrje apo për larje hesapesh!!! Qytetari Dritan Prroj, Pastori Dritan Prroj nuk duhet te vritesh, se vrasësi nuk kishte asnjë baze kanunore dhe as ligjore, përveçse mentalitetin e vetëgjyqësisë, përveçse nje qëndrim anarkist ndaj çdo gjeje shoqërore, qe e çoj vrasësin ne krim dhe mori jetën nje personi te pafajshëm, te nje qytetari te nderuar dhe te nje figure te pastër ne shërbim te religjiozit Ungjillor ne Shkodër, qe i shërbente predikimit te fjalës se Jezu Krishtit.
Vrasësi i Dritan Prroj, për vrasjen e qytetarit te thjeshte-Dritan Prroj, siç e theksuam nuk ka pasur asnjë baze kanunore! Ja çfarë theksohet ne kanunin e Leke Dukagjinit, botim i vitit 1933:
* Paragrafi 870, faqe 84, thekson: I dami zjarrmit jashta 24 orvet nuk i ruhet ma gjaksit.
Janë disa nene, qe e përjashtonin Dritanin si nje person i afërt i Nikoll Prrojt, qe me vrasjen e Dritanit, do te quhej marrje gjaku te vëllait, se Familja e Dritanit dhe ne veçanti Dritani me grua dhe fëmijë ishin te ndare prej kohesh nga axha i tyre, Nikoll Prroj.
Dritan Prroj ishte nje predikues i fjalës se Juzu Krishtit, ishte pastor i fesë se Ungjillore, i Kishës se "Jezu Krishtit", ishte nje "prift"! Atëherë, ai nuk hyn ne gjak e për rrjedhojë nuk mund te vritej. Për këtë, ne kanunin e Leke Dukagjinit, theksohet:
* Paragrafi 10: Prifti asht ndorja e famullisë, Prifti s'bjen me gjak, ...

Pak histori!
Kur shoqëria njerëzore, filloj te bashkëjetoj, përcaktuan disa zakone ose rregulla, ose norma sjelljeje te caktuara, qe nuk u shkruan, por qe u vendosen ndërmjet anëtarëve te bashkësisë, te shoqërisë se nje kolektivi te caktuar e me vone ndërmjet bashkësisë fisnore.
Ne stadin e fundit te shpërbërjes se rendit fisnor, me lindjen e pronës private, lindjen e klasave dhe te shtetit, kur zakonet e bashkësisë fisnore nuk mund te rregullonin me marrëdhëniet e reja shoqërore, lindi e drejta zakonore.
Kanuni nuk lindi ne shekullin e XV. Ai lindi se bashku me krijimin e shoqërisë njerëzore, kur filloi te bashkëjetojë.
Studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto, ne studimin e tij "Struktura etike e kanunit", ne fq. 13, thekson: "Njerëzit ne Shqipërinë Veriore jetojnë ne shoqëri fisnore, e cila konsistonte grupe farefisnore te organizuara ne forme patriarkale te quajtura shpi-vllazni-fis". Pra ishte rendi fisnor, ai qe diktonte përcaktimin e normave e te dokeve për te bashkëjetuar. Ky studiues, duke folur për etiken e kanunit, qe janë ne përgjithësi: Betimi(Besa), Miku, Ushqimi(Mikpritja), Gjaku(Gjakmarrja), thekson: "Ngjashmëria e koncepteve te "mikut-zot" dhe ushqimit, ndërmjet shqiptareve te lashte na shpie ne te vlerësojmë nje koncept fetar te Japonisë se lashte ...". Normat kanunore te jetës primitive ishin kudo ne hapësirën e shoqërisë njerëzore te asaj periudhe, dhe ne hapësirat e te pareve tanë, te cilat me emancipimin gradual te shoqërisë, ne nacionalitet e emancipuara, ato vazhduan te modernizohen për tu përgjigjur kërkesave te kohës, ligjeve te shtetit përkatës.
Këtë duhet ta kemi te qarte, si bukën qe hamë çdo dite. Fatkeqësia është, se nacionaliteti Shqiptar dhe ne veçanti ai malësor, për interesa te caktuara te pushtuesit otoman, u la gjate te bashkëjetoj me këto norma qe i përkasin te nje shoqërie primitive, te nje shoqërie pa shtet, dhe pse kemi rreth katër breza qe janë bere përpjekje te ndërtojmë shtet, ende jemi me mentalitetin e kësaj shoqërie për zgjidhjen e konflikteve me vetëgjyqësi, pa shtet.
Dhe ky mentalitet, na vjen mire ose na vjen keq, ka ne themel te saj mungesën e emancipimit te shoqërisë, mentalitetin e mos njohjes se shtetit, e mos njohjes se ligjeve, qe do te thotë ende jam gjalle, "unë, mentaliteti i shoqërisë primitive për zgjidhjen e problemeve me vetëgjyqësi", qe duhet te shkallmohet.

Kanuni!
Materiale për te drejtën zakonore kane mbledhur edhe autor te huaj, si: F. Nopçe, H. Hekardi, E. Durham. E. Kasteli, e te tjerë. Ne vitet 1901-1902 bene përpjekje dhe autor shqiptar, si: N. Ashta dhe Ll. Mjeda, kane bere dhe botime për këtë te drejte zakonore. Por nje merite te madhe historike për mbledhjen e se drejtës zakonore te pashkruar te shqiptareve ka shkencëtari At' Gjeçovi, i cili duke punuar qe nga viti 1905 dhe deri ne vitin 1927, qe ne vitin 1933 doli libri i pare, ne te cilin ishte përmbledhja e se drejtës zakonore te Shqiptareve, veçanërisht te asaj Veriore, dhe madje me shume i krahinës se Mirditës, me emrin "Kanuni i Leke Dukagjinit"
Kjo përmbledhje, pati dhe ka rendësin e saj te padiskutueshme kulturore, juridike dhe historike, qe me krenari i themi te tjerëve, se shoqëria shqiptare dhe ne veçanti ajo shoqëri qe quhet malësore, kemi ditur te vetëqeverisemi ne bashkësi dhe pse nuk kemi pasur shtet. Por, kjo e drejte zakonore ne kohen moderne, kur është shteti, nuk i shërbejnë me zhvillimit te shoqërisë, nuk i shërbejnë me progresit.
Kanunin nuk e bëri Leke Dukagjini. Ai është nje përmbledhje e zakoneve te bashkësisë njerëzore, ne këtë rast shqiptare dhe ne veçanti e malësorëve, te pashkruara, por qe vijnë qe nga shekujt e pare te fillimit te shoqërisë njerëzore, e cila filloj te jetoje ne bashkësi, dhe ne ketë te drejte zakonore kane vendin e tyre rregullat e vendosura nga prijësit e ndryshëm ne histori, siç mund te këtë disa rregulla te vendosura nga Leke Dukagjini, Gjergj Kastrioti dhe deri te Kryetari i "Djelmnia e Shalës"-Mehmet Shpendi.
Jo pak shqiptare po abuzojnë rende me librin "Kanuni i Leke Dukagjinit", veçanërisht duke e cilësuar, si "Kushtetutën e pare ne bote". Atyre, kushdo qofshin qytetar te thjeshte, studiues, e deri profesor qe banojnë ne Shqipëri ose jashtë saj, ju them me plote bindje, se e Drejta Zakonore Shqiptare, te përmbledhura ne librin "Kanuni i Leke Dukagjinit", nuk është e vërtetë se ne shqiptaret kemi formuluar "Kushtetutën" e pare te shoqërisë njerëzore dhe aq me pak nga princi Leke Dukagjini. Kjo e drejte zakonore, ka nje merite: Mundësinë qe na ka dhenë qe shoqëria e jone, veçanërisht ajo ne male, te vetëqeveriset ne periudha shume te vështira historike për nacionalitetin Arbënor dhe te na mbaje te bashkuar për te mos u asimiluar si nacionalitet. Kjo e Drejte Zakonore, ka pasur edhe për kohen problemet e veta, jo radhe edhe shume te renda, si për "Nderin", për "Femrën", për marrjen e gjakut, e te tjera. Duhet pasur e qarte, se Shqipëria dhe shqiptaret nuk janë "kërthiza" e botes, ne jemi pjese e saj, pavarësisht nga mosha e njërit apo tjetrit nacionalitet.
Për gjakmarrjen, po cilësoj dy fakte, qe herët Jezuitet ishin te shqetësuar për vrasjen ne mes banoreve te këtyre maleve dhe ne veçanti për gjakmarrjen:
a) Ne veprën e albanologut Giuseppe Valentini "Ligji i Maleve Shqiptare", ne fq. 7, theksohet: "… zinxhiri me te cilin shejtani i mban te lidhur e te shtrënguar pas zgjedhjes se qerres se tij popullin e mjere te Malësisë Shqiptare është shpirti i gjakmarrjes, ajo ndjejnë e egër qe shume mire mund te quhet "ligji i gjakut"!
b) Pas, rreth 40 vjetëve, ne vitin 1939, ne revistën "Kumbona e se dielës", ne artikullin "Prei Djeçezit te Pultit", fq. 31-32, theksohet: "… Misjonet e suellne sa të mira shpirtnore këti populli të shkretë e të padie, të hapun e të shperndam nder male të ngerthyeta, sidomos tue i vùe në pagjë me shoqi shojnë, per arësye të gjaqevet, qi më deri sod, i kanë rrènue malsijt tona e prep, ndoshti pse qeverija nuk po i ndëshkon rrebtsisht gjaksorët, nder shum vèse po fillon me u njallun si parandej, aq sa malsorët janë frigue e nuk po i a kanë besën njeni tjetrit, ky ves i mbrapshtë lànun, për qëllime të veta politika, jo prei tjetër kùj, por prei turkut, anmikut mà të rrebtit të tokës shqyptare … E dhashte Zoti qi ky ves kaq i mbrashtё e rrenimqar të shuhet sa më parë, pse fike konaqet e s' po i lën gjinden me fitue në pagjë kashatën e gojës tu shpija e vet".
Lexues se gazetës "Dukagjini", është dhe nje fatkeqësi shume e madhe, qe dhe pse jemi brezi i trete dhe i katërt, kur ne Shqipërinë tone u fillua te ndërtohet shteti, te jetohet me ligjet e shtetit, i cili përgjigjet për jetën e shtetasve te vet, jetojmë ende me këtë mentalitet, qe do te thotë: zgjidhja e konfliktit me vetëgjyqësi dhe jo me ligj. Pra, kemi rreth nje shekull qe pushtuesi 5 shekullor, ai otoman, osman apo turk, pak ka rendësi se si do ta cilësojmë, është shkëputur prej nesh dhe ne ende nuk na janë larguar nocionet e strukturave te tij, ende përshëndetemi me fjalor te tij qe ne te Drejtën Zakonore nuk janë dhe me e keqja është se jo pak te rinj e te reja janë te përfshirë ne këtë mentalitete.

Zgjidhja e këtij "problemi"!
* Ndalimi i zgjidhjes se problemit, ndalimit te vrasjeve dhe ne veçanti te marrjes se gjakut, me metoda jashtë kohës. Pra, me gjithë qëllimin e larte dhe shume fisnik te shoqatave te pajtimit te gjaqeve, duhet te pushojnë se funksionuari! Ato e kane përfunduar misionin e tyre shume fisnik. Nuk mundet qe nje fenomen apo problem arkaik, te ndalohet apo te zgjidhet me nje metode arkaike.
Për këtë, profesori i universitetit te Vjenes, i te drejtës ndërkombëtare, Bratoshi, shkruante: "E keqja me e madhe është bere kurdoherë ne emër te se mirës. Institucioni i faljes me konnotacionin e qarte dhe te patjetërsueshëm te pranimit te se drejtës zakonore produktoi shume vrasës, inspiroi instinktet e dobëta njerëzore".
Pune qe behet për zgjidhjen e konflikteve dhe ne veçanti për parandalimin e gjakmarrjes, me metode arkaike, paraqet probleme te reja dhe vështire te ndreqen ne te ardhmen: Se pari, krijimi i një "shteti" brenda shtetit demokratik, qe është e papranueshme; se dyti, ringjalljen e strukturave qe i kane shërbyer pushtuesit turk, qe roli dhe kompetencat e tyre janë mbyllur me 28 Nëntor 1912, me shpalljen e Pavarësisë se Shqipërisë. Se treti, po edukojnë rininë për t'u kundërvënë shtetit ligjor, dhe për te jetuar e drejtuar me te drejtën zakonore, për te zgjidhur problemet me vetëgjyqësi.
* Te abrogohet neni ne kodin penal për "Gjakmarrjen". Nuk është e nevojshme te kemi nje nen te veçante për dënimin e atij qe vret për gjakmarrje, kur ne kemi nenin për dënimin e krimit te vrasjes me paramendim. Gjakmarrja është nje krim vrasje me paramendim. Te abrogohet vendimi i Kuvendit te Shqipërisë për krijimin e Këshilli Koordinativ për Gjakmarrjen. Ky veprim dhe qëndrim tregon se strukturat e shtetit ne filozofinë e tyre drejtuese udhëhiqen nga mentalitete orientale, përjashtuese. Ky mentalitet drejtimi dhe te dyja këto ligje e bëjnë te papërgjegjshëm shtetin për sigurimin e jetës se shtetasve te vet, e ngarkojnë me përgjegjësi për ne punën e tij te pakte për parandalimin e gjakmarrjes. Ai, duhet te mbaj përgjegjësi te plote për sigurimin e jetës se shtetasve te tij.
* Strukturat e drejtësisë te jene me te përgjegjshëm ne zbatimin e ligjit, se sa me te përgjegjshme te jene këto struktura ne zbatimin e ligjit, aq me shume do te ndikojnë ne parandalimin e gjakmarrjes. Ato, i kane te tera mundësit te parandalojnë vrasjen me paramendim, siç është vrasja për gjakmarrje, kur dihet i ngujuari, perse është ngujuar dhe nga kush ka frike, ne qofte se e ndjejnë përgjegjësinë për ruajtjen e jetës se shtetaseve te vet.
* Me edukimin e gjithanshëm te fëmijëve duhet te merren te gjithë, se pari familja, prindi dhe ne këtë mes nena; se dyti shkolla, se treti shoqëria civile, se katërti arti, se pesti media e shkruar dhe vizive. Ato duhet te ndjejnë me shume përgjegjësinë për edukimin e fëmijëve, te rinjve dhe te rejave me dashurinë e pakufishme për njeriun. Sa me shume dashuri te kemi për njëri-tjetrin aq me pak konflikte do te kemi dhe aq me pak vrasje do te kemi.

***
Për ti ardhur me ne ndihme edukimit për parandalimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, atë te gjakmarrjes, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të te Drejtave te Njeriut, Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, me datën 11 dhjetor 2010, do te zhvillojnë nje Konference shkencore, me teme: "Gjakmarrja realiteti apo retorike"
Mesazhi: Ju bej thirrje nenave dhe motrave, baballarëve dhe vëllezërve, personelit arsimor, personelit te strukturave te shtetit, gjithë shoqërisë civile shkodrane, por ne mënyrë te veçante asaj malësore, dukagjinase: Merruni me seriozisht me edukimin e fëmijëve me dashurinë ndaj njeriut, me normat e tolerancës, kundër dhunës qe sjell ne vetvete mentalitetin e vetëgjyqësisë. Te kuptojmë mire dhe qarte, se ne jemi kundër çdo dhune dhe aq me pak zgjidhjen e konflikteve me vetëgjyqësisë. Ato te zgjidhen vetëm nëpërmjet ligjit, ligjit dhe vetëm te ligjit. Ai, ligji te jete i pamëshirshëm ndaj krimit dhe kriminelit. Duke u bere pjese e shoqërisë se hapur, aq me shume do te kuptojmë se kjo shoqëri ne themel te saj ka vlerat e individit, çka do te thotë përgjegjësi individuale. Duke perifrazuar nje shprehje te nje personaliteti, ju them: "Ne kemi qene te torturuar, por kemi mundësi te mos mbesim te torturuar; ne kemi qene nje tmerr, por i kemi mundësitë dhe nuk e kemi te vështirë ti përshtatemi kohës se re; është e vërtetë qe është e vështirë te harrosh urrejtjen, por ne kemi mundësi te gjejmë forca për ta flakur urrejtjen dhe te japim me shume dashuri".
Nga Ndue Sanaj, Kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"

Fjala e Pastor Fitor Muça, President i Vëllazërisë Ungjillore shqiptare, ne varrimin e Pastor Dritan Prroj

Te nderuar miq!

Familja e pastorit Dritanit, te afërm, qytetar te Shkodres, vëllezër dhe motra te besimit!
Jemi sot këtu, te pikëlluar nga dhimbja për humbjen e bashkëshortit, e babait, birit e vëllait, priftit te kishës "Fjala e Krishtit" dhe mikut e vëllait tone te besimit, Dritan Prroj.
Jemi sot këtu, te lënduar ne dinjitetin njerëzor, te se drejtës për te jetuar, kur dikush ne mesin e ditës, ne mesin e qytetit merr jetën e nje tjetër njeriu sikur ajo jete te ishte prone e tij. Merr jetën e Tanit, te cilin ai kurrë se kishte njohur me pare Tani, qe kurrë si kishte bere asgjë te keqe atij.
Jemi sot këtu, te gjithë njëherazi te fyer e te vrare ne qytetarinë tone te shekullit te XXI.
Jemi sot këtu, për te nderuar Tanin, shërbëtorin e Perëndisë, njeriun qe nuk u lodh për te qene pranë atyre qe ishin ne nevoje, njeriun qe mbante ne lutje te tjerët, qe qau me ata qe qanin dhe gëzohej me ata qe gëzoheshin, njeriu qe refuzoi te mbyllej përgjithmonë pas dyerve te shtëpisë, qe refuzoi te braktiste Shkodren e te jetonte gjetke anonim dhe i pasigurt ne te nesërmen plot frike, njeriut qe nuk flakte dot tutje shërbesën qe Perëndia i kishte dhenë, por qe kishte nje devize sikurse apostulli Pal: Për mua te jetuarit është Krishti dhe te vdekurit fitim.
Asgjë nuk e ndali dot nga dashuria e Krishtit, asgjë, as gjakësi, sepse asgjë nuk mund te na ndaje nga dashuria e Tij, thotë Bibla. Vrasësi vetëm se shpëtoi kohen e te hyrit te tij ne lavdi e na la ne te gjithëve te pikëlluar për mungesën e tij ne toke deri sa nje dite te takohemi me Tanin serish ne përjetësi.
Jemi sot këtu, për te thënë ty Tani, se ne do te të kujtojmë gjithmonë, do te kujtojmë buzëqeshjen tende te vazhdueshme, qe edhe pse nuk e dije se sa do te vazhdonte nuk e hiqje nga fytyra, do te kujtojmë paqen tende, por dhe merakun tënd fshehur brenda tij për shtëpinë e familjen, për gruan dhe fëmijët e tu qe përqafoje sa here qe dilje nga shtëpia duke e ditur se ky mund te ishte përqafimi i fundit, do te kujtojmë mundin tënd për njerëzit ne nevoje te këtij qyteti, do te kujtojmë mundin tënd për kishën e Perëndisë, do te kujtojmë se kisha ishte stacioni yt i fundit përpara se te nisej udhëtimin final pranë Perëndisë, dhe se marrja e fëmijëve ne shkolle do te ishte kurora e asaj dite përpara se plumbat te të ndalnin për te përmbushur detyrën prindërore, do te kujtojnë ata me te cilët ndave besimin tënd, anëtarët e bashkësisë tende dhe e gjithë Vëllazëria Ungjillore Shqiptare. Do te të kujtojmë Tani dhe do te inkurajohemi prej teje.
Por sot jemi ne apel ndaj te gjithë klerit shqiptar për te ngulitur ne mendjet e besimtareve te tyre se jeta është dhurate nga Perëndia dhe vetëm Ai ka te drejtën për ta marre; ndaj shtetit e strukturave te tij dhe gjithë sistemit gjyqësor për te ngulitur ne mendjet e qytetareve te tij qofte edhe me anën e forcës se ligjit, se e drejta e jetës është e patjetërsueshme; shoqërisë dhe gjithë përfaqësuesve te saj, analiste e psikolog, hartuesve te programeve shkollore; te gjithë potencialit mediatik për te kujtuar se është detyra e secilit prej nesh për te njehsuar, e për tu bere bashke kundër këtij barbarizmi rudimentar te dale jashtë çdo kontrolli, te pakontrolluar madje dhe nga vete Kanuni qe e lindi, kundër te ashtuquajturës burrëri qe vret te pafajshmin, kundër këtij krimi te pastër qe fyen dinjitetin e te gjithë shoqërisë dhe ndërpret ëndrrat e nje jete, e nje familjeje ... për ta vendosur atë ne gijotinën e ligjit, për ti dhenë fund nje here e përgjithmonë këtij terrori social, dhe për te shpallur gjithashtu çlirimin e 1 500 familjeve te tjera te burgosura, mijëra fëmijëve te lenë analfabete qe presin për tu bere jetim, mijëra grave qe rropaten për te mbajtur familjet dhe ne ankth presin për tu bere vejusha, mijëra njerëz te pafajshëm te ngujuar nga vdekjet e paralajmëruara, te gjithë këta, pjese e nje populli te shekullit XXI qe aspiron t'i bashkohet Bashkësisë Evropiane.
Tani, ti je tashme kambana qe nuk duhet te heshte, apeli qe duhet te na ndërgjegjësoje te gjithëve, vdekja qe flet ne emër te jetës.
Sot, Tani është ne secilin prej njerëzve te tij, është ne kujtimet tona dhe do te jete ne memorien tone, është i gdhendur ne ADN-ne e fëmijëve te tij, bashkëshorten, prindërit, vëllain, motrën e te afërmit, besimtaret e kishës se tij, ne memorien e te gjithë atyre qe u ka shërbyer me përkushtim, ne memorien e te gjithë ungjilloreve shqiptare si nje burrë i besimit, prifti kurajoz qe edhe pse mund te jetonte gjate deri ne fund shërbesën për te cilën ishte i thirrur, zgjodhi ti shërbente Perëndisë deri ne fundin e jetës se Tij, ndonëse e shkurtër.
Nëse Tani, do te mund te fliste sot ne funeralin e tij, te gjithë ne qe e kemi njohur jemi te bindur se fjalët e tij do te ishin po ato te Zotit te tij Jezus Krisht, ... Fali o At se nuk e dine ç' bëjnë. Ky ishte Tani.
Dritan, ndërsa fryma jote i është dorëzuar Perëndisë, ne sot do ti dorëzojmë trupin tënd ne shpresën për tu pare nje dite ne qiell, ne bindje te fjalës se Zotit, qe thotë: Ata qe vdiqën bashke me Krishtin, me te dhe do te ringjallen. Ndaj mirupafshim vëllai ynë, shoku ynë, miku ynë i shtrenjte Tani.

ME SHKRIMTARIN ARIF DEMOLLI …

Shkrimtari Arif Demolli lindi me 2 maj 1949 në fshatin Murrizaj (Gllogovicë), Komuna e Prishtinës, ku mori mësimet e para. Në Prishtinë mbaroj filloren, normalen dhe fakultetin filozofik (degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe). Një vit punoi si arsimtar, pastaj iu përkushtua gazetarisë. Punoi në "Botën e re", Televizionin e Prishtinës dhe në revistat "Fjala" dhe "Pionieri", kurse tash punon në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Shkruan kryesisht ne prozë, për fëmijë e për të rritur. Merret edhe me përkthimet letrare.
Vepra te botuara: "Ballkonet e një Qyteze", tregime; "Vdekja e Akanit", roman; "Ante Portas", tregime; "Si mbetën gjallë shqiptarët", tregime; "Ora e fundit", drame; Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie", roman; " Shkulësit e përjetshëm" tregime; "Pëllumbat e kujtimeve", tregime; "Lushi si askushi", tregime; "Njeriu i Blertë", roman; "Kur je më i vogëli", tregime; "Dodona dhe balona", ilustracion; "gjëegjëza"; "Shkronjat dhe predhat", tregime; "Princesha fisnike", pjesë teatrale; "Libër larush", poezi; "Lushi në kopshtin e magjepsur", novela; "Pse gjirafa ka qafë të gjatë", përralla; "Fara magjike", përralla dhe tregime; "Lushi në botën shkrimore", ilustracion; Shqip-norvegjisht: "Historia e gjirafës"; "Të rrosh në drurin e përbashkët; "Mrika bëhet motër; "Lushi kampion"; "Fatkeqësia e sajë"
Për romanin "Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie" mori çmimin "Pjetër Bogdani" të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin "Pse gjirafa ka qafë të gjatë" mori çmimin letrar " Vehebi Kikaj".
Është autor dhe bashkautor dhe i disa librave të leximit.
Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të ndryshme të prozës shqiptare.
Krijuesit shprehen për veprën "Vdekja e Akanit":
Akademiku, Sabri Hamiti tha:- "Vdekja e Akanit" ka një njësi stili dhe kuptimi. Në nismën lidhet në temën publike të vrasjes së Akanit, i cili është konsideruar si mashtrues dhe hajn, prishës i urdhrit të Zotit, dhe kështu ka ndihmuar për humbjen e Izraelitëve në Aj, në rrugën e tyre pushtuese. Autori me tekstin origjinar sheh një intrige: Akani nuk vritet se është mashtrues, por pse është individualitet që nuk e do dhunën, nëse nuk mund ta kundërshtojë hapur, atij i krijohet intriga nëpërmjet shpifjes dhe organizohet ndëshkimi "popullor" pikërisht për të ngjallur zemërimin e masës në pushtime të reja. Në këtë pikë shtrohet raporti masë-prijës, dhunë-humanitet, individ-pushtet dhe teksti merr karakter alegorik e simbolik dhe largohet nga kuptimi i tekstit origjinal. Formula e vjetër shpërnderohet dhe aktualizohet. Antiheroi biblik, Akani, bëhet hero bashkëkohor, procesi i tij u ngjan proceseve të kohëve të vona…
Ndërsa Dr. Rifat Ismajli tha:- Romani "Vdekja e Akanit" është një vepër e mllefit të papërmbajtur për vdekjen e smirës, e ideales. Është vepër e mllefit krijues, që vjen e shtohet sa herë që përsëriten fatkeqësitë e jetës kombëtare, të kushtëzuara nga raportet e ndërlikuara historike dhe gjendja e ulët e ndërgjegjes njerëzore.
Dr. Kujtim Rrahmani shton:- Parë si ekspozicion, teksti i këtij romani me shumëçka i përmbush të gjitha parimet Aristetoliane të tragjedisë. Ndërsa në kuptim, del tragjedi që e përcjell gjithmonë ne jetë vetë historinë.
Me poshtë u ndal Dr. Kujtim M. Shala:- Teksti i Demollit e kualifikon situatën e personazhit biblik në situatë të përhershme të personazhit idealist. Është tekst që krijon situatë të re arketipore/arketip të ri, duke e ndërtuar të dhënë biblike për Akanin. Teksti i personazhit të idesë autoriale.
Ne përmbyllje Dr. Fehmi Cakolli tha:- Fiksioni dhe fakcioni askund nuk bashkëveprojnë si në këtë roman. Fiksioni ka detyrë të flasë autori, kurse fakcioni ka për qëllim të metaforizojë dhe të simbolizojë gjithë tekstin biblik në një tekst letrar të veçantë tekstor dhe proçedurial.
Nga Ibrahim Hajdarmataj

DJALI NGA THETHI, SHKELQEN NE UNIVERSITETIN E GJENOVËS

Genti Shyti zbriti nga Thethi sapo mbaroi shkollën 8 vjeçare, me dëshirën e madhe për vazhdimin e shkollës së mesme dhe të lartë. Shkollën 8 vjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes, në Theth. Mësuesja e parë dhe në gjithë ciklin e ultë qe nëna ë tij Gjystja. Ajo asnjë herë nuk e përkëdheli, por gjithnjë u interesua që të merrte njohuritë e duhura.
Mbase si ardhur nga fshati qe e mundur të regjistrohej vetëm në shkollën "Oso Kuka".
Megjithëse i ardhur nga një zonë malore e thellë, nga fshati, në fundin e viteve '90, në një kohë shumë të vështirë që kalonte arsimi, por edhe gjithë vendi sepse të gjithë ishin kundër të gjithëve, por, shpesh edhe me indiferentizëm e paragjykime si malësor e si fshatar, arriti ti tejkalojë ato, të fitojë respektin e mësuesve dhe drejtuesve të shkollës dhe përfundon me rezultate shumë të mira shkollën e mesme "Oso Kuka" në Shkodër. Genti e kujton me respekt këtë shkollë dhe ish mësuesit e tij.
Dëshirën për më tej e kishte shumë të madhe, veçanërisht për shkencën e biologjisë. Ai nuk donte që të merrte një diplomë për diplomë, një diplomë për stoli, një diplomë me "shokë" e "miq", me ndërhyrje e pa meritë. Ai dëshironte të merrte njohuri të plota për vete e që tu shërbente të tjerëve në të ardhmen.
Fiton në të gjitha konkurset ku u paraqit dhe fillon studimet, por pa mbaruar viti akademik ndërpret studimet, sepse synonte për cilësi më të lartë. Shkon në Athinë nga ku synon Italinë,  merr tragetin nga Patra për në Venecie dhe kështu përfundon në Itali. Nevojat ekonomike e detyrojnë që të punojë rreth një vit e gjysmë, merr lejen e qëndrimit, por edhe interesohet për studimet që dëshironte.
Më në fund, me gjithë ndërprerjen për një farë kohe të studimeve, paraqitet në Universitetin e Xhenovës, në fakultetin e shkencave biologjike, në degën e biologjisë molekulare e qelizore. Fiton pa asnjë problem dhe vijon studimet. Shpejt arrin të fitojë respektin e pedagogëve dhe gjithë stafit të fakultetit. Përveçse student i rregullt, me qëllim për të lehtësuar shpenzimet e të vëllait që e kishte për krah gjithnjë, punon për të plotësuar nevojat e tij e jo radhë ndihmon edhe familjen.           Në mbyllje të studimeve tre vjeçare, duke qenë nga studentët më të mirë mbron diplomën universitare me temën: " Analizimi i transkriptimit nëpërmes"real-time" PCR në linjën qelizore të hepatomës RTH 149" të cilën e realizon në laboratorin e fiziologjisë molekulare në Departamentin e Biologjisë së Universitetit të Xhenovës të udhëhequr nga Profesoreshë Laura Vergani. Eksperimentet janë bërë në linja qelizore të stabilizuar te troftës së ylbertë ( Oncorhynehus mykiss). Qëllimi i kësaj pune ishte hetimi i efekteve të metaleve të rënda ( veçanërisht Zn, Cd, Hg dhe Cu ) dhe mënyra e mbrojtjes së qelizave nga metalet.
Më 18 korrik 2007 paraqet temën para komisionit të diplomës dhe vlerësohet maksimalisht, duke marrë 110 pikë nga 110 të mundshme.
Pa ndërprerje vazhdon studimet universitare magjistrale në biologji molekulare e qelizore.
Duke parë punën, rezultatet, seriozitetin në punë e kulturën në komunikim, pedagogët dhe stafi i fakultetit, por edhe bashkëstudentët tashmë e thërrasin Doktor Shyti.
Në mes problematikave të fiziologjisë qelizore e molekulare, kërkon dhe studion përdorimin e metodave të ndryshme eksperimentale si p.sh. izolimi dhe purifikimi i acideve nukleike (ADN e ARN ), teknika të elektroforezës në agarozio, matje spektrofotometrike të sasisë së proteinave dhe acideve nukleike, matje e aktivitetit të proteinave enzimatike nëpërmes PCR ( Polymerase Chani Reaction – Reaksionet e polimerive zinxhir ), analizimi i nivelit të shprehjes së gjeneve të ndryshme nëpërmes PCR "real-time".
Nga viti 2007 në 2010 Doktor Shyti ka  bërë kërkime shkencore për mbrojtjen e diplomës magjistrale në Biologji Molekulare e Qelizore, në laboratorin e Fiziologjisë Molekulare të Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Xhenovës. Puna në laborator ka pasur si objekt studimin e aktivitetit enzimatik të proteinave të përfshira në mbrojtjen nga stresi oksidativ të nxjerra nga kampionët e gjakut të fëmijëve të sëmurë me autizëm. Proteinat kryesore të studiuara kane qenë superoxsid dismutase (SOD), catalane (CAT) dhe glutation peroxdase (GPX). Studimi i këtyre proteinave enzimatike është thelluar edhe nga ana gjenetike nëpërmes studimit të nivelit të shprehjes së gjeneve relative për këto proteina me teknikën e "real-time" PCR, për të përcaktuar në mënyrë sasiore ndryshimin e shprehjes se këtyre gjeneve në fëmijët e sëmurë me autizëm në krahasim me fëmijët normal.
Krahas punës së mësipërme Dr. Shyti ka bërë studime për analizimin dhe përcaktimin sasior të metaleve të ndryshme në gjakun e fëmijëve me sidromën e autizmit, duke përdorur teknikën e ICP-AES ( Inductirely Coupl Plasma-Atomic Emissin Spectrometry). Ai ka analizuar dhe përcaktuar nivelin e shprehjes se tri formave kryesore të metalotioneinave MT-1A, MT-1E dhe MT-2A. Këto janë proteina të vogla roli i të cilave është ai i "kapjes" së metaleve që ndodhen të lira në citoplazmë. E gjithë kjo punë është bërë në bashkëpunim me departamentin e Pediatrisë të Institutit Giannina Galsini të Xhenovës.
Pas një pune të thelluar kërkimore shkencore, Genti Shyti, arrin të ngrenë hipotezën se gjenet metalotioneinate aktivizohen nga metalet dhe krijon mundësinë e përdorimit të këtyre proteinave si indikator biologjik te të sëmurët autik. Kjo është një zbulim i ri unikal pasi nuk ekziston deri në sot një indikator biologjik i përdorur në mjekësi për këtë sëmundje.
Mbi bazën e studimeve të kryera dhe përfundimeve e propozimeve të reja për shkencën, me 06 tetor 2010, në Universitetin e Xhenovës, G. Shyti, paraqitet për mbrojtjen e diplomës magjistrale me temë: "Analizimi i profilit të transkriptimit të metalotioneinave në gjakun e fëmijëve me sidromën e autizmit".
Me unanimitet të plotë komisioni shkencor i Universitetit i jep vlerësimin maksimal duke i dhënë 110 pikë për 110 të mundshme.
Ai ka bërë disa publikime shkencore në revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare dhe është pjesëmarrës në disa kongrese shkencore ndërkombëtare.
Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe angleze si dhe punën në kompjuter.
Puna, vullneti, këmbëngulja dhe rezultatet e këtij djali nga Thethi i Dukagjinit janë shembull i shkëlqyer  për ata që duan të ecin përpara. Prindërit, familja, Thethi, Dukagjini por edhe Shqipëria janë dhe duhet të jenë kryelartë për birin e tyre të paepur.
Nga VALBONA SOKOLI, GjeNOVA-ITALI

NJË "HEMORAGJI" QË DHEMB!

Ne historinë e Shqipërisë nuk janë te pakta ato periudha kohore, kur te rinj e te reja te këtij kombi braktisen atdheun e te pareve për arsye nga me te ndryshmet. Dhe sikur mos te mjaftonin arsye politike, ekonomike, tani shfaqet rëndom edhe nje arsye tjetër qe ka te beje me anën sociale siç është ajo e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Me zanafille shume te hershme zë e shfaqet sot ne trojet shqiptare ne formën e nje atavizmi arkaike dhe për pasoje po dëmton rende imazhin e Shqipërisë, po kërcënon jete njerëzish, po detyron qindra e qindra te rinj për te braktisur trojet e tyre. Mjafton nje grindje e vogël apo nje veprim gjaknxehte i momentit qe pastaj te të kushtoje shume shtrenjtë, pasi edhe nga njerëz qe e njohin shume pak fillon interpretimi i Kanunit me termat hakmarrje apo gjakmarrje. Ekzistenca e rrezikut te individit e detyron atë qe te ndërmarrë veprimin e braktisjes se gjithçkaje qe e identifikon për te gjetur mbijetesën ne vende te tjera.
Nder rastet e shumta te këtij lloji mund te përmendim edhe atë te Nikolin Pjeter Vjerdhes, i cili për shkak te nje plagosje qe ka kryer vëllai i tij, Anton Vjerdha, ndaj Brigeno Bizit, detyrohet te largohet nga Shqipëria për t'i shpëtuar hakmarrjes.
Institucioni i faljes këtu ne Shqipëri thuajse nuk ekziston fare, pasi mentaliteti i hershem ka zënë fill te shfaqet persisht i konturuar duke e fshire përformancen bashkëkohore qe gjeneron nje shoqëri ne zhvillim e sipër.
Perspektivat e ndreqjes se këtij fenomeni shkatërrues për nje shoqëri duken mjaft zbehta, duke bere kështu qe ne te jetojmë ne nje bote iluzionesh, ndërkohë qe ajo realja na afron nje zhgënjim tronditës. Nje komb qe vuan hemorragjinë e te rinjve te tij është mjaft i rrezikuar. Lusim Zotin qe nga ky vend mos te ketë raste te tjera si te Nikolin Vjerdhes.
Nga Lazer Kodra

FRYMËMARRJE ARTISTIKE NË SHKODËR

Qe ne fillim te këtij shkrimi është e udhës qe te përshëndetet Drejtori i bibliotekës "Marin Barleti", zotëri Gjovalin Çuni, për mënyrën se si e ka ideuar muajin Tetor si muaj te letërsisë e arteve, për sa i përket aktiviteteve ne këtë biblioteke. Ne nje kohe qe u duk sikur gjerat e mira te artit e kulturës ne këtë qytet po përjetonin nje lloj "agonie", është kjo biblioteke dhe ky person qe ngjall nje shkëndijë shprese se ne ketë vend ekzistojnë përsëri dëshira te gjalla për t'iu rikthyer traditës se mire te këtij qyteti ne fushën e artit dhe te kulturës.
Brenda tri javëve ne këtë biblioteke u organizuan tri aktivitete promovuese e bashkëbiseduese me shkrimtar te shquar te këtij qyteti qe tashme emri i tyre i ka kaluar kufijtë kombëtar.
Aktiviteti i pare i përket promovimit te librit me tregime "Klas" me autor shume te mirënjohurin Skënder Drini. Ne praninë e nje auditori shume te përzgjedhur u shpalosen jo vetëm vlerat e këtij libri, por edhe udha e gjate krijuese e këtij shkrimtari qe i rezistoi kohërave te ndryshme fale vlerës qe mbartin librat e tij te shumte ne sasi e lloje letrare. Ajo qe duhet thënë është se Skënder Drini, sipas diskutimeve është sa klasik po aq edhe modern. Ne nje vlerësim nga te pranishmit u tha: "Nje pjese te madhe te shkrimtarëve shqiptar u ka mbetur liria ne fyt, ndërsa Skënder Drinit nuk arriti t'i mbeste ne fyt as dhuna, as liria"

***
Ne aktivitetin e dyte promovues, pothuajse i njëjti auditor u pasfumos me "Nektarin lirik" te shkrimtarit Skënder Temali nëpërmes librit te tij te fundit me titull "Lirika te hershme e te vona". Për vlerat e librit folën shume nga te pranishmit. Tashme Skënder Temali është nje shkrimtar me nje individualitet letrar te spikatur, me nje krijimtari te gjere qe përfshihet ne plote njëmbëdhjete libra dhe nje hapësire kohore prej katër dekadash.
Interpretimi me shume nivel i poemës se tij "Unë, Ballkani dhe Evropa" nga kolegia e tij, ngjalli mjaft emocion e vëmendje tek te tharmit poetik qe mbart vepra e Skënder Temalit.
Më 15 tetor 2010 u bë promovimi i vëllimit 5-të të ciklit studimor kushtuar Mjedës, nga studiuesi Mentor Quku, në të cilin morën pjesë studiues, shkrimtarë e personalitete të tjera të fushës së stufdimit dhe arteve.
Muaji tetor, si muaji i letërsisë dhe arteve, u mbyll me nje aktivitet tjetër shume mbresëlënës tek te gjithë te pranishmit ne salle.
Disi e veçante, por shume e mirëpritur, kjo biblioteke organizon takim me shkrimtarin Fadil Kraja, me teme: "Klasikja dhe modernia përballe lexuesi dhe spektatorit". Thuajse i gjithë truri krijues shkodrane ishte i pranishëm ne salle. Pas hapjes se aktivitetit nga Drejtori i bibliotekës, fjala iu dha Mjeshtrit te Madh, Fadil Kraja. Nje ligjëratë e pashkruar e mbajtur rreth temës për rreth 50 minuta beri qe te pranishmit te kontrollonin madje edhe frymëmarrjen. Nje përshkrim gjenial i periudhave te letërsisë botërore, koha, vendi, regjime, tematika, ankthi, trishtimi, entuziazmi, e qëndrueshmja ne letërsi, e paqëndrueshmja, heroi pozitiv, klasikja dhe modernia ishin fjalët kyçe mbi te cilat "vallëzoi" ky ligjërim kaq thjeshte i interpretuar e kaq thelle i ngulitur tek te pranishmit.
Vlerësimet nga te pranishmit dhe pyetje-përgjigjet pasuan me pastaj këtë takim shume frytdhënës. Mbyllja e këtij takimi surprizoj me nje poezi te vete Fadilit Krajës te interpretuar mjeshtërisht nga vete Ai, te titulluar "Cigarja". Emocioni qe shkaktoi u pasua me lot nga salla dhe duartrokitje shume te gjata.
Ne fund te aktivitetit, Drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni na premtoi se pavarësisht muaji tetor u mbyll, kjo iniciative do te vazhdoje gjate, kështu qe ju ftoj te gjithëve te Premten qe vjen ne te njëjtën ore për te pare se çfarë do te na thotë autori i shume këngëve dhe shume poezive-Paulin Shtjefni. Duket se arti dhe kultura ne Shkodër ka hyre ne rrugën e frymëmarrjes ritmike, e për këtë duhet përshëndetur edhe stafi i bibliotekës me ne krye Gjovalin Çunin, krijuesit e devotshëm edhe auditorin qe po behet i përhershëm ne këto aktivitete.
Nga Lazer Kodra

Vetëm besa e burrnia shkuli Turkun nga Shqipnia

Rreth shtat shekuj ma përpara
Historisë me i hedh (me pa, lexue ) nje sy
Atje ne Krujë pat ba vaki
Zoti i madh ban mrekulli
Si yll drite falë nje fëmijë
Kur ne kishe e kane ligjue
Emin Gjergj ja kane v'nue (vendos)

Djalë i mendshëm e burrë i zoti
Leu ne Krujë Gjergj Kastrioti
Lindi ne Krujë e u rrit ne Turqi
Mbaroj shkollën akademi
E se kaluan rreth tridhjetë vjet
S'harroj gjuhën as dheun e vetë
E ne Shqipni kur e pan pru (sjell)
Kundra "vllazneve" me luftue (si prijës i ushtrisë Turke)

Tan Shqipnis zanin (njoftimin) ka l'shue
Çonju vllazen e me u bashkue
E kundra Turkut me lufte
At'ë za burri kur kanë nigiue (ndigjue)
Ku pat pris (te parë fisesh) e principata
Kush me heshta e kush me shpata
Ne kamë p'ri herë te jan çue
E me Gjergjin jan bashkue
Ju bashkuan burrat Shqipnis, luften turkut ja kan nis
Besa-Besë te jan shterngue (lidh), o me dek o me fitue
E kanë majt mor besen-besë, e prej Shqipnis turkun kan hjek

Rreth pesë shekuj pan kalue, turqit GJERGJIN pan harrue
Por si zogjtë qe shkoje ne hava
Dukagjinin ne andërr (ëndërr) kane pa
Dukagjini është ai vende qe ka rritë burra me mendë
Dukagjini shpi për shpi patën nder patën burrni
Ne ato kulla prej guri, ku u gjet burrnia e burri
Trevezat plote gjithmonë për mikun, armen te mbushun për anmikun (armiqte)
Buke e krype e faqen e bardhe
Si për feste e për shtegtar (udhëtar, rrugëtar)
Burra te aftë për dituri, e me dit me nda pleqni Tunxh Miftari tuj u pri
Pan aftësi për me luftue, Turk asë Shkja si ka neshtrue

Dukagjinit me i'ja qa hallet
me barut pate djeg sarajet
Kane qite ne Pej e ne Jugosllavi edhe n' Vjen e Gjermani
Burri i Shalës kur te ka dhanë besën
Se ka ndrrue t' sotmen për nesër

Nje qind vjet se kanë kalue
Qafen e Agrit s' mujme me harrue
Ku te paret tanë kanë luftue
Ne muajin korrik nëntëqind e dhjetë
Ne histori u shkrua për jetë

Dergut Pasha kje betua, Dukagjinin me nënshtrue
Dergut Pasha me madhni, gjeneral me gradë ne ushtri
Ne portën e naltë kane bisedue, nje ushtri me ma gãtue (përgatit)
Për Shqipni unë due me shkue
Due me dalë ne Shosh e ne Shalë
Me ja u heqë kapuçat (qeleshet) e bardhë
Me u heqë tirq e xhamadana e me i lan si i ka ba nana

Ne Stamboll e ne te tan Turqi i kanë mbledhë (bashkue) nja dyzet mijë (ushtarë)
tanë djem te zgjedhun me luftue, Shalë e Shosh për me i nanshtrue
Ka mendue Dergut Pasha se ka metë malësia ne vasha (ne vajza)
Drejtë Shqipnis kanë nis marshimin
Kur kanë hy ne Krasniqe e ne Gash, kanë plaçkit dhe rroba grash

Ne kodrat Palçit përpjete tuj shkue
Me Prel Tulin janë takue
Njai Prel Tuli zemër flakë
Ka majtë frontin i ditë e nji natë
Me djemtë vete e dy krahina
Kur qet Prela me djelmni, si vetima po na i gri

Njai Prel Tuli trim si zana
Ka qitë zanin ne Shosh e ne Shalë
E Mehmet Shpendit ju ka drejtue
Me ardhë burra me m' ndihmue
Se Turku vendin ma ka pushtue
Palç e Salcë mi ka zaptue edhe Brisen ma ka marrë
E ne qafë te Agrit po don me dalë
Si vetima e rrufe moti, i përgjigjet dhe Bejto Ndoci

Krejt krahinat ne kame jan çue
Për fe te Krishtit janë betue
Pa u ba bashke dielli me hanë
Trojet tona nuk i lamë (lëshojmë)
Nuk ka Turk ase nuk ka shkja qe na shkel e na për ça

E i kanë rrokë celina e huta
E nuk e din ç'asht frika as tuta
Ne qafë te Valbonës kanë zanë pritat
Djemtë e Thethit si petrita ish Kol Marku e Prel Gjeloshi
Me ta kjen Dushi e Mark Kola pa u dridh syri as pa u dridh dora
Pesë katunde janë bashkue ne qafe te Ndermajes kur kan dalë
Mehmet Shpendi pris i pare
Kjenë Prel Gjeloshi e Pal Leka për kte toke s'na dhimet jeta
Marash Leke, Cukel Deli s' patën shoke ne te tan malsi
Ish Lush Preka e Shytan Nika nuk e njoften ç'ka është frika

Nanmavriq, Gimaj e Lotaj
Qafen e Agrit e kanë msy, Avdi Kola ish t'uj u pri
Edhe Plani ne kame janë çue, armët ne dore i kane shtrengue
Kundra Turkut me luftue, Dergut Pashës për me i kallzue ne Dukagjin ti ke marue
Bejto Ndoci i thrret Avdis, Binak Koles, Çun Delis
E ku te kam more Syk Marku kurr për jete mos te hupte oxhaku
Ndue Preks e Shytan Vuksanit kurrë për jete su humbet zani
Miter Kola ka mendue e i top e ka nderte, kundra Turkut me luftue
Kanë dhanë fjalë e kan lidh bes, xhamadanat mos me i hjek

Deli Marashi burri Shoshit prej kunrull (përballë prej larg ) po i thërret Bal Gjonit
Mja lsho zanin Babun Celit, merrni armët e me u shtrengue e ne qafe te Agrit me u bashkue
Shala fjalën na ka çue, Turku ne na ka msy, ne fshatin Bris përpjete ka hi
Si Dushmani edhe Toplana i pan pas trima si zana
E prej n' Sterniqe e deri ne breg te Drinit, kane majt frontin e luftimit
Burra te forte e si florini kjen Sheqeri dhe Qerimi (Ndou)
Kje Rrustemi, e Smail Preka, Sokol Bale, Lulash Dema bashke me ta dhe Marash Prela
kurrë kta burra nuk harrohen ne kënge e ne vargje gjithmon kujtohen

Shefik Pasha me ushtri, Shalë e Shosh i paska msy
E Dergut pasha merr dylbit, qafës Agrit ja lëshon sytë
E tuj u ngjit shpatit përpjete, batalione ishin dhjetë (ushtar Turq)
Avdi Kola za ka lshue, pushkën Turkut me ja fillue
Bejto Noc e Miter Kole, mir atë top e kan përdor
Dy jave lufta ka vazhdue, dite as nate nuk kane pushue
Jan betue Shosh e Shalë, nuk e lshojme frontin për te gjallë
Topi Shalës mir po knon (këndon, po kerset ) po na i qet gjylet Karron
Nis ushtria me u ligshte, nuk po dine t' shkretit ka me shkue
Te tana rrugët jau kan bllokue o me dek o me u dorzue

Njai Shefiku me shok te vete, Dergut Pashën po na e pevet (pyet)
Ka po shkojmë mor Dergut Pasha, jem te rrethuar përpara e mrapa
Kur e pan se kane marue at' here planet i kane ndryshue
Ne Puk e ne Shkodër po don me shkue
Ne prrua te Karronit poshtë kane hi, rrugë pa rrugë kan ra ne Dri
Për breg te Drinit kan nis marshimin e s'mun e shtruam thon Dukagjinin
S'mun i mora Shalë as Shosh, te tan lufta me iku bosh (kot)
Marre u vjen ne Stamboll me shkue, nuk po din çka me kallzue
N'ato male ne bjeshke te malsis ma kan vra gjysen e ushtris
Shalë e Shosh, Mertur e Toplan mish për korba (shpend malit ) na i kanë nalë
N'at Stamboll e ne atë Turqi kerkan vesh nanat ne t'zi
U ka shkue moti tuj qa, e djelte e vete s'po mujne me i pa
Neper pyje e neper prroje kan met te humun pa pas vorre
Ne Dukagjin kush ka hi
E kan dashte për me nashtrue t' tan njashtu kan perfundue
Ora e Shalës e Dukagjinit faqa e bardh e tan kshtenimit .

me nderime e respekt ti kujtojmë
Herojte dhe heroizmin e dukagjinasve
qe luftuan e dhan jetën për mbrojtjen e
territoreve, e te lirisë, e te sovranitetit
qe sot po gezojm kudo qe ndollemi ne bote.
Nga: Pjeter Gilaj, TV- Italy

KRIJIMI I KLUBIT SHQIPTAR TE MEDIAS

Me datën 18 tetor 2010, ne Tirane, u zhvillua mbledhja e anëtarëve themelues te Klubit Shqiptar te Medias(KSHM), ne prezencën e përfaqësuesve te OSBE-se. Mbledhja kishte për objekt kryesor, njohjen me Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor te Tiranes, e cila me vendim nr. 2933, date 13. 10. 2010, ka njohur juridikisht krijimin e Klubit Shqiptar te Madias(KSHM), si dhe miratimin e deklaratës për shtyp qe do te jepej nga Presidenti i këtij Klubi, zoti Shkëlqim Bylykbashi.
Me poshtë, publikojmë logon, adresën dhe deklaratën e këtij Klubi, nëpërmjet se cilës behet i njohur misioni i Klubit Shqiptar te Medias.
Adresa: Rruga Sami Frasheri (pall. Havari), Tiranë, Shqipëri
Tel kontakti: 069 20 68 229
E-mail: mediaclub.albania@yahoo.com
DEKLARATË PËR SHTYP
Të nderuar drejtues të medias, kolegë dhe bashkëpunëtorë!
Tiranë, 18 tetor 2010 - Kam kënaqësinë t'ju informoj në lidhje me krijimin dhe fillimin nga puna të Klubit Shqiptar të Medias (KShM), një organizëm vetërregullues që nxit veprimin e përbashkët kolektiv në fushën e medias. Ky organizëm ka në programin e tij të punës, midis të tjerash, nxitjen e interesave profesionale të medias, mbrojtjen e pavarësisë së saj, respektimin e etikës, uljen e informalitetit apo hartimin e një legjislacioni efikas dhe në përputhje me standardet e kërkuara.
Parë si një nevojë në rritje për reduktimin e problemeve me të cilat përballet sot media shqiptare, Klubi synon t'i sigurojë këtij komuniteti një kanal tjetër të instucionalizuar komunikimi dhe ndërveprimi, si dhe një platformë dialogimi brenda tyre dhe me institucionet e organizmat që veprojnë në fushën e medias.
Klubi, i cili është një organizëm me 12 anëtarë nga organe mediash nga i gjithë vendi, si të shkruara ashtu edhe elektronike, mirëpret, nxit dhe mbështet kolegë të tjerë që të bëhen pjesë e këtij organizmi, me qëllim rritjen e standardeve në fushën e gazetarisë, dhe zgjidhjen rast pas rasti të problemeve me të cilat gazetarët përballen sot në punën e tyre.
Meqenëse projektligji për median elektronike është tani në tryezën e diskutimeve, Klubi Shqiptar i Medias shfrytëzon këtë mundësi për t'i bërë thirrje të gjitha mediave, si aktorë kryesore interesi, të bëhen pjesë aktive e debateve publike për këtë çështje, në mënyrë që të gjitha ato të kenë mundësi të japin kontributet e tyre në këtë iniciativë ligjore, në mënyrë që kjo iniciativë, në fund, t'i shërbejë atyre sa më mirë.
Klubi është bërë i mundur përmes një projekti të financuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian dhe me partnerë zbatues Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën në Tiranë të Fondacionit gjerman "Friedrich Ebert".
Nga redaksia

Ja erdha BABA...

"Larg mërgimi na ka tretur", ky është libri i cili të dashur lexues se gazetës "Dukagjini", duke e lexuar do të na dhurojë shumë përgjigje që jeta ka ndërruar në jetët tona. Këtë arrita ta kuptoj duke lexuar librin flet pas flete. Që në poezinë e parë na hapen portat e lashta të qytetit tonë dhe një zë të thotë: Eja, eja të ushtojmë së bashku në historinë, bukurinë, mirësinë, mallin, kulturën dhe traditën time. Eja, eja dhe njihu me bijtë dhe bijat e mia. Duke e ndjekur këtë zë nëpërmjet pendës së mrekullueshme të poeteshë më ëndërr të realizuar, Suelës e fillova për të mos e ndërpre deri në poezinë e fundit udhëtimin tim në rrugët e jetës. Malli i Suelës është i njëjtë me mallin e Filip Shirokës dhe i shumë e shumë shkodranëve që jeta i ka degdisë në vende të tjera. Të gjitha ëndrrat i shohin në vendin e tyre, të gjitha kujtimet i përkasin femërisë, nënës, babait dhe dashurisë. Duke lexuar poezitë e Suelës, njeriu takon realitetin e jetës së tij. Suela me poezinë e saj nuk ka dal nga planeti ynë, por qëndron me themele të forta në ndërtesën që emrin e ka Jetë. Do të dëshiroja që te vazhdoja edhe më gjatë, të jepja mendimet e mia në lidhje me këtë libër të parë, po jo të fundit të Suela Eqerem Katanjës. Por e quajta me vend që këtyre mendimeve t'ua bashkëngjitja edhe mendimet e redaktores së librit znj. Vitore Stefa Leka, e cila është poete, shkrimtare, "Qytetare Nderit"e Beratit dhe "Nderi i kombit".
Por më përpara disa fjalë në lidhje me poeteshën tonë Suelën:
Suela Eqerem Katanja ka lindur me 5 Maj 1976 në qytetin e Shkodrës. Shkollimi i saj është vetëm cikli 8 vjeçar, kur ndryshoi sistemi në Shqipëri, si shumë vajza të tjera nuk ka vazhduar shkollën nga frika e rrëmujave .... Suelës i pëlqen shumë muzika shqiptare dhe ka dëshiruar që e vogël të bëhet këngëtare dhe poete. Gjithashtu, Suelës i pëlqen të udhëtojë shumë. Ëndrra e Suelës është të botojë një libër me poezi. Dhe ja ky libër, po sheh dritën e botimit me 97 poezi modeste. Aktualisht është emigrante në Itali dhe është martuar me një shtetas Italian.
Suela Katanja, end kopshtin vjershëtor, në "Larg mërgimi na ka tretur" me fjalë zemre. Që nga titulli i librit, lexuesi parapërgatitet se në faqet e "Larg mërgimi na ka tretur"rënkon dhimbja dhe zëri i një gruaje, i një emigranteje që brengën e emigrantes, largësinë nga vendlindja, mungesën e atdheut, mungesën e të afërme të saj, humbjen e njerëzve më të dashur, i mblodhi si një buqetë me lule, për t'i kënduar me vargjet e saj sa të thjeshta aq dhe drithëruese, në këtë libër më vjersha. Autorja shkodrane Suela Katanja, me shqisat e një gruaje, e një emigranteje, end këtë kopsht vjershëtor, me fjalë zemre, me kujtime dhe mall për të afërmit e saj që i ka larg …
Shpirti poetik i autores Katanja, rreket me prekë çdo detaj të realitetit shqiptar, të kurbetit, të emigracionit të paligjshëm, të prostuticionit, të problemeve sociale në qytetin e Shkodrës, por tashmë me syrin emocional, larg vendit të saj. Dhe këtë emocion e prekim që në poezinë e parë "Qyteti im", ku autorja i këndon qytetit të lashtë kulturor, bukurisë së tij, dhe në fund nxjerr gjuhën e dhimbjes për Shkodër locen.
Ja si shprehet ajo në këto varg: "Qyteti im, i bukur sa më s'ka, / Në skenat migjeniane, të varfrit lotin kan' lan… / Të dua qyteti im, dhimbjen tënde në shpirt e mbaj," ...
Gjetjet poetike në poezitë e Suelës, nuk janë spontane, ato janë të akumuluara prej dhimbjeve dhe i derdh ato me lot vjershëtor për jetët njerëzore. Autorja, në këtë libër apelon për këto jetë të kërcënuara nga uria. Mesazhet e autores shkodrane janë të qarta, se shoqëria jonë nuk duhet t'i lënë këta njerëz të vdesin, por për t'i ardhur në ndihmë njerëzve të dëshpëruar që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, për një jetë më të mirë, ndaj përsëritja e Suelës në disa poezi është ripërsëritje si kambanë alarmi, që fjala e saj poetike të dëgjohet, në funksion të ndryshimit të gjendjes së rënduar sociale në qytetin dhe vendin e saj të dashur. Ta doni jetën, pasi jeta është e bukur dhe një herë të jepet në jetë, thotë Suela. Thjeshtësia e vargjeve të Suelës, i jep shtresa kuptimore librit me poezi "Larg mërgimi na ka tretur", ku autorja i këndon fatit të dhimbjes njerëzore, situatën e emigracionit që krijon një emocion të fortë tek lexuesi.
Poezia "Nëna ime a është gjallë?" krijon një emocion të fortë, tek çdo njëri apo familje shqiptare që kanë fëmijët në mërgim. Ja sprova: "Shkoni dallëndyshe në fluturim / Atje larg tek vendi im / Dhe më pyet me dy fjalë / Nëna ime a është gjallë?" ...
Dhe fletët e librit poetik të Suelës në "Larg mërgimi na ka tretur" vijojnë më vargjet: "S'kam fuqi me shkrua mallin / Se jam bija i Shkodranit / Shkodrës loce m'i ço fjalë / Një ditë uroje t' mblidhena tanë"...
Pra malli i emigrantes është i pranishëm në çdo varg, në çdo poezi për vendin e saj. Teksa shfletojmë fletët e librit poetik të autores shkodrane, vërejmë tematikën e saj të larmishme, na jep të besojmë se ajo ndjehet kudo e në gjithçka. Shkruar me vargje të thjeshta, poezi të dhimbjes sociale, për bukurinë e luleve, të natyrës, për miqtë, për motrën, bisedë me babin, e të tjera poezi që ka në si kryefjalë: Mallin për njeriun dhe për vendin, duke treguar humanizmin e gruas emigrante. Tek poezitë e librit "Larg mërgimi na ka tretur", Suela vargëzon në nivele të ndryshme strukturore. Gjithsesi, ajo ka një shqisë shumë të hollë që vëzhgon fenomene të ndryshme që janë prezent në shoqërinë tonë, madje edhe i bën apel vjershëtor njerëzve, që ta kthejnë vëmendjen nga problemet e qytetarëve edhe të vendit të tyre.
Dua ta mbyllë duke falënderuar përzemërsisht zotëri Gjin Musa, i cili më njohu me Suelën dhe librin e saj. Gjej rastin ta falënderoj Gjinin për punën që po bënë në shërbim të Shoqatës dhe gazetës "Dukagjini". Me te nderuarin Gjin Musa, ne kemi fituar një urë të fort lidhje me jetën që shqiptarët po bëjnë në Itali.
Përgatiti: Roza Pjetri.

GJOVALIN PRRONI BILBILI I KENGES FOLKLORIKE

Tashmë talenti i këngëtarit dukagjinas Gjovalin Prroni po njihet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë por dhe jashtë saj. Zëri i tij, burimi i të cilit vjen nga bjeshkët, hijeshia që i jep kostumi kombëtar i krahinës, interpretimi me instrumente folklorike të trevës tonë dhe më gjerë. Thjeshtësia, modestia dhe respekti që të jep që në takimin e parë me këtë këngëtar, të tregon se është integruar në mënyrën më të mirë me jetën në Tiranë dhe me figurat e personalitete të mëdha, krijues dhe interpretues te këngës në përgjithësi e në veçanti të asaj folklorike.
Duke menduar se lexuesit e gazetës tonë kanë nevojë ta njohin më tepër këtë këngëtar të talentuar dukagjinas, që banon në Tiranë i shkëputëm këtë intervistë:
Z. Gjovalin, si të ka lindur dëshira për këngën dhe kush ndikoi të nisni këtë rrugë me kaq pasion?
Kam lindur në një ambient, ku familja dhe fisi im e ka dashur këngën. Fshati Abat është dalluar jo vetëm për bashkëjetesë, meqenëse është heterogjen nga përbërja, por është dalluar edhe për këngëtarë e instrumentistë me nivel të lartë gjatë gjithë brezave të këngës folklorike.
Njeriu që me fjalët e tij më dha shpresë dhe që e kam kujtim gjithë jetën time, ka qenë mësuesi im i muzikës Gjok Rrahi. Tani ai nuk jeton, sepse ka disa vite që është ndarë nga jeta. Isha fëmijë i ndrojtur ashtu si dhe gjithë moshatarët e mi të atëhershëm dhe kur mësues Gjoka më provoi në disa forma të kënduarit, të intonacionit të zërit tim, ai më përqafoi fort, më puthi dhe më tha: -"Ti je këngëtar i vërtetë, ti do të bëhesh artist". Fjalët e tij më shoqëruan vite me radhë, madje më tingëlluan edhe më fuqishëm kur u rrita dhe mësova se mësues Gjoka kishte mbaruar shkollën artistike në Tiranë dhe kishte qenë instrumentist shumë i përgatitur. Ai ishte aktivizuar për disa kohë në orkestrën e ushtrisë në Tiranë.
Cilat qenë këngët e para që kënduat dhe si i realizonit ato?
Dëshira për të kënduar ishte e madhe që kur isha fëmijë. Çdo këngë më pëlqente dhe mundohesha me veten time ta interpretoja. Këngët që më tepër më kanë tërhequr dhe që i kam kënduar me pasion dhe me dëshirë kanë qenë ato për natyrën, këngët për punën, të bukurës, të luftës për liri e pavarësi. Më mbeten në mëndje këngët, që u kushtohen luftërave që bënë dukagjinasit për liri, e në veçanti qëndresa që u bë Dergut Pashës në Qafën e Agrit të drejtuar nga Mehmet Shpendi.
Në këngët tuaja kush ka qenë më primare ajo epikës apo e lirika?
Ashtu siç e theksova më sipër, kënga epike për mua ka qenë parësorja. Vetë karakteri im i është përshtatur asaj kënge, e cila sjell vlera e mesazhe të larta, të traditës, dashurisë për truallin, lirinë, zakonet, besën, bujarinë e te tjera, veti që askund nuk i gjen si tek ne. Kjo lloj kënge ka rrjedhur natyrshëm dhe te brezat e këngëtarëve të tjerë trevës tonë, të cilët u bënë të dashur dhe të paharruar jo vetëm nga ata që i njohën por edhe për brezat që erdhën më vonë.
Sa kanë ndikuar këngët dhe këngëtarët dukagjinas në karrierën tuaj?
Atje është jo vetëm vendlindja ime, por dhe starti im ku hodha hapat e parë si këngëtarë. Këngëtarët, instrumentistët dhe krijuesit dukagjinas, për mua qenë frymëzimi im i parë për të ardhmen time. Këngëtari Mëhill Çuni qe një model i cili këndonte, krijonte dhe interpretonte me nivel të lartë. Ai i këndoi shumë zonës tonë dhe për këtë e admiroja. Por nuk do të më hiqet nga mendja i paharruari Syk Papleka të cilin e kam njohur nga afër dhe kënga e zëri i tij më ka shoqëruar dhe nxitur që të arrij nivele sa më të larta të interpretimit të këngës aq të bukur folklorike.
Ke hasur vështirësi, pasi vendose për të jetuar në Tiranë në rrugën tuaj si këngëtar?
Duke kërkuar një jetë më të mirë, por duke menduar të gjej dhe veten time në rrugën e këngës në fund të viteve 80-të u vendosa në Tiranë.
Vështirësitë dihen që ishin të mëdha për të jetuar, le pastaj për të kënduar.
Megjithatë unë edhe në ato kushte këndova, por jo shumë njerëz më dëgjuan. Ato vite më pas qenë të zhurmshme dhe si unë qenë shumë talente që nuk i dëgjoi artdashësi. Unë këndova në rrethe shoqërore, në dasma e gëzime të ndryshme familjare. I vura vetes detyrë të rrisja cilësinë krijuese dhe interpretuese, duke parë dhe vështirësitë që krijonte konkurrenca dhe tregu në fushën e muzikës në përgjithësi dhe në veçanti të asaj folklorike.
Pas shumë përpjekjesh, para pesë-gjashtë vitesh arrita të nxirrja albumin e parë në treg me titull: "Vetëm s'mund të arrijë". Titulli për mua kishte jo vetëm art, por bukuri e figurë ku bëhej thirrje për tolerancë e mirëkuptim, mes individëve e komunitetit në përgjithësi.
Kush janë bashkëpunëtorët tuaj dhe sa kanë ndikuar në rritjen e nivelit të këngës tuaj?
Sigurisht bashkëpunimi me këngëtarë, kompozitor, krijues e realizues është i domosdoshëm. Për këtë unë e kam quajtur parësor në punën time bashkëpunimin. Te albumi im i parë më ndihmoi shumë këngëtari tashmë i njohur Fran Kodra, të cilit i jam shumë mirënjohës.
Vështirësitë për të shitur albumin qenë jo të vogla, por pas kontratës që lidha me shoqërinë diskografike "Eurostar" vështirësitë mu eliminuan. Kjo shoqëri nga ky album arriti të shesë afro 10 mijë kopje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kërkesat kanë qenë të mëdha jo vetëm në diasporë por kudo ku ka shqiptarë, madje deri në Australi.
Tani rrugën e kam të hapur për objektiva të reja në drejtim të rritjes cilësore e sasiore të këngës folklorike me motive kryesisht të trevës tonë por në përgjithësi të asaj veriore.
Gjatë punës time kam bashkëpunuar me shumë personalitete këngëtarësh e krijuesish të njohur si: Kol Susaj, Edmond Zhulali, Hamit Aliaj, Nikollë Nikprela, Gëzim Nika, Fatmira Breçani e tee tjere.
Çfarë projektesh keni për të ardhmen?
Tani kam në dorë albumin e tretë për të cilin po punoj me kompozitorin e njohur Edmond Zhulali dhe Kol Susaj, të cilët më kanë ofruar ndihmë dhe eksperiencën e tyre. Kam oferta për bashkëpunim me krijues e interpretues jo vetëm nga trevat veriore, por edhe nga ato të jugut. Kam në projekt për të cilin jam në vazhdim të punës dhe bashkëpunimit me këngëtaren Irini Qirjako, Vera Laçi, duke gërshetuar dhe ison labe dhe motive nga gjëma e burrave të krahinës tonë. Kjo bëhet për emisionin "Njerëz të humbur" e cila tregon dhimbje, vaj, dëshpërim, por dhe shpresë.
Tregu tani është i njohur për mua, jam konkurrues dhe për këtë ndihem mirë.
Cili është mesazhi i juaj për krijuesit dhe interpretuesit të këngës folklorike të trevës tonë?
Mendoj që mesazhi im i parë është bashkëpunimi. Ne kemi shumë vlera e virtyte të cilat duhet t'i kthejmë në art. Ne jemi të shpërndarë jo vetëm në Shqipëri por dhe nëpër botë dhe aty ku ka dukagjinas duhet të jetë dhe kënga e tij, historia, tradita dhe kultura e jonë.
Këngëtari është ambasador dhe kënga është mesazh jo vetëm për brezat e sotëm por dhe për ata që do vijnë që vlerat tona të mbijetojnë, por dhe të pasurohen me vlera të reja. Këtë mision askush nuk e bën më mirë se arti, se artisti, i cili ndez zemrat e ndjenjat e njerëzve për te përkrahur e rritur vlerat e nje kombi.
Bashkëbisedoi, Zef Bari

TRADITA SHKODRANE DHE BIZNESI I GRAVE

- Aktivitet Promovues i Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) ne Shkodër-

Për dy ditë me radhë, në mjediset e Bar – Restorant – Muze "Tradita" u zhvillua një aktivitet i një lloji të veçantë. Aktiviteti kishte në fokus zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrjes private në kushtet e rajonit të Shkodrës dhe organizohej nga MADA në bashkëpunim me Forumin e Zonave Malore të Shkodrës dhe Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit.
Dita e parë e konceptuar në formën e një konference shkencore në fokus të së cilës ishin bizneset e grave, kryesisht prodhimet artizanale, aq të kërkuara nga tregu.
Pas hapjes nga përfaqësues të MADA-s u kalua në referimet përkatëse.
Në prezantimin e vet me temë "Forumi i Shkodrës dhe mbështetja e biznesit të grave", përfaqësuesja e FZM znj. Ardiana Marku u ndal në strukturat përbërëse të këtij forumi, sektorët përfaqësues të tij si ai i sektorit të biznesit privat, sipërmarrjes dhe kooperimit, sektori i çështjeve sociale, qeverisjes vendore dhe zhvillimit territorial, mjedisit, kërkimit shkencor etj. Po ashtu u nënvizua fakti se 48 % e anëtarësisë së FZM janë femra. Në vijim u trajtua mbështetja që MADA u ka dhënë biznesit të grave, kryesisht në zhvillimin e artizanatit, agropërpunimit etj.
Prezantimi i dytë kishte më tepër karakter akademik – konkretizuar shumë bukur me realitetin në Rajonin e Shkodrës. Pedagogia Dr. shkencave Brilanda Bushati referoi temën: "Problemet social – ekonomike me të cilat ndeshen bizneset e grave". Harmonizimi teorik i çështjes me mentalitetin dhe psikologjinë e gruas në zonat rurale dhe ato urbane, bëri që te ngjallë interes të veçantë tek auditori, të cilët shprehën konsiderata të veçanta për këtë punim cilësor.
Në vijim, Shefja e Shërbimit Këshillimor të DBUMK Shkodër, zonja Mynire Mandija prezantoi "Politikat e Ministrisë së Bujqësisë në mbështetje të fermerit dhe veçanërisht të gruas në zonat rurale". Duke qenë një ndër partnerët e përhershëm dhe seriozë të aktiviteteve të tilla, referuesja ndau me auditorin praktikat më të mira dhe opsionet ekzistuese që ofrohen për fermerët e zonave rurale.
Prezantimi në vijim me titull: "Pjesëmarrja e bizneseve të grave në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, një risi e suksesshme për promovimin e punimeve artizanale tradicionale shkodrane", ishte përgatitur nga znj. Zenepe Dibra, kryetare e shoqatës "Gruaja Intelektuale Shkodrane". Përvoja e gjerë e fituar dhe aktiviteti i gjerë i kësaj shoqate i dhanë një dimension të vështirësive dhe problemeve të hasura gjatë promovimit të produkteve artizanale dhe gjetjes së tregjeve.
"Alpet Shqiptare dhe Turizmi", ishte tema e radhës, e trajtuar me kompetencë nga zonja Valbona Jaupllari. Në këtë referim u trajtuan etapat e zhvillimit të turizmit malor në Shqipëri, diferencimet që ekzistojnë si ndërmjet rajoneve të ndryshme të vendit dhe kategorive të veçanta të vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kontekst u nënvizua misioni dhe roli i femrës në këtë proces të promovimit dhe të zhvillimit të turizmit malor në Alpet Shqiptare, rinovimi i traditës në kushte të reja etj.
Zonja Artenca Kruja në prezantimin e vet "Organizata e Grave Artizane", u ndal në domosdoshmërinë e kooperimit dhe bashkërendimit të veprimtarive për të arritur suksese, kryesisht në gjetjen e tregjeve për punimet artizanale. Referimi i saj i thjeshtë dhe sakte tregoi nevojën e bashkimit në një shoqatë të grupit të grave artizane dhe sukseset e arritura falë këtij organizimi.
Pas kësaj kishte dy referime të tipit "Study case":
Znj. File Hasaj prezantoi përvojën e vet në ngritjen dhe fuqizimin e Agjencisë Turistike "Alpe-Albania", hapat, problemet dhe vështirësitë e ndeshura dhe nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm performancës nëpërmjet futjes së shërbimeve të reja dhe cilësore, shtrirjes territoriale etj.
Referimi i dytë i këtij cikli i përkiste suksesit të biznesmenës Pranvera Beqiri në menaxhimin e një biznesi të madh të shtrirë pothuaj në gjithë Shqipërinë e Veriut. Ajo trajtoi me emocion të gjithë vështirësitë e ndeshura si femër, kurajën dhe vullnetin për të përballuar sfidat e kohës, që nga koha e krijimit dhe e ngritjes, e situatës së jashtëzakonshme të vitit 1997 e deri në ballafaqimin me strukturat e politikës.
Dita e dytë e aktivitetit ishte një risi. Të evidentuara që më përpara, dhjetë nga bizneset më të suksesshme të grave artizane promovuan me mbështetjen edhe nga MADA prodhimet e tyre cilësore dhe të një game të gjerë llojshmërie.
Suzana Hila nga Rragami solli përvojën e prodhimeve tepër të veçanta e cilësore të artizanatit tradicional të harmonizuar me stilimin modern bashkëkohor. Ndofta është ndër artizanet e vetme të rajonit që prodhon për tregun e huaj (kryesisht Italian) me porosi, dhe kjo është realizuar falë cilësisë dhe korrektësisë së treguar.
Nebije Çotaj është tashmë e njohur për prodhimin e qilimave dhe sixhadeve, sipas traditës së njohur të Zogajve. Tashmë ajo përkujdeset për shtrirjen e këtij zanati tek të rejat dhe shtimin e gamës së prodhimit. Në këtë aktivitet ajo u prezantua me produktet e fundit më cilësore dhe konkurruese.
Aspekti krijues më i spikatur ndoshta u evidentua tek pavijoni i pirografisë, përfaqësuar me aq dinjitet nga artizania Diana Kroni. Tematika e krijimeve ishte e gjerë dhe e larmishme dhe shtuar këtu cilësinë e punimeve, vlera e tyre shumëfishohet.
Risi në këtë promovim solli sektori i qëndistarisë dhe punimeve me grep të përfaqësuara aq hijshëm nga Veronika Peci, pasioni i të cilës për punën e dorës, la mbresa të veçanta tek vizitorët e shumtë.
Punimet e kashtës dhe të thuprave të Drita Dibrës ishin treguesi i qartë i suksesit të biznesit kur ndërthuren përvoja e fituar në vite me kërkesat e tregut dhe aplikimet e reja në kushtet e ekonomisë së tregut. Në suksesin e këtij biznesi ka vendin e vet edhe promocioni.
Satber Drishti njihet për punimet e veçanta të filigranit. Punimet e imta cilësore prej metalesh të çmuara, të stiluara më mjeshtëri dhe kulturë, janë të kërkuara nga shtresa të ndryshme të popullsisë. Punimet e saj ishin një larmi dhe pasuri e aktivitetit promovues të këtij aktiviteti.
Në të gjithë panairet e viteve të fundit ka rënë në sy pjesëmarrja e shumë artizaneve me punime tezgjahu në pëlhurë. Nga ky grup, ishte përzgjedhur si një nga më cilësoret, Bardhe Hila për të përfaqësuar këtë grup artizanesh jo vetëm në këtë aktivitet, por edhe në veprimtaritë e forumit. Punimet e saj ishin tipike tradicionale, duke ruajtur elementët më karakteristikë të punimeve të vjetra.
Të njëjtën kategori artizanesh përfaqësonte në këtë takim edhe Diana Mjeda, e cila falë këmbënguljes në punë dhe harmonizimit të traditës me elementë modernist bashkëkohorë ka arritur suksese ne promovimin dhe shitjen e produkteve te veta.
Krejt e veçantë ne llojin e vet ishte Flora Fierza, e cila dëshmon për një biznes të suksesshëm ne prodhimin e ëmbëlsirave, jo vetëm cilësore por mbi të gjitha me një ide të zhvilluar krijuese. Prezantimi i saj i suksesshëm i atribuohet kërkimit dhe këmbënguljes për të pasur prodhime të larmishme dhe specifike për raste të veçanta të gëzimit familjar.
Aktivitete të tilla sensibilizuese dhe promovuese i japin shëndet biznesit dhe krijojnë premisa për ecuri të mbar dhe konkurrim dinjitoz të bizneseve të grave ne ekonominë e tregut. Materialet promovuese të përgatitura me kujdes dhe përkushtim nga MADA, ishin një vektor i rëndësishëm zhvillimi ne këtë drejtim.
Nga Alfred Haxhari, Kryetar i Forumit të Zonave Malore Shkoder

Trajtimi i vendlindjes në veprën e Martin Camajt

Jam përpjekur të paraqes një aspekt të veçantë të veprës së Martin Camajt: "Trajtimin e vendlindjes në veprën e këtij krijuesi me vlera unikale në llojin e tij". Megjithëse nuk është një gjë e re, fakti që Martin Camaj ishte lindur e rritur në Temal të Dukagjinit, ka një rëndësi të posaçme për shkak se imazhet e fiksuara që në vogëlinë e vet për natyrën, njerëzit, atmosferën dhe gjithçka që e rrethonte, e kanë shoqëruar Martinin në të gjithë hapat që ka hedhur në jetën e vet. Gjithë çfarë shkroi e bëri Martin Camaj është kërkim në kujtesë, reflektim artistik dhe me mendim të thellë, i vendlindjes së vet, i bashkëfshatarëve, të njohurve dhe të afërmve të tij, të rrethuar nga ambienti karakteristik i Alpeve shqiptare.
Vepra e Martin Camajt mund të konsiderohet si një jetësim artistik, me shumë ndjenjë dhe mendim intelektual, i natyrës së mrekullueshme të vendlindjes. Ai u largua nga vendlindja e vet në një periudhë kritike për jetën e vet, dhe të familjes së tij, por edhe për fatet e kombit. Por, gjithë kah shkoi, Martin Camaj nuk ishte një krijesë e thjeshtë humane, përkundrazi, ai ishte një personazh shumë i rëndësishëm dhe mjaft kompleks, që mori me vete "katalogun" kulturor të krahinës së tij. Temat e mirëfillta janë përgjithësisht: natyra, vetmia, ruajtja apo edhe humbja e traditës, kërkimi i fatit dhe i suksesit, lidhja me vetë rrënjët e zonës, dokeve dhe traditave të njerëzve të kësaj zone. Mbizotërimi i karaktereve poetike letrare dhe komentimi i gjerë i problemeve të gjuhës, letërsisë dhe artit në përgjithësi, janë gjithashtu nën tema të veprës artistike.
Pamundësia për t'u kthyer në vendlindje ka rezultuar mjaft stresante dhe e vështirë për jetën personale të Martin Camajt, por, pikërisht kjo situatë e pafavorshme për krijuesin e talentuar, përbën burimin për prurje cilësore dhe mjaft të rëndësishme për letërsinë shqipe. Kjo, sepse atë që rrethanat nuk ia kanë lejuar që ta bëjë fizikisht, Martin Camaj e ka realizuar nëpërmjet artit të tij shumëplanësh. Është e vështirë që në ndonjë vepër tjetër të letërsisë shqipe të gjejmë kaq shumë atdhe, kaq shumë fëmijëri, kaq shumë vendlindje. Vepra e tij është dëshmia më e mirë e përpjekjes për të mos e humbur të afërmit, rrethin e tij shoqëror, atdheun, vendlindjen. Në të gjithë krijimtarinë e tij, Martin Camaj është aty, me të gjitha aromat, ngjyrat, shijet, dritëhijet, mënyrën e të menduarit dhe të sjelljes. Sa herë që ulej për të shkruar, një vegim i mbushte qenien e tij, duke e bërë njësh me kujtimin e vendlindjes së vet. Në këtë drejtim ka ndikuar edhe ambienti ku ai jetoi, në Munih të Gjermanisë, ambient i cili kishte shumë pika të përbashkëta me ambientet e Temalit, Telumit, Kirit apo zonave të tjera të Dukagjinit.
Vendlindja e Martin Camajt ka pasur një ndikim shumë të fuqishëm në gjithë krijimtarinë e tij. Megjithëse nuk ka qenë e lehtë që të veçohen elementët e ndryshëm të pasqyruar në veprën e Camajt, mund të përmendim disa prej aspekteve më kryesore të elementëve ku vendlindja shfaqet dukshëm.
1-Fillimisht, bien menjëherë në sy titujt e veprave kryesore të Martin Camajt, të tilla si: "Kanga e vërrinit"; "Djella" (novelë); "Legjenda"; "Lirika mes dy moteve"; "Njeriu më vete dhe me të tjerë"; "Rrathë" (novelë); "Shkundullima"; "Nji fyell ndër male"; "Karpa" (novelë), "Drandja" (madngale), "Kandili i argjandit" (dramë), "Loja e mbasditës", e te tjera. Pa u thelluar në analiza të hollësishme, këto tituj tregojnë në mënyrë të qartë dhe shumë shprehëse lidhjen që autori ka treguar me vendlindjen e tij.
Krijimtaria në prozë dhe në poezi e Martin Camajt, përshkruhet plotësisht nga atmosfera e zonës së Temalit, Kirit, Prekalit, Cukalit, e te tjerë, ashtu siç e mbante mend autori. Nëse vërejmë dy vëllimet e para me poezi të Camajt (krijime në poezi "Një fyell ndër male", Prishtinë 1953 dhe "Kanga e vërrinit" Prishtinë 1954), duket qartë se ato ishin frymëzuar nga motivet e vendlindjes dhe ishin në frymën e së ashtuquajturës "Shkollë letrare e Shkodrës", pjesë e së cilës u bë gjatë periudhës së shkollimit. Në veprat e mëvonshme, ndikimi i vendlindjes ka qenë i vazhdueshëm, por mënyra e të shprehurit ka shkuar në vartësi edhe të llojit të krijimtarisë, si dhe të subjektit të saj.
2- Shumë e lidhur me tituj e veprave të shkruara dhe të publikuara nga Martin Camaj, janë edhe elementët natyrore të pasqyruara në këto vepra. Kështu, majat e thepisuna, krojet, lugina e lumit, shkurret apo lisat që behën pjesë e veprës së Camajt, përshkruhen me elemente mjaft të fuqishëm, që vetëm një njeri pasionant, i ngritur profesionalisht dhe shumë i lidhur me vendlindjen e tij, mund ti përshkruajë në këtë mënyrë.
Dua të paraqes një vjershë të krijuar shumë vjet më parë nga Martin Camaj, kur ai ishte mësues në Prekal, që i kushtohet lumit Kir. Këtë vjershë e kujton Lulë Ndoja, ish nxënësja e tij:
Kirit
Rrnosh e kjosh more ti Kir, / Si k'to brigje i kalon/ Ti gjithmon' si bab' i mir'
Djemt e tu kurr s'i harron.
Un' sa grima kur u bana / Me nrrue hapa, me shetit / Mue për dore tuj m'ajt nana / N'brigje tua jam flladit.
Ti je bab' e ti je nan' / Ti je shoqi i jetës time / Me u nda teje mos kjoft' than' / Due n'gji tan t'jetoj me g'zime.
Martin Camaj, 1948
Drama "Loja mbasdrekes" trajton disa shkaqe të shthurjes së kanunit të Lek Dukagjinit nga fillimi i shekullit XX. Ajo u shkrua në atë mënyrë që të lexohet lehtësisht, thuaj si novelë, për t'u kuptuar drejtazi dhe pa u vënë në skenë.
Romani "Karpa" e vendos subjektin në brigjet e lumit Drin, ndoshta për këtë autori ka parapëlqyer ta quajë "Parabolë". Ky roman si dhe vëllimi me proza "Shkundullima" shquhet për një kërkim strukturor në rrënjët e zanafillave, jo vetëm si përsiatje e vazhdueshme, por edhe si gjuhë, në të gjitha dimensionet e saj. Pesë novelat e vëllimit "Shkundullima" janë zgjedhur prej shumë shkrimesh, sipas disa cilësish të përbashkëta, por ato kanë dhe ndryshime. Këto proza paraqesin dy mjedise: i pari lidhet me atmosferën në disa vise të Shqipërisë së Veriut, ku thellësia e bjeshkëve ndahet nga qafa malesh prej fushave të gjera, ndërkohë që pjesa tjetër është e gërshetuar me përjetime të tjera.
Ndërsa vepra tjetër e rëndësishme e autorit, "Dranja" që filloi së shkruari rreth vitit 1975 dhe mbaroi më 1979. Në vetvete, kjo vepër pasqyron fatin e vetë poetit, i cili është i ngjashëm me fatin e Dranës, breshkës së mitizuar në madrigalet e tij, perëndeshës së kujtimit të dalë nga Dheu: "Po e kapi dikush si për lojë ta marrë me vete ndër dhena tjera, ajo mbaron me të tana! Për Dranjen buzëhollë, lëpusha e laknës së huej nuk e ka shijen e duhun e njimsinë e avullit, i cili si me qenë pëlhurë, i mveshet bimësisë buzë Drinit në mëngjes. Larg këtij vendi edhe shpirtin e jep e s'prek gja me gojë". Breshkë, rruzull më vete "s'prek gja me gojë" dhe "shpirtin e jep", më vërtetësish se në metaforë, ashtu si njeriu dhe shpirti i tij, që kur s'ka ç'të prekë me gojë mbahet me ngjizje".
3- Emrat e personazheve dhe në mënyrë të veçantë mentaliteti i tyre, janë pasqyrim shumë i qartë i elementeve që Martin Camaj kishte marrë nga vendlindja e tij. Martin Camaj, ka thanë për veten se "Qenia malësor s'ndahet meje".
Drandja, Diella, Baci, Drenushi, Fetori, Agoni, Sosja, Zoja, Frani, e shumë emra të tjerë që përdoren nga Martin Camaj në veprat e tij, janë emra tipikë dukagjinas. Ai i kishte të gjitha mundësitë që në veprën e tij të përdorte emra "modernë", si të vendit apo të huaj, por Martin Camaj preferoi të përdorte emrat tipikë të zonës prej nga vinte. Në disa raste, ai ka përdorur edhe krijime të tij si: Folkloristi, Drenushi, Agoni, e te tjere, që i jep akoma më shumë vlera veprës dhe krijimtarisë së Martin Camajt.
Por, të një rëndësie të veçantë janë edhe figurat që janë marrë si simbolikë në veprën e Camajt. Si të tilla janë: breshka, dhia, delja, rrathët, gjak-nxehtë, pëllumba, gjarpër, orlat, ujku, lumi, shkrepat, piskamat, dallëndyshja, majat e thepisuna, karpa, nema, bualli, dheu i arbënit, e shumë të tjerë, që i japin vlera autentike veprës së Camajt. Në të njëjtën kohë, këto emërtime dhe përdorimi me vend i tyre, i japin vlera të veçanta veprës së Camajt, por njëkohësisht dëshmojnë lidhjen e fortë të autorit me vendlindjen.
Burrat e silleshin në kuvend bindshëm, urtësisht e kuptimplotë, fjalën e kishin të ngarkuar me mendim mbresëlënës. Ky lloj elementi tipik i malësorit është mbartur dhe pasqyruar mjaft mirë në veprën e Camajt. Këngët në gëzime, ato të trimërisë, gjama e të vdekurit ishin veprime që demonstronin vlerat e pasurive shpirtërore e kulturore të krahinës dhe më gjerë.
4- Figuracioni i përdorur në veprën e Martin Camajt është i pasur, i veçantë dhe shumë i lidhur me vendlindjen. Krahasimet popullore dhe frazeologjizmat, si dhe një variant i pasur gjuhësor i gegërishtes, fjalori i zgjedhur janë karakteristike për gjuhën që Martin Camaj ka përdorur në veprën e tij. Baza e tregimit qëndron në monologët e pasur, të brendshëm dhe bisedës së gjallë.
Modeli i lirikës dhe i legjendës i trajtuar edhe nga poetë modernë të parapëlqyer nga autori, si Ungareti, do të ketë begati zërash e ngjyrash, zogjsh e drurësh, jehonash e përfytyrimesh, shpellash e hapësirash, strofullash e rrokaqiellash, gjithnjë në funksion të njeriut tragjik shqiptar, që "rri njëqind vjet vetmi, nën hijen e korbit të zi".
5- Gjuha e përdorur në veprën e Martin Camajt, ka qenë dhe mbetet objekt diskutimi i shumë studiuesve. Natyra e veçantë dhe specifike, e shtrirë në morinë e teksteve letrare, aq të larmishme dhe magjikë në pasqyrimin e realitetit letrar, përveç të tjerash, buron nga gjuha e përdorur prej tij.
Le të sjellim këtu vetëm një fragment të shkurtër, të shkëputur nga "Drandja": "Ishte verë e natë e shëndritun kur i ra në hundë një erë si e vezëve të breshkave të çeluna. E ndoq deri në strehën e një tëbane, hypi për një dërrasë që ishte zgripi i një korite e ra në qumësht. Si atij që ashtë tue u mbytë në Drin, i shkuen padashë disa cirka nëpër gërlac e iu kand; ma vonë u mësue në të".
Ndërkohë që poezia e Camajt është e veçantë, mjaft e pasur dhe duket që ka marrë jetë thellë nga traditat gojore të Dukagjinit. Poeti duket si një shpuzë plot këngë, përralla, legjenda, fjalë të urta të malësorëve, në mesin e të cilëve është rritur e formuar. Stili i ngjeshur deri në formulë, stili plastik dhe plot imagjinatë i traditave gojore përbën themelin e poezisë së Martin Camajt, e cila stilistikisht paraqet simbiozën dhe tematikisht përballimin e arkaikes me modernen, duke na dhënë një ngjizje që pasqyron individualitetin e autorit.
Duhet thënë se formatimi i nivelit të mjeshtrit të fjalës poetike duke e harruar faktin e thjeshtë se jeta rinore, e mbushur me vrullime dhe ndodhi, gjer në moshën njëzet e një vjeçare, kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën e njeriut, e sidomos të artistit dhe shkrimtarit.
Martin Camaj njihte shumë gjuhë, por e veçanta ishte se i njihte ato në thellësi, duke krijuar kushte te analizës gjuhësore. Ndër gjuhët që njihte në thellësinë e tyre mund të veçojmë: italianistikë, romanistikë, Gjermanistikë, sllavistikë, teori letërsie, gjuhë klasike, e te tjere.
Pasuria gjuhësore nuk i erdhi Martin Camajt në mënyrë të rastësishme, por ishte e lidhur me gjithë aktivitetin e tij jetësor, qysh nga femëria e tij. Kulla e Camajve spikati që herët se djali i tyre mund ti nderonte po t'i krijohej mundësi që të shkollohej – zbriti në Shkodër dhe shkollimin e filloi në Kolegjin Saverian. Kjo dha efektivitet të menjëhershëm. Djali spikati në talentin e tij. Kështu profesorët zbuluan talentin dhe nuk u gabuan. Dhënia mësim në shkollën e Prekalit (1946-1948) e bëri më ëndërrimtar dhe më të përgjegjshëm për misionin që duhej marrë përsipër.
Studimet e botuara nga Martin Camaj, kryesisht për gjuhën shqipe, të fokusuara në dialektin "gegnisht", përbejnë një lidhje shumë të fortë të tij, me vendlindjen. Camaj është një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Studimet kryesore të tij: "Meshari i Gjon Buzukut", Romë 1960; "Tekst mësimor i gjuhës shqipe", "E folmja shqipe ne provincën e Avelinos", Firence 1971; "Gramatika shqipe", Wiesbaden 1984; si dhe antologjinë "Këngë shqiptare", Düsseldorf '74, përshkruhen nga pasioni shumë i madh ndaj kësaj pasurie të vendlindjes së tij: gjuhës me të gjithë elementët e saj shprehës.
Begatia dhe pasuria që la të shkruar Martin Camaj do mbetet për të gjithë një model se çfarë mund të bëjë edhe një njeri i vetëm në dobi të kombit të vet e më gjerë. Kjo edhe për faktin, kur dihet mirëfilli, se çfarë pasurie shpirtërore e gjuhësore trashëgojnë shqiptarët dhe paraardhësit e tyre ilire-pellazgët. Fakti që Camaj boton edhe "Gramatikën e Gegënishtes", tregon më së miri për një akt të vetëdijshëm në lëvrimin e plotë dhe kaq kualitative të gegënishtes letrare. Është pikërisht gjithë kjo vepër e lënë nga Martin Camaj, e cila në gjithë elementët e përmendur në këtë punim, por edhe më gjerë, tregojnë në mënyrë shumë bindëse, lidhjet e forta të autorit me vendlindjen e tij, dhe njëkohësisht pasqyrimin me mjaft sukses dhe në mënyrë artistike të elementëve të ndryshëm të vendlindjes.
Sot, jo vetëm që përkujtojmë 85 vjetorin e lindjes, por bindemi se autori përbën një shkollë për krijuesit e sotëm dhe për brezat që do të vijnë. Vlerat e këtij kolosi në fusha të dijes e krijimtarisë janë të papërsëritshme edhe përsa i përket gjetjeve e përdorimit të gjinive, të cilat ai i ka servirur me aq mjeshtëri duke u bërë model në llojin e vet. Martin Camaj, ky autor i shumë veprave, bir i paharruar i vendit që e lindi dhe i të gjithë Shqipërisë, ka lënë gjurmët e tij të pashlyera edhe për arsyen madhore se dëshmoi se ishte shumë i lidhur me vendin e tij, duke e pasqyruar gjerësisht në veprën e vet.
Është për këto arsye që Dukagjini ka përse të krenohet me këtë kolos të letrave dhe kulturës shqiptare dhe më gjerë. Nëse Martin Camaj, kishte një herë arsye të krenohej me origjinën e vet, ne kemi shumë herë arsye që të krenohemi me jetën dhe veprën e tij. Në të njëjtën kohë, kemi edhe më shumë herë detyrë që të bëjmë përpjekjet tona në njohjen, evidentimin dhe prezantimin ndaj të tjerëve, të vlerave të shkëlqyera të zonës së Dukagjinit, duke i mbrojtur e pasuruar sa të jetë e mundur këto vlera.
Nga profesor. as. dr. Zef Gjeta

Vetëm te shqiptarët partia është shumë më e vlefshme se atdheu e kombi. Pse?

Shqiptarëve si popull nuk ua gjen shokun për atdhetarë e për cilësi humane. Po të gjendeshin edhe udhëheqës me këto veti nga ilirët e këndej ne nuk do të ishim në këto situata që të lusim të tjerët të na pranojnë në BE, po do të diktonim tempin e politikës. Mirëpo po ky popull i mrekulluar nuk i harroi inatet e tekat dhe gjithë angazhimet e vuajtjet kolektive, po ende, pranon dhe ia vesh njerëzve elementet e miteve – Populli ia lë pastaj këtyre miteve fatin në dorë dhe po dihet edhe nëpër shekuj, por edhe në këtë dekadën e parë të shekullit XXI si i kemi punët. Ne shqiptarët e Kosovës jemi VRIMË E ZEZË NË BALLKAN E KEMI DERDHUR SHUMË GJAK E LOT NË EMËR TË LIRISË E DEMOKRACISË .
Shqiptarët në Maqedoni janë bërë pikë e pesë dhe duan të copëtohen, dhe jo për kombin e atdheun e copëtuar, por për interesa personale e partiake. Në Malësi e kudo në tokat shqiptare të administruara nga Mali i Zi po e njëjta gjendje. Shumë parti shqiptare e pak zgjedhës për to. Liderët e atje nuk e thonë as edhe një fjalë atje ku duhet por gjendjen e mjeruar të shqiptarëve në Malësi, se si duket nuk kanë forcë e trimëri, por për njëri-tjetrin janë bërë nepërka. Po në trojet shqiptare nën okupimin serb në Kosovën Lindore a mund të thuhet diçka më mirë e më bukur? Jo. Intelektualë të devotshëm nga ato troje shqiptare kanë ngritur zërin kundër një Këshilli të ashtuquajtur "nacional", por kanë dalë shqiptarë të tjerë që e kanë përqafuar këtë ide dhe jo për popullin e shtypur, por për të qenë afër karrigeve.
Kjo ka ndodhur e do të ndodh gjatë gjithë shekujve në Kosovë sepse kemi krijuar mite-njerëz dhe atyre ia kemi dhënë gjithmonë mandatin që të venë interesin e tyre mbi çdo gjë kombëtare. Për këtë lexuesi do të bindet nëse shikon ngjarjet e kohëve të fundit në të gjitha trojet shqiptare, po unë po ua kujtoj ato të këtyre muajve të fundvitit në Kosovë. Këto ngjarje me plot elemente vajtuese tragjike tregojnë se partia për shumë shqiptarë është më e vlefshme se atdheu e kombi. Nëse e shtrojmë pyetjen: Pse ? Atëherë duhen bërë analiza të shumta, por ajo që vërehet hapur është se "liderët" në parti e shohin atë mundësin për të qenë "mit" dhe për të bërë çfarë u teket sot e gjithë ditën. Trampolina në parti për ta është e fortë, se janë bërë mite, për të kërcyer në pozita që lakmojnë. Nuk kanë faj këta se kështu janë mësuar. Ani vajtshin me djallin këta politikanë , por si t'ia bëjmë kur me këto veprimet e tyre kanë lënë gjurmë dhe vështirë është të hiqen, as me buldozerë, nga karriget e tyre. Pra, është vështirë të mënjanohen nga skena e lodhur politike e vendit më të varfër e më të korruptuar këto mite, që i kemi krijuar vetë.
Duke parë këtë realitet do njerëz me nam prej njerëzve të devotshëm dhe do të tjerë që vetëm kanë bërë komente dhe kanë marrë para nga institucione të huaja për të sharë e përlyer çdo gjë në Kosovë, tani duan të marrin pjesë të në njëjtin koncert "shunt" , që quhen zgjedhje. Njëri nga ata që ka nam dhe respekt në gjithë hapësirën shqiptare është Albin Kurti. Nuk është mirë që ai vendosi të dëgjojë tekat e do njerëzve, që i qëndrojnë afër, dhe do të futet në politikë e të pretendojë të marrë ulëse në Kuvend e madje edhe karrige në Qeveri. Pse nuk është mirë. Nuk është mirë sepse bazuar në skenografinë pas tij në do takime me popullin, duhet ta dijë se në rrugë institucionale nuk e bën dot. Albinin nuk e lënë ditën e parë të punës së Kuvendit të ri të Kosovës ta heq flamurin zhelan e ta vë në ballë atë të kombit shqiptar. Albini duhet ta di se në këto kushte e në këto rrethana kur Kushtetuta e Kosovës është veshur me petkat që i ka pre "tereziu" dhe që janë sjellë në Kosovë me atë Pakon e famshme, nuk mund të bëhet ajo që po thuhet në takimet publike. Mundësitë do të ndryshojnë nëse ai, gjegjësisht "Vetëvendosja" është fitues i shumicës së ulëseve në Parlament dhe pastaj sa një e sa dy ndërron Kushtetuta dhe me të edhe "simboli" dhe " himni" e gjepurat tjera të Kosovës. Por, edhe nëse ndodh kështu, nuk di çfarë do të thonë këto ambasadat e botës te ne, që po matin e po presin si po u teket.
Romantizmin u duhet lënë poetëve e njerëzve të artit e në politikë duhet punuar me realitetin. Kombi ynë, kudo është, ka nevojë të unifikohet duke bërë bashkë celulat që janë dëshmuar për bashkimin e trojeve dhe kombit dhe të punohet për të realizuar këtë ideal. Për ta bërë këtë duhet ndërruar qasjen. E ajo ndërrohet kur për shqiptarët kombi e atdheu janë shumë më me vlerë se përkatësia a aderimi në një parti. Shqiptarët në të gjitha trojet kanë nevojë për një platformë unike të bashkimit, që bazohet në aktivitete konkrete dhe që sajohet e mbështetet, jo nga një a dy individë, po nga njerëz e Shoqata që janë dëshmuar me punë e aktivitete se janë për kombin dhe bashkim e tij e të trojeve në të vetmin shtet e nën të njëjtin flamur. Këto që kam thënë, e di, nuk do t'u pëlqejnë as disa medieve në shqip, por është mirë ta botojnë këtë shkrim në t'merr të asaj që po quhet–liri e të shprehurit të lirë.
Nga Rrahman Jasharaj, koordinator i trojeve etnike në Shoqatën e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj"

ANËTARI I SHOQATËS "ATDHETARE-DUKAGJINI", POETI LAZER PREKA "QYTETAR NDERI" I KOMUNËS BERDICË

Shoqata e te Verbërve te Shqipërisë, dega ne Shkodër, me datën 3 shtator 2010, ne mjedisin e bibliotekës "Marin Barleti", organizoi ceremoninë e dhënies se titullit "Qytetar Nderi" i komunës se Berdices, poetit Lazer Preka, anëtarit te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini". Ne këtë ceremoni ishin pjesëmarrës anëtarë te degës se shoqatës se verbërve ne Shkodër, anëtarë te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", miq dhe shoke te Lazerit, personalitete te letrave ne qytetin Shkodër.
Hapjen e ceremonisë e beri kryetari i shoqatës te Verbërve te Shqipërisë, zoti Zef Vushaj, i cili pasi prezantoi pjesëmarrjen dhe ju uroj mirëseardhjen, i dha fjalën Sekretarit te këshillit te komunës Berdice-Gjergj Vushaj.
Ky i fundit, pasi foli për vlerat e poetit Lazer Preka, te qytetarit te kësaj komune Lazer Preka, lexoi vendimin e këshillit te komunës për ti dhenë titullin "Qytetar Nderi" te komunës Berdice, me motivacion: "Për vlera dhe kontribute te vijueshme si poet dhe ne shërbim te komunitetit Berdice".
Për te përshëndetur Lazer Preken e morën fjalën: Dashamir Cacaj, Gjon Bruçi, Mark Lumaj, Gëzim Uruçi, Luigj Temali e te tjerë.
Përshëndeti dhe kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"-Ndue Sanaj, i cili ne mes te tjerave tha: "Mendoj, se Këshilli i Komunës Berdise, nuk ka bere ndonjë privilegj te veçante ndaj Lazerit, sepse jeta e Lazerit është me plote kontribute ne shërbim te komunitetit. Mjafton, krijimtaria e tij, prej 6-7 botimesh dhe tashme i afirmuar si poet, si krijues, si intelektual, qe gjate gjithë jetës se tij ka dite te dali mbi veten ne shërbim te komunitetit, ne shërbim te shoqatës se "Verbërve", ne shërbim te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini". Këshilli i komunës ka meritën e zbulimit te vlerave te Lazerit dhe bërjen e tyre pjese e gjithë komunës, prandaj ajo, si gjithnjë edhe ne ketë rast ka nderuar veten, ka nderuar komunitetin e komunës se Berdices.
Vlerësimi ndaj Lazerit, është vlerësim dhe ndaj shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", se Lazeri është anëtar i kësaj shoqate, prandaj ne cilësinë e kryetarit te shoqatës, ne emër te saje e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen Këshillit e Komunës Berdice. Por ne te njëjtën kohe, falënderoj dhe kryesine e shoqatës se verbërve për kontributin qe japin ne nderimin e anëtarëve te saj, ne organizimin e kësaj ceremonie.
Lazer, duke perifrazuar nje thënie te Vincent Van Gogut, me lejo te të them: Vlerat tuaja nuk janë vetëm deri këtu, ato janë te vijueshme, prandaj Asnjë here mos u ndal ne zbulimin e tyre duke thithur ne vijimësi ajrin e freskët te mëngjesit, asnjëherë mos ju fshih erës se veriut, asnjëherë mos ju fshih as diellit, gjithmonë zbuloje veten para njerëzve, vijo te punosh shume, sepse ke shume vlera ne vetvete, me te cilat do te plotësosh me mire kuadrin e jetës, te plotësosh kuadrin e personalitetit tende me vlera te padiskutueshme ne shërbim te komunitetit".

***
Nje grup prej anëtareve te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", nje zëri i themi, anëtarit tone, poetit dhe tashme "Qytetar Nderi" i komunës Berdice, Lazer Preka, faqebardhe ne jetën tende me plote vitalitet!
Nga Ndue Mici

NDUE FTONI

Ndue Ftoni-biznesmeni shqiptaro-amerikani, me banim ne SHBA, Miçigan, nga Dukagjini, fshati Ndreaj, komuna Shosh. Për jetën dhe suksesin e Tij, lexuesi është njohur nëpërmjet nje shkrimi te botuar ne numrin e kaluar nga nje dashamir i Tij, i shoqatës dhe gazetës "Dukagjini"-Rush Dragu. Ne këtë rast, nëpërmjet disa fotografive, bëjmë te njohur, se anëtari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe anëtari i kryesisë se shoqatës "Dukagjini" ne Miçigan, Ndue Ftoni, jo vetëm qe është nder kryesoret e financimit ne realizimin e veprimtarive te shoqatës, por tashme është bere aktiv ne jetën publike. Ai, tani është nje person rëndësishëm, është prezent ne çdo eveniment politik, ekonomik dhe social duke dhenë kontribute te rëndësishme me punën dhe mendjen e tij. Ndue Ftoni, ne jetën e tij ka pasur dhe ka parasysh thënien e te madhit Anthony Burges: "Qeniet njerëzore janë akumulator energjie, masa acetoni ne forme mishi, dhe është me lehte qe kjo energji te përdoret për shkatërrim, sepse për te krijuar duhet truri dhe imagjinata". Ndue Ftoni, energjinë e tij nuk e ka përdorur për te shkatërruar, por e ka futur ne pune duke krijuar çdo dite me trurin dhe imagjinatën e tij.
Ndue Ftoni nuk është vetëm, se ka plote shoke ne Shqipëri, ne Shkodren tone, si Gjergj Leqejza, Mehill Perroni e te tjerë, te cilët nuk ndalen ne krijimin e mundësive financiare për shoqatën "Atdhetare-Dukagjini" ne realizimin e misionit te saj.
Ndue Ftoni është i veçante! Sikur bujaria e ka burimin tek ky dukagjinas amerikan dhe vijon ta mbaj me dashuri te madhe. Redaksia e gazetës "Dukagjini" te uron: Faqebardhe o Ndue Ftoni, kurrë te mos u shteroftë bujaria!
Nga redaksia

JAVA E KULTURES AUSTRIAKE NE SHKODER

Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Austri, me mbështetjen e Ambasadës Austriake ne Shqipëri, me bashkëpunimin e Bashkise Shkodër, Bibliotekën Austriake dhe Shkollën "Peter Mringer", me rastin e Festes Kombëtare te Austrisë, 55-vjetorin e krijimit te shtetit modern austriak, organizoi veprimtarinë kulturore, me teme: "Java e kulturës Austriake", me datën 20 deri 27 tetor 2010.
Gjate kësaj jave u zhvilluan këto veprimtari:
Me 20 tetor 2010, u zhvillua veprimtari kulturore e përbashkëta: Biblioteka Austriake, Fakulteti i Gjuhëve te Huaja-dega Gjermanistikes, Shkolla Austriake "Peter Maringer", Shkolla e Përgjithshme "Jordan Misja" dhe Shkolla e Mesme Artistike "Prenk Jakova".
Me datën 21 tetor 2010, u hap ekspozita fotografike nga fondi i Fototekës "Marubi », ne hollin e Bashkise Shkodër, ne te cilën përshëndeti Kryetari i shoqatës se Miqësisë Shqipëri-Austri, profesor doktor Mahir Hoti ; Kryetari i Bashkise Shkodër, Lorenc Luka. Pastaj u be prezantim nga nxënësit e Shkollës Austriake "Peter Maringer"; u be prezantimi i librit "Shkodra im Mittelalter, ne vitet 1913-1916", me autor Gelinde&Manfred Tagini.
Me datën 22 tetor 2010, ne shkollën Austriake "Peter Maringer", u zhvilluan aktivitete nga nxënësit e mësuesit e kësaj shkolle.
Me datën 23 tetor 2010, ne Teatrin "Migjeni", u mbajt Konferenca Shkencore Jubilare, me teme: "55 vjet shtet modern austriak"
Ne këtë Konference, pas fjalës përshëndetëse te Kryetarit te Miqësisë Shqipëri-Austri, prof. Dr. Mahir Hoti, te Prefektit te Qarkut Shkodër, Maxhit Cungu, te Kryetarit te Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi dhe te Ambasadorit austriak ne Shqipëri, Mag. Florian Raunig, u mbajtën këto kumtesa:
* Nga dr. Kurt Gostenschnigg, USH, u mbajt kumtesa me teme: "Ne rrjedhat e historisë se Austrisë";
* Nga mag. Elidabeth Wagner ne Ambasadën Austriake ne Tirane, u mbajte kumtesa, me teme: "Austria ne marrëdhëniet ndërkombëtare",
* Nga dr. Brilinda Bushati, USH, u mbajt kumtesa, me teme: "Ekonomia sociale e tregut-nje model zhvillimi i Austrisë",
* Nga prof. dr. Mahir Hoti, u mbajt kumtesa me teme: "Marrëdhëniet Shqipëri-Austri ne dritën e zhvillimeve te reja demokratike ne Shqipëri".
Pastaj, për te pranishmit u dha nje koncert artistik, me pjese nga autore klasik dhe modern austriake, me pjesëmarrjen e solisteve, te korit "Prenk Jakova" dhe formacionit te dhomës, drejtuar nga maestro Gjon Shllaku
Me datën 27 tetor 2010, ne ora 18. 30, u dha pritje nga Gjergj Leqejza, Konsulli i Nderi i Austrisë ne Shkodër, me rastin e Festes Kombëtare te Austrisë, ne mjediset e Grand Hotel Europa.
Me këtë rast, përshëndeti Gjer Leqejza, i cili ne mes te tjerave tha:
"Se pari do te desha t'ju falënderoj te gjithëve ju qe si çdo vit keni gjete kohen për te qene prezent e për te festua se bashku Festen Kombëtare te Austrisë .
Tashme u bë tradite e mire qe nje dite mbas festes se veçante qe me shume aftësi organizon Ambasada Austriake me rastin e festes ne Tirane, ne Shkodër fale prezencës suaj te bëjmë te njëjtën gjë, kuptohet ne dimensione me te vogla .
Por këtë vit ka qene nje risi e veçante, sepse fale edhe idesë se Shoqatës se miqësisë Shqipëri–Austri (personalisht te Zotit Hoti) dhe bashkëpunimit te shkëlqyer ndërmjet Shoqatës, Ambasadës se Republikës se Austrisë, Bibliotekës se Universitetit, Shkollës "Peter Mahringher" e Pushtetit vendor, sonte finalizohet e kurorëzohet "Java e Austrisë " ne Shkodër, e cila u zhvillua me shume sukses . Tashme kjo jave fitoi te drejtën te jete e përvitshme dhe e larmishme ne te gjitha fushat .
Te nderuar miq!
Te gjithë jemi dëshmitare te shtimit e forcimit te lidhjeve historike ne te gjitha fushat midis dy popujve e vendeve e sidomos ne veriun e Shqipërisë me kryeqendër Shkodrën … Ja vlen te përmendim këtu projektet ne fushën e furnizimit me ujë te pijshëm, qe fale tyre Shkodra me rrethinat janë ndoshta te vetmit qe kane te zgjidhur furnizimin me ujë, projektet ne rehabilitimin e H/C te kaskades se Drinit ku pjesëmarrja e Qeverise Austriake ka qene shume e rëndësishme persa i përket financimit, projekteve ne tregun financiar … Raiffeissen Bank është nje nder me kryesoret ne treg … Uniqa e Vjena Insurance Group e cila ditët e fundit shtoi prezencën e saj duke blere pjesën kryesore te aksioneve te Interalbanian ... janë kompanitë kryesore ne tregun e sigurimeve … projektet ne fushën e arsimit ndërmjet Universiteteve te Gracit, Klagenfurti e Vjenës me Universitetin e Shkodres … projekti shume ambicioz i shkollës "Peter Mahringher", i cili po zhvillohet me shume sukses e qe fale tyre unë vërej këtu shume Gjermano-folës qe po shtohen dita-ditës … dhe pa dyshim Projekti me i rëndësishëm është ai i H/C te Bushatit te cilin "Verbund" po e realizon me shume sukses e ne kohe rekord, duke u bere si gjithnjë shembull serioziteti e efikasiteti ne zhvillimin e projekteve concesionare. Nuk mund te le pa përmende projektet e bashkëpunimit ne fushën e shëndetësisë ndërmjet Qendrës Spitalore Shkodër e Shoqatës "Shëndet me i mire" me president Zotin Ervin Rebhandl dhe Zotit Mons. Ervin Gerst për furnizimin me aparatura te vlefshme diagnostifikimi apo dhe ditët e fundit me nje impiant shume te vlefshëm Dialize ...
Pra siç dhe e thashë ato lidhje shpirtërore, historike, kulturore, politike po marrin dimensione te tjera, po zhvillohen e forcohen dita-ditës dhe nje tregues konkret është dhe pjesëmarrja e përvitshme e juaja, për te cilën edhe nje here ju falënderoj ne emër te Konsullatës se Nderit, ne emër te Ambasadës … dhe timin personal dhe ju uroj çdo te mire për ju e familjet tuaja ...
Edhe nje here gëzuar ... Festen e Austrisë".
Përshëndeti dhe Ambasadori i Austrisë ne Tirane, Mag. Florian Raung, i cili u ndal ne marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës se Austrisë dhe te Republikës se Shqipërisë ne te gjitha fushat, dhe ne veçanti për kontributin qe jep Republika e Austrisë ne zhvillimin e infrastrukturës ne Shkodër.
Për te pranishmit u dha nje koktej dhe ne grupe-grupe, duke ndeshur gotat e verës, për disa ore kaluan çaste te bukura.
Nga Mhill Prroni

Mundesoi botimin e ketij numri, zoteri Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan te SHBA, Pjetër Gila.

numrat

part03