part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

79

ANETARI I NDERIT TE SHOQATES "ATDHETARE-DUKAGJINI", LIN DELIJA, NDERI I KOMBIT

Kryesia e Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", me rastin e dekorimit me urdhrin e larte "Nderi i Kombit", piktorin e madh Lin Delija, organizoi nje ceremoni përkujtimore, me datën 20 qershor 2010, ne bar-restorant "Tradita-G&T". Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete te artit dhe te letrave ne qytetin Shkodër, te Dukagjinit dhe krahinave te tjera te Qarkut Shkodër, anëtarë te shoqatës; pjesëtare te familjes se tij. Ketë ceremoni e nderuan bashkëkohësit e Lin Delise. Artisti i Merituar, bilbili i këngës popullor shkodrane dhe i gjithë Kombit, zoti Bik Ndoja dhe Mjeshtri ne pikture, zoti Ndoc Gurashi. Gjithashtu e nderojnë këtë takim autoritete te pushtetit Vendor ne qytetin Shkodër, anëtaret e këshillit te bashkime se qytetit Shkodër, zoti Nik Kodra dhe Ndue Marashaj.
Takimin e hapi, kryetari i shoqates "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj, i cili pasi ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, ne mes te tjerave theksoi: "Jemi mbledhur ne një ceremoni te veçante, për te nderuar veten, Dukagjinin dhe dukagjinasit kudo qe ndodhen, Shkodren dhe shkodranet, me rastin e dekorimit te njërit nga djemtë e shquar te Dukagjinit dhe te Shkodres, piktorin e përmasave Evropiane, me urdhrin e larte "Nderi i Kombit", Lin Deline, pas vdekjes nga Presidenti i Republikës, profesor doktor Bamir Topi. Liria materiale e liria shpirtërore, janë te lidhura ne mënyre intime me njëra tjetrën. Por, a mundet te kemi qytetërim pa njerëz te lire? Jo! A mund te kemi emancipim shoqëror pa njerëz te lire? Jo! Piktori Lin Delija lirinë njerëzore nuk e gjeti ne vendin ku lindi, prandaj kërkojë te shkonte atje ku do te gjente atë, lirinë njerëzore. Atë e gjeti ne Itali, ne qytetin Antrodoko. Ne saj te kësaj lirie, lirisë njerëzore, Lin Delija u be i famshëm, nje nder piktoret më me emër ne Itali dhe ne Evrope, u be ambasadori i Shqipërisë ne atë bote te lire. "Shprehës gjenial te etnosit dhe shpirtit shqiptar, qe duket sikur po kthehet nga rrugëtimi i nisur me se gjashte dekada me pare ne kërkim te lirisë dhe te mundësisë se shprehjes te shpirtit te tij artistik", e vlerësoi Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, piktorin Lin Delija. "Qytetërimi presupozon njerëz te lire, sepse vetëm me njerëz te lire civilizimi konceptohet i realizuar", theksonte Albert Schweiter. Jemi krenar qe Lin Delija, "Nderi i Kombit", është gjaku i ynë dhe ne jemi gjaku i tij".

***
Për te folur: "Për piktorin Lin Delija "Nderi i Kombit", fjalën e mori poeti dhe kryeredaktorit gazetës "Dukagjini", Lazer Kodra, i cili ne mes te tjerave theksoi: Lin Delija, vlere përfaqësuese e Shqipërisë ne Evrope. Madhështia e njerëzve është njëkohësisht edhe madhështia e vendit ku kane lindur, është madhështia e gjuhës qe kane folur, është madhështia e rrënjës gjenetike, është madhështia e vete emrit te kombit qe mban. Shpeshherë ka ndodhur qe jo vetëm ne historinë shqiptare, por edhe ne vende te tjera qe njeriu me gjithë përpjekjet e aftësitë e tij, nuk ka arritur qe te behet profet ne vendin e vet e, kjo ndoshta me rëndom se kudo ka ndodhur ne vendin tone.
Për fatin e keq, llava e artit ne shume fusha te tij u derdh nga shqiptaret ne galeritë e bienalet e te tjerëve, por fatlumsisht këta shqiptar te mëdhenj mbrojtën denjësisht identitetin e tyre kombëtar. Ne këtë sfond mund te përmendim vetëm nga Dukagjini: Martin Camajn, Ernest Koliqin, Ndoc Martin Camajn, Lin Deline e shume te tjerë. Këta emra te përmendur nuk janë thjeshte vetëm emra, por janë ambasadoret e artit qe përfaqësuan jo vetëm Dukagjinin, por mbare shqiptarinë ne lëmin e kulturës e artit evropian.
Lin Delija i lindur ne Rus Katolik, me 2 mars 1926, me rebelimin e tij te hershem drejt botes se artit arriti te behej njeri nga piktoret shqiptar me te shquar ne rrafshin ndërkombëtar. Mashkull interesant, i mbështjellë me hijen e misterit, muskulor, mustakoç, symprehte e kureshtar dhe inteligjent, te afronte te gjitha hiret e nevojshme prej nje artisti modern.
Qe ne moshën 10-vjeçare hyn ne kolegjin Françeskan dhe merr mësimet e para nga personalitet , me te njohura te kulturës shqiptare. Afrimitetin e madh e pati me At' Kabashin, i cili e orientoi Deline drejt pikturës, ndërsa miqtë e tij me te afërt qene Luke Kaçaj dhe Zef(Ambroz) Martini. Ne vitin 1948, ne muajin korrik, bashke me Ambroz Martinin detyrohen për t'u larguar nga vendi i lindjes, besoj me te vetmin qellim: Te gjenin përmasat e vetvetes nga qe toka e vet ua kishte mohuar. Pa hyre ne detaje te largimit nga vendi, dua te përmend vetëm thënie nga Pater Ambroz ne nje takim me te, ne verën e vitit2006: "Ishim duke u ngjitur Gurit te Kuq për te hipur ne Mal te Shoshit, u ulem te pushonim pak, por Linin e zuri gjumi. Kishim uri te madhe. Nje bari po zbriste nga Mali i Shoshit për ne Lbriqe. Linit i doli gjumi nga zhurma e hapave te tij dhe, menjëherë e pyeti: A ke buke me veti? Po,- i tha ai, dhe nxori nga çanta nje cope buke e djathë duke ia zgjatur Linit, ndërkohë bariu pyeti: Për ku jeni nis? -Dhe Lini ia ktheu pafe problemit: Jena nise me ik! Unë e shikova me habi dhe kur u largue bariu, i thaçё: Ti ke dal mendsh, por ai vazhdonte te hante bukën me kashata te mëdha. I kërkova me ma dhanë pak, por me tha: Ti nuk e meriton se je frikacak. Ishte i çiltër dhe shume madhështor e befasues njëkohësisht"-shprehet Pater Ambrozi. Ne Jugosllavi, Lini ndahet përfundimisht nga zhguni i fratit dhe regjistrohet ne liceun artistik te Herceknovit. Këtu mbaron studimet për pikture me shume sukses dhe prej këtu regjistrohet ne Akademinë e Arteve te Bukura ne Zagreb, ku ndihej puhia e Evropës veriperëndimore.
Pas shtegtimit ne Rome, ne vitet 1954-1959, ai studion ne këto vite për pikture dhe largohet për te dytën here. Punimet e tij artistike u publikuan ne revistën "Shenjëzat" te drejtuar nga Ernest Koliqi dhe patën nje jehone e për formance dinjitoze ne rrethet intelektuale, jo vetëm te shqiptareve te atjeshëm, por edhe shume me gjere. Pas rreth njëzet vitesh qëndrimi ne Rome, tërhiqet ne provincën e Antrodokos duke themeluar menjëherë Akademinë e Arteve te Bukura. Puna e tij pasionante e cilësore e bene qe te gjithë vendasit ta thërrisnin "Profesori i profesorëve".
Ne vitin 1953 themelon Akademinë e Arteve "Gjergj Fishta", ndërsa 20 vjet me vone krijon nje tjetër Akademi te quajtur "Carlo Cezi" ne vilen Mentuccia ne Antrodoko. Ne vitin 1973 merr titullin "Profesor" pas nje pune shume e shume te gjate. Ne këtë vit njihet dhe miqësohet përjetësisht me At'Danjel Gjeçajn, drejtorin e Radio Vatikanit ne gjuhen shqipe për 40 vjet radhazi.
Ne këtë periudhe ekspozon punimet e tij ne Itali, France, Gjermani e deri ne San Françisko, vepra te cilat mbanin firmën e Lin Delise dhe emrin e nje përfaqësuesi te madh ne fushën e artit për kombin e tij, Shqipërinë. Tematika e këtyre veprave ishte religjioze, erotike, politike e shoqërore. Nder me te dalluarën mund te përmendim kompozimin "Krezmimi". Por nje vend te rëndësishëm ne krijimet e tij zënë edhe portretet e miqve te tij, klerikë te thjeshte, qela te braktisura si: "Frat ne ecje", "Shën Katerina e Aleksandrisë", "Ndeshja e Jakovit", "Anton Fishta", "Mark Volaj", "Benardin Shllaku", "Gasper Thaçi, "Anton Harapi", "Porçesion ne Kishe", "Marjan Prela" e te tjerë. Pavarësisht se i pashkëputur nga tematika religjioze, Lin Delija paraqitet ne infinit i dashuruar pas idilit femëror saqë mund te thuhet se nje grua e zhveshur i ngjante nje perëndie tokësore dhe jo nje profeti te gozhduar ne kryq, kjo duket ne punimet e tij si: "Nudo", "Ana Manuza", "Profili femëror" e shume te tjera si këto, duke veçuar kryeveprën e tij "Madona shqiptare". Ndërsa koralet e Delise janë vepra me dramaticitet shumëngjyrësh te frymëzuara nga qendra popullore, vdekja e martireve, dhe nga masakrat e diktaturës komuniste, nëpërmjet te cilave "prezanton genin artistik te racës se hijshme e inteligjente shqiptare"-shprehet Prel Milani tek libri "Dukagjini ynë", vëllimi i dyte. Ndërsa po aty studiuesi Stefan Çapaliku citohet te ketë thënë: "Këto vepra totalisht tragjike te kujtojnë pushkatimet e Gojës".Temperamenti dhe bota e brendshme e Lin Delise zbulohet edhe nga punimet e tij ku ka te sinkronizuara dorën, mendjen e shpirtin e intelektualit ne mënyrë perfektë, siç janë: "Malësori me gozhup", "Malësori me xhamadan", "Profili mashkull", "Profili femëror", "Vejusha", "Ser Domeniko", "Don Viçenso", "Përbetua". "Rënia e Stalinit", vepër e Lin Delise, simbolizon rënien e komunizmit thuhet ne nje artikull te gazetës "Effimero", ne te cilën theksohet se kjo vepër është nje mesazh subkoshient i piktorit, për atë qe do te ndodhe me vone, është nje denoncim i ashpër i pasuar me nje gëzim shpirtëror antikonformist"-gazeta "Effimero", Rome 1919, muaji prill-maj. Dimensioni artistik i Lin Delise vërtetohet edhe nga shpërndarja e veprave te tij ne galeritë me prestigjioze te Evropës e me gjere.
Vepra "Krishti" gjendet ne Pinakotekën e Vatikanit, dhe kuptohet se këtu mund te gjejnë strehe vetëm veprat e artisteve te kalibrit te larte. Vepra "Nene Tereza" gjendet ne Nju-Jork. Ne museon Comunale di Osimo janë te ekspozuara 17 vepra ne pikture dhe po ne këtë qytet ekziston nje muze kushtuar Mjeshtrit Lin Delija. Miqtë e tij ne Antrodoko i kane ngritur nje muze qe nga viti 2002, këtu miqtë dhe dishepujt e tij Armando Nikoleti dhe Fabio Grossi, te cilët drejtojnë shoqatën "Lin Delija" dhe muzeun kushtuar atij, ne bashkëpunim me koleksionin gjerman Erika Schutz u afrojnë piktoreve te rinj qe dashurojnë pikturën bursa studimi qe mban emrin e artistit shqiptar Lin Delija.
Ne museo della Citta "Lin Delija, Carlo Cessi" janë te ekspozuara 100 vepra ne pikture dhe vizatime, ndërsa ne fondin e tij gjenden 150 te tilla. Koleksione te tjera private te Delise gjenden ne Gjermani, ne galerinë e arteve moderne ne Palermo, ne Sanata Maria del Popole, ne Rome.
Ne vitin 1977, Amando Graciani shkruante: "Lin Delija është nxënës i Batolit dhe Mafait, me nje temperament te afërt me figurën epike te mjeshtreve sllave, veço Ivan Mestoviç, me nje baze kulmore te edukuar prej sugjestionuesve te formave bizantine dhe italike, por me kromozome shijen e Shkollës se Romes".
Kane thëne për Lin Deline:
1- "Ne gjithë këtë fekondohet sekreti i nje njeriu te lindur si piktor, qe është bere nga viti ne vit, për këtë gjuhe e mënyrë te foluri, qe vjen nga rritja e nje stili, qe ndriçon ekzistencën e qe i është bere dhunti njeriut …"-kështu shprehet piktori i shquar bashkëkohor Mario Rivoseki, njëkohësisht shok kursime Linin.
2- "Lin Delija është finese. Është e vërtetë qe kuadrot e tij janë fakte e nje orkestrimi koral. Ne personazhet e tij, ne portretet femërore, ne nudot, ne pijanecët e te tjerë, lexohet shpirti e historia"-marre nga broshura "Vlerat kulturore e konservatorit te Kaliarit.
3- Ndersa gazeta Effimerone, ne nr. 45, Rome 1991, shkruante: "Delija është nje klasik për nga potenca harmonjoze, ne te cilat arti arrin vlera plastike dhe shpirtërore".
4- "Ne veprat e tij gjejmë xhamadanë, tirq, mustaqe all shqiptarçe, veshje kombëtare, gjejmë subjekte shqiptare, gjejmë mbi te gjitha trishtimin e nje artisti pa atdhe", A. Ndreca, gazeta "55", me 16 gusht 2007.
Pak a shume ky ishte Li ndelija, gjyshi i te cilit, Deli Vata, lindi dhe u plak ne fshatin Kish-Arra te Dushmanit ne Dukagjin. Ky ishte pak a shume Lin Delija, sot "Nderi i Kombit". Ky ishte Lini i Madh, qe ashtu siç pati emrin Lin, vërtetë lindi ne emrin e vet e ne emrin e Shqipërisë ne treversën e madhe te artit suksesiv evropian.

***
Për tu njohur me mire, me jetën dhe veprën e piktorit Lin Delija, Nderi i Kombit, për rreth 30 minuta u dha dokumentari: "Lin Delija, piktori i madh dukagjinas". Ky dokumentar, me ndihmën e Konsullit te Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, u përgatitë: nga Luigj Mila-montuesi, Vladimir Banushi-përkthyesi dhe Ardit Kraja-folesi. Me ane te këtij dokumentari u njohëm me shume me portretin e Lin Delise, jetën dhe veprën e tij, te pranishmit morën me shume emocione. Mjaft bukur e emocionuese. Ju lumtë përgatitjen e këtij dokumentari.

***
Pas dokumentarit, u dhanë disa opinione:
Artisti i Merituar Bik Ndonja, moshatar i Lin Delise, i cili solli shume kujtime te jetës se tyre te përbashkët. Ja disa prej tyre: "Jam shum i lumtur dhe falënderoj Shoqatën "Atdhetare-Dukagjini" qe me dha mundësinë për te shpreh disa kujtime për Lin Deline, Nderi i Kombit, i dekoruem nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi. Kujtimet janë te shumta qe kur ishim femi, u rritem bashke deri ne ditën qe diktatura na ndau, duke detyrue Linin si klerik te largohet nga Shqipnia, por kujtimet nuk u harruan. Nji nga keto kujtime asht kur i çova nji kaset me kange qe shpesh i kendojshim bashke dhe nji letër qe i kujtova jetën e kalueme dhe i kërkova ndihme për nipin tem Helidonin qe ta ndihmonte ne rrugën e tij si piktor, i cili sot gjindet ne Amerike duke vijue karrierën e tij te piktorit me shum sukses. Lini, kur asht kthy për here te pare ne Shqipni, ne Shkodër, nuk di si me e shpjegu mallin e gëzimin kur e pashe tek dera e shpis teme. U perqafuem me shum nostalgji e ndejme tuj ba muhabet e tuj kujtu rinin. Ato dite, Lini kishte ne program me krye disa vizita bashke me mu, nder disa piktor te shokëve te tij për dy dite. Mbas vizitave kena shku ne Shiroke e kena kendu si dikur me shume mall. Me Linin u lindme dhe u rritmë ne lagjen Rus i Vogël, ne nji rruge, ne nji shkolle. Ai ishte i prirun për piktore e unë për kange. Neper oborret e lagjes tone edhe me shoke te tjerë shprehnim gjallimin tone feminore me lojnat e asaj kohe qe sot po harrohen, si: top e kal, top e grope, flamur, shkop e cingël, kërcim se nalti, fut-boll, shkop e dojçe, e te tjera e te tjera. Kërkesat financiare për me hap nji shoqate, ishin shum te nalta, por për fat na ndihmoi Gaci, djali i nji pasaniku dhe filluem punën, gjetëm dhomën e punës dhe e pagëzuam "Kryq e shpata". Kryetar u zgjodh Rrok Berisha dhe anëtar te tjerë ishim: Zef Pali-shkrimatr, Lin Delija-piktor, Bik Ndoja.-kangetar dhe për përgatitjen e skuadrës se fut-bollit, e te tjerë. Aktivitet i bajshim ne rast festash. Ne përgatitem dhe dhamë edhe shfaqje, ne te cilat Lini bante dekorin. Kështu vazhduem realizimin e dëshirave tona adoleshente derisa u rritem për te vazhdue avancimin e asaj kohe ne "Shoqata Antoniane", "Dom Boska", "Rozafa" e sa e sa te tjera, te cilat ngritën nalt kulturën shkodrane e shqiptare". I madhi Bik Ndoja, i mbylli kujtimet për Lin Deline, me recitimin e nji poezie modeste kushtue Atij: "Kaq e fort n'mes nesh shoqnia / kur hyna n'kolegjin françeskan / po n'ket shkolle vjen Lin Delija / tuj me thanë mue ku po m'len.
Lini shkollen ka vazhdue / piktura shndrit nder duart e tija / dhe jasht shtetit na ka nderue / Nderi i Kombit ja dha Shqipnija.
Mbas shum vitesh më erdhe te shpija / për mue ishte nji surprize / mir se erdhe o Lin Delija / ta shuajm mallin e rinise.
Anëtari i Nderit te Shoqatës, Mjeshtri ne pikture, Ndoc Gurashi, vijon me kujtimet e tij me shume mallëngjim, si me poshtë: "... Nji 20 nxënës qe vijshim nga shkolla fillore "Françeskane" dhe u vendosem ne gjimnazin françeskan "Ilirikum", ishim shume te dalluem ne fusha te ndryshme. Mes këtyne te rinjve pati nga ata qe ma vone u ban mjeshtra te mëdhenj ne fushën e artit. Lin Delija veçohej, qe ne atë kohe u dallue me vizatimet e tij, por edhe Tonin Harapi ishte i dalluem ne pikture dhe ne muzike; ishin Çesk Zadeja, Tish Daija dhe Tonin Daija qe dalloheshin ne muzike, Zef Kiri qe dallohej ne arkitekture, e te tjerë. Ne ketë grup basha pjese dhe unë, ne fushën e vizatimit. Mbas dy muajsh na prezantuen profesorin e vizatimit, profesor Leon Kabashi, i cili posa ishte diplomue ne Akademinë e Firences, ky hapi degën e pikturës pranë kësaj shkolle. Ditën e pare na tha: Do te bajme nji provim për me zgjedh mate mirët, për ketë do te bajme këto vizatime: disa do te bajshim nji pune ne natyre, ndërsa te tjerët do te kopjofshin modele te ndryshme. Provimi kishte nji kohe te kufizuem, 3 ore. Ma i miri u vlerësua Lin Delija, qe ne te njëjtën kohe ishte gjakue, për tu ba françeskan. Te tjerët u vlerësuan sipas kësaj renditjeje: Tonin Harapi, qe me vone u be kompozitor i Madh; Unë, Ndoc Gurashi, qe vijova deri me sot rrugën e pikturës; Rasim Hasani, qe me vone u be ekonomist; Jonuz Hoxha, qe me vone u be mësues; Zef Kiri, qe me vone u be arkitekt; Ndoc Mjeda qe me vone u be mësues; Ndrek Shkjezi, qe me vone u be aktor; e te tjerë. Kështu me kujdesin e posaçëm te profesor, paderë Leonit, 8 nxënësit me te mire vijuam mësimin ne pikture; ndërsa te tjerët vijuan mësimin e pikturës nen kujdesin e Lin Delise, aq me nivel te larte ishte Ai. Me ketë organizim, vijoj pune deri ne mbyllje te gjimnazit "Ilirikum", ne vitin 1946. Me mbylljen e Kuvendit, Lini kthehet ne shpi. Me vone shkoi ushtar se bashku me Ambroz Martinin. Ata, vijnë me leje, dhe duke qene Abrozi nga Thethi, fshat ne afërsi te kufinit, merre me vete Linin dhe se bashku largohen nga Shqipenija. Nga Podgorica, fillon odiseja e tij artistike. Jam krenar qe shoku i im Lin Delija asht dekorue me urdhnin "Nderi i Kombit".
Fjalën e mori dhe punonjësja e bibliotekës "Luigj Gurakuqi", zonjusha Arjeta Ferlushkaj, e cila ne mes te tjerave u ndal: "Ndjeva shume emocion, jo vetëm për Lin Deline, Nderi i Kombit, këtë shqiptar, dukagjinas te Madh, por emocionet me rriten me shume nga puna e Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini". Unë jam bashkëpunëtore, veçanërisht ne gazetën e saj "Dukagjini", dhe nuk është hera e pare qe marre pjese ne veprimtaritë e kësaj shoqate. Bëjnë pune shume te lavdërueshme, janë organizator te mire dhe me shume emocion sjellin para auditorit tematiken përkatëse. Ju lumtë dhe u faleminderit.".
Përshëndeti të pranishmit mbesa e piktorit, Silva. Më pas, kryetari i shoqatës lexoi tre vendime te kryesisë se shoqatës: Ju dha titulli "MIRENJOHJE" e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini": Komunës se Pultit, me këtë motivacion: "Për mbështetjen dhe kontributin e dhenë me krijimin e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe ne vijimësi ne realizimin e misionit te saj"; këngëtari Preke Mrisha, me këtë motivacion: "Për gatishmërinë dhe kontributin e dhëne në prezantimin me sukses të shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" në të gjitha veprimtaritë artistike dhe kulturore te saj" dhe koreografit Aldo Nika, me këtë motivacion: "Për gatishmërinë dhe kontributin e dhenë me grupin e valleve ne prezantimin me sukses të shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" në të gjitha veprimtaritë artistike dhe kulturore te saj".
Pastaj, ne mbyllje te veprimtarisë, theksoi: "Nga kontributi i personalitetit te kulturës dhe te artit, te politikes dhe te ekonomisë, te historisë, te shkencës dhe te atdhetarisë si dhe te tjera fushave te jetës se nje nacionaliteti, nacionalitetet njihen. Pra, përveç gjuhës, nje nacionalitet njihet dhe nga ngjarjet e tij nacionale, si dhe nga ata qe kane qene dhe janë personazhe te këtyre ngjarjeve, organizator dhe aktore te tyre, te cilëve duhet tu jemi mirënjohës brez pas brezi, sigurisht, për ato figura dhe personaliteteve qe nuk i kanë shërbyer pushtuesit. Ne, nuk na mbetet gjë tjetër, por te jemi mirënjohës, te tregojmë se ndjehemi krenar për veprën e tyre. Me dekorimin me urdhrin e larte "Nderi i Kombit", piktorin e madh Lin Delija, nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, vërtetë është respektuar jeta dhe vepra e Lin Delise, por mbi te gjitha është respektuar vetja, është respektuar Shqipëria, Shkodra dhe Dukagjini. Ne emër te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", falënderoj Presidentin e Republikës dhe këshillin presidencial për dekorimin e piktorit te madh Lin Delija, por mbi te gjitha, për punën e madhe qe po bëjnë, ne vlerësimin figurave dhe personaliteteve shqiptare kudo qe kane ndodhur dhe ndodhen, për kontributin qe kane dhenë dhe japin ne shërbim te çështjes kombëtare. Ju premtoj, se te gjithë strukturat e shtetit Shqiptar, e gjithë shoqëria civile, do te gjejnë tek Shoqate "Atdhetare-Dukagjini" mbështetjen e mundshme ne shërbim te qytetarit, ne shërbim te qytetarisë, ne shërbim te emancipimit shoqërore, te shoqërisë me moralin demokratik.
I përjetësohem qofte kujtimi i Jetës dhe Veprës se Piktorit te Madh Lin Delija, Nderi i Kombit.
Me lejoni, qe ne emrin tuaj dhe te shoqatës te falënderoj: Zotin Gjergj Leqejza, Luigj Mila, Vladimir Banushi dhe Ardit Kraja për përgatitjen e dokumentarit "Lin Delija, piktor i madh dukagjinas"; zotin Mark Zhuri, kryetarin e komunës Temal dhe pronarin e bar-restorant "Tradita-G&T", zotin Gjon Gila, për mundësinë qe na krijuan ne zhvillimin e kësaj ceremonie. Qofshin faqebardhe".
Lavdi jetës dhe veprës se piktorit Lin Delija, Nderi i Kombit!
Nga Gjergj Çuni

PËR NJË JETË FËMIJE…!

Djali i Gjovalin dhe Liza Mollës, Emanueli, prej fshatit Xhan, me banim ne Grude te Re, prej disa vitesh, rreth 12 vjet nuk mbahej ne këmbë, nuk mund te ecte dhe lëvizte vetëm ne këmba-dorës. Atëherë, pas shume përpjekjesh, kjo histori, u tregua ne Itali, ne Shoqërinë Ndërkombëtare te Policisë(I. P. A.) e Lignano Sabbiadoro. Pasi, kjo histori, kjo gjendje shëndetësore e Emanuelit, u diskutua ne personelin e I. P. A-se, u vendos: Kjo shoqëri, ne baze te drejtave qe u jepte statuti i tyre, Emanuelin ta marrin ne Itali, dhe te merrnin masa për ta shtruar ne nje spital qe i përgjigjej sëmundjes se tij dhe te siguronin mundësi financiare e kushte banimi për djalin dhe nënën e tij, Lizën.
Kështu u be. Gjithçka filloi ne janar te vitit 2009, kur personeli shëndetësor arriti ne përfundimin se djali vuante nga nje sëmundje patologjike te rende. Për te arritur deri këtu, I. P. A. ne Lignano me nje letër i drejtohet Drejtorisë Qendrore te Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te rajonit Friuli Venecia Giulia, te cilëve ju kërkua mundësia për ndërhyrje kirurgjikale nga nje prej institucioneve te specializuara shëndetësore te krahinës për ne favor te këtij fëmije. Pas nje pune shume te madhe te administratës, dhe te interesimit personal te Drejtorit te shëndetësisë se krahinës, profesor Vladimir Kosic, u konkretizua arritja ne Itali e Emanuel Mollës, pacientit te vogël 12 vjeçar i infektuam prej patologjisë se rende: "Paraplegia spastica genuflessa bilaterale e per spasticus equinus varus bilaterale", me nënën e tij-Liza. Ne aeroport e priten drejtuesit kryesor te I. P. A-se. Emocioni ishte i kuptueshëm prej te gjithë pjesëmarrësve ne pritje, nje përqafim solidar, i bene te gjithë pjesëmarrësit ne pritje, te ndërgjegjshëm për emocionin dhe kujdesen për te afrua gjithe bashkëpunimin ne sigurimin e jetës, duke afruar gjithë shpirtin humanitar ndaj këtij fëmije.
Vlerat e kushtimit financiar për kurat mjekësore kirurgjikale kane qene ne ngarkim te krahinës Friuli Venecia Giulia, me vendimin special për shtrim humanitar ne nr: 755/SAN.Su, ne baze te interesimit te kërkuar nga drejtuesit kryesor te I. P. A-se, ne Lignano. Financimi për ditët e kalimit pranë spitalit për fëmijën dhe nënën e tij nga Fondacioni bamirës: "Luchetta-Ota-D'Angelo-Hrovatin" e Triestes, i cili është i interesuar për pritjen e kalimin e ditëve te fëmijëve qe janë viktima te luftës dhe te infektuar prej patologjive te renda.
Përgjegjshmëria e madhe e drejtuesve te I. P. A.-se, dhe te drejtorisë se shëndetit publik te rajonit Friuli Venecia Giuli, përkushtimi i tyre human u konkretizua, kur me 9-12 Tetor 2009, Emanueli është vu ne nen kontrollin e vizitës se pare ortopedike nga ana e doktor Marko Karbone, përmes S. C. O. (Ortopedisë, traumatologjisë, pediatrie e qendrës për trajtimin ne spitalin pediatrie) "Burlo Garofalo" ne Trieste. Ata, te ndërgjegjshme qe kjo është qendra e fundit e sigurisë se suksesit, pavarësisht se ka me u vare prej shume faktorëve te tjerë. Ne rrugën: "Via della Certezza", ku është ky institucion shëndetësor, ka qene qe ne fillim qëllimi i drejtuesve te Drejtorisë e I. P. A. te Lignano, qe jo vetëm për përcaktimin e këtij institucioni, por nuk janë ndalur duke ju dhenë zemër, forcen e entuziazmin e nevojshëm personelit te spitalit, te drejtuesve te pushtetit te krahinës qe morën vendimin e përkatës, por pa u ndalur dhe ne dhënien e kësaj force dhe besimi Emanuelit te vogël dhe nenës se tij-Lizës. Besimi është kura me e mire dhe për këtë, ata, nuk u ndalen asnjëherë dhe vijojnë te mos ndalen edhe tani, pavarësisht se Emanueli ndodhet ne shtëpi, qe prej muajit mars 2010. Ai, do te shkoje ne Itali, brenda muajit korrik te këtij viti, për tu vizituar përsëri. Besimi ne shërimin e tij është i madh. Ata, me doktor Marko Karbone, janë te sigurte se Emanueli, ne prag te festes se madhe, ditën e lindjes se Krishtit, ka për te filluat te lëvizi me këmbët e veta pa e mbajte njeri.
Deri ne Krishtlindje, me mbërritjen ne Itali, ne spitalin "Burlo Garafalo" te Triestes, pas 20 ditësh ka për te heq aparatin e allçinë dhe për te vijuar nje periudhe te gjate rehabilitimi.
Ne revistën e Shoqatës se Policisë Ndërkombëtare, për këtë histori shëndetësore te Emanuelit, Drejtuesit e I. P. A-se shprehin entuziazmin: "L'augurio di tutti noi del Comitato I. P. A. di Lignano, degli amaci della Fondazione Luchetta, dei genitori e familiari è che Emanuele per Natale possa incominciare a muovere i primi passi da solo. Forza Emanuel dovrai mettercela tutta e siamo cosi Certi che il tuo futuro sarà veramente felice"(Urimi i jone, ne te komunitetit te I. P. A-se te Lignano, te miqve te fondacionit Lichetta, te prindërve dhe familjareve është qe Emanueli për Krishtlindje te filloi me lëvizë hapat e para vetëm. Forca Emanuel, leviz, se te gjithë jemi te sigurte se e ardhmja e jote ka për te qene e gëzueshme)

LETER FALENDERIMI-MIRENJOHJE

Ne prindërit e Emanuelit, qe ka lindur ne fshatin Xhan, komunën e Pultit, zone e Dukagjinit, Shkodër, Shqipëri falënderojmë dhe ju jemi plotësisht mirënjohës për gatishmërinë tuaj ne shërbim te djalit tone, për realizmin e nje ëndrre. Nje ëndërr dhe e jona, si prindër qe kemi vuajt çdo dite kushtet e tij.
Unë, Nena e tij, Liza i jam shume mirënjohës personelit drejtues te Shoqërisë I. P. A., shoqërisë te komunitetit lokal te Lignano Sabbiadore, qe me kane prite si te ishim familjaret e tyre. Nje mirënjohje te madhe gjithë personelit mjekësor qe asistuan pranë djalit tone. Fjalët nuk me mastojne për te shprehur tanë mirënjohjen tone për ju dhe Zotin qe ka dhenë force e kuraja ne kushte te vështira, por te shenjta.
Ne fund, nje përqafim prej Emanuelit për ju te gjithë.
Faleminderit, përshëndetje te posaçme, ne, prindërit e Emanuelit.

***
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe redaksia e saj janë mirënjohës për veprën tuaj bamirëse, për Emanuelin tone te vogël.
Shkodër, me 24. 06. 2010

Lettera Di Gratitudine!
Noi, i genitori di Emanuel, nato a Scutari, Albania, ringraziamo e siamo profondamente riconoscenti alla vostra disponibilità ed aiuto verso nostro figlio che grazie a voi ha potuto vivere la realizzazione di un sogno. Un sogno anche nostro come genitori che abbiamo sofferto ogni girono la sua condizione. Io madre Liza sono molto riconoscente alla I.P.A. International Police Associations Comitato Locale di Lignano Sabbiadoro che ci ha accogliate come se fossimo dei suoi familiari. Un grande riconoscimento ai medici e tutto lo staff medico chi hanno assistito mio figlio. Le parole non bastano esprimere tutta la nostra gratitudine verso voi e Dio che vi da forza e coraggio in questa strada difficile ma sacro. E nella fine una grande abbraccio da Emanuel per tutti voi.
Grazie & distinti saluti

***
La associazione patriotic Dukagjini e la sua redazione vi siamo riconoscenti per la vostro opera pia per il nostro piccolo Emanuele.

Scutari , il 24. 06.2010

GJUHA SHQIPE, THEMEL DHE SHPIRT

Gjuha mbart, përhap dhe përcjell përvojat dhe informacionet e popullit që i përket. E folur dhe e shkruar, me mjetet dhe teknikën që ka si ndihmëse dhe pjesë të vetën tani, që nga më të hershimit dhe deri më modernët, nga shkrimet prehistorike të shpellave shenjat, sinjalet, zërat, zjarret, telepatitë, alfabetet, shkronjat, hieroglifët, fjalorët, librat, rrjetin bibliotekar si fantazia e labirintit të Borgesit, medien e shkruar dhe elektronike, CD-të, internetin, heshtjet folëse, etj., etj., duke shtuar dhe ato që nuk janë zbuluar ende e nuk janë shpikur, gjuha ka qenë dhe është mjeti qenësor dhe i vetëm, që bën të kryhet komunikimi i gjithanshëm dhe i gjithekohshëm, veprimtaritë sociale, të prodhohen kultura, shkenca dhe universi i diturisë si dhe ruajtjes së saj, që është po aq e rëndësishme, në mos më shumë, i popullit, e kombit, e atdheut, i popujve dhe botës. Po të dalim tek gjuha jonë, Gjuha Shqipe. Është një pasuri e madhe, mbi të gjitha e shqiptarëve. Si çdo gjuhë, edhe ajo ka brenda bëmat dhe historinë, marrëdhëniet me të tjerët, pushtimet dhe mëvetësinë, zhvillimet dhe gjendjet, arritjet dhe misteret, kodet e fshehta, e te tjera, vetë fatin, gjithmonë sipas ligjësive gjuhësore.
Historia e Gjuhës shqipe është e lidhur ngushtë, sipas kodeve, jo të kuptueshëm nga kushdo, me historinë e njerëzve që e flasin. U ka bërë ballë rrebesheve të kohës, pushtimeve, përpjekjeve për asimilim, denigrimeve, mbylljeve, përçarjeve, standardizimeve gjymtuese dhe është e mbetet frymë dhe shpirt i popullit të vet, përthith dhe ushqen duke qenë njëherësh themel i identitetit.
E lashtë sa folësit e saj, e ardhur nga ilirishtja, ende më thellë, nga pellazgjishtja siç besonin rilindësit tanë, e dëshmuar dhe në toponimì me malet dhe lumenjtë, edhe në homonimì, që shpjegon dhe emrat e perëndive të Olimpit, në bashkëveprim dhe me gjuhët fqinjë, me greqishten e vjetër dhe sllavishten, gjatë pushtimit romak dha dhe mori me latinishten, ndërsa gjatë pushtimit po aq të gjatë otoman, do të ishte e vetmja gjuhë në të gjithë Ballkanin, që do të ndalohej dhe u mbush me barbarizma otomane, por mekanizmi i saj gjithsesi ruajti vetveten, strukturat e veçanta.
Teksa kështjellat shqiptare binin me radhë dhe pirgjet tona rrënoheshin e burrat kapeshin robër e çoheshin të luftonin larg për perandorinë, i vetmi beden (fjalë turke) që s'u shemb, ishin dhëmbët e grave, të nënave, ato gojë që e ruajtën gjuhën amë, që nuset e mëkuan bashkë me qumështin nëpër breza.
Nëse librat e pakët shqip digjeshin nga pushtuesi, folklori mbijetonte bashkë me erën dhe hullitë e arave deri sa të mbërrinim te De Rada, Naimi e Fishta…
E madhërishme, e aftë të mbarte çdo kryevepër botërore, të gjuhëve aq shumë të lëvruara dhe të pasura, e shkruar me alfabete të ndryshëm, Shqipja do të zgjidhte më në fund në Kongresin e Manastirit (1908) shkronjat me të cilat do të shkruhej, ato latine, dhe si vokacion Evropian Perëndimor.
Kur Shqipëria do të fitonte pavarësinë dhe sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, gjuha jonë do të merrte hov, do të gjallëronte e lirë, duke dhënë vepra, ndërkohë shkoi drejt gjuhës së përbashkët letrare, në morsin e standardizimit, që ishte një fitore si e Pirros, me sakrifica të rënda.
Shqipja është gjuhë zyrtare në truallin mbarëshqiptar, në republikat e Shqipërisë dhe të Kosovës sot, dhe flitet dhe jashtë kufijve shtetërore të tyre, në Maqedoni, ku shqiptarët janë dhe shtetformues, edhe në Mal të Zi, por edhe në Itali, në Jug, në ngulmimet e hershme arbëreshe e nëpër diasporë.
Ndërkaq shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë nëpër Evropë dhe Amerikë. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka diasporën më të madhe se popullsinë brenda kufijve të vetvetes.
Njerëzit, kudo që shkojnë, mbartin edhe gjuhën amë, mesazhet e saj të fshehta dhe ndjejnë nevojën e thellë që të mos e humbin dhe ta përçojnë te fëmijët e tyre. Është prejardhje, kulturë, amanet, porosi.
Nëse gjuha s'ka nevojë për valixhe gjatë shtegtimeve, asaj i duhen patjetër libri dhe shkolla. Dëshira për to dhe organizimi.
Visar Zhiti, marre nga revista VOAL "Voice of Albania-Zeri i shqiptareve

Përkrahje publike për intelektualët e mirëfilltë shqiptarë të Kosovës Lindore

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" në vazhdimësi përcjellë rrjedhat e jetës në Malësinë e Madhe e në Kosovën Lindore dhe ndanë dhembjen e shqetësimet me shqiptarët në Hot e Grudë, Trieshë, Kojë, Dacaj, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë për të drejtat elementare që po u shkelen vazhdimisht atyre nga pushtetet antishqiptare në Podgoricë e në Beograd. Në këto përpjekje e për t'u bërë krah e zë i tyre Shoqata ka krijuar lidhje vëllazërore me Ansamble, Grupe folklorike, mësimdhënës, veprimtarë e intelektual nga këto troje shqip[tare të administruara nga pushtetet e huaja e okupuese.
Me kujdes kemi përcjellë situatën edhe në Kosovën Lindore dhe jemi munduar që t'u tregojmë vëllezërve atje se jemi me ta dhe brenda mundësive tona do ta plotësojmë të vërtetën kudo arrijmë në manifestime, takime e festivale. Shoqata"Martin Dreshaj" ka përcjellë me kujdes edhe situatën lidhur me krijimin e një Këshilli të quajtur e të ashtuquajtur nacional për shqiptarët në Kosovën Lindore. Përvojat me Këshilla të tilla të ndërtuara me skenar të pushteteve antishqiptare na kanë obliguar të jemi të vëmendshëm dhe të japim këshillat tona për vëllezërit tonë që jetojnë në trojet e tyre që janë të administruara padrejtësisht nga Podgorica e Beogradi. Kryeqyteti i Serbisë kishte nisur nismën "demokratike" për ta formuar një këshill Nacional edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore e për t' thënë botës se ja sa demokratik është ky vend për pakicat dhe se u lejon organizime edhe me Këshilla nacional . Kjo fjala "nacional" tingëllon" fort e fuqishëm në qarte të caktuar dhe do të ishte bukur po të formoheshin Këshilla të tilla që do ta thoni publikisht realitetin dhe do të merreshin me mbrojtjen, bile të të drejtave elementare të shqiptarëve. Mirëpo Beogradi, si gjithmonë i specializuar për hile , kishte bërë skenar për të formuar një Këshill nacional të shqiptarëve, sipas tekave të veta e pa pyetur intelektualët e veprimtarët e mirëfilltë shqiptarë të atyre trojeve. Ky këshill allabeogradçe do të bëhej po të mos ishin intelektualët e mirëfilltë të Kosovës Lindore, që kishin ngritur zërin e arsyes edhe shqiptarët atje kishin dëgjuar këtë zë dhe kishin bërë të dështojë kjo lojë e Beogradit dhe e disa mistrestecëve plot lavd e punë pak për kombin. Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" del me këtë përkrahje publike për veprimin burrëror e kombëtar të intelektualëve nga Kosova Lindore dhe veçmas të atyre nga Medvegja të cilët me guximin e tyre dhe angazhimet e pastra kombëtare ia ndalen turrin angazhimeve për të formuar një Këshill, i cili do të ishte çdo gjë tjetër, por jo edhe zë i shqiptarëve atje. Këta intelektualë duhet të qëndrojnë dhe kanë përkapjen tonë. Këshilli nacional shqiptar atje duhet ngritur e formuar sipas vullnetit të popullit dhe me votën e tij të lirë e jo sipas skenarëve nga Beogradi e me bekimin e njerëzve që kanë harruar kombin, por jo edhe kolltukun.
Rrahman Jasharaj
zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" me seli në Pejë dhe Tuz të Malësisë së Madhe

PLAKU I MENÇUR

Nje plak, shume i varfër, jetonte diku n nje fshat. Megjithatë edhe mbretërit ja kishin zili kalin e tij te bardhe, me te bukurin ne bote. Ata,i ofruan atij shuma marramendëse qe t'ia blinin, por ai nuk e shiste qe nuk e shiste kalin e tij te bardhe.
Nje mëngjes, ai nuk e gjeti kalin ne stalle. Lajmi mori dhenë dhe pa vonuar, te gjithë banoret e fshatit u grumbulluan para derës se tij dhe si njëzëri filluan ta qortonin:- Ti plak budalla! Ne gjithmonë e kemi mendua se nje dite dikush do ta vidhte kalin. Po ta kishe shitur, do te ishe bere i pasur dhe i lumtur. Po tani?! Sa keq qe je, ti plak budalla!
Plaku, duke ndezur çibukun dhe pa i hequr sytë nga toka, u përgjigj:- "Akoma nuk është koha për te thënë diçka. Gjithçka qe është, është se kali nuk është me ne stallën time, kjo është e vërteta. Nëse kjo është fatkeqësi apo fat, ne nuk e dijë, asi nuk e dijë se çfarë vjen pas kësaj". Njerëzit u gajasen se qeshuri. Ata e dinin se plaku ishte pak i mete nga trutë.
Por, pas pesëmbëdhjete ditësh, kali u kthye përsëri tek plaku. Atë nuk e kishte vjedhur kush por, ishte zhdukur ne pyll. Dhe, solli dymbëdhjetë kuaj te egër me vete!
Përsëri, para derës se shtëpisë se plakut u grumbulluan te gjithë banoret e fshatit dhe i thane:- Plakush, ti ke pasur te drejte. Qe kali nje dite nuk u gjet me ne stalle, vërtetë paska qene fat për ty.
Plaku, ashtu, qete, qete, përsëri u përgjigj:- "Përsëri po shkoni shume larg. Gjithçka qe është, është: Kali u kthye përsëri. Ju lexoni vetëm nje fjale nga nje rresht, si mund ta gjykoni te gjithë librin vetëm me kaq"?
Plaku kishte nje djalë te vetëm, i cili filloi te stërviste kuajt e egër. Nje jave me vone, ai ra nga njeri prej kuajve dhe theu te dyja këmbët.
Te gjithë banoret e fshatit u grumbulluan përsëri te ai dhe i thane:- Ti ke pasur te drejte. Kuajt e egër, për ty dhe djalin tende, sollën vetëm fatkeqësi. Djali yt i vetëm nuk do te mund ti përdorë kurrë me këmbët e veta. Ai ishte mbështetja e vetme e pleqërisë tende. Tani, je njeriu me i varfër dhe me mjeri i botes. Por, plaku përgjigjet përsëri: "Gjithçka qe është, është: Djali im ka thyer te dy këmbët. Askush nuk mund ta dije, nëse kjo është fat apo fatkeqësi. Jeta shfaqet si rrufe dhe ju nuk mundte shikoni me shume".
Nje dite prej ditësh, vendi u përfshi nga lufta. Te gjithë burrat dhe djemtë e fshatit, te detyruar, u nisen për ne front. Vetëm djali i plakut qëndroi ne shtëpi, pasi i kishte këmbët e thyera. I gjithë fshati u mbulua ne zi, pasi humben luftën dhe djemtë mbeten ne luftën e humbur.
Përsëri, te gjithë ata qe shpëtuan nga lufta, nje dite u mblodhën tek shtëpia e plakut dhe i thane : "Ti, përsëri kishe te drejte. Nga ti mësuam se askush nuk mund ta dije se çfarë vjen pas. Këmbët e thyera te djalit tënd, u kthyen ne fat për ju".
Plaku u përgjigj përsëri : "Gjithçka qe është, është: Ju humbet djemtë tuaj ne lufte, ndërsa djali im shpëtoi se kishte këmbët e thyera. Vetëm kjo dihet. Nëse kjo është fat apo fatkeqësi, askush nuk është ne gjendje ta thotë".
Përkthyer nga gjermanishtja,
Leke Imeraj

LETËR MIQËSORE, KOLONELIT NDUE SANAJ

Unë, që po ju shkruaj këtë letër miqësore, jam Besnik Gjonbrati një ushtarak, që për vite të tëra shërbeva në Shkodër dhe që me siguri nuk më ke harruar. Në radhë të parë Ju uroj shëndet e lumturi në familje. Më gëzon fakti që dalja në pension nuk Ju ka dekurajuar e rënduar siç ndodh zakonisht me njerëzit e kësaj moshe, përkundrazi Ju me punën, pasionin dhe përkushtimin vazhdoni të qëndroni i ri, jo vetëm në mendime por edhe në moshë, i freskët dhe i palodhur si në ato vite që jemi njohur dhe kemi punuar së bashku, si edhe me shumë ushtarakë nga e gjithë Shqipëria.
Fakti që unë po Ju shkruaj këtë letër është se, duke kërkuar diçka për veten time në internet, gjeta një shkrim të gazetës Dukagjini, ku midis të tjerash në një intervistë Tuajën, në lidhje me stërvitjen e zhvilluar në Bushat më 1995-ën ishit shprehur: "Ndër këta më kujtohen në mënyrë të veçantë mjeshtri i stërvitjes së vogël N/Kolonel Gjovalin Shyti, mjeshtri i po këtij niveli Kapiten Besnik Gjonbrati ". Të falënderoj, jo vetëm për vlerësimin, por në radhë të parë për vërtetësinë e fakteve të asaj kohe, të cilat kanë qenë tamam sikundër i thoni ju në shkrim.
Nëse doni ta dini, Ju jeni kryefjala e çdo bisede me shokët kur tregojmë dhe kujtojmë me nostalgji kohën kur kemi shërbyer në Shkodër. Kisha dëgjuar nga shokë të mi dukagjinas, që pas daljes në pension i ishit kushtuar një tjetër pune me plot pasion, siç është ajo e Shoqatës "Dukagjini". Ju kini qenë dhe e tregoni edhe tani që jeni një patriot i flaktë i krahinës ku kini lindur, por edhe një patriot i flaktë i çështjes mbarë shqiptare. Dhe këtë më mirë se kushdo e kini treguar dhe merituar me punën që kini bërë si ushtarak kudo që kini punuar dhe shërbyer.
Nuk pretendoj se e njoh me imtësi krahinën Tuaj të Dukagjinit, por duke jetuar në Shkodër për vite të tëra, duke punuar e stërvitur me mjaft njerëz në uniformë dhe civilë me origjinë nga kjo krahinë, si dhe duke lexuar, kam të drejtën që edhe unë të veçoj disa nga figurat më të shquara të kësaj treve që në periudha të ndryshme të historisë i kanë dhënë emër të mirë çështjes mbarë kombëtare si nëpërmjet pushkës, penës, sportit dhe humorit: Mark Lula, Mehmet Shpendi e Gjek Gega; Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi; Mark Prelë Ujka e Voc Deda; Gjon Marashi e Bal Marku; Kushe Micja e Zina Frani; Kol Prela e Martin Camaj; Vas Kiri, Dedë Thani e Ndok Gjeloshi; Mark Plani, Ndue Logu e Mirash Binoshi; Ndrek Luca e Pjetër Gjoka; Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti e Marije Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani; Shaqe Nika, Pina Thani e Vera Bregu, etj e deri tek dukagjinasit e sotëm që vazhdojnë të kontribuojnë në vijimësinë e figurave të Dukagjinit si: profesor-doktor Lekë Sokoli, Ndokë Marku, Vuksan Kola e Tonin Gjuraj; shkrimtari Lazer Stani, poeti Prelë Milani e Lazer Kodra, poetet Tone Deda, Laureta Nika e Ledija Dushi, studiuesit Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e të tjerë, e të tjerë duke përfshirë edhe juve zoti Ndue.
Mendoj se dukagjinasit, për të cilët kam shumë respekt sepse për natyra dhe virtytet janë të njëjta edhe me krahinën time të Kurveleshit, kanë ditur që kanë zgjedhur në krye të shoqatës së tyre një njeri punëtor e të palodhur siç u njoh edhe unë. Mendoj se Ju e meritoni dhe e justifikoni atë plotësisht. Më bëhet qejfi që Anëtarë Nderi të Shoqatës kini, jo vetëm dukagjinas, që nuk jeni pak, por edhe jashtë kësaj treve, siç është edhe inxhinieri i talentuar aq sa vlonjat edhe shkodran, Vasfi Duka dhe plot emra të tjerë të dëgjuar profesorë, historianë e biznesmenë si: shkrimtari Fadil Kraja, dr. Erika Camaj, shkencëtari Ahmet Osja, Mjeshtri në Pikturë Ndoc Gurashi, Piktori i Merituar Zef Shoshi, e te tjerë.
Për vitet që punova e jetova në Shkodër, që s'janë pak por afro 20 vitet e rinisë, ruaj kujtimet dhe mbresat më të mira për të gjithë shkodranët dhe i kujtoj shpesh me shumë respekt. Ndoshta nuk ju besohet, por ditën që unë kam ikur nga Shkodra me plaçkat në makine jam përlotur. Nuk kanë qenë lot koti, por lot që tregonin atë, që unë kisha dhe ndjeja për Shkodrën, e cila mua dhe shumë shokëve të mi nga Jugu na ishte bërë qyteti më i dashur, dashuri që buronte jo vetëm nga bukuria e qytetit, por në radhë të parë nga njerëzit mjaft mikpritës, bujarë e të besës.
Puna si ushtarak më ka bërë si edhe Ju të kem ngrënë bukë e të kem fjetur në mjaft shtëpi shkodrane, sidomos të fshatrave, përfshirë edhe zonën e Dukagjinit (Bregun e Lumit, Theth, Pult, Shosh etj), të cilat na kanë pritur e respektuar si djalin e tyre. Fjala e tyre e ngrohtë "Hosh gjetun" ka qenë e pranishme kudo që kalonim. Sa për dijeni edhe bashkëshortja ime ruan miqësi personale dhe familjare me dy familje shkodrane, njëra nga të cilat është Bardha e Kolë Gurit me origjinë nga Dukagjini. Po ashtu edhe në ditët e pazakonta të ngjarjeve të 97-ës, ishin familjet shkodrane që na strehuan, na dhanë buke e mbi të gjitha treguan në shkallën më të lartë virtytin e mikpritjes e të besnikërinë ndaj shume familjeve nga jugu duke përfshirë edhe familjen time.
Me shumë respekt midis shumë ushtarakëve shkodranë, kujtoj edhe ushtarakët dukagjinas të vjetër dhe të rinj si: Mirash Binoshi, Marash Malaj, Lazër Pjetri, Nikë Pali, Mark Dreni, Mëhill Pali, Kolë Sokoli, Gjon Sokoli, Gjovalin Shyti, Fran Kapaj, Marash Lepeja, Gjelosh Kola, Tringa Muzhaqi, Tom Sanaj, Sokol Gilaj, Ndoc Pali, Kolë Guri, Pal Vuksani, Petrit Cuni, Prekë Cuni, Hil Molla, Gëzim Gilaj etj. Jo pa qëllim ish komisarin tim të parë në karrierën ushtarake, Ndue Cukelin e lash për në fund, por që në fat i takon i pari. Një ushtarak me horizont e zemër të gjerë, i cili në vlerësimin tim është një nga kuadrot më me autoritet e më profesionistë të kohës së tij. Njeri i dashur dhe i respektuar me vartësit e në mënyrë të veçantë me oficerët e rinj, larg çdo dallimi krahinor e fetar. Njeri, që ngelet i paharruar dhe tepër i vlerësuar jo vetëm për mua, por mjaftë shokë e kolegë, që patëm mundësi të punonim me të gjatë viteve 1983 e deri sa doli në pension, e plot të tjerë ushtarakë, por edhe civilë dukagjinas, që ndoshta për momentin nuk më kujtohen, duke ju kërkuar edhe ndjesë. Me këdo nga emrat e përmendur më lart, me siguri që kam kujtime pune e shoqërie, por më të veçanta janë me ata që kam punuar direkt si: Ndue Cukeli, Mark Dreni, Gjon Sokoli, Gjovalin Shyti, Marash Lepeja, Gjelosh Kola, Fran Kapaj, Kolë Guri, Tringa Muzhaqi, Tom Sanaj, Sokol Gilaj, Ndoc Pali, Prekë Çuni, Gëzim Gilaj e ndonjë tjetër.
Histori e kujtime të veçanta me siguri kam me Ju zoti Ndue. Janë histori e kujtime të punës, por midis shumë e shumë të tjerave, do t' Ju kujtoja stërvitjen e madhe në Vermosh më 1988, kur së bashku ecëm në këmbë gjithë natën nga Qafa e Bordolecit për ti dale para batalionit që vinte në këmbë nga Dukagjini. Ju iu shprehët atëherë komandantit të Divizionit se "po marr me vete këtë djalin e rinisë dhe nuk dua njeri tjetër". Në sa e sa stërvitje shtabi, stërvitje komplekse me trupa, kontrolle, gara, aktivitete shkencore të divizionit në Shkodër, ka qenë e pranishme patjetër dora dhe mendja Juaj. Sa e sa harta e metodika mbajnë firmën Tuaj, ku me të vërtetë ishit "Mjeshtër i punës në shtab". Në të gjitha funksionet ushtarake të shtabit dhe drejtuese të nivelit të brigadës apo të divizionit, pavarësisht se kush ishte në krye të tyre, mendimi dhe argumentet Tuaj ishin përcaktuese dhe mirëpriteshin e vlerësoheshin nga të gjithë. Fiziku Juaj i gjatë, i hollë, i drejtë, uniforma ushtarake me çizmet, qillotat, rripin krahaqafë dhe çantën e oficerit në krahë, u bënte të ishit modeli i një ushtaraku, që respektoheshit nga të gjithë në repart, në pallat, në lagje, në qytet, në krahinë e më gjerë. Ju me pjekuri e maturi pranuat dhe u përshtatët shumë shpejt edhe me ndryshimet pas viteve 90-të, si dhe me standardet e reja të NATO-s. I kudo ndodhur dhe i papërtuar, në të gjitha pozicionet e punës ku Ju punuat. Ky nuk është vetëm vlerësim i imi, por mendoj i kujtdo që u njeh dhe ka punuar me Ju.
Edhe në ngjarjet e 97-ës manifestuat këmbënguljen për ruajtjen e reparteve dhe rimëkëmbjen e ushtrisë pas këtyre ngjarjeve të pazakontë. Me shembullin Tuaj personal edhe pse në një farë moshe, punonit vetë me ushtarët nënoficerët dhe oficerët për të likuiduar pasojat e shkaktuara në këto ngjarje, të cilat duke i parë me syrin e sotëm me të vërtetë kemi të drejtë të themi "Çfarë ndodhi vallë".
Por mbi të gjitha unë do të kujtoja gjestin Tuaj human në datën 15 Mars 1997, në një kohë që në Shkodër mbizotëronte një kauzë e rrëmujë e vërtetë, ditë kur shteti me asnjë strukturë të tij nuk funksiononte, Ju së bashku me dy komshinj shkodranë, vëllezërit Esat e Agim Jegeni dhe nipi i tyre, kolegun tuaj, oficerin Agron Sharra dhe mua, në mes të plumbave shkuam në Tragjas të Vlorës dhe çuam atje trupin e të ndjerit, oficerit Sinan Rexhepi, i cili kishte shërbyer dhe bërë emër të mirë në Shkodër dhe që kishte lënë një amanet "Kur të vdes ju lutem më çoni në Tragjas". Dhe ky amanet iu plotësua falë këmbënguljes tuaj dhe të patriotëve të tu, që ushtarakut të vdekur para kohe, me një karrierë të gjatë ushtarake në çdo skaj të rrethit Shkodër, duke përfshirë edhe Dukagjinin, t'i plotësohej amaneti e t'i bëheshin nderet e merituara. Nuk është pak të sakrifikosh veten dhe familjen në ato ditë të vështira. Këtë gjë e bëjnë vetëm ata njerëz që janë humanë si kundër jeni edhe ju.
Ju në punën Tuaj, ishit edhe përkrahës i oficerëve të rinj, për tu arsimuar dhe ecur përpara në karrierë, pavarësisht nga ishin ata, shkodranë, vlonjate, korçare, dibranë, tiranes apo diku tjetër. I tillë kini qenë edhe me mua. Fakti që për disa vite unë punova direkt me Ju në një sektor të vështirë, atë të gatishmërisë dhe stërvitjes, bëri që të përfitoja mjaft falë eksperiencës dhe dashamirësisë Tuaj. Prandaj unë dhe të tjerë si unë kemi të drejtën të krenohemi e të mburremi se kemi punuar me "profesor dhe gjeneral" Ndue Sanaj. Ju problemet ushtarake nuk i shikonit ngushtë, vetëm ato që lidheshin me zonën e Shkodrës ku shërbenit, por largpamësia dhe meraku për mbrojtjen e trojeve tona shkonte shumë më tepër. Nisur nga ky merak dhe profesionalizmi Juaj, do ta quaja në shkallën më të lartë, bënte që autoriteteve më të larta të vendit t' Ju jepnit mendime të hapura e me vlerë se si mund të reformohen Forcat e Armatosura. Pavarësisht sesa ato merreshin në konsideratë, Ju bënit detyrën Tuaj si ushtarak dhe atdhetarë.
Për mua Ju ngelini ndër njerëzit me te respektuar dhe me plot fjalën për nga ana ushtarake Ju jeni një "Gjeneral", gradë të cilën edhe pse nuk arritët ta kishit de fakto, jo për fajin Tuaj, por për vetë historinë e gradave në vendin tonë, por këtë grade de jure Ju e kini fituar, sepse e kini merituar me punën Tuaj shumë vjeçare në ushtri. Këtë gradë Juve ua kanë dhënë të gjithë ata ushtarakë që kanë punuar me Ju, ua ka dhënë edhe krahina Juaj e nderuar Dukagjini, të cilën e kini dashur shumë, aq më tepër tani me daljen në pension që i jeni kushtuar tërësisht asaj. Me të drejtë juve u quajnë "Gjenerali i Dukagjinit". Njerëz të tillë meritojnë respektin dhe vlerësimin e të gjithëve.
Zoti Ndue! Ju lutem pranoni konsideratat e mësipërme, jo si lëvdata, por si fjalë që rrjedhin lirshëm nga goja e një vlonjati siç jam unë, por patjetër edhe e çdo njeriu që nëpërmjet punës u njeh nga afër. Ato janë pjesë e karakterit Tuaj prej ushtaraku të zot dhe të një atdhetari të flaktë.
Duke përfunduar Ju uroj shëndet e jetë të gjatë, lumturi në familje, si dhe suksese në drejtimin e Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini". Urimet me te mira edhe te gjithë dukagjinasve kudo qe ndodhen.
Me shumë respekt e mirënjohje,
Nënkolonel Besnik Gjonbrati

SKANERI I HISTORISE

KARA MAHMUD PASHA: MË RREJTI SHKODRA - MË MBROJTI MALËSIA!

Kur me 1830, Mustafë Pasha i Shkodres u ngujue në Kala për me qindrue kundra ushtrive të rrepta të Sulltanit, kje qitë kushtrimi ndër malsinat, (të Primë prej Hotit dhe Shalës), të cilët zbritën me të madhin yrysh, u turrën mbi ushtrinë Turke, t'ue ba gjak e rrenim e t'ue pritë që edhe Shkodra prej mbrendit me shtue pshtjellim ndër rreshtat e armiqve, por Shkodra nuk luajti aspak, e ushtritë osmane patën kohë me i dalë në ballë malsorve.
Tuba mbas tubash, në një rreth shumë të haptë kje shtri nizami për me shti ndërmjet malsorët, që por si bisha mali turreshin, ku me të madhe gjejshin qëndresën, tue pritë ndihmën e Shkodrës. Në tjetrën anë luftime të rrepta u banë te Gomna e Harapit, buzë Kirit deri sa borrën uzdajën e Shkodrës e panë vetin ka rrethoheshin e në atë rrezik. Atehere, me të shpejtë u drodhën prapa tue lanë në shesh të luftës 50 të dekun, 150 të varruem e 22 vetë të xanum raob. Malsorët në këtë të thyme i morën mni të madhe Shkodrës që nuk ndej në besë dhe malsorët, u betuan me la Shkodrën në gjakun e shokve të bjerrun n'atë ditë.
Mbasi ra Mustafë Pasha, pat marrë sundimin e Shkodrës Ali Nanmik Pashë Mborja.
Luftaret e Mustafës të ikun kapën malet. Ali Pashë Mborja qiti shestën me mbytë të parët e Shkodrës. Desh me fillue me Isuf Begun e Derës së Bushatlive, por pushkët e pritës nuk e kapën dhe mbet rrogtari që kishte mbas vetit. Kjo vrasje kje shkëndija zjarrit të ri. Pazari u mbydh, Shkodra u çue nder armë.
I dha kushtrimi krahit të Dukagjinit, e disa tuba shkodranësh pasi mblodhën katër apo pesëmijë malsorë, ma të shumtën shaljanë, i dolën mshehtas buzë liqenit të Shkodrës, kah Kraja e Ana e Malit e i shtinë ne rreth befas ushtrinë turke që kishte zanë vend në Torobosh.
Zef Harapi,
Dukagjini në dokumente
historike

KLUBI I SHKODRËS

Lajme nga gazetat e hueja na rrëfejnë ndryshëm shkakun e mbydhjes së Klubit të Shkodrës ...
Një telegraf i "Tajmsit"(Times) të Londrës na rrëfen: për shkak myslimanët, të cilët kërkonin domosdo që shqipja ne se mundt të shkruhet, duhet ba vetëm me shkronja arabishte ... Gazeta greqishte "Pyrros" na rrëfen që myslimanët u mblodhën një natë të Ramazanit, ndonjë mijë, e rrethuan klubin dhe kërkonin ta hiqnin se shqiptarët që e bënë ketë klub qenkan vegla të Austrisë. Qeveria, tjetrën ditë e mbylli klubin dhe zbriti tellallin e tij ... Një letër prej Elbasanit na tregon se myslimanët shkodranë u tërbuan kur mësuan se në këto klube janë shkruar 4-5 mysliman dhe menjëherë u hodhën t'i mbyllin dhe pak mbeti t'ua digjnin shtëpitë e atyre myslimaneve që guxuan të shkruhen anëtarë të këtij klubi
Nuk na çuditë fare fanatizma e myslimaneve të Shkodrës, se kurrë nuk ushqyen shpresën e guximshme që mund të bëheshin njerëz të rijnë, pasi u vendos kostitcia. Po çuditemi për qeverinë e cila s'është e zonja t'u vë fre këtyre egërsirave dhe le të bëhet shkak për të derdhur gjak vëlla me vëlla.....
Fan. S. Noli "Kombi",
1908, 25 nëntor, nr. 108
Nënshkruar: Nirvana

Kroni i katundit

Shtegu qi çon te kroni asht shëtitja e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë. Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i këndon nga nji kangë te veçantë, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i këndon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht ... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet ne vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue.
Ernest Koliqi

KOMANI ËSHTË DUKAGJIN

Një pjesë e shkurtë e luginës pjellore laget nga Drini ku shtrihet fshati i Komanit i banuar nga njerëz krenar dhe të paepur të Dukagjinit dhe jo shumë larg gjendet mali i quajtur Kalaja e Dalmaces që në shqip do të thotë "Fortesë Dalmate"
Luigji M. Ugolini
"Shqipëria e lashë"
Ribotimi në shqip i vitit 2009, fq. 51

FALIMINDERIT STALIN

… Veçanërisht angazhimi më i madh personal i Titos u shfaq në ngulimin e tij për ta shkëputur Shqipërinë nga ndikimi sovjetik dhe për ta bashkangjitur Jugosllavisë. Stalini dhe qeveria Sovjetike shfrytëzuan pikërisht pretendimet e pa kufizuara e hegjemoniste jugosllave për fillimin e sulmit kundër Jugosllavisë. Rol të madh në pretendimin e Titos ndaj Shqipërisë kanë luajtur imitimi i pretendimeve sovjetike dhe garancia e dhënë prej tyre. Por Tito u tërhoq me zgjuarsi para kundërshtimit të sovjetikëve dhe të shqiptareve në momentin e duhur duke mbrojtur vetën dhe veprën e vet.
A duhet thënë faleminderit Stalin?!
Millovan Gjilas
"Si e njoha unë Josif Broz Titon",
fq. 35

SHQIPTARËT QË FSHIHEN

Një karakter kryekëput tjetër tregojnë shqiptarët që janë takuar me kulturën. Këta, në shumicë janë njerëz që fshihen dhe nuk ecin, të cilët e kanë humbur frymën e kodit të vjetër të drejtës dhe të nderit shqiptar, pa bërë për vete kuptimin e së drejtës evropiane. Këta i shfrytëzojnë të tjerët pa turp, nuk kanë gjë të shenjtë, shesin nderin e tyre për një arë. Me shqiptarët e tjerë nuk kanë as gjë të përbashkët, përveç lakmisë. Nuk kanë nderë, mohojnë të mirën, që u kanë bërë një ditë më parë, janë heronj me fjalë dhe burracakë në realitet dhe mbajnë vetën për te vetmit përparimtar, për të zgjuar, se nuk njohin normat morale dhe ligjin e hakmarrjes; e mbajnë vetën si mbartës të kulturës evropiane. Fatkeqësisht edhe pas 95 vjetësh, ky vlerësim i ashpër por i drejtë, mbetet konkret për të disa të ashtu quajtur shtresë elitare (pseudo intelektuale, sahanlëpirëse te çdo pushteti)
Goden 1915

Pushkatohet një Anëtarë i K.N.Ç të katundit Plan

Me datë 06. 02. 1945 në Lagjen Nicaj të Shoshit u pushkatua, mbasi u ndodh përpara gjyqit të popullit nga forcat e Brigadës 24 Sulmuese, Vat Marku, anëtarë i Këshillit Nacional Çlirimtar të fshatit te Planit. Veprimtaria e tij kundra L. N. Ç, ishte vërtetue sidomos prej parullave që hapte në popull dhe prej propagandës që bante për me nxitë dezertimin e partizaneve të mobilizuar. Për sabotimin që bante Vata, e vërtetojnë jo vetëm dy partizanët që kanë dezertue të shtymë prej propagandës së tij, por edhe gjithë populli i Planit. Vat Marku i thotë popullit se gjithë Malsia e Madhe ashtë në kambë, Llesh Marshi me fuqitë e veta ka msy Shkodrën! E sa e sa të tjera këso parullash, të cilat porsi shpërblim të fundit i dhanë Vatë Markut çfarë meritonte. Po ky shpërblim i pret të gjithë ata që kanë për të ndjekë rrugën e shtrembër të Vat Markut.
Gazeta Koha e Re, 9 fruer 1945
Përgatitë nga Prele Milani

QYTETËRIMET JASHTËTOKËSORE

A ekzistojnë Alientët?

"Alientët mund të ekzistojnë, por Njerëzimi duhet të evitojë kontaktet me ata pasi pasojat mund të jenë shkatërruese", paralajmëroj të dielën më 25 Prill 2010 shkencëtari nobelist Stephen Hawking."
Ky prononcim befasues, sensacional dhe i pa precedent është gjithashtu një SOS, i cili sinjalizon që në një kohë jo shumë të largët mund të vijnë si "hordhi pushtuese" një numër i papërcaktuar alientësh nga qytetërime të tjera jashtëtokësore. Në këtë kuadër, më tepër fantastiko-shkencor, pasqyrohen dritë-hijet e jetës drejtë të cilave ecë e ardhmja e banorëve të planetit tonë.
"Nëse alientët do na vizitojnë përfundimi mund të ishte i përafërte si atëherë kur Kolombi zbuloj Amerikën dhe u shkaktoj të gjithë ato të këqija banorëve të saj autokton, tha austrofizikanti kozmopolog në një serial televiziv sipas njoftimeve të medieve britanike të ditëve të fundit. Pikërisht avancimi i alientëve drejt nesh ka rrezik të na bëjë shtegtarë në shtëpinë tonë. Ata po vështrojnë për të na "kolonizuar"- deklaroj Hawking. Skenarët e gjyqit të fundi të serive invenstiguese "Nga thellësitë e Universit" të transmetuara në një kanal televiziv të SHBA pasqyrojnë imagjinatën më dramatike për jashtëtokësorët si edhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të një sulmi eventual nga ana e tyre.
Ai, në lidhje me probabilitetin e ekzistencës së alientëve, tha: "Truri im matematik, numrat, më bëjnë vetëm të mendoj në mënyrë sa më racionale rreth tyre."Duke shndritur si fishekzjarrë këto qenie të gjalla të përbindshme, të ngjashme me tufat e barngrënësve, mund të "pushtojnë" pjesë të mëdha të tokës, veçanërisht shkëmbinj dhe zona të shkreta. Ata janë grabitqarë me ngjyrë të verdhë e të rrezikshëm, të cilët pasi gjuajnë prenë e tyre lëshojnë erë të keqe që "fronet" e fantazisë të shkencëtarëve kozmopolog, i kanë arkivuar. Gjithsesi, Njerëzimi tashmë është përfshirë nga orvatjet e tij për kontakte me banorët e qytetërimeve jashtëplanetare.
Në vitin 2008, Agjensia Amerikane e Hapësirës NASA transmetoj këngën e Bitallsëve për "Banorët e Gjithësisë"dhe një mesazh në adresë të atyre qenieve inteligjente që mendohet se ndodhen diku jo shumë larg në rajonin e veriut ose siç quhet ndryshe Ylli Polar 2439.
Por historia e efekteve humanitare drejt kontaktit me alientët i përket një intervali kohor para disa viteve. Sondat Pionier 10 e 11, të cilat u hodhën në orbitë në vitet 1972- 1973 kanë të instaluar një pllakë me pamje nga Toka e Dielli po ashtu të një burri e gruaje lakuriq për të sinjalizuar ekzistencën e jetës inteligjente në planetin tonë.
Sondat 1 dhe 2 që u lëshuan në vitin 1977 bartin secila nga një bazament bakri të veshur me ar si edhe një disk shirit fonogram për regjistrimin e sinjaleve dhe të pamjeve të transmetuara nga Toka", S. H. London (AFP)
Çelësi magjik për zgjidhjen e këtij problemit, sa intrigues po aq me rrezikshmëri të lartë, ndodhet i "fshehur"diku në thellësitë ende të pa eksploruara të Dijes Njerëzore. Shkrimet "Misteret e Jetës" dhe "Legjenda e Ufove" botuar në gazetën Dukagjini Nr. 55 e 59 viti 2008 janë, në vazhdën e hulumtimeve filozofike të pandërprera, përpjekje modeste në përcaktimin e pikave të referimit të nevojshme për përfytyrimet e tipareve më themelore të qenieve inteligjente jashtëtokësore, gjithashtu të mjeteve që ata disponojnë në penetrimin e tyre drejt qendrave strategjike të planetit.
Shkencëtari i madh, mbi bazën e përllogaritjeve të trurit të vet matematik, zbuloj një paralele super-gjigante dhe një fill të kuq të përmasave astronomike, të gatuar në "furrën" e derivateve të zjarrit, në rrugëtimet e tyre të pa fund anë e mbanë Universit. Në gjirin e tij e ka origjinën zanafilla dhe evolucioni i organizmave të gjalla.
Është sine qua non e pamohueshme kompleksi universal i ndërveprimit reciprok në vorbullat e lëvizjeve, transformimeve dhe integrimeve të materies gjatë metamorfozës së kohës pambarim. Në këtë drejtim zbulimi i prejardhjes së qenieve inteligjente, shkalla e zhvillimit ekonomiko shoqëror, mjetet e programet që ata "synojnë" të realizojnë, janë "rezultante"edhe të "kalkulimeve" super-ekstra me tregues, formula dhe ekuacione të integruara të nxjerra nga "kutia" magjike "Made In Universi". Për rrjedhojë, vetëm në një planet në raport me njëmijë miliard-miliard zero planetë të tjerë pas tij lind dhe zhvillohet jeta. Atje fukosohen me një përsosmëri marramendëse grumbullimet sasiore drejt hopeve cilësore dhe domosdoshmëria me rastin të kushtëzuara nga ndërveprimi reciprok i atomeve të 103 elementëve të tabelës së Mendelejevit, të cilët mundësojnë krijimin e jetës nga bota inorganike.
Hidrogjeni, numri një i tabelës në sistemin periodik të elementëve, burim kryesor i energjisë dhe lënda djegëse primare e shumicës dërmuese të yjeve të Universit. Me ndihmën e teleskopit të fuqishëm të hapësirës "Hubble" dhe të teleskopëve të tjerë janë zbuluar mbi 50 miliard galaktika me një mesatare rreth 100 miliard yje secila, vrimat e zeza, yje e mjegullnaja që lindin e shuhen e te tjera. Galaktika e jonë, ku në gjerën spirale të yjeve të saj banojmë, ka një diametër prej 100 mijë vjet dritë ose rreth 9 milion e 500 mijë miliard km.
"Alentët mund të ekzistojnë, por evitoni takimet me ta." Gjithsesi, një hipotezë! Ekziston edhe një mundësi tjetër. Njeriu s'mund të jetë krijesa më e përsosur?! Ka qytetërime më të zhvilluara…! Nëse jo, ata kurrë s'mund të vijnë tek ne! Ardhja e alientëve i takon një intervalit kohor ku mijëvjeçari në vite dritë është baras me një të qindin e sekondës! Natyra është unikale! Universi i pa fund!
Jeta në duart e tua! Botës i kërcënohen shumë rreziqe! Stoqet e arsenaleve kolosale të armëve shfarosëse bërthamore, sera, ambienti, varfëria ekstreme, etja e shfrenuar për para, pushtet e hegjemoni, shfrytëzimi i njeriut prej njeriut, polarizimi i tejskajshëm i pasurisë e te tjera. janë "Shpata e Demokleut" mbi kokë të Njerëzimit.
Nga Luigj TEMALI

PESËVJEÇARI QË "NDREQI" SHQIPËRINË

Babai, pas nje dite te shume te mundimshme ne kërkim te nje pune, dikur, vone ne mbrëmje, u kthye ne shtëpi. U shemb ne karrigen prej druri dhe pa përshëndetur askënd, si shprese te fundit për ndonjë informacion te mundshëm pune, mori gazetën dhe filloi te shfletonte. Njeri nga te gjashte fëmijët e tij, djali pesëvjeçar, nga malli qe e kishte mare për babanë e munguar, nuk po e linte rehat.
Babai, megjithëse ju lut disa here qe ta linte rehat, ai nuk donte qe nuk donte ti hiqej nga prehri. Babai, pasi u mendua për mënyrën se si ta "hiqte" djalin qafe, me ne fund e gjeti. Mori nje flete te gazetës ku ishte harta e Shqipërisë, e grisi ne copa te vogla dhe ja dha djalit. "Merri këto copat e gazetës dhe "ndreqe" përsëri Shqipërinë", i tha ai pesëvjeçarit .
Djali i mori copat e gazetës, u ul ne dysheme dhe filloi qe ta "ndreqte" përsëri Shqipërinë! Babai, duke qene shume i sigurte se e "hoqi" me te vërtete djalin qafe, te paktën për nje kohe te gjate, vazhdoi te lexonte te gjithë njoftimet, nje për nje, me shprese se dikujt do ti duheshin muskujt e tij. Por, nuk ndodhi ashtu!
Pas pak minutash, djali u ngrit ne këmbë dhe ju drejtua te atit: "Babi, unë e "ndreqa" Shqipërinë", i tha ai, i mbushur me plote krenari prej fëmije dhe duke i xixëlluar sytë nga gëzimi.
Babai, duke mos dashur kurrë qe ta besonte atë qe po i thoshte i biri, te paktën kaq shpejt, pa hequr sytë nga gazeta, i tha atij: "Mëso qe ti besh punët mire dhe mos te gënjehesh! Kur ta mbarosh me te vërtetë, me thuaj!".
Por djali ngulte këmbë se e kishte mbaruar me te vërtetë, pra se e kishte "ndrequr" Shqipërinë dhe se nuk po gënjente. Babai, i kthyer nga këmbëngulja e djalit, i hodhi nje sy fletës se gazetës se grisur ne copa te vogla ne dysheme dhe mbeti i shtangur. Pesëvjeçari e kishte "ndrequr" Shqipërinë ne mënyrën me te përsosur, pa asnjë gabim.
Babait, nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pyeste "gjeniun" e vogël se si mundi te "ndreqte" kaq sakte dhe kaq shpejt Shqipërinë???!!! "Ishte fare e thjeshte, o ba"-ju përgjigj ai. "Nga ana tjetër e fletës se gazetës ishte njeriu. Unë rregullova njeriun dhe Shqipëria u ndreq vet", dhe te dy u shtrënguan fort me njeri-tjetrin.
E përgatitur nga Leke Imeraj

PUTANA

Ne Ballkan ka kenë nje zane
E ka pas emnin putane
Sa shume fmi kish lind putana
Ish ndërzye me shejtana
Tan tinëzar e t' tan katila
Fisit t'lasht sllavo-kopila
Qe u shpërndan neper Ballkan
Tuj lëpi ne ç'do sahan
U shumzuan porsi duzina
Carnagora e Cetina
Gjithfarë planesh rrinë tuj tjerre
N'tana luftnat veç tuj bjerr
Dojn Ballkanin me shti ne dore
Me i vu emnin Carnagore
Te tan Shkodra me malsi
E kan pas ket fat te zi
se kur ke t'keqin kojshi
Asnjëherë nuk ke qetsi
Se i keqi shefitar
Tuj t'gerga rrin tash e par
Po e mësyve me marr ikën
Me i kthy shpinën me t'ngul thikën

Kta armiq, kta klysh putane
Te tan vllazen prej nje nane
Tuj dredhe bisht neper Evrope
Si me e marr te tan nga i cope
Sa here ne na mësynë ne male
Nisi gjama ne saraje
Sa herë lufte me ne kan ndeze
Jane kthy mbrapsht me faqe t'zeze

VAJTIMT I ZANAVE

Vajton zana bjeshkëve t'Planit
Përmbi trojet e Pjeter Spanit
Zana tjetër n'Cernagore
Qan ushtarët e saj pa vorre
O moj shkine o mori zanë
Përmbi dhe s'kam me ti lanë

Kur t'varrosi djemtë e mi
Do t'jau qes do dhe për mbi
Djemtë e mi sot po vajtohen
Djemtë e tu po mallkohen

Djemtë e mi i knon lavdia
Djemtë e tu veç pabesia
Djemtë e mi kjahen te votra
I kjane nana, nusja e motra
Djemtë e tu ska kush me i kja
Vetëm qyqet për hava

O moj Zane te mbuloftë loti
Gjithmonë borxh dot jesh te Zoti
Kurrë kjo toke ty s'ka me t' fal
me na vra me flamur t'bardh
Me vra t'parin e djelmnise
Me djeg mren t'zotin e shpise

O moj Zane O Zane gjaksore
Qe vajton n'ate Cernagore
Djemtë e mi kane Përmendore
E djemtë e tu nuk kane as vorre
Tash moj Zane du me m' diftue
Kush ka humb kush ka fitue

Djemtë e mijë heronj kanë mbete
Djemtë e tu se din pse kanë vdeke
Hap'jau kam varrin e gjane
Ti kam fut ka tete ka nane
veç mos harro moj Zane e shkrete
Vorret kurrë s'ke me jau gjete
N'past marak ndokush me t'vete
N'Plan e n'Gjuraj thuj kan mbet

Rapsodi nga Fran Kodra

GRAFIKA TË NDOC MARTINIT

Nga HASAN ULQINI
Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi frymëzoi shkrimtarë dhe artistë, të cilët në veprat e tyre i thurën himne shpirtit liridashës të popullit, dëshirës së tij për të qenë i lirë dhe zot në trojet e veta. Jo rastësisht në këto vite një zhvillim të vrullshëm mori grafika dhe temat më të preferuara të piktorëve shqiptar qe ishin luftërat liridashëse të popullit tonë, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Kështu veproi Theollor Gjini, Murat Toptani, Spiro Xexa dhe shumë piktorë të tjerë të njohur. Me anë të historisë ata i përgjigjeshin ëndrrës dhe aspiratës së popullit që ishte hedhur në luftën për liri.
Në këtë kuadër është dhe një album më dhjetë fletë grafike (viti 1907) i Ndoc Martinit, të botuara nga shoqëritë patriotike të shqiptarëve të Amerikës me gravura në gjuhën angleze.
Kjo tregon se, ndoshta më shumë se për publikun shqiptar këto gravura ishin riprodhuar për të huajt më qëllim që në këto vite, në prag të pavarësisë, t'i bëhej jehonë historisë dhe të konfirmohej gjithnjë e më shumë se populli ynë ishte një popull i lashtë me tradita të shkëlqyera dhe me ndjenja të forta liridashëse.
Në përbërje të albumit janë "Autoportreti", një gdhendje e Pirros Shqiponjë , dy pamje të qytetit Shkodër (Kalaja e Rozafës dhe Lumi i Bunës), Skënderbeu-portret, Djaloshi arbëresh, Nusja arbëreshe, Luftëtarët shqiptar, Shqiptarët kundër turqve dhe Shqiptarët hedhin vallen epike, disa prej të cilave herë pas herë janë riprodhuar dhe në shtypin e kohës, në mënyrë të veçantë grafikët "Skënderbeu udhëheq popullin në luftë kundër turqve". Me një kompozim origjinal, Ndoc Martini na ka paraqitur Skënderbeun mes luftëtarëve.
Mbi një sfond pylli ku, shkrep një dritë e fortë lartësohet figura e kryetrimit kthyer nga publiku me një lëvizje të natyrshme dhe elegante. Ai ka pamjen e një kreshniku të legjendave të Veriut dhe një forcë të madhe shpirtërore. Shpata (piktori me qellim i thyen proporcionet) del tej figurës së kalit duke theksuar idenë se para nesh është një udhëheqës që është sprovuar në beteja të rrepta me armikun dhe që ka dashurinë e pakufishme të luftëtarëve.
Jo pa qëllim luftëtarët me fytyrë të ashpër kompozohen rreth figurës së heroit. Ata kanë veshje karakteristike kombëtare, tirq dhe fustanella, kanë mbathur opinga më lidhëse të gjata. Në këtë pikë, kjo grafikë afron me një vepër tjetër të piktorit, "Zhan d'Arka shqiptare".
Kjo vihet re në kompozimin e figurave, por ndërsa tek e para në sfond janë shkrepat e malësisë, tek ajo gravurë për Skënderbeun është pylli me lisat e gjatë e të drejtë.
Në grafikët e tjera "Kalaja e Rozafës" dhe "Lumi i Bunës" ndjehen nota të thella lirizmi. Çdo mur i vjetër, çdo rrugicë është vizituar me mall e dashuri. Një si tis i hollë mjegulle, një buzëmbrëmjeje, kur dielli perëndon tutje, bie në harmoni më qetësinë e mureve të rrënuar, që dikur ushtonin nga jehonat e luftërave, me qetësinë e transparencës se lumit.
Ndërsa në grafikët "Pirro Shqiponja", "Djaloshi dhe Nusja arbëreshe", piktori ka punuar me kujdes gjer në detajet me të vogla.
Grafika "Shqiptarët hedhin vallen pirike", vlerësohet për harmoninë mes figurave dhe dinamizmit te kompozimit.
Ky album prej dhjetë punimesh e tregon Ndoc Martinin ndër piktorët shqiptar të traditës, që krahas pikturës së kavaletit, po aq kujdes e seriozitet i ka kushtuar dhe grafikes, te cilën e realizuan me cilësi te lartë, duke ju bërë jehonë ngjarjeve kryesore te kohës, kryengritjeve për liri dhe pavarësi. Mjaft shprehëse është piktura e tij, Zhan D' Arka shqiptare e botuar në vitin 1911, në prag të kryengritjes së veriut, në një gazetë kryesore të Francës.
Marrë nga:
Revista Ylli, shtator 1987 fq. 22

***
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", ka nderuar atë, me titullin "Anëtar Nderi" i shoqatës, pas vdekjes, por, mendoi, se është koha qe ky piktor i madh i rilindjes kombëtare te dekorohet nga Këshilli i qytetit Shkodër dhe nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, se me dekorimin e tij, nderojnë veten, i bëjnë nder vetvetes.
Punoi: Danjela Pjetri

95 vjetori i luftës se Planit

Dukagjini ka pjesën e vet te ndritur ne historinë e kombit shqiptare. Ne kuadër te Dukagjinit, Plani ka qene porte dhe kala e pakalueshme për çdo armik. Plani per vlerat e tij patriotike ka marr emrin "Plani i kuq".
Ne, bije e bija te Planit jemi krenar, ashtu siç do te jene krenar dhe brezat e ardhshëm dhe te obliguar, për te paret, gjyshërit e baballarët tanë, ata na kane lenë vlera te mëdha te patriotizmit shqiptar.
Çdo armik, përball Planit është stepur. Plani ka qene varrmihës për pushtuesit. Këtë e ka treguar edhe lufta e Planit ne korrikun e 1915 kundër mbi 3000 ushtareve malazez te drejtuara nga Veshovici dhe te komanduara nga gjeneralët Mhill Spasi dhe Marjan Pasha. Kjo lufte dhe qëndresë është unikale ne shekullin e 20-te, jo vetëm ne Dukagjin, por edhe me gjere. Ne këtë lufte dhe qëndresë, Plani u be porta mbrojtëse për Dukagjinin, duke e detyruar ushtrinë malazeze te hiqte dore ne vazhdimin e realizimit te qëllimeve e te detyrave te marra nga vete Krajli i Malit te Zi, për nënshtrimin dhe çarmatosjen e Dukagjinit. Ushtria malazeze nuk mundi te kalonte përtej hapësirës se Planit.
Ne këtë lufte te pa barabarte ne nje qëndresë dhe heroizëm mbare popullore, dhanë jetën 75 luftëtarë te Planit, ne moshën me te mire (20-40) vjeç, u dogjën mbi 300 shtëpi, 500 stane bagëtish, u asgjësuan dhe u theren mbi 5000 bagëti. Te gjithë hapësirës se Planit ju vu zjarri ku përfshiu edhe pyllin ne te katër fshatrat e Planit, ku armiku veproj, ne te gjithë hapësirën e Planit. Ushtria malazeze zbatoi "teorinë e tokës se djegur", e me gjithë këtë morali dhe heroizmi i popullit dhe i 300 luftëtarëve te Planit ishte shume i larte.
Edhe armikut kjo përballje, lufta ne Plan, i kushtoj shumë. Ushtria malazeze la kockat e shume ushtareve e oficereve, me dhjetëra e dhjetëra te vrare e me qindra te plagosur e te gjymtuar. Krajl Nikolla dhe ushtria e tije mori ne Plan nje grushte te rende, nje mësim qe Dukagjinin e Planin te mos e shikonte me kurrë. I dha nje mësim te dhimbshëm, duke i treguar se Plani ishte nje kocke e forte e pa mundur për tu kapërdi. Këtë e treguan bijtë, populli i Planit, me date 12, 13, 14 e 15 korrik 1915.
Shembull i jashtëzakonshëm është heroizmi i Vat Marku ne Telaj! I vetmi i moshuar qe dha jetën ne këtë lufte e qendrës ne kullën e tij. Ai, se bashku me djalë e me nip e kthyen kullën ne kala, ne kala te pa kalueshme për armikun. Pasi i mbeten te vrare ne lufte djali dhe nipi, me nje batalion te ushtrisë malazeze, plaku Vat Marku u dogj bashke me kullën e tij për te mos ju dorëzuar ushtareve malazez dhe për te mbetur ne pavdekësi.
Heroizmi i rrogëtarit te kishës se Planit nga Mirdita, Mark Prekes dhe i luftëtarit nga Toplana, Mark Sadrise ishte i madh. Ata mbeten përkrah vëllezërve te tyre te Planit për te mbetur gjithmonë te gjalle.
Pushkatimi nga Veshovici e tre krerëve te krahinës se Shalës, Mehmet Shpendi, Çun Nikes dhe Marash Delise, si dhe Nik Cunit nga Xhani, populli i Planit dhe i Dukagjinit i kujton me dhimbje. Për tradhtinë qe u beri këtyre patrioteve, Krajl Nikolla, patrioti Mehmet Shpendi para pushkatimit i la amanetin Dukagjinit: "Toke e Qiell dorëzane i paça lanë / bese armikut kurrë mos me i xane"
Kjo lufte dhe ngjarje e madhe patriotike e popullit te Planit përkujtohet ne Qeresh te Planit, qe me 15 Korrik 1940, me pjesëmarrjen e krerëve te parisë te Dukagjinit, si dhe te meshtarëve bashke me Ipeshkvin e Pultit, ne shenje respekti e mirënjohje te 81 te rënëve, si dhe vete banoret e Planit për luftën dhe qëndresën kundër ushtrisë malazeze, duke e detyruar te ndalet ne Plane dhe te heqë dore për vazhdimin e misionit te saj ndaj Dukagjinit, për nënshtrimin dhe çarmatosjen e tije.
U bëjmë thirrje, intelektualeve dhe biznesmenëve te Pultit dhe ne mënyrë te veçante te Planit, te Gjurajve, te Boksit e te Mgulles, dhe pushtetit vendor te Komunës se Pultit, qe te bëjnë përpjekje te mundësojnë përkujtimin e kësaj lufte dhe ngjarjeje te madhe patriotike. Përkujtimi i saj, është ndere për te gjithë Dukagjinin! Nëpërmes mendjeve te shkruara dhe atyre televizive lokale dhe qendrore te behet e njohur kjo ngjarje e madhe patriotike. I bëjmë thirrje bijve dhe bijave te Planit, familjareve te të rënëve, te mblidhemi me 15 Korrik 2010, ne Qeresh, ku prehen 81 dëshmorët tanë, për te nderuar aktin heroik te tyre ne mbrojtje te Lirisë.
Nga Mehill Pali, Kryetari i shoqatës
patriotike-kulturore "Spani"

"Leksioni" i Sami Frashrit mbi trajtimin e grave, ne vitin 1879, tepër aktual për kohen e sotme

Mark Bregu

"Libërthi"-Pikëpamje filozofike, politike e shoqërore te Sami Frashrit, na sjell ne skenën e kujtesës, njenin nga ideologët ma te shquem te Rilindjes t'one Kombëtare. Mendja e tij e ndritun ka "pushtue" shum fusha te kultures dhe shkencës, por ne ketë shkrim modest, mendova te trajtoj atë kapitull ku autori me shum kompetence analizon gjendjen e grave ne Perandorinë Otomane te asaj periudhe, duke treguar edhe mënyrën e dalies nga ajo gjendje. Ne ketë "traktat", Samiu thekson se midis burrit e grues nuk duhet te ketë ndryshim për sa u përket detyrave. Gruaja, sipas tij, asht baza e shoqnise njerëzore. Familja qe ajo krijon asht nje lulishte e njerëzimit; asht nje lidhje qe bashkon masat e shoqnise njerëzore; familja, përsërit Samiu, asht baza e shoqnise njerëzore dhe lumtunija e shoqnise njerëzore varet nga lumtunija familjare. Ai e konsideron familjen si vendin ku njeriu gjen dashuni, kujdes dhe lumtuni.
Lidhjen me dashunine midis pjesëtareve te familjes e quan si nji te mire, qe nuk munde te gjendet jashtë saj. Ai ngriti si nji te mete te madhe, çështjen e mos pjesëmarrjes se grues ne pune. "Gratë- shkruan Samiu- munde t'i kalojnë shumë burrat, ne shërbim te mjekësisë … Natyra i ka ftuar gratë ne mjekësi ma pare se burrat. Prandaj atyre u duhet mësuar shkenca e mjekësisë, mjeshtëria e farmacistit, qe mund te kryhen nga gratë, ndoshta edhe ma mire se nga burrat. Edukimi i fëmijëve varet nga edukimi i nënave. Shumica e njerëzve te mëdhenj, thotë Samiu, i kane pas nënat te edukuara. Gratë janë baza e shoqërisë njerëzore. Ai, dënoi poligamie, është për monogaminë e për forcimin e familjes, qe përbën celulën e shoqërisë. Sipas tij, familja(martesa) ka dy baza: dashurinë dhe formimin e familjes. "Ajo qe formon familjen-shkruan Samiu- është dashuria e besnikëria ne mes te burrit e te gruas". Samiu vijon: "... ngre domosdoshmërinë e edukimit te grave dhe luftën qe duhet bë kundër shthurjes dhe degjenerimit moral, se lenia e tyre pas dore pengon qytetërimin dhe lumturinë e shoqnise njerëzore".
Nuk besoj se munde te ketë "leksion" ma te arsyeshëm e ma te fuqishëm për kohen. Ketë "traktat"-Samiu e shkroi duke pas parasysh gjendjen e prambetun, fanatizmin e madh dhe skllavërimin e grues ne Perandorinë Otomane. Ketë gjendje te mjeruar te Lindjes e kane kritikuar shum njerëz përparimtar. Samiu, ishte kundër martesave qe bazoheshin ne pasuritë dhe shtresat e nalta shoqenore. "Martesa ne lakmi te pasurisë se gruas-shkruan Ai-është nje tregti. Martesa ne lakmi te bukurisë është aventure. Martesa ne lakmi te nje pozite te larte te të afërmeve te saj është robëri. Martesa ne lakmi te nderit te saje asht te tregosh bindje dhe kënaqësi ndaj fatit. Martesa e vërtetë asht ajo, qe bahet me zgjedhje e me dëshirë".
Pikëpamjet, thellësisht përparimtare, mbi lirinë e grues dhe te drejtat e saj tregojnë se tek Samiu kane depërtue deri ne nji fare mase edhe pikëpamjet e socialistit utopik francez-Sharle Furie(1772-1837), i cili asht i pari qe ka shpallur mendimin se ne çdo shoqëni te dhenë, shkalla e emancipimit te gruas asht kriter i natyrshëm për te matur emancipimin e përgjithshëm. Këto janë disa nga aspektet ma me randësi te pikëpamjeve shoqënore te ideologut t'one te shquar dhe patriot, Sami Frashri.
Pikëpamjet e tij politike, qe janë te pleksura me ato shoqenore duken ma kjarte dhe jane me te sistemueme ne veprën programatike "Shqipëria ç'ka qene, ç'është e ç'do behet"., ne te cilën asht sintetizue gjith programi i rilindësve t'one, dhe qe me shum te drejte asht quajtun: "Manifesti i Rilindjes s'one Kombëtare".
Kjo trajtese e shkurte na tregon se sa largpamës ishte Sami Frashri, dhe sa i guximshëm ishte Ai, ne nji kohe qe jetonte ne zemrën e Perandorisë Otomane ma despotike, ne te cilën injoranca dhe fanatizmi fetar me ligjin e "Sheriatit", mbulonin fytyrën dhe "burgosnin" njejnjat e çdo femne duke e keq trajtue dhe duke e dhunue ne mënyrën ma shtazore, nder haremet e vezirëve dhe sulltanëve. Ky tregues asht mjaft sinjifikativ, se rraca jone Arbënore asht e pastër si uji i bjeshkëve, dhe se, haremet dhe bordelet, janë modele te importueme. Rezonimi i Samiut, me socialistin francez, Sharle Furie, tregon konvergjencën mes kulturave evropiane. Kjo, pa dyshim hedh poshtë hipotezën e Akademikut Kosovar, Rexhep Qosja, i cili ne nje debat me Ismail Kadaren asht shpreh: "... Shqiptaret duke qene ne shumice te besimit mysliman, nuk munde t'i përkasin kulturës se Krishtere te Evropës ...", domethënë, sipas tij, ne i përkasim kulturës arabe ... Ketë "broçkull", Akademiku e ka te shkrueme gjate debatit me Kadarenë, dhe cilido munde ta gjeje ne librin "Arratisja nga burgjet e historisë", me autor Piro Misha, Tirane, viti 2008. Duke qene se, Akademiku kosovar Rexhep Qosja asht historian, duhet t'i kujtojmë se Shqipëria nuk asht "ure" qe lidh Evropën me Azinë. Gjeografikisht ajo ure gjendet ne Turqi dhe quhet "Ura e Bosforit". Ndërsa për urat e kulturës, ato i "shembi" te gjitha Kongresi Manastirit dhe nji kontribut te lavdërueshëm kane dhenë vellaznit t'one, shqiptaret mysliman me hafiz Ali Korçen ne krye. Me shum dhimbje dhe keq ardhje me duhet t'i kujtoj Akademikut, se, ne krahasim me Sami Frashrin ndodhet 101 vjet mbrapa ...! Vlen t'i kujtojmë Akademikut se, para 12 vjetësh ka fole ndryshe për Evropën dhe kulturën e saj. Mos pret Qosja qe te pushtohet dhe nji here Kosova, pastaj te bej "kryq" për Kryqëzatën "Euro-Atlantike"?! ...
Nuk asht ne moralin e nji historiani qe për interesa politike apo religjioze te mohoje historinë. Ishin disa nga paraardhësit, mostra te Qoses, qe deklaroheshin turq, ata qe u bene shkaktare te ndarjes se trojeve shqiptare. Neve, nuk mohojmë as nuk përbuzim as nji popull apo besim. Por ne te njëjtën kohe, nuk munde te këmbejmë "Diellin" e ngrohte shqiptar me "Hënën" e stepave. Nuk munde te këmbejmë "Ujin e kristalte" te bjeshkëve me "Oazet" e shkretenise. Miq dhe vëllezan me te gjithë, por secili ne token qe i ka caktue Krijuesi. Zoti, na ka dashtë shum. Ai na ka vendose ne "qendrën e arte", ku bashkohen dy klima. Ajo Kontinentale dhe Mesdhetare. Urojme qe ketë "klime" te mos na prishin politikanet ...
Jam i mendimit qe Akademiku Qose munde t'i shërbeje Kosovës vetëm ne se do te ece ne "udhën" qe përcaktoi mendja e ndritun e doktor Ibrahim Rugovës dhe zemra Kreshnike e Adem Jasharit. Jam i mendimit qe Akademiku, te mos bahet solist i "korit" te "çjerrën dhe stanante" te atyne qe i bajne "himne" Sulltan Muratit duke e quajtun "çlirimtar"! Ai duhet te jete "violine e pare" ne "orkestrën" e Akademikut Mark Krasniqi, i cili i "dhuroi" Prishtinës monumentin e Heroit t'one Kombëtar, Gjergj Kastriotit". Ai duhet te përulet me respekt para Kryqëzatës "Euro-Atlantike" dhe komandantit te saj, gjeneralit Westi Clarc, dhe Presidentit Bill Clinton.

Kush është gjysma jonë ndryshe, kriza e gjysmës tjetër

("Të fshehtat e gruas"të autorit Lekë Imeraj si ballafaqim me vetvehten).
"Xhelozia është monstra me sy jeshilë që. kërkon ta hajë për së gjalli krijesën e vet". Shekspir
Para do kohësh, në mjediset e Hotel "Coliseu"të qytetit të Shkodrës u promovua libri "Të fshehtat e gruas" i autorit Lekë Imeraj, emigrant në Gjermani, një libër krejt i veçantë për llojin, i cili erdhi si apeli më fisnik i reflektimit të sinqertë të secilit prej nesh ndaj raportit më jetik tё vetekzistencës sonë, siç është përgjithésisht ai mes dy sekseve, si vetë thelbi i harmonisë apo disharmonisë të secilit prej nesh me vetveten. Në këndvështrim kritik një libër duhet vlerësuar së pari nga mesazhi që ai sjell. Nëse, ai arrin të japë një mesazh universal, ai meriton vemendje, çka buron edhe nga thelbi psiko­seksologjik i këtij libri. Ndërsa duke reflektuar ndaj librit në fjalë deri edhe nga ato që mjerisht u vunë re edhe gjatë promovimit të tij, në "Coleseu" apo në televizionin "Rozafa" të qytetit tonë konstatoj me keqardhje dy vlerësime apo interpretime krejt të pasakta!
Ky libër, së pari kurrësesi nuk është dhe s'ka pse të quhet artistik, apo si libër mes historisë dhe letërsisë, ku është hapësira e esesë, e publicistikës letrare dhe e reportazhit letrar, së dyti aq më pak mund të quhet si libër kundër burrave. Mjerisht një produkt i kritikës masive, që pёrcillet "pa u bluar", si njё kёngё gjeli, edhe nga mediat tona vizive, provinciale, pa nivel profesional sa estetik, po aq mediatik. Kjo jo se një keqkuptim i tillë rëndon apo zbeh vlerat e librit të Imerajt, por, natyrisht, autenticiteti i kodifikimit profesional të librit rrit autoritetin e tij dhe orienton, sigurisht, mё saktë shijen e lexuesit në përzgjedhjen nё treg tё një zhanri të tillë që ai admiron. Në këtë kontekst, në funksion të identifikimit real të vlerave të librit, si letërsi masive, natyrshëm shtrohet pyetja:
Ç'është letërsia masive?
Në respekt të lexuesit ia vlen të nënvizojmë: "Letërsia masive si fenomen social, nga shekulli XIX kur erdhi në jetë, është ajo lloj krijimtarie që nuk e ka për natyrë strukturën problematike konfliktuale të individit, vetësinë e heronjve, sikur frymën ekzistenciale të kërkimit apo thyerjen demonstrative të normave. Poetika e narracionit masiv është e mbyllur, jo e hapur, siç ngjet me letërsinë artistike, elitare. Ky lloj narracioni, objekt i kritikës sociale, shfaqet si zhanër mjaft popullor, si fenomen i qendrave të urbanizuara perms llojit të njohur të romanit dedektiv, shkencor, fantastik, apo si romani i damave, romani rozë i grave, apo ai "i verdhë", "bulevardesk", "konjuktural", "ideologjik", "mistik" apo "historik" si zhanër paraletërsi.
Ndryshe nga ajo "elitare", kjo lloj letërsie thirret si letërsi "e ulët", e cila në rastin konkret ka qasje me mjetet e komunikimit masiv, me një tematikë intriguese që nuk lë askënd indiferent, me një prurje tejet të stërmadhe dhe me një jetëgjatësi deri një vit.
Krejt e ngjashme me modën masive, totalisht jashtë sferës së vemendjes profesionale, aq më pak të kritikës letrare. Nga kjo besoj del e qartë: Edhe pse,jo pak raste madje si roman bestsellér, rasti i librave të Dan Braun, Daniel Stil, Ajata Kristi etj. Kjo lloj letërsie gjendet jashtë artikulimit nga historitë e kulturave nacionale, nga vinë vetë autorët sipas shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur A.Tufa.("Tema", 20.02.2006).
Në tregun modern të librit, po aq sa e gjen në librari, apo biblioteka do ta gjesh edhe në tregun e perimeve, por kurrësesi të rekomanduar si letërsi artistike, apo eseistikë, me të cilat nuk ka asgjë të përbashkët. Në rastin tonë kjo rrethanë identiteti, në një mjedis social mes Lindjes dhe Perëndimit, siç gjendemi ne, librin "Të fshehtat e gruas" të autorit Lekë Imerajt, nuk e pengon të jetë sa interesant, sa i këndshëm për lexuesin.
Kjo nisur sa nga sfidat që ofron libri, kur kujtojmë se nga pikëpamja e mesazhit vjen si një oponencë përfekte ndaj barbarisë maskiliste moderne ende sot si Turpi, Selektues i Gjithëpushtetshëm vetëm mbi femrën, produkt i një mjedisi patriarkal, kur dihet se geni i turpit realisht nuk ekziston te njeriu. Turp deri në neveri, në çdo përzgjedhje: Në familje, në mjedisin publik, në shoqëri, deri në institucionet tona qendrore, po aq sa na sjellë në vemendje vargjet brilante të poetit të madh Sh.Pëtëf, që frymëzoi shpirtin e lirё tё njeriut si ndjenja mё njerёzore e qenie: "E si mos ta puthës / kur të rri mbështetu / turp të kursehem / do ta puth patjetër". ("Gruaja dhe Kama"fq.23)
Kujt duhet t'ia dhurojmë sinqerisht ngrohtësinë e zemrës dhe të shpirtit më parë se gruas në këtë botë? Askujt! Kush e meriton më shumë se ajo dashurinë në kuptimin më të plotë të kësaj fjale si ndjenja më fisnike, më njerëzore? Askush! Kjo, sepse gruaja është jeta vetë në gjithë format e shfaqjes së qenies së saj: Partnerёt bashkëshortë, dashnorë të vërtetë, s'ngopen kurrë sё kёnaquri me njëri­tjetrin. Ata ndjehen tё plotёsuar vetёm kur arrijnё t'i dhurojnё çaste lumturie njёri-tjetrit. "Provoni ta kaloni pёr shumё kohё gjithё ditёn sё bashku nga mёngjezi deri nё darkё, apo sikur tё jeni kolegë pune me partneren apo partnerin tuaj,- pohojnë psikologët,-ç'kënaqësi serioze do të përjetoni si çift! "Vetёm nё kёtё kontekst, larg shtirjeve, familja mund tё konsiderohet vёrtet e shenjtё".
Gruaja është nëna e jetës, madje qenia e parë në këtë botë që erdhi si krijesë krejt civile, shpëtimtare edhe për seksin tjetër, mashkullin, shëndeti total i të cilit nga ai fizik, seksual deri tek ai mendor mund të realizohet i plotë vetëm në kontekstin e raportit fisnik, normal funksional si partneritet i lumtur, dinjitoz , burrë­ grua.
Ky është nënteksti pëtëfian i vargjeve. Ky është ekuacioni me dy "të panjohura" i dashurisë sё vёrtetё. Po ç'është dashuria vetë? Vetë njeriu në formatin herë mashkull,herë femër. Pra nga sa thamë "Të fshehtat e gruas" jep gjysmën tonë. Kësaj radhe, Leka ka shkruar për gjysmën tonë që thirret grua, herën tjetër, shpresojme, qeLeka te shkruaj për gjysmën tjetër që thirret burrë. Si e kemi gjysmën tonë? Ja, kjo që shohim përditë!
Ne kemi një shtet mashkullor, patriarkal, në thelbin psikoanalitik të këtij vizioni, edhe pse i takon të ketë rënë nga fiku pushteti gerontokrat d.m.th i më të madhit mashkull në familje para pushtetit të vlerave, të më të diturit, të më të përparuarit, pavarësisht nga mosha apo nga seksi, në rrugën e gjetjes sonë në gjirin e familjes evropiane. Në mënyrën më absurde me statistikat tona, mashtrojmë vetvehten ndryshe kërkojmë të privojmë nënën e jetës nga froni i të drejtave të përfaqësimit të merituar të vetvehtes, qoftë edhe në atë që në këto promovime me aq dinjitet u konsiderua si pushteti i nënës nga zoti Imeraj, autori i librit.
Unë u tmerrova sot nga mediat kur dëgjova të jepet me aq entuziazëm nga një grua në krye të legjeslativit shqiptar lajmi se ne arritëm një sukses të madh me: përfaqësimin në masën 30% të grave në parlament. Ndryshe ligjëruam që 70% e tyre duhet të heshtin, se kjo shifër u takon me votën tonë burrave. Në kundërshtim me çdo kartë të të drejtave të njeriut ne rrëzojmë institucionalisht të drejtën e gruas mjerisht me konsensus brenda vetes, ndryshe me vullnet mazohist të vetë grave. Vlerësuar në aspektin psikoanalitik libri ofron indirekt vetë thelbin tonë maskilist:
Ne vimë në jetë nga dashuria, sikur po aq fatkeqësisht në jetë rrethohemi nga urrejtja, çka për hir të së vërtetës buron edhe nga thelbi ynë i cili integron brenda vetes edhe dashurinë, edhe urrejtjen. Po aq me investimin tonë si moderacion kallp ndërtojmë marrëdhënie që e rëndojnë jetën e gruas, realisht rrëzojmë gjysmën tonë. Pikërisht për këto libri meriton respekt dhe autori përmes librit kërkon të tërheq vemendjen e gjysmës tjetër: Kij kujdes se po rrëzon vetvehten! Kështu duhet kuptuar, sipas meje, nga pikëpamja psikoanalitike vetë thelbi i librit "Të fshehtat e gruas".
Do të thoja që Imeraj arrin të kapë në këtë libër atë skutë të sjelljes sonë që më shumë e kemi për propagandë se sa e kemi si thelb. Libri i Lekës vjen shumë dinjitoz duke provokuar në drejtimin e duhur, në kohën e duhur, kur nga ana jonë integrimi brenda vehtes presupozohet si kusht thelbësor i integrimit real në Evropën e Re, në të cilën familja funksionon si familje bërthamë, ndryshe nukleare.
Kështu libri kërkon të apelojë kundër çdo mendësie si shtirje ndaj gruas, kësaj krijese fisnike burim dashurie me vetëdijen se sa më shumë " të mbjellim" dashuri, aq më pak do të kemi urrejtje. Sipas Xhon Grejit, psikoseksologut të famshëm amerikan, libri i të cilit "Meshkujt vijnë nga Marsi, kurse femrat nga Afërdita" njihet si bestsellër, burrat dhe gratë kanë ardhje të ndryshme. Gratë kanë ardhur nga Afërdita, ndërsa burrat nga Marsi. Marsianët janë më të ashpër nga origjina e tyre, kurse ato të Afërditës(Venerës) janë më të buta. "Një ditë,shumë kohë më parë, marsianët zbuluan venusianet, të cilat i pritën krahëhapur. Dashuria mes tyre kishte cilësi magjike, zemrat e tyre u hapën ndaj një dashurie të paprovuar kurrë më parë, edhe pse të ardhur nga botë të ndryshme, i çmonin ndryshimet reciproke. Me t'u vendosur në tokë ata harruan se vinin nga botë të ndryshme,dhe se, për rrjedhojë, qenë të ndryshëm.
Në fillim gjithçka ishte një mrekulli e vërtetë, por një mëngjes të bukur, nën efektet e atmosferës tokësore gjithçka u fshi nga kujtesa e tyre. Dhe që nga ajo ditë meshkujt dhe femrat jetojnë në konflikt të vazhdueshëm ndërmjet tyre. ("Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita"fq.13). Marsianët e marrin këshillën për vërejtje, se e kanë shumë të vështirë të ulin hundën, të mos pranojnë që janë maestro për gjithçka, që dinë gjithçka. Në kontekstin shqiptaro­ballkanik patriarkal, sa klasik, sa postmodern, ku gruaja shikohet si pronë e mashkullit, me veto mbi jetën e saj, kuptohet statusi i këtij të fundit prej kapadaiu tragjikomik. Kështu, ky i thotë vehtes: Pse t'i them gruas: Më fal, faleminderit, apo të dua?!? Aq më keq pse t'i jap asaj një puthje?!? Ka bie fjala momente nervoziteti, grindje, si të thuash çaste egërsimi mes çiftit. Atëhere, unë po u pyes, ç'të keq ka që në një çast të tillë keqkuptimi ta përqafosh, ta ledhatosh, ta puthësh e t'i thuash njerëzisht një fjalë të mirë, me durim. Sa keq, kur, pikërisht në këto momente, ti kryen atë që nuk duhet: I kthen asaj shpinën. Sipas specialistëve gjinekologë prania e burrit, çka as që mendohet tek ne, ndihmon apo lehtëson ndjeshëm dhimbjet e gruas gjatë lindjes. .
Pse ngjet kjo?
Sepse ti si mashkull partneren tënde nuk e ndjen të barabartë me veten. Sipas një psikologu të shquar danez nga testimet që janë bërë rezultojnë gjëra shumë interesante. Konfliktet e mëdha mes burrit dhe gruas lindin që në shtratin bashkëshortor 67% e tyre vijnë nga e gërhitura gjatë kohës së gjumit, 33% vijnë nga që bashkëshortët ia marrin mbulesën gjatë natës njëri­tjetrit, kurse janë po ashtu 35 % që mendojnë se do të ishte më mirë të flinim tek e tek,larg nga njëri­tjetri në të njëjtën dhomë("Tirana Observer",më 11.01.2008).
Kur lind konflikti, siç thamë më lart, pse t'ia kthesh shpinën dhe të flini si dy pole të kundërta, këshillojnë psikoseksologët? Pse të mos aplikoni fjetjen në formë luge, d.m.th barku yt të takohet me shpinën e saj, sikur edhe anasjelltas. "Mos injoroni,­ theksojnë psikologët modernë­, kënaqësinë e të fjeturit të përqafuar dhe të bërit dush me njëri­ tjetrin !" Pse të mungojë, shprehen psikoseksologët, ky afinitet njerëzor kur dihet se e kundërta gruan, shumë e ndjeshme nga natyra, do ta lehtësonte shpirtërisht maksimalisht?!? Por, mjerisht, kjo s'ngjet, përkundrazi duke e pompuar këtë sjellje me kultin e mashkullit,me kultin e patriarkalizmit modern,apo tё dogmave idiote,qё frymёzojnё refuzimin mё antinjerёzor nё kёtё botё:
Shtrёngimin njerëzor tё dorёs sё femrёs, nё pёrgjithёsi, ndryshe dorёn e nёnёs sё jetёs: Njё fondamentalizёm i frikshёm, kriminal, qё tenton tё rritet mes nesh, sa tё guxojё publikisht ta poshtrojё gruan duke e diferencuar nё prani tonё, kёtё dorё tё jetёs, mё e shtrenjta e kёsaj bote, e cila nga gjaku, nga dhimbjet dhe trupi i saj i dha jetёs dimensionin e parё human, tё cilin shkrimtari ynё i mirénjohur Haki.Stёrmilli, afro 80 vite mё parё, me aq dinjitet do ta konsideronte: "Dora qё rrotullon boshtin e fatit tё njerёzisё".
Shkojmë në kafe, gratë si marrim, por vetëm me veten tonë si gjelat, shkojmë diku për vizitë, unë flas i pari. Gruaja nuk më pyet mua me kë ndenje, shok apo shoqe dhe nuk ka asnjë problem, kurse ajo e ka problem daljen e vet. Ajo do të shkojë "patjetër" në rrethin e njerëzve të fisit tim, apo te të vetët me lejen time, ndryshe ka piketa të caktuara ku do të lëvizin. Akoma më keq paraqiten rastet e lidhjeve "të detyruara" nën pushtetin material dhe patriarkal të mashkullit me diferenca tejet madhore në moshë..
Tejet tronditëse kur përjeton të miturat në moshë të njomë të bëhen gra padronësh të ndjenjave të brishta në gjithë kompleksitetin e tyre kur dihet se femrës nuk i lejohet të hyjë në marrëdhënie seksuale pa mbushur 18 vjeç, sikur djalit 21 vjeç si mungesë e pjekurisё shpirtёrore, pavarёsisht pjekurisё fizike, biologjike, me konsekuenca serioze edhe psikologjike jo të pakta edhe për pasardhёsin,pasoja që përcillen që në shtatëzani.
Skllavet moderne, siç do t'i quante Bertol Brehti, të këtij formati të mjerë të kujtojnë ato që në mesjetën klasike apo këtë moderne shqiptare trajtohen thuajse si robina, skllave, në kuptimin e asaj shtypjeje të së drejtës natyrore që u takon si qenie njerëzore për t'u plotësuar si një e tërë brenda vehtes duke filluar nga paraloja nё seks, larg aktit seksual tё drejtpёrdrejtё, i cili nё kёtё formё do tё pёrjetohej si dhunё nga partnerja..
"Ka qenë një kohë që prindërit i quanin fëmijët e tyre skllevër dhe ishte e drejta e tyre të dhunonin ndjenjat dhe prirjet e e tyre më të shenjta. Mos vallë,­ thekson kritiku i madh,
Bjelinski, gjeniu rus, afro dy shekuj më parë, një vajzë që ndjek jo xhepin apo pozitën e tjetrit me te cilën dashurohen prindërit e saj gabon?1?1 Dhe duke dënuar dhunen abuzuese tё njё partneri tё imponuar mbi të drejtën më thelbësore të qenies njerëzore vazhdon: "Debatet, çështjet pse u dashuruan apo pse nuk u dashruan dy veta i quaj si shumë diktatoriale. Zogu do lirinë, pasioni është poezia dhe lulja e jetës, por ç'mund të ketë pasioni, në se zemra nuk ka liri? ?"(Bjelinski,Vepra,fq.123).Ka të drejtë autori i librit kur shprehet: "Këtu, në vendin tonë, burri sikur ka lindur i programuar biologjikisht në psiqikën e tij si dhunues ndaj gruas, njeriut ndër më të shtrenjtët e jetës së tij.!?!?..

Kadri Ujka, kritik letrar
(vijon në numrin e ardhshëm)

numrat

part03