part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

82

Mbretëria "Gunga e devesë"

refleksion në hipnozë

Diku ne cepin e Mbretërisë Njerëzore jetuaka nje komb, popullsia e te cilit u quajtkan "brumbuj", ndërsa emri i kombit qenka "Gunga e devesë"! Ne tingëllime te pare duket e çuditshme, por me nje shikim te stërholluar ne retrospektiven historike bindesh edhe për emërtesat edhe për "vetëvrasjen" e kombit te brumbujve. Aty tani jetuakan njerëz-brumbuj qe dikur paskan qene rrjedhe e fiseve te lavdishme, ose te paktën kështu pretendohet. Thonë se geni i trashëguar nga Mbretëria e Devesë, jo gjenetikisht por mendërisht, ruhet nga brumbujt me pasione te shfrenuara. Brumbujt janë te degjuashem, te bindur, qenie te buta, pa shume aspirata, instiktiv, hermetike ne mbretërinë e vet, thonë se mendojnë me bark si majmunet, kane vetëm nje aspirate: Te hane e te hane deri ne plasje(kjo ndoshta është arsyeja qe ai komb u quajtka Kombi i Brumbujve). Historia e atij kombi na mësuaka se emri "Gunga e devesë" e paska zanafillën nga qe Deveja endi për disa shekuj midis gungave te saj brumbujt pushtues nga "Mbretëria e devesë". Ç'fatmirësi mizore …! Populli i brumbujve u drejtuaka nga kryebrumbulli, i cili zgjidhet nga rrumbullaket.
Brumbujt janë shume te përkushtuar ndaj kryebrumbullit. Mjafton nje thirrje dhe te gjithë i ke tek sheshi. Për ta, sheshi është edhe furre buke, edhe shkolle, është edhe spital, është …, është gjithçka! Ne vargun e vogël te ndjenjave te tyre bën pjese edhe "madhështia e lirisë", por për fat te keq brumbujt nuk arrijnë te perceptojnë pjesën tjetër te madhështisë: Madhështinë e zhgënjimit! Kjo përben infinitin e idiotësisë se tyre! Oh ç'lezet është t'i shikosh brumbujt tek sheshi! Te shikosh putrat e vockla te tyre te ngritura përpjetë, te dëgjosh britmat brumbulluese, te shikosh valëvitjet e paprashme te disa gjetheve te vogla, fare te vogla, qe simbolizojnë flamurët, te shikosh përplasjet e shputave me njeri-tjetrin ne shenje gëzimi e hareje! E kjo ndodhe pas çdo tingulli qe lëshon kryebrumbullaku nga podiumi i ngritur me nje material te çuditshëm qe i ngjason bajgave te thata. Pak rendësi ka se çfarë thotë kryebrumbullaku atje lart nga podiumi, i rëndësishëm është fakti se brumbujt janë te injektuar ne qendër te vetëdijes me tharmin e brumbullit qe i drejton dhe ajo, vetëdija inspiron vetëm e vetëm frymën e krybrumbullakut! Kjo te kujton pak edhe "Popullin e minjve" tek tregimet e Kafkës.
Sa lezet është te sundosh ne mbretërinë e brumbujve! Atyre u mjafton t'u thuash: Jeni te mrekullueshëm! Rrofshi Ju! Rroftë mbretëria e brumbujve dhe brumbulleshave! Ruani racën tuaj(pasi e kane vrare atë)! Trashëgoni virtytet e gjyshërve dhe stërgjyshërve tuaj brumbullore! ... dhe prite pastaj stuhinë e putertrokitjeve te pandara dhe duhmën e avujve qe prodhojnë çirrjet histerike te kopesë se brumbujve: Rrofsh ti o kyrbrumbullak! Krybrumbullaku është "shpirti i kombit" te brumbujve! Thonë se edhe kur shkojnë brumbujt ne faltore afrojnë kokat e vockla pranë njeri-tjetrit dhe përshpërisin: A e pe krybrumbullkaun mbrëmë?- e ndërkohë transmetuesi i fjalës se Hyut tërheq vëmendjen duke thënë: Pa fjale, këtu nuk flitet për krybrumbullakun ... e megjithatë edhe ai rroftë e qofte! A thua se edhe ky ka veshe manteli e krybrumbullakut?!! Zot ruaj brumbullaket e mjere! Pastaj faltorja zbrazet. Zbrazet sepse për popullin e brumbujve kryebrumbullaku është me lart se faltorja! Kjo përbën edhe çudinë e madhe për Mbretërinë e Njerëzve.
Ne atë mbretëri qenkan disa televizor, ose improvizime te tilla ku kryebrumbullaku u shfaqka tere kohen me arsyen e vetme: Te plotësojnë dëshirën e brumbujve për ta pasur gjithnjë para syve te tyre, ne gjirin e tyre. Sa bukur! Edhe kjo nje veti e trashëguar nga paraardhësit identik, "Godit ne vetëdije qe t'i kesh gjithnjë përfund"!!! Jetëgjatësia e krybrumbullit ne sundim u varka nga shkalla e perfeksionit te filozofisë se mashtrimit te brumbujve. Ç'arritje për këtë komb!!! Flitet se njëherë e nje kohe iu rrezikua sundimi krybrumbullakut dhe Zot na ruaj … se po shuhej mbretëria e brumbujve!!! Atëherë krybrumbullaku thirri pranë vetes krybrumbulleshen duke i kërkuar asaj qe ta ndihmoje nëpërmes "filozofisë intriguese". Çuditërisht, kjo funksionoi, pasi ne radhët e brumbujve kundërshtar ishte ruajtur nje brumbull kryemadh siç i thonë: Për dite te ngushte i thirret edhe derrit, daje! Sa mrekulli për atë komb te veçante ne bishtin apo cepin e Mbretërisë Njerëzore! Kështu qe brumbulli kokëmadh u be nenkrybrumbullak e për pasoje thonë se ky komb i brumbujve po e ruan traditën pese a me tepër shekullore te sundimit nga brumbujt e "Mbretërisë se devesë"! I vetmi ndryshim midis krybrumbullit paraardhës dhe pasardhës se tij janë parullat. Ai, pasardhësi thoshte: Jemi fanar ne Mbretërinë Njerëzore!,-ndërsa pasardhësi thotë: Jemi te paret ne Mbretërinë Njerëzore!
Sa lezet e turp te jetosh ne kombin e brumbujve! Sa larg e afër e kemi???!!!
Nga Lazer Kodra

Edhe ne Rome Shtatorja e "NENE TEREZES"

Kishte kohe qe komunitet i shqiptareve qe punojnë dhe jetojnë aktualisht ne Itali, ju ishin drejtuar autoriteteve vendore te Romes nje kërkesë qe ne nje
nga sheshet e këtij qyteti te vendosej shtatorja e nobelistes Shqiptare Nene Terezës.
Është e vërtetë se ne Itali, emigrantet shqiptare për nga numri radhiten te dytët, fille pas komuniteti Maroken, por është po kaq e vërtetë, se radhitemi te paret për nga integrimi ne komunitetin Italian. Shqiptaret, sot sundojnë ne shume sipërmarrje te guximshme ne fushën e biznesit, janë me qindra djem dhe vajza Shqiptare qe drejtojnë aktivitete fitimprurëse, si ne ndërtim, turizëm, e pse jo deri edhe ne dege te rëndësishme te shëndetësisë dhe te kulturës.
Ne Itali, sot, shqiptaret janë komuniteti ma i pëlqyer, sepse vendasit tani janë bindur, se shqiptaret kane gjetur vetveten. Kure mbi ta shtrohej nje trysni e pa shoqe deri para pak vitesh, ishte tepër e vështirë qe nje shqiptare te punësohej tek pronaret italiane, sepse emri shqiptare, ishte tepër i përfolur si njerëz te lidhur me krimi dhe prostitucionin, vrasës, madje ne shume raste veprime te kryera nga ekstra komunitare serbe apo kroat ju etikoheshin shqiptareve.
Emigrantet Shqiptare, qe sot punojnë dhe jetojnë aktualisht ne Itali ndjehen krenar se janë shqiptare, sjellja dhe puna e pa kursyer shume shpejte e ndryshoje imazhin e emigranteve shqiptare, ku për fate te keqe qeveritë e nje pas njëshme te Shqipërisë, as qe kane tentuar tu gjinden krah kësaj mase dërmuese te kombit qe jeton jashtë atdheut. Jemi i vetmi komunitet, qe shteti nuk do t' ja di se çfarë behet me njerëzit qe kane dhanë nje kontribut te çmuare ne ndërtimin e vendit. Sot, ne Itali janë emra te shquar te artit dhe te kullures, sportit dhe shkencës, qe nga dita ne dite ja rrisin lavdin vendit nga kane ardhe, Igli Tare drejtore ekzekutive teke klubi i Lacios, Erjon Bogdani, Klejdi
Kadiu e dhjetëra e dhjetëra emra, piktore, kompozitore, mjeke, qe sot nderohen nga te gjithë, si: Hysnie Aliko ne Rome, nje mjeke me shume reputacione dhe e nderuare ne mjediset shëndetësore. Emigranteve shqiptare ju është gjetur ne krahë gazeta e vetme shqiptare "Bota Shqiptare dhe shqiptari i Italisë", te botuara nga zotëri Roland Sejko, e cila me dhjetëra raste ka dalë ne mbrojtje te pa drejtësive qe polici dhe karabinieria vendas bënte ndaje shqiptareve, duke i trajtuar raste pas rasti deri ne detajet ma te vogël.
I rreshtova këto shënime te mijat për te sqaruar, se komuniteti shqiptare ne Itali e meritonte qe ne nje nga sheshet kryesore te Romes te ishte shtatorja e shenjtëreshës me origjinë Shqiptare, Nene Terezës, ashtu siç ngrihet madhështore përmendorja e Gjergj Kastriotit po ne atë pjaca ku bashkia e Romes e pagëzojë me emrin Sheshi "ALBANIA". Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, qe edhe kjo kërkesë e shqiptareve, drejtuar Bashkise se Romes, tashme ka marre përgjigjen përfundimtare. Ne nje ceremoni solemne qe u zhvillua këto dite ne sallën Promoteca ne Rome, ku ishin shume përfaqësues te politikes dhe autoriteteve te larta te kishës Katolike, Kardinali Angelo Comastri, kryeprifti bazilikës se SAN PIETO, atë Sebastian Vazhakala nje prej drejtueseve dhe bashkëthemelues i "MISSIONARI della Carita' Contempaltivi" dhe imzot Guido Cammareno, bashkëpunëtori i ngushte i nene Terezës dhe shume te ftuare te tjerë. Kryebashkiaku I Romes, zotëri Alemanno, pati kënaqësinë te bënte me dije: "... se së shpejti ne Rome, do te jete shtatorja e nobelistes shqiptare, Nene Tereza, dhurate qe bashkia do t'jua dedikoje komunitet Shqiptare, qe meritojnë këtë ndere, sepse kontributi i tyre gjate këtyre viteve ka qene shume i vlerësuar. Emigrantet janë nje ure lidhëse ne mese te dy vendeve tona. Shprehe bindjen se edhe ne te ardhmen dy vendet tona do jene model i marrëdhënieve te fqinjësisë se mire. Shqiptaret këtë funde viti do lëvizin pa viza ne vendet shenjen".
Nga Gjin Musa, Rome

STANDARTI I PARE I SHQIPTAREVE, HARMONIA NDER FETARE

- Kronikë nga vizita e presidentit Topi në Michigan -
Dora e djathtë e presidentit Topi që pulsoi në dejet e Dheut të Parë tek shtrëngonte dhjetëra e qindra duar mërgimtaresh me ngjau me një urë me harqe ylberi që lidhi bregun e tokës mëmë me botën e mallit që nuk tretet këndej Atlantikut.
Akademia e harmonisë kombëtare dhe institucioni i presidentit të Shqipërisë, të mishëruara tek qytetari i parë i saj dhe tek qytetari i thjeshtë i vendit të simbolit të shqipes, Bamir Topi, që rrjedh me gëzimet, travlimet dhe sukseset, si një timonier i dëshirave me forcën e helikave të energjive të popullit të tij, për ta ankoruar anijen shqiptare në limanin e parë evropian, krejt në mënyrë sinjifikative, larg skapametave të tymit paragjykues, u shfaq mesazhi i Tij ndër mërgimtaret e diasporës shqiptare të Detroitit.
Diaspora shqiptare në Detroit i dha dashurinë e ruajtur nën flamur, e ndezur në vatrat e tyre, e pjekur në gjokset e demonstratave, e shkruar me ndjenjë që nga Abat Preng Doci, Fan Noli, Petro Nini Luarasi, Faik Konica, Zef Oroshi, Vehbi Ismaili, Prek Ndrevashaj, Gjon Sinishtaj e plot një plejadë me flete te bardha qe do te mbesin ne ditarin e Presidentit Topi si nje dite shtatori, ku çelen lulet e pranverës se mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare në grushtin e fortë të bashkimit dhe unitetit shqiptar.

Vizite ne qendrën Islamike
Vehbi Ismaili ka mbetur në memorien e shqiptareve si personifikimi i murit të harmonisë dhe bashkimit të shqiptareve në mërgim. Ai e demonstroi atë me vepra patriotike, fetare dhe letrare dhe si mik i madh i Fishtës dhe i Ernest Koliqit, dhe si promovues i letërsisë kombëtare, prej të cilit u përkthyen disa vepra që sot ruhen në bibliotekën e Aleksandrisë. Si guri i themelit të Qendrës Islamike në Detroit, vizita e presidentit Topi ishte edhe një mirënjohje e thellë e veprës së këtij njeriu që ndërtoi ura, të cilat nuk lëkundën dhe as nuk mund të shemben. Kjo ka bërë që Imami i ri Shuaip Gerguri të themelojë një çmim me emrin e Vehbi Ismailit, të cilin ia dhuroi presidentit Topi, kryetari i këshillit Viktor Shaholli. Vlerat e Vehbi Ismailit si pishtar i demokracisë përmblidhen në kontributin e tij në reformat demokratike, për lirinë e Kosovës dhe ato humane.
Zoteri Gerguri e njohu Presidentin Topi me historikun e ngritjes së qendrës islamike shqiptare në Detroit dhe kontributin e saj bamirës në çështjen shqiptare dhe asaj kosovare ne veçanti. Ai ndër të tjera tha: "Është kënaqësi dhe krenari e veçantë që sot kemi mes nesh në këtë qendër presidentin e Shqipërisë Bamir Topi. Shoqëria e pare myslimane në Amerikë është themeluar me 1915 ne shtetin Main State. Në vitin 1917 Fan Noli konstaton se në Detroit ka një organizate shqiptare e tillë. Ndërsa me 15 gusht 1945 u themelua shoqëria e parë myslimane me kryetar Ali Orhan. Me 1949 u ngrit qendra e parë e besimit mysliman nën drejtimin e Imam Vehbi Ismailit dhe vazhdon rrugën e saj në fushën e edukimit, patriotizmit dhe pasurimit të vlerave shpirtërore më të mira të kombit shqiptar"
"Kam një emocion sot që vjen prej dashurisë që ka shqiptari prej shqiptarit, sidomos atij shqiptari qe edhe në dhe të huaj kurrë nuk shkëputet nga dheu amë!-
Kështu e nisi fjalën e tij presidenti Topi në xhaminë shqiptare dhe shtoi: "Kjo ndjenjë e brendshme shpirtërore me vjen edhe prej kësaj mikpritje aq të ngrohtë shqiptare dhe ky mjedis harmonik vjen edhe prej shtetit me demokratik ku ju jetoni, siç është Amerika. Erdha me një dëshirë të veçantë për tu pare, jo me postin e presidentit por me atë post që e keni të gjithë ju, atë të qytetarit të thjeshtë. Kam ardhur me gëzimin e veçantë, i cili konsiderohet historik për ecjen e Shqipërisë. Ajo tani është pjesëtare e NATO-s e kjo i dedikohet edhe miqve tanë, të arrinim atë që ishte e paimagjinueshme përkrah SHBA. Erdha me gëzim se në krahun tim kam z. Naim Maloku, n/kryetar i parlamentit të shtetit të ri të Kosovës.
Shqiptari kudo që ka ngritur strehën e tij edhe brenda edhe jashtë atdheut edhe dalluar për harmoninë fetare dhe këtë duhet ta kultivoni si vlerë që ju mban të bashkuar. Dy vjet me parë isha në Boston në 100 vjetorin e themelimit të kishës së Nolit dhe kam pasur të njëjtën ndjesi që kam sot në mesin tuaj. E konsideroj Amerikën jo vetëm kampion i lirisë, por edhe të lirisë së fesë, si mjet komunikimi mes njerëzve. Presidenti Obama po i bën një promovim lirive fetare dhe ne duhet të mësojmë të gjithë nga ky mesazh. Unë do të promovoj tek të gjithë bashkimin dhe jo të merremi me gjëra të vogla, por me ato substanciale. Ju jeni promovuesit e vlerave të popullit shqiptar në Amerikë dhe Shqipëria krenohet për komunitetin e saj në këtë shtet" Presidenti Topi i dhuroi Imam Shuaip Gergurit bustin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kryetari i bashkisë së Harpër Woods, Kenneth Poynter, duke e përshëndetur presidentin e Shqipërisë për vizitën e tij në këtë qytet amerikan tha ndër të tjera së komuniteti mysliman shqiptar ka qenë që prej vitit 1963 pjesë e këtij qyteti dhe një fqinjë shumë i mirë!" Presidenti Topi aty për aty ia ktheu: "Mos i harroni shqiptaret!"
Don Fred Kalaj udhëheqësi shpirtëror i kishës amerikane "St Jozef", duke i uruar me fjalë të bekuara mirëseardhjen e presidentit në komunitetin shqiptar tha: "Është një kënaqësi e veçantë tu uroj prezencën Tuaj mes komunitetit tonë virtuoz në vlera të gjithanshme. Presidenti ka një pozitë kyçe në jetën e një kombi atë të paqes dhe drejtësisë. Ju zoti president jeni një njeri i mrekullueshëm sepse edhe origjina e familjes tuaj ka rrënjë të thella në tabanin kombëtar. Më është dhënë rasti të lexoj herët një libër të vëllait tuaj doktor dhe ashtu siç e argumentonte ai mbrojtjen e trupit nga sëmundjet e mbroni edhe ju paqen e drejtësinë njerëzore mes shqiptarëve. Prezenca Juaj na sjellë barazi dhe na kujton sa i dobishëm është bashkimi. Ne këtu në Amerikë do tu bëjmë krenar Ju e do ta lartësojmë emrin e shqiptarit dhe derën ke për ta pasur hapur çdo herë në zemrat tona"
Nga ana e tij Naim Maloku tha: "Vizita jonë në krah të presidentit Topi duhet të kuptohet së ne jemi bashkë dhe se pa bashkim nuk mund ti përballojmë sfidat. Parlamenti i Kosovës dhe kryetari i saj Jakup Krasniqi e mbështet plotësisht këtë vizitë dhe nëpërmjet meje u përcjell mirënjohje, dashuri e unitet. Jemi të vegjël në numër, por gjithmonë bashkimi na ka ruajtur nga asimilimi dhe armiqtë e shumtë në shekuj. Vetëm duke qenë të afruar do të vazhdoni ta ndihmoni çështjen shqiptare që ende nuk është zgjidhur plotësisht. Të mos harrojmë se kemi pasur një mike të shtrenjtë siç është Amerika. Dhe ne duhet të mësojmë nga ky shtet duke dëshmuar respekt ndaj njeri-tjetrit, ligjit, me paqe e qetësi njerëzore për t'ia kthyer borxhin e madh që ia kemi asaj"

Nje ndalese me gazetaret
Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të medieve shqiptare në diasporë, ku ishin të pranishëm dy televizionet shqiptare të Detroitit dhe TV i diasporës së Kosovës. Në përgjigje të pyetjes të televizionit shqiptarëve të Amerikës z. Topi tha: "Sentenca kryesore shkon tek mirënjohja ndaj SHBA, këtij vendi të madh mik, partner strategjik, i cili u ka dhënë shqiptarëve rëndësi që në kohet e vjetra e sidomos dekadave të fundit, për ta nxjerrë Shqipërinë nga izolimi i thellë, për ta bërë atë një vend demokratik, një vend që sot është anëtar i NATO-s dhe me hapin e sigurte drejt integrimit evropian. Këtij shteti, ne shqiptarët i jemi mirënjohës për çfarë ka bërë për Kosovën që sot është një shtet i lirë dhe demokratik. Ky kontribut i shkon natyrshëm SHBA që ka strehuar shqiptarët dhe i ka edukuar ata si qytetar të lirë amerikan dhe si një urë komunikimi midis SHBA, Shqipërisë e Kosovës dhe për këtë ne kemi një emër tjetër në botë, duke qenë krenar për komunitetin shqiptar që na përfaqëson në Amerikë. I dëshiroj çdo të mirë komunitetit shqiptar dhe nëpërmjet televizionit tuaj përcjell përshëndetjet e mia dhe të bashkëshortes time tek prindërit, tek fëmijët duke trashëguar atdhedashurinë që ju karakterizon dhe dashurinë për SHBA.
Astrit Lulushi gazetar i "Zërit të Amerikës" e pyeti presidentin se çfarë perspektive ka një shqiptar që kthehet nga Amerika!
Presidenti iu përgjigj: "Besoj se janë krijuar të gjitha kushtet për sa i përket mundësisë së rivendosjes së potencialeve, të cilat vijnë nga SHBA, nga komuniteti shqiptar për të qenë pjesëmarrës në të gjitha sfidat që ka Shqipëria sot, që në radhë të parë janë sfida institucionale. Ne kemi nevojë për të gjithë ata që janë kualifikuar në Amerikë dhe ju duhet ta dini se komuniteti shqiptar këtu nuk është vetëm konsumues i vlerave të demokracisë amerikane, por ka nga ato familje që shumë studentë shkollohen në universitetet me të mira amerikane që përveç interesit të tyre është edhe interesi i Shqipërisë që të vijnë e të kontribuojnë në ngritjen e kualitetit të administratës së Shqipërisë të institucioneve të saj për ta bërë me të natyrshëm integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike.
Gjovalin Kaçorri "Z. President ju jeni pjesëmarrës i disa takimeve ballkanike, si kanë ndikuar ato në përmirësimin e marrëdhënieve midis shteteve dhe sidomos për pakicat etnike që jetojnë në këto shtete?
"Situata në Ballkanin perëndimor është e pa krahasueshme me disa vite me parë. Ai është larguar në mënyrë definitive situatës të konflikteve ndër etnike. Lidërshipi i Ballkanit po ndërton ura komunikimi dhe të gjithë janë projektuar si vende që do te integrohen në Evropë. Kjo e ka lartësuar vendin tonë që e shohin si moderator që vendos ura mirëkuptimi për të trajtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pakicat kombëtare. Kosova ndikon ndjeshëm në stabilitetin ballkanik. Kemi edhe një takim ballkanik ku do flasim jo vetëm për politikë por për ta kthyer Ballkanin në një vend të begatë. Për sa i përket të drejtës së shqiptareve nën Mal të Zi, theksuar nga Kaçorri, presidenti Topi shtoi: "Unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, qoftë në Shqipëri qoftë kur kam qenë në Mal të Zi. Shqiptaret kudo që jetojë kanë nevojë të ndërtojnë ura të miqësisë, por edhe me popullin e Malit të Zi dhe jam i bindur që mbi bazën e një filozofie të re që ekziston sot midis vendeve tona në marrëdhëniet bilaterale shumë të mira edhe komuniteti shqiptar do të plotësojë të gjitha ato kërkesa legjitime që pa tjetër do të bëhen në bashkëpunim me autoritetet malazeze"
Zef Pergega: "Z. President. Shqipëria ka një nen në kushtetutën e saj ku shprehen ligjërisht detyrimet e saj ndaj diasporës. Pas kthimit Tujë nga kjo vizitë e suksesshme a përbën shkak për një vëmendje me të madhe dhe një ndryshim në legjislacionin shqiptar për sa i përket shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë?"
Presidenti Topi u përgjigj: "Besoj se është një detyrim i institucioneve të Shqipërisë i partive politike i parlamentit që pa tjetër do të këtë edhe promovimin tim nxitur edhe nga kjo vizitë që po bëj që të forcohet legjislacioni edhe në funksion të diasporës!

***
Presidenti Topi e vazhdoi programin e vizitës së tij në kishën e Shën Palit me vendosjen e një kurore me lule në përmendoren e Gjergj Kastriotit dhe Nana Terezës, të ngritura nga shqiptarët në grigjën e kësaj kishe. Në takimin e organizuar të drejtuar nga Nevruz Nazarko dhe Viktor Ivezaj i uruan presidentit mirëseardhjen konsulli i nderit Ekrem Bardha, kongresmeni Piters, kryetari i bashkisë së Rochester Hills Bernet, bashkëshortja e të cilit këndoj himnin amerikan, ndërsa atë shqiptar nga këngëtari i komunitetit Fran Gjokaj që recitoi një poezi me tone kombëtare dhe kishte përgatitur një program artistik.
Në fjalën e tij Dom Anton Kcira ndër të tjera tha: "Zoti president i Shqipërisë mirë se keni ardhë në këtë qendër që është një Shqipëri në miniaturë, kisha e Shën Palit. e cila ka pritur personalitete politike e akademike nga Shqipëria, Kosova, senatorë e kongresmenë amerikanë që kanë ndihmuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ju vini për vizite kur ne kemi ngritur përmendoret e dy figurave me të mëdha të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit dhe Nana Tereze, simbolet e paqes dhe të bashkimit. Mirëserdhe në Kishën e Shën Palit, bukë e kripë se, zemrat i kemi lënë andej nga kemi ardhë. Larg atdheut kemi luftuar për të ruajtur traditat, gjuhen dhe fenë e të parëve e identitetin kombëtar për të cilat duhet shumë sakrifica, për të përballuar asimilimin dhe për tua transmetuar brezave. Ëndrra jonë për krijimin e shtetit të Kosovës u bë realitet se kemi një mik të madh Amerikën. Është fryt i gjakut të derdhur nga bijtë e bijat gjatë shekujve, gjakut të luftëtarëve të UCK-së dhe kontributin e diasporës. Çështja shqiptare do të zgjidhet kur të zgjidhet çështja e shqiptarëve nën Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Çamëri dhe ti bashkëngjiten shtetit tonë amë. Diaspora shqiptare meriton një vëmendje me të madhe nga shteti shqiptar e qeveria e Kosovës. Malësoret bujar pa dallime fetare, qe kanë kontribuar aq shumë, të bashkuar në famullinë e Shënpalit, kanë ndarë bukën për të ndihmuar lirinë e Kosovës, meritojnë më shumë që çështja e tyre nën Mal të Zi të zgjidhet. Ta duam njëri-tjetrin se duke dashur me shumë do të na duan të tjerët. Kisha e Shënpalit është e hapur për çdo shqiptar katolik, mysliman e ortodoks që e konsideron atë shtëpinë e zotit!"

Mesazhe te nje shpirti qe kërkon bashkim
Salla kishës së Shën Palit me rreth një mijë vende priti me entuziazëm mesazhet e Presidentit të Republikës dhe politikanit të Kosovës Naim Maloku, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Shqipërisë në Amerikë z. Sallabanda.
Nga ana e tij z. Ekrem Bardha tha ndër të tjera, se pa diasporë nuk do të kishim shtetin e ri të Kosovës si një ëndërr tani e realizuar. Këtu ka filluar lëvizja për këtë ëndërr shqiptare që në vitin 1986, për ti dhënë ultimatum Jugosllavisë që të trajtonte shqiptaret si të gjithë shtetasit e saj. Në kongresin amerikan u mblodhën 166 vota qe në rast së Jugosllavia me statusin special në Amerikë nuk do te ndalonte dhunën ajo do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike. Politika e urtë e Rugovës, lufta e UCK-së dhe me meritën e diasporës shqiptare, të kombinuara së bashku sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës."
Presidenti Topi, në kishën e Shën Palit përcolli mesazhin e tij: "Kam ardhur në një moment historik për Shqipërinë, për Kosovën dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi me SHBA. Sot nderuam heroin e kombit Gjergj Kastriotin-Skënderbeu, nderuam Nana Terezën, e cila me veprën e saj të papërsëritshme, si një laps në duart e Zotit u shndërrua në Nana Terezën e popullit. Arritjet tona kanë në bazë sakrificën gjenetike të popullit shqiptar dhe mbështetjen e administratës SHBA, përsa i përket futjes së Shqipërisë në strukturat Evropiane dhe shtetit të ri të Kosovës. Populli shqiptar është një popull mirënjohës dhe realist dhe asnjëherë nuk e teprojmë të falënderojmë nga mëngjesi deri në mesnate dhe të vazhdojmë në mënyrë të pandërprerë të nesërmen atë kontribut jetik të SHBA që bënë të rilindë kombi shqiptar, të rilindë Kosova dhe të gëzojmë emrin e madh shqiptar. Do të jetë e afërt dita kur shqiptaret të lëvizin të lirë pa viza. Kosova dhe kosovaret janë larguar përfundimisht nga klika e Millosheviçit. Lidershipi i Kosovës po punon bashkë me partneret ndërkombëtar për të ndërtuar shtetin, të bazuar mbi ligjin dhe liritë njerëzore. multietnike. Kam një bindje personale që Kosova në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior. Ne e meritojmë se jemi luajal në këtë Aleancë dhe se besa e shqiptarit ndër shekuj ka qenë një virtyt me botën tjetër përreth. Ky element që ka ardhur nga lashtësitë duhet të dimë ta kultivojmë, ta ruajmë dhe ta përshtatim midis nesh. Duhet ta dinë ata që e predikojnë dhe ata që e konsumojnë këtë shprehje. Pas vizitës në qëndren islamike jam këtu mes jush në këtë katedrale të Shën Palit dhe jam ndjerë e njehëm mirë kur u them autoriteteve të larta botërore se standardi i parë i shqiptarëve është standardi i harmonisë fetare. Këtë e demonstroi në mënyrën me të përkryer ajo grua me shtat të vogël, por me një zemër të madhe, ajo që u bë simbol i mirësisë, simbol i solidaritetit te të varfërve që do të na tregojë ne dhe brezave e madhja Nana Tereza. Amerikanet janë një popull praktik, japin mesazhe të shkurta dhe i kthejnë në realitet. Ju, të gjithë brezat e emigracionit keni kryer rolin e një ambasadori të madh për ta ushqyer këtë miqësi të jashtëzakonshme midis Shqipërisë dhe SHBA, pa harruar kurrë vendin nga ku keni ardhur. Me që jam në shtëpinë e Zotit dëshiroj të them zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën e SHBA!"
Naim Maloku duke ruajtur frymën e llogores dhe amanetin e transhesë së parë të vijës së zjarrit, u tha mërgimtareve: "Vëllezër shqiptarë! Unë jam bashkë me presidentin Topi për të treguar me në fund se ne shqiptaret jemi bashkë. Ne duhet të jemi bashkë kudo që jemi sepse sfidat që na presin janë të vështira, po bashkimi i bën ato me të kapërcyeshme e me të lehta. Jemi popull i vogël në gjashtë shtete me 100 probleme. Ne nuk duhet me i lejua vetës përçarje, gabime e mos lëshime në mesin tonë. Duhet të përfundoje njëherë e përgjithmonë ajo mënyrë që në të kërkojmë fajtorë, armiq, spiunë në mesin tonë. Ne duhet ti falim njerëzit tanë, bashkatdhetarët tanë që gabojnë. ... Kjo asht shumë me e mundshme në Amerikë se kudo tjetër në botë. Me bashkim ia kthejmë borxhin Amerikës, këtij miku të madh dhe të pazëvendësueshëm të kombit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe komunitetin shqiptar dhe kombin tonë!"
***
Në restaurantin e klasit të parë "Fortesa" të biznesmenëve kosovar, Tom Duhani e Besnik Bezhi u shtrua një drekë për nder të presidentit Topi dhe delegacionin që e shoqëron, ku morën pjesë 300 shqiptarë nga diaspora shqiptare e Amerikës dhe Kanadasë. Presidenti Topi iu përgjigj pyetjeve të disa bashkatdhetarëve, si Lulash Palushaj, Eduat Alikaj, Ndue Ivanaj dhe një tepelenasi mërgues! Presidenti Topi me thjeshtësinë që e karakterizon takoi gotat dhe shkembeu biseda të shkurta me secilin nga pjesëmarrësit gjatë drekës.
Vizita e presidentit Topi dhe e parlamentarit të Kosovës Maloku duhet kuptuar se kur bashkohen kokat trupi i komunitetit është i shëndoshë.
Vetëm pak guxim, kuraja dhe ç'tensionim i kavove të ndarjes dhe pak me tej ka gjelbërim buzëve të rrugës së shtruar...
Nga Zef Pergega

TË DHËNA TË REJA PËR GJENEZËN E SHALËS

Nga Luigj Shyti

(ftesë për diskutim)
Kohët e fundit mora në dorë një libër i shkruar nga Rexhep Maksutaj nga Isniqi i Kosovës, me titull "Isniqi gjatë shekujve–vështrim antropologjik dhe kronikë ngjarjes historike". Libri është përqendruar në rrjedhat historike e shoqërore të banorëve të Isniqit qysh thellë në histori e deri në ditët tona.
Në parathënien e librit autori thekson, se: "... e kaluara historike, kulturore, arsimore, etnografike, zhvillimore e popullit tonë ka qenë e rëndë dhe shumë e vështirë në të gjitha periudhat historike". Aty theksohet se çdo okupator ka bërë përpjekje të zhdukë gjurmët e së kaluarës tonë historike dhe të fshehë krimet e bëra në të gjithë lëmenjtë e jetës. Historinë e popullit tonë e shkruan të huajt e jo shqiptarët, tërheqë vëmendjen autori, dhe për këtë arsye shumë ngjarje me interes të veçantë nuk janë lëvruar në shkallën e duhur dhe në mënyrë shkencore. Këtu e kanë burimin gënjeshtrat historike të cilat kishin për qëllim që popullin shqiptarë ta paraqesin ardhacak nga Shqipëria e Veriut, me të vetmin qëllim që të arsyetohet terrori i ushtruar ndaj kësaj popullsie në sytë e fuqive të mëdha dhe opinionit Evropian, shqiptarët akuzohen si zaptues të "tokave të shenjta serbe"
Në librin, për të cilin po flasim janë bërë përpjekje që të ndriçohen ato ngjarje pjesëmarrësit e të cilave janë ende gjallë, pasi ngjarje të hershme shpesh janë mbuluar nga pluhuri i harresës, ose kronikat, studimet e te tjera janë bërë nga autor të huaj, si turq, gjerman, francez, anglez, sllav, të cilët kanë disproporcion të madh në trajtimin e problemeve. Këto janë lënë anash sepse kanë kokëçarje të mëdha, thotë autori i librit. Ai është përqendruar në një mori dukurish, ngjarjesh e ritesh që pluhuri i harresës i kishte mbuluar dhe rrezikoheshin të zhdukeshin. Autori i këtij libri ka bërë një punë të lavdërueshme në evidentimin e fakteve, zakoneve e traditave të kësaj krahine me histori të thellë në shekuj dhe përbën një shembull shumë pozitiv për studiues të tjerë.
Në faqet e librit "Isniqi gjatë shekujve ..." ka shumë informacion. Në të del se fshati Isniq bën pjesë në Komunën ë Deçanit me një popullsi prej mbi 6000 banorë dhe sipërfaqe afër 7000 ha. Autori në studimin e tij hell dritë mbi popullsinë, formimin gjeologjik të Isniqit dhe të Rrafshit të Dukagjinit, morfologjinë e maleve, veprimin e akullnajave, përbërjen e tokës, florën, faunën, klimën, hidrografinë, ekonominë, degët dhe zhvillimin e saj, pylltarinë, turizmin, zejtarinë, mjekësinë dhe veterinarinë popullore, epidemitë e te tjera.
Me interes është të përmendim legjendën e "4B", për të cilën shkruhet në libër, që mendohet se janë katër shqiptarë që ndërtuan Kishën e Deçanit. Kur e përfunduan së ndërtuari, njerëzit e Car Dushanit u hoqën shkallët, me qëllim që të rrëzoheshin dhe të vdisnin e mos kishin mundësi që të ndërtonin një tjetër kishë si ajo. Ato nuk vdiqën, por sipas legjendës, fluturuan në katër drejtime dhe formuan katër ngulime popullate. U ndalëm në këtë legjendë, sepse mu kujtua se në kohën e rinisë time të hershme e kisha dëgjuar nga të afërmit e mijë, të cilën e kisha harruar. Autori është mbështetur fuqishëm në të dhënat gojore, pasi siç thotë ai, u përcollën në formë amaneti nga brezi në brez.
Nga shkrimet në këtë libër, mësojmë se Isniqi përmendet për herë të parë si toponim në Krisabulën e vitit 1330. Sipas gojëdhënave të mbledhura nga autori, dhe të pasqyruara në këtë libër, familja Bojkaj, Blakaj dhe Qetaj janë të parët e Isniqit. Bojkajt i takojnë fisit Thaqë (ndoshta Thaç, shënimi im, L. Sh.), Blakajt fisit Krasniqe, ndërsa Qetajt fisit Shalë. Mendohet se edhe toka ku u ndërtua Kisha e Deçanit ka qenë e Bojkut.
Pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga Turqia në vitin 1479, Isniqi ndahet në tri timare, pra ky fshat përfshihet në zonën e timareve ku do të përfshihet edhe një pjesë e madhe e tokave të Shqipërisë Veriore.
Duke trajtuar prejardhjen e popullsisë së Isniqit, por edhe më gjerë, autori R. Maksutaj jep të dhëna interesante, madje aq interesante sa nuk kemi pasur rastin ti dëgjojmë apo lexojmë më parë. Këto të dhëna, natyrisht, janë mbi baza gojëdhënash, por gjithsesi janë interesante.
Fisi Shalë – shkruan ai – është ndër fiset më të përhapura në gjeografinë kombëtare. Ky fis është i shpërndarë në Krushec, Kopaonik (Albanik), Moravë të Binçës, Konqul, Shalë e Bajgorës, Drenicë, Dukagjin, Anadrin, në Alpet Shqiptare deri në Malësinë e Mbishkodrës, në Luginën e Preshevës e te tjere. Në këtë libër lexojmë: "Fisi Shalë në tërë territoret etnike shqiptare rrjedh nga katër vëllezër Prekë Nika, Lot Nika, Theth Nika dhe Gimë Nika. Isniqi rrjedh nga Gimë Nika".
Popullsia apo grupe të veçanta të saj gjithmonë kanë lëvizur. Në shumë raste janë kthyer në vendin e origjinës, pranë fisit, gjakut të tyre. Kjo ka ndodhur më shumë kur një grup, familje apo degë e rrezikuar në vendbanimin e ri për arsye nga më të ndryshmet. Këtij mendimi i përmbahet edhe autori R. Maksutaj në librin për të cilin po flasim.
Në fshatin Isniq, thotë autori, mbahet mend lëvizja e të parëve të Lekë Vukës, e cila nga Isniqi kishte shkuar në Shqipërinë e Veriut, në fshatin e tashëm Pecaj. Të dhënat më të rëndësishme, thotë ai, kemi nga ardhja e serishme e familjes së këtij personi në Isniq. Sipas të dhënave të publikuara në këtë libër, Lekë Vuka me djemtë Nikën, Vukën, Prekën dhe nipin Lotin bien në gjak me disa familje të tjera në Shqipërinë Veriore dhe detyrohen të largohen, duke kaluar nëpër male dhe vendosen në Luginën e Limit, në Velikën e sotme.
Plaku Lekë e shikonte se e ardhmja e tyre nuk ishte aty ku u vendosen, dhe vendosën të kthehen përfundimisht në Isniq. Këtij udhëtimi nuk ju bashkua i nipi i Lekë Vukës, Loti, me pretendimin se ishte fizikisht i dobët, por në fakt arsyeja e vërtetë qe rënia në dashuri me një vajzë vendase me të cilën më vonë u martua. Sipas autorit, pasardhësit e të nipit të Lekë Vukës, pra të Lotit, edhe sot jetojnë në Velikë, por janë konvertuar në malazez (familja Shaliq).
Nga gjendja jo e mirë ekonomike, por, edhe veprimtaria e Lulollit të Pejës, veçanërisht nga interesi
për tokën, familjet Bojku, Blakaj, dhe Ҫetaj (diku, më parë, thuhet Qetaj, shënimi im L. Sh.), pranuan konvertimin në besimin islam. Ky konvertim, sipas autorit, është bërë në vitin 1736.
Familja e Demë Mujës largohet nga fshati Isniq dhe fillimisht vendoset në Tomoc dhe pastaj në Boletin dhe Zhazhë. Pasardhës i kësaj familje është patrioti Isa Boletini. Mbështetur në të dhënat gojore të mbledhura në terren, autori tregon se një pjesë e familjes e panë të udhës të vendosej në Tomoc. Këtë veprim e bëri nipi i Hajdar Demës, nga i cili rrjedh familja e sotme Shatri.
Duke qenë i interesuar prej vitesh për gjenezën e Shalës, Shoshit, Pultit, por edhe më gjerë, me qëllim për tu afruar sa më shumë me burimin e të vërtetës, libri i autorit R. Maksutaj "Isniqi gjatë shekujve ... " më tërhoqi shumë edhe për literaturën e konsultuar, por veçanërisht për të dhënat gojore të mbledhura në popull dhe të pasqyruara në këtë libër.
Duke shfletuar këtë libër, veçanërisht për gjenezën dhe lëvizjet e banorëve të Isniqit, dalin shumë të dhëna mjaftë interesante, që shtrihen jo vetëm në Isniq e Kosovë, por edhe në territorin e Shqipërisë Veriore.
Siç e kemi përmendur edhe më parë, në librin në fjalë na dalin katër emra dhe që sipas autorit prej të cilëve rrjedh fisi Shalë në tërë territoret e Shqipërisë Etnike. Kjo është e bukur, e guximshme dhe intriguese. Është interesante se në faqet e këtij libri nuk gjënë lidhje e shpjegime midis banorëve të Isniqit, që janë fis Shalë me Shoshin, Mirditën, Mërturin e te tjere, për të cilët në Shqipëri flitet shumë se janë vëllezër, pra konsiderohen me origjinë të përbashkët.
Nga leximet në këtë libër na dalin disa emra apo vëllazëri të reja, për njohuritë që kemi deri tash, siç janë Prekë Nika dhe Theth Nika. Aty thuhet se të parët e Lekë Vukës nga Isniqi vendosen në Pecaj të Shalës dhe pas disa kohe, për arsye që kemi thënë më parë, kthehen përsëri në Isniq.
Do të ishte me interes të dinim afërsisht kohen e këtyre lëvizjeve, pasi për ardhjen e banorëve të sotëm, të Shalës në Dukagjin (të shumicës së tyre), kemi një kohë të përafërt. Nga ana tjetër shtrohet problemi se a mbeti ndonjë familje në Shalë të Dukagjinit të sotëm, a mendohet ndonjë lidhje gjenealogjike midis banorëve të Shalës së Isniqit dhe banorëve të Shalës në Dukagjinin e sotëm, a është e mundur ndonjë degëzim i brezave që mund të bëjnë lidhjen. Më tej, si e mendojnë banorët e Isniqit, apo të tjerë, që e quajnë veten pjesëtarë të fisit Shalë, lidhjen me Shoshin, Mirditën, Mërturin, Berishën, Surrojin e te tjere, të cilët mendohet se janë me prejardhje te përbashkët, pra konsiderohen vëllezër.
Në formimin e vëllazërive të fisit Shalë të Isniqit përmendet një vëllazëri, Theth Nika. Emri Theth, si emër njeriu, është hera e parë që përmendet në këtë formë dhe është shumë interesant. Thethi i Shalës në Dukagjin përmendet si emër vendi për herë të parë në vitin 1688 dhe në asnjë gjenealogji tradicionale të mbledhur dhe në asnjë burim të shkruar nuk kemi ndeshur një emër të tillë si emër njeriu, si paraardhës i vëllazërisë së fshatit Theth, të cilët, janë Dednikaj dhe vëlla me Pecnikajt e Shalës. Do të ishte një kënaqësi e veçantë po të kishim mundësinë e ndonjë gjeneze të ndonjë familjeje të vëllazërisë se Theth Nikës, por edhe të Prekë Nikës, Gimë Nikës dhe Lot Nikës, sa më të thellë, për të bërë të mundur, ndoshta, lidhjen gjenealogjinë midis fisit të Shalë të Isniqit dhe Shalës e më gjerë në Dukagjinin e sotëm të Shqipërisë.
Nga gojëdhënat e mbledhura në Shalë, Shosh, Mirditë, Mërtur, Berishë e te tjerë, kemi takuar njerëz që tregojnë për lëvizje nga Kosova për në këto zonë, por pa mundur të bëjnë lidhje brezash apo të japin ndonjë referencë të ndonjë studimi. Edhe në shkrime nga shumë studiues, që kemi mundur të lexojmë e konsultojmë, nuk kemi pasur rastin të takojmë probleme të kësaj natyre. Kjo e bën edhe më shumë me interes thellimin e mëtejshëm të studimit të paraqitur nga autori R. Maksutaj në librin "Isniqi gjatë shekujve ... ".
Fiset e Shqipërisë Veriore, si Shalë, Shosh, Mirditë, Mërtur, Berishë, pjesë të Pultit e e tjere, që e konsiderojnë veten vëllezër, të gjithë e pranojnë një emër, një trung të njëjtë nga e mendojnë prejardhjen e tyre. Në studimin e paraqitur nga zotëri Maksutaj, në librin në fjalë, vërtetë është përfshirë një periudhë që nga shekulli i XIV në mënyrë të veçantë, por do të ishte shumë interesante po të kishim mundësinë e të dhënave akoma më të thella në të shkuarën, qofshin këto edhe gojore.
Në librin në fjalë është thënë se katër vëllezër erdhën nga Isniqi dhe u vendosën në luginën e Shalës së Dukagjinit dhe pas disa kohe u kthyen në vendin e origjinës së tyre. Me interes do të ishte, qoftë edhe nga gojëdhënat, se a mbeti ndonjë familje në këtë vendbanim të përkohshëm të tyre. Kjo sepse në Shalë ka Pecaj, Gimaj, Lotaj, Theth, Lekaj, pa përmendur anasit. Në librin e tij zotëri Maksutaj nuk përmendë Lekajt. Vëllazëritë e mësipërme, në një forma apo një tjetër konsiderohen vëllezër midis tyre.
Banorët e sotëm të Shalës në Dukagjin, në gojëdhënat e tyre, por edhe në burimet e shkruara kohë më parë, apo studimet bashkëkohore, nuk e çojnë gjenezën (brezat) në drejtim të Isniqit, natyrisht, po, nga lindja, por ndoshta thellë në kohë.
E falënderoj shumë ngrohtësisht autorin e këtij libri, për mendimet e shprehura, siç kamë thënë edhe më parë, të bukura, të guximshme dhe intriguese, për tu thelluar më tej në gjetjen e rrënjëve sa më thella në rrjedhën e historisë së popullit tonë.

Gjendja sociale ne Kosovën Lindore

Rajoni i Jabllanices dhe i Pqinjit (sipas rajonizimit te Serbisë), kurse Kosova Lindore sipas shqiptareve, gjendet ne qendër te gadishullit te Ballkanit. Ne te ka tri komuna shqiptare: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, me afro njëqind mije banore, prej tyre: Presheva ka 48 000 banore, 98% shqiptare; Medvegja ka 10 760 banore, me 26.80 % shqiptare dhe Bujanoci ka 65 000 banore, me 65% shqiptare.
Medvegja gjendet ne rajonin e Jabllanices dhe shtrihet ne 524, 23 km2. Shtrihet ne pjesën e quajtur Gollak dhe ka nje rajon kodrinor malore. Është njëra nder komunat me te pazhvilluara te Serbisë. Sidomos, janë te lëna pas dore totalisht vendbanimet e banuara me shqiptare, kuptohet, jo rastësisht. Por, fatkeqësisht nuk janë ne pozite me te mire as komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit.
Sa për ilustrim po cekim se ne komunën e Medvegjes, ka afro dy mije te punësuar, prej te cilëve afro gjashtëdhjetë janë shqiptare; kurse ne komunën e Presheves me afro pesëdhjetë mije banore ka afro dy mije shqiptare te punësuar, por këtu janë 98% shqiptare.
Medvegja ka nje pozite te mire gjeografike dhe gjeopolitike me pasuri te mëdha natyrore. Këtu e kemi Bajen e Siarines me shume ujera minerale (18 burime) dhe dy gejzer me ujë termale te temperaturës 73 grade celsiu. E tera është e mbuluar me male te pasura te ahut dhe te bungut, me kullosa te mira dhe me toke te bukës pordhuese. Ka xeheroren e Leces, dikur pjese e kompleksit te Trepces. Deri ne vitet 1877-78, kur u be spastrimi etnik i popullatës shqiptare nga kjo treve dhe nga sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokupjes, Kurshumlise e te tjera, kjo komune, përkatësisht 42 vendbanimet e saja ishin te banuara me shqiptare, kurse sot me shqiptare janë te banuara vetëm këto vendbanime: Medvegja si qender komunale me nje numër te vogël shqiptare, Baja e Siarines, me popullate te përzier, Sfirca, Gerbaci, Tupalla, Kapiti dhe Dediqi, vetëm me shqiptare, Starabaja, Ramabaja, Siarina, Llapashtica dhe Gjylekreshta me popullate te përzier.
Pas Luftes se dyte Boterore, deri ne vitet 1956, vendbanimet shqiptare e kishin komunën ne Bajen e Siarines, me shumice shqiptare, me kryetarin e fundit shqiptar, Rahim Abazin nga Sfirca, dhe nënkryetarin, Zeqir Uken, nga Tupalla. Por me qellim qe shqiptaret ti kthejnë ne pakice, shteti i Serbisë formon komunën e përbashkët ne Medvegje dhe kështu shqiptaret bëhen pakice dhe kurrë me nuk u hiqen telashet dhe për fatin e tyre vendose makina votuese e shumicës serbe, gjithmonë duke gjetur ca shqiptare te "ndershëm" për te votuar se bashku me serbet.
Por tragjedinë dhe fatalitetin me te madh, Medvegja e përjetoj ne vitet 1999/2000 kur forcat e regjimit te Serbisë se Millosheviqit, pas disfatës se tyre ne Kosove, u stacionuan mu ne vendbanimet shqiptare te Medvegjes dhe filluan te bëjnë presion dhe terror mbi popullatën shqiptare te pambrojtur dhe te pafajshme. Kështu, nga presioni dhe nga frika se ç'do te behej me vone me ta, kjo popullate u zhvendos nga trojet e saja shekullore duke lenë tere pasurinë e saj për te shpëtuar kokën e njerëzve. Pra, afro 90% e shqiptareve u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe sot pjesa me e madhe e tyre jetojnë si te zhvendosur, ne Republikën e Kosovës. Nuk kalojnë me mire as Presheve e Bujanoci, sidomos vendbanimet malore: Malësia e Bujanocit dhe ajo e Karadakut te Preshevës, por për fat te mire popullata ne vendet urbane te këtyre komunave lëvizi me pak.
Nga shteti i Serbisë, por as nga ana e faktorit shqiptare dhe atij ndërkombëtar, nuk është bere asgjë ne krijimin e kushteve për kthimin e shqiptareve te dëbuar. Kështu, sidomos ne komunën e Medvegjes jeton nje numër i vogël, apo simbolik i shqiptareve, te cilët i janë nënshtruar nje terrori shtetëror te Serbisë, duke iu shkelur te drejtat elementare njerëzore, duke iu bere presion i madh qe edhe këta te shpërngulen nga trojet e tyre shekullore shqiptare. Ata, rrahën, burgosen por edhe vriten pa e ditur se prej kujt dhe për çfarë.
Ne Medvegje, pushtetin lokal e mbajnë subjektet serbe. Edhe pse ne koalicion mbajnë nje dege te nje partie politike shqiptare nga Presheva-PVD, shqiptareve nuk u jepet asnjë vend udhëheqës ne komune apo ne ndonjë departament te saj.
Ne institucionet shëndetësore-ambulanca dhe shtëpi te shëndetit nuk ka asnjë punëtor shqiptare, madje as pastrues e jo me mjek, motër, apo teknik medicinal. Ne poste e telekomb, ne administratën komunale dhe ne zyrat e gjendjes civile, nuk ka asnjë shqiptare. Madje, është nje paradoks, qe mendoj se është i vetmi ne bote, ku mbiemrave shqiptare u shtohet sufiksi serbosllav " VIQ" dhe kështu serbizohen dhe deformohen mbiemrat dhe emrat e shqiptareve dhe kjo me vone u paraqet probleme serioze ne jete dhe pune.
Ne shkollat shqipe mungon kuadri profesional për te cilin radhe apo fare nuk shpallen konkurset e pranimit, por edhe kur ato ndonjë here shpallen, e ne to paraqiten kandidatet profesionist, ata nuk pranohen, por ne vend te tyre pranohen kandidat pa kurrë fare kualifikimesh. Situate e njëjtë është edhe ne shkollën e mesme te drejtimit ekonomik, ku disa lende i japin punëtorët serb, te cilët nuk e njohin gjuhen shqipe. Këtë shkolle, përkatësisht transportin e nxënësve, tekstet dhe shume ndihma qe nga fillimi i punës se saj, i siguron diaspora shqiptare e Medvegjes, e organizuar ne SH. H. "Medvegje" ne Zvicër, e udhëhequr nga Zenel Neziri dhe Fadil Selmani.
Për çudi apo për "lavdi" është, se ne vitin e kaluar shkollor Ministria e Arsimit te R. Serbisë ne Medvegje hap degët e fakulteteve: juridik dhe ekonomik nga Nishi, me mësimëdhenës serb, për mësim ne gjuhen shqipe me përkthim nga njerëzit jokompetent, për vetëm gjashte student, dhe nuk hapen fakultete ne Presheve e Bujanoc ku do te kishte me qindra student shqiptare.
Te drejtat e njeriut, pra te shqiptareve nuk përfillen fare. Asgjë nuk ka ne gjuhen shqipe, asnjë gazete, asnjë mjet elektronik. Nje radio lokale me dy ore program te censuruar e te situr mire ne siten me te mire, ne gjuhen shqipe, nuk i ngjanë fare informimit te shekullit XXI. Asnjë firme private ne dorën e shqiptarit. Rreptësisht është i ndaluar përdorimi i simboleve dhe festimi i festave kombëtare. Tmerr i tmerrit.
Por... çka dhe si me tutje? - Jeta duhet vazhduar patjetër!
Ne shqiptaret e Medvegjes, shume lehte mund te themi se nuk mund te jetohet me kështu ne Medvegje, na bëni çajren, na gjeni zgjidhjen, po vijmë ne Prishtine apo Tirane dhe bëni çfarë te doni me ne apo për ne!
Por, vëllezër te nderuar atëherë Medvegja do te behet Çamëria e dyte shqiptare. Ne, këtë nuk e duam, boll është nje, por e kemi edhe shume vështirë ta pengojmë qe te mos ndodhi, ne qofte se vazhdon kështu te mbesim te vetmuar, sidomos sikurse deri me tani pa mirëkuptimin dhe mbështetjen e faktorit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar.
Mendoj qe urgjentisht duhet bere këto gjera:
1- Forcimi ekonomik, politik, kulturor dhe moral i popullatës qe jeton ne Presheve, Medvegje dhe Bujanoc.
2- Krijimi i kushteve për kthimin dhe vendosjen e qëndrueshme te shqiptareve te dëbuar, ne veçanti te Medvegjes, Malësisë se Bujanocit dhe te Karadakut te Preshevës,
3- Shkollimi i te rinjve shqiptare nga këto tri komuna.
Kush dhe si te behet kjo?
E para, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës te formojnë fonde te veçanta për këto tri komuna,
E dyta, ne çdo komune te formohen fonde komunale, duke e ndare për këto fonde nga nje euro për koke banori.
E treta, te ketë bashkëpunim te ngushte dhe bashkërenditje te çështjeve prioritare te rrafshit dhe interesit kombëtar me udhëheqësit politik te të tri komunave shqiptare.
E katërta, faktori ndërkombëtar te ndihmoj ne ndërtimin e objekteve te banimit, duke ndërtuar shtëpi gjysme montazhe për çdo familje qe kthehet, ose duke ndërtuar ndërtesa për banim te urbanizuar-ndërtesa me apartamente për banim.
E pesta, mjetet e informimit te Kosovës dhe te Shqipërisë te forcojnë valët e transmetimit edhe për rajonet e këtyre komunave, kurse për Medvegjen, se paku te hapet nje radio stacion dhe nje TV privat ne gjuhen shqipe me program 24 ore.
E gjashta, te dërgohen kuadro te kualifikuara për shkolla, administrate komunale, për shtëpi te shëndetit, deri sa te mos përgatiten kuadrot vendore. Ne Universitetin e Tiranes dhe te Prishtinës te mos ketë kufizim te numrit te studenteve nga këto tri komuna, kurse vendosja e tyre te behet falas ne konviktet e nxënësve dhe te studenteve.
E shtata, Ne qofte se ndonjë here fillojnë bisedime ne mes te Republikës se Kosovës dhe asaj te Serbisë, për te ashtuquajtura çështje teknike, ne bisedime te tilla PATJETER te ketë përfaqësues edhe te shqiptareve te Preshevës, te Medvegjes dhe te Bujanocit.
Dhe krejt ne fund, dy shtetet shqiptare, Republike e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës nuk kane me vend dhe arsye për te neglizhuar dhe minimizuar situatën e shqiptareve te Preshevës, Medvegjes dhe te Bujanocit, siç bene deri me tani, por kane obligim qe për këtë pjese te popullit shqiptare te bëjnë me tepër, se paku aq sa bën Republika e Serbisë për serbet qe jetojnë ne Republikën e Kosovës.
Kjo është situate, ne pjesën e Kosovës Lindore, prandaj duhet te kuptohet nga te gjithë kjo gjendje dhe programohen zbatimi i propozimeve qe bej nga strukturat e dy qeverive, te qeverise se Republikës se Shqipërisë dhe te asaj te Kosovës.
Nga prof. Rexhep Abazi, Medvegje

Martin Camaj, në kulturën shqiptare

- nga konferenca shkencore në Tiranë -
Me datën 24 shator 2010, ne sallën "Aleks Buda", te Akademisë se Shkencave, i organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike-Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë, u zhvillua Konferenca shkencore, me teme: "Martin Camaj, ne Kulturën Shqiptare".
Ne këtë konference morën pjese studiues nga te gjitha trevat shqiptare, Italia, Gjermania, Austria e te tjerë. Ne konference mori pjese Z/V Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halil Shamata; bashkëshortja e Martin Camajt, dr. Enrika Camaj dhe nje grup nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini": Ndue Sanaj, Zef Gjeta, Luigj Mila, Zef Bari, Aleks Dushi, Ledia Dushi dhe Ndoj Mehilli.
Konferencën e hapi profesor-doktor Ardian Marashi, Drejtori i Qendrës se Studimeve Albanologjike, i cili, pasi beri prezantimin e objektit te Konferencës Shkencore dhe uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve ne këtë Konference, mbajti fjalën e hapjes, me teme: "Martin Camaj ne letrat shqipe" dhe kryesisht u ndal: "Po bëhen dy dhjetëvjetësha qysh se emri dhe vepra e Martin Camajt mbërritën në Shqipëri, pikërisht në kohën kur qenia e tij u largua këso jete. Në fillim të viteve '90, Camaj kishte mbi dyzet vjet që e kishte kapërcyer kufirin e Shqipërisë izolacioniste dhe kishte përftuar një vepër të lirë, ndër vende e njerëz të lirë. Kjo vepër, ndërkaq, qe mirëpritur nga letrarët e Kosovës dhe kishte fituar autoritet në kryeqendrat e diasporës shqiptare dhe në rrethet proshqiptare, të intelektualëve perëndimorë. Në Shqipëri, përndryshe, ku kjo vepër rrënjosej me të gjithë përbërësit e saj, Camaj qe më i panjohur se Temali i tij shkëmbor. Qe i panjohur Camaj, qe po kaq e panjohur vepra e tij, me gjithçka që kjo përfaqësonte: me ambientin malor e dokesor në të cilin ajo materializohej, me shprehësit e saj moderne, me ndjesitë e përjetimet delikate, me figuracionin eliptik, me ndërtimet kuptimore esencialiste dhe, posaçërisht, me qasjen gjuhësore origjinale dhe me vullnetin e shpallur për ta personalizuar gjuhën e për t'i dhënë kësaj një kah zhvillimi krejt tjetër nga ai me të cilin qe bombarduar lexuesi shqiptar. Në këto kushte, megjithëse në mënyrë krejt paradoksale, në fillim të viteve '90 shtrohej natyrshëm dilema nëse mes autorit modern Martin Camaj dhe publikut tradicionalist shqiptar kontakti do të mund "të ndizte". Prania fizike e Martin Camajt në Shqipëri, për ta favorizuar këtë kontakt dhe për të krijuar marrëdhënie të njëmendëta, mungonte. Fati i Martin Camajt qe parathënë të mos e shihte Shqipërinë e nostalgjive të tij poetike të gjunjëzuar nga skamja dhe të poshtëruar nga nihilizmi; të mos i shihte malet e peizazhet alpine të dezertuara nga Zanat e nga Drangojtë; me fjalë të tjera, fati i Camajt qe parathënë "të mos mbërrinte kurrë në Itakë" – siç është shprehur për të Primo Shllaku në një studim të përkushtuar. Kështu, e gjithë vepra e Camajt, e krijuar në distancë në një periudhë pezullie, iu shfaq lexuesit shqiptar e përfunduar, e gjitha thuajse e ngrirë nën shenjën e një nostalgjie kristaline. "Mbrenda parzmit tem / fluturojnë mija dallndyshash në kthim", qe shprehur qysh herët poeti, në poezinë "Pranvera 1961". Tridhjetë vjet mbrapa, më 1992, dallëndyshat e çliruara nga kraharori i Camajt mbërritën më në fund në atdhe, në sajë të përkushtimit të së shoqes së tij, zonjës Erika Camaj, e cila me valixhet plot libra shpërndau në vendin dhe në kohën e duhur "fjalën e mirë" të poetit. Kontakti u vendos menjëherë, meqenëse në veprën letrare të Martinit, lexuesi, i etur për letërsi të njëmendtë, gjeti modernitetin e humbur të letërsisë së trullosur shqiptare. Qysh më 1994, në Universitetin e Shkodrës u mbajt simpoziumi "Martin Camaj, tradita dhe bashkëkohësia", i cili shënoi kthimin me të drejta të plota në atdhe të Martin Camajt dhe rrënjosjen e tij në truallin letrar shqiptar. Mbas pothuaj dy dekadash, Camaj ka zënë vendin e tij të patundshëm në letrat shqipe, mbasi u solli këtyre përditësimin e munguar në kahun e modernitetit: po të mos jetonim nën mbretërimin intelektual të Kadaresë, Camaj do ta kishte sot vendin përmbi gjithë shkrimtarët shqiptarë të pasluftës".
Akademiku Kolec Topalli, mbajti temën: "Albanologu i shquar Martin Camaj ne 85-vjetorin e linde", ne te cilën, kryesisht u ndal: "Në jetën e një populli ka periudha ngritjeje, zhvillimi të vrullshëm dhe progresi të pandalshëm, por ka edhe periudha ku shfaqen forca ndaluese e penguese, që çojnë në gjymtimin dhe shformimin e jetës, të kulturës e të shkencës, për shkaqe të një logjike të mbrapshtë e absurde. E tillë qe periudha 50-vjeçare komuniste, që la në heshtje personalitete të shquara të shkencës dhe të artit shqiptar e botëror. Njëri ndër ta, viktimë e përjetshme e komunizmit, qe Martin Camaj, një nga më të mëdhenjtë e letrave shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare, 85-vjetori i lindjes së të cilit na ka mbledhur sot.
Pushteti diktatorial komunist e denigroi, e mbuloi me heshtje duke dashur që t'i harrohet emri, t'i pluhuroset vepra, të mos i njihet kontributi si atdhetar i kulluet, si mjeshtër i madh i letërsisë dhe si albanolog ndër më të shquarit. E ndërsa emigracioni shqiptar e çmonte çdo ditë e më tepër këtë kolos të letrave shqipe, prapa perdes së hekurt që ishte ngritur ndërmjet Shqipërisë dhe botës perëndimore, nuk depërtonte as emri, as vepra e tij. Për këtë arsye shteti diktatorial komunist nuk mori mundimin ta shante e ta sulmonte, sepse për shqiptarët ai nuk ekzistonte. Prandaj për një gjysmë shekulli atij i mungoi lexuesi shqiptar, i mungoi frymëmarrja e atdheut, i mungoi pulsi i jetës shqiptare. E gjithë kjo luftë bëhej sepse ai mundi të dalë në botën e lirë ku zhvilloi talentin e tij të rrallë duke mbetur për gjithë jetën një shqiptar i vërtetë. Tërë jetën e tij punoi për vendin e vet, në një kohë që të gjitha fijet me të ishin të këputura dhe shteti zyrtar hidhte mbi të vetëm baltë, gurë dhe shigjeta të helmatisura. Tërë jetën e tij nuk reshti së punuari për kulturën shqiptare. Qe një ambasador shëtitës i një shteti, që s'e njohu kurrë për të tillë; prandaj mbeti gjithnjë i vetmuari i madh, larg tokës amë, që e deshi aq shumë.
Martin Camaj e nisi jetën më 21 korrik 1925 në familjen e një bariu të Temalit të Dukagjinit, mes bjeshkëve dhe bukurive të rralla të Shqipërisë së Veriut. Formimin e tij të parë e mori në Kolegjin Saverian të Shkodrës. Por kur diktatura komuniste e mbylli këtë institucion ashtu si shumë të tjerë, i riu 20 vjeçar, i ndodhur në udhëkryqet e jetës së një shoqërie diktatoriale, përballë servilizmit politik dhe shitjes së ndërgjegjes, zgjodhi rrugën e lirisë duke u arratisur nga Shqipëria. I vetëm në një botë të panjohur, pa ndihmë e përkrahje, ia doli mbanë vetëm me vullnetin e hekurt, energjinë e pashtershme dhe pasionin e pakundshoq. I vendosur në fillim në Jugosllavi, u regjistrua në Universitetin e Beogradit, ku mësoi italianistikë, romanistikë, gjuhë klasike e sllavistikë, dhe nisi sprovat e para në poezi, duke gjetur rrugën e botimit në Prishtinë. Por shpejt largohet prej andej dhe vendoset në Romë, ku vijon studimet dhe mbron doktoraturën. Atje bie në kontakt me intelektualë të shquar të emigracionit me të cilët nis një bashkëpunim i frytshëm. Njëkohësisht lidhet ngushtë me diasporën arbëreshe. Me kujdesin e Ernest Koliqit, personaliteti më i spikatur i emigracionit, bëhet kryeredaktor i revistës "Shejzat", revista më e njohur e shqiptarëve jashtë atdheut, njëkohësisht më e anatemuara nga komunizmi. Pesë vjet më vonë vendoset në Gjermani, ku pasi plotëson formimin e tij në indoevropianistikë, caktohet profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin e Mynihut, detyrë që e kreu gjithë jetën e tij me devocion e përkushtim. Jetoi e punoi pa iu shuar asnjëherë malli i vendlindjes. Shtëpia e tij e vetmuar, ndërmjet alpeve të Bavarisë, e mbushur plot me kujtime të jetës shqiptare, i sillte në mend vendlindjen e largët, tokën e ndaluar, ku nuk mundi të kthehej asnjëherë. Ai vdiq larg atdheut, larg atyre që i kishte dashur aq shumë e për të cilët kishte punuar gjithë jetën. Mbi varrin e tij qëndron një copë shkëmb i pagdhendur, i shkulur nga vendlindja, Dukagjini i largët, që bashkëkombësit ia vunë te kryet, atij që s'mundi të prehet në atdhe dhe me gjallje të tij kishte shkruar: "Kur të vdes le të bahem gur / në skajin e vendit tem / që qindroj kufi".
Pastaj, përshëndeti Konferencën Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zotëri HalitShamata, i cili, u ndal kryesisht ne falënderimin e Qendrës se Studimeve Albanologjike për nderimin e nje nder albanologet me ne zë te diasporës shqiptare ne gjysmën e dyte te shekullit XX, si dhe ju uroj pune te mbare Konferencës shkencore.
Momente shume emocionuese solli Ana Luka, bashkëpunëtore dhe redaktore e patër Daniel Gjeçajt, nga kujtimet e tij, me pseudonimin Pal Dukagjini, për Martin Camaj, se si ai u njoh ne Rrogam te Thethit ne vitin 1948, dhe ne mes te tjerave solli para auditorit: "Te paren here e takova ne Rrogam te Thethit ne gusht te vjetit 1948, kur unë bashkohesha me çetën e komitëve kundra komunizmit me krye ne gërshane, tue prite çdo dite deken. ... Grupi, të cilit i shtohesha unë, përbahej prej 36 veteve, ndër të cilët shumica te armatosun, … Grupit te vogël te kapidan Gjon Destanishes i përkiste Martini, një djalë krejt i ri, ishte student i gimnazit-licè të jeziuteve të Shkodrës e aspirant apostolin i të bijve të Shën Injacit. I temalas me fis, mësues ndër fshate të Veriut mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës e prandej edhe të shkollave e të seminareve të Françeskaneve e të Jezuiteve, Martini kishte ra në lidhje me kapidan Gjon Destanishen e me të nipin e tij Lazer Palin … Martini ishte i vetmi që kishte përgatitje shkollore të mesme. Sado që i ri, këtij i silleshin për çka do lypte njohunia ditunore. Nuk ishte fort i gojës e prejse ndodhej në një shoqni te panjoftun, ku s'gjente shokët e vet as të krahut vet, rrinte ma fort i vetmuem e plot mendime. Mbante krahin e Gjon Destanishes, të cilin e kishte ndjekë në arrati. Me mue nuk njihej, prandaj as me u shoqnue fort, s'shoqnohej. Kishte ma te shkuem me frat Pashkun ... Martin, megjithëse i edukuem ndër jezuit, rralle e gati kurr merrte pjesë me grupin e uratës. Duket se koha e shkurte e mësuesisë ndër male, e kishte ndërrue diametralisht jetën e të riut në drejtimin e fesë. Gjithnjë, Martini s'ishte as kje kurr anmik i deklaruem i katolicizmit as i moralit kristian. … Gjithnjë, na ishim përgatitë për ndeshje me armë. Po thom na, edhe pse shumica jonë ishte e paarmatosun e ndër né kishte grà e vajza(tri grà e dy vajza). Të armatosunt me pushkë, mitraloza e bomba doret ishin jo mâ shume se 10. Sigurisht, për zemër, përvojë e trimni vlejshim mâ tepër se një batalion ushtarësh. S'dojshim me rá në pushkë, mbasi qellimi ynë ishte me kalue në Jugosllavi e prej andej-mendofshim na gabmisht-me nisë kryengritjen, të ndihmuem prej jugosllaveve të Titos, kundra komunizmit enverian, me të cilin Titoja ishte prishe pak kohë përpara. Na sa po i afroheshim vijës se kufinit, ku rreziku mërrinte kulmin, njani prej miqve të mi mâ të ngushte m'u afrue e më tha me zâ të ultë në vesh: "Patër, mos kij frike, në kjoftë se na kapin, fishekun e parë e kam për ty! E di se nuk mundesh me mbytë vedin se je meshtâr; ashtu si e di se bâ me të kapë, kanë me të shkye kortâr-kortâr. Ma mire plumbi i em, Patër, se në pastë pasë ndonjë herë plumbi i dekës mbrendë dashtëni, një ky emi sigurisht ka mâ fort dashtëni se dekë". E ndërsa isha ndërmjet plumbit të kuqeve e të mikut, tashmâ e kishim kalue kufinin, tue hy ne nje toke, ku s'na priste liria, por te gjitha të zezat".
Fjala përshëndetëse ju dha, doktorësh Enrika Camaj, bashkëshortes se Martin Camajt, e cila nder tjera theksoj: "Pikërisht, sot dy muaj, ne qytetin e quejtun "qytet me kunora"-ne Shkodër-asht mbajte seanca e pare shkencore me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes së të shoqit tim. Me te njëjtin rast shihemi sot ne kryeqytetin e vendlindjes suej, ne Tirane. Ka shtatëmbëdhjetë vjet që e vizitoj rregullisht Shqipninë dhe gëzohem për zhvillimin dhe riformimin sidomos të Tiranës. Po, fytyra e Tiranës asht ba e pëlqyeshme! Me dëshirën e tyne, sot me shoqënojnë disa familjare qe duen me nderue me praninë e tyne kuantin dhe dajën : ime motër Doris, i shoqi i saj Erhard Veith dhe mbesa ime Karin Hösch.
Autoreve dhe autoreve te kumtesave u falem derës dhe ua përgëzoj zgjedhjen e temave, ku kam përshtypjen që veprat e Martin Camajt gjenden në rrugë fort të mirë mos me kenë ma "pa të tjerët" a " të pazbulueme", por janë tue mbërritje aty ku e kane vendin që shumë kohë: në Shqipni, në vendlindjen e tij, të njerëzit e tij, për te cilët tha ne nji vjershe te hershme "Tingujt e pare"-po citoj : Shkova me njerezit e mij shqtigjeve te ngushta t'mait ». Njerezit e tij-edhe pse "i ndame per një gjysëm shekulli"-im shoq prore i ka përcjellë".
Fjala përshëndetëse, ju dha kryetarit te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj, i cili nder te tjera, u ndal: "… Kjo konference, e cila mbahet vetëm dy muaj pas konferencës shkencore te organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore te Universitetit "Luigj Gurakuqi" ne Shkodër, besoj, se duke i gjurmuar vlerat e veprës se M. Camaj edhe ne rrafshe dhe dimensione te tjera do te mundësojë krijimin e nje portreti me real te këtij personaliteti te kulturës sonë. Personalitete te kulturës, te njohura kudo ne bote, kane kaluar padyshim neper rrugën e mundimshme te njohjes, e cila ka fiksuar tek ata nje sensibilitet objektiv, tejet te larte, ndaj vlerave, i cili i mundëson atyre te të përjashtojnë çdo relativim apo hiperbolizim te tyre për motive politike. Jeta, çdo dite qe kalon, gjithnjë e me qarte po vërteton se personaliteteve te të gjitha fushave qe po politizohen, jo vetëm qe atyre nuk ju behet nder dhe as nuk i ngrihen me shume vlerat e tij si personalitet i vlerave kulturore e gjuhësore,  si poet dhe shkrimtar dhe aq me tepër si atdhetar, siç ishte Martin Camaj.
Por, ne te njëjtën kohë, të gjithë ne, organizatorët, lektorët, referuesit, me kujtimin e jetës dhe veprës së Martin Camaj, po marrim përsipër përgjegjësinë dhe detyrën që na takon ndaj kontributit që Martin Camaj la për ne. Mospërmbushja e mospërgjegjshëmria ndaj cilës do të ishte një faj.
Martin Camaj, si shumë mendje të tjera të ndritura që kontribuan përmes penës, me shpirtin e tyre të palodhur me dashuri ndaj atdheut, e vendlindjes, e kane bere punën e tyre, ndërsa ne, na mbetet t'i njohim, t'i pranojmë mentalitetet dhe dijet e tyre avangarde,  t'i hulumtojmë, dhe duke i studiuar, të mësojmë nga vepra e tyre.
Martin Camaj lindi dhe u rrit duke thithur ajrin e freskët të maleve të Dukagjinit, por u burrërua dhe e mbylli jetën e tij ne atmosferën e demokracisë evropiane. E këtë e shpreh me se miri me penën e tij tek poezia "Kiri", ne vitin 1948, vit kur do t'i linte lamtumiren vetëm fizikisht vendit te tij: "Rrnosh e kjosh more ti Kir, / Si k'to brigje i kalon / Ti gjithmon' si bab' i mir' / Djemt e tu kurr s'i harron / Un' sa grima kur u bana / Me n'rrue hapa, me shetit / Mue per dore tuj m'ajt nana / N'brigje tua jam flladit / Ti je bab' e tije nan' / Ti je shoqi i jetës time / Me u nda teje mos kjoft' Than' /... Ai asnjëherë nuk iu fsheh erës së ftohtë të Veriut të Shqipërisë, por dhe as luginës së Innit të Gjermanisë ku mbylli jetën e tij; Ai, asnjëherë nuk iu fsheh diellit përvëlues – metaforik, kudo që jetoi dhe punoi;  Ai, e zbuloi veten para njerëzve, duke u treguar para tyre Martin Camaj komunikues, bujar, fisnik dhe atdhetar. Kudo shkeli, punoi shumë për të fituar dije, për të dhënë dije, për të lënë dije dhe për të përfaqësuar denjësisht shqiptarin. Vetëm kështu arriti të formatojë personalitetin e tij, njeriun, atdhetarin e përkushtuar, pa harruar asnjë moment të jetës së tij, popullin, vendin dhe gjuhën që e lindi.
Kam bindjen, se te gjithë ne kemi çfarë të mësojmë nga jeta dhe vepra e Martin Camaj-t. Me këtë konferencë vijohet te bëhen përpjekjet shkencore, për të zbuluar vlerat e veprës se tij, që duhen bërë pjesë e arsenalit të kulturës sonë, madje asaj më të mirës dhe të krenueshmes,  e cila kulturë, si e tillë, është e domosdoshme për të siguruar prosperitetin e shoqërisë shqiptare. E theksoj këtë, se ne ketë kuadër, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se tij, Ai, ende nuk është pjese e kulturës shqiptare, prandaj, Martin Camaj do të jetë afër Shqipërisë dhe në të, atëherë kur të ketë zënë rrënjë ideja se ai është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe se vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Për këtë nuk mjafton vetëm të flasim, por duhet një përpjekje shumë më e gjerë për t' ia prezantuar publikut shqiptar e aq me tepër rinise tone.
Martin Camaj në poezinë e tij "Vendit tem" shkruan: "Kur t'vdes le t'bahem bar / n'malet e mija n'pranvere / n'vjeshte do t'bahem fare ...". Kjo është ajo çka autori i ofron vendit te tij, prandaj për këto arsye, Dukagjini ka perse te krenohet me ketë kolos te letrave dhe te kulturës shqiptare. Ai ishte ambasadori i kulturës shqiptare ne Evrope dhe me gjere.
Nëse Martin Camaj, kishte nje here arsye te krenohej me origjinën e vet, ne kemi shume here arsye qe te krenohemi me jetën dhe veprën e tij. Ne te njëjtën kohe, kemi edhe me shume here detyre qe te bëjmë përpjekjet tona ne njohjen, evidentimin dhe prezantimin ndaj te tjerëve, te vlerave te shkëlqyera te zonës se Dukagjinit, duke i mbrojtur e pasuruar sa te jete mundur këto vlera.
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" nëpërmjet gazetës së saj modeste "Dukagjini" ka bërë përpjekje të publikojë jetën dhe veprën e Martin Camaj. Me mbështetjen e Drejtorisë se Monumenteve te Kulturës në Shkodër, shtëpia e lindjes se Tij është shpallur monument kulture;
Me Akademinë e Shkencave dhe Institutin Albanologjik në Tiranë (Qendrën e Studimeve albanologjike) kemi diskutuar dhe mbi bazën e argumenteve teje solid kemi propozuar, që jeta dhe vepra e Martin Camaj të dekorohet nga Presidenti i Republikës me urdhrin e lartë "Nderi i Kombit".
Shpreh kënaqësinë, që tashme kemi te dhëna te mjaftueshme te  besojmë, se pas tre vjetëve përpjekje,  jemi shume afër realizimit të qëllimit tone, që Martin Camaj të dekorohet me urdhrin e lartë  "Nderi i Kombit".

***
Konferenca i vijoj punimet ne dy sesione
Ne sesionin e pare, i drejtuar nga Hamiti, Shehri dhe Smaqi, u kumtuan:
1- Sabri Hamiti: "Martin Camaj poeti i Prishtinës",
2- Emin Kabashi: "Martin Camaj dhe fillet e poezisë shqipe ne Kosove",
3- Italo C. Fortino: "Shqyrtimi për vëmendjen e Camajt ndaj kulturës arbëreshe",
4- Mark Marku: "Alterpoetika e Camajt",
5- Ardian Klosi: "Genishtja e Camajt-tradite dhe perspektive",
6- Bashkim Kuçuku: "Pengesat e censurës ne përhapjen dhe receptivin e veprës se Camajt",
7- Dhurata Shehri: "Njeriu me vete dhe pa te tjerë",
8- Kujtim M. Shala: "Camaj i(pa)zbuluem",
9- Agron Tufa: "Përjetimi i kohës si traume dhe iluzion ne disa tekste te Camajt; "Katundi me gjuhe te fshehte" dhe disa tekste te tjera",
10- Koço Prifti: "Katër veçanësi ne ndërtimin tekstor dhe ne organizimin ritmik te ligjërimit poetik te Camaj",
11- Shaban Sinani: "Shmangia prej llojeve tip ne veprën e Camajt si shprehje origjinaliteti",
12- Behar Gjoka: "Rrathë"-pasqyre e jetës shqiptare ne shekullin e kaluar",
13- Klara Kodra: "Romani "Karpa" dhe lëvrimi nga Camaj i llojit fantastiko-shkencor",
14- Laura Smaqi: "Loja" si përballje mendësish e strukturash ne dramat e Camajt",
15- Zeqirja Neziri: "Nxitimi dhe zvarritja ne novelën "Pishtarët e natës",
16- Yrjet Berisha: "Shndërrimet ideore-letrare ne prozën e Camajt",
17- Ledi Dollaj: "Udhëtari i Camajt dhe beduini i Ungaretit, konceptim modern universal i nje miti te lashte",
18- Elinda Ramadani: "Krijimtaria letrare dhe gjuhësore e Martin Camajt, botuar ne revistën "Shëjzat".
Ne sesioni e dyte, i drejtuar nga Ismajli, Mansaku dhe Osmani, u kumtuan:
1- Bardhyl Demiraj: "Camaj dhe dega e albanologut ne Munih",
2- Rexhep Ismaili: "Martin Camaj si studiues i veprave te vjetra shqipe",
3- David Luka: "Martin Camaj-mjeshtër i fjalës shqipe",
4- Seit Mansaku: "Vendi i Camajt ne studimet buzukiane",
5- Anila Omari: "Ndikimet sllave te Buzuku: kontributi i Camajt",
6- Evalda Paci: "Meshari" i Buzukut ne studimet e Camajt dhe Rizës",
7- Primo Shllaku: "Aspekte gjuhësore ne veprën e Camajt",
8- Tomorr Osmani: "Vëzhgime mbi disa dukuri gjuhësore ne veprën e Camajt",
9- Valter Memisha: "Martin Camaj dhe leksiku i munguar",
10- Ledi Shamku-Shkreli: "Camaj-parathënësi vendformimit te Neostandartit",
11- Thanas Feka: "Pasuria frazeologjike ne vepren e Camajt",
12- Fridik Dulaj: "Proza e Camajt ne vlerësimin e hapësirave ligjërimore: prurjet nga e folmja e vendlindjes dhe dukuri te tjera te raportime standardin e shkruar",
13- Mimoza Priku: "Rreth disa ndërtimeve e kuptimeve kohore e modele te paskajores ne prozën e Camajt",
14- Adelina Çerpja & Anila Çepani: "Format e pashtjelluara te foljes ne "Gramatikën" e Camajt dhe ne prozën e tij",
15- Merita Sauku-Bruçi: "Martin Camaj dhe e folmja arbëreshe e Greçit(Avellino) post Camaj",
16- Ludmilla Buxheli: "Camaj gramatikan: rasti i foljes pavetore",
17- Ilirian Martiri: "Çështje te sintaksës shqipe te trajtuara ne veprën e Martin Camajt",
18- Çlirim Bidollari: "Martin Camaj edhe onomast".
Mbylljen e punimeve te Konferencës shkencore, me teme: "Martin Camaj ne kulturën shqiptare", e beri profesor doktor Rexhep Ismaili, i cili nder te tjera: Falënderoj pjesëmarrësit, kumtuesit e materialeve te përgatitura për këtë Konference shkencore, kushtuar nje nder albanologeve me më zë te diasporës shqiptare, siç është Martin Camaj, si dhe tha: Nderuan këtë Konference: Z/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halil Shamata, bashkëshortja e Martin Camaj, doktoreshë Enrika Camaj dhe Kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj.

***
Konferenca u mbyll me ndjekjen, nga pjesëmarrësit, ne mjedisin e bar-restorant "Sarajet" e nje përformance teatrore me veprën letrare te Martin Camajt, me titull: "Jam larg atyne qe flasin si unë ", me skenar dhe regji nga profesor-doktor Stafan Çapaliku dhe te luajtur nga katër student(dy vajza dhe dy djem) te Akademisë se Arteve te Bukura.

Nga Ndoj Mehilli

Një vlerësim i dyfishtë

Për dekada te tera vlerat njerëzore dukagjinase u anashkaluan, u anatemuan dhe kaluan ne nje lloj izolimi përsa i përket informacionit dhe vlerësimit te punës se tyre ne fushën e artit e te kulturës. Përmasat e vlerave te tyre artistike i kalonin kufijtë krahinore, kombëtarë e bashkërendonin me vlerat artistike te spikatura evropiane. Këtu mund te përmendet Camaj, Koliqi, Palaj, Ndoc Martini e shume e shume te tjerë. Për fatin e mire te Dukagjinit dhe te gjithë komunitetit shqiptar, pas viteve nëntëdhjete, intelektual te devotshëm dukagjinas me vullnet te pathyeshëm e dëshirë te mire kane arritur te evidentojnë vlerat e këtyre figurave qe përbejnë fond te arte ne pasurinë kulturore te këtij vendi. Tashme Camaj apo Koliqi janë dy pika referuese nga studentet e Universitetit "Luigj Gurakuqi" për t'u trajtuar ne tema te ndryshme shkencore, sidomos ne mbrojtjen e diplomave ne Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega Gjuhe-Letërsi. Dukagjini tashme nuk është me nje oazë ku duhen identifikuar vetëm vlerat e se kaluarës, por prodhon njëkohësisht vlera bashkëkohore qe renditen përkrah atyre me te arrirave ne shkalle rrethi e me gjere.
Shpeshherë kisha dëgjuar dhe lexuar për prozatorin dukagjinas Lazer Stani, për këtë krijues te ditëve sotme me plote origjinalitet e identitet te mire formuar ne fushën e letrave. Dhe jo vetëm kaq, studentja e Gjuhe-Letërsisë, dukagjinasja Vitore Kodra, pasi mbaron vitin e katërt me rezultate shume te mira, fiton te drejtën për te mbrojtur diplomën nëpërmes nje teme shkencore. Ishte krijimtaria e Lazer Stanit ajo qe tërhoqi vëmendjen e kësaj studenteje dhe mbështetja qe gjeti tek udhëheqësi shkencor i temës, pedagogu Hasan Lekaj, qe përvijoj pastaj me disa muaj studim shkencor mbi krijimtarinë e tij.
Tema: "Tregime si fermente te nje letërsie tjetër"("Opusi tregimtar i Lazer Stanit") kulmoj me datën 17 korrik 2010, me paraqitjen para nje komisioni shume kompetent te përbëre nga kryetari i komisionit, pedagogu Hasan Lekaj, me anëtar: profesorësh Fatbardha Hoxha(Fishta) dhe pedagogu Arben Prendi. Pas paraqitjes se temës, pati vlerësim unanim me notën maksimale "10"-dhjete. Vlen te përmenden edhe vlerësimet me goje te bëra nga anëtarët e komisionit: Pedagogu Hasan Lekaj, qe u shpreh: "Deri tani kam udhëhequr rreth gjashtëdhjetë tema shkencore, por kjo teme e sotme për Lazer Stanin mund te them se është nder me te mirat, ne mos me e mira e te gjithave qe kam udhëhequr. Përfundimisht mendoj se ia vlen qe ne nje te ardhme kjo teme te përshtatet si nje monografi për Lazer Stanin". Profesorësh Fatbardha beri ketë vlerësim: "E lexova me vëmendje ditën e djeshme ketë teme pikërisht për te bere oponence sot përballë studentes. Pedagogu Arben Prendi u shpreh: "E kam studiuar edhe me pare krijimtarinë e Lazer Stanit, por pas këtyre qe dëgjova besoj se heshtja është nje vlerësim shume i mire"
Ne momentin qe temën po e miratonte Drejtoresha e Departamentit te Letërsisë, prof. as. dr. Ledri Kurti, u shpreh: "Unë do beja nje vlerësim te dyfishte, nga njëra ane vlerësoj krijimtarinë e Lazer Stanit dhe nga ana tjetër vlerësoj shume punën cilësore te bere me temën shkencore nga studentja Vitore Kodra".
I kontaktuar qëllimisht nga ana e jone, pedagogu i Letërsisë se Huaj, Viçens Marku, shprehet shume prerazi duke thënë: "Ne këto vitet e fundit studentet e letërsisë nga Dukagjini për mua kane qene me shume nivel, punëtore, te zellshëm, me intuite e fuqi argumentuese dhe mund te përmend: Lisander Kolen, Came Leken, Ndue Mehillin dhe studenten ne fjale, Vitore Kodra".
Nje falënderim i veçante i shkon pedagogut Hasan Lekaj qe me nje profesionalizëm te larte, afërsi njerëzor dhe përkushtim prindëror udhëhoqi edhe këtë teme shkencore si disa dhjetëra te tjera me pare, duke u kthyer ne nje simbol për UT "Luigj Gurakuqi" për shume e shume kohe. Përzgjedhja e krijimtarisë se Lazer Stanit si teme shkencore dhe vlerësimi maksimal i studentes, besoj se është nje domethënie shume pozitive për çdo dukagjinas dhe nje kumbim shpresëdhënëse se ky komunitet mund ta identifikoje vetveten duke krasitur çdo negativitet dhe duke u thelluar ne lëmin e dijes dhe te kulturës.
Nga Prele Milani

AVENTURA GAZMORE NGA SHOR SOKOLI

Nga Prelë Milani

Prekë Sokoli (Shor emri përkëdhelës) luftoi për krah forcave antizogiste dhe për këtë arsye u dënua nga Gjyqi special politik i marsit 1927 me 101 vjet burg. Gjatë luftës së dytë Botërore u shqua si antifashisti i vjetër së bashku me të vëllanë Lulashin dhe të gjithë meshkujt e fisit të vet, ku siç dihet shtëpia e tij ka qenë baze LNÇ
Shori ka qenë nga mjeshtrit me të hershëm të Shoshit, njeri i këngës dhe i lahutës. Si beqar gjuetarë, ka qenë më shumë i shëtitur, jaran e besnik i cigares, adhurues i gotës por kurrë nuk ra nën pushtetin e saj.
Shori ka lënë pas shumë anekdota gazmore tri prej të cilave ja vlen të zbardhen

Shyqyr që ka pshtue bisha:
Shën Gjoni i Shalës, si çdo partan fisi, festohej gjithmonë me madhështi, prandaj pritej me gëzim të veçantë. Shoshi për tre ditë zbrazej i teri në Shalë. Shori dhe Dedë Ndoc (Ahri), i pari beqari grabitqar dhe i dyti adoleshent ëndërrimtar, u lanë, u ndërruan dhe u pispillosën për t'i renë Shalës gjanë e gjatë. Deda dhitë i la mallim në karmë, kran e barë kishin plot, moti si në verë dejë (pa borë) mal më mal e breg më breg. Shori kishte një ka te shtëpia se bagëtitë e tjera i tagjiste Lulashi në Qafë të Lisit. Kaut i çoj një barrë sanë përpara dhe një kazan 50 okësh plot me ujë të festonte edhe ai sa të kthehej i zoti. Shori dhe Deda filluan shëtitjet argëtuese për 3 ditë me radhë, duke i futë një mendje të stakueme nga të gjitha punët e përditshme. Shori, gjithkund mbante me vete dy qese, njërën me urti, të cilën e çilte me kujdes vetëm kur e lypte nevoja, dhe tjetrën me shpoti e gaz ha-ha-ha e tra-la- la. Pas një shtegtimi të gjatë prej 68 orësh, mes një cikloni të paparë mishi, mjalti, vena, rakia, kosi i kulluem, të lodhur e të "dërmuar" nga e mallkuara pagjumësi, më fund ja mbërritën të ktheheshin në "Itakën" e tyre të dashur. Kur shkoi Shori te shtëpia tha me vete;
- Ta shof kaun, a e ka hangër te tanë një barrë sane që ia pata lanë përpara. Sa hyri në ahur ç'ka me pa, kau mrapshtan, kishte futë kryet në një mjet (gardh ndarës mes vathnave të bagtive), brenat nuk e kishin lanë ta nxirrte ma kryet prej andej. Taroçi i inatosur, kishte shfry gjithë fuqinë e vet duke e shkulë mjetin prej vendit, por qafen prej tij s'kishte muajt me heqë. I ziu budalla, kishte ndejë 3 ditë e net në grevë urie duke bërë xhiro nëpër vath me një mjet varur për qafë, pa hanger kafshatë sanë e pa pi pikë ujë. Sapo i hoqi mjetin prej qafet dhe i dha tagjinë kaut të shumë uritur, Shori dëgjoi zanin e njohur të Dedës që thërriste gjithë potere prej në Curr të Karmës ku kishte lënë dhitë në kullosë ; - O more Shori! O more Shori!
Shori ju përgjigj:
-Ç'ka po thue, more Dedë.
-O kuku se më ka hanger ujku te tana dhitë! Dëshpërimit mallëngjyes dhe të papërmbajtur të komshiut adoleshent, Shori iu përgjigj me një batutë sa gazmore aq edhe ironike që ka mbete në fondin e artë të anekdotave tona popullore. –
-Hajde tek shtëpia! " Shyqyr që ka pshtue bisha!"

Bekimet e Papës:
Në emër të miqësisë së shtrenjtë dhe të lumnueshme mes Shqipërisë dhe Italisë në pranverë të vitit 1940 një përfaqësi e zgjedhur malësorë çakçirbardhë shkuan për një vizitë disaditore në Romë. Pritja, kushtet e akomodimit dhe propaganda që shoqëroi këtë eveniment qenë me të vërtetë pompoze. Gjatë qëndrimit disaditor në Itali kjo përfaqësi në përbërje të së cilës ishte edhe Preka(Shori) u pritën në një takim rezidencial edhe nga vetë Papa Piu i XI. Takimi me Papën gjithmonë konsiderohet si një eveniment i rëndësishëm që jo kushdo e ka fat një gjë të tillë në jetë. Në atë kohë njerëzit një puthje dore të Atit Shenjtë e përfytyronin si një mrekulli fatsjellëse, prandaj kur u kthye Shori në Shosh njerëzit nuk reshtën se pyeturi me një sinqeritet dogmatik, se çfarë bekimesh iu kishte dhënë Papa?! Shori duke përqeshë besimin naiv të disa bashkëkohësve të tij që mendonin se edhe kollomoq, kunguj e patate atë vit do të merrnin më shumë pas bekimeve të Papës, ironizoi në mënyrë lakonike dhe proverbiale:
" Papa me bekimet e tij na dërgoi si dhuratë zheg e veri dhe vrug e tejë" !
- Zhegu, vapa që thau e përzhiti kollomoqet atë vit.
- Vrugu, të cilit nuk i shpëtuan as arat me ujë të bollshëm.
- Teja, që i hyri bimëve në palcë dhe veriu (era) që fryu dhe i rrezoi rrah për tokë. kollomoqet!

Shkurtoja pak bishtin:
Shori shkoi për festën e Shën Gjonit tek nipi i truallit, Sejdi Bala i Bregut të Lumit Shalës. Sipas traditës kur shtrohej tervesa e festës me të tana miradinat e zgjedhuna që kishte një shtëpi malesh, përpara se të fillonte pija hapeshin dritaret, ndizeshin qirat, bëhej kryq, lutej Zoti dhe thuheshin uratë. Sejdi Bala nihej me gisht si një besimtar i devotshëm dhe shumë i përkushtuar. Ky, ritualin e thënies së një rruzareje urtësh, e zbatonte me përpikëri njësoj sikur të ishte në kishë. Sejdia duke u pri uratëve e të tjerët duke i përsëritë, refreni vazhdoi 30-35 minuta, ndërkohë trevesa e mbushur gomilë, ibriku që priste në heshtje dhe gotat bosh natyrisht që e gudulisnin në mënyrë joshëse Shorin. Duroi sa duroi, por Shori në fund e humbi durimin, prandaj ju drejtue të zotit të shtëpisë me shaka:
- "Nipash, shkurtja pak bishtin kësaj urate e t'ja fillojmë rakisë"!
- Të gjithë të pranishmit shpërthyen në të qeshura. I zoti i shtëpisë beri kryq vuri qirin në oxhak dhe filloi darka e gëzuar e festive pa asnjë koment tjetër. Vonë, vonë pas mesnate kur të gjithë të pranishmit u shtrinë të bënin nga një sy gjumë, Sejdi Bala mori uratë dhe filloi të thotë një rruzare në heshtje pranë zjarrit flakada të oxhakut. Shorit, prapë i bani përshtypje urata e Sejdisë dhe e pyeti;
- "Nipash, ç' po ban, a e ke ndermen me fjete gjumë sonte?!
- Po them një uratë për ty more Shori, për mëkatin që bane kur u kthyem në tervesë. Po lutëm për ty që të falin i madhi Zot!
- Thuaj për vete e për mua mos ki dert! Unë, mëkate të tilla bëj për ditë; - tha Shori duke u shkolitë së qeshuri siç e kishte zakon gjithmonë.

Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj"

Politikë asimiluese e kolonizuese e Podgoricës ndaj Malësisë
Shoqata jonë ka ngritur zërin e ka organizuar protesta e bllokim rruge edhe në të kaluarën. Ajo edhe u ka drejtuar e po u drejton letra institucioneve më të larta të Shqipërisë e Kosovës duke treguar e argumentuar se Podgorica zyrtare ka qasje jo të sinqertë ndaj Kosovës dhe qasje asimiluese e kolonizuese ndaj Malësisë së Tuzit, apo Malësisë së Madhe, si e quajnë me të drejtë shqiptarët atje vendin e tyre. Malin e Zi e kishim konsideruar për qengj në kohët e katrahurave, por libri i Ali Dacit "Shtigjet e përgjakura" dhe tani lajmi se është gjetur një varrezë masive afër Andrievicës tregon se edhe ky vend ka hise në krimet e tmerrshme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare të Kosovës, e cila po largohej në zhvendosjen biblike për të shpëtuar nga makineria vrastare serbe. Podgorica fytyrën e saj e ka treguar edhe në aksionin famëkeq "fluturimi i shqiponjës" duke krijuar rrethim të hekurt të fshatrave të Malësisë e duke rrahur, torturuar, burgosur njerëz të pafajshëm e duke përdhosur edhe flamurin kombëtar e madje edhe portretin e Nënës Tereze. Këtij aksioni të tmerrshëm nuk i është kundërvënë as Shqipëria , Kosova zyrtare e madje as disa liderë të malësorëve. Të gjendur në këtë gjendje e duke hetuar se nuk janë të mbrojtur nga shteti amë e as nga askush tjetër shqiptarët atje ndjehen keq dhe të pa perspektivë. Podgorica e trimëruar sepse askush nuk i tërhoqi vërejtjen për dhunën e bërë e për burgosjet në shtatorin e vitit 2006 po vazhdon me elaboratet e saj me qëllim që ashtu si arriti të bëj në Plavë, Guci e Rozhajë, ta bëj asimilimin e kolonizimin edhe të kalasë së fundit shqiptare atje, ë Malësisë së Dedë Gjo Lulit.
Studenti dhe veprimtari i shkëlqyer nga Malësia e Madhe, Anton Lulgjuraj ka nisur te ne një letër alarmuese me fakte konkrete e me fotografi që flasin për angazhimet antishqiptare të Podgoricës drejtuar kundër Malësisë dhe çdo gjëje shqiptare. "Deri në fund të vitit 2003, në këtë territor i cili ka 257 km², jetonin mbi 90% të popullsisë shqiptare, për fat të keq, sot kjo gjendje ka ndryshuar, kjo për shkak të padrejtësive që bëhen ndaj shqiptarëve dhe jetës politike të kohës. Faza e dytë e shpërnguljes ishte viti 1990 – 1995. Kjo fazë do të sillte një situatë shumë të vështirë për vendin, sepse fillon shitja e tokave dhe banesave të shqiptarëve, nga që shumica po e lëshonin vendin dhe me mendim se nuk do të kthehen më në këtë vend i cili nuk ka perspektivë. Sot, 2/3 e shqiptarëve të Malësisë gjenden në SHBA. Politika antishqiptare shfrytëzon rastin dhe ndryshon demografinë e popullsisë duke i sjellë nga veriu boshnjakët e duke i vendosur në qendër të Malësisë, të cilëve u jep kredi me kushte shumë të volitshme. Pseudopolitikanët tanë duke nxjerrë nga goja e tyre vetëm fjalë "patriotike" nuk e shohin të rëndësishme shitjen e tokave dhe nuk reagojnë as nuk kërkojnë mbrojtje me anë të instrumentale juridike. Mungesa e vetëdijes së politikanëve tanë që 20 vite, ka sjellë këtë situatë në të cilën gjendemi sot. Me regjistrimin e popullsisë në vitin 2003, Malësia kishte mbi 12000 banorë, nga të cilët mbi 9600 ishin shqiptarë. Sot shifrat pothuajse janë balancuar përgjysmë. Ardhja e popullatës boshnjake nga pjesa veriore e Malit të Zi dhe vendosja e tyre në pjesën e Karabushko Poles[1], nuk është asgjë tjetër, përveç projektit asimilues dhe diskriminues të popullatës shqiptare që jeton në trevën e Malësisë. Nga viti 2007 deri në vitin 2010, numri i popullatës boshnjake është rritur për mbi 1000 banorë, çka do të thotë se numri total i tyre është mbi 3000 banorë. Pjesa më e madhe e tyre ka shtëpi të ndërtuara ilegalisht dhe shihet qartë mosndërhyrja e shtetit për të vendosur sundimin e ligjit, ndërsa një pjesë tjetër për një periudhë shumë të shkurtër i kanë fituar të gjitha dokumentet e banesave të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera që ligjërisht duhet një periudhë afatgjatë, por e gjithë kjo bëhet me një qëllim të vetëm! E kundërta ndodh me popullatën shqiptare", ka shkuar në letrën e tij e në emër të Malësisë studenti Lulgjuraj, i cili pastaj një pjesë të fajit për këtë gjendje ua lë edhe Ferhat Dinoshës, që është lidhur në koalicion me partinë në pushtet në Podgoricë e jo me subjektet politike shqiptare. Lulgjura në letrën e tij rikujton shtetin amë( Shqipërinë) se ajo ka obligim kushtetues ta mbrojë pakicën shqiptare, që jeton jashtë kufijve të shtetit amë.
"Këto janë disa projekte "politike", të cilat rrezikojnë të zhdukin një popull autokton, një thesar të pasur kulturor dhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në nenin 8 paragrafi 1, në të cilën garantohet mbrojtja e të drejtave kombëtare e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, do të thotë që të gjitha vlerat kulturore dhe vlerat me rëndësi kombëtare duhet të mbrohen nga Republika e Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se ka përzierje në punët e brendshme të shtetit të Malit të Zi, por përkundrazi ky është një hap pozitiv dhe demokratik me të cilin Shqipëria ndihmon integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi drejt familjes së Madhe të Evropës në të cilën të gjithë hezitojmë të shkojmë", thotë në letrën e tij drejtuar Shoqatës sonë, studenti e veprimtari Lulgjuraj.
Shoqata jonë u ka dërguar letra alarmi qeverisë së Shqipërisë( kryeministrit Berisha) dhe qeverisë së Kosovës shefit të kabinetit të zëvendësministrave të Kosovës me lutjen që ata në kanalet institucionale të angazhohen dhe nga afër të vërejnë e vërtetojnë këto fakte. Shoqata jonë do të vazhdojë të mbetet zë i Malësisë e për Malësinë.

Rrahman Jasharaj

zëdhënës e koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" me seli në Pejë e Tuz ,rraha_j@hotmail.com, tel .044-1o6-392

Ndue Logu dhe jeta e tij!
"Njerëzit bëjnë historinë dhe ajo ju shkon pas. Por ka njerëz qe ende për ta nuk është shkruare historia nga gazetaret, historiane e pse jo edhe nga njerëzit e thjeshte. Nje nder këta qe nje dite do te do ti shkruhet historia është edhe piloti trime nga Brashta e Shoshit, Ndue Logu".
Para shume vitesh, pata lexuare nje shkrim te Hysni Milloshit, ku nder te tjera
shkruante: "Akti heroik i pilotit Ndue LOGU, ishte i pa shoke, sakrifikoje jetën për te shpëtuar jetën e tjerëve! Kure mësuam se ishte nga Dukagjini na u shfaqe para syve Gjon Marashi trupmadhe dhe luftëtarë epik i 1912-ës, i revolucionit
demokra-tiko-borgjez te qershorit 1924-ës, shoku dhe miku i ngushte i Bajram
Currit, partizane dhe patriot i luftës Nacionalçlirimtare, Gjon Marashi i fali
djalin lirisë se atdheut ... Po, Ndue Logu, nipi i Gjonit qe kure nuk diti te mburret me meritat e tjerëve, ku me emrin e Gjon Marashit mburreshe mbare Dukagjini».(gazeta Z. P, me 28 nëntor 1986)
Te shkruaje nje gazete te gjithë nuk ngopem se shprehuri për komandantin, shokun, mikun dhe patriotin Ndue Logu, qe pata fatin e mire te jem pranë tije ne regjimentin e helikopterëve ne Farke te Tiranes. Aty njoha për here te pare burrin shtat larte Gjon Marashin, i veshure ne çakçirë e xhamadan, kapuçi i bardhe ja rriste ma shume madheshin këtij dukagjinasi qe kishte ardhe nga Brashta e Shoshit për te pare nipin duke pilotuar gjigantin me helika .
Po, kush ishte Ndue Logu?! …
Ndueja, lindi me 6 maj te vitit 1940 ne fshati e vogël te Brashtes se Shoshit, ne Dukagjin, ne vitin 1947. Pa i mbushur ende 7 vjet, bashke me vëllanë tjetër, Markun, nisin rrugën zbathur drejte arsimimit. Ne fillim ne Xhane te Pultit, e ma vone ne Shkodër. Këtu fillon jeta e Ndues, pa kaluar vetëm 7 vite, pra ne vitin 1954, zgjedh me dëshirë gjimnazin, shkollën ushtarake "Skënderbej", te cilën e mbaroje ne vitin 1958. Siç na tregonin shokët e tije te ngushte, si: Et'hem Mehmeti, Albert Shkurti e shume te tjerë: "Ndueja ishte i pari nga maturantet qe shfaqi dëshirën për te vazhduar studimet e larta te aviacionit ... ne do te bëhemi pilote thoshte dhe hapte krahët dhe na improvizonte fluturimin me avion".
Ndueja, pas përfundimit, me nota shkëlqyeshëm ne shkollën e aviacionit ne Bashkimin Sovjetik, kthehet ne Tirane për tu përballure me shume detyra te vështira, ditën dhe natën, ne kushte shume te vështira atmosferike.
Jeta e pilotit Ndue Logu, ka histori te shumta për nje karriere 25 vjeçare, ne detyra te shumta, si: pilot, komandant treshe, komandante skuadrilje, zv/komandante i regjimentit, pedagoge dhe kuadër me rendësi ne aviacionin Shqiptare.
Ndue Logu fluturoje me 4 tipa avionësh, realizoje mbi 5000 fluturime dhe qëndrojë me shume se 1100 ore ne ajër ... Nga Vermoshi deri ne Konispol, nga Tropoja deri ne bregdete, nga Breg-Lumi e Brashta e vogël, kush se njohu ketë shqiponje te ajrit, këtë Ndue Log, qe me dhjetëra here ka ditur ta sfidoje vdekjen duke çare mjegullën përmes maleve te veriut kure u dërgonte bukën e nxehte malësorëve ne ata dimra plote bore dhe ngrica.
Ja si shprehen dy shokët e Ndues, Ndoc Selimi dhe Sami Guzina: "Ndues i kishte lezet jo vetëm shtati, por edhe hapi, i kishte lezet jo vetëm muhabeti por edhe cigarja qe mbante ne buze. Atij burri, i pati lezet edhe vdekja. Nje vdekje heroike, vetëmohuese, nje vdekje si Mic Sokoli e Vojo Kushi! Humbjen e Ndues e ndjeu regjimenti, sa lot u derdhen mbi trupin e këtij burri atë dite te 13 shtatorit te vitit 1986, pra 24 vjet ma pare, ne shkallet e pallatit nuk dëgjohej ma hapi vigan i Ndue Logut, shprehej Xh. Spahiu. Kush nuk ishte atë dite për te përcjellë për ne banesën e fundit birin e Dukagjinit, Ndue Logun? Te koka i qëndronte bashkëshortja dhe trashëgimtari i vetëm i Ndues, Kreshnik Logu. Ai, edhe pse jeton ne Itali, shkon çdo vite tek varrezat e dëshmorëve te kombit, aty ku prehet edhe Ndueja përkrahë 32 aviatorëve te tjerë, qe ranë ne krye te detyrës. Ata kane vdekur fizikisht, por jeton emri dhe vepra e shqiponjave te ajrit ne jetën e pavdekësisë … Ka kohe qe kame filluar te grumbulloje material qe sa ma shpejte te jete e mundur, Ndue Logun do ta përjetësoje ne librin tim kushtuar birit te Dukagjinit, Pilotit trim dhe patriot, te pavdekshmit Ndue Mehill Logu, nga Brashta e Dukagjinit.
Nga Gjin Musa,
Rome, Itali, me 27. 09. 2010

Camaj – Parathanës i vendformimit të Neostandartit
nga Ledi Shamku-Shkreli

Kolegë, jemi mbledhë sot përreth Camajt, ndaj Martini s'mund të mungojë. E, më fort se kur flitet për atë vetë, ai duhet me qenë i pranishëm sa herë që flitet për Shqipen – gjuhë amtare e tija dhe jona. Kështu pra, meqë krye-verb i fjalës time sot është Shqipja, përmasa jonë etno-kulturore, ju grish të kthehemi 20 vjet mbrapa në kohë, në 2 dhjetor të 1991, në Seminarin e Salernos kushtuar shtresimeve të shqipes. Ky seminar u çel nga Camaj, pikërisht nga Camaj, dhe nuk është gand që Adolorata Landi dhe Patrizia del Puente zgjodhën atë për me hapë një seminar, i pari i një kohe kur besohej se fryma e lirisë dhe demokracisë do ta rimte sërish edhe pëlhurën tonë gjuhësore të ngrirë nga diktatura. Thashë pak parit se Camaj sot nuk mund të mungojë, ndaj le t'i ndëlgojmë kumtet e tij: "Ka rreth njizet vjet qi në Shqipní po vazhdon proçesi i normalizimit të gjuhës, i cili nuk merr parasysh randësinë e dialekteve e të historisë, ase të dokumentave si: dorëshkrime, tekste letrare etj. Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun për zbatimin e normës, qi në të vërtetë âsht vû në jetë me dhunë, i përket Stalinit. Hoxha (nuni i saj sipas Camajt) në vend të gjuhës, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mâ mirë, nji prej nëndialekteve të tosknishtes lindore. Cdo variant tjetër gjuhsor letrar u ndalue, në veçantí ai i veriut. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, në veçanti përbâsja e saj perëndimore, qi âsht zhvillue në hapsinën prej bregut shqiptar të Jonit deri në Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbëreshe të Italís jugore. Këtu âsht trashigue nji traditë letrare e zgjedhun e tanë sqimtí, e ngjashme me klimen e butë mesdhetare".
Ngula këmbë që për punë të shqipes së përbashkët sot Camaj të shprehej vetë, ashtu shkipët e pa "dragomâj", për t'ia shkëputë kumtet e tij cergave tjetërsuese, të cilat vijimisht e përmes manipulimesh, e kanë cilësuar si hiperlokalist, anti-unitar e anti-kombëtar. Porse Camaj është ndër të rrallët, për të mos thënë i vetmi që iu referohet gjithnjë tri koineve sa herë rrihet argumenti i normës. Ai dëshmon për këtë trinì si in varietate concordia, apo për t'ia dhënë fjalën atij vetë: "për gati nji gjysë shekulli para ardhjes së stalinizmit, tre variantet letrare janë zhvillue lirshëm në nji simbiozë harmonike. Weigand-i, Nahtigal-i, Pekmezi, Xhuvani e deri edhe autorë veriorë si Fishta e Gurakuqi, këshilluen qi unjisimi i gjuhës zyrtare të mbërrihej nepërmjet "avitjes" së këtyne varianteve. Kjo gja duhej me u krye jo në mënyrë të vrazhdë. E në të vërtetë, deri në 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej në nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Në veçanti në Tiranë kryheshin kontaktet e para gjuhësore mes atyne që përdorojnë dialekte të ndryshme; aty kryhet afrimi. Treguesit e këtij afrimi ishte dashtë me u ndjekë me kujdes, duke gjetë rrugën mâ të drejtë për unjisimin e gjuhës".

Në duam ta përmbledhim, kumti kryesor i citimit të mësipërm është se Camaj, njëzet vjet të shkuara, gjykonte se shqipja e përbashkët evolutive, do ta kish pasë epiqendrën e vet të formimit në truallin sociolinguistik të Tiranës kryeqytet. Natyrisht, mendonte Camaj, do ta kish pasë po të mos ja kish zënë vendin Shqipja Totalitare. Madje, shton gjuhëtari, n'atë truall jo vetëm do të latohej entiteti gjuhësor prej miliona replikash kompromise nga çda areal shqipfolës, por po në atë amë sociolinguistikte duheshin zgjedhur edhe elementet rregullarizuese të induktuara (Treguesit e këtij afrimi ishte dashtë me u ndjekë me kujdes, duke gjetë rrugën mâ të drejtë për unjisimin e gjuhës). Nuk është i vetmi Camaj që e mendon kësisoj. Guiraud në vitet '70 shkruan: "duhet shqyrtuar mirë ligjërimi popullor parizian, që sot në fakt është ligjërimi popullor i thuajse të gjithë francezëve, apo së paku i atyre që e përdorin frengjishten në mënyrë të natyrshme".
Çfarë ndodhi në fakt në këto 20 vjet? Për nga pikëpamja sociolinguistike gjithë këto kohë lëvizjesh të lira demografike, Tirana, në aspekt gjuhësor, nisi të shërbejë si truall pritës për nivelet dhe regjistrat e ndryshme gjuhësore që konvergojnë aty si ligjërime ardhëse. Saussure pohon se të gjitha gjuhët ardhëse do të ndryshojnë nën trysninë e sistemit gjuhësor pritës; por nuk është vetëm gjuha ardhëse ajo që ndryshon, pasi edhe idioma pritëse pëson ndikime nga përplasja me të parën. Kështu ndodh që trualli gjuhësor konservativ (i Tiranës) modifikon ligjërimet ardhëse, por njëkohësisht modifikohet prej tyre. Nga ky "proces alkimik" lind njëri ndër nivelet më të rëndësishme ligjërimore të Shqipes së Sotme, i cili në terma bashkëkohorë përkufizohet si Substandarti i Metropolit.
Por vini re, është shumë i rëndësishëm fakti që trualli gjuhësor pritës i Metropolit ja ka dalë ta ruajë karakterin konservativ. Për nga pikëpamja strukturore, ky fakt shpjegon edhe pse një pjesë e mirë e akomodimeve të sotme të shenjuesve zyrtarë, akomodime të cilat kryhen prej këtyre forcave vetëstrukturuese, ndjekin shpesh për inerci hullinë konservative. Ndaj duke i parë në çelës diakronik, shumica e përftesave të sotme, ndonëse rezultojnë si inovacione në raport me normën, në raport me shqipen vetë dhe në thelb të tyre del se shpesh janë konservacione. Nga ana tjetër, prurjet e shumta e të shumllojshme qoftë diatopike, qoftë diastratike që derdhen në Substandartin e Metropolit, janë kryesisht të llojit inovativ. Fakti që këto inovacione përpunohen në një truall gjuhësor, substrati i të cilit, siç e kemi analizuar në punime të mëparshme, është me karakter konsevativ, bën të mundur që neoformat e Shqipes së Sotme të mos jenë mutacione por fraktale të mëtejshme të së njëjtës lëndë historike. Me fjalë të tjera duam apo nuk duam ne, Substandarti i Metropolit bëhet kështu njëri ndër garantët e evolucionit të pandërprerë të Shqipes Publike, i cili jo rrallë rezulton se po korrigjon edhe ndërhyrjet e djeshme subjektive në lëndë të Shqipes. Ndodhemi përpara një situate jo vetëm interesante nga pikëpamja gjuhësore, por edhe historike. Kjo "gjendje" duhet studiuar sa më shpejt, pikërisht se po të shqyrtohet dhe të përkrahet në kohë, do të shpjerë në forcimin dhe rivlerësimin mbi baza reale të kodit gjuhësor mbarëshqiptar. Gjithë kjo ngaqë sociolekti, me epërsinë e tij komunikuese, thyen te çdo idiomë atë që Saussure e quan esprit de clocher - mendësinë e izolimit - dhe vë kësisoj në lëvizje proceset e uniformizimit objektiv. Z. Ardian Vehbiu, lidhur me domosdoshmërinë e marrjes në konsideratë të këtij entiteti nga studiues dhe planifikues të shqipes shkruan se: "në të vërtetë, standardi ekzistues i shqipes e ka potencialin për t'u rishikuar pa çuar kjo në ndonjë shkoqje të identitetit gjuhësor dhe kulturor të shqipfolësve; por se çfarë do të rishikohet pikërisht, dhe si do të realizohet kjo, varet në masë të madhe nga çfarë është adoptuar prej folësve vetë përtej llogoreve dialektore, në atë "rain forest" të biomasës së shqipes së sotme, që është Tirana.
Me fjalë të tjera Substandarti i Metropolit mund të konsiderohet si "gjuhë në kontakt" që farkohet në rastin tonë ndërmjet dialekteve dhe shqipes standarte të të gjitha stileve, ndaj dhe paraqet një fond të pasur gjuhësor. Veç të tjerash është edhe një vënie në provë e gramatikës, duke qenë se bazohet mbi mekanizma pragmatike që priren ta thjeshtojnë sistemin e kodit formal parashkrues. Saussure dëfton se "ai që e krijon gramatikën, e ka në dorë sa kohë s'e ka hedhur në qarkullim; por që nga çasti kur ajo përmbush misionin e saj duke u bërë pronë e gjithkujt, kontrolli del dore. Sikur njeriu të pretendonte se po krijonte një gjuhë të pandryshueshme, të cilën pasardhësit duhet ta pranonin të pacënuar, ai do t'i ngjasonte një pule që klloçkit vezë rose: gjuha e krijuar prej tij, me hir a me pahir, do të përfshihej në rrjedhën që merr me vete të gjitha gjuhët"..
Gjallimi i Substandartit të metropolit është një tjetër element prove në mbështetje të tezës se shqipja, si çdo gjuhë tjetër, zhvillohet përmes një continuum-i gradual evolutiv duke kaluar në këto etapa:
Dialekte → Varietete Krahinore → Shqipe Popullore → Substandart i Metropolit → Shqipe e Njësuar (Standard ↔ Neostandart)
Këtë iter do të ketë pasë në mend edhe Camaj njëzet vjet të shkuara kur tërhoqi vëmendjen tek rëndësia parake e asaj përziemje të vetvetishme që ka ndodhë e ndodh prore në Tiranë. Kjo prurje substandarte popullore, e cila mungon krejt në kodin standart, vijon të ushqejë përditë proceset ristandartizuese të shqipes. Dhe prania e substandartit është në të vërtetë prani e folësit e madje e një folësi kolektiv trashendental, i cili është bartës i shqipes që ka qenë po dhe i asaj që do të jetë. Gjithë këtë trashëgimi kodesh stilesh e regjistrash, të shkruar e sidomos të folur, tok me tharmin unitar të ardhmënisë, Substandarti e ofron pareshtur e përmes procecessh mirëfilli vetërregulluese, në ristandartizimin e shqipes letrare. Dhe në fakt matjet e kanë dëshmuar tashmë se ka lindur e po fuqizohet varieteti Neostandart si formë e thjeshtuar dhe e pasuruar e Standartit, që ka përdorim masiv dhe që gjuhësisht e kulturalisht paraqitet më i hapur se Standarti, pasi mund të përmbushë të gjitha nevojat e komunikimit publik, deri edhe ato praktike e të përditshme. Neostandarti gjendet në kapërcyell të gjuhës së shkruar e asaj të folur. Përbërësit e këtij varieteti del se janë: Substandarti i Metropolit + Tiparet e Gjuhës së Shkrimit. Ky rezultat është mirëfilli pohim i parathanës së Camajt: vendformimi i Neostandartit të Shqipes është Tirana Metropol. Po ashtu matjet dëftojnë se ky Neostandart po realizohet në plotninë e vet diamezike, pra si në rrafsh të folur, ashtu edhe në rrafsh të shkruar.

Neostandarti i shkruar është ai varietet i shqipes së përbashkët me të cilin po identifikohen gjithnjë më shumë përdoruesit e shqipes, duke filluar nga përdorimi i saj si gjuhë publike e deri te përdorimet vetjake nga nxënës, studentë apo shkrues të mesëm. Epërsia e këtij varieteti ndaj normës standarte qëndron pikërisht në dy tiparet karakteristike të tij:
në prakticitetin e repertorit të tij gjuhësor, me të cilin mund të përmbushet një gamë mjaft më të madhe situatash shkrimore, pra jo vetëm situatat thellësisht formale;
në afërinë që ngërthen ky varietet me përdorimet e folura dhe me formate trashëguara të traditës.

Neostandarti i folur është varieteti i Shqipes së Sotme drejt të cilit synojnë gjithë ata përdorues që, duke zgjedhur ta përvetësojnë në të folurën e tyre prestigjin që ofron gjuha letrare, e deskematizojnë dhe e ristandartizojnë vijimisht këtë të fundit në përputhje me kushtet e reja social-kulturore. Natyrisht që Neostandarti i Shqipes së Sotme ka edhe një gjurmë të ndjeshme të pragmatizmit gjuhësor, prej të cilit në mjaft situata ai paraqitet edhe si i varfër në mjete, por kjo çështje i takon më shumë kulturës së gjuhës sesa gjuhës vetë. Dhe si e tillë mund të përballet duke i kundërvënë mes tjerash një edukim gjuhësor demokratik, i cili nxit qarkullimin e mjeteve shprehëse, të atyre mjeteve të simbiozës së trashëgueme siç e quan Camaj, duke pasuruar ksodore kompetencën e mandej performancën e shqipfolësve.
Kolegë, këtu e 20 vjet më parë Martin Camaj përfytyroi ringjalljen e unitarizmit gjuhësor në Shqipen që pat shkizmuar ideologjia. Parathana e tij shenjoi Tiranën e çliruar si vatër të unitarizmit gjuhësor. Njëzet vjet më pas, koha po i jep të drejtë vegimeve poetike e andrrimtare të atij që rrëfeu se: "ngjarjet qi i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku mâ i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar me gjuhën". Kjo që po ndodh në Tiranë është vetëm fillimi i një reforme nga poshtë mbi Shqipen.

Korrupsioni-trashigimi e sundimit peseshekullor osman

- koha na imponon te bajme analogjizma -

MARK BREGU
Për te skjarue ma mire lexuesin do t' kalojmë ne retrospektive, dhe pikërisht ne shekullin XIX, ne periudhën e pushtimit Osmane! Ne mbarim te shekullit XVIII, Perandoria Otomane hyni ne krizën e saj te fundit. Asht e vërtetë, se ajo vijoj me jetue edhe nji shekull si "njeriu i sëmurë i Evropës", dhe u shemb për jete, me 1912. Por kjo zgjatje e saj, ndodhi ma tepër nga shkaku se Fuqitë e Mëdha Evropiane nuk merreshin vesh ne mes tyne se si me nda mirazhin. Dilema e u zbërthye ma ne fund, me ane te shkatërrimit nga mbrenda. Kombësitë e ndryshme qe jetonin ne pjesën Evropiane te Perandorisë, u shkëputen njena mbas tjetrës dhe u bashkuan ne mes tyne për me i dhanë Perandorisë Otomane grushtin e fundit vdekjeprurës. Faktorët qe shkaktuan krizën e Perandorisë Otomane ishin te shumte. Por, burimi i tyne i vetëm ishte paaftësia e nji sistemi politik dhe shoqnor te kalbun me ndjeke, gjurmët e Evropës qe shkonte përpara ne lamin e demokracisë, te ekonomisë se lire dhe kulture.(Tepër aktuale për kohen tone-M.B.) Ndërsa ne boten Perëndimore, formimi i qeverise behej me ane te zgjedhjeve te Përgjithshme dhe te lira, ndarja e pushteteve ne legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësore, ashtu edhe ndarja e Kishës nga pushteti politik, kthyer ne shtete laike, ishin ba te pranueshme te demokracisë moderne, regjimi otoman vijonte me qeverise si mbas "hardiseve" te Muhametit dhe "sureve" te Kuranit. Sulltani ishte shefi suprem politik dhe fetar. Pushtetin absolut, ai e ushtronte si nje dhurate te Zotit, dhe Populli duhet vetëm t'i bindej dhe te bante "duva" për Padishahun. Me fjale te tjera, te gjithë banoret e Perandorisë ishin ne mëshirë te Sulltanit dhe te nëpunëseve qe ai emnonte neper krahinat. Drejtësia ishte ne duar te kadilerëve, te cilet kishin Kuranin si kod-civil dhe penal.
"Asht afër mendsh se parimet juridike elementare qe Muhameti kishte formulue për nji shoqni primitive fisesh nomade nuk munde te shërbenin për te administrue nji shtet modern ne marredhenje te ngushta me boten e qytetnueme. Kështu qe drejtësia nen sundimin e Sulltanit ishte e pa mundun. Fuqia arbitrare dhe ryshfeti përdoreshin për te da gjyqet ne mes qytetareve. Korrupsioni kishte hy deri ne palcë te administrates shtetërore për te sigurue pasunine, te drejtat dhe lirinë e tyne personale. Çdo zyrtare i shtetit, prej Krye Vezirit ne Stamboll e deri tek Pashallarët e krahinave, përdornin ofiqet qe u kishte ngarkue Sulltani, për pasunimin e tyne vehtiak. Ata grabitnin dhe persekutonin vete qytetaret e Perandorisë qe e kishin për detyre me i mbrojte nga kusarët dhe hajdutet. Viktima e shum vuajtun e këtij regjimi arbitrar dhe anarkik ishin sidomos nënshtetasit kristiane te Sulltanit. Ata ishin "rajatë" qe duhej te paguanin haraçin, d.m.th nji takse personale qe simbolizonte shkallen e tyne te ulet ne shoqnine Otomane. Ne shekullin XIX, kur po flitej aq shum për te drejtat e qytetarit dhe për dinjitetin e njeriut pa dallim klase, feje dhe race, pozita e rajave ishte ba e pa durueshme. Asht e vërtetë se kthimi me dhune me fenë muhamedane nuk imponohej ma, por kristianet e Perandorisë Otomane vuanin nga shfrytëzimi ekonomik pakufi dhe nuk kishin as nje te drejte me ankue, as me kerkue drejtësi nga qeveria e Sulltanit. Nji i krishtere munde te pësonte poshtnime, grabitje, madje edhe vrasje nga dora e nji muhamedani pa pesue asnji dënim. As ankimi, as dëshmia e nji kristiani nuk pranohej ne gjyqin e nji Kadiu."-Referenca nga "Historia e Shqipnise", viti 1998, Tajar Zavalani-
I gjithë ky tregim i historianit te shquem, Tajar Zavalani, na ban "apel" qe te mos përsërisim mënyrat anadollake te qeverisjes. "Tingujt" e simfonisë se autorit te sipërcituem duhet te bien si nji sirene alarmi, për t'u shkëputë nji here e mire nga metoda arkaike e qeverisjes me hatarlleqe, me ryshfete, me dallime fetare, krahinore, politike dhe klasore.
Asht premtue qe ne vitin 2003 për ndërtimin e nji Parku Industrial ne Koplik, ku do te punësoheshin 10 000-15 000 punonjës, dhe ky premtim ka mbete ne letër, sllogan fushate!? Po, ne këtë vit, vitin 2003, asht premtue ndërtimi i zonës Industriale ne Shkodër dhe ndërtimi i urës se mbi lumin Buena, dhe nuk dihet se kur do te përfundojnë ...rruga qe lidh qytetin Shkodër me Republikën e Malit te Zi, dhe qe ka shum randësi për zhvillimin e ksaj zone, nuk dimë se kur do te përfundojë ... Hapja e pikave kufitare qe lidhin Malësinë e Madhe e Dukagjinin me republikën fqinj, ishte premtue se do te hapeshin, por nuk jane hapun. Mesa duket, fondet ose "digjen", ose "përvetësohen", ose "transferohen" ne zona te preferueme ...
Çdo qytetar me nji minimum njohjeje ne fushën e historisë, i din pasojat qe na solli pushtimi osman dhe feudalet kolaboracioniste, te cilët sa here e nxorën Shqipnine ne ankand, vetëm për te ruejt pronat dhe ofiqet qe jua pati dhurue pushtuesi. Kujtoni Esat Pashe Toptanin, i cili vetëm për hir te ambicieve te tij, deshi tija baje Shqipnine "kurban" njiherë Serbeve, me 1913 dhe me 1914 kërkoi me rrezue qeverinë e ligjshme te Durrësit duke bashkepunue me Italinë. Dhe, tradhtia kulmon, kur Shefqet bej Verlaci i vendos Viktor Emanuelit, kunoren me Përkrenaren e Gjergj Kastriotit, duke e shpalle "Mbret te Shqipnise"! ...
I solla këto fakte ne kujtesën e atyne qe kane marre mbisupe përgjegjësinë për drejtimin e qeverise dhe te shtetit Shqiptar, qe te jene ma te ndjeshëm ndaj problemeve dhe halleve te bashkëqytetarëve te tyne, dhe tepër korrekt ne administrimin e pasunise kombëtare, dhe për këtë, munde t'i referohen Parlamentit Shqiptar te viteve 121-1924 dhe "luftës" qe bante i madhi Luigj Gyurakuqi ne mbrojtjen e pasunine kombëtare ... dhe kryesisht ne administrimin e burimeve nëntokësore.
Globalizmi, si nji ide e kërkesë e kohës, nuk duhet ne asnji mënyrë te shuaj "flaken" e patriotizmit. Ideali Nacional, ideali mbi çdo ideal tjetër.

NDUE FTONI, HISTORI SUKSESI NE BIZNES

Shteti i Michigan (Miçigan) ka numrin më të madh të emigranteve shqiptar nga  të gjitha trevat Shqiptare. Ky shtet është në veri të SHBA në kufi me Kanadanë. Është shteti që ka industrinë ma të zhvillueme të makinave në botë. Në ketë shtet janë supergjigandet e GM, të Chrysler dhe Ford. Më fjalë te tjera është një shtet totalisht industrial megjithëse ka kushte natyrore për prodhimin e grurit, misrit, patates dhe frutikulturës si mollë e dardha, por industria është dega më e rëndësishme e ekonomisë së këtij shteti. Ky shtet mban vendin e parë gjithashtu të prodhimit te qershive. Kryesisht, prodhimet bujqësore dhe blegtorale janë për konsum të brendshëm shtetëror por që nuk i plotësojnë tërësisht nevojat e konsumatorit.
Michigan ka një klimë me dy stinë të përcaktuara, një dimër i gjatë dhe shumë të ftohtë dhe nje verë e shkurtër dhe  shumë e nxehtë. Liqejte e Michiganit që janë më të mëdhenjtë në SHBA qëndrojnë tre-katër muaj të ngrirë.
Pikërisht, në ketë shtet janë vendosur më shumë se njëqind mijë shqiptar, ndoshta të joshur dhe nga puna neper fabrika dhe pastaj hapja e bizneseve nëpër restorante i ka ba që të zënë vend pikërisht në Michigan. Vendosja e më shumë shqiptareve i përket periudhës mbas viteve 60-të. Të parët janë nga malësia nën Mal të Zi dhe mbas vitit 90-të  vinë dyndjet nga Shqipëria, kryesisht nga veriu i Shqipërisë dhe Korça. Kjo, mbase vjen dhe nga kushtet afërsisht të njëjta më ato në Shqipëri.
Kështu, në një ditë të bukur 1995-ës arrin Ndue Ftoni nga zona e Dukagjinit, fill i vetëm mbasi  gruan dhe fëmijët i ka lënë në Shqipëri. Vetëm më një pale rroba veshë dhe me një borxh të hatashëm për të arrite në "tokën e premtuar", për te nisë një jetë të re e krejt të panjohur, me pak mbështetje në fillim, si për çdo emigrant që merr këto rrugë, filloj punë në restorante duke ba orë shumë e punë që në Shqipëri nuk i kishte shkua nëpër mënd se do ti bante pikërisht në Amerikë, në atë vend që për shqiptarët  ka një emër shumë të madh.
Por falë natyrës se tij, si shpejt  "i gjëtshëm" arriti të lidhë shoqëri të mirë dhe të m'kamun me biznes. Për vitet e para të emigracionit, kujton Ndoja, mos u harrofshin orët pa kufi të punës dhe pothuajse pa gjumë fare. Halli për të dalë nga borxhi dhe për të krijuar mundësitë për tu bashkua me familje janë kohet e pafund të ankthit.
"God Bless America", Zoti e Bekoftë Amerikën, është shprehja që dëgjohet jo vetëm nga amerikanet të cilat janë për tu marrë shembull nga e gjithë bota aq fort që e duan vendin e tyre, Amerikën, por shpesh herë dhe në biseda me miq të vet Ndue Ftoni nuk heziton ta përsërisë edhe ai si gjithë amerikanët e tjerë, pasi thotë se Amerika me dha  letra të rregullta qëndrimi, më krijoj mundësinë e bashkimit me familje (pas tre vitesh të ndare bashkohet në Michigan me grua e fëmijë), më dha të drejtën e punës, të biznesit sikur të isha amerikan dhe të më kishin  lanë pasuni të paret- thotë Ndue Ftoni. Për ketë "God Bless America".
Duke përfitua nga eksperienca e më të mirëve, shqiptarë në Michigan, Ndue Ftoni fillon të hedhe hapat e parë me kompaninë e tij të transportit dhe furnizimit të restoranteve, jo vetëm shqiptare, me mallrat e nevojshme të konsumit.
Kjo daton njëmbëdhjetë vjet më pare. Pra, Ndoja ndenji duke punua për të tjerë vetëm katër vjet e menjëherë me të marre familjen, sikur u çlirua nga barra e rëndë e ndarjes me njerëzit e dashur dhe filloj të hedhe hapat e parë drejt biznesit të tij. Ai, me gjithë intuitën e padiskutueshme të një dukagjinasi të mençëm nuk lenë pa përrëndë dhe falënderua  ndihmën e shqiptareve te tjerë që për Ndojën tash kanë mbete  miq të tij, të cilët nuk kanë hezituar për ti dhanë ndihmën e parë për  "tu kapë" e me ecë me këmbët e veta pastaj. Në fillim me një kamion, e pastaj bleu njëri pas tjetrit të tjerë dhe filloj të bëhej i njohur në rrethet e bizneseve nëpër restorante për korrektesën dhe shërbimin me çmime të leverdishëm për restorantet e kështu për biznesin e ri të Ndojës krijohen hapësira të lira pune falë ndershmërisë dhe përkushtimit te tij në raport me të tjerët partnere në biznes.
"Easter Market" qendra me e madhe e tregut ushqimorë në Detroit, qyteti më i madh i shtetit Michigan, emrin e Ndue Ftonit shpejt filloj ta njoh dhe ta quaj një partner dhe konkurrent i rëndësishëm krahas amerikaneve, italianeve, grekeve, arabeve e izraeliteve.
Pikërisht "Mister Food",  supermarket i biznesmenit izraelit ishte objektivi i Ndue Ftonit. Në atë kohë ky market ishte dominant në atë qendër tregtare. Oferta afro një milion dollarësh që i bën izraleti, kur Ndoja ja kërkon  ta blejë është për të frikua një amerikan të pasur e jo ma nje shqiptarë që pak vite ka në Amerikë. Megjithëse shifra e madhe për tu ble, por vlera e atij supermarketi i kalonte kufijtë disa herë të çmimit të shitjes, nuk e tundin shqiptarin.
Ndue Fton, ketë radhe nuk donë ta "Lëshoj zogun nga dora" dhe i thotë Okey, izraelitit. Kjo ndodhe pesë vite më parë. Nga ai supermarket furnizoheshin restorante në te gjithë metronë e Detroit por edhe deri larg në Grand Rapids, Flint dhe Port Huron qytete te tjera më të vogla se Detroit. Ai supermarket ku punohej gjashtë ditë në javë nga 12-14 orë pa ndalë, me punëtorë të disa kombësive, fillon punë biznesmeni i ri nga Dukagjini i Shkodrës, Ndue Ftoni, një sipërmarrje e hatashme që do të habisin shumë nga shqiptarët që njoftohen tashme  nga mediet e shtetit për ndryshimin e pronarit.
Shqiptari krijon epërsi ndaj pronarit të mëparshëm pasi ai ka pronësi të veten edhe kompaninë e furnizimit me disa kamion, pra punohet në dy fronte pune dhe të ardhurat që izraelitit ja kishte marrë kompania e transportit për Ndue Ftonin, është fitim i sigurte në prapavijën e biznesit.
Ai ruan partneret e fuqishëm të tregtisë më amerikan, por edhe fillon zgjerimin e rrjetit në treg. Kompania e tij nuk ka të ndalur në rrugën drejt rritjes së llojeve te biznesit.
Para një viti blenë me shumë se gjysmë milion dollar super restorantin "The Imperial House" nga më të mëdhenjtë që mund të ketë një biznesmen shqiptar në Amerikë, por edhe nga më të mëdhenjtë në shtetin e Michiganit. Restorant me një kapacitet në salle mbi 1200 vende ndenjur, me pistë vallëzimi dhe skenë këngëtaresh. Kompania "Ftoni", me tre degët e saj është nga më të dëgjuarat e shqiptareve në Amerikë.
Restoranti "The Imperial House", pronë e Ndue Ftonit, pret e përcjell çdo javë  këngëtarë "Yje" të muzikës shqiptare. Në  këtë restorant ka radhë me lista të gjata për të rezervua datat për dasmat e shqiptareve e jo vetëm të tyre, pasi janë dhe të kombësive të tjera që kanë gjete kushtet dhe shërbimet e mira për të kalua ditët e shënuara të tyre në ketë restorant.
Edhe pse Ndue Ftoni është "ngarkuar" në biznes, kjo nuk e ka penguar që të mos jete larg aktiviteteve të karakterit patriotik e kombëtar. Ai se bashku me dukagjinasit e tjerë me banim në Michigan do të krijojnë bërthamën e shoqatës së më vonshme "Dukagjini" në mërgim dhe pikërisht salla e madhe e restorantit "The Imperial House" do të jete mikpritja e aktiviteteve të kësaj shoqate model për nga organizimi nder shoqatat e tjera shqiptare që kane aktivitet në ketë shtet. Përveç këngëve dhe haresë, ata kanë kujtua atdheun, por edhe figurat e rëndësishme te krahinës së tyre.
Një nder to është dhe prifti patriot nacionalist Dom Prekë Ndrevashaj, të cilin, Shoqata "Dukagjini" i propozoj Presidentit te Shqipërisë për ta dekoruar me motivacionin për  "Kontribute të shquara në të mirë të kombit"
Është pikërisht, Ndue Ftoni dhe shoqata "Dukagjini" qe janë promotor i bashkëpunimit të ndërsjellët në mes shoqatave dhe grupeve patriotike qe punojnë dhe jetojnë në mërgim.
Ketë vit, Ndue Ftoni festoj disi ndryshe "Shqurkun e Shoshit". Ajo feste e bazueme ne traditën e hershme të krahinës, kësaj radhe në Amerikë, mori një trajte më moderne dhe falë bujarisë se tij, ajo i ngjante me tepër një spektakli të madh se sa të nje feste lokale. Ne atë festë kishte nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, por jo vetëm te besimit katolik edhe më gjerë.
Kompania "Ftoni " është sponsorja bujare e shume aktivitete me karakter patriot e kombëtar, por edhe kulturor dhe artistik këtu në mes shqiptareve në Michigan. Jo vetëm reklama e kësaj kompanie, por edhe për aktivitete dhe programe speciale Ndue Ftoni ka sponsorizua televizionet shqiptare ne mërgim, radiot dhe revistat që janë në shërbim te shqiptareve në mërgim, larg atdheut.
Ndue Ftoni është pjesë e grupeve të ndryshme të biznesmenëve për tu takuar dhe njohur me biznesmen amerikan, por edhe politikan dhe drejtues lokal ne shtetin e Michiganit, për te diskutuar më shume drejt nevojave te emigranteve për integrimin e tyre sa me parë në Amerike.
Kohet e fundit Ndue Ftoni është pjese përbërëse e nje grupi shqiptarësh qe takohen me ish Presidentin e Amerikës Bill Klinton, takim të cilin e pasqyruan mediet dhe gazetat amerikane te Michiganit, por edhe gazeta "Illyria" që botohet ne Nju-Jork.
Shpesh herë Ndue Ftoni flet me pasion për Shqipërinë. Atje kemi lëne çdo gjë, ne duhet të mos paragjykojmë për vinë politike, të mendojmë që me mundësitë tona të jemi faktor i zhvillimeve të shpejta të atdheut tonë.

Nga RUSH  DRAGU
Michigan Vjeshte 2010

 


Mundesoi botimin e ketij numri, zoteri Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan te SHBA

numrat

part03