part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

75sp

ARKAIZMA QË PO VRASIN BASHKËKOHËSINË

EDITORIAL nga Lazer Kodra

Nje frike qe nuk ekziston
Jo pak ne gazetën “Dukagjini” është trajtuar nga autor te ndryshëm çështja e kryerjes se riteve dhe zakoneve te krahinës sonë ne kushtet e sotme te nje lëvizje nga trojet e Dukagjinit e vendosjes ne periferi ose brenda ne qytet. Jo fort me kënaqësi duhet te pranojmë se ndikimi i këtyre artikujve ka qene minimal ose fare i pandjeshëm ne masën e njerëzve te zbritur nga zonat malore. Kjo duket ne vazhdimin e mëtejshëm me gjoja nje përkushtim te madh te interpretimit te riteve te shume kahershme ne ceremonitë e ndryshme e sidomos atë mortore. Fuqia e thellimit te mendimit deri ne lindjen e pikës se reflektimit ka rene e për pasoje ne lëmin e ditëve tona “vallëzon” arkaikja duke i zënë vendin kështu asaj qe quhet bashkëkohësi. Shpeshherë njerëzit e komunitetit dukagjinas, sidomos brezi i trete, ushqehen nga nje lloj frike se po nuk u përdoren këto rite atëherë do te harrohen dhe do te humbasë identiteti krahinor. Ky lloj fanatizmi bën qe te konvertohet praktikisht ajo lloj konvente e pashkruar me ngjyrim te shpërlarë. Kjo lloj frike nuk ka pse te ekzistoje, pasi identitetet nuk ruhen duke shpalosur dite për dite atë çfarë ke me pak përfaqësuese ne konkurrimin e vlerave te ditëve te sotme. Vlerat e këtyre riteve mund te ruhen ne kujtesën e njerëzve ose te arkivohen ne shkrime e punime te ndryshme deri edhe shkencore për t’u shfaqur ne aktivitete te emërtuara pikërisht për këto vlera.
Mort ... e mort ...
Fjala “mort” mbart ne vetveten gjithë fuqinë e dhimbjes njerëzore për atë qe ka ndërruar jete apo ka vdekur, apo është ndare nga kjo bote. Ta respektosh është detyre dhe ndjenje e larte. Vdekja e njërit “vdes” pak edhe te afërmit dhe te njohurit. Por ç’po ndodh? Turma, qindra vete drejtohen ne këto morte pa marre parasysh asnjë lloj kriteri, bie fjala si ne varrimin e njëqind vjeçar për te cilin “kupa e fatit” nuk mbart me si për ndonjë te ri(larg qofte) qe rruga e jetës i pritet ne mes. Vdekja është vdekje, por dhimbja nuk është e barasvlershme për te gjitha, kështu qe emëruesi i përbashkët nuk është respekt, por nje lloj kthimi ne qellim ne vetvete qe asgjë me larg nuk ka se respektin e vërtetë.
Kohet e fundit disa here janë bashkuar përfaqësues nga krahina te ndryshme te Dukagjinit për te vendosur nje lloj “rregull” qe për fatin jo te mire nuk kane sjellje asnjë lloj produktiviteti. Kjo do te thotë se duhet bere nje lëvizje, nje lëvizje ne konceptin e masës, gjë qe është mjaft e vështirë, por e vetmja rruge për ndryshim. Nuk besoj se ka asnjë lidhje me besimin qe nje i vdekur te qëndroj i pavarrosur shpeshherë edhe 72 ore, bile përkundrazi nëse ekziston gjynahu atëherë jemi ne shkaktaret e tij dhe vuajtësit e tij. Kur shpirti ndahet nga trupi atëherë i vdekuri nuk mund te quhet qenie e përderisa nuk është i tille, nje materie drejt dekompozimit nuk ka asnjë arsye te qëndroj për ore te tera i pavarrosur. Cili është ai argument qe mund te justifikoje qindra e qindra njerëz ne lokale duke ngrenë e pire ushqim mortor? Madje ne ditët e fundit nje rast tepër i çuditshëm ndodh ne nje lokal me kapacitet rreth 400 vendesh këtu ne Shkodër, pasi sapo varroset i vdekuri sulen si te “uriturit” duke e tejmbushur atë deri ne atë mase saqë detyrohen te ngrihen njerëzit e familjes se te vdekurit për t’ua lëshuar vendin te tjerëve. Gjej arsye po deshe ne ketë “çmenduri kolektive” qe e ka dhjamosur arsyen!? Ceremonitë mortore po u ngjajnë turpësisht te “famshmeve” fushime tre ditore te stërvitjeve ushtarake dikur. Asgjë me vështirë dhe me ngadalë nuk lëviz sesa koncepti qe ka krijuar steriotipe kolektive krahinore, por tashme nuk janë pak njëzet vite qe nga koha e “braktisjes” se Dukagjinit për te bere edhe nje braktisje te atyre mendësive shume te largëta ne raport me kohen qe po jetojmë e për shinuar ne mendjen tona rruge për bashkëkohësi. Jemi njerëz e duhet te na burojnë ide çdo dite, përndryshe karvani i shoqërisë do te na braktise.
A ke liqenze zotëri?!
Është kjo nje shprehje e artikuluar me humor therës nga nje pjesëmarrës ne nje mort. Ky njeri iu drejtua vajtorit “atij qe kishte mbërritur nga larg për te thurur elegji tek koka e te vdekurit”. E vërteta është se ka kohe qe ne Malësinë e Madhe këto arkaizma atavike janë hequr mode dhe për këtë emancipim duhen përshëndetur sinqerisht. Por ç’ndodh? Janë pikërisht këta vajtore qe “kane humbur vendin e punës” ne Malësinë e Madhe dhe “punësohen” ne Shkodër, ne komunitetin dukagjinas. A është faji i tyre? Absolutisht qe jo! Faji është i joni dhe ta mbajmë me shëndet! Mjafton te  dëgjosh rite te tilla dhe dhimbja shpeshherë harrohet nga te qeshurat qe shpërthejnë me turinj ne grusht. E gjitha kjo ndodhe pasi ne mënyrë uniforme te gjithë te vdekurit bëhen trima, heronj, bujare, zemërgjerë, filozof e te ç’të duash, deri ne atë mase saqë thonë se dikush ka thënë: Nuk e kam dite se e kam babën kaq te mire sa ç’tha vajtori!!! Po ku shkojmë kështu? Fundi nuk dihet! Nje pyetje lind vetvetiu: Ne a kemi licence për t’u bere Njerëz?!

THETHI VLERËSOHET ME ÇMIMIN “BIZNESI I VITIT NË TURIZEM”
Para disa ditësh në mjediset e Hotel “Tirana”, Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) organizoi një simpozium me pjesëmarrjen e ministrit te Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferi, përfaqësues të Bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ), përfaqësues së bizneseve të vendit, një numër i madh gazetarësh  të medieve vizive dhe të shkruar, si dhe një grup nga  Thethi.
Në fjalën e hapjes presidenti i (ATA)-së z. Klinton Gërxhani, vlerësoi gatishmërinë e biznesit shqiptar, i cili po rrit prezencën e tij në ç’do skaj të vendit, ku ka potenciale turistike, duke rritur cilësinë e shërbimit dhe akomodimit për të rritur dhe shtyrë akoma më përpara industrinë turistike në Shqipëri.
Edhe Ministri i MTKRS-ve, z. Xhaferi foli për rezultatet në sektorin e turizmit këto vitet e fundit, të cilat kanë ardhur në rritje, si dhe për perspektive në të ardhmen. Ai, u ndal dhe në shumë mundësi të reja, duke përmirësuar kushtet, shfrytëzuar resurset e shumta që ka vendi ynë, për të rritur kapacitet në ç’do lloj turizmi, duke shfrytëzuar të katër stinët që nga bregdeti e deri në Alpe.
Ministri ftoi përfaqësuesit e biznesit pjesëmarrës në takim, të kontribuojnë, duke investuar e ndihmuar në sektorin e rëndësishëm për ekonominë tonë siç është turizmi. Pas fjalës së Ministrit, Thethit iu dha çmimi me motivacion “Biznesi i vitit në turizëm” akorduar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit. Pjesëmarrësit  thethianë në këtë takim, që morën fjalën, falënderuan për vlerësimin e dhënë (ATA)-në por edhe MTKRS-ve, Ambasadën Gjermane, e në veçanti ambasadorin gjerman të akredituar në vendin tonë, si mik i Thethit dhe i thethianëve, GTZ, e të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në zhvillimin e turizmit ne Theth.
Nga diskutuesit u theksua, se përveç rritjes së numrit të pushuesve, vizitorëve, investimeve, shërbimeve, dhe akomodimeve, ka edhe probleme që tashmë janë të njohura. Mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura rrugore, mungesa e së drejtës të pronës mbi tokën trashëguar dekada e shekuj brez pas brezi në Theth, e vështirësojnë të zhvillohet turizmi mbi baza të sigurta nga investitorë potencial e serioz vendas ose të ardhur.
Sigurisht dhe niveli i shërbimeve ndaj turistëve, cilësia, kultura, kushtet akomodues e te tjera, duhet përmirësuar. Ka nevojë për ujë të pishëm në disa lagje të Thethit, në veçanti ato të fushës. Shërbimi mjekësorë në periudhën e verës ku fluksi i turistëve është i madh mbetet problem i mbartur. Interesimi nga gazetarët dhe media se çfarë u afron Thethi qe i madh. U dhanë shumë informacione nga pjesëmarrësit thethianë në këtë takim. Ata i ftuan që të vizitojnë Thethin të njohin më nga afër me bukuritë e tij, me mikpritjen e thethianëve. Vlerësimi që iu bë Thethit për turizmin e vë përpara detyrash dhe përgjegjësish më të mëdha në të ardhmen për rritjen e punës në ç’do drejtim që emrin i mirë i Thethit dhe i thethianëve të rritet ç’do vit e më shumë. 
Nga ZEF BARI

Kur moshës i bën sfidë - 75 vjetori i lindjes se Vasfi Dukës-

Me datën 7 shkurt 2010, ne sallën e bibliotekës “Marin Barleti”, ne Shkodër, personalitetet e dijes dhe te shkencës ne Shkodër, bën nje takim urimi për kolegun e tyre te dijes dhe te shkencës, veçanërisht ne fushën e gjeologjisë, ne kuadrin e 75 vjetorit te lindjes te Anëtarit te Nderit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, inxhinier-gjeolog Vasfi Duka.
Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, pasi ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, fjalën ja dha profesor-doktor Afat Serjanit, i cili ne mes te tjerave u ndal: “... Dëshiroj ti shpreh falënderimet  me te mira Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” dhe drejtuesve te saj për organizimin e kësaj ceremonie, kushtuar kolegut tone, gjeologut te shquar Vasfi DUKA. Kjo, është nje gjë e veçante qe behet, si ne aspektin e vlerësimit te aktivitetit te nje gjeologu nga nje shoqate e nje krahine madhështore te vendit tone sikundër është Malësia e Dukagjinit, po ashtu edhe ne aspektin nacional, qe nje gjeolog nga lugina e Mesaplikut  te Vlorës ne jug te vendit nderohet nga Dukagjini i Shkodres. ...
Gjate aktivitetit te tij 40-vjeçar, Vasfiu ndihmësen e tij ne aspektin praktik, e ka dhenë direkt ne kërkim-zbulimin dhe vënien ne shfrytëzim te shume lendeve te para minerale, ndërsa ne fushën studimore ai ka kontribuar me botime shkencore, nder te cilat mund te përmendim botimet mbi ligjësitë e përhapjes se mineralit te bakrit ne Shqipëri, mbi inventarin e pare dhe klasifikimin e mineraleve industriale te Shqipërisë,  mbi futjen ne qarkullim ekonomik te mineraleve industriale te Shqipërisë e te tjera. ...
Gjeologet e Shkodres, ne gjurmët e  Baronit Ferenc Nopscha, qe hodhi themelet e gjeologjisë se Shqipërisë se Veriut, dhe me pas te gjeologeve sovjetik qe kryen rilevimet regjionale ne Shqipërinë e Veriut, kontribuuan shume ne deshifrimin e gjeologjisë, te stratigrafisë e tektonikes se Shqipërisë se Veriut, krahas kërkimit te mineraleve te dobishme. ...
Si mjet kryesor për tërheqjen e vëmendjes te qeverise dhe drejtuesve kryesore te dikastereve, po ashtu edhe te specialisteve te gjeoshkencave, vitet e fundit Vasfiu ka përdorur intervistat dhe botimet ne gazetat e vendit e te huaja, ne radiotelevizionet tona e ato Kanadeze. ...
Me ndërrimin e sistemit dhe hapjen e vendit, vihen re qartësisht përpjekjet e Vasfiut ne nje  drejtim te ri, ne atë te përgatitjes se guidave turistike se bashku me kolege te tjerë, sikundër ishte botimi i Guides Turistike te Lezhës dhe disa kumtesa ne aktivitete te ndryshme. ... 
Nje fushe  tjetër e vënies ne jete te njohurive dhe eksperiencës se tij, është aktivizimi i Vasfiut si bashkëpunëtor i jashtëm  nga Fakulteti i Ekonomisë e Gjeografisë  te Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres. ...
Kontributi i Vasfiut, ne vitet e fundit është intensifikuar edhe ne nje fushe tjetër, ne atë te gjeotrashëgimise, gjeomonumenteve dhe gjeoparqeve. Nga viti 2004 e ne vazhdim ai u inkuadrua ne Shoqatën Europiane te ProGEO (Shoqata Evropiane e ruajtjes dhe konservimit te Trashëgimisë Gjeologjike) dhe ndjek aktivitetet kryesore te kësaj shoqate, duke kontribuar edhe me kumtesa për rajonin e Shkodres. ...
Duke përfunduar këto rreshta, nuk mund te mos përmendim atë çka e afroi dhe e lidhi Vasfi Duken me Malësinë e Dukagjinit, me këtë krahine Kreshnike ne shekuj. Përpjekjet e Vasfiut dhe kolegeve te tjerë për kërkimin e mineraleve te dobishme dhe zhvillimin e krahinave përqendroheshin ne radhe te pare ne zonat e thella, ne zonat e varfra, pavarësisht vështirësive qe ato paraqisnin.  Kampionet e gjurmuesve popullor Ded Ahi e Ndoc Gjergji u vlerësuan me seriozitet. Kërkimet ne Dukagjin, me ndihmën direket te popullsisë bujare e te gatshme për te ndihmuar gjeologet u kurorëzuan me zbulimin e vendburimit te Fluoritit ne Brashte, i pari dhe i vetmi ne vendin tone. Po kështu u zbuluan e u vunë me pas ne shfrytëzim objektet e bakrit ne Palaj-Karme dhe Turec, kuarci i Vilzes, kaolinat e Domnit, magnezitet e Gomsiqes, objekte te gurëve dekorative e lendeve te para te ndërtimit  e te tjerë.
Mbresat për punën e madhe ne kërkimet gjeologjike te Malësisë se Dukagjinit, ne këtë krahine me fenomene te rralla gjeologjike, me vlera te mëdha gjeoturistike, sidomos për fenomenet e karstit, për stratigrafinë dhe rrudhosjet gjigante shumëngjyrëshe, do te kujtohen gjithnjë nga popullsia vendëse dhe bashke me to edhe gjeologet qe kontribuuan direkt, nder te cilët edhe gjeologu Vasfi Duke, te cilin Shoqata “Atdhetare Dukagjini” e ka nderuar, me titullin e larte “Anëtar Nderi” te saj.
Mjeshtri Ahmet Osja, ne mes te tjerave theksoi: “... Inxhinieri-gjeolog Vasfi Duka është simboli i përkushtimit qytetar ne shërbim te Atdheut ...”.
Mjeshtri Fadil Kraja, ne mes te tjerave u ndal: “... Për intelektual te shquar si inxhinier-gjeolog Vasfi Duka, shoqëria ka nevoje kurdoherë, si ne Shkodër dhe ne Vlore, si ne mal dhe ne fushe ...”
Profesor doktor Mahir Hoti, nder te tjera u ndal: “...Te bashkëpunosh me inxhinierin gjeolog Vasfi Duka, është kënaqësi e veçante, si specialist dhe si intelektual ... ne kishim dhe kemi nevoje për mendjen dhe eksperiencën e tij ...”.
Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, financieri e biznesmen, N/kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”-Gjergj Leqejza, kryesisht theksoi: “... Te kesh nje koleg pune si Vasfi Duken, te punosh me nje specialist dhe intelektual si inxhinier Vasfi Duka, te punosh me nje shoke si Vasfi Duka, është kënaqësi dhe privilegj. Ai, edhe kur ishte eprori i jone, ishte shoku dhe miku i jone ...”.
Inxhinier-gjeolog  Stak Vukaj, u ndal: “... inxhinier-gjeolog Vasfi Duka, është njeriu i shkencës dhe i prodhimit, Ai ka qene dhe është bashkëpunëtori dhe profesori i im ne pune ...”.
Doktor Tonin Deda, theksoi: “... është kënaqësi dhe përvilej te kesh nje koleg te tille si inxhinier Vasfi Duka ...”.
Mësuesi Aleks Dushi, theksoi: “... udhëtoja ne nje kohe me inxhinier-gjeologun Vasfi Duka, ne nje karroceri makine ne mes te shiut dhe tufanit pa u ankuar për çfarë binte mbi ne, por bisedonim sikur ishim ne nje klase te ngrohte për gjeologjinë, se vetëm atje ku i dhimbsesh dhe preokupohesh me mish dhe shpirt, i shkonte “gjuha” inxhinierit ...”.
Publicisti Gjon Bruçi, theksoi: “... Inxhinier Vasfi Duka është nje minierë dijesh qe duhet shfrytëzuar ... dhe mbylli me urimin: Tu ngjat-jeta o Vasfi Duka ...”.
Poeti Luigj Temali, me rastin e 75 vjetorit te lindjes se inxhinierit Vasfi, frymëzohet dhe i thur nje vjershe, me titull “Sfida e jetës”: “ ... Krenaria e Vranishtit, Labërisë, Vlorës dhe Shkodrës heroike / Lindi në një familje me tradita të shkëlqyera patriotike / “A doni miq o Veli Duka, jam me të gjithë këta burra / Mirëseerdhët Ismail Bej, shtëpia ime është edhe e juaja ...”
Sekretari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Luigj Shyti, lexon përshëndetjen e shoqatës Kulturore-Atdhetare “Vranishti”, qe ne pa mundësi te ardhjes, qe i dërgojnë inxhinierit Vasfiut me rastin e 75-vjetorit te lindjes, qe ne mes te tjerave theksohet: “... Ju, i dashur Vasfi, jeni nje nga bijtë e shquar te fshatit tone; nje intelektual i kompletuar, nje gjeolog i përmasave kombëtare dhe me gjere; ju jeni nga ata djem qe ju vute plot dëshirë e vullnet përvetësimit te dijeve deri ne shkallet e larta te saj; ju studiuat, u përgatitet dhe u pasionuat pas shkencës se mineralologjise; dhe nuk mbetet nje shkencëtar i letrave, por i rate ane e kënd Shqipërisë duke gjurmuar mal me mal shtresat mineralmbajtëse ... Me punën dhe sjelljet tuaja njerëzore, intelektuale dhe shkencore keni gëzuar respektin e komuniteteve kudo qe keni punuar. Këto cilësi kane bere qe ju te gëzoni dhe respektin e dashurinë e shkodraneve, dhe jo rastësisht Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, ju ka bere “Anëtar-Nderi” te saj dhe ju organizon festimin e 75-vjetorit te lindjes tuaj. E kemi te qarte se ju e ndieni veten sikur jeni ne gjirin e bashkëfshatarëve te tu, atje, ne zemrën e Labrisë, ne Vranisht, rreze malit te Çikës”.
Gjeografi Kolë Progni, nder te tjera u ndal: “... Në vitin 1976 ky më kërkoi mua në Tamarë dhe jo unë atë. Ndaj, ish drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike Shkodër Vasfi Duka, u shfaq papritur përpara meje me plot dashuri, thjeshtësi dhe dituri.  ... , më strehoi menjëherë në një barakë gjeologji,... Më pas u takuam rregullisht si miq e shokë të pandarë deri sot, duke e pasur inxhinierin si pikë referimi dhe  konsultimi për probleme të ndryshme studimore. Kemi bashkëpunuar në projekte  dhe në përgatitje temash për konferenca të ndryshme shkencore. Së fundi  përgatitëm me bashkautorësi një punim shkencor për gjeoparqet e gjeomonumentet e rajonit të Shkodrës, që u mbajt në një Konferencë ndërdisiplinore në Sarajeve 2006 dhe u botua në revistën e saj ProGREA...Shëndet e jetë të gjatë inxhinier Vasfi Dukës!”.    
Profesor doktor Adil Neziraj, Drejtori i Përgjithshëm te shërbimit gjeologjisë ne Shqipëri, theksoi:
“ ... Ky organizim ka diçka te veçante sepse organizohet nga nje shoqate jo gjeologesh ne nderim dhe vlerësim te aktivitetit te nje kolegut tone. Une nuk dua ta fsheh dhe ne nuk duhet ta fshehim kenaqesine tone per nje vleresim qe i behet nje kolegut tone sepse ky eshte nje vleresim qe i behet Sherbimit Gjeologjik ne pergjithesi. Jemi mesuar te bejme aktivitete te tilla ne mes kolegesh, te flasim fjale te mira, te vleresojme njerit tjetrin, por na vjen mire dhe kenaqemi akoma me shume, behemi me krenare kur te tjeret organizojne aktivitete te tilla, na kujtojne, na nderojne, na vlersojne. Na vjen mire kur na vleresojne personalitete te tilla si Mjeshtri i Madh, dramaturgu dhe shkrimtari Musa Kraja, Profesoret Ahmet Osja dhe Mahir Hoti si dhe anetaret e Shoqates “Atdhetare-Dukagjini”. ...”
Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, ne mbyllje theksoi: “... Inxhinier Vasfiu, gjithkund ku i shkeli këmba dhe i punoj mendja, diti te thith ajrin e freskët te maleve e te bjeshkëve te krahinave malore te Veriut te Shqipërisë, Ai asnjëherë nuk ju fsheh erës se veriut, Ai asnjëherë nuk ju fsheh diellit, Ai asnjëherë nuk ju fsheh nëntokës për te zbuluar fshehtësitë e saj, Ai asnjëherë nuk e ndali veten te zbulohet para njerëzve, Ai ishte i afte te punoje shume, dhe vetëm nëpërmjet këtyre cilësive ka plotësuar dhe vijon te plotësoi kuadrin e jetës se vet. Këto cilësi e bën inxhinierin te jete një personalitet i nderuar ne malësi, ne fushe, ne qytetet, kudo qe i shërbehet njeriut, i shërbehet kësaj Nenelokje qe e ka emrin Shqipëri, te cilin ka nder ta ketë ne mjedisin e tij çdo grup shoqëror, çdo tavoline e rrumbullaket, prandaj ne, shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e ka për nder qe e ka ne gjirin e saj. ...”.

***
Kjo ceremoni festive dhe shkencore, u mbyll, ne nje nga bar-kafet, me nje gote dhe kafe te thjeshte, por e mbushur me shume dashuri, dhe duke pare dokumentarin, me titull “Sfida e jetës”, me sloganin: “Doni te mos mplakemi kurrë? Beni çdo dite diçka te mire për Atdheun dhe mos thoni kurrë se u lodha”, përgatitur nga TV “Rozafa”, Shkodër, kushtuar inxhinierit-gjeolog dhe Anëtarit te Nderit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Vasfi Duka.
Ndue Sanaj

E GZOSH LUMNINE E PARRIZIT, FRATI I MALEVET TË BRISHTA TË DUKAGJINIT TRIM

Ishte date 3 Fruer e ktij Vjeti,  kur superiorët e mij françeskan pak a shumë njatje kah mjesnata më thonë se m’kishte ardhë orari mue me shkue e me ndejt me fratin e moshuem të Dukagjinit që në ato ditë po kalonte dó ditë të vështira për shkak të moshës e për shkak të smunjes që vinte e ju rândonte çdo minut e mâ shumë. Ishte rregull i vendosun prej msuesve tanë që të ndamë në turrne të alterrnueme t’i qindronin çdo dite e çdo natë shkamit të palkundun  që po shkimej kadale-kadale si qiri i Pashkvet. Bashkë me mue atë natë gjindej  edhe Fra Etjeni e s’bashkut do t’i kalojshim ato tre sahat  që na i kishin caktue me ndéjt me, vllanë tonë në Krishtin e në Françeskanizem, me fratin e maleve te brishta të dukagjinit trim si e quante edhe aj vetveten. Njatje ka  ora 3 e nadjes së ditës së re do të vinte me na xevendësue pader Aurreli guardiani jonë, që bashkë me Pader Landin kishin qindrue gati te tanë ditën  me te. Por atë natë  të errët të historisë shqyptare ndër-etnike nuk pat nevoje me ardhe e me na xevendesue, se padres tonë i pushuen të rrahunat e zëmres e vetvetiut ju mbydhën sytë sepse Krishti i ringjallun e kish thirrë te vetja në lumnine e engjëjve dhe shëjtënve të qiell’s. Kú ka dhânti mâ të madhe për faren e robit se kur dhansi i jetës të thrret me pushue në prëhnin e vet atnor. Pikërisht kët natë u rrzue edhe lisi i para-fundit i asaj dekade të lavdishme fretnish të pamposhtun prej asnji rregjimit, vdiq frati dukagjinas; ose JO nuk vdiq, por ndrroj jetë sepse u bashkue në jetën e pasosun me Të Ringjallunin prej te Dekunve. Por mâ e bukra e ksaj dhimbjeje âsht se aj vazhdon me jetue në zemrat e menjet tona. Ç’humje e madhe për Komin tonë! Ma merr menja se shumë prej jush tashmâ e kâne kuptue se unë po u rrfej njohjen tëme e momentet e jetës sëme të kalueme me Pader Ambroz Martinin. Leu me date 2 dhetuer1928 në gjoksin e alpeve shqyptare , në malet e thepisuna të Shalës fisnike-heroike-historike. A-B-C të i msoj në fshatin e tij të lindjes Theth kú për msues pat fort të nderuemin prof. Karlo Ljarja, mrapa masi maroi tri klast fillore me 16 shtatuer të vjetit 1938 hyni në Kuvendin e Sh’Franceskut dhe po at’ ditë veshi edhe Shgunin, prej dorës se  martirit të fesë katolike, prej antikomunistit të betuem At’ Anton Harapit. Noviciaten e kreu ne Troshan të Zadrimës ku pat si drejtues formimit At’ Mati Prennushin, At’ Anton Harapin,, At’ Agustin Ashikun, At Viktor Volen e At’ Bone Gjeçaj asokohe guardjan i kuvendit të Troshanit. Me 11. XII. 1946 kje mbylle Kuvendi i Gjuhadolit dhe kje sekuestrue gjithshka dhe me kët datë filloj edhe kalvari i meshtarve franceskan neper burgjet komuniste. Kurse klerikët ngaqë ishin edhe mâ të ri e pâ kushte t’perjetshme pâtën fatin e madh me shkue neper shpija të veta por edhe disa prej tyne patën râ në duer’t e komunistave e kshtu burgjet Enver Hoxh-jane  u mbushen plot e përplot me elitën intelektuale të shkollueme neper universitetet mâ të mira perëndimore , freten, meshtar dioçezan e gjezuvit. Aso- kohe pader Ambrozi ishte klerik por për fat të keq nuk mujti me i nise studimet filozofike-teologjike sepse në Shqypni erdhi diktatura e pashpirtë komuniste dhe ky n’vjetin 1948 u arratis bashkë me t’motren Orsolinen që e kish murgeshe stigmatine me të vllanë Palin dhe me shokun e mikun e tij të ngushte piktorin e Shkodres Lin Deline, duelen ne Theth prej aty në Qafe të Pejës e pastaj kaluen kufinin e hine në tokat Jugosllave. Qindroi për disa kohe  në Jugosllavi , n’ két kohë filloj studimet ne Herceg NovI ne Fakultetin e Arteve të Bukura deri në 1951, fill mrapa u emnue profesor i giuhës e i  letërsisë shqype në Sveti Vlladimir të Malit të Zi,  edhe prej Sveti Vlladimirit e hjeken e  interrnuen në Plevjle vend ky, kú kryenin dënimin edhe shqyptar të tjerë të konsideruem anmiq të atij shteti ku edhe bâni 6 muej burg. Njaty ka fillimi i vjetit 1953 në gjytetin e Beogradit  nisi studimet e tija për giuhë klasike, greqisht e latinisht. Atje gjindeshin edhe studenta të tjerë shqyptare miq të pader Ambrozit të arratisun për shkak të sistemit diktatorial si  Martin Cama, Dom Zef Oroshi, At’ Benardin Sarreqi e te tere. Në 1955 shkon sebashku me dom Zef Oroshin, me pader Daniel Gjeçaj’n e me t’motren në Rromë. Pasi filloj studimet filozofiko-teologjike në nji gjytet afër Firences pa i perfundue plotsisht me miratimin e autoriteteve ekleziastike të  asaj kohe shugurohet meshtar në Fiesole me 29 qershuer 1957, kurse Teologjine e kreu në Universitetin Oservanza në Siena në 1958. Mund tâ quajme me plot gojë një njeri me dije universale e nji poliglot shumë të zotin për faktin se dinte mâ shumë se 5 giuhe të huaja, Italisht, Anglisht, Gjermanisht, Serbisht, Latinisht dhe kto gjuhe i fliste dhe i shkruente. I mrekullueshëm, nji shembull i shkëlqyeshëm për studentat e sotëm  shqyptare ne Diasporë e ne Shqypni. I armatosun me besimin në Krishtin, i mbushun me flakën e dâshnise kristiane, e i kompletuem me dije të përgjithshme shkon si misionar  në San Francisko të SHBA së ku e shpallë Unjillin e Krishtit për 4 vjet rresht, prej 1970 deri në 1974. Tashmâ si meshtar totalisht i pergatitun, e si misionar me përvoje, me kërkese prej autoriteteve kishtare, në 1974 shkon në kryegjytetin e Bashkimit Evropian, stabilizohet ne kuvendin e Fretenve Flameng të Provincës së Sh’Jozefit, Bruksel. Jeton e shërben k’tu për 25 vjet rresht, ku krijoj miqësi më ipeshkin e asaj dioçeze mons. Dejardin, me shkrimtarin Ernest Koliqi, me poetin e shkrimtarin Martin Camen, me “koçat” antikomunista të Dukagjinit Mark Mhillin e Moll’s  Shoshit e me Dede Pjetër Volen e Dushmanit, me Pjeter Kushin e Prekalit, e me shumë e shumë shqyptarë të tjerë që jetonin e vepronin atje. Duhet të thom se përveç ktyne personaliteteve shqyptare qe Pader Ambrozi i njihte personalisht, kishte korrespondence të vazhdueshme edhe me gjezuvitin, historianin At’ Zef Valentinin, me Karl Gurakuqin e me shkrimtarin e mâdh Shkodran Arshi Pipen. Me sa di unë të vetmen poezi qi ka shkrue frati i Shqyptarvet të Diasporës ja ka dedikue shokut e mikut të tij Mark Mhillit të Molles së Shoshit, po citoj dy-tre rreshta prej asaj poezie qe Pader Ambroz Martini e lexoi sic shkruen edhe aj vete publikisht në vorret e Brukselit ndersa po shtitë në dhe heroin katolik Mark Mhillin:  “Dukagjini ka me t’kja, / E mbarë Shoshi që t’pat vlla,/ Kush t’ka njofte e kush t’ka pa,/ Për njatë “Bese” që kurr nuk preve,/ Për trimni që sa here kreve,/ Kanë me ndi breznitë e reja,/ Si qindrohet kur njerz “Feja”,/ I forcon me fuqi t’reja”. Por përveç kësaj poezie, Frati lâ edhe dosje të tjera me shumë ligjërata e konferenca të mbajtuna prej tij neper tanë botën perëndimore. Përveç shkrimeve lâ edhe nje pasuni shumë të larmishme fotografish të vjetra historike që u përdoren mâ përpara dhe vazhdojnë të përdoren në libra të ndryshëm historike prej shkrimtarve të ndryshëm shqyptar dhe të huaj. Për jetën e Pader Ambrozit u shkrua shumë nga autor të ndryshëm ktu po citoj dy-tre prej tyne si: Pjeter Pepa në librin e tij “Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri”, Zef Gjeta ne librin e tij “Dukagjini”, nga Gjon Sinishta në buletinin që aj e botonte në SHBA, madje Gj. Sinishta disa herash shkonte e merrte foto nga arkivat e Pader Ambrozit për me e pasunue gjithmonë e mâ shumë revistën e tij. Me shugurimin ipeshkvor të katër ipeshkvive të parë shyptarë mas komunizmit, Mons Frano Ilia, Mons Robert Ashta, Mons Rrok Mirdita dhe Mons Zef Simoni prej duerve të shejtnisë së tij, pasardhësit të sh’Pjetrit, Papës Gjon Palit II me 25 Prill 1993 ju dha mundësia për herë të parë mas vorrimit i here e mire të eshtnave të kalbuna të diktaturës  me u kthye ne atdhe të vet gjâ qi edhe e bâni, ndërsa dishira e madhe qi e pat gjithmonë të ndrydhyn në zëmren e tij për shkak të regjimit për me i shërbye popullit të vuejtun shqyptar mâ prej s’afërmit ju realizue në vjetin 2000 kur kthehet ne provinçen e tij Françeskane “Zoja Nunciate” në Shkodër. Në fillim jeton e shërben në kuvendin dhe në kishën e Zojës Rruxare tek Arra e Madhe deri në 2004, pastaj vjet’t e fundit i kalon në kuvendin e fretenve në Gjuhadol, ku dhe përfundimisht i sosi ditët e veta. E filloj formimin e tij meshtarak në Kuvendin e Gjuhadolit dhe e mbaroj ketë formim pikërisht me dekën e tij në këtë kuvend me date 4 fruer 2010. Mesha e dritës për shpirtin e tij u kremtue prej shkëlqesisë se tij ipeshkvit të Shkodres Imzot Angjelo Masafres me date 6.02.2010, me te bashk’kremtuene edh mons. Rrok Mirdita, mons. Hile Kabashi, proviçali i Fretenve O.F.M Ât’ Gazmend Tinaj dhe meshtarë të tjerë të Dioçezit të Shkodres. Nderuen me pjesëmarrjen e tyne autoritetet civile dhe ato fetare, z. Lorenc Luka kryebashkiak i Shkodrës, z. Gjovalin Kolombi Kryetar i Qarkut, z. Maxhid Cungu prefekt i Shkodres, z. Fejzi Zaganjori përfaqësues e besimit mysliman në Shkodër e te tjerë. Urata e vjetër e popullit shqyptar, thotë: jeta e shkurtë e deka e saktë, jetës si dihet çast as vakt, nji jete njeri e tjetër s’kâ po me e bjerrë çké kâ me bâ etj etj, me sâ mrrij un me logjikue thom me plot gojëse bâni nji jetë të saktë ashtu si thotë urata e moçme dhe kam uzdajë se tash po gzon jetën e pasosun për faktin sepse e shkriu te tanë jetën e vet në promovimin e vyrtyteve të nalta njerëzore e t’krishtena. Tash edhe un po e mbydhi këtë artikull shumë të vogël për nji figurë kaq të madhe me nji rresht qe pader Ambrozi e kish fort perzemer e na e citonte shpesh: “step by step, time by time, day by day, generation after generation”, e citonte këtë shprehje shumë shpesh sepse kur pat ardhë në Shqypni ne 1993 e pat gjetë vendin e vet në nji gjendje me të vërtet skandaloze kurse kur erdh’ për herë të dytë ku edhe qëndroi deri ne fundin e ditëve te tij e gjeti vendin e tij shumë mâ të permirësuem se sa e kish pâ lanë dhe ketë shprehje po ashtu ja dedikonte edhe njerëzve për me i bâ me kuptue se nuk duhet me u dorzue përpara vshtirsive qe na paraqet jeta por seicilli duhet me e marre kryqin e tij e me ja bashkangjite kryqit të Krishtit e me ketë  dâshni e me ketë forcë qi buron prej kryqit të lame me gjakun e Krishtit e t’martirve  me ec përpara déjsisht ashtu si taman i kâ hije personit njerzor të bamun në pergjasimin e Hyut. Me pak fjale mos me u disprue për kollaj por me e pase besimin e uzdajen e madhe në Zotin se aj âsht i vetmi shpëtimtar i rraces njerzore.  Zoti e bekofte e e ruejt rodin  e Shqyptarit.

PAÇ DRITE PADER AMBROZ MARTINI, E KRISHTI T’PASTË NE PARRI

ANTON KODRARI

At Ambroz Martini - Një shqiptar i madh
Te nderuem bashkatdhetarë!
Lajmi i vdekjes se At Ambroz Martinit u përhap anemane ne saj te internetit, dhe erdhi deri këtu ne Bruksel, ku ai pat shërbye si famullitar katolik për 20 vjet. Unë pata fatin ta gjej këtu, me 1990, dhe deri kur u largue. Ta njoh e ta vlerësoj, si njeri fetar, intelektual i nalte e patriot i madh, luftëtar i fjalës e pse jo edhe i pushkës. Orator ne disa gjuhe, jo nga ata qe i përgatisin fjalimet me shkrime, por nga ata qe i krijojnë ne çast dhe i lajnë njerëzit me goje hapun dhe i ngrijnë sallat peshe.  Nga pulti i kishës, ku ai u fliste besimtarëve për ligjet, rregullat, doktrinën fetare, për traditat ma te mira shqiptare, ngrihej edhe zani i dënimit te krimeve te diktaturës, qe edhe atij ia kishte internue njerëzit, bashke me mijëra te tjerë. Dikush i pat thane, - or Padre po nuk flitet ne kishe për politike!  Si? për boten tjetër ndoshta po, por për boten shqiptare kisha nuk asht vetëm nje vend i shenjet, por edhe nje qendër e patriotizmit qe ne duhet te mbajmë te gjalle ne çdo rrethane e situate. Gjendja qe po kalon Shqipnia asht tragjike, e ne qofte se ne kishe unë ngre çështjen e njerëzve qe torturohen e vdesin neper kampe e burgje, ato njerëz janë te gjithë te shenjte, pse martire te idealit ma te nalte, martire te lirisë. E kjo nuk asht politike, por humanizëm, e humanizmi asht e pandare nga besimi.
Isha ne Shqipni, dhe nje jave para se me u largue, pata fatin ta takoj, te lodhun e te ngarkuem me vite, por kurajoz e trim si gjithmonë. Për mue ishte nder. Ai i kishte ndeje pranë,  ne çastet e fundit, te prindit tim te krevati i vdekjes e deri ne varrim, ku kishte mbajte nje fjalim te bukur, ne radhën e oratoreve te tjerë, te patrioteve Rifat Kolgjini e te tjerë. Ne çastin kur po largohesha, bame disa fotografi, dhe ai me dha bekimin, qe do te me shoqnoje gjith jetën e mbetun.
Ju te tjerët qe shkrueni, dhe ju lumtë qe po kujtoni këta burra, fetar e atdhetare, intelektuale e patriote te flaket, qe ne zemër kishin jo vetëm besimin por edhe atdheun e lirinë, dy terma te pandame, pse nuk mund te ketë atdhe pa liri e liri pa atdhe. At Ambroz Martini, paresishit ishte shqiptare e pastaj fetar. Ai e citonte shpesh frazën magjike te Vaso Pashës “Feja e shqiptari asht shqiptaria!”.
E vetmja mungese e këtij françeskani te vogël me shtat, por te madh me shpirt, ishte se nuk shkruente dendun, dhe oratoria e tij qe i ra botes përreth nga Australia, ne Amerike e deri ne Europe, mu ne qendrën e saj Brukeseli, mbeti e pashkrueme. Nje tjetër nga merita qe i duhen njohun, asht, se ai i pari ngriti shkollën shqipe ne Belgjike për gjith fëmijët e shqiptareve pa dallim, qysh me ardhje e tij ne këtë vende me 1974 e deri vone. Ne këtë përkujtese te shkurten, përfaqësoj te gjith ata shqiptare qe e njohën dhe e patën bariun e tyne te mirëfilltë gjate shume vjetëve.
I dashun Patër Ambrozi, përulemi para kujtimit dhe vorrit atje ne Shkodren tande te dashtun, me nderim e përmallim. Shpirti yt pushoftë ne paqe. “Requescat in Pace”, Amen.       
Lek Pervizi, Bruksel

DUKAGJINI - KRENARIA IME
Nga Marash Ndoja
Dukagjini është një treve me një popullsi shumë jetësore. Një popull me një zgjuarsi shumë të veçantë, një popull kreshnik e i pa mposhtur as nga vështirësitë natyrore dhe as nga presionet. Dukagjini është krenar si nga prejardhja ashtu edhe e tashmja dhe si i tillë meriton një njohje e vlerësim më të madh. Populli i Dukagjinit ka mbijetuar dallgëve e furtunave të jetës në shekuj duke ruajtur racën e vet, gjuhën, fenë dhe zakonet e veta.
Ky popull shumë fisnik e krenar për lavdinë e qëndresës së vet, ka një prestigj shumë të fortë, një qëndrueshmëri të veçantë në luftën për përjetësimin e tij gjatë gjithë shekujve dhe që dallohet nga fiset e tjera për nga madhësia, hijeshia njerëzore, përshtatshmëria natyrale me mjedisin ku jeton. Dukagjini njihet në shekuj dhe ka një vendosmëri heroike e luftarake.
Në mesjetë Dukagjini shtrihej nga Lezha në krahun e djathte të derdhje të lumit Mat drejt lindjes në burimet e Drinit të Bardhë, një pjesë e Prizrenit e Gjakovës, në Pejë e deri ne veri në kufi me Drishtin e Dejën.
Shqipëria për vetë pozicionin gjeografik që ka ishte sheshi i luftimeve midis shteteve ndërluftuese të Lindjes dhe të Perëndimit. Veçanërisht zona e Dukagjinit ka mbajtur një peshë të madhe në këto luftëra gjatë gjithë shekujve.
Traditat dhe virtytet e Dukagjinit kërkojnë vlerësim, njohje me vëmendje të madhe.
Me gjithë shtrirjen e madhe të Dukagjinit në mesjetë, pushtimet e mëdha qoftë sllave e veçanërisht ato pesëqind vjeçare turke, e dëmtuan dhe e copëtuan mjaftë ketë krahinë, por kurrë nuk arritën ta asimilonin e ta mposhtnin ketë popull luftarak. Krahina e Dukagjinit, veçanërisht gjatë pushtimit Osman, ruajti zakonet e traditat e veta gjatë gjithë historisë së tij, ruajti fenë e gjuhën të pa cenuar si gjënë më të shtrenjtë që ka. Për këto sakrifica u izolua në malet e Shqipërisë Veriore dhe u qeveris si krahinë me vete.
Gojëdhënat tregojnë se prejardhja e popullit të Shalës dhe të Shoshit është nga Shiroka që gjendet në një shtrirje fushore në mes Prizrenit e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Me pushtimin turk të Kosovës në shekullin e XIV, një pjesë e kësaj popullsie që shtrihej në territorin që thamë, për të mos i u nënshtruar pushtuesve erdhën në Malet e Shalës dhe të Shoshit të sotëm.
Ky popull i gjallë, integrohet shumë lehtë me të renë, më përparimtaren, por ka një të veçantë të vetën se nuk pranon përbuzjen e kërcënimin, nuk pranon mëshirën dhe as padrejtësinë. Me mirëkuptim dhe me besë bën gjithçka për mirë.
Në shekuj Dukagjini ka nxjerrë figura të veçanta e me talent. Në mesjetë nxori Lekë Dukagjinin që udhëhoqi fisin me të madh dhe më të fuqishëm në atë kohë. Ai ishte udhëheqës i kompletuar e me kulturë të lartë perëndimore, bashkë luftëtar i Skënderbeut dhe krah i djathë në luftën kundër turqve. Kur Skënderbeu erdhi në Shqipëri, Dukagjinët i garantuan mbledhjen e princave shqiptar në Lezhë. Edhe ceremoninë e varrimit të Skënderbeut në Lezhë e udhëhoqi Lekë Dukagjini me principatën e tij. Ky udhëhoqi luftën për 11 vjet rresht pas vdekjes së Skënderbeut deri në vitin 1479 që ra Shkodra, që sipas Karl Hopfit dhe dom Ndoc Nikës në këtë kohë Shkodra u rrethua nga ushtria turke prej 150 000 vetash, me Sulltan Muratin në krye, të cilët u vendosen në Zus e Bërdicë duke rrethuar Kalanë e Shkodrës. Luftëtarët brenda në kala nuk e lëshuan për 300 ditë duke luftuar me vendosmëri e heroizëm, deri sa ndërhynë fuqitë e kohës. Luftëtarët e lanë fortesën me kushtin që të largoheshin nga kalaja me të gjitha familjet, armatimet e materialet e tyre për të shkuar në Venedik në të cilin gjetën strehim normal.
Dukagjinasit u izoluan, sepse nuk u nënshtruan pushtuesve, nuk ndërruan fenë dhe u qeverisën me normat e me zakone të pashkruara, por me një bindje të përgjegjshme për t’iu nënshtruar dokeve dhe zakoneve të veta, me vendime të miratuara në tubime popullore dhe të zbatuara me fanatizëm. Kjo ka krijuar bindjen te dukagjinasit se fjala e dhënë është besë dhe për mbajtjen e saj kanë sakrifikuar gjithçka deri edhe jetën. Dukagjinasi është ai popull që kur jep fjalën ka sakrifikuar edhe jetën. Shembuj të kësaj natyre ka mjaftë siç është rasti i 7 shaljanëve që dhanë fjalën për të kundërshtuar Vezirin e Shkodrës. Këtyre momenteve të trimërisë e virtyteve të larta malësorët i kanë thurur vargje që kanë frymëzuar edukimin e brezave pasardhës me normat e mira si besa, trimëria, burrëria që duhet të karakterizojnë shoqërinë njerëzore. Do të përmend edhe një shembull tjetër që ka ndodhur në shekullin e kaluar. Zef Avdia prej Gimajve të Shalës ishte në burg në kohën e regjimit të Zogut me Hasan Lulashin nga Pecajt e Shalës. Ky bëhet i sëmurë dhe kur e pa se nuk kishte jetë të gjatë i lutet Zefit që të çonte për të varrosur në fshatin e tij. Zef Avdia i jep besën se do ta çonte. Ai burrë vdiq dhe Zef Avdia kërkon leje në komandën e burgut duke u dhënë besën se do të kthehej pa shkua në shtëpi të tij, sapo të dorëzojnë trupin e pa jetë të shokut të tij, dhe, vërtetë ashtu bëri. Ai u kthye ne burg menjëherë sapo realizoi besën që i kishte dhënë shokut të tij. Këto veprime tregojnë se malësori dukagjinas ka cilësi të veçanta. Virtytet e dukagjinasit duken edhe në mikpritjen. Vetëm në malësi miku pritet me ndere nga më të lartat. Në Dukagjin ruhet dhoma për mikun me pajisjet më të mira.
Në cilin vend tjetër të botës preokupohet e gjithë familja që mikun ta nxjerrin më të mirë së ka hy në shtëpi. Këto janë normat e morali malësor, normat e pranimit e jo të urrejtjes, apo të përçmimit të tjetrit. Në çdo kohë të ditës kur është thirr pas dere të çdo shtëpie dukagjinase të hapet porta me shprehjen “mirë se erdhe”, “misë se të ka pru zoti”, “shtëpia e zotit dhe e mikut” e te tjera, dhe i janë bërë nderet me zemër të hapur.
Malësori dukagjinas ka vetin e pranimit të progresit, të zhvillimit e të integrimit bile më me shpejtësi se krahinat e tjera, është i pranueshëm e shumë i arsyeshëm, por nuk shet veten as nuk shet njeri kur e pranon. Kjo e ka bërë që të vuaj sepse nuk është shitur kurrë.
Vërtetë ka vepruar Kanuni që ka shumë gjera të rëndomta, por ka qenë domosdoshmëri e jetës sepse nuk ka pasur shtet që të veprojë me ligjet e veta.
Historia është kokë fort. Pushtimet e lanë të varfër dhe të pa përkrahur Dukagjinin. Në Dukagjin, pushtuesit shpesh janë turpëruar. Mjafton të përmendim shembullin e vitit 1915 që 1500 ushtarë serb u detyruan të futen nën dy pushka kryq te Ura e Shalës. Dukagjinasit të prirë nga burrëria e tyre i përcollën deri në kufi pa i dëmtuar asnjë prej tyre, u dhanë edhe armët me vete e i porositën që të mos kthehen më. Këtij veprimi burrëror ata ua e kthyen me pabesi, e pa mirënjohje.
Fatkeqësi është që edhe sot ka individ të veçantë që ruajnë në kokat e tyre disa koncepte të dëmshme duke u përpjekur me nda në parcela krahinore qytetin e Shkodrës.
Shkodra është e të gjithë shkodranëve, qofshin banorë të vjetër apo banorë të rijnë, sepse për këtë qytet kanë derdh gjak si ata të vjetrit ashtu edhe të rinjtë sepse kur e ka lypë nevoja e mbrojtjes se qytetit nuk janë shikuar as hasmëritë e as besimet fetare, as ndarjet krahinore. Kjo e ka karakterizuar popullsinë e këtij qyteti dhe duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Koncepti i dukagjinizimit të Shkodrës është arkaik dhe i dëmshëm, dashakeq, por dhe i dënueshëm shoqërisht, është  përbuzës dhe përçmues, por nuk duhet harruar se me monedhën që më vlerëson me të njëjtën monedhë do të vlerësohesh edhe ti. A i shërben ky qëndrim bashkimit e vëllazërimit për integrimin në bashkësinë Evropiane. Mendoj se një qëndrim i tillë vetëm bëhet pengesë për ecjen përpara.
Dukagjinasi reagon shpejt, prandaj është më i sertë se krahinat e tjera. Shpesh identifikohet si gjaknxehtë, por në shoqëri është i pranueshëm dhe pranon e bën shaka më shumë se të tjerët, atdheun e fenë i ka të shtrenjta dhe ky është virtyt i skalitur në mendjen e tij dhe për të ka sakrifikuar shumë sepse, për këtë u izolua për 500 vjet. Këtë izolim duhet ta çmojmë, por izolimi ka lënë simptomat e veta negative si nivelin arsimor, zhvillimin e krahinës e te tjera. Dhe në vend që të çmohet për këto sakrifica shekullore, jo radhë përçmohet gjë të cilën nuk e pranon. Popullsia dukagjinase është shumë punëtore dhe e duruar, është e sakrificës dhe optimiste, përshtatet mirë me mjedisin që jeton, kupton shpejt situatën dhe është e guximshëm për gjithçka. Kudo ku jeton në shoqëri dallon për virtyte të veçanta, ka respekt dhe dashuri për shoqërinë, jep ndihmë kur paraqitet nevoja, pret me bujari mikun dhe bijën, tradhtinë e urren por edhe e ndëshkon.
Dukagjini penalizohet për gjakmarrje. Po ka gjakmarrje dhe kjo gjë duhet eliminuar përfundimisht. Gjakmarrje ka ngado dhe jo vetëm në Dukagjin. Por një gjë duhet ta themi se krimi duhet ndëshkuar. Këtë veprim duhet ta kryej shteti me organet e veta të drejtësisë, pa dallim krahine, ngjyre dhe besimi. Nëse e bën shteti këtë, atëherë i dëmtuari lehtësohet në shpirt, gjakmarrja pushon.
Është e ditur se gjakmarrja individuale është zakon i egër i mesjetës që ka pasur gjakmarrje edhe në bazë fisesh pavarësisht se nuk ka qenë fajtori i drejtpërdrejtë. Kjo ka ndodhur në kohën kur nuk qeverisë shteti popullin e vet. Për shekuj me radhë pushtuesit nuk u shqetësuan aspak për vrasjet dhe gjakmarrjet që ndodhnin në malësi, gjë e cila ka sjellë pasoje deri në ditët tona. Hakmarrja është në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe kjo duket këto vitet e tranzicionit që shumë njerëz u vranë me vetëgjyqësi për larje hesapesh gjë e cila tregon se kur nuk vepron shteti me organet e tij të drejtësisë, kriminaliteti ligjëron veten.
Të gjithë e pranojmë se hakmarrja sipas kanunit është një plagë e rëndë, por duhet të themi se ka qenë e domosdoshme për kohën kur nuk kishte shtet, për të frenuar krimin sido që të jetë zbatuar, sepse krimineli e ka ditur se po të vrasë do të vritet, sepse nuk ke të drejtë të privosh jetën e tjetrit e ti ta gëzosh i qetë jetën tënde. A nuk është nxitje për hakmarrje njoftimet që dëgjojmë ne organet e masmedias se u vra një njeri dhe vrasësi iku në drejtim të paditur, e kur shteti me të gjithë ato organe të specializuara nuk e gjen dhe detyrohet i dëmtuari që ta gjejë për të marrë hakun.
Shkodra është e të gjithë atyre që banojnë këtu. Nuk ka pasur luftë as punë që është bërë nga qytetarët pa pjesëmarrjen e malësorëve të maleve e rrethinave të saj në përgjithësi dhe të Dukagjinit në veçanti. Nuk mund të mbahet qyteti pa rrethinat, nuk ka qytetari pa toleruar nga gjithsecilit sepse kjo është e domosdoshme për të shkëmbyer produktin e punës ndërmjet njëri-tjetrit, shkallën e njohurive, kulturën e te tjera dhe prandaj duhet shikuar si normë njerëzore e qytetare.
Dukagjini është pjesë e qytetarisë shkodrane sepse është pjesë e territorit të rrethit të Shkodrës, por dhe shumë dukagjinas, me talentin e tyre në të gjitha fushat e zhvillimit të shoqërisë, kanë punuar dhe ndërtuar për vete dhe për qytetin e Shkodrës.
Dukagjini ka qenë dhe mbetet krenaria ime e pashtershme.

ETNOGRAFI - Tradita e martesës

Ne vend te hyrjes
Lindja, martesa dhe vdekja janë tre elementet me te rëndësishëm ne jetën njerëzore. Këto elemente te jetës kurdoherë janë shoqëruar ne Shqipëri e ne popuj te tjerë me ritet e tyre përkatëse. Lindja-
fëmijëria me “Ninullat” te kënduara me aq art nga nenat shqiptare. Lindja e nje djali ne familjen shqiptare e sidomos ne atë malësore është pritur me feste e gëzim, me te shtëna pushkësh. Kjo është pare si nje fuqizim i fisit, nje mashkull me shume, për arsye te luftërave, te gjakmarrjes dhe te vijimit te jetës. Kjo duket qarte ne shprehjen popullore: “kur lind vajze kjajne e trete e shpise”. Mashkulli është pare si element i domosdoshëm për mbijetesën ne mjedisin shqiptare e kjo duket qarte edhe tek poema e Ndre Mjedes “Andrrra e Jetës”. Kjo tradite ka ardhur fuqishëm deri me sot, sidomos ne Kosove, megjithëse shihet nje zbehje e traditës dhe e dëshirës se papërmbajtshme për te pasur nje djalë. Ne malësi, pasi lind djali, nje mashkull, zakonisht axha apo gjyshi merr armen dhe shtie-komshite, kushërinjtë pyesin: Hajr koftë, ça asht pushka moreeeee?-Ai përgjigjet: Me ka falur Zoti nje djalë moreeee! Ata i thonë: Me jete te gjate!
Dasma
Edhe ky, nje nga elementet me te rëndësishëm te jetës se njeriut ne shekuj, jo vetëm ne Shqipëri, por edhe gjetiu. Është shoqëruar me këngë e valle, ka qene nje elemente gëzimi për krejt fisin e miqtë, për shkak ndoshta edhe te mungesës edhe te elementeve te tjerë për te gëzuar e dëfryer, i është bere nje jehone kaq e madhe dasmës. Ajo është kthyer ne nje mjet njohje mes personave te ndryshëm, mes miqve, shokëve dhe shoqeve. Si pasoje kane lindur njohje te reja nga kjo edhe miqësi te tjera. Këtë e ilustrojmë qarte me shprehjen: “Dy martohen e nje qind tërbohen”. Disa dite para dasmës, i zoti i shtëpisë cakton dasmoret, te cilët do te shkojnë te marrin nusen. Dasmore i pare caktohet kushëriri me ne moshe dhe qe është i pari i fisit. Dasmori i dyte caktohet daja i madh, dasmori i trete caktohet axha i madh e te tjerë. Dasmoreshën e ka caktuar shtëpia e nuses, zakonisht nje nuse daje, axhe apo gruaja e shkuesit qe ka pasur lidhje apo njohje me shtëpinë ku do te shkoi vajza nuse. Dasmoret, ne mbrëmje mblidhen tek shtëpia e dhëndrit bashke me njerëz te afërm te familjes. Shtrohen trevesat për te pire dhe për te ngrenë. I zoti i shtëpisë merre gotën e rakisë i pari dhe thotë: Koftë lëvdua Krishti! Mire se u ka pru Zoti! Çifti u trashëgoftë! … i falet dasmorit te pare dhe qe qëndron ne krye te treverses se pare. Dasmori i pare e merr gotën e rakisë dhe thote: Koftë lëvdua Jezu Krishti! Mire se ju gjetme! Nusja te ardhtë me nafake e ta gëzofte djali, u trashëgofshin! … i falet dasmorit te dyte: Tjeta e jote! Edhe ky pak a shume shpreh te njëjtat urime, por jo krejtësisht ne te njëjtën mënyrë për te mos ra ne përsëritje e tjetrit. Pasi lëvdohet Krishti prej te gjithë pjesëmarrësve, i zoti i shtëpisë i thotë: Byrmni, merrni burra, mire se u ka pru Zoti. Fillon kënga e vallja, kryesisht prej te rinjve, apo edhe atyre qe janë qejfli e dine te këndojnë e te vallëzojnë. Këndojnë me çifteli, me ane te saj bëjnë ritmin për kërcim. Dasmori i pare, nëse din, bashkë me nje dasmore tjetër apo mik te ftuar, këndojnë “kënge te giat”, kënga maje krahu: E jo! Po! Ne! Se! So! Elee! … Këtë këngë e ka kënduar jo kushdo, por ata qe e kane ditur mire atë.
Te nesërmen, dasmoret janë nisur për te shkuar tek shtëpia e nuses. Dasmoret janë te zgjedhur, trima, te zotet ne kuvend, ne pushke e te tjera, se ata duhet te vinin me nusen ose te vdekur. Nëse shtëpia e vajzës ka dashur mos t’jua jap nusen, apo nje fis tjetër, i cili e ka kërkuar këtë vajze për nuse dhe nuk ja kane dhenë, kërkon për t’i turpëruar duke ua grabitur nusen gjate udhëtimit. Ne këto raste dasmori i pare fillon pushkën.
Dasmoret, kur hyjnë ne fshatin e nuses, lagjes se saj, u dalin para banoret e fshatit, te lagjes, komshinjtë, ata i gostitin me meze dhe raki. Kur dasmoret i afrohen shtëpisë se nuses, Dasmori i pare shtie me pushke, për te lajmëruar mikun, shtëpinë e nuses, qe te përgatitet se dasmoret po vijnë. Shtëpiaku u qet para nje person te shoqërisë, komshinj, për t’i pritur dhe shoqëruar deri ne marrjen e nuses. Kjo për arsye, se ata ndoshta janë nga zona te tjera qe nuk i dine traditat e zonës ku merret nusja. Hyn brenda dasmoret, i qerasin me kafe dhe raki, pastaj edhe meze te tjera. Rakinë e merr i pari, i zoti i shtëpisë ose nje kushëri i tij, sigurisht ne raste te radha, dhe thotë: Koftë lëvdua Krishti! Miqësia na koftë për hair! I pashin hairin vajzës! Shtëpiaku mbahet i rezervuar sepse ai nuk duhet te shpreh gëzim, sepse marton vajzën, por duhet te ketë nje sjellje me te përmbajtur. Gotën e rakisë e merr pastaj përfaqësuesi i shtëpiakut qe tashme është përfaqësues i krushkut, i mikut. Ai thotë: Koftë lëvdua Krishti! Miqësia u koftë për hair te dy palëve! U trashëgofshin e ndjeshim mire për ju! Pastaj e merr gotën Dasmori i pare dhe thotë: Koftë lëvdua Krishti! Mire se u gjetme! Çifti u trashëgoftë e ndjeshi mire për vajze! I martosh djemtë! Pastaj, te tjerët e marrin gotën e rakise me radhe. Kjo për ta nxjerre sa me te kënaqur  dhe për ta mbrojtur atë nga ngacmimet apo shakatë. Ne Shllak, dasmoret nuk ngacmohen me fjale apo me sjellje, por mundohen ta nxjerrin sa me faqebardhe. Ne Mirdite e gjetke i ngacmojnë dasmoret dhe mundohen ti vene ne loje. Për lustrim po paraqes nje shembull: “Dasmoret për arsye te largësisë shpesh flenë tek miku. Ne nje rast, njërit prej dasmoreve, kur fjetën, i vjedhin pantallonat, me qellim për ta vene ne loje tek shtëpia e nuses. Ky, kur e kupton, nuk zgjohet nga shtrati deri vone, duke pritur te vije i zoti i shtëpisë. Kur vjen i zoti i shtëpisë, thotë: Zgjohu dasmuar, se u bere vone. Dasmori i përgjigjet: A po shkon e merr pantallonat, se i kam harrua ne dhomën e grave!
Nusja gjate kësaj kohe fillon te qaje me te madhe ne mënyrë qe te dëgjohet nga dasmoret. Kjo, për te siguruar dasmorin e Pare, se nusja është gati dhe se nuk do t’i behej ndodh ndonjë incident (mosdhënia e nuses). Gjate kësaj kohe, me përpara, ne Shllak ngrihet vëllai i madh i dhëndrit, shkon ne dhomën e nuses, i vendos unazën ne dore, ne këpucë hedh lek dhe ja vesh këpucët. Dasmori i Pare, ose dasmoret këndojnë «këngën e giat». Pjesëmarrësit ne dasme i thonë: Ju kenofte zemra. Shtëpiaku shtie ne pushke për nder te dasmoreve. Ato i thonë: Te lumtë pushka. Dasmori i Pare ngrihet nga trevesa dhe pasi del ne shkalle, nje shpijak e qeras me raki dhe e detyron te gjithë te pine prej tij. Dasmori i Pari thotë: A po m’i jep ato rroba?-Ai përgjigjet: Jo pa me dhanë tridhjetëmijë leke. Dasmori i jep me pak!-Fëmija i thotë:- nuk me ke dhanë aq sa te kam kërkuar!-Dasmori nxjerr edhe ca lek. Ne këtë moment ndërhyn nje kushëri dhe i thotë fëmijës: te largohet për te mos e shpenzuar dasmorin. Kjo behet për pak humor. Nusen e nxjerrin jashtë duke e kapur për krahësh, i vëllai dhe daja. Nusja merret ne kalë. Dasmoret përcjellën nje cope rruge, e cila ne përgjithësi është e përcaktuar për çdo fshat ose lagje dhe deri ne krye te kësaj rruge nusja nuk i dorëzohet dasmoreve. Gjate kalimit ne këtë rruge, nusja qan ne mënyrë qe te tregoje dhimbjen nga shtëpia ku ka lindur, por edhe qe te dëgjohet nga dasmoret. Ne këtë ndalese, dasmoret u japin dorën te tere njerëzve qe i përcollën. Hedhin karamele dhe duhan. Ne këtë moment i jepet nusja. Ai qe jep nusen dasmorit(gjeverit), i thotë: Ndjeshim mire për ju! I pashi hairin nuses!- Dasmori i Pare i thotë: Paç hair dhe martofshi djemtë! Nusja, ne këtë moment e ndërpret vajin, sepse nuk donë te ndjell keq, se vaji ne këtë momente është ndjellje e se keqes. Dasmoret shtien me pushke, shtie dhe shtëpiaku, dhe përsëri dasmoret. Nisen për udhëtim drejt shtëpisë se dhëndrit.
Gjate rrugës nuk lejohet qe t’ua pres kush rrugën dasmoreve, sepse interpretohet si nje ogur i keq. Njerëzit qe kalojnë rrugës, nuk u ndërpresin rrugën dasmoreve, por presin deri sa ata te kalojnë dhe pastaj vijojnë rrugën. Ka pasur raste qe dasmoreve ju është ndërprerë rruga dhe atëherë dasmoret kanë shti mbi kalimtaret, dhe ne këto raste ka pasur dhe te vrare. Ka pasur raste qe janë ndesh dy pale dasmore, se nuk janë marre veshtë për te kaluar, se njërës pale i ka takuar te ndërpresë rrugën, dhe duke mos i lëshuar njeri-tjetrit radhe, janë vrare njeri me tjetrin! Gjate rrugës, dasmoret kur takojnë kalimtare ose duke punuar, ata ndalojnë dhe i urojnë për nusen, duke uruar: U trashëgoheshin dhe ju paste ardhe me nafake, atëherë Dasmori i Pare hedh karamele atyre dhe cigare! Ne qofte se ndalojnë kalimtaret, mund te ndalojnë edhe dasmoret, dhe ne këtë kohe, nga rakia e zot shtëpisë ku është marre vajza, i nderojnë me raki dhe me ndonjë meze, por zakonisht vetëm me raki. Ne këto raste, te ndaluarit urojnë: Për hair e u trashëgofshin!
Kur dasmoret mbërrijnë afër shtëpisë se dhëndrit, Dasmori i Pare shtie ne pushke, për te lajmëruar ardhjen e tyre. Kur mbërrijnë ne oborr, gratë kryesisht, por edhe burrat, nisin këngën, duke i kënduar bukurisë se nuses dhe te dhëndrit, te cilin ne jo pak raste ia vene ne loje bukurinë e tij, për te treguar se nusja është me e bukur. “… / Sa e bukur na ka dal nusja / Marshallah, marshallah / O ma ka synin rrush te zi /  …”.
Dikush i familjes, para se nusja te futet brenda, i hedh sheqer. Kur hyn brenda u jepet nje gote raki dhe petull, te cilat i ndajnë për gjysme me dhëndrin, bashkëshortin e saj. Nuses i ulet ne prehër nje djalë i vogël, nusja i jep dhurate nje pale çorape, karamele dhe leke. Dasmoreve u jepet kafe dhe nga nje gote raki. Ata, lëvdojnë Krishtin, urojnë nusen dhe dhëndrin. Ne mbrëmje shtrohen treversat. Gotën e rakisë e merr i pari shtëpiaku dhe thotë: Koftë lëvdua Krishti! Mire se u ka pru Zoti! Çifti u trashëgoftë! Dasmori i Pare, qe është ulur ne krye te vendit, thotë: Koftë lëvdua Krishti! Nusja për hair e ta gëzofte djali! U trashëgofshin e te paste ardhe hairi ne konak! Fillojnë këngët e vallet, këndojnë me çifteli e “kang te giat”. I zoti i shtëpisë i ngacmon për te bere te ftuarit te pine e te hane. Gjate këngës dhe valles shtien me pushke. Dy burra dalin duke kërcyer e duke bere si te dehur. Bëjnë humor dhe vejnë njeri-tjetrin ne loje, por edhe dhëndrin ndonjë here ne mënyrë qe dasma te behet sa me e hareshme.
Ne këtë zone, dasma zakonisht mbyllet me dy gota rakie! Mbushen dy gota me raki, ato bashkohen, por njëra vendoset pak me poshtë dhe është ne drejtim te buzëve te gojës, me te cilën pihet rakia pa u nda, duke u derdhur gota e dyte ne te paren. Ky rit fillon me dhëndrin dhe vijon me te gjithë te pranishmit. Ne këtë momente nusja ka dale para pjesëmarrësve, duke vendosur duart ne mes, gishtin e madh te dy duarve e fute ne postave, ndërsa shuplaken e duarve e vendos mbi postave.
Te nesërmen, nusja zgjohet e para, shkon tek burimi me ndonjë femër te shtëpisë, mbush nje ibrik me ujë dhe ju hedh ujë për te lare duart dhe faqet, se pari Dasmorit te Pare, ne qofte se ka fjete aty, dhe pastaj personave te tjerë derisa te mbaroje uji ne ibrik. U pjeke kafe te pranishmeve dhe ia jep te parit Dasmorit te Pare, te zotit te shtëpisë, vjehrrës, kunetërve, e te tjerëve me radhe.
***
Dasma ne Malësi dhe ne Shqipëri ka pasur nje vlere te veçante dhe ka qene nje nga momentet me te gëzuara për familjen shqiptare. Kjo edhe për arsye te rendësise se madhe qe ka pasur bërthama familjare ne Shqipëri e sidomos ne Malësi. Dasma dhe njëkohësisht rritja e numrit te familjareve dhe sidomos e meshkujve ka ardhur ne Shqipëri jo vetëm si tradite, por edhe si sulm-mbijetese ndaj pushtuesit nëpërmjet shtimit te numrit te familjareve, por edhe si domosdoshmëri për përballimin e mbijetesës, luftës me te huajte për liri dhe për te vijuar jetën. Kjo duket qarte sot ne Kosove! Këto dhe te tjera arsye janë ato qe e kane shenjtëruar këtë moment jetësor. Elementet e traditës çdo dite e me shume po zbehen e po humbasin! Ajo qe te bie ne sy dhe te duket nje element i keq është zhvlerësimi i traditës dhe zëvendësimi me elemente te traditave te huaja si pasoje e emigrimit dhe ndikimit nga kultura te tjera, si dhe kopjimit te tyre pa arsye. Nje rol te rëndësishëm  ne këtë moment ka pasur edhe kisha. Sakramenti i martesës është nje elemente i fesë katolike. Ai është mundur te jete e kujdesshme për vendosjen e kurorës, sepse ajo është e përjetshme dhe nuk lejohet te vihet kurore me nje person tjetër, për veçse te rasteve te vdekjes te njëjtit, bashkëshortit ose bashkëshortes. Për shmangien e ndarjes se çiftit apo problemeve te mëvonshme, Ai e shpall kurorën tre te diela rresht para celebrimit te saj. Nëse ka ndonjë problem qe besimtaret e dine, janë thirrur qe tuja tregojnë ne fshehtësi famullitarit, i cili nëse sheh se kjo kunoren ka probleme nuk lejon lidhjen e saj. Martesa është pare dhe shihet si nje nder momentet me te gëzuara te familjes shqiptare megjithëse vihet re nje zbehje e vogël e rolit te martesës, por edhe i familjes. Prurjet “moderniste” qe preferojnë te mbesin beqare ose te bashkëjetojnë, por fatmirësisht ky ndikim ne shoqërinë shqiptare nuk ka ende përmasat e shoqërive te tjera. Pra, këtu ruhet ende kulti martesës dhe bërthamës familjare.
NDOJ MEHILLI,
student ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, viti i katër, për Gjuhe-Letërsi

GJIGANDI

Nga Luigj Temali
“…Unë kam vite që e kaloj gjysmën e kohës në Francë, unë shkoj atje si profesionist pasi kam punët e mia dhe sa herë që më mbetët kohë e lirë si shkrimtar kthehem në Shqipëri. Madje, shumicën e kohës e kaloj këtu, pasi siç e thashë, shkoi në Francë sepse kam punët e mia. Pra, parimisht, teorikisht dhe praktikisht jetoj në Shqipëri. Më kanë bërë vërejtje pse ika në atë kohë, por unë nuk u largova për të ikur nga Shqipëria, ika për të ndihmuar Shqipërinë që të çlirohej nga një lloj hipokrizie komuniste që vazhdonte dhe që rrezikonte vendin të bëhej si Kuba.”
“...Gjermania në të vërtetë afroi ndihmë në vitet 87-88 por komunistët e refuzuan, sepse nuk donin. I përcillnin delegacionet njeri pas tjetrit dhe gjenin shkaqe nga më të ndryshmet që të mos bashkëpunonin. Është e vërtetë që në 1988 Shqipëria ishte vendi i parë i hapësirës komuniste që do të ndihmohej nga Perëndimi dhe ndihmat do të ishin kolosale. Por, fatkeqësisht pasuan ngjarje të mëdha, muri i Berlinit ra, ndodhën zhvillime të tjera të konsiderueshme dhe vëmendja u drejtua nga e gjithë Lindja. Kështu që Shqipëria e humbi shansin e parë dhe jo vetëm kaq, por sepse pas humbjes të këtij shansi Shqipëria do të mbetej në fund. Pra, për të shmangur këtë të keqe të vendit, unë ika dhe deklarova që do të kthehem menjëherë në Shqipëri, sapo ajo të demokratizohet. Ju e dini se pas disa muajve filluan lëvizjet, turbullirat, ngjarjet me studentët dhe diktatura u përmbys me të vërtetë. Unë jam kthyer menjëherë në Shqipëri në maj të 92 dhe kam ardhur vazhdimisht derisa në fund kam  ndenjur në vendin tim.” Intervistoi Çerçiz Loloçi Shekulli dt: 7-11-2002.
Ah, kjo politika, që hidhet e përdridhet si “balerinë”e klubeve të natës! Nuk ka si kujtesa! Vjen si shiu dhe ikë si breshka! Kaluan shumë vite nga botimi i dytë i romanit “Dimri i madh”, në të cilin përshkruhet me realizëm dhe nivel të lartë artistik qëndrimi burrëror i “Mizës” Shqiptare, e cila në vitet ’60-të u ndeshë ballë për ballë me aftësi, guxim e trimëri të radhë, atje larg në “strofullin” e tij, me “Elefantin” Supërgjigand Sovjetik. Ishte një “duel” i pabarabartë....! Parathënia e librit meriton një kapitull  të veçantë...!
Siç dukët e trazon ndërgjegjja...! I ka mbetur gozhdë...! “Pse ika nga Shqipëria?”Amen! Në Paris ishte ngarkuar me detyrën e kryetarit të delegacionit të qeverisë Shqiptare, ku deklaroj divorcin e parevokueshëm me regjimin e vjetër! Ky akt i pa precedent dhe i guximshëm u vlerësua si një “nxitje” e “inkurajim” për vendosjen e pluralizmit politiko-partiak në Shqipëri.“Unë ika për të ndihmuar Shqipërinë!” Deklaratë pompoze, komplekse dhe mjaft e ngatërruar! Hajde gjeje fillin...! Atdheu, shoqëria, farë e fisi dhe familja u ndihmuakan më shumë duke ikur për të qëndruar larg në ditë të vështira plotë stuhi e shtrëngata?! Jo, “Nanë Madhja” i donte të gjithë fëmijët e vet afër saj.
Nga “plaku” i urtë vijnë disa pyetje: Po sikur të gjithë intelektualët e mirëfilltë, njerëzit më të ditur, elita e kombit, të largoheshin jashtë vendit me dëshirën e mirë për të ndihmuar Shqipërinë, cili do të ishte fati i saj? Pse duhet t’i japim vetës vlera e kontribute jashtë realitetit konkret të gjërave? Nuk është e drejtë dhe korrekte që dikush, kushdo qoftë ai, të paraqitet me cilësi gati jashtë tokësore! Por dardha ka bishtin mbrapa. Nëse Gjiganti nuk do të arratisej çfarë do t’i ndodhte Shqipërisë? A do përmbysej Komunizmi? Kush do u tregonte shqiptarëve për hipokrizinë e “pashallarëve të kuq” në drejtim të “mos pranimit”nga ana e tyre të “ndihmave” të mëdha nga Perëndimi?
- Nuk e di përse ndodh që personaliteti më i madh i letrave shqipe bën sikur harron që fati i Shqipërisë ishte sine qua non i përcaktuar nga rezultantja e kontributeve të jashtëzakonshme të disa faktorëve madhor ndërkombëtar si përfundimi i Luftës së Ftohët midis Lindjes e Perëndimit, triumfi i Kapitalizmit ...; nga ish kryetari i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e fitues i çmimit Nobël për Paqen Mihail Gorbaçov e te tjerë, të cilët sollën shkatërrimin e murit të Berlinit dhe përmbysjen e regjimeve totalitare të Evropës Lindore duke përfshirë domosdo edhe Shqipërinë.
- Refuzimi i “ndihmës” ekonomike të afruar nga Gjermania Perëndimore dhe qëndrimet dogmatike të udhëheqjes Shqiptare u kushtëzuan edhe nga rrethanat specifike politiko-ekonomike në Shqipëri e më gjerë. Karakterin e vërtetë të kësaj ndihmë e jep revista gjermane “Spiegel” e datës 5 Prill 2004 me titull “Gjermani Shtraus partneritet strategjik me Enver Hoxhën. Udhëtim në botën e shqiptarëve.”
Është naive të mendohet që Perëndimi, pa u shemb muri i Berlinit, do të ndihmonte pa interes, seriozisht dhe fuqishëm udhëheqësit e një regjimi, i cili  luftonte me të gjitha forcat për mbijetesën e tij të perënduar! Gjithsesi Shqipëria e viteve 1987-1988 konsiderohej vendi i parë i Bllokut Komunist, e cila duhej të përfitonte kredi dhe donacione të mëdha. Teorikisht e shkëlqyer, praktikisht pothuajse e pamundur!
- Në bisedë u përfshinë edhe dy shokët e mijë intelektual të shquar. Dëgjoni, - tha Lulëzimi: E kam tepër të vështirë të kuptoj thelbin e logjikës së Gjigantit “Unë kam vite që e kaloj gjysmën e kohës në Francë, unë shkoj atje si profesionist, pasi kam punët e mia dhe sa herë që më mbetët kohë e lirë si shkrimtar kthehem në Shqipëri. Madje, shumicën e kohës e kaloj këtu”. Jam profesor i matematikës dhe megjithatë nuk kuptoj ç’janë këto dy gjysmat e kohës, të cilat ndahen dhe bashkohen me diferencën e zbritjes së tyre për të formuar totalin e saj? Koha e lirë që mbetët qenka ekuivalente me tepricën e gjysmës të saj! “Madje, shumicën e kohës e kaloj këtu!” E thënë ndryshe dy gjysmat e kohës duke zbritur kohën e lirë barazi me pjesën dërmuese të tyre! Shkurt, ekuacione me shumë të panjohura!
- Për të shmangur këtë të keqe të vendit tim unë ika dhe deklarova se do kthehem menjëherë në Shqipëri sapo ajo të demokratizohet”. Punë e ngatërruar Lulëzim, - ndërhyri Bashkimi. Lëvizjet, turbullirat, grevat, ngjarjet me studentët, demokracia dhe përmbysja e sistemit paska qenë obligim, detyrë dhe sakrificë e të tjerëve! Ai, siç dukët, i përkiste një dimensioni tjetër! Kishte lindur për misione të mëdha! Kur socializmi dha shpirt, si  Mesi i zbritur nga Qielli, erdhi për të marrë pjesë në inaugurimin e fitores! Natyrisht, çdo tufë ka një bari dhe qindra mijëra njerëz liderët e tyre! Më vjen çudi,-prandaj pyes vetën: “Pse disa krenohen për merita e kontribute që nuk u takojnë”? Kush është shpëtimtari i popullit tonë nga ...?! “Kam ardhur vazhdimisht derisa në fund kam ndenjur në vendin tim”. Lëmsh para porte! Gjysmë paskajore e së shkuarës. E sotmja në kënd vështrimin e së ardhmes! Integrale me kohën! Ishin kohë të vështira ...

MOTRA E TINGUJVE

-Tregim- nga Shyqyri Dushaj
-vijon nga numri 73, dhjetor 2009-
Xhyzepja qeshi, nëse lemë Irmën te na ik nga kuzhina ...,  por këtë radhë bos Rokos, jo, jo tha, Irma do te punoj ne banak me Xhinen. Po, kjo tha Xhyzepja dhe kapi violinën me dorë e kujt është? E imja,- I thash, disi me krenari, kisha te drejte te isha krenare për këtë, se kisha një jete qe merresha me violinën.
Po, profesioni im është violiniste, kam mbaruar konservatorin e larte dhe kam punuar si violinë e par ne orkestër. Kjo i befasoj te gjithë. Unë nuk duhej t’ ja humbja vlerat vetes. Do ta nis nga e para, prapë te punoja me Xhinen ne banak. Atë natë fjeta e lehtësuar.
Kisha një kohe te gjate qe punoja me Xhinen ne banak. Te them te drejtën, kjo punë me pëlqente, ishte disi ndryshe, këtu isha veshur pastër, komunikoja me njerëzit, kjo pune me jepte kënaqësi e shpesh mendoja me vete sikur te mos isha ber violiniste, do te bëhesha barme. Bravo, me thoshte Niku dhe Xhyzepja, Irma ke bere progres, por tani nuk ka me pasta, qeshte Xhyzepja, Mirë,  mirë i thosha unë me te qeshur, por as për ju s’ ka kafe e birr. Tani me duket se e kisha gjetur veten ne këtë ambient mes njerëzve te mirë.
Nata e Krishtlindjeve ishte e lodhshme, lokali ishte plot me njerëz, natyrisht unë duhej tu shërbeja njerëzve mirë dhe me kulture. Spiralet e tymit ngriheshin drejt tavanit, unë shpesh shikoja Xhinen e mbytur ne djers por ajo me buzëqeshte dhe ndoshta çuditej qe unë punoja aq shpejt dhe bukur. Nata e Krishtlindjeve ishte e gjate, por megjithatë, ajo me dha një kënaqësi te veçante. Kishte zbardhur drita, tashme klientët ishin larguar, Xhina ishte ulur ne tavolinë e lodhur, Irma një kafe te lutem, ne tavoline erdhën Xhyzepja, Niku dhe rRokos. Na sill edhe ne diçka Irma dhe eja dhe ti këtu. Unë shikova ëmbël Xhyzepen, Xhina si e habitur u kthye nga unë,  me shikoi ëmbël. Irma te lumtë, ti punove shumë mire sonde.
Ne, si grup ku do ta kalojmë pjesën tone te vitit te ri? Te gjithë shikuam Rokon! Ai qeshi mire tha: Këtë radhë do t’jua zgjedh unë lokalin, dhe cilësoi një lokal me emër, atje do shkojmë. Niku me shikoi mua si me habi, unë se kuptova këtë, por kur morëm rrugën për ne shpi me tha: Irma, ai lokal është tepër luksoz dhe atje shkojnë vetëm VIP-at, por mos harro, merr dhe violinën me vete. Ne Shqipëri kisha pasur shumë shoke dhe miq, por dhe tani nuk ndjehesha e vetmuar.
Lokali ne te vërtetë ishte përrallor. Niku me shikoi mua, sikur donte te me thoshte: Irma e shef ku jemi? Irma sa mirë  paske ber qe ke marr violinën, mirë, mirë tha Rokos, por me pare duhet te pyesim nëse lejohet.
Epo gëzuar, tha Rokos! Tingëllima e gotave na çliroi nga diçka! Te gjithë ishim te gëzuar. Xhina me trokiti gotën e para: gëzuar Irma!, Gëzuar, i thash unë bos! Jo Irma, sonde unë nuk jam bos, jemi te gjithë njëlloj, te gjithë qeshen. Ne kishim humbur ne atmosferën e gëzimit, kur Niku me beri me shenje nga violinë, e kisha harruar fare.
Niku, ju drejtua bosit: si thua ti te na luaj Irma një pjese me violinë!? Ai me shikoi mua me kënaqësi, një minutë me tha dhe u drejtua nga banaku i lokalit, u kthye nga ne me buzë ne gaz! Irma, vazhdo,- me tha ai. Tingujt e violinës mbushen sallën,te gjithë shikuan nga unë. Unë isha mësuar me spektatorin, por sesi ndjehesha ne prani te shokëve te mi. Kur unë mbarova, te gjithë duartrokiten dhe u çuan ne këmbë, kamerieri na solli një shishe shampanje dhe e vendosi ne tavolinë, qeshi, e keni nga bosi këtë.
Xhina qeshte e shkrepte aparatin fotografik. Kur ishim ne kënaqeshin tone, papritur na u afrua një burrë me pak mjekër, i gjatë dhe si me fjalë te kursyera tha: Jam maestro i një orkestre ne Londër, a mundet te di diçka për ju ?
Po, i thash: kam mbaruar konservatorin për violinë. Mirë, mirë, tha burri; A mund te luani diçka për mua? Te gjithë kishin mbërthyer sytë nga unë, me kënaqësi i thash. Burri me shikoi ne sy, ju lutem tha: një pjesë nga Moxarti! Unë luajta me violinë. Ai me shikonte. Ishte bere i heshtur, ndoshta e kishte befasuar kjo! Ok-ej tha burri edhe Paganinin pak, ju lutem. Burri me pak mjekër qe nuk u prezantua as me emër, mu drejtua mua: Unë kam nevojë për një violinist ne orkestrën time nëse dëshironi, je e mirëpritur, dhe nxori nga xhepi kartëvizitën. Unë, shikova shokët ne sytë e tyre, dallova diçka, atyre u vinte keq qe unë po largohesha nga ata, por ata ishin te kënaqur qe unë gjeta vetveten. Brava, me tha Rokos, dhe me holli dorën ne qafe, nuk do te jetë kjo darka e fundit kurrë me ju. E kisha te pamundur te largohesha nga këta njerëz te mrekullueshëm, te gjithë me përqafuan. Unë shikova maestron tim te ardhshëm! Ai qeshi, isha e bindur se unë edhe ne orkestrën e tij do ta gjeja veten, madje mirë. Xhina qeshi me përqafoi, mua me rrodhen lotët neper faqe dhe ju drejtova Xhines: Ti je motra ime,ti je motra e tingujve.

LUIGJ GURAKUQI-HERO I POPULLIT - Me rastin e 85 vjetorit te rënies -

Heroi i Popullit dhe Mësuesi i popullit, Luigj Gurakuqi, është nje nga figurat me te shquara te popullit tone e zë nje vend te rëndësishëm ne historinë e Shqipërisë ne çerekun e pare te shekullit XX. Me te drejte është pohuar se me luftën e tij për çlirimin kombëtar e demokratizimin e vendit, ai la vulën e vet te pashlyer ne analet e historisë sonë. Nuk ka ngjarje te madhe politike, shoqërore e kulturore ne këtë çerek shekulli ku te mos ketë qene prania e tij, ku te mos jete ndjere Fjala e vullneti i tij. Dhe kjo figure e shquar ngrihet edhe me madhështore ne piedestalin e historisë, po te kemi parasysh vështirësitë e mëdha qe duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e shumta qe thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta qe i kanoseshin jetës se tij ne çdo hap.
Luigj Gurakuqi u lind ne Shkodër, me 19 shkurt te vitit 1879, ne familjen e nje intelektuali e atdhetar. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa te mesmen ne kolegjin e Shën Mitër Koronës ne Calabri-Itali, ku pati mësues Jeronim De Radën. Vazhdoi studimet ne Napoli ne vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik, lëvrues i prozës se shkurtër e publicist. Me veprën “Vargenimi ne gjuhe shqipe me nje fjalor shqyp-frangjisht n’marim”, ne Napoli 1906, beri te parin përpjekje te suksesshme për kodifikimin e metrikes se poezisë shqipe. Po atë vit botoi ne Bukuresht, librin “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’ Bashkimit e t’ Stambollit me reagime n’dy dhialekte” e ne Napoli “Fjalorin shqyp-frangjisht dhe frangjisht-shqyp i fjalëve te reja” e te tjera. Luigj Gurakuqi boti mjaft poezi qe dallohen për  përmbajtjen poetike, për liriken dhe tekniken e vjershërimit. Vjershat e tij te mallit për atdheun, si ato qe iu kushtuan Gege Postribes-“T’pergjigjun”, “Dallendyshes” dhe te tjera “Kujtimi i t’dashtunve”, “Shpise sime” e te tjera, përshkohen nga përgjërimi për vendlindjen dhe jetën shqiptare, për te afërmit, ato janë te mbushura me kujdeset për fatet e Shqipërisë dhe popullin, gjithë dëshirë te flakte për t’i pare shqiptaret te bashkuar e te lire. Ndihet ne ato krijime dufi i militantit, qe e fut lexuesin ne boten e idealeve te veta te larta politike e shoqërore.
Vjersha patriotike e Luigj Gurakuqit tingëllon shpesh si kushtrim “Dita 29 tetuer 1900”, “Shqypja e burrit”, “Kange”, është hartuar për te ngritur lart krenarinë kombëtare. Satirën e përdorë me mjeshtri, ku qëllon snobët qe përbuzin gjuhen e zakonet e vendit, duke iu përulur gjuhës dhe kulturës se huaj, si: “T’falur atdhetarit te Kosovës”.
Si nje nga arsimtaret tanë me ne zë, Luigj Gurakuqi nje pjese te krijimtarisë se tij ia kushtoi letërsisë për fëmijë, me proza te shkurta, disa fabula dhe vjersha te tjera për shkollat e para, botuar ne “Kendimet”, tri vëllime, me 1912.
Pas vitit 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirimin kombëtar. Ne Verën e vitit 1907, bashkëpunoi me Bajo Topullin për organizimin e kryengritjes ne Veri te vendit. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh anëtar dhe nënkryetar i i komisionit te njësimit te alfabetit. Ne vitin 1909 u emërua drejtori se pares shkolle normale qe u hap ne Elbasan, ku dha nje ndihmese me vlere për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Ne vitin 1911 merr pjese ne kryengritjen e malësoreve te Mbishkodrës e si nje nga udhëheqësit e saj, harton se bashku me Ismail Qemalin “Memorandumin e Greçes”, qe pas miratimit te saj nga te gjithë përfaqësuesit e kryengritësve me 23 qershor 1911, ia drejtoi Portës se Larte dhe Fuqive te Mëdha, kërkesën e parashikuar ne emër te mbare kombit për njohjen e Shqipërisë si province autonome. Ne vitin 1912 zhvillon nje veprimtari te dendur për organizmin e kryengritjes se përgjithshme. Mori pjese ne mbledhjen e Bukureshtit dhe ne shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912, ne te cilën ishte bashkëpunëtori me i ngushte i Ismail Qemalit.
Ne Qeverinë e Përkohshme te Vlorës, dhjetor 1912, u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimin e detyruar fillor për djem e vajza. Gjate luftës se Pare Botërore, me pushtimin e Shkodres nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet ne Podgoricë. Gjate pushtimit austro-hungarez, duke shfrytëzuar postin e drejtorit te përgjithshëm te arsimit dhe konjukturat politike, hapi shume shkolla shqipe. Ai qe nje nga themeluesit e Komisisë letrare me 1916, ku u tregua nje lëvrues i zoti i gjuhës shqipe duke krijuar, përveç te tjerash, edhe nje varg fjalësh te reja qe hynë ne fondin e saj, mori pjese ne Kongresin e Durrësit, ku zgjidhet Ministër i Arsimit ne Qeverinë e Përkohshme dhe anëtar i delegacioni te saj ne Konferencën e Paqes ne Paris. Me 1921-1924 qe deputet i Shkodres ne Këshillin Kombëtar, ku si nje nga udhëheqësit e opozitës demokratike, luftoi për demokratizimin e jetës se vendit, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese te të huajve. Mori pjese gjallërisht ne Revolucionin demokratik borgjez te qershorit 1924, duke qene nje nga frymëzuesit dhe udhëheqësit kryesor te tij. Ne qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua Ministër i Financave. U shqua për ndenjen e larte te përgjegjësisë dhe vendosmërisë ne përpjekjet për krijimin e forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Pas shtypjes se Revolucionit te qershorit shkoi ne Itali, ku ne mbrëmjen e 2 marsit 1925 vritet ne Bari nga njerëzit e Ahmet Zogut, ne konspirim me fashistet italiane.
Lajmi mi vrasjen minore te demokratit  te Madh e patriotit te shquar Luigj Gurakuqi shkaktoi nje indinjate te përgjithshme ne Shqipëri dhe ne diaspore. Nje jehone te gjere beri ne Itali dhe ne te gjithë shtypin e Evropës.
Luigj Gurakuqi u varros me nderime te mëdha, nje jave as vrasjes se tij tragjike. Arkivolin e mbanin me radhe bashkëluftëtare e shoke, si: Hasan Pristina, Sotir Peci, Hile Mosi, Niman Ferizi, ish ministra, deputet e te tjerë. Ne emrin e patrioteve shqiptare dhe te Kosovës, para varrit te tij foli shoku dhe miku i tij, Hasan Pristina.
Pas çlirimit te vendit, demokrati i madh dhe patrioti i shquar i kombit shqiptar, është vlerësuar si me poshtë:
* Me vendim te ish Komitetit Ekzekutiv te Këshillit Popullor te rrethit Shkodër, nr. 129, date 3/XI/ 1969, është shpallur “Dëshmorë i Atdheut”;
*Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor te Republikës se Shqipërisë i ka dekoruar me titullin e larte “Hero i Popullit” dhe “Mësues i Popullit”, dhe me urdhrin “Për veprimtari  patriotike”, te nivelit te Pare;
* Institucioni me i larte arsimor e shkencor ne Shkodër, mban emrin e tij: Universiteti “Luigj Gurakuqi”;
* Ne qendër te qytetit, ne Shkodër është vendosur Përmendorja e Heroit dhe Patriotit te shquar, Luigj Gurakuqi.
Vehbi Fishta, N/kryetar i OKDA te rrethit Shkodër

HIMNI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE

E njoha për herë të parë dr.Valbona Karakaçi kur e dëgjova në TV “Top Channel”, me Ardi Krasten date 29 nëntor 2009, ditën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë dhe si me magji ndjeva një respekt të veçantë.
Studimi monografik Himni kombëtar i shqiptarëve është një vepër madhore, e para e këtij lloji, rezultante e një pune të shkëlqyer që nga prehistoria e himneve të popujve evropian deri në ditët e sotme. Studiuesja pasionante, në pjesën e dytë të historishkrimit të Himnit Kombëtar, faqe 135 e librit, për autorin e këtij shkrimi dhe muzikantin e ndjerë kompozitorin e talentuar Ferdinand Lleshi, shkruan. “…Megjithatë, propozime për ndryshime ka pasur: më 1992 Komisioni i simboleve pranë Kuvendit Popullor hap debat të gjerë në popull. Korrespondenca, që gjendet sot në arkivat e Kuvendit ka një numër letrash, kryesisht të njerëzve të thjeshtë, të cilët, duke u nisur nga ftesa e Komisionit, ofrojnë kontributin e tyre. Me date 28. 4. 92 dëgjova se gjithkush mund të bëjë vërejtje për simbolet (letër e 11.5.’92). Por në dosjen e Ligjit për Simbolet, depozituar në Kuvendin Popullor, gjendet vetëm një propozim konkret për himn të ri, me muzikë të Ferdinand Lleshit dhe tekst të Luigj Temalit:
”Me rastin e diskutimit të simboleve në parlament mendojmë se do të ishte e njëanshme që diskutimi i tyre të mos përfshijë edhe himnin kombëtar, ku muzika është kompozuar nga një rumun dhe teksti paraqet një epokë (dhe jo plotësisht) deri në shpalljen e pavarësisë.
Himni i flamurit është simboli kryesor i kombit sepse ai i kushtohet vetëm flamurit, i cili është përfaqësuesi i vetëm dhe i përjetshëm i gjithë popullit shqiptar në të gjithë botën.
Mendojmë që ky propozim të diskutohet në parlament, duke parashikuar edhe krijimin e një konkursi për himnin e ri kombëtar.”        
Në fund të vitit të kaluar autorja e librit u interesua të dinte diçka më tepër, prandaj shtroj pyetjen: “... kur, si e në ç’rrethana të erdhi ideja dhe frymëzimi për hartimin e tekstit?”
Je burim i përparimit / Të gjithë kombin e bashkon / Nderi yt besa shqiptarit / Porsi Dielli kur agon.
O Flamuri Shqipërisë / Zemrat tona i gëzon / Të valëvit flladi lirisë / Drejt progresit na frymëzon.
Në një emision televiziv për artistin e popullit kompozitorin Preng Jakova, u nënvizua se: “Prenga në vitet e fundit të jetës paska qenë ngarkuar me detyrë për të bërë muzikën e himnit, por vdekja e parakohshme e ndaloj atë”. Gjithashtu mbi tavolinën e punës dukej një letër me një poezi për flamurin, por nuk u tha asnjë fjalë për përmbajtjen dhe autorin e saj.
Që nga ajo ditë një “pjesë” e mendjes për gjashtë vjet rresht është përpjekur, në një “lëvizje të pandërprerë”, për të gjetur frymëzimin për hartimin e tekstit të ri. Dhe momenti i kërkuar pas shumë viteve erdhi. Për koiçidencë me 28 Nëntor 1988 kur po kryeja detyrën e nëpunësit të shërbimit të rojës, papritmas në orën 21 e 30 minuta, në kohën e plotësimit të proces-verbalit të dorëzimit, si një dhuratë e zbritur nga qielli, erdhën fjalët e poezisë së shumëpritur. Në një “telegram” të përdorur shkrova katër strofat e saj.
Flamuri, “Yll Polar” në ballë të luftërave për mbrojtjen e atdheut e të lirisë, vjen prej historisë së largët shumëshekullore drejtë horizonteve pa kufi. Ai ka biografinë, dëshmorët, heronjtë dhe martirët e vetë, të cilët me jetën, veprën e gjakun e tyre i dhanë forcë, shkëlqim e lavdi. Emblema më e shkëlqyer e heroizmit masiv popullor në betejat legjendare 25 vjeçare, urtësisë, trimërisë, bashkimit të trojeve Arbëreshe dhe e orientimit Euro-Perëndimor është Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. “Pas errësirës qielli ndriti” d.m.th. pas sundimit  500 vjeçar otoman lindi dielli i lirisë dhe i pavarësisë me 28 Nëntor 1912. Ngritja e Flamurit në Vlorë u bë një gëzim i madh popullor, që lumturoj çdo zemër shqiptari. Ajo ishte një dritë e fuqishme që lindi në agimin e një ditë të re, epoke të re dhe e një jete të re e të pavarur.
Besa, burim i pashtershëm frymëzimi, tipar i burrërisë, i karaktereve të forta, katalizator i ekuilibrave të jetës. Ajo na ushqen me urtësi, forcë e siguri por edhe me vetëpërmbajtje e guxim deri në vetëmohim për të mbrojtur nderin, dinjitetin, atdheun, lirinë, gjuhen shqipe dhe kulturën tonë të lashtë e te tjera.
Strofa e katërt dhe e fundit ka nota të theksuara lirike duke krijuar një ambient të gëzuar e festiv. Ajo ka krenarinë e ligjshme për të sotmen e arritur, optimizmin e të ardhmes dhe angazhimin mbarë-popullor në rrugën e gjatë e të vështirë drejtë progresit pambarim.
Teksti dhe muzika përshkohen gjithashtu nga ndenja euro-atlantike e planetare, të dashurisë, humanizmit, mirëkuptimit dhe vëllazërimit në mes popujve. Kështu strofa e parë, e tretë dhe e katërtë tingëllojnë natyrshëm edhe si fjalë e melodi shpirtërore e vendeve të tjera. P.sh. aty ku thuhet: “O Flamuri Shqipërisë……”, një italian mund të thotë:”O  flamuri Italisë zemrat tona i gëzon, të valëvit flladi lirisë drejt progresit na frymëzon.”
Në faqen 105, kapitulli i 2-te “Historishkrimi i Himnit Kombëtar Shqiptar” lexojmë: “Ende është e paqartë se si atdhetarët që udhëhoqën lëvizjen për pavarësi vendosen që të njohin si Himn Kombëtar poezinë e shqipëruar e përshtatur nga Asdreni me muzikë të kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku (1853-1883). Fakti që as teksti e aq më tepër muzika e kësaj vepre nuk janë pastërtish shqiptare i bashkohet edhe qëllimit për të cilin u krijuar kënga, me funksion të ndryshëm nga ai i simbolit kombëtar….”
Shkrimtarja e shquar dhe vizionare nëpërmes fakteve, dokumenteve, referencave historiko-shkencore, analizës e konkluzioneve respektive në përcaktimin e vlerave ideo-artistike të disa teksteve me autorë anëtarë të shquar të elitës intelektuale shqiptare, veçanërisht të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, të cilët me përkushtim vendosen secili nga një gur në kalanë e qëndresës shekullore të himnit të Flamurit Kombëtar, bën “apel”për të ardhmen e tij. Në horizont duket një dritë jeshile. ….! “Ai që e ka gjetur gjithnjë rrugën e mbijetesës ka qenë populli shqiptar e në mbijetesë e sipër është përpjekur të frytëzoj shtetin e vet. Një prej formave të përfaqësimit të këtij shtetit janë edhe simbolet kombëtare, që për arsye të identitetit e të tharmit tonë kombëtar nuk mjafton vetëm të institucionalizohen, por duhet edhe të hulumtohen me argumente shkencor e fakte historike në mënyrë që e ardhmja jonë në një komunitet më të madh të mos ngrihet mbi “pishmanet” e së shkuar, por mbi bindjen se një e shkuar e qartë i shërben një të ardhmeje më të mirë.”
Për zgjidhjen e kësaj “enigme” na ndihmon si kurdoherë mendja e ndritur e profesorit të ndjerë muzikologut të shquar Ramadan Sokoli, i cili në përfundim të artikullit të tij  “Rreth gjenezës së Hymnit të Flamurit”, botuar në gazetën Drita, me 24 Maj 1992  shkruan:”… Urojmë që botimi i këtij shkrimi të shërbej si nxitje për një himn të ri të kalitur në kudhrën e zjarrit e të përvojës sonë, që të jetë zëri kushtrimor i zemrës së popullit tonë e të përshkohet nga afshi i kësaj zemre të madhe, shkurt, të jetë i gatuar me intonacione kombëtare, që të prekë ndjenjat e dëgjuesve shqiptarë”. Profesor Sokoli, dy vjet para vdekjes, shprehu përsëri bindjen e tij të thellë që: “... një ditë himni patjetër duhet të ndryshojë. Çdo himn kombëtar duhet të jetë origjinal, të jetë i lidhur me kombin. Nuk duhen mohuar vlerat e himnit aktual. Shumë njerëz prej tij janë frymëzuar, e kanë kënduar ndërsa jepnin jetën për liri”.
Teksti i himnit kombëtar “Rreth Flamurit të Përbashkuar” është i niveleve dhe kontributeve të spikatura. “Kush është burrë nuk frikësohet /Por vdes po vdes si një dëshmor. Këto dy vargje së bashku me strofën e parë janë pjesa më thelbësore e poezisë. Por, për fat të keq, konstatohen edhe mangësi ideore, gjuhësore dhe artistike. Poezia e Asdrenit u “hartua” para dhe në vitet e para të shpalljes së pavarësisë. “Të gjithë atje duke u betuar/ Të lidhin besën për shpëtim.”Atdheu ndodhej nën kthetrat e grahmave të fundit të agonisë së te “Sëmurit të Bosforit”. Konferenca e Ambasadorëve e fuqive të mëdha Londër 1913, si ujqër të tërbuar i grabitën Shqipërisë gjysmën e territoreve të saj në favor të shteteve shoviniste fqinjë. Për shqiptarët e viteve të para pas shpalljes së pavarësisë, Evropa simbolizonte shëmbëlltyrën më të shpërfytyruar të tradhtisë së trashëguar. “Prej lufte veç ay largohet /Që është lindur tradhëtor!. Stërgjyshërit tonë u prenë në besë dhe u goditen nga të gjitha anët. Ishin kohë të vështira të ngarkuara me re, rrebeshe e stuhira. Por edhe ne, jo vetëm një herë me ose pa dashje, u sollëm keq dhe i mbetëm në qafë njeri tjetrit! Gjithsesi kohët kanë ndryshuar. Jemi një shekull larg shpalljes së pavarësisë dhe përsëri vazhdojmë të “lindim” armiq e tradhtar! Si është e mundur që njeriu sapo vjen në jetë, foshnjë, të “damkoset” me fjalën më të urryer në kuptimin më të keq spekulativ të absurditetit absolut të saj?
“Në dorë armët do t’i mbajmë/ të mbrojmë- atdheun në çdo kënd/ Të drejtat tona ne s’i ndajmë/Këtu armiqtë s’kanë vend”. Mbrojtja e atdheut ka qenë është e do të jetë edhe për shumë kohë detyra më e rëndësishme dhe e shenjtë. Kjo strofë na kujton luftërat heroike për liri e pavarësi të çetave patriotike të Ded Gjo Lulit, Mehmet Shpendit, Çerçiz Topullit, Mihail Gramenos, Isa Boletinit, Bajram Currit e te tjerë, atëherë kur Shqipëria ndodhej në udhëkryqet e historisë. Por,”Himni i Flamurit tonë( Në dorë armët do t’i mbajmë të mbrojmë atdheun në çdo kënd), L. 3 fq. 52. Vjersha të tilla mund t’i shkonin Enverit që mësohej fshehurazi në kohë të Turqisë por jo Shqipërisë dhe Evropës të viteve 2000.” A. K. Shekulli date 9. 9. 02
“Se Zoti vetë e tha me gojë/Që kombe shuhen përmbi dhe/ Po Shqipëria do të rrojë?Për të, për të luftojmë ne”. Ky është betimi solemn i patriotëve të Bukureshtit e më gjerë në vitet, para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Natyrisht një obligim i shkëlqyer. Gjithashtu, një paradoks i madh! Si është e mundur të vazhdojmë t’i këndojmë një “absurdi” sipas të cilit paskemi zbuluar sekretët e Krijuesit që disa kombe, ndër ata edhe Shqipëria, do të rrojnë ndërsa të tjerët duhet të shuhen! Këto fjalë siç paraqiten në këtë formë e përmbajtje nuk figurojnë askund në librat e shenjtë. Dimensionet e Atit edhe pas qindra-mijëra miliarda vitesh janë të pa-arritshme nga çdo qenie inteligjente e Universit. E dyta, nga “besimtarë” të rrëmbyer prej “lojës” së fjalëve, pa dashje konvertohemi në “ateistë”. Harrojmë dy vargjet e para, faktorin vendimtar të ekzistencës, i cili ndodhet shumë larg dhe afër nesh, përtej largësive të pafundme.
Nga Luigj Temali, poet

Shën Valentini, padroni i të dashuruarve

Legjenda
Njerëzit japin “teori” te ndryshime mbi origjinën e vërtetë te Ditës se Shën Valentinit.
Disa njerëz mendojnë se kjo dite i ka fillimet e saj nga St. Valentine, nje romak i cili u vra sepse nuk donte te ndryshonte fenë e tij, kristianizmin. Ai vdiq ne 14 Shkurt, 269 pas Krishtit. Legjenda gjithashtu thotë se St. Valentine para vdekjes la nje shënim për te bijën e rojës se burgut, me te cilën kishte lidhur miqësi gjate kohës ne burg. Ne fund te letrës ai shënoi “Nga Valentini yt”
Historia
Dita e Shën Valentinit filloi ne kohen e Perandorisë Romake. Ne Romen e lashte, 14 Shkurti ishte dite e festimi për te nderuar “Juno”. Juno ishte mbretëresha e perëndive Romake. Gjithashtu Romaket e konsideronin atë si Perëndeshën e grave dhe martesave. Me pas ne 15 Shkurt, fillonte festimi i Lupercalia.
Jetët e djemve dhe vajzave te reja ishin absolutisht te ndara, gjithsesi nje nga zakonet e tyre ne këtë dite ishte shorti (zgjedhja e emrave). Natën e festivalit te Lupercalias emrat e vajzave Romake shkruheshin ne letra te cilat i futnin ne kavanoza. Kështu, nje nga djemtë zgjidhte nje vazo dhe festonte gjate gjithë festivalit me vajzën, emri i se cilës ndodhej ne vazon e zgjedhur. Shpesh ky lloj bashkimi zgjaste për nje vit, dhe kishte raste kur me kalimin e kohës te rinjtë binin ne dashuri dhe me vone martoheshin me njeri tjetrin.
Gjate kohës se Perandorit te Claudius te II ne Rome zhvilloheshin zgjedhje te shpeshta dhe te gjakshme. Ushtaret nuk bashkoheshin me ushtritë e Claudiusit dhe ai besonte se arsyeja kryesore qe Romaket nuk shkonin ne ushtri ishte se ata nuk donin te ndaheshin nga familjet dhe shtëpitë e tyre. Si rrjedhim, Claudius shkatërroi te gjitha martesat dhe fejesat ne Rome. Shën Valentini ishte prift ne atë kohe. Ai dhe Shën Marius ndihmonin çiftet e martuara dhe për këtë arsye,, Claudius urdhëroi: qe ai te tërhiqej zvarre përpara prefektit te Romes, i cili urdhëroi qe Shën Valentino te torturohej e me pas ti pritej koka.
Qe ne atë kohe, priftërinjtë e kishave te para Krishtere ne Rome ndryshuan disi zakonin e festes se Lupercalias dhe zgjodhën Ditën e Valentinit (kur u vra Shën Valentini) si ditën kur burrat mund te zgjidhnin gratë si bashkëshorte për vitin ne vazhdim.
Shën Valentini , Festa qe u kthye ne simbol te dashurisë
Çdo 14 shkurt, te dashuruarit shkëmbejnë lule, ëmbëlsira dhe dhurata te ndryshme, te gjitha ne emër te Shën Valentinit. Por, kush është shenjti misterioz dhe pse e festojmë këtë feste? Historia e Shën Valentinit është e mbështjellë me mister. Nje legjendë thotë: se Valentini ishte nje prift, i cili shërbente gjate shekullit te trete ne Rome. Behet fjale për kohen kur Perandori Klaudius II vendosi qe te nxirrte jashtë ligjit martesën për meshkujt e rinj, pasi mendonte se te pamartuarit ishin ushtare me te zotet. Valentini, i cili e konsideronte padrejtësi nje gjë te tille, celebronte ne fshehtësi martesat e te rinjve te dashuruar. Kur Klaudius e zbuloi nje gjë te tille, ai urdhëroi qe Valentini te dënohej me vdekje.
Sipas historive te tjera, Valentini mund te jete vrare ndërsa ndihmonte te krishterët te arratiseshin nga burgjet romake ku ata torturoheshin. Sipas nje legjende tjetër, Valentini ia dërgoi përshëndetjen e pare vetes se tij. Ndërsa ishte ne burg mendohet se Valentini u dashurua me nje vajzë te re, e cila mund te ketë qen e bija e rojës se burgut, e cila e vizitonte shpeshherë. Përpara se te vdiste mendohet se ai mund t’i ketë lenë asaj nje letër me firme ‘’Nga Valentini yt’’. Ne Britaninë e Madh, Shen Valentini filloi te ishte nje feste popullore rrethe shekullit te 17-te. Nga mesi i shekullit te 18-te u kthye ne nje ritual te zakonshëm qe miqtë dhe te dashuruarit e te gjitha sferave shoqërore te shkëmbenin dhurata te vogla apo letra me shkrim dore. Nga fundi i këtij shekulli kartolinat e shtypura filluan te zëvendësonin ato te bëra me dore për shkak te përparimeve te teknologjisë. Ne ditët e sotme, mendohet se Ditën e Shën Valentinit shiten rrethe nje miliardë kartolina, duke e renditur këtë feste ne te dytën për sa i përket numrit te kartolinave te dërguara.
FESTA E TË DASHURUARVE NËPËR SHEKUJ-SHEN VALENTINI
Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti.
Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritanët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani e te tjerë.
Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thoshin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë, në mbrëmjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pëlqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.
Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për Ditën e Shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t’u shitur. Që prej asaj kohe, Shën Valentini u përdor edhe për interes fitimi në biznes.
Trëndafili i bashkimit
Shën Valentini ishte duke dëgjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilët po kalonin përtej kopshtit te tij. Valentini iu doli përpara sakaq, me nje trëndafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trëndafilin e mbajtur lart e dhuroi për çiftin. Ky veprim pati fuqinë magjike qe te bënte paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kërkoi te dyve te shpengonin bishtin e lules me kujdes për te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Pas kësaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjtë u kthyen menjëherë tek ai. Me dëshirën e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikërisht Shën Valentini, i cili bekoi martesën e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gjë u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjetër te merrej, prandaj përcaktoi për atë bekim datën katërmbëdhjetë te muajit. Dhe katërmbëdhjetë e muajit mbeti, por u ngushtua ne atë te shkurtit, sepse ne atë dite ai vajti te celebronte dasmën ne parajse.
Fëmijët
Shën Valentini mbante dhe kujdesej për nje kopsht shume te bukur pranë nja lugine. Ne këtë livadh, ai lejonte qe te luanin te gjithë fëmijët. Ai, here pas here dilte ne dritaren e kishës për ti pare, e për te ndjere pak nga gëzimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njëjtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; “Sinite parvulos venire da me”. Kur behej nate, ai zbriste ne kopsht dhe te gjithë fëmijët e Zotit lodronin rreth tij. Atëherë, ai i bekonte te gjithë. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me këshillën, qe t’ia çonin nënës, duke bere kështu qe te ktheheshin ne shtëpi herët dhe te rritej dashuria dhe respekti për prindërit. Ne këtë legjende kuptohet mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te dashur.
Dashuria sublime
Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djalë i ri. me emrin Sabino. Sytë e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kërkoi te behej gruaja e tij. Por prindërit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan, ndërsa ata ishin kristiane. Atëherë, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mësonin e te bekoheshin prej tij. Gjë, te cilën Sabino, për dashurinë e te dashurës se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapërcye, doli nje tjetër me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje sëmundje e rende. Dëshpërimi i prindërve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjëherë familjaret sollën ne shtratin e vajzës priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zërin ndaj babait te të gjithëve. Dhe nje gjumë bamirësie bashkoi përjetësisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndërsa shtrëngoheshin ne përjetësi.
Pëllumbat
Na ishte nje here ne Terni nje prift i madh, por edhe shume i mire dhe i zoti. Ai kishte nje kopsht te madh, te cilin ne kohen e lire e ujiste dhe kultivonte lule. Prifti, te cilin te gjithë e thërrisnin njeriu i mire, kishte me te vërtetë nje zemër te bardhe. Nje dite te bukur aty erdhën disa ushtare dhe e futen ne burg Priftin e mire. Me pas e çuan tek mbreti i asaj kohe, i cili ishte shume i keq. Kuptohet se ai e dënoi me burgim te përjetshëm. Dhe prifti i madh qe quhej Valentin, duke qëndruar ne burg mendonte për fëmijët, te cilët i donte shume e qe nuk do te kishin me nje vend te sigurte për te luajtur. Ç’fare te bënte? Atëherë, iu lut Zotit, dhe ai i dërgoi dy nga pëllumbat e tij. Pëllumbat te udhëhequr nga nje instinkt misterioz gjeten burgun ku ishte Valentini. Ne qafen e njërit prej pëllumbave ishte i varur nje çelës. Ishte pikërisht çelësi i kopshtit. Valentini shkroi nje letër, brenda se cilës vendosi dhe çelësin. Është e lehte te imagjinosh atë ç’fare ishte shkruar. “Te gjithë fëmijëve qe dua... nga Valentini juaj”.
Shën Valentino ne Amerike dhe jo vetëm ...
Kulti i Shën Valentinit ne Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjtë shkëmbenin “valentinet”, kartolina te lezetshme, ne te cilat janë te shkruara mesazhe dashurie. Ne disa shkolla organizohen festa, ndërsa ne qendër te klasës vendoset nje shishe shumëngjyrëshe, brenda se cilës futen te gjithë “valentinet” qe shkëmbejnë shokët e klasës. Me mbarimin e festes, te gjithë letrat shpërndahen duke i lexuar.
Shën Valentini…

Gëzuar Shën Valentinin!
Dita e të dashuruarve apo dita e Dashurisë mes njerëzve? E debatueshme, edhe pse në secilin rast duhet festuar çdo ditë të vitit. Sidoqoftë 14 shkurti mund të jetë një moment reflektimi, mbi atë çka është më e shtrenjtë në jetë, dhe Dashuria, Eros apo Agape qoftë, është e tillë. Ndoshta është një moment për pauzë nga marramendja e rutinës së përditshme për t’ju ridedikuar të dashurve tanë.
Por çfarëdo qoftë pikëpamja juaj mbi 14 shkurtin, ne ju urojmë Gëzuar Shën Valentinin! dhe ju ftojmë të lini në këtë hapësirë urimet tuaja.
Përgatiti: Ndue Sanajnumrat

part03