part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

73

GJAKMARRJa... Pse?!

Opinion!
Me datën 10 Dhjetor 2009, Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, ne Tirane, organizoj Konferencën me teme: “Gjakmarrja vazhdon ...”. Ne këtë Konference u paraqite studimin e këtij komisioni prej një viti për gjendjen e gjakmarrjes. Ky studim ishte shtrire po te thuash ne te gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet referimeve te këtij studimi, u tregua se gjendja e gjakmarrjes ne Shqipëri dhe veçanërisht ne Veriun e Saj, është e rende. Referimet e Sekretarit te Komisionit, zotit Luigj Mila;  e zonjës Luçjana Dodani, qe paraqiti testimin qe ka bere ne 7 rrethe te vendit, dhanë mese miri gjendjen e gjakmarrjes, qe është ne nivele te larta, dhe mentalitetin e shoqërisë sonë, ne te gjitha moshat për te zgjidhur problemet nëpërmjet vetëgjyqësisë. E tmerrshme, por është fakt i pamohueshëm.
Me këtë shkrim, dua te jap opinionin tim për këtë fenomen “shkatërrues” te shoqërisë shqiptare!
Pse nuk ndalohet gjakmarrja?
Me shume shqetësim e shtroj këtë pyetje! Pse, me shume shqetësim?! Sepse, situata qe po kalon shoqëria shqiptare, është e dhimbshme! Përditë po shohim një shfaqje ku jemi pak a shume te gjithë aktore dhe spektatore. Te gjithë e dinë problemin, si: gjykatësi, prokurori, kryetari i komunës apo i bashkise, ministri, kryetari i qeverise, kryetarja e kuvendit, presidenti, sa edhe fëmija është përfshirë ne këtë drame! Dhe për çudinë e te gjithëve; te gjithë heshtim; pasojat e kësaj drame nuk i marrim seriozisht; te gjithë flasim, madje me qëndrimin tone oportun miratojmë ne heshtje organizatat e krijuara, për pajtimin e gjaqeve!
Te shpëtosh një jete njeriu është fisnike, dhe te gjithë atyre qe kryejnë pune fisnikërie, ju jam shume mirënjohës, i falënderoj me zemër. Jam shume i impresionuar nga puna e Jezuiteve, me ne krye At’ Guisseppe Valentini apo At’ Pazi  (At’ Deda), ne fund shekullin e XIX dhe ne fillim te shekullit XX. Ata, me udhëtime te gjata ne këmbë, ne kushte te vështira atmosferike, ne rrezikun e jetës nga strukturat e administratës te pushtuesit osman, jo radhe dhe pa ngrenë, arritën te fusin ne banoret e malësive ndjenjën fetare, moralin kristian dhe për rrjedhoje te falen shume gjaqe, te zgjidhen mjaft konflikte. Është i jashtëzakonshëm momenti, kur Nena nga fshati Gimaj, jo vetëm përpara publikut ne kishe, fale gjakun e te birit ne emër te Jezusit dhe puth kryqin, por kur kthehet për te shkuar ne vendin e saj, sheh vrasësin e djalit, ndalon dhe thotë: “O, At’ akoma nuk e kam falur plotësisht! Thërret vrasësin e djalit ... Ai afrohet, nena i merre dorën, ia puth, kthehet nga Kryqi dhe duke puthur kryqin i thotë: Te kam falur o bir, ne emër te Jezusit ...”. Ata, megjithëse patën Jezusin pranë dhe qe malësorët falnin gjakun ne emër te Tij, dhe punën qe bën nuk e ndaluan gjakmarrjen, se shteti nuk merrte përsipër te siguronte jetën e njeriut.
Cila është baza juridike e shoqatave te pajtimit te gjaqeve? Pas vitit 1990 u krijuan shume shoqata te tilla, dhe anëtarët e tyre morën edhe statusin e misionarit(nuk e di se mbi cilat kritere merret ky status?). Sot ndodhet një Komitet i Pajtimit Mbare Kombëtar, me qendër ne Tirane. Ata, asnjë status juridik nuk kane, përveçse atë te se drejtës zakonore te një shoqërie primitive! Nuk kemi ndonjë eksperience historike, qe duke pasur shtetin te krijohen shoqata pajtimi gjaqesh. Vërtetë, ne vitin 1991 kaluam nga një sistem monist ne një sistem shume partiake, por kjo nuk do te thoshte qe te krijohen këto shoqata. Edhe pas shpalljes se Pavarësisë se Vendit, qe doli nga një robëri 500 vjeçare, qe për gjate te gjithë kësaj periudhe shekullore nuk na la te shkruajmë as gjuhen tone, gjuhen shqipe, nuk u krijuan organizata për te pajtuar ne mes palëve, ne mes atyre qe ishin pro pushtuesit dhe i kishin shërbyer atij deri ne vdekje me shekuj dhe atyre qe e luftuan atë deri ne vdekje, sa qe me kontributin e tyre, me 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Vendit. Pra, këto shoqata nuk kane baze historike. Këto shoqata, këta “misionare” ne emër te kujt kërkojnë te pajtojnë? Ata, vetëm ne qofte se kërkojnë ne emër te “Kanunit”, i cili jo vetëm qe nuk te shëron, përkundrazi, sot nxite me shume te keqen, se edukon brezin e ri me mentalitetin e një shoqërie primitive, ushqen mentalitetin e vetëgjyqësisë. Sot, një misionar  pajtimit ne emër te kujt shkon te familja e viktimës dhe i thotë: “Te falesh kriminelin, i cili ndoshta nuk ka qene kriminel, por momenti e solli te vras???!!!” Kush je ti, qe i ligjëron familjes se viktimës te vrase? Ne qofte se i kërkon te fali, d.m.th se ai ka te drejte te vrasi dhe i behet thirrje te heq dore nga kjo e drejte zakonore!? Ne një emision televiziv te TVM+ zhvillohej një emision për gjakmarrjen, dhe nga një teleshikues behet një pyetje: “Jam i ngujuar duke qene ne tre breza me atë qe ka vrare, a me takon te ngujohem? Kryetari i Pajtimit Mbare Kombëtar, përgjigjet:- Nuk te takon te ngujohesh!!!” Pyetja e thjeshte: Kush je ti qe jep këtë përgjigje? Ne emër te kujt e jep këtë përgjigje? Çfarë baze juridike ka kjo përgjigje? Ne një nder emisionet e “ZIK_ZAK” ne TVSH, kohet e fundit, ky kryetar, në mes te tjerave thekson: “... Janë këto fenomene, veçanërisht ai i gjakmarrjes, se shoqëria shqiptare nuk ka ne themel te saj trashëgimin e te drejtës zakonore, nuk ka kërkesat e kanunit ...!”. Ne te kundërt e kësaj ideje, një shekull me pare, për misionaret jezuite, albanologu Giuseppe Valentini ne veprën “Ligji i Maleve Shqiptare”, ne fq. 7, thekson: “… zinxhiri me te cilin shejtani i mban te lidhur e te shtrënguar pas zgjedhjes se qerres se tij popullin e mjere te Malësisë Shqiptare është shpirti i gjakmarrjes, ajo ndjejnë e egër qe shume mire mund te quhet “ligji i gjakut”!. Pra, idetë, apo thirrjet e këtyre “misionareve” janë te papranueshme. Platforma e tyre bie ndesh me shtetin Demokratik, me shtetin e ligjit.
Ato, u frynë aq shume sa kane arritur te jene si një shtet i vogël, dhe deri te diktojnë shtetit “demokratik” shqiptare!!! Ne Kongresin e II te tyre, te mbajtur me 17 Shtator 2004, miratojnë një rezolute, afërsisht me këtë përmbajtje: “... Te gjithë strukturave Ndërkombëtare, si: “… BE-se, OSB-se, SHBA-se, te tjerave … te ndihmojnë Shqipërinë te dali nga gjendja e gjakmarrjes …”. Ndërsa ne Kongresin e III te tyre, te zhvilluar me 30 Mars te këtij viti, miratohet platforma “Strategjia kundër gjakmarrjes, drejt Evropës”, ne mes te cilit theksohet: “... Interpretimi i drejte i Kanunit dhe ndalimi i keqpërdorimit te tij është detyre parësore e përfaqësuesve te komunitetit, shoqërisë civile dhe medieve, faktorë i rëndësishëm për parandalimin e krimit te gjakmarrjes dhe ngujimit te grave dhe fëmijëve ... Pranimi nga qeveria shqiptare i realitetit kanunor, kulturës dhe mentalitetit patriarkal ne shoqërinë shqiptare, si një sfide me te cilën duhet te përballet ... Institucionet e shtetit shqiptar te kontribuojnë për sqarimin e opinionit publik mbi kanunin dhe deformimet e tij. Akademia e Shkencave te kontribuoje për botimin e plote te kanunit shqiptar ne evidentimin e vlerës dhe mesazheve qe ai jep për respektimin e ligjit dhe mbështetjen e shtetit te se drejtës. Shteti shqiptar te mbështes procesin e pajtimit te familjeve ne hasmëri, si dhe lirimin pa kushte te grave dhe fëmijëve te ngujuar ...”(Marre nga gazeta “Shqip”, nr. 96, date 10 Prill 2009).
Profesori i universitetit te Vjenes, i te drejtes nderkombatare, Bratoshi, shkruante: ”E keqja me e madhe eshte bere kurdohere ne emer te se mires. Institucioni i faljes me konnotacionin e qarte dhe te patjetersueshem te pranimit te se drejtes zakonore produktoi shume vrases, inspiroi instinkete e dobeta njerezore”. Prandaj jame kundër vijimit te punës se Shoqatave te pajtimit te gjaqeve. Misioni i tyre duhet te mbyllet, se vijimi i tyre instalon tre precedentë te papranueshme: se pari, krijimi i një “shteti” brenda shtetit demokratik, qe është e papranueshme; se dyti, ngjalljen e strukturave qe i kane shërbyer pushtuesit turk, qe roli dhe kompetencat e tyre janë mbyllur me 28 Nëntor 1912, me shpalljen e Pavarësisë se Shqipërisë; dhe se treti, po edukojnë rininë për t’u kundërvënë shtetit ligjor, dhe për te jetuar e drejtuar me te drejtën zakonore, për te zgjidhur problemet me vetëgjyqësi. Këtë te fundit e vërteton pyetësori i bere nga Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, me te rinjtë, qe 82 % e tyre kane deklaruar se marrim gjak ne baze te drejtës zakonore. E dhimbshme, por kjo është e vërtetë.
Ndalohet gjakmarrja???
I sëmuri shërohet, kur njihet gjendja dhe kur i jepet ilaçi i duhur. Edhe kjo gjendje e sëmurë e shoqërisë shqiptare, e gjakmarrjes, shërohet po ta njohim dhe i japim ilaçin e duhur! Gjendja është se pas vitit 90-te janë dhjetëra vrasje për gjakmarrje, i cili vjen nga një mentalitet i një shoqërie primitive. Kjo sëmundje shërohet me shume pune, por ne veçanti janë dy ilaçe: Edukimi dhe zbatimi i ligjit. Ata, duhet te ecin paralel njeri me tjetrin. Edukimi duhet te behet ne shtëpi, ne shkolle dhe ne komunitet, dhe ne themel te këtij edukimi duhet te jene normat e moralit te një shoqërie te hapur ne themel se cilës janë vlerat e individit. Ligji duhet te zbatohet. Nuk duhet te ketë ligj tjetër për vrasje dhe tjetër për gjakmarrje. Ligji për vrasje është një dhe nuk duhet te bëhen veçime, se përndryshe ligji komprometohet, behet pjese e këtij fenomeni. Ligji është shteti demokratik. Nuk duhet te ketë lëshime nga ligji i shtetit demokratik, siç pretendonte një politikane. Shtet demokratik nuk mund te kuptohet pa zbatim te ligjit, se ne te kundërt shteti kthehet ne një shtet amullie.
Shteti është përgjegjës për gjendjen dhe ai duhet ta marri ne dore menjëherë këtë gjendje, te siguroje jetën e shtetasve te tij. Shteti, kur është i përgjegjshëm nuk ndodh gjakmarrja! Ne Qarkun Shkodër, gjate vitit 2009 nuk ka pasur vrasje për gjakmarrje, deklarohet ne analizën vjetore te Drejtorisë se këtij qarku! Gjithë personelin e kësaj drejtorie e falënderoj për përgjegjësinë qe kane treguar. Shembull i qarte i forcës se shtetit, i cili jep shprese për ndryshimin e gjendjes. Ju lumtë! Shteti i ynë nuk duhet te bjere ne prehrin e fenomenit te gjakmarrjes dhe ne kurthin e “misionareve” dhe te shoqatave te tyre, siç ka rene deri tani. Ja, çfarë ka ndodhur? Disa komuna dhe bashki, familjeve te ngujuar ju shpërndajnë ndihma ekonomike!!!??? Drejtoritë arsimore mburren qe me fëmijët e ngujuar po organizojmë dhënie mësimi???!!! Ne Kongresin e II te Misionareve te Pajtimit te Mbare Kombëtare, marrin pjese Z/kryeministri, i cili përshëndeti ne emër te Qeverise punimet e Kongresit; mori pjese dhe Zonja e Pare e Vendit, e cila i përshëndete pjesëmarrësit ne emër te Presidentit! Ne muajin Qershor 2005 ne Kuvendin e Shqipërisë miratohet struktura “Këshilli Konsultativ”, me synim: Koordinimin e punës se institucioneve kundër gjakmarrjes, me Kryetar Presidentin e Republikës, Kryetarin e Shtetit Shqiptar …”. Ne Kongresin e III te tyre, jo vetëm qe merre pjese Presidenti i Republikës, prof. dr. Bamir Topi, por ne fjalën e tij theksoi: “... Përkundrazi jam këtu për t’ju inkurajuar ne iniciativa, por dhe ne bashkëpunimin institucional ne mënyrë qe këto iniciativa te mos mbeten te izoluara, por te jene te bashkërenduara ne funksion te vendosjes se shtetit ligjor ...”.
Ky qëndrim i strukturave te shtetit shqiptar nuk është i rastësishëm. Personeli i tyre e ka te vështirë te dali nga mentaliteti i se drejtës zakonore te shoqërisë se vjetër, sepse një pjese e tyre është pjese e kësaj te drejte.  Me vjen keq ta them, por ky është realiteti!
***
Ne, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, as nuk është ndalur dhe nuk do te ndalet për te luftuar mentalitetet e se drejtës zakonore, qe është pjese e shoqërisë primitivi, me qellim për te dhenë sa te mundemi kontributin tone modest për edukimin e brezave me moralin e një shoqërie te hapur, qe ne themelin e saj janë vlerat e individit, ne njohje dhe ne zbatimin e ligjit, qe çdo konflikt te zgjidhet vetëm ne baze te ligjeve te shtetit demokratik; me qellim qe te ndalim sa me pare këtë te keqe qe po merr jete njerëzish te pafajshëm.
Nga NDUE SANAJ, Kryetari
i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”

VESHTRIM HISTORIK MBI PROBLEMIN E GJAKMARRJES, SHKAQET DHE PASOJAT

Gjakmarrja dhe historiku saj
Gjakmarrje” quhet një hakmarrje “gjak për gjak” midis dy familjesh, ku të afërmit e viktimës përpiqen të hakmerren për vdekjen e tij, duke vrarë autorin apo dikë nga familja e tij. Gjakmarrja është fenomen tipik për shoqëritë ku ligji nuk ka forcë (ose shteti nuk e quan përgjegjësi të veten shuarjen e konflikteve të tilla) kështu që lidhjet familjare e fisnore janë burimi kryesor i autoritetit. Një familje e tërë mbanë përgjegjësi për veprimin e cilitdo anëtar të saj.
Edhe pse shumë aspekte të hakmarrjes ngjajnë me konceptin e drejtësisë, hakmarrja ka një fokus më të padrejtë dhe ndëshkues në krahasim me të. Ndërsa drejtësia në përgjithësi nënkupton veprimet e ndërmarra dhe të mbështetura nga një sistem gjyqësor i ligjshëm, nga një sistem i etikës, ose në emër të etikës së shumicës. Hakmarrja në përgjithësi nënkupton veprime të ndërmarra nga një individ ose grup i ngushtë personash, jashtë kufijve të sjelljes gjyqësore ose etike.
Por cila është historia e gjakmarrjes?
Në Greqinë e lashtë të Homerit për shembull, hakmarrja personale ndaj kujtdo që të bënte keq, konsiderohej diçka e natyrshme dhe e zakonshme. “Në moralin grek të shpagimit, ekzistonte e drejta e hakmarrjes. Sipas grekeve vetë Zotat e kanë dhënë të drejtën e hakmarrjes”. (March Bloch, përkth L.A Manyon- Shoqeria Feudale). Në kontekstin e fiseve të vjetra Hebraike, ishte detyra e individit që nëse pësonte ndonjë të keqe, të merrte hak në emër të Zotit. Ai që merrte gjakun me dorë të vet merrte një titull të veçantë nderi “gjak-shpagues”. Gjashtë qytete të mëdha ishin ndërtuar për strehimin e atyre që kërcënoheshin nga gjakmarrja. Siç citohet edhe në veprën “Oxford Companion to the Bible” “Duke qenë se jeta është e shenjtë, gjaku nuk mund të lahet me asnjë shumë sado e madhe”. Sipas tyre gjaku i një të pafajshmi, lahet vetëm me gjak.
Periudha e mesjetës, që prej fillimit të saj e deri në fund, sidomos epoka feudale, karakterizohej nga hakmarrje të shumta. Në Europë përdoret termi feud  qe rrjedh nga fjala e vjetër ne Gjermani, faide që përdoret për të emërtuar të njëjtin fenomen.
Në Perandorinë Romake, në vitin 1495, Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e gjakmarrjeve. Reforma synonte parandalimin e dhunës dhe nxitjen e përhapjes së paqes në popull. Një ushtri e posaçme u krijua për të vendosur rregullin. Gjithsesi, u deshën disa dekada që rregulli i ri të pranohej nga popullsia. Në Korsikë, hakmarrja ishte një kod shoqëror që parashikonte të vritej kushdo që prekte nderin e familjes. Është vlerësuar që midis viteve 1683-1715 rreth 30.000 korsikanë nga 120.000 që ishte popullsia, humbën jetën për shkak të gjakmarrjes.
Në Greqi, popullsia e manioteve është e njohur si një nga më të ashpërat. Fqinjët dhe armiqtë i njihnin si luftëtarë sypatrembur që praktikonin gjakmarrjen e cila në disa raste zgjaste për vite të tëra. Familjet e përfshira në gjakmarrje, mbylleshin në kulla të fortifikuara dhe vrisnin anëtarë të fisit kundërshtar sa herë që u jepej rasti.
Në kulturën nordike, si alternativë për gjakmarrjen, ekzistonte gjoba në para. Familja e vrasësit ishte e detyruar ti paguante një shumë të hollash familjes së viktimës. Në rast se ata refuzonin të paguanin, atëherë mund të pasonte gjakmarrja.
Gjakmarrja në kohët moderne
Gjakmarrja praktikohet edhe sot në disa zona si në Francë (pjesa e Korsikës), në Itali (Sicili, Sardenjë, Kampanja, Kalabri, Pulja dhe disa zona të tjera të Jugut), në Kretë të Greqisë, mes Kurdëve në Irak e Turqi, të Pashtunët në Afganistan, të Berberët e Algjerisë, e te tjere. Gjakmarrja në këto zona nxitet edhe nga indiferenca e organeve përkatëse shtetërore.
Gjakmarrja mund të marrë trajtën e një rrethi vicioz sulmesh-kundërsulmesh, vrasjesh e shpagimesh që mund të shpien deri në shuarjen e familjeve. Shpesh, shkaku fillestar harrohet fare. Edhe sot e kësaj dite gjakmarrja apo hakmarrja vazhdon të marrë jetë njerëzish deri edhe gra e fëmijë. Me siguri të gjithë e kujtojmë masakrën e pabesueshme që ndodhi në Diyarbakir të Turqisë në Maj të këtij viti ku nga një hakmarrje e egër u vranë 44 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë.
Gjate sundimit turk
Sipas disa dokumenteve del se gjatë sundimit turk gjakmarrja ekzistonte jo vetëm në male ku sundonte e drejta zakonore(kanuni) por edhe në qytete ku ligji dominues ishte Sheriati turk. Administrata turke e njohu dhe e respektonte te drejten zakonore te malesoreve(kanunin) po ashtu edhe gjakmarrjen. Në gjykatën e Shkodër për shembull kishte një zyrë të veçantë e quajtur xhibal që në shqip do të thotë mal ku interpretoheshin kanuni dhe rastet e konflikteve që lindnin në zonën e malësisë.
Gjate sundimit te mretit Zog
Edhe gjatë sundimit të mretit Zog gjakmarrja ishte e pranishme në vende të ndryshme të mbretërisë, megjithëse ligji dhe rregulli kishin bërë progres. Me çarmatosjen e popullsisë sidomos asaj të malesive, përveç faktit që i bëri armiq këta të fundit mbasi për malësorin arma është pjesë e trupit të tij siç shprehet I. Kadare, në një fare mënyre bëri që vrasjet të reduktoheshin. Mbreti mori një vendim që nuk ishte i panjohur për vendet e tjera, qoftë edhe ato perëndimore. Vendosi që gjaku të paguhej me para. “Është qëllimi im që të civilizoj njerëzit e mi dhe t’i bëj me sa të mundem që të përftojnë zakonet dhe traditat perëndimore”, shprehej mbreti Zog.
Mbreti thoshte ftohtë se dhe ai vetë ishte objekt i shumë armiqësive, e asnjë prej tyre s’kishte pasur sukses. Pra për ironi edhe vetë zogu ndiqej për gjakmarrje. Ja si shkruan në revistën “mapo” Misha Glenny. “Zogu dilte nga pallati rrallë, sepse ndërtesa ishte e lidhur me një shteg të fshehtë me rezidencën e tij të zakonshme. Në ato raste të rralla, kur nuk mund t’i shmangej daljes në rrugë të hapur, e shoqëronte e ëma. Sipas kodit të rreptë të gjakmarrjes, njeriu i venë në shenjë nuk mund të vritej, po të ishte i shoqëruar nga një grua në publik”
Gjakmarrja dhe abuzimet me të.
Edhe pse gjakmarrja në veri të Shqipërisë ka qenë gjithmonë e përhapur dhe me komplekse siç thamë, përsëri shpeshherë është gabuar në përcaktimin e shkaqeve dhe arsyeve të ekzistencës së saj duke e shtrembërur edhe duke abuzuar shpeshherë për qëllime keqëdashëse. George Scriven p.sh. shprehet se verioret janë “racë malësorësh të vështirë, preokupimi kryesor i të cilëve ka qenë të luftonin mes njëri-tjetrit sa herë që nuk ishin të angazhuar në luftë me dikë tjetër”. Ndërsa Carleton Coon thotë se gjakmarrja është “një mekanizëm karakteristik për të kontrolluar riprodhimin e popullsisë”. Sipas tij, gjakmarrja dhe vdekjet e papritura, njëlloj si migracioni, janë “valvula shpëtimi të domosdoshme” për mbijetesën e popullsisë.
Dikush tjetër gjakmarrjen për malësorët e Shqipërisë së veriut e quan gati si një karakteristikë natyrore të tyre, si gjendjen e tyre natyrore tipike, e cila reflekton tribalizmin e tyre primitiv, madje edhe si një atribut primordial të racës së tyre “unike”. Sipas këtij interpretimi, pasioni për gjakmarrje në radhët e malësorëve të veriut është një tipar kulturor i lindur dhe thuajse një instinkt natyror, gati si sentimentet familjare e fisnore. Ky pasion ka gjoja një forcë emocionale dhe irracionale të fuqishme. Për një burrë shqiptar, shkruan Coon, “besnikëria e tij e parë është ndaj gjakut të tij, që do të thotë ndaj familjes së tij të zgjeruar” dhe “vetë akti i gjakmarrjes është një ritual, siç është edhe vetë përsëritja e vazhdueshme e nevojës për gjakmarrje”. Ka të tjerë që e konsiderojnë këtë fenomen si një zakon ballkanik.
Pra sic shihet të paktë janë ata që e kanë parë problemin nën një dritë realiste dhe të paanshme, bile pati edhe nga ata pseodostudiues, artistë, gazetarë, misionarë të cilët shpejtuan të ndezin “cigaren” ndërsa Shqipëria digjej nga kjo plagë e rëndë. Shifra katastrofike familjesh të ngujuara dhe fëmijësh që nuk shkojnë në shkollë nga frika e gjakmarrjes u shfaqën në mediat vendase dhe të huaja pas viteve 90. Nga e gjithë bota vrapuan për në Shqipëri për të parë dhe dokumentuar këtë zakon qindra vjeçar. Ku me ndonjë dollare, ku me ndonje thes rroba të vjetra, arriten të kompozonin dhe të krijonin skena rrenqethëse të cilat iu paraqiten publikut sidomos atij të huaj si zbulim i shekullit. I vendosnin fëmijet prapa hekurave të dritareve dhe i fotografonin duke qarë. I armatosnin burrat, gratë dhe fëmijët dhe i vendosnin që të pozonin për ta. Qindra ekspozita fotografike u organizuan në vende te ndryshme të botës, dhjetra filma artistik dhe dokumentar, dhjetra libra u shkruan, qindra deklarata u nënshkruan nga përfaqësues të OJQ-ve për efekt leje-qëndrimi në vende të ndryshme, shumicave e të cilave nuk ishin as reale. Mbarë bota u njoh në menyrën me surrogate me problemin. Dhe e gjitha kjo vetëm për përfitime. Por nga ana tjetër paraqitja në këtë mënyre e problemit bëri që të nxitej edhe më tepër fenomeni sepse siç thotë Konica “ekziston hipnoza e përsëritjes”.
Rishfaqja pas viteve 90-te
Po çondodhi më të vërtetë pas viteve 90-te? Përse njerëzit në vend që ti drejtoheshin punës, shkollës dhe mirëqenies në ato vite të para të lirisë, pas 50 vjetë diktature, shpejtuan të siguronin një armë apo ta çvarrosnin nga ku e kishin lënë për vite me radhë për të vrarë gjaksin që shpeshherë ishte fqinji, bashkëfshatari, pse jo shpeshhere edhe kushëriri i tyre?
Është e vështire ta themi se çsndodhi në trurin dhe ndërgjegjen e atyre njerëzve që për arsye nga më banalet, megjithëse të vrasësh një njeri nuk ekziston asnjë arsye, vranë e prenë burra, pleqë, gra e jo rradhë edhe fëmijë, duke çuditur botën. Dimë vetëm se sipas enciklopedisë kompiuterike Wikipedia rreth 10.000 vetë u vranë për gjakmarrje në Shqipëri, aq sa u vranë në luftën Serbo-Kosovare. Me qindra familje u ngujuan, qindra fëmije braktisën shkollën pa mundur të lëviznin nga frika e gjakmarrjes. Dhe kishin të drejtë, gjakmarrja është jo vetëm e padrejtë po edhe e pamëshirshme. Nuk janë të radha rastet e vrasjes në këtë periudhë edhe të fëmijëve. Në fshatin barbullush të Shkodrës, një fëmijë i cili jetonte i ngujuar prej disa vitesh, pasi i jati kishte vrarë dikë, merr guximin dhe del nga shtëpia. Del vetëm sa per te pare shkollën ku kishte vite pa shkuar. Dhe çmimi për këtë vizitë të dhimbshme ishte tëper i madh. Ai u vra aty tek shkolla po atë ditë, nga një i ri 18 vjeçar i cili ishti djali i viktimës ...
Situata ne familjet e ngujuara
Familjet e ngujuara jetojnë në kushte të papërballueshme, duke u ballafaquar me mungesa të shumta të karakterit ekonomik, shëndetësor, edukativ e te tjere. Me të prekurit në këtë rast padyshim janë gratë dhe fëmijët, si pjesa me e pambrojtur e shoqërisë. Gratë në familjet e ngujuara nga gjakmarrja janë viktimat e vërteta të saj.  Ato megjithëse janë “të lira” pasi zakoni dhe kanuni nuk lejon vrasjen e tyre për gjakmarrje, janë pjese më e përsekutuar dhe e dhunuar e familjes. Ato duhet të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë në mungesë të burrave të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur.
Po ashtu edhe fëmijët sidomos ata meshkuj, janë një tjetër viktimë e dhimbshme e gjakmarrjes. Ata duhet të jetojnë plotësisht të izoluar në shtëpitë e ngujuara, gjë që do të thotë të mos shkojnë në shkollë, të mos luajnë me moshatarët e tyre, pra të mos edukohen, të mos argëtohen. Të rriten me psikozën se ata duhet të mbrojnë familjen, duhet ta mbrojnë nderin e saj, duhet të vrasin të tjerët për gjakmarrje dhe duhet të vritet edhe vetë. Në këto kushte fëmijët rriten të varfër, të pashkolluar dhe të egër. Një fëmije 11-vjeçar i quajtur Nikolin, i intervistuar nga BBC, familja e të cilit ka qenë grindje me një tjetër për 30 vitet e fundit, thotë se ai ka ëndërr që një ditë të shkojë në shkollën. “Unë e imagjinoj se është një vend i bukur, me libra, karrige, dhe një dërrasë e zezë. E imagjinoj shkollën  të mbushur me fëmijë të tjerë. Do të ishte mirë të bëja shokë dhe shoqe, të luajmë dhe të mësojmë”, shton ai në heshtje. Kur ishte i ri babai i Nikolinit vrau një fqinj, pas një grindje të vogël. Edhe pse ai ka vuajtur 15 vjet në burg, familja e viktimës ende kërkon të marrë hak.
Fëmijët në familjet e ngujuara nuk kanë të vetmin problem shkollimin. Ata janë të kequshqyer dhe të patrajtuar nga ana mjekësore. Edhe nëse nuk përfshihen në spiralen e gjakmarrjes, dozat e kriminalitetit të marra në këto kushte mund ti bëjë ata kontingjent krimi në të ardhmen.
Aktualisht vëmendja e organeve shtetërore është përqendruar vetëm në arrestimin dhe dënimin e autorëve të akteve kriminale për gjakmarrje duke reduktuar rrezikshmërinë e tyre shoqërore dhe duke ulur tendencën e kryerjes së vrasjeve për gjakmarrje. Megjithatë ende vazhdojnë të lëvizin të lirë disa kriminele të cilët në mënyre te pakuptueshme nuk arrestohen nga organet e policisë. Nga ana tjetër asnjë mase nuk është marre nga organet shtetërore dhe ka një fare zbehje edhe të kontributeve të organizatave jo shtetërore, punës në drejtim të parandalimin të fenomenit. Asnjë projekt edukativ shtetëror nuk është realizuar në zonat problematike për ta përjashtuar sidomos brezin e ri nga influencat e një përfshirje të mundshme në këtë fenomen në të ardhmen. Për asnjë nga  familjet e sapo dala nga ngujimi nuk është menduar seriozisht për trajtimin e tyre në mënyrë të posaçme, “post-trauma”.
As familja në disa raste nuk po kontribuon në edukimin e fëmijëve për të nxitur tek ata ndjenjën e faljes dhe pajtimit. Reklamimi i dhunës nëpërmjet mediave të ndryshme në formën e filmave, lojërave elektronike, librave e te tjera, ka bërë që fëmijët të rriten me prirje të theksuara dhune dhe agresiviteti. Shteti nuk po ndërhyn me anë te KKRT-së në kontrollin dhe ndalimin e programeve apo filmave me përmbajtje të theksuar dhune. Një ipeshkëv në Palermo na tha: “Populli italian paguan miliona euro në forme taksash për televizionet publike. E kjo për çfarë? Për të ç’edukuar fëmijët tanë”. I kishte fjalën per programet e Rai uno, Rai due, Rai tre. Po ne çfarë duhet të themi per TV tona? Ne i paguajme ato për t’i nxitur fëmijët tanë që të bëhen vrasës.
Këto gabime kanë filluar tashmë të japin rezultatat. Nëse më parë vrasjet kryheshin nga persona me një mesatare mbi 40, tani vrasjet po kryhen nga te rinjtë. Janë të pafund rastet e rrahjeve, therjeve, vrasjet e të rinjve deri edhe adoleshentë, edhe në ambientet e shkollave. Ka mjaft raste të përdorimit të dhunës në shkollë. E njëjta gjë ndodh edhe në familje. Ka prind që nuk mund ta kuptojnë edukimin e fëmijëve pa i rrahur ata. Lëndët dhe programet mësimor në shkollë nuk synojnë në mënyrë të dukshme në edukimin e fëmijëve me ndjenjat e paqes tolerancës dhe pajtimit. Shpeshherë edhe vetë mësuesit me sjelljen e tyre të dhunshme ndikojnë negativisht në arritjen e këtij misioni.
Shumë familje nuk janë të përgatitura të edukojnë fëmije të qetë dhe të përmbajtur pasi niveli i tyre arsimor nuk është i mjaftueshëm. Ndryshimi i sistemit të mënyrës së jetesës dhe i vendbanimi i ka gjetur disa familje të papërgatitura për të përballuar në mënyrë të suksesshme me vështirësitë që dalin në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të qetë dhe paqësor.
Nisur nga këto fakte, me keqardhje na duhet ta pranojmë se e ardhmja nuk paraqitet aspak entuziaste. Kemi arsye te mjaftueshme qe te besojme se po ecim me hapa tragjikisht të sigurta drejt krijimit te një brezi të rinjsh të cilët jo vetëm që spo synojnë në përballimin e sfidave që dalin nga fakti i të qënit të Shqipërisë një vend ballkanik, mesdhetar, primitiv, sanguin, rural, ish komunist, deri edhe i pashkolluar, por per me teper, te nxitur edhe nga siguri, a qe lind nga kushtet me te mira ekonomike, po e mbajne vendin tone ne majat e vendeve te dhunshme.
Duhet që të gjithë së bashku të punojmë fort sidomos ne drejtim te edukimit dhe sidomos të të rinjve.
Vetëm atëherë mund të mendojmë dhe shpresojmë për një Shqipëri dinjitoze me një të ardhme në paqë e prosperitet.
Nga Luigj Mila, Sekretari
i Komisionit per Drejtesi dhe Paqe ne Shqiperi

Kur  Nëna të jep bekimin  në rrugëtimin për punë të mbara

Vëllezërit e një gjaku në një këngë, në një valle e në një sofër
Bishat nga Karpatet kishin trazuar një pjesë të Ballkanit dhe dallgë të tërbuara ishin ngritur. Njerëz  me nga nëntë  plagë po udhëtonin  ku sytë këmbët dhe vetëm shpresa  se dora e nënës do ua shëronte këto plagë e dhembje i mbante në jetë. Lumi i madh i njerëzve ishte takuar në zemrat plot dhembje e dashuri të malësorëve, të vëllezërve në Shkodër e në gjithë qytetet e dheut mëmë. Bishat u kthyen në “shpella” e jeta rinisi në Kosovën e larë me gjak e lot. Njerëz të mirë po rinisnin jetën dhe po mundoheshin të  mbanin gjallë  kujtesën për fjalën e mirë të vëllait e motrës në Malësi, për dorën e Nënës që shëroi plagët  në Shkodër e kudo  në trojet e shqipes.
Ia nisen rrugëtimit Uka, Pali, Frashëri, Riza, Salihu, Preni, Fadili, Rrahmani, Rexhepi, Ismeti, Nexhi, Shefkiu  bashkë me filizat që po rriteshin  në frymën e Kosovës së lirë. Qëndresa, Shpejtimi, Qëndrimi, Fjolla, Azemi, Kastrioti, Jetoni, Ariani, Lina, Jeta  nuk po ndaheshin nga ky rrugëtim dhe po bëheshin pjesë e të njëjtës këngë, të njëjtës valle dhe e të njëjtës sofër. Dhjetë vite ka bërë ky rrugëtim, po disi i mungonte kurora. I mungonte bekimi i Nënës  në rrugëtimin për punë të mbara e angazhime atdhetare. Veprimtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” nuk ndalin angazhimet e as rrugëtimin. Një rrugë e nisur me dëshirë të mirë i takoi me vëllezërit e tyre Ndue Sanaj, Aleks Dushi  e me shumë vëllezër e motra nga Shkodra e dijes, atdhetarisë, besnikërisë e trimërisë. Dita e madhe erdhi. Nëna  Shqipëri në Shkodër po i vendoste  kurorë të bukur Shoqatës në rrugëtimin e përbashkët 10 vjeçar për t’u bërë e për të mbetur zë i Malësisë  së Madhe e të Kosovës Lindore.
Tetori në Shkodër nisi  i zbukuruar me dy festa. Ky vend i traditës e atdhetarisë po kremtonte flamurin e më të mirit në Festivalin Gjithëkombëtar. Bijtë e bijat e Shkodrës, që janë bërë shembulli më i mirë i organizimit atdhetar në Shoqatën e tyre “Atdhetare-Dukagjini” po  bënin bashkë me Shoqatën “Martin Dreshaj”  kujtesën  për kohët e katrahurave dhe zërin për ditë më të mira të shqiptarisë. Kombi po bashkohej në këngën e vallen e bukur shqipe. Kësaj feste madhështinë ia shtonte pamja krenare e restorantit “Tradita”, që plotësohej bukur me mikpritjen e Gjon Gilajt. Veprimtarët e Shoqatës  “Atdhetare-Dukagjini” Aleks Dushi, Mehill Perroni, Luigj Shyti, Roza Pjetri, Tush Shqau dhe përkrahësit e këtij angazhimi vëllazëror Angjelin Deda, Gjergj Leqezja, Viola Shqau, Laura Plishta  e shumë të tjerë po kryenin me përpikëri detyrat e besuara dhe prandaj në fytyrën e Ndue Sanaj nuk fshihej dot krenaria  sepse çdo gjë ishte e bukur, çdo gjë kishte ngjyrat e një feste të madhe vëllazërore.  Anëtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me plot zemër falënderojnë  Shoqërinë “Ilirycum” pranë Kishës së Fretërve, personelin e restorant “Tradita”, përkrahësit e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. U janë mirënjohës përjetë veprimtarëve të kësaj Shoqate. I thonë sot e gjithmonë me një zë e me një zemër: Faleminderit Shkodër-Motër! Faleminderit Nene Shqipëri për bekimin e dhenë ne rrugëtimin tone për pune te mbara!”
Shkodër e dijes, traditës, trimërisë, besës, Shoqatë “Atdhetare- Dukagjini”  me Ju rrugëtimi  në misionin tonë  të përbashkët  drejt bashkimit  të kombit do të jetë i lehtë e i arritshëm. Ne nga 3 tetori kemi marrë bekimin e Nënës, kemi gjetur në Shkodër kurorën  me të bukur të angazhimeve gjatë viteve.
Nga Rrahman Jasharaj,
z/dhenesi i Shoqates “Martin Dreshaj”-Peje

SHALA, SHOSHI DHE MIRDITA

Sipas gojëdhënave Shala, Shoshi dhe Mirdita janë vëllezër. Këta “vëllezër” u ndanë ne Shiroke. Kjo gojëdhëne e pabazuar ne fakte mbetet gojëdhëne. Vaso Pashe Shkodrani lindi ne Shkodër, ne vitin 1822 dhe vdiq ne vitin 1892 ne Bejrut, ish sundimtari i Libanit, shkruan ne Liberinë e tij, se: “Është konstatuar se krerët e Mirditës e fiseve te Shqipërisë se Veriut merrnin dikur emrin e gegeve dhe ketë gjë e kemi pare edhe ne. Na kujtohet se kemi pare me sytë tanë një dokument zyrtar te lëshuar nga kadiu i pare i vendosur nga qeveria otomane ne krahinën e Dukagjinit ne shekullin XV, menjëherë pas vdekjes se Skënderbeut, qe u pasua nga pushtimi i plote i Shqipërisë. Ne atë dokument është thënë se Gega Llesh, Gega Dode, Gega Tanush dhe një Gege tjetër emri i te cilit na është shlyer nga kujtesa, braktisen pa i tjetërsuar dhe pa ia dorëzuar kujt malet e Poshtërikut, ne Gjakove, për t’u ngulur ne Mirdite. Ky dokument, qe e mbanin te paret e Mirditës, ishte ne zotërim te ndjerit Bibe Dode Pasha; ne e kemi lexuar dhe jemi te sigurte se i biri, Preng Pasha, duhet ta ketë ende ne dore”.
Don Ndoc Nika, prift shkodrane lindi ne Shkodër ne vitin 1865 dhe vdiq po ne Shkodër, ne vitin 1951, shkruan ne librin e tij me titull: “Kujtimet te një jetese te kaluese”. Kur bën fjale për Mirditën shkruan, se: “Ne shekullin e XV një grup fshataresh te shoqnuar prej ushtaresh turq, te cilët lanë malet e Poshtërikut te Gjakovës dhe u vendosen ne tokat e kastrioteve te pushtuar prej Perandorisë Osmane. Mirdite do te thotë njerëz te egër trima”.
A. Degrand, konsulli franceze ne Shkodër, ne vitin 1892-1899 shkruan një libër “Kujtime nga Shqipëria e epërme”, i cili zbulon historinë dhe arkeologjinë e zonave te Veriut, si Ulqini, Tivari, Shkodra, Lezha, Deja, Drishti, Komani, Gajtani, Kruja, Duruesi, Tirana e te tjera. “Mirditoret, thotë ai, i nënshtrohen një ligji te quajtur kanuni i Leke Dukagjinit, i bere nga një princ i familjes Dukagjini qe kishte qeverisur Shqipërinë për një kohe te gjate, ligji qe është pak a shume ne fuqi ne te gjitha fiset e tjera. Ky s’është as i shtypur as i shkruar, gjë qe do te ishte krejtësisht e kote sepse te gjithë janë analfabete”. Degrand, përsëri shkruan për Mirditën, se: “... emri nuk përmendet as nga Frang Bardhi qe shkruante ne 1501, as tek Boliza qe ne vitin 1612 qe dërgonte  ne Venedik relacione ne lidhje me Gegërinë. Sipas studimeve qe kam bere, ata duket se kane ardhur me vone nga krahina malore te quajtura Morena ne afërsi te Gjakovës, disa familje te asaj krahine thonë se jemi afër me disa familje ne Mirdite”. (Revista Leka, nder 11 vjetet e para, Shkodër, Shtypshkronja “Zoja e Papërlyeme 1940”).
Mirditoret qe me 1500-ten, vjet ne te cilën kishin erdhe prej Pashtërikut te Gjakovës bashke me ushtritë osmane kur ata kishin marre ne dore sundimin e vendeve te Kastriotit, ata kishin zënë cak ne krahinën e Dukagjinit ku gjendet sot. Këtë dëftesë e shfaq me shkrim Kadiu i Zadrimës. Ky shkrim gjendet i ruajtur ne shtëpinë e Prenge Bibe Dodes, princit te Mirditës.
Mendoj se këta argumente te autoreve te lartpërmendur vërtetojnë se Shala, Shoshi dhe Mirdita nuk kane qene kurrë vëllezër.
Nga Zef Nike Kripsi

LUFTA E ÇUDITSHME! PSE?!

(mendime rreth librit “Lufta e çuditshme”, me autor Prelë Milani)
Lazër Kodra
Nuk është thjesht një gjetje metaforike intriguese, por një konkluzion i rëndësishëm historik në të cilën ka arritur autori pas analizës objektive që i bën luftës Italo-Jugosllave të vitit 1941 në teritorin e Shkodrës. Lufta e shumpërfolur e Shoshit në Gurin e Kuq ishte pikërisht produkt dhe pasojë e dhimbshme e konflikteve dhe konjukturave nderkombtare të kohës. Shumë i çuditshëm ishte “neutraliteti” i Mbreterisë Jugosllave, deri në puthadorë të përulshme ndaj Hitlerit, ndersa nga ana tjetër vijonte flirtimi i fshehtë me anglezët.
Kjo lojë e dyfishtë gjermanët i bëri xheloz dhe të patolerueshëm, ndaj vendosën ta ndëshkonin pa mëshirë ish kukulleshën e tyre lozonjare.
Enigmatike, dhelprake dhe e shkathët u tregua diplomacia angleze, e cila ishte e bindur plotësisht se gjermanët nuk do ta lejonin Jugusllavinë të përfundonte në prehrin e saj. Diplomacia angleze në lojën e sajë u tregua më e aftë dhe një hap përpara asaj gjermane, duke e berë për vetë Jugusllavinë, duke e kurdisur për një intervenim kunder italianëve në tokën shqiptare, gjë e cila ishte tërësisht në favor të interesave strategjike të Luftës kunder fuqive të Boshtit në rajonin e Ballkanit.
Mister i çuditshëm mbete, se çfarë ju premtua Jugusllavisë në kurrizë të tokave shqiptare për këtë inkursion ushtarak, nderkohe Jugosllavia e zgjebosur kercenohej nga kthetrat e luanit të pathyeshëm gjer atëherë i Europës.
I pa studiuar mirë ishte edhe pjesëmarrja në këtë invadim, anti italian edhe e shumë eksponenteve shqiptar, të cilët tentuan të kapërcenin me një hap ledhin e pa kalushëm të armiqësive historike të shqiptarve të veriut me serbet. Malsoret tanë nuk kishin faj ta kuptonin nëse jugosllavët po vinin si miq apo si invador, madje misteri i plotë i këtij marshimi “shpëtimtar” ende sot nuk ëshë zbardhur plotësisht, përkundrazi historia akoma nuk e ka thënë plosisht fjalën e saj.
E çuditshme, ishte sjellja represive, grabitjet masive dhe masakrimi i civileve të pa fajshëm nga një ushtri që deklarohej se ishte pro shqiptarte dhe anti italiane.
Por ata që u plaçkitën pa mëshirshëm ishin mbarë katundet e Shoshit, Prekali, Kiri, Xhani, Plani e te tjere. Ata që u vranë dhe u varrosën për së gjallë ishin banoret e Shoshit, ishin dukagjinasit dhe jo italianët.
Lufta e çuditshme e Gurit Kuq 1941” është një vështrim i hollsishëm historik të mbështetur në fakte dhe dokumente konkrete historike të pa publikuara më parë.
E çuditshme, ishte shkërmoqja e një force te armatosur e rregullt ushtarake dhe e tera perfundon në humnerën e Gurit Kuq nga një masë e vogël luftarësh të armatosur më së shumti me guximin e shpirtit luftarak.
Prelë Milani është i kursyer në fjalë, fjalët i përdorë me kriter, duke treguar me gisht burimin e origjinës së faktve që nxjerrë në dritë. Me një metodologji të përpikët shkencore, ka gjurmuar në oazin e kësaj ngjarje të rrethuar nga një ledh i pa kapërcyeshëm dhe i pa vëzhguar nga syri i mirfillitë i studiuesve deri më sot. Duke bredhur sa andej- këndej, me shumë mund dhe përkushtim, ka arritur të mbledhi diku një babune, diku një trastë, diku një dorcë për të siguruar koshiqin e domasdoshëm të mjellit për të gatuar brumin e një libri të arrirë nga ana shkencore, që do mbetet në fondin e librit historik të mirë të Dukagjinit. Historia është kujtesë. Kujtesa është folje me tri kohë, e shkuera e tashmja dhe e ardhmja. Autori këtë folje e ka zgjedhuar, saktë në koherencë të plotë historike, duke çarë guackën e ngurtë të vlersimit të një anshëm të kësaj ngjarje si një luftë e keqe. Zoti Milani, në analizën e vet, ngrihet mbi dy kolorshin, bardh e zi tradicional të vlersimit historik. E çliruar nga zyzet ideologjike dhe sentimenti krahinor “Lufta e çuditshme të Gurit Kuq 1941”, vjen për herë të parë e fokusuar në komplekistetin e vet.
Për studjusin Prelë Milani kjo luftë nuk ishte as pro italiane, plaçkitse dhe e keqe, as e paramenduar me një udhëheqës e strategji të qartë, as e shenjtë. Lufta e Gurit Kuq ishte produkt dhe pasojnë e luftës Italo-Jugusllave në teritorin e Shkodrës.
Dukagjini ishtë viktimë e kësaj përplasje gjeopolitike dhe si viktimë rezistoi në kufijt vetmbrojtjes së domosdoshme, prandaj për grushtin dërmues që dha agresorit do ishte cinizëm t’a quaje mëkatar. Nga ana tjetër e kundërt e medaljes, pavarësisht kompleksitetit, por për vetë thelbin antifashist që pati ky invadim, sfida e Gurit të Kuq, nuk duhet parë vetëm si një triumf.
Në liber vend të rënsishëm zënë kujtimet e bashkohseve, të cilat janë të sjellë në mëmyrë autentike, ashtu si janë vjelë nga burimi i qenjeve njerëzore që e kanë parë e përjetuar këtë ngjarje. Këto kujtime kanë brenda shëmbëlltyrën e rrefimtarit me objektivizmin dhe subjektivizmin që i karakterizon secilin informator.
Me një dashamirsi që nuk ngjet tek shumë studiues, autori ka paraqitë pa koment në librin e tij rrëfrenin e gjithë shkrimve të publikuar nga autorë të tjerë për këtë ngjarje, të cilat së bashku me burimet folklorike përbëjnë një kapitull të veçantë
Pjesa më interesante e librit për mua janë përqasjet letrare, që autori i kushton kësaj ngjarje “Vrasja e luleve të prillit”, “Kushtrimtari”, “Masakra”, “Pushka top mbi ta”, janë tregime interesante, personazhet e tyre, janë emra që lidhen me Luftën e Gurit Kuq, të cilët autori i shkëputë analet historisë duke ju dhënë profilin e dëshiruar artistik.
Ndryshimi mes historisë dhe letërsisë qëndron pasi historianit nuk i nevojitet kurrfarë talenti letrar, veç fakteve të shkoqitura, kurse letrari duhet të jetë mjeshtër i fjalës, e cila rrjedhë si ujvarë nga ndjenjat dhe perjetimet e tij shpirtërore.
Pjesa letrare të ktij libri nuk është histori, por frymëzime artistike të autorit mbi këtë ngjarje dhe për rrjedhojë, ky kapitull matet me kutin e kritikës letrare, jo historike.

Dede Bregu, trajneri i vitit 2009

Ekipi “Vllaznia” i mundjes i drejtuar nga trajneri, mjeshtri i sportit Dede Bregu, me i miri i vitit 2009, ka arritur rezultate te larta gjate këtyre viteve, pavarësisht kushteve te vështira, fale pasionit te këtij mjeshtri te madh. Ky ekip ka marre 8 kupa ne garat e te rinjve, para te rinjve dhe kane marre shume medalje ndërkombëtare.
Ne gjirin e ekipit janë mundës te talentuar, si: Jetmir Elezi, Mirsad Dekovi, Nazmi Cekaj, Gent Haxhia, Pashko Nika nga fshati Lotaj, Ndue Deda nga fshati Vuksanaj, Kristian Daka nga fshati Nenmavriqi, Qamil Bajrami, Sabri Elezi nga familja Elezi te fshatit Sume. Kam pranë trajnerin e talentuar, mundësin Nazmi Elezi qe po jep kontributin e tij te jashtëzakonshëm me moshat e reja. Këta dy trajnerë, te pasionuar pas sportit burrëror te mundjes janë shtri ne Rrethinat e qytetit Shkodër dhe deri ne zonën e Dukagjinit, për te zgjedhe elementin me te mire, se kjo krahine e ka tradite mundjen. Ajo ka nxjerre mundës te nivelit ndërkombëtar, si: Mirash Vuksani, Mark Vata, Marash Troja, Dede Bregu, Ndoc Çokaj, Zef Gjeloshi, Gjelosh Ujka, Dede Gjeloshi, e te tjerë. Jemi krenar për këta “arusha” te tapetit, është krenar krahina e Dukagjinit.
Mjeshtri i Merituar i Sportit, Dede Bregu, nga familja e tij ka nxjerre sportiste te tjerë, si atleten Vera Bregu, fituese e 17 medaljeve ndërkombëtare, e cila është sportistja me e madhe e shekullit; basketbollistin Paulin Bregu dhe volejbollisten Mira Bregu.
Për kontributin e jashtëzakonshëm qe ka dhenë ne sportin me burrëror, atë te mundjes, Dede Bregu, është nderuar me tituj te ndryshëm, si: ne vitin 1975 i është dhenë titulli “Mjeshtër sporti”; ne vitin 2001 i është dhenë titulli “Mjeshtër i merituar”; ne vitin 2002 i është dhenë titulli “Qytetar Nderi” i komunës se Rrethinave; ne vitin 2009 shpallet trajneri me i mire dhe po ne këtë vit i jepet titulli “Mirënjohja” e qytetit te Shkodres.
Një pyetje qe u be Dedës: Këto arritje kujt ia dedikon?
Deda, me atë thjeshtësinë karakteristike te tij, qesh dhe thotë: Këto arritje nuk ja dedikoj askujt veç Zotit! Atë e falënderoj qe me ka dhenë dhe me jep shëndet dhe force, veçanërisht ne këtë moshe për te punuar, për te përgatitur, për te stërvitur elementin e ri ne këtë sport burrërorë.
***
Mjeshtër Bregu, ju falënderoj për krenarinë qe na  ka dhenë ne këtë sport burrërorë, dhe jo vetëm nëpërmjet mundjes, por mbi te gjitha, vijon te kontribuosh ne sportet e renda, dhe qe i ke bere fëmijët sportiste, te cilët kane dhenë kontributin e tyre ne zhvillimin e sportit shqiptare, qe me punën e tyre kane nderuar Ju, veten, Dukagjinin dhe Shqipërinë. Ju uroj shëndet dhe jete, qe kontributi i juaj ne sportin shqiptare te jete i gjate.
Nga Dedë Pjetër Kodra

“Edhe unë jam, edhe unë ekzistoj, edhe unë kam dinjitetin dhe të drejtat e mia”

(Në respekt të Ditës  Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara - 3 dhjetor 2009)
SUELA NDOJA
Hyrje
Për të vazhduar me një paragraf hyrës, po i referohem: Konventës mbi të Drejtat e Personave me aftësi tëkufizuara:Dinjitet dhe drejtësi për të gjithë ne”.
Dinjitet dhe drejtësi për të gjithë ne është tema me të cilën dëshiroj ta nis këtë artikull mbi Ditën Ndërkombëtare të këtij viti për Personat me Aftësi të Kufizuara, si edhe për 61-vjetorin e Deklaratës Universale te të Drejtave të Njeriut. Dinjitet dhe Drejtësi për të gjithë personat që janë themeluar parimet universale. Që nga fillimi i tij, Kombet e Bashkuara kanë njohur se dinjiteti dhe të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme te të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore janë themelet e lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë. Këto parime, së bashku me barazinë dhe jo-diskriminimin, kanë udhëhequr punën e Kombeve të Bashkuara për 60 vitet e fundit dhe janë të ruajtura në instrumente të ndryshme të tilla si Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, si dhe në traktate të tilla si Besëlidhja Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, dhe Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, prej të cilave ne mund jo thjesht të huazojmë, por të familjarizohemi me to dhe ti vëmë në jetë. Për këtë i referohem faktit se edhe pse u bë fjalë që personat me aftësi të kufizuara duhej të integroheshin për shkolla së bashku me individët normal, kjo gjë vetëm citohet, recitohet dhe lexohet diku, por vështirë të praktikohet. Këto instrumente janë në mesin e atyre që përbëjnë kornizën ndërkombëtare te të drejtave të njeriut, janë plotësuese dhe ripohojnë se të gjitha të drejtat e njeriut janë universale, të pandashme, të ndërlidhura, të ndërvarura dhe reciprokisht përforcuese, gjë që shpjegon se ata në mënyrë që të funksionojnë si qenie njerëzore në mes te të tjerëve, duhet ta shohin veten si pjesë e tyre, sepse kjo nga ana psikologjike rrit mirëqenien e tyre psikologjike, mendore dhe shëndetësore.
Viti 2009 
Ky vit,  2009 është një vit i rëndësishëm në lëvizjen ndërkombëtare te të drejtave të njeriut që bëri hyrjen në fuqi më 3 dhjetor të Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Protokollin Fakultativ të saj, të cilat ligjërisht lidhin  instrumentet të cilat  përcaktojnë detyrimet ligjore të shteteve për të promovuar dhe të mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si edhe 61-vjetorin e Deklaratës Universale te të Drejtave të Njeriut Neni 25 i DUDNJ parashikon se çdo person ka “të drejtën për tu siguruar në rast papunësie, sëmundjeje, invaliditeti, vejani, moshe e vjetër, apo mungesa të tjera të mjeteve për jetesë në rrethana jashtë kontrollit të tij.” Disa artikuj në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara shpjegojnë këtë të drejtë për sigurinë, duke përfshirë edhe nenin 10 mbi të drejtën për jetën dhe nenin 14 të lirisë dhe sigurisë së personit. Neni 28 është më specifik se ai kërkon që Palët e Shteteve të marrin masa për të mbrojtur dhe promovuar atë realizim të  drejtë për një standard të përshtatshëm jetese dhe mbrojtje sociale, duke përfshirë sigurimin e “qasjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që jetojnë në situata të varfra dhe kanë nevojë  për ndihmë nga shteti lidhur me shpenzimet për personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë trajnim të përshtatshëm, këshillim, ndihmë financiare dhe kujdesin afat-gjatë” . Këto instrumente shënojnë një riafirmim të qartë se personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për gëzim të plotë dhe të barabartë si e  drejtë e tyre njerëzore. Ata gjithashtu shënojnë një riafirmim të qartë të parimeve të “dinjitetit dhe të drejtësisë për të gjithë ne “.
Vlen për tu përmendur një fakt nga një konferencë që u mbajt në një nga ambientet e Tirana International, e cila ishte ngritur në respekt të ditës ndërkombëtare për drejtësinë dhe paqen, që bënte fjalë konkretisht për fenomenin e gjakmarrjes, organizuar nga Qendra Drejtësi dhe Paqe në Bashkëpunim me Caritas Shqiptar,  fenomen ky që dashur pa dashur po dëgjohet përsëri, gjë që do të thotë se përderisa po e dëgjojmë, vazhdon. Pra, me pak fjalë, më bëri përshtypje që ishte i ftuar një person me aftësi të kufizuara (paaftësi fizike), i cili realisht ishte Koordinatori i Projektit. Bëhet fjalë për zotin Darjan Konomi, i cili kur bëri përshkrimin dhe raportimin e asaj çfarë kishte rezultuar nga studimi për gjakmarrjen, fliste me gjithë zemër, me zell e gjithë shpirt dhe e përjetonte atë çfarë do të thotë të jesh një person i ngujuar që të mos kesh mundësi të lëvizësh e të dalësh lirisht për të shijuar çdo çast të jetës. Pa dashur të bëj një analogji, rrjedhimisht del vetvetiu edhe tek fakti  se i tillë mund të ndjehet një person me paaftësi fizike, mendore apo shqisore. Megjithëse, shpesh ata e ndjejnë veten të privuar nga ajo çfarë gëzon çdo qenie njerëzore normale, lëshojnë zërin e thonë: ja unë jam, unë ekzistoj, unë vlej, kam dinjitet dhe të drejta, dhe madje mund të loboj edhe për të drejtat e të gjithë njerëzve. Por jo gjithmonë ndodh kështu, sepse kjo është vetëm pjesa e artë e medaljes, pasi është bukur të mendosh dhe të kesh parasysh se Konventa nxit dhe mbron të drejtat e njeriut,  të personave me aftësi të kufizuara në jetën civile, jetën kulturore, ekonomike, politike dhe sociale. Mirëpo, ana tjetër e medaljes është ngjyrë hiri, për të mos thënë e zezë: në të gjithë botën, përfshirë këtu Shqipërinë, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me pengesa në pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe shpesh janë të detyruar të jetojnë në kufijtë e shoqërisë. Atyre zakonisht  u  janë mohuar të drejtat themelore të tilla si për njohjen e barabartë para ligjit dhe kapaciteteve ligjore, lirisë së shprehjes dhe mendimit, dhe të drejtës për të marrë pjesë në jetën politike dhe publike. Madje nganjëherë unë kam vënë re edhe përqeshje nga njerëzit e ftuar në sallë, kur kanë parë se në krye të një aktiviteti është vënë ndonjë person me aftësi të kufizuara me pretendimin se të tilla persona nuk e ka vendin aty. Këto janë mendime gjoja intelektualësh dhe njerëzish të emancipuar që mendojnë se në krye të gjërave të mëdha duhen vendosur vetëm njerëz të mirë-veshur e të parfumosur sepse  atyre mund tu besohet çdo fjalë që nxjerrin nga goja. Kjo nuk është e drejtë. Kjo është shumë mizore dhe jo humane. Përveç kësaj, shumë persona me aftësi të kufizuara janë të detyruar të rrinë në institucione, një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të lirisë së lëvizjes dhe të jetesës në komunitet. Gjithashtu edhe të drejtat për arsim dhe shëndetësi  u mohohen shpesh. Nëntëdhjetë për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendet e zhvilluara nuk ndjekin shkollën, thotë UNESCO. Rreth 20 milionë gra fitojnë aftësi të kufizuara si rezultat i komplikimeve gjatë shtatzënisë apo lindjes.
Përfundim
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, si edhe për vitin-e kremtimit të 61 vjetorit të Deklaratës Universale te të Drejtave të Njeriut, le të përdorim “dinjitet dhe drejtësi për të gjithë ne”, si një thirrje për tu mbledhur, pasi këto parime shpesh mendohen se janë larg nga të qenit i realizuar për të gjithë. Dinjiteti dhe drejtësia janë të mishëruar në drejta civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale që nxiten nga Konventa. Prandaj, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një kohë për të bërë një angazhim të përtërirë për ratifikimin dhe zbatimin e plotë të Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Protokollit Fakultativ te saj. Por duhet të kemi parasysh se Legjislacioni i vetëm nuk do të sigurojë që personat me aftësi të kufizuara të mund të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Për personat me aftësi të kufizuara, si për të gjithë personat, mohimi i një të drejtë mund të çojë në mohimin e të drejtave të tjera dhe mundësive për të gjithë jetën e tyre. Pjesëmarrja e plotë e shoqërisë civile, në veçanti personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përfaqësuese, është thelbësore në procesin kombëtar të monitorimit dhe zbatimit. Kjo Ditë Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara është një kohë për të bërë një angazhim të përtërirë për këto parime të dinjitetit dhe të drejtësisë dhe për të siguruar zbatimin e Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Të gjitha qeniet njerëzore nuk kanë vetëm të drejtën e të drejtave, por gjithashtu kanë përgjegjësinë e bërjes së të drejtave universale të njeriut një realitet për të gjithë ne.
***
Me anë të këtij artikulli, kam për qëllim të promovoj një mirëkuptim të çështjeve të aftësisë së kufizuar dhe për të mobilizuar mbështetje për dinjitetin, të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu synoj të rris ndërgjegjësimin për fitimet që do të rrjedhin nga integrimi i personave me aftësi të kufizuara në çdo aspekt të jetës politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Ky artikull, është  bazuar në qëllimin e kënaqësisë të plotë dhe të barabartë te të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes në shoqëri nga personat me aftësi të kufizuara, krijuar nga Programi Botëror i Veprimit në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1982. Titulli zyrtar i ditës është ndryshuar nga Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara nga Kuvendi i Përgjithshëm në rezolutën 62/127 më 18 dhjetor 2007.
Si mund të respektohet kjo  Ditë? 
Përfshirja: Respektimi i Ditës ofron mundësi për pjesëmarrje nga të gjitha komunitetet e interesuara - qeveritare, jo-qeveritare dhe sektori privat - për t’u përqendruar mbi masat katalitike dhe inovative për të zbatuar më tej normat dhe standardet ndërkombëtare në lidhje me personat me aftësi të kufizuara. Shkollat, universitetet dhe institucionet e ngjashme mund të japin kontribute të veçanta në lidhje me nxitjen e interesit më të madh dhe vetëdijes në mesin e palëve të interesuara e sociale, kulturore, të drejtat ekonomike, civile dhe politike e personave me aftësi të kufizuara siç mund të përmend këtu nismën dhe iniciativat  e personelit të qendrës Për shanse dhe mundësi të barabarta, që drejtohet nga znj. M. Sopa, këtu në Shkodër ..
Organizimi: Ngritja e  forumeve, e shtëpive të veçanta siç mund të përmend “Shtëpia e Miqve” tek Qendra Don Bosko në Tiranë, ku fëmijët me paaftësi ndjehen të rrethuar nga mirësia e miqësia, dashamirësia e madhe e personave qe përkujdesën, ku ata vërtetë mund ta ndjejnë për të thënë “Unë jam, unë ekzistoj në sytë e të tjerëve”. Gjithashtu mund të bëhen diskutimeve publike dhe fushata informacioni në mbështetje të ditës duke u fokusuar në çështjet e aftësisë së kufizuar dhe mënyra e mjete me të cilat personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre të jenë të pavarur të ndjekin stilet e jetës, një jetesë të qëndrueshme dhe të gjejnë një siguri financiare.
Festimi: Plani dhe organizimi i  shfaqjeve për tu shfaqur kudo-dhe për të festuar-kontributet nga personat me aftësi të kufizuara në shoqëritë në të cilat ata jetojnë dhe të bëjnë shkëmbimeve e dialogë duke u fokusuar në aftësitë e pasura dhe të ndryshme, interesat dhe aspiratat e personave me aftësi të kufizuara.
Marrja e Masave të Veprimit: Një fokus kryesor i ditës është veprim praktik për të përkrahur zbatimin e normave ndërkombëtare dhe standardet në lidhje me personat me aftësi të kufizuara dhe për të çuar më tej pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore dhe zhvillimin mbi bazën e barazisë. Mediet kanë kontribute veçanërisht të rëndësishme për të bërë në mbështetje të respektimit jo vetëm të kësaj  dite–por edhe gjatë gjithë vitit-në lidhje me prezantimin e duhur të progresit dhe pengesave të aftësisë së kufizuara-zbatimin e politikave të ndjeshme, programet dhe projektet dhe për të nxitur ndërgjegjësimin publik të kontributeve për personat me aftësi të kufizuara.
...
Duke ndjekur disa hapa psikoedukues, themi se mbase mund të mendojmë  në mënyrë komplekse, por mund të flasim thjesht, domethënë, mund tu vijmë shumë në ndihmë duke pasur parasysh vetëm pak fjalë të vogla, të thjeshta por me domethënie të madhe, të cilat mund të na shqiptojnë rrjedhshëm nga goja: pra të marrim në konsideratë se një person me aftësi të kufizuara është, ekziston, ndjen, ka dinjitet dhe të drejta të barabarta sikur të gjithë njerëzit e tjerë.

SHPELLA E ÇOKUT - Monument natyrore i pa studiuar

Ne fshatin Kir, te komunës Pult, ndodhet shpella e Çokut, monument natyrore i pa studiuar nga grupe studimore, shkencore apo dhe kureshtare. Me këtë emër quhet edhe bjeshka e Kirit, bjeshka e Çokut, me bukuri dhe vlera natyrore te  radha, ne te cilën zhvillohen kultura shume te mira bujqësore dhe blegtorale.
Ne këtë bjeshke, deri ne vitin 1967, kishte mbi 20 stane, 2 stane ishin dy katesh me mure guri te lidhur me gëlqere, 7 stane ishin një  katesh, dhe te tjerë te ndërtuare me mjete rrethanore te vendit. Kjo bjeshke shërbente si ekonomi ndihmese për fshataret e lagjes “4 mëhalle” te këtij fshati. Bjeshka është frekuentuar ne stinën e Pranverës, Verës dhe te Vjeshtës. Aty buron gurra e Çokut, burim i bollshëm, i freskët dhe derdhet ne një ujëvare mahnitëse me bukuri te radhe, qe gjate shirave duket si një lesh dele i bardhe dhe i varur. Ne anën veriore te shkëmbit, ne këndin 90 o, ndodhet shpella e Çokut, e madhe, e thelle dhe shume tërheqëse.
Kjo shpelle ka një legjende. Sipas saj, ka ndodhur: “… ne hyrje te shpellës, disa fshatare kane future një lepur me zile, i cili pas disa kohesh ka dale ne zonën e Shoshit …”. Nëpërmjet kësaj legjende, mund te themi se kjo shpelle është shume e thelle. Megjithëse janë bere përpjekje nga fshataret te moshave rinore për te bere studimin e saj, por nuk ja kane arritur qëllimit, se nuk kane pasur mjetet e duhura dhe veçanërisht te ndriçimit.
Jam duke bere përpjekje te paraqes këtë monument natyror, për ta bere me te njohur dhe me gjere, për te tërhequr vëmendjen e te interesuarve për këto objekte monumente natyrore. Ajo ka këto te dhëna fizike: Ne faqen e malit, qe duket si mur i drejte, ne lartësinë 10 deri ne 12 metër, është hyrja e shpellës se Çokut, me një gjerësi 6-7 metër dhe lartësi 10 metër. Ne hyrje te shpellës ka një gur me lartësi mbi 3 metër dhe gjerësi 2 metër. Hyrja e shpellës ka një galeri rreth 40-50 metër te gjate, gjerësi te ndryshme nga 10-15 metër dhe një lartësi mbi 20 metër. Ne fundin e kësaj galerie, ne mesin ballor ndodhet hyrja e “kaçakut”, ne forme te rrumbullaket, ne lartësi mbi 2 metër nga trualli i shpellës. Kjo hyrje është e thelle 70-80 metër gjatësi dhe del djathtas, dhe duket si diçka shume e fshehte, ne dalje te saj duhet te ulesh barkas. Ne anën e majte te hyrjes se shpellës ndodhet hapësirë qe nuk i është gjetur fundi deri me sot, qe ka dhe degëzime te ndryshme ne gjatësinë e saj.
Kur ishim ne moshën e adoleshencës, bari me bagëti, pasi para hyrjes se shpellës, mrizonim bagëtitë, kryesisht dele dhe dhi, duke pasur me vete mjete ndriçimi, si pishe apo kandil me vaj guri, kemi hyre ne te. Ne hyrjen qe është e pa fund, shkonim deri ne thellësinë ku ishte uji dhe pasi hidhnim ndonjë gur, largoheshim përsëri. Ne vitet e thatësirës se madhe, uji avullonte dhe vendi ishte i thare, dhe kjo gjendje na lejonte te shkonim deri sa na me vështirësi merrnim fryme dhe na fikeshin pishat. Ne këtë rast me vështirësi dilnim jashtë.
Shpella e Çokut, ne vitet e hershme ka shërbyer edhe si baze ruajtje dhe mbrojtje ndaj te huajve qe kishin pushtuar zonën tone, si ne vitin 1915, kur kjo zone u pushtua nga malazezet. Ne këtë rast, banoret e fshatit: pleqtë, gratë, fëmijët dhe me ndonjë bagëti, strehoheshin ne këtë shpelle, se ne shpelle kishte dhe ka ujë për te pire, dhe mund te ndizej zjarr qe nuk dukesh jashtë. Guri i madh ne hyrje te shpellës, ishte një pengese e madhe vrojtimi nga larg. Shpella ka qene dhe vend strehimi dhe mbrojtje për kaçaket.
Dyshemeja e kësaj shpelle, duke hyre bagëti dhe shpend te ndryshëm ne shekuj, është e mbuluar me një shtrese plehu organik me vlere te madhe për bujqësinë, i cili here pas here është marre nga banoret e afërm te kësaj shpelle, për te plehëruar tokat bujqësore te pakta te tyre. Sa here qe te hysh ne këtë shpelle befasohesh, sikur hynë për here te pare, bukuria e saj është e mahnitshme e cila te shton dëshirën për ta vizituar sa me shpesh, se ne çdo rast befasohesh me te “rejat” e saj.
Shume kohe ka kaluar qe ky monument natyrore nuk vizitohet, dhe për rrjedhoje hyrja e saj po te thuash është bllokuar nga bimësia e madhe rreth saj, i janë rrezuar shkallet, te cilat kane qene te ndërtuar me mure guri, se pa shkalle është e vështirë te ngjitesh ne lartësinë mbi 12 metër deri ne hyrjen e shpellës. Janë krijuar vështirësi për ngjitje ne hyrje te shpellës, sidomos për fëmijë e pleq.
Me pare, shpella e Çokut shpesh është vizituar ne mënyrë te organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 8-vjeçare te fshatit Kir, si dhe nga kureshtare te banoreve te komunës se Pultit. Shpella, brenda është e freskët, prandaj ata qe kërkojnë për ta vizituar duhet te jene te veshur mire.
Për te zbuluar vlerat reale te kësaj shpelle duhet te studiohet me ekip te specializuar te pajisur me mjete te veçante, te filmohet me kamera speciale, pasi deri tani kjo shpelle është enigme, prandaj rritet kërkesa për ta zbuluar sa me pare.
Ashtu, si për te gjithë monumentet natyrore ne Dukagjin, qe disa prej tyre nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” janë publikuar mire, duhet te publikohet edhe kjo apo te tjera. Ne, tifozët e kësaj shpelle, kërkojmë  qe nëpërmes Shoqatës apo ndonjë grupi tjetër te planifikojnë studimin e saj, se ndoshta mund te dali dhe ndonjë gjë e re me vlera te mëdha historike si dhe te përgatitet për tu vizituar nga turiste vendas apo te huaj.
Ne bjeshkën e kësaj zone mund te behën frekuentime me kamp ditor apo me gjate, pasi burimi i gurrës se Çokut është me vlere te jashtëzakonshëm, i pastër, i freskët, dhe ka fusha te bukura, pyje ahu e te tjera bukuri qe te mahnitin.
Ne, dukagjinasit i kemi shijuar këto vlera pa jua ditur rendësin e tyre, por sot na del për detyre qe këto vlera ti vëmë ne funksion te njerëzve dhe ti shfrytëzojmë për rritjen e te ardhurave te banoreve te fshatit Kir. Vitet e fundi, zonën e Dukagjinit e kane vizituar shume turist te huaj, te cilët akoma nuk kane pasur mundësinë te futen ne thellësinë e bukurive te mahnitshme te maleve dhe monumenteve natyrore qe na ka dhuruar Zoti, Natyra. Dhe kjo është detyre e jone, qe Dukagjinin, bukuritë e tij qe  te mahnitin, dhe qe do te jene shume surprize për çdo turist vendas apo te huaj, ti publikojmë nëpërmjet fletëpalosjeve, gazetës, televizorit e te tjera mjete te medies, deri dhe ne krijimin e një zyre turistike për zonën e Dukagjinit ne Shkodër.
Nga Prele Kroj

FAMULLITË NË DIOQEZËN E PULTIT

DUSHMANI, është famulli nga kohët e moçme, dikur ka pasur shumë banorë, libri i amzës së të lindurve mbahet që nga viti 1745 në të cilin vit edhe u ndërtuan kisha dhe qela famullitare. Shtrihet në rrëzë te malit te Cukalit, krejt buzë Drinit. Në këtë famulli gjenden gërmadha të shumta të kishave të moçme, ka 8 fshatra me 1 396 banorë.
KIRI. Afër qelës, tashme famullitare, dikur ka qenë qyteza me kështjellë në të cilën gjendej edhe abacia benediktine e Shën Mhillit. Me ardhjen e Turqve çdo gjë u shkatërrua, nuk lanë gur mbi gur. Këtu françeskanët erdhën në vitin 1636, në vitin 1750 u vendosën përfundimisht kur ndërtuan këtu kishën e re dhe qelën famullitare. Ka 12 fshatra që e përbëjnë, Kiri numëron 593 banorë.
MËRTURI-RAJA. Në këtë famulli, françeskanët erdhën në vitin 1636 e për të qëndruar përfundimisht u vendosën në vitin 1755. Një qelë solide dhe kishën e ndërtuan në vitin 1835. Në këtë famulli ka pasur disa kisha të vjetra, kuvende dhe varreza të moçme. Në 9 fshatra që ka, kjo famulli numëron 1731 banorë.
NIKAJ, famulli është që nga viti 1827. Në zjarrin që e kapi në vitin 1867, u dogjën kulm e themel kisha dhe qela. Deri në vitin 1867 ka qenë e braktisur, e në këtë vit u ndërtuan kisha e re dhe qela, dhe prej atëherë edhe françeskanët u vendosën këtu. Në këtë famulli që e përbejnë 8 fshatra, banojnë 2 127 banore. Ne këtë famulli ka edhe gërmadha të kishave të moçme.
PLANTI(Plani), është famulli e re. Libri i amzës së pagëzimit daton nga viti 1839. Planti, kishën dhe qelën i ka ë bukura. Krejt pranë qelës gjendet ujëvara e mrekullueshme e Kirit, i cili këtu ka gurrën e burimit. Famullinë e përbëjnë 7 fshatra me 1338 banorë.
SHALA, është famulli shumë e vjetër, mirëpo librat e amzave mbahen që nga viti 1763, pasi vendqëndrimi i famullitarit ka lëvizur disa herë, herë këtu e herë atje për shkak të përndjekjeve të vazhdueshme. Ka shumë gërmadha të vjetra dhe varreza. Këtu dikur kishte edhe një qytezë me kështjellë, ne rajonin Dakaj. Në 24 fshatra të Shalës jetojnë 3259 banorë.
SHOSHI, është një famulli e vjetër françeskane që nga viti 1636, kur këtu erdhën për herë të parë ata. Ka pas periudha kur është braktisur e lënë shkretë për shkak të përndjekjeve, mirëpo që nga viti 1705 françeskanët kanë banuar këtu pa ndërprerë. Famullia me 17 fshatrat e saj ka 1325 banorë. Në Shosh disa herë kanë pasur rezidencën e vet edhe disa prej ipeshkëv të Pultit dhe prefektët apostolikë.
TOPLANA, është famulli e vjetër në të cilën kisha është ndërtuar në vitin 1696, gjendet nën mal në anën e djathtë të Drinit, ka 9 fshatra me 560 banorë.
THETHI, është ndarë në veti nga famullia e Shalës në vitin 1892, ka qelën e kishën te re e te bukur. Gjendet në mes të maleve më të larta shqiptare në një rrafshnaltë  të vogël pranë lumit Shalë. Famullia është e përbërë prej 6 fshatrash me 664 banorë.
PREKALI, është famulli e vonshme, themeluar në vitin 1908 shtrihet në rrafshinën e lumit Kir. Ka vetëm fshatin Prekal me 280 banorë.
PALÇI, është gjithashtu famulli e nga koha më e re që nga viti 1909, ka qelën dhe kishën, e cila gjendet në bregun e djathtë të lumit Drin, dhe përbehet nga 3 fshatra me 640 banorë.
Marrë nga libri “Nëpër Shqipëri 1883-1907”, Lovro Mihaçeviq
Atë Lovro Mihaçeviq lindi në Kreshevo(Bosnjë) në 1856. Është shuguruar meshtar në 1880. Në 1883 vjen si mësues në kuvendin e Troshanit. Në vitet 1906 Atë Lovro pas shumë dekadave rithemelon provincën shqiptare dhe qëndron në këtë post deri në 1909. Atë Lovro vdiq në1920 në vendlindje.
E punoi, Danjela Pjetri

KUMTI I NJË QËNDRESE, KRENARI IDENTITETI

Vështrim kritiko­historik Simpoziumi shkencor kushtuar 89 ­vjetorit të Luftës së Koplikut­
Së pari krejt sinqerisht dua të përgëzoj Bashkinë Koplik, kryetarin  e saj z. Ramadan Lika, në veçanti Këshillin Bashkiak, me kryetar zotin Dritan Hysa, si organizatorët e një veprimtarie të tillë me karakter shkencor, si ky simpozium, kushtuar 89­Vjetorit të Luftës së Koplikut, ngjarje, e cila për të qenë të saktë me realitetin, përjetoi për dy dekadat e fundit thjeshtëzimin për të mos thënë injorimin, edhe pse vjen mes nesh e njohur si vlerë autentike e historisë dhe e identitetit tonë sa si malësor, po aq  kombëtar.
Duke rikonfirmuar rëndësinë një përpjekjeje hulumtuese si kjo për të evidentuar njërin prej momenteve  më interesante të historisë së kësaj  treve, si studiues dhe publicist ndjehem i plotësuar brenda vetes në kuadrin e këtij evenimenti shkencor, me vetëdijen për t’i kontribuar me seriozitetin e duhur afirmimit të vlerave tona sa historike, sa kulturore si trevë  si njëri  prej bijve të Malësisë së Madhe .
Vërtet Historia e Malësisë së Madhe gjatë periudhës totalitare mund të thirret si një histori e cungueme, çka as nuk mund të pretendohej ndryshe kur ne ishim të privuar nga e drejta për të komunikuar me njëri­ tjetrit, edhe pse të kufizuar pesë herë me vetveten. Megjithatë do të thosha se kushdo që ka pasur rastin të shfletojë rreth kësaj treve do të ketë përjetuar si unikal kodin e saj vetëqeverisës, të llojit të vet, i cili ,siç dihet, thirrej Kanuni i Lekëve, të cilin një  studiues gjerman e quante si kushtetutë moderne e kohës së vet.
Nga ana tjetër nuk mund të mos theksohet as faktin tjetër si rast unikal historik që Malësia e Madhe, e prirë nga legjenda e maleve tona, Dedë Gjon Luli, do të   ngrinte lart, pas 450 vjet robërie flamurin shqiptar në majën e Bratilës­ Deçiç­Grudë, më 6 prill 1911.
Ky qe një akt madhor historik drejti 28 Nëntorit 1912, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Sikurse dihet se kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe e vitit 1911, krahas asaj të Vlorës dhe të Dibrës, do të ishte prologu dhe promotori imponues ndaj Perandorisë Osmane dhe faktorit ndërkombëtar për njohjen nga Fuqitë e Mëdha të kësaj pavarësie, shpallur nga Plaku i Vlorës, diplomati i shquar, Ismail Qemali.
Duke tentuar të njihesh me realitetin e një historie të tillë nuk mund të mos ndjesh po aq brenda vetes dhimbjen që ende sot, ne malësorët, sikur vetë kombi ynë në epokën e posthistorisë vazhdojmë të kemi ende të pazgjidhur Çështjen tonë Kombëtare, një precedent në tërë Evropën.
Çka natyrisht nuk do të zgjidhet kurrë ndryshe, vetëm përmes dashurisë dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të njohur dhe justifikuar vetveten si pjesë integrale e Evropës  së  Re . “Në se nuk di nga vjen, nuk di se ku do të shkosh”,­thoshte Seneka. Pikërisht një e vërtetë e tillë po aq sa dëshmon po aq edhe konfirmon përmasat e një evenimenti shkencor si ky ,organizuar nga Bashkia e Koplikut në përvjetorin e 89­ të, të Luftës së Koplikut.
Sikurse dihet fati ynë historik ka qenë një dhimbje e tërë, ndryshe një histori dhimbjeje, edhe pse argumentohet që ne shqiptarët, i kemi falur aq shumë humanizëm dhe histori vlerash të tëra civilizimit evropian. Kodi i këtij fati tragjik të një kombi si yni, gjymtyrë te të cilit mund të themi pa kurrfarë kompleksi, edhe pse jemi njëri, mos më i vjetri komb në këtë rajon të Evropës që quhet Ballkan, sot po shkojnë ndoshta drejt shuarjes si të tilla, si shqiptare, sado që kanë gjakun e vetë të derdhur brenda atij kontributi që sot po përkujtohet si Lufta e Koplikut.
Mos te harrojmë se  ne shqiptarët, sipas studiuesit të njohur francez M. Aref, jemi pasardhësit e pellazgëve hyjnorë, sipas Homerit, siç jemi po aq autoktonë  në këto troje 6000 deri në 3000 vjet para erës se re, sipas mjaft studiuesve grekë, d.m.th shumë kohë para grekëve, siç insistonte Herodoti, historiani i lashtësisë helene. Madje vetë Tuqiditi, historian dhe bashkëkohës i tij, i njohur për qëndrimin e tij shovinist, e pranonte se pushtuesi i parë i Peloponezit, Pelopsi, njëri prej grekëve të vet më të lashtë, ishte një i huaj i ardhur nga Azia dhe jo autokton, siç ishin pellazgët.(A. Mateus “Shqipëria­Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, fq. 150).
Megjithatë, Evropa plakë gjatë shekujve të shkuar kultivoi, krejt padrejtësisht, prioritetin e civilizimeve të fqinjëve tanë në kurriz të së vërtetës historike të vlerave civilizimit tonë.
Ndryshe civilizimit të stërnipave të Gjergj Kastriotit­Skënderbeut, “Kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”, njëri nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj  te të gjitha kohërave, që për afro 25 vjet rrjesht me aksionin e tij prej strategu gjenial mbrojti Romën, Evropën dhe qytetërimin evropian nga katastrofa e tmerrshme aziatike dhe rrënimi i plotë”, sipas Falmerajerit  Por, “Fuqitë e Mëdha e panë më të udhës, që shqiptarët t’i shpërfillin, qoftë për t’i braktisur, qoftë për t’i zhvatur, qoftë për t’ia dhënë si monedhë këmbimi atij që ka kërkesë të fortë, ose atij që jep çmimin më të mirë apo më të shtrenjtë  në tregjet ndërkombëtare”, siç shprehet studiuesi i shquar francez, Mateu Aref.(Vep, cit. po aty). Dhe në këtë kontekst, në se kjo Evropë nuk njohu as gjysmën tonë në vitin e mbrapshtë 1913, po aq kjo njohje ishte tërësisht e ekspozuar para asimilimit, në se do të mungonin komponentë të tillë brilant të zot daljes sonë si Lufta e Koplikut e 192O­ës, krahas Luftës së Vlorës dhe asaj të Dibrës.
U zgjata me këtë hyrje­parantezë në funksion të faktit që shqiptarët dhe malësorët, në veçanti, më shumë se kurrë kanë nevojë të njohin vetveten për t’i shpëtuar përfundimisht kthetrave të kultkonjukturave, qofshin këto edhe moderne, çka kërkon thyerjen e atij koncepti mjeran që trajtesa të tilla i quan të kapërcyera, madje anakronike, si tema historike në posthistori. Me shumë të drejtë shkrimtari ynë i madh, I. Kadare thekson: ”Në emër të kombëtarizimit ose patriotizmit janë bërë krime, kjo është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se popujt e kanë të lehtë të heqin dorë prej tyre. Nuk mund të duhet i gjithë planeti në mënyrë të plotë, siç mendojnë disa teoricienë nga ata kozmopolitët patologjikë, si të thuash, se jemi qytetarë të botës. Nuk është e vërtetë, sepse vetë natyra njerëzore  është e tillë që edhe dashurinë dhe gjithçka tjetër dhe përkushtimin i kërkon në një hapësirë të përcaktuar. Thonë disa,­ vazhdon Kadare­, se do të hyjmë në Bashkimin Evropian dhe do të harrohen këto, sepse do të jemi të gjithë bashkë. Nuk është e vërtetë. Evropa ka një parullë që është shumë e saktë, e bukur dhe themelore: “Atdheu­Evropa e Kombeve”, nuk quhet Evropa e njerëzve të lirë. Askush në botë dhe në Evropë nuk po bëhet gati të heqë dorë nga atdheu i vet, kombi i vet. Madje në Francë Ministria e Arsimit quhet Ministria e Edukimit Kombëtar dhe s’kanë frikë ta përdorin fjalën komb, kurse tek ne, po të thuash komb dukesh si i  prapambetur, thotë tjetri ky mos është nga ata të një kohe të ikur”,­ thekson Kadare”.(Gazeta ”Panorama”,28.6.2009).
Duke iu rikthyer edhe njëherë konsideratës sime për organizatorët besoj  se rikonfirmova edhe përmes kësaj reference ndaj patriarkut të letrave shqipe aktualitetin, rëndësinë e një veprimtarie të tillë aspak kohë te humbur, kushtuar Luftës së Koplikut, në 89­vjetorin e saj. Në këndvështrimin e një perspektive të re, krejt tjetër, të së ardhmes sonë kumti i këtij simpoziumi shkencor merr rëndësi të veçantë në realitetin e një vendi si yni aktualisht anëtar i NATO­s dhe Kandidat për në Bashkimin Evropian të cilin e meriton vetëm ai popull, ai civilizim që dyshon, jo negativizon, në rrugën e realizimit  postmodern të vetvetes.
Përmes rikonfirmimit të Luftës së Koplikut jepet mesazhi më kuptimplotë se shqiptarët po aq sa kanë ditur të fitojnë sfidën e vetëkzistencës në përballje me tërbimin historik antishqiptar, janë po aq dinjitozë dhe të vendosur në përballjen e sfidave të  posthistorisë duke merituar gjetjen e vetvetes në hapësirat e Evropës së Re.
Me këtë vetëdije sa historike,sa posthistorike vlerat e një qëndrese si ajo e 192O­ës përballë synimit ogurzi të Fuqive të Mëdha për ndërkombëtarizimin e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, ndryshe aneksimin e pritshëm të tyre nga Mbretëria Serbo­Kroate­ Sllovene sjellin mes nesh ndjenjën e sodisfaksionit të ligjshëm të racës  së një populli si yni, që meriton  civilizimin e së Ardhmes në Epokën e Integrimit, si një popull që në ditët më të vështira të historisë së tij diti të ketë si filozofi të qëndresës thënien e urtë të legjendës së M. Madhe, Ded’ Gjo’ Lulit, i cili  do t’i jepte këtë përgjigje Kral Nikollës, lidhur më kërkesën e tij për ngritjen e flamurit të Malit të Zi në vendet e çliruara nga turqit: “Për mik të pranoj, për baba kurrë. Më i madh është mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për baba. Baba kam vetëm Shqipërinë”(“M. Madhe­një visar shqiptarie”, fq. 44). Në këtë këndvështrim, me këtë vizion rreptësisht civil shpjegohet suksesi i Luftës së Koplikut të 1920­tës duke arritur që malësorët të integrohen natyrshëm brenda vetes pa dallim feje, krahine apo ideje duke i detyruar të tjerët t’i konsideronin, aspak si rebelë kokëkrisur, por si palë ndërluftuese, çka do të kurorëzohej me shporrjen e pushtuesit sllav  në shtator 1921 dhe rikonfirmimin në terren të kufijve tanë të  1913­ës të njohur ndërkombëtarisht.
Madje gjatë atyre muajve luftë vetëmohuese, 27 korrik 1920 deri 14 shtator 1921, nuk pati qoftë edhe një rast të vetëm gjakmarrjeje mes malësorëve. Sa mrekullisht i shprehin përmasat e kësaj qëndrese vargjet popullore të asaj kohe duke na dhënë dy pamje sa epike, sa dramatike në përballjen mes dy kampeve në një luftë për jetë a vdekje:
“Gusht i verës athere tui hi, / 1O sahat ujë për pa pi / goja gjak fillon me pështy”.
Ndërsa në kampin e pushtuesit sllav, me  miratimin evropian, veçanërisht atë francez, që nuk na u nda asnjëherë deri në fund të shekullit të shkuar, me profilin e një prerjeje të kamufluar, sa tinëzare, sa hipokrite, me proserbizmin e saj anonimati popullor vajton:
“Ty Mokset të raftë pika, / 1O sahat tui u ther me thika. / Po bajnë shkinat kukavica, / Djemve tanë u ra pika. / Mali i Zi po mbet në çika”.
Një realitet në një duhi pushtimi dhe verbërie te paranojave prej  agresori të cilin populli ynë në tërë historinë e vet e ka cilësuar me shumë sens si kohë shkiesh të pabesë, kur jemi koshient, sipas Jordanesit, se edhe vendosja e tyre në trojet tona, si aleatë kundër hordhive barbare gjermanike, të ftuar nga perandori romak, me origjinë ilire, Justiniani, nuk qe tjetër veçse një sjellje pabesie prej cubash dhe  pritash nga ana e serbëve, të kthyer në pushtues të trojeve të njohura shqiptare së paku qe nga shekulli i 13­të.
Populli ynë në vitin 1920 kalonte një situatë të vështirë, sipas Profesor Xhevat Repishtit. Të gjithë rreth nesh ndiqnin një politikë thellësisht antishqiptare ... Shqipëria ishte nyja ku kryqëzohej në tërë tërbimin e tij rivaliteti italo­jugosllav. Traktati i Londrës, (i denoncuar për herë të parë nga Lenini dhe i kundërshtuar po aq nga presidenti amerikan Uillson, shënimi ynë) ku Fuqitë e Mëdha do të tërhiqnin edhe Italinë ... parashikonte që Shkodra dhe Malësia e Madhe t’i jepej Malit të Zi ... Në javën e fundit të muajit korrik 1920 tri batalione serbe të pajisura me armë speciale franceze, përfshirë topa dhe mitroloza, bashkë me banda tradhtarësh .... pushtuan Kastratin. Dhe po merrnin rrugën drejt Shkodrës, e cila jep kushtrimin. Organizimi i çetave vullnetare u bë me shpejtësi të madhe. Një grup atdhetarësh shkodranë, të prirë nga oficerë të provuar në vitet  1912­1913 kundër Serbisë dhe Malit të Zi, në mes të cilëve: Hamdi Gjylbegu.Taip Shkodra, Luc Nishi  dhe Hasan Ferri me Ahmet Zogun në krye, i cili  kishte  ardhur menjëherë në Shkodër dhe do të hartonte planin e kundërgoditjes ndaj forcave intervencionistë, si Ministër i Brendshëm i kabinetit qeveritar të dalë nga Kongresi i Lushnjës, sipas planit të hartuar ushtria shqiptare që numëronte rreth 2200 veta, fillon marshimin: Kolona e 3­të, vendoset në krahut e djathtë të rrugës Shkodër­Han i Hotit, përbërë nga vullnetarë nga Hoti, Gruda dhe Postrriba me Deli Metën dhe Adem Haxhinë në krye, në zonën Gruemirë­Grizhë  duke ndjekur rrëzën e maleve. Kolona tjetër, në krahun e majtë të po kësaj rruge, përbërë nga vullnetarë kastratas dhe kosovarë shkon buzë Liqenit të Shkodrës për t’ia prerë lidhjen përmes liqenit ushtrive armike.
Fuqia kryesore me vullnetarë prej Shkodrës dhe një grupi xhandarësh, vendosur si kolona e mesme në rrugën Shkodër­Han i Hotit, në orën 21 të mbrëmjes arrin tek Çezmja e Koplikut, ku si ndeshet me forcat armike, përparimi i saj ndalon përkohësisht, ndërsa kolonat e krahëve kanë shkuar shumë përpara. Atëherë të dy krahët u lidhën me njëri ­tjetrin si forca më të përparuara duke i vendosur vullnetarët në largësi  nga 25 m larg njëri­tjetrit për të plotësuar boshllëkun të cilin e kishte krijuar ngurrimi i qendrës”(Xh. Repishti “Malësia e Madhe­një visar shqiptarie”, fq. 32). Në këtë moment shumica e kabinetit qeveritar me ministrat S. Peci, H. Kadriu, B. Curri dhe N. Çoba  vendoset në Shkodër.
I vetmi  zë në krah të shqiptarëve do të ishte vetëm ai i presidentit amerikan Villson, i ndikuar fuqishëm nga takimi historik me Fan Nolin. Sa bukur  jepet një situatë e tillë kaq e turbullt dhe kritike për fatin tonë  në vargjet gjithë vaj të gruas nga Gruda: “Kemi mbete si vend pa zot / kemi vojtë si përralla mot / një krajl hyn e tjetri del / një na rrah, tjetri na shkel./ Toka e fortë e qella e lartë / kemi mbet si kali në baltë”. (“M. Madhe­një visar shqiptarie”, fq. 105). Çka në gjuhën e Fishtës përmes një përsëritje kakofonie, bashkëtingëlloresh të shurdhtë, do të shprehej në stilin e gjeniut homerik: “Prej t’kobshmit trishtim qi ka / n‘shpi gjithçkafja i duket shkja. / Shkja vargani e shkja “carani” / koshi Shkja e Shkja kazani / ... / magja shkinë e shekat shkina / shkina rraqet vjerrë n’për kthina”.(“Lahuta e Malësisë”, fq.325­326.)
Viti 1920 me qëndresën e hijshme të malësorëve dhe gjithë vullnetarëve të tjerë, ardhur nga Postriba, Shkodra, Kosova, Kavaja, Mati, e te tjere, do ta ndiznin shpirtin poetik, ndjesinë prej atdhetari dhe publiciti të Hil Mosit, i cili duke përjetuar një përballje të tillë sa lokale, sa kombëtare, falë këtij vetëmohimi si flakadan lirie do të shprehej: “Atje bri rrugës, në fushë të Koplikut / do varre rishtas ngrehun të dëftojnë / se djemtë e shqipes vdesin, po armikut / të shenjtin vend pa gjak nuk ia lëshojnë.”
(“M. Madhe­një visar shqiptarie”, fq. 34).
Vërtete, Lufta e Koplikut, nga një histori e dokumentuar edhe e zhvilluar si pjesë e programit akademik në fakultetin tonë të Histori­Filologjisë, mjerisht thuajse u harrua gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur dhe mjaft problematik. Madje po aq i politizuar sa realiteti që përjetoi dje njeriu asket, i privuar nga e drejta e pranimit të vetvetes, nën kthetrat e optimizmit të madh po aq  komprometuese sa kthetrat e entuziazmit modern.
Megjithatë, askush nuk mund të mohojë po aq se kjo histori vjen si kumti i një qëndrese për troje dhe identitet në kufijtë, jo thjesht të një krahine, por në sinkroni me Luftën e Vlorës dhe të Dibrës vjen po aq si një qëndresë me karakter rreptësisht civilizues, në mbrojtje të asaj hapësire shqiptare, si Shkodra me rrethinat e veta, e cila ishte llogaritur nga Fuqitë e Mëdha të fshihej përfundimisht nga Harta e Shqipërisë.
Ky territor që nuk mund të njihet ndryshe veçse si pjesë e atij djepi që përkundi qytetërimin perëndimor, në të cilin malësorët me kodet e tyre etike, me shpirtin altruist e në veçanti me kodin e së drejtës në kuvend sipas Kanunit të Lekëve, kur u mungonte shteti i tyre, mund të ushqenin, pa kurrfarë euforie provinciale, xhelozinë e Demokracisë së njohur të Athinës, aq sa edhe atë të parlamenteve më demokratike të epokës së internetit për barazinë dhe lirinë e fjalës, sipas së drejtës zakonore, që gëzonte, sidomos burri, në kuvend. Askush nuk mund të mohojë se Lufta e Koplikut, sikur ajo e Vlorës dhe e Dibrës ishte ajo qëndresë që do të sfidonte oreksin e tërbuar antishqiptar të fqinjëve tanë me bekimin e Fuqive të Mëdha duke iu imponuar opinionit botëror, aspak si rebelim kokëkrisur, por si palë ndërluftuese. Sikur do të ishin po ashtu shqiptarët që në fund të Luftës së Dytë Botërore do t’i vinin Fuqitë e Mëdha para faktit të kryer të njihnin fitoren e padiskutueshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe shtetin e ri shqiptar, lindur në zjarrin e kësaj lufte.
Për hir të së vërtetës historike për njohjen e këtij shteti, por aspak të diktaturës komuniste, do të insistonin pranë diplomacive euroatlantike po aq sa Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Prof. Abaz Ermenji.
Malësia e Madhe do të thirrej e tillë në shekuj aspak për malet e larta, të  cilat nuk u mungojnë as mjaft trevave tjera rreth Saj, por sepse në gjirin e saj, krahas shumë vlerave të tjera, ruan perla të tilla, frymëzuese të dashurisë për lirinë e trojeve tona ndër shekuj, si Eposi Legjendar i Kreshnikëve, i cili, siç shprehej At’ Zef Pllumi: ”Shtrihej vetëm në një zonë të caktueme të Veriut të Shqipërisë. Këto kangë, veçori të malësorëve të Malësisë së Madhe ose të Lekëve (në kontekstin e një kompleksi vlerash ku patjetër zë vend nderi edhe Lufta e Koplikut­shënimi i im), nuk këndoheshin, as në Zadrimë, as në Pukë, as në  Mirditë dhe as në Bregun e Bunës”. (“Standart”,më 28. O9. 2OO9). 
Duke përfunduar uroj “trofe” të tilla për të gjitha autoritetet vendore, dhe vlerat intelektuale krijuese dhe hulumtuese të kësaj treve. Ndryshe, ne e shqiptarët në tërësi, do të vonohemi në  ecjen tonë përpara në rrugën e së Ardhmes që na pret, në se nuk u hapim shtegun e duhur brenda vetvetes vlerave të së kaluarës si ura të integrimit të natyrshëm në hapësirat e posthistorisë dhe postekuilibreve, në të  cilat Lufta e Koplikut e 1920­ës duhet të zërë vendin që i takon në historinë tonë sa lokale, sa kombëtare me kumtin e saj si krenaria e një identiteti. 
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar, studiues

Një adoleshent në familje

Është fjala për fëmijën 12-13 vjeç që ka hyrë në hapat e para të adoleshencës. Madje që po futet në adoleshencë. Siç mund t’i themi ndryshe-për djalin që po rritet e po fillon të bëhet i zoti i vetes. Dhe që fillon ti befasojë të rriturit sidomos prindërit me disa ndryshime në sjellje, në të folur, në edukatë, në komunikim. Aq sa ata edhe mund të habiten me këto ndryshime dhe pyesin: Nga erdhën? Si erdhën? Ç’ duhet bërë?
Prindërve fillon e u bie në sy një farë vrazhdësie në të folurit e djalit. Një notë e re që nuk e kanë kapur më parë. Ata mund të mos e dinë që edhe vetë zëri ka ndryshuar organikisht, është bërë më i trashë. Por nuk është çështja thjesht tek zëri. Bie në sy më shumë njëfarë vrazhdësie në ton e në fjalor. Djali duket sikur nuk i ka qejf më pyetjet e shumta e të shpeshta, për gjëra të rëndomta, sidomos për çështje personale të tija. Edhe përgjigjet e tij janë më të shkurtra e më të prera. Madje qëllon që edhe nuk i përgjigjet fare ndonjë pyetjeje. Vetëm të shikon: Ose mund të mos shikojë fare. Prindërit kjo sjellje e djalit fillon e i ngacmon madje edhe i zemëron.
Ata janë mësuar që djali të jetë më i afërt, më i hapur, më i komunikueshëm, më i dëgjueshëm. Por shqetësimi vjen duke u rritur. Djali kthehet në shtëpi nga shkolla, nga loja ose nga një punë tjetër. Prindërve u duket se nuk i përshëndet më për së mbari. Sikur thotë mezi një mirëdita. Ose e thotë “nëpër dhëmbë”. Sikur po hungëron diçka. Madje mund të mos përshëndesë fare. Prindi mund të fillojë të habitet: «Çfarë po ndodh me djalin?! Ai ka qenë i sjellshëm!». Tani ka filluar të mos pranojë ndërhyrjet në punët e tija.  Ta zëmë, më parë ai ka zbatuar njëfarë regjimi. Në këtë kanë ndikuar pozitivisht edhe prindërit. Kur ka pasur shkelje të rënda regjimi, ata e kanë qortuar atë. Madje, ndoshta edhe për shkelje të lehta, ai mund t’i ketë pranuar këto qortime, kurse tani ka filluar të ndryshojë puna.
Ti i bën vërejtje për ndonjë shkelje regjimi, për ndonjë vonesë, për ndonjë shikim të tepruar të programit televiziv në kurriz të përgatitjes së mësimeve, për ndonjë kthim në shtëpi mbrëmjeve më vonë se duhet, për ndonjë dalje  pak të zgjatur nga shtëpia, jo vetëm pa marrë leje, por pa vënë në dijeni. Mirëpo djali pa të keq mund të thotë - e di vetë. Ose mund të mos përgjigjet fare, mund t’i shmanget diskutimit qoftë edhe një bisede të shkurtër. Përsëri prindi mund të befasohet. Ai e shikon se tek djali po zhvillohet njëfarë shpirti kundërshtimi. E gjen këtë në shikim, në të folur, në komunikim, në veprime. Ndonjëherë ky shpirt kundërshtimi merr pamjen e hapur të protestës, të njëfarë revolte. Kuptohet, këto dukuri shfaqen në ngjyresa të theksuara individuale.
Djali ulet në tryezë për të ngrënë. Por nuk han siç duhet. E pyet: Nuk të pëlqen gjella? Qëllon që mund të thotë se nuk i pëlqen. Por mund të mos thotë asgjë. Madje mund të çohet edhe pa ngrënë, ose gjysmë pa ngrënë, po i kërkove shkakun ballazi, mund edhe të mos e marrë vesh.
Po tek vajzat adoleshente çfarë shohim? Sigurisht, nuk gjejmë të njëjtën shkallë vrazhdësie si tek djemtë. Por shpirtin e kundërshtimit e shfaqin edhe ato. Në mënyrën e vet duke u mbyllur pak në vetvete, duke u bërë të paprekshme, duke u bërë më pak komunikuese, sidomos për çështje që ato fillojnë t’i konsiderojnë intime. Prindërve u bën shumë përshtypje kur adoleshenti, ose djali që ka hyrë në rini të parë nuk do të dalë më në shëtitje me ta. Ai madje duket sikur ka turp po ta shohin shokët duke dalë shëtitje me prindërit.
Krahas këtyre shfaqjeve negative, në periudhën e adoleshencës ne takojmë edhe shfaqje pozitive. Por ne, po bisedojmë për befasimet që hasin prindërit me këtë moshë. Përballë këtyre ata pyesin: «Çfarë po ndodhë me fëmijën
Të dashur prindër, tani ka ndodhur ajo që fëmija tashmë «nuk është më fëmijë». Që tani ai po bëhet «i zoti i vetes». Një kthesë tepër e rëndësishme jetësore, siç do ta shohim, jo pa kundërshtime e vështirësi në rritje. Mirëpo të dashur prindër, sa jeni ju të përgatitur që të përballeni me këto të papritura që po ndodhin në mesin tuaj dhe të adoleshentit? A jeni në gjendje që t’i kuptoni, madje edhe ti pranoni me qetësi. Apo mos vallë shpesh ju acaroheni nga këto shenja të para të «burrërimit» të adoleshentit. Ju jeni mësuar që fëmija juaj të jetë i afrueshëm, i çiltër. Për ju këto cilësi u duket se po zhduken dhe ndjeni dhimbje për to. Ju menjëherë filloni të alarmuar që të veproni. Ju në këto raste shpesh filloni që të ia vini në dukje dhe tu thoni se «nuk jeni si më parë»? I pyesni se «çfarë po ndodhë me ju?”. Por kur nuk e dini ju që jeni prindërit si mund ta dinë ata? Ky veprim i juaji sjell trazim edhe më tepër tek ata. Në këtë kohë ata duke qenë se diçka nuk shkon, mundohen që ta fshehin duke u munduar që të bëjnë kthesë por kjo ndodhë pak orë ose pak ditë, varet nga intelekti i fëmijës. Në disa raste kjo sjell acarimin e mëtejshëm të gjendjes.
Kjo është më e vështira për të gjithë por në veçanti për ju të dashur prindër. Ju duhet që të jeni mjaft të kujdesshëm në këto raste ju duhet që të luteni shumë që Ati t’ua shndrit mendjen dhe tu falë durimin që ju me maturi të dini që ti pranoni dhe të dini që të udhëhiqni fëmijën tuaj në këtë udhëkryq të madh të jetës së tij. Jeta na ka mësuar mjaft ngjarje të tmerrshme që si pasojë kanë atë çka adoleshenca sjell me vete dhe paaftësia e prindërve për ti bërë ballë kësaj gjendjeje mund të sjellë që fëmija juaj të jetë dhe viktima juaj, prandaj ju kërkohet që të lutni Zotin që t’ua shndrit mendjen dhe të drejtojë hapat tuaj dhe të fëmijës për nga e mira. Ju duhet të punoni më përpara me veten dhe fëmijën tuaj për këto vështirësi që sjell kjo moshë, e cila është bazë për të ardhmen tuaj dhe të fëmijës tënd.
Adoleshenti që të përballojë këto trazira asnjëherë më shumë se në këtë  moshë ka nevojë për ndihmën e prindërve, vëllezërve dhe motrave më të rritur, të gjithë familjes dhe shoqërisë. Ndihma e duhur dhe në kohën e duhur është mbrojtja më e mirë për adoleshentin. Përshtatshmëria në disa raste do të ishte e mirë, p.sh, në disa momente babai po t’i përshtatej djalit kjo do të sillte “zbutjen” e situatës të krijuar nga vetë adoleshenti. Pastaj me kalimin e kohës do të gjendet rruga e zgjidhjes. Shprehja «Të kam djalë, por ama tani ti je rritur dhe të kam edhe shok», i jep zemër që ai të konsiderojë shok dhe kështu  ai tek babai gjen dhe shokun që në këto momente ka nevojë që të bisedojë për të fshehtat e tij. Kështu, ai nuk do të pritej në besë nga ndonjë tjetër shok i moshës së tij i cili ka problemet e veta dhe nuk është i aftë që të jetë foleja e djalit tënd.  Në këtë rast, vajzat janë më të befasuara nga tradhtia e shoqes dhe këtu zë fill një inat që do t’i duhet shumë përpjekje për ta shkulur nga mendjet e tyre këto inate të kësaj moshe. Në këtë rast dhe në të tjera raste të këtij lloji, nëna në veçanti duhet ti qëndroj afër. Ajo duhet të jetë inteligjente dhe të hetoj shqetësimet që vajza e saj po shfaqë. Është detyra e nënës që ti qëndroj afër vajzës dhe ti thotë se tash ajo është e rritur dhe duhet të flisni bashkë si dy shoqe.
Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një kalim prej varësisë tek pavarësia dhe përfundon, kur individi arrin statusin e të rriturit.
Nga, Roza Pjetri

Pëllumbat dine te gugatin e te fluturojnë!

Me datën 5 Dhjetor 2009, ne bibliotekën “Marin Barleti”-Shkodër, u zhvillua ceremonia e paraqitjes se librit te dyte te krijimtarisë se Mahmet H. Gucisë, librin me poezi “Qielli i pëllumbave”, e organizuar nga Komiteti i krijuesve Metropolitane te Qarkut dhe nga Shoqata e te verbërve-dega Shkodër.
Hapjen e ceremonisë e beri poeti Dashamir Cacaj, i cili nder te tjera theksoj: “… “E bukur për bukuri …”, vargu i shkon për shtat ardhjes ne tremen e letrave shqipe te librit te dyte me poezi te mikut tim te përzgjedhur, Mehmet Gucisë. “Qielli i pëllumbave”, është kuote, vlere, rritje, bistak qe ka gjasa te rritet, vrull, shteg, bjeshke ku lirikat si te ishin velina, vallëzojnë sa kohe një mur perëndie si vese e përjetshme, stukon nen krejset poetike. Lirika qe dine vetëm te blerojnë dhe e kane te pamoralshme thinjen e përçudnimin. Hajkun, këtë privaci te poezisë japoneze, e ka vene nen fre miku ynë poet i vlerësuar tashme nga zëra te përvetshëm. E ka bere mik trivargshin e ashpër ne dukje, por qe shkrep dëshira e vegime, vegulluese deri ne skajim te meditimit, për kah e mira e njerëzorja, ne kohen qe e shpërrallim çdo dite me pezëm pa droje. …”.
Pastaj e mori fjalën redaktori i librit, shkrimtari Skënder Temali, qe ne mes te tjerave u ndal: “… Para një viti Mehmeti botoi librin me poezi e poema “Soneti i hënës”. Edhe pse libri i tij i pare poetik, kurrsesi atë nuk mund ta quaje librin e një te pari. Përkundrazi. Disa poezi, poema e balada kishin sharmin e një poezie qe te bënte për vete, një mendim te pjekur e një figure mbresëlënëse, një tematike qe shtegtonte nga femëria e vijonte deri tani ne moshën e tij te trete, ku njehet rinia e vargut, edhe pse ai me vështirësitë e te parit e kapërcen ylberin poetik. “Qielli i pëllumbave” qe kemi tani ne duar pa droje e them se është nder librat me serioze poetike qe kam lexuar se fundi, larg dhe pranë formës tradicionale te vargut, ne kërkim te një strukture e te një mendimi poetik qe te impresionon, pak te njohur e pak te aplikuar nga krijuesit tanë, ku mendimi dhe figura qe e vesh atë ruajnë distance e bashkëjetojnë ne tre vargje, duke te lenë gjurme ne shpirt, duke te bere te mendosh e te abstragosh. Ky vëllim i ngjet një kumbulle ne pranvere te mbushur me petale, ku secila ka simetrinë e bukurinë e saj, sa te bën te luloje gjithë shpirti. … Hajku veshi kostum shqiptar, duke ruajtur strukturën ndërtimore japoneze. Here disa poet shqiptare i quajtën grimca poetike, here i quajtën  “shkurtime”, e me pas u pranua si hajk, po si hajk shqiptar. O libra te veçante, o cikle ne vëllime poetike këtë lloj poezie e kane lëvruar me shume sukses Kallupi, Xhevahir Spahiu, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo, Qazim Shemaj, Ndoc(Anton) Papleka, Shuaip Garuci, Lazer Preka e te tjerë. Me se fundi Mehmet Gucia i vesh edhe ai hajkut kostumin e trevës se veriut. …Poeti Mehmet Gucia, siç e dimë e ka shikimin optik te kufizuar. Madje shume te kufizuar. Por ka diçka qe u mungon te tjerëve e qe atij natyra ia ka dhenë me tepri. Sheh edhe ne errësirë, edhe atje ku askush nuk sheh: sheh e njeh shpirtin e kohës, sheh e njeh shpirtin e popullit te tij dhe kjo nuk është pak dhe absolutisht se është “mëshirë” përparjen e tij te kufizuar. “Qielli i pëllumbave” te tij është ai qiell qe vetëm ai e sheh, i mbushur me rrahje krahësh e gugatje pëllumbash qe ta zgjasin jetën …”.
Me këtë rast dhanë mendime dhe falënderime poetit Mehmet Gucia për punën qe bën,: profesor Gezim Uruçi, poeti Luigj Temali, Zef Kela, kritiku Kadri Ujka, mësuesi Kadri Fikaj dhe Mjeshtri Fadil Kraja.
Mehmeti, mori fjalën, nëpërmjet se cilës falënderoi pjesëmarrësit.
***
Edhe unë, poetit Mehmet Gucia, i uroj jete dhe shëndet te plote, te na bashkoje përsëri, dhe përsëri te themi fjale zemre për te të uruar jete, shëndet dhe krijimtari te re. Mehmet Gucia, tregon se nuk ka moshe dhe as pengesa fizike për te kontribuar për shoqërinë, për vendin tende. Jeni një nder njerëzit e radhe, qe e ndjenë përgjegjësinë ndaj shoqërisë dhe kontributin qe duhet dhenë. Ju lumtë.
Nga Ndue Sanaj

BAJAZIT CAHANI-POET ME HAP TE SIGURTE NEPER KOHE

Viti 2009 për poetin tashmë të njohur Bajazit  Cahani, ka qenë i begatshëm. Në muajin prill të këtij viti botoi librin me poema “Nada, nada!”  në shtëpinë botuese “Neraida”,ndërsa në shtator përmbledhjen me poezi të zgjedhura “… Neper kohe … “  në shtepine botuese “Globusr. Për këtë të fundit, poeti dhe botuesi P. RISTO do të shënoi vlerësimin e tij: “Poeti i njohur Bajazit Cahani vjen me këtë përmbledhje poetike, me logjiken e lumit që e ka krijuar prej kohësh shtratin e vet, me ujin gurgullues që e di se ku shkon, e di se cilat brigje prek, cilin qiell e cilat fytyra pasqyron. Poezitë e tij me varg të gjatë, si konvencionet e lumenjve në hartografinë poetike, janë përfaqësuese të një poezie moderne, të ndjeshme, ku bota metaforike njësohet me realitetin dhe shqetësimin qytetar, ku iluminizmi i motiveve dritëson shpirtrat njerëzore. Autori i disa vëllimeve poetike, koherent në realizimin e vetvetes, në këtë përmbledhje me poezi të zgjedhura, Bajazit Cahani shfaqet autoritar, një flake me shpirt, një emër në ngjitje në diagramen e hierarkisë letrare.
Përmbledhja poetike “… Nëpër kohë …” e veçon Cahanin si një nga përfaqësuesit me dinjitoze të modernizmit shqiptar, vargjet e lira te të cilit mbajnë mbi supe emocionet dhe shqetësimet e civilizimeve…”.
Poeti Bajazit Cahani, i lindur në trojet e Bogdajve të shquar, përkatësisht në Kishaj(Cahan) të Hasit, rrëzë Pashtrikut të moçëm, me 17 korrik 1945, fillimet poetike i ka që në vitet 60-të të shekullit të kaluar në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve, si në gazetën “Drita” apo në revistën “Nëntori” ende duke qenë gjimnazist. Poeti Cahani, me krenari kujton se botuesi i parë i poezisë së tij në dialektin verior ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, redaktor atëherë në gazetën “Drita”, ndonëse Kadaresë zor se i kujtohet ky fakt i rëndësishëm për poetin në fjale, pasi Kadareja, ishte botues dhe përkrahës i shumë talenteve të reja atëherë. Ky fakt në udhën krijuese poetike i ka rritur sigurinë për talentin e tij, për të qenë serioz që në krye të herës në publikimin e krijimtarisë. Vëllimin e parë poetik me titullin “Ne pritje” do ta botoje në vitin 1972 apo ’73, me redaktor apasionant ndaj poezisë Pandeli Kocin dhe piktorë të kopertinës Svjetllana Strazimirin. Poeti, Bajazit Cahani nuk është shfaqur dendur si rëndomë bashkëkohësit e tij, por kur ka botuar në organe të ndryshme të kohës, është mirëpritur dhe  mbajtur mend nga lexuesit e poezisë. Vëllimin poetik “Rrjedh një lum …” do ta botoje  tetë-nëntë vjet pas të parit, në vitin 1981, me redaktor poetin e talentuar Ndoc Gjetja, ndërsa vëllimin e tretë dhe me voluminozin do ta nxjerre në dritë botimi në një distancë edhe me të madhe kohore, përkatësisht në vitin 1998, “ … Dhe mbeta flaka ne udhëtim …” , botim ky që do të shënonte, ndoshta, një kulminacion në udhën krijuese të tij. Redaktor  i librit, përsëri do të ishte një tjetër  emër kërkues ndaj artit të fjalës, kritiku dhe studiuesi i mirënjohur Adriatik Kallulli. Në hyrje të vëllimit kritiku ynë i nderuar, ndër të tjera bindshëm do të shkruaj: “ … Janë flakë besimesh që poeti i mbledhë nëpër trojet e kombit dhe të universit, nga toka,  nëntoka dhe qiejt e mbi qiejt, nga sytë e dëshmoreve të lirisë që s’mund të shuhen kurrë dhe nga viktimat me të njoma që deshën jetë. Poeti ndan besimin.
Besime të plagosura që ai i shëron me flakën e zemrës së vet. Dhe udhëton me flakën e tyre dhe na i sjell atje ku jemi. Ç’të dhurojë më shumë poeti, profeti, përtëritësi! ...”
Përmbledhja e zgjedhur “… Neper kohe …” me të vërtetë është një botim dinjitoz, me krijime të njohura, por dhe të panjohura ndonjëherë, që për herë të parë i lëshohen në dorë lexuesit. Edhe në këto botime të reja poeti Bajazit Cahani, udhëton me fjalën e tij poetike  me respekt për lexuesin, duke gdhendur kështu fjalën në trupin e poezisë. Ai udhëton i sigurte  me fjalën dhe artin e tij. Nuk i ndanë motivet në cikël, pasi që çdo poezi është një vepër që duhet të qëndrojë pa ndihmën e një motivi tjetër. Është origjinal në konceptimin poetik, me një gjuhë metaforike të pasur, të perceptueshme për të gjithë kategoritë e lexuesit. Është interesant përdorimi i retiçencave, duke i lënë hapësirë fantazisë dhe mendimit të lexuesit dhe e shndërron retiçencën në një figurë hapësinore të lirë. Në universin e tij poetik lexuesi dhe poeti udhëtojnë së bashku në emocion dhe mendim. Kjo bën që, ndoshta, poezia e tij pas leximit mbahet mend, ndonëse është krejt i lirë në varg. Ritmi i brendshëm i poezisë ka një muzikalitet të këndshëm. Në ndjenjat që përshkojnë poezinë ndjen mllef dhe gëzim, neveri dhe dashuri thellësisht njerëzore. Lirizmi shpirtëror i poetit në çdo poezi të mbërthen, të bën të jetosh me të dhe lexuesi me siguri nuk do ta humb rastin dhe do t’i ndodh ashtu, si mua që, pasi e lexova, më la dëshirën për t’iu kthyer sa herë.
Në fund të librit autori ka përfshirë edhe disa artikuj kritikë e studimore të kritikeve dhe krijuesve të tjerë, botuar në shtypin e kohës apo në librat e tyre studimore si kapitull më vete në fundin e veprës. Shpirti i tij krijues, me siguri do të na sjellë edhe në të ardhmen kënaqësi të reja në udhëtimin e tij të pa ndalur në kohë.
Nga mësuesi IBRAHIM HAJDARMATAJ

MOTRA E TINGUJVE

-Tregim- nga Shyqyri Dushaj
Koha ishte e ftohte megjithëse trotuari i qytetit mbahej pastër neper te kishte tek tuk gjethe te verdha qe nuk i vinte re askush e kalimtaret i shkelnin me këmbë. Megjithatë, ato paralajmëronin se po afrohet dimri, e si refugjate qe isha shikoja vitrinat e dyqaneve. Këtë beja çdo dite për te kaluar kohen. Kur hidhja hapat neper qytet ku isha vendosur me shkonte mendja te shokët e mi te orkestrës, dhe kujtoja ditët e lumtura te mia. Kisha menduar se gjithçka lindi aty dhe aty do te shkrihej, por ja tani isha tutje ne këtë qytet te largët dhe se di sepse. E ndërsa mendimet ne koke me trazoheshin dhe here me përziheshin me shikimet e njerëzve, ne vitrinat e xhamave te një restoranti, ishte vene një letër: kërkojmë punëtor. Kjo cope letër sikur me zgjoi nga diçka e rende, u shtyva pak hapa me tutje dhe lexova, restorant “ROKOS”, pash orën, ishte ora nëntë, te vi me vone thashë me vete, çdo pune qe te me jepej unë do ta beja sepse isha mërzitur me këtë ritëm te jetës dhe doja diçka të re, çfarëdo te ishte ajo. Unë isha një violiniste, isha rritur me violinë, kisha mbaruar shkollën e larte dhe isha bere violinistet e pare ne orkestër. He, qesha me vete, e mendova sa halle ka jeta! Unë pash orën, donte kohë, me mirë mendova te punoj çfarë do lloj pune qe ishte, se sa te sillesha rrugëve te qytetit me një cope “sociale”. Ngrita kokën, qielli ishte me re, mendimet me çuan diku, drejt vendlindjes time, u nervozova pak por çfarë te besh, ajo tani ishte bere, mora fryme thelle dhe u drejtova nga dhoma ime qe nuk ishte larg, dhe u ndjeva disi e lehtësuar, me gëzim se do te punësohesha.
Ishte pasdite, si zakonisht, qe  ne ANGLI koha ndryshon ne çast, filluan te bien pak pika shiu e unë i afrohesha lokalit pa u ndjere, me një ndjenje melankolike, se çfarë përgjigje do te merrja nga bosi! Isha e vendosur se çdo punë qe te me jepej do ta pranoja, shtyva me frike derën e lokalit dhe hyra brenda. Lokali ishte i sistemuar me tavolina e karrige te vendosura ne mënyrë simetrike. Ju drejtova banakut, e aty qëndronte një grua e shëndoshtë, me flokë te shkurtër, me dy sy te zi qe i jepnin një ëmbëlsi duke i dhenë një pamje te bukur, unë u emocionova pak përballë kësaj gruaje, ajo me shikoi ëmbël se me duket e kuptoi ndrojtjen time.
Me falni, jam e interesuar për pune e meqë pashe letrën ne xham thash te pyes një here dhe ktheva kokën nga dera si për te fajësuar veten! Tani ajo mori një pamje tjetër disi me serioze: me falni një minutë, tha gruaja, dhe u largua për ne kuzhine. Unë ndoqa hapat e saj e mbeta e vetme ne lokal, holla sytë nga vitrina ku lexova restorant “ROKOS” dhe, sigurisht thash me vete do te jete emri i pronarit.
Para meje u shfaq një burrë i shkurtër, me koke te madhe, me flokë te prera shkurt, me mjekër dhe duke thithur cingaren. Ai me shikoi me kureshtje sikur donte te me blinte, nuk e di çfarë ndjeva ne ato çaste, por si për tu mbrojtur shikova gruan ne krahun e tij. Ajo e kuptoi ndrojtjen time, qeshi dhe u kthye nga banaku.
Xhina na sill dy kafe dhe eja i tha bosi! Nga zëri i tij kuptova, se ai ishte autoritar. Mire “ROKOS”! Tani e kuptova, se ai ishte pronari i lokalit. Ulur ne tavoline, unë e ndrojtur mbështeta bërrylat ne piceten e pastër, nuk e vura re as kafen qe me solli Xhina megjithëse kafja nxirrte avull para meje. Xhyzepe, thirri bosi, ne derën e kuzhinës u duk një burrë i thinjur, me syze, nuk edi, po shume njerëz edhe me pamjen e pare te japin përshtypjen e një njeriu te mire, këtë e krijova edhe për Xhyzepen qe sytë e tije qeshnin çdo çast. Unë isha përballë Xhyzepes, ankthi filloi te me kalonte kur ata filluan te  flisnin italisht, vura buzën ne gaz dhe u çlirova disi, ata shikuan njeri tjetrin dhe mu drejtua Rokos: Ti kupton italisht? Po, dhe fillova te flas me te Ata u habiten qe unë e flisja aq pastër italishten. Unë flas dhe anglishten mire dhe spanjishten, ju thashë. Kjo ju beri përshtypje! Ok-ej, tha Rokos, unë e kam një vend pune, por problem është, se është pune e rende. Ai shikoi Xhyzepen dhe Xhinen, sikur donte te merrte përgjigje edhe nga ata. E ç’punë është?-pyeta unë. Pjatalarëse, ndoshta me vone hapet ndonjë vend tjetër si kameriere,- tha Rokos.  Unë, i shikova këta njerëz me dashuri, dhe doja ti falënderoja me gjithë zemër, isha e kënaqur dhe me këtë lloj pune, mjafton qe te mos sillesha rrugëve te qytetit kot. Bosi Rokos shikoj Xhinen, sikur donte ti thoshte apo tani mjaft merru ti me te. Xhina me shikoi ëmbël dhe me pyeti kur do te fillosh punën? Unë ngrita supet si për ti treguar qe isha e gatshme qe tani.
Ju afrova pasqyrës dhe vështrova veten, me dukej se shihja veten për here te pare, me uniformen e pjatalarëses me dukej e pabesueshme qe njeriu transformohet kaq shpejt, isha mësuar me raftin time te robave ne teatër ku varja pallton dhe me violinë ne dorë zija vendin tim, shikoja maestron dhe rrotulloja sytë ne salle. O Zot, thash me vete kurrë nuk me kishte shkuar ndërmend se çfarë surpriza ka jeta. Hyra ne kuzhine disi e habitur, Xhyzepja me pa dhe qeshi, kjo është Irma pjatalarësja e re dhe shikoj partnerin e vet. Niku i tha, edhe kjo është nga Albania!? Unë shikova atë djalë me fytyre te rrumbullaket, me një nishan ne faqe, me pak flokë, dhe i buzëqesha sikur kërkoja mbështetje nga ai. Ai mu afrua dhe me tregoi çdo gjë për punën e re.
Ishte fund jave dhe restoranti kishte pune shumë, kamerieret përplasnin pjatat ne tavolinë dhe zhdukeshin ne lokal.
Mjegulla e makinës larëse, zhurma e pjatave, urdhrat e bosit, me futen ne vallen e punës. Nuk e di, si Zoti me dha atë fuqi, por bosi mbeti i kënaqur nga unë. Kur mbarova punën, Niku me buzëqeshi, punove mirë,- me tha. Irma, nuk ma merrte mendja se ishe kaq e shkathet. Eja e ha diçka, me tha Niku. Unë pastat i gatuaj  mire dhe qeshi. Jo, faleminderit,- i thashë, po shkoj te zhvishem, dhe shkova tek dollapi qe me kishte caktuar Xhina. U përshëndeta me grupin e punës se lokalit  dhe u nisa drejt derës. Një minutë,- me tha Nika, dhe me dha diçka!? Unë e shikova ne fytyre. Ai qeshi, janë pastat e mia! E po, faleminderit,- i thashë. Ishte vone, neper papët e qytetit dëgjoheshin tingujt e muzikës e megjithatë, unë si kisha frekuentuar kurrë, holla hapat drejt dhomës time, pasi u rehatova dhe pushova pak ne krevat, megjithëse ishte vone, mora violinën dhe i rashë lehte, tingujt e saj u përplasen ne muret e dhomës dhe mu duken ndryshe nga herët e tjera, me te ftohte e me te pajete. Irma, me thoshin tingujt si ne fshehtësi, mirupafshim, tani nuk je me e jona, ti laj pjata. Tani, o Zot, thash me vete si mund ti varrosja këta tinguj qe isha rritur me ta qe fëmijë, kur violina ishte me e madhe se unë. Për një moment kujtova shokët, orkestrën e koncertet qe kisha dhenë, duartrokitjet e ngrohta, a thua do ta gjej veten ndonjëherë edhe këtu ne Angli. Dhoma e akullt për një moment u shkri dhe i ktheva ne copa dielli qe mbushen zbrasteine e dhomës e me këto mendime qepallat e syve mu mbyllen .
Ditët ecnin e pasonin njëra tjetrën. Te gjithë ishin te kënaqur nga puna ime, bosi me buzëqeshte e Xhina mikpritëse dhe e ngrohte me mua. Xhyzepia me rrihte shpatullat, te lumtë Irma,- me thoshte. Tani, kuzhina ka marre një pamje tjetër. Unë, shpesh kohen e kaloja me Nikun, me këtë djalë te mrekullishëm shkodran. Zbulova tek ai diçka te pastër e te sinqerte, qe duket edhe ne portretin e Nikut.
Ndërsa po kaloja bulevardin e qytetit, pëllumbat me uleshin fare pranë, e gugatnin para meje, ah thash me vete si s’bleva pak grurë, t’jua hidhja. Shikova orën dhe u futa neper dyqane për te shikuar gjerat e reja e te shumta qe reklamoheshin ne vitrine meqë ishte prag Krishtlindje.
Ej, Irma me tha Xhina dhe buzëqeshi me atë buzëqeshjen e ëmbël te saj Bosi ma beri me dore, ai ishte ne tavoline me Nikun e Xhyzepen, eja Irma, eja. Unë u ula ne karrige, ishte e zakonshme për stafin, para fillimit te punës pinim diçka bashke. Një kamerier anglez, Stives e quanin, me vështroi me bisht te syrit. Unë e kapa shikimin e tij, nuk ja vura mendjen, fundja meshkujt atë pune kane, por ndoshta tek unë kishte ndodhe diçka e kundërt me meshkujt, jeta ime ishte violinë.
Stivesi, kur me sillte pjatat ne banak, filloi te behej i bezdisshëm, herë me shkelte këmbën, herë mundohej te fërkohej për mua, dhe si fitimtar qeshte me kamerieren bionde. Dhe ajo i jepte kuraja për ta fituar ketë duel qe kishte nisur mes meje dhe atij. Këtë gjë e kishin vene re edhe Niku dhe Xhyzepja, dhe ata kur nuk folën, mu duk vetja si e vetmuar dhe e fyer, atëherë vendosa ti dal zot vetes qe te mos me shkelnin te tjerët mbi dinjitetin tim. Unë i urreja meshkuj te tille dhe isha e kujdesshme me ta, madje ndjeja edhe frike për ta.
Një here, ne jetën time, kisha dashur Tonin trompistin e orkestrës ku punoja por kjo dashuri s’kishte zgjatur shumë. Toni ishte tip aventurieri, unë fatkeqësisht besoja shumë tek ai, por isha e zhgënjyer dhe befasuar shumë kur e pash te puthej me flautisten, një vajze simpatike qe ishte ne orkestrën tone. E humba për një çast, mu duk se skena u rrotullua dhe unë u shemba ne te. E shikova Tonin me një urrejtje te madhe, e te pashpirt.
Ne ishim ne prag te fejesës, këtë e dinin te gjithë nuk e di, por për një moment u shemben te gjitha, nuk doja t’ ja shihja kurrë me fytyrën Tonit, as vajzës flautiste. Kjo ngjarje me kishte dërmuar shpirtërisht saqë isha larguar nga orkestra ne kulmin e lulëzimit tim si violiniste. Unë e kisha harruar dashurinë, ajo ishte një brenge për mua dhe isha kthyer ne një pjatalarëse, megjithatë unë nuk e përbuzja punën.
Stivesi, gjoja rastësisht me preku ne gjoks, nuk ndjeva një ndjenje femërore, por diçka ndryshe, për një moment e humba, tipi im i brishte qe s’isha e fuqishme te mbytja një mize, nuk e kuptoj se ku me shpërthej ky duf qe u kthye ne një urrejtje saqë e godita Stivesin me shpullë ne faqe. Kamerier Stivesi u befasua dhe i ndryshoj fytyra, u zbeh i teri, ai shtangu nga kjo! Kamerierja bionde qe qeshte me Stivesin, u largua nga kuzhina, Nika dhe Xhyzepja shikuan njeri tjetrin me habi.
Nuk fola me asnjeri, hapa dollapin tim dhe u largova nga lokali .
Ishte hera e par kur dikush me trokiti ne derë. Irma, Irma te lutem hape, ishte zëri i Xhines. Hapa derën, ua ja beri Xhina dhe me përqafoj si motër, unë ndjeva ngrohtë ne gjoksin e saj, ke qar tha ajo me habi! Unë nuk e di se çfarë kishte ndodhur me tej, por ajo e kishte kuptuar nga sytë e mi te mbufatur. Niku, Xhyzepja dhe Rokos zunë vend ne dhomën time, nuk kisha guxim ti shikoja ne sy, ky ishte një incident. Po ti pse nuk me ke thënë mua,- foli Rokos!? Unë ngrita supet, e shikova nga Niku e Xhyzepja. Xhyzepja thithi cingaren dhe luajti pak kokën, sikur deshi te pohonte diçka. Xhyzepe, ti je shef kuzhinier e gjera te tilla nuk duhet te ndollën aty. Ne jemi restorant me emër, - këto fjalë i tha Rokos.  Mua mu duk sikur ai i hoqi një vërejtje Xhyzepes, për fatin tim. Xhina me kishte kapur dorën, Irma ti do te vish te punosh ne banak me mua, unë u zura pak ngushtë, megjithatë oferta e Xhines me pëlqeu. ...
(vijon në numrin e ardhshëm)

 

numrat

part03