part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

72

ESE: USTALLARET E BUSTEVE

I dashur miku ynë Xhorxh Bush! Nuk ishte as ngjyre, nuk ishte as arome apo shije ajo qe ne një moment me ngjalli kujtesën e pavullnetshme për te me ardhur parasysh i gjithë imazhi i vizitës Tuaj prej disa minutash qe bere ne Fushe-Kruje.
Jo, jo nuk ishte asnjëra prej atyre qe thashë me sipër, por një lajm qe një kanal televiziv ultraservil e beri publik për shikuesit e tij shume te paket qe ne atë çast edhe unë isha ne listën provizore te shikuesve te tij. Sipas lajmit, se shpejti ne Fushe-Kruje do te të ndërtohet një bust ne shenje nderimi për Ty e për ato qe ti bere ne Fushe-Kruje e për Fushe-Krujën(Ne, ç’është e vërteta akoma nuk e kemi mësuar progresin qe mori ajo zona pas asaj vizite). I nderuar zoti Bush, te garantoj se unë qe po shkruaj këta rreshta nuk jam i implikuar ne atë çështjen e orës tende. Po nuk e besove do te bej be deri edhe ne kokën e qeverise. Nejse, këto janë te parëndësishme!
E rëndësishme është se këtu është vendosur për te bere një bust për ty, te derdhur te terin ne bronz. Te duket çudi!? Jo, jo aspak mos te duket çudi. Ne shqiptaret kështu e kemi. Jemi ustallarë te mire për buste. E kemi te trashëguar brez pas brezi këtë sindromë. Madje buste u kemi bere edhe pushtuesve mu ne mes te sheshit, edhe diktatoreve me te egër, edhe atyre qe u shquan për vëllavrasje! E pastaj pse mos te bënim edhe një bust për ty, qe te paktën sipas fjalëve te njohim për një mik te mire. Mjafton qe këmba jote shkeli mbi token tone e kjo është e plotemjaftueshme qe te të lulëzojë një bust aty ku te shkeli këmba. Kjo iniciative u mur nga dikush qe nuk i përmendet emri. E ti e din se kujt nuk ia përmendim emrin ne, shqiptaret. Po nuk e dite le te ta them unë: Dreqit. Arsyeja e mos përmendjes qëndron ne faktin se ne e luajmë rolin e tij vete dhe ky është i vetmi udhëheqës “shteti” qe e kemi konkurruar bindshëm.
Ndoshta ky vendim ty te duket naivitet, idiotizëm, servilizëm, mungese vetëdije e ku e di unë se çfarë? Ndoshta edhe buzëqesh gjithë ironi, e memoria te zgjon shprehjen latine: “O tempora e mores”!!! Po ne shqiptaret kështu e kemi. Bujari e vetëdijshme apo bujari e shpifur??? Dileme …! Nuk e di!!!
Busti yt do te kushtoje 200 mije dollarë, sepse amerikaneve ua bëjmë llogarite me dollarë, ndërsa evropianeve ua bëjmë llogarite me ero. Edhe ne  e kemi një qyqe monedhe qe quhet “Lek”, por he për he është i sëmurë nga virusi AH1N1 e nuk ngrihet dot ne këmbë. Zoti Bush, aspak mos u çudit qe ne po te bëjmë një bust, sepse edhe vëllezërit tanë siamez ne Kosove ia bene një te tille Klintonit. Dhe meqë ra fjala për Kosovën le ta bej një shtese jashtë menysë se këtij shkrimi: “Shqipëria dhe Kosova ngjajnë me shume si dy krahina autonome se sa si dy shtete”-kështu deklaroi mbrëmë ne një televizion, Roberto Saviano, autori i librit gjithëbotëror “Camorra”. Upupupu, krushqi me …
Zoti Bush, desha te të pyes nëse gjate karrierës tuaj te ndritur e te gjate, keni bere ndonjë vizite ne ndonjë vend tjetër te Botes? Këtë nuk dua ta di për te bere ndonjë libër për ty, por për ta marr vesh sa buste te kane bere ata te tjetër? Te lutem mos thuaj se ke vizituar gjithë boten dhe nuk te ka ngritur  buste askush, se pastaj unë do te bie ne hall me këta te mite, shqiptaret, pasi do me akuzojnë si antiamerikan, e prite pastaj një hierarki te tere institucionale qe shiten si filoamerikan, por  veprimet i bëjnë si filoaziatik.
Zoti Bush, ju bej me dije se tani për tani po përflitet për një vizite te mundshme te Obames këtu ne Shqipëri. Ti mund te mendosh se me tepër e kemi nga dëshira për t’i bere një bust sesa nga etja për te “vjelur” prej tij diçka demokratike e humane! Ndoshta! Sepse ne vendin e vakive vetëm vaki bëjnë vaki. Kemi me ra pak ne hall për ngjyrën e bustit te tij, por do ia bëjmë hallin, se ne shqiptaret jemi novator ne shërbimet lajkatare ndaj te tjerëve. E ne fund te fundit i drejtohemi mitit afrikan: “Njeriu prej argjile”. Kështu po i ra rruga këtej zotit Obama mjafton te ndalohet me nder sa për te bere sh..en dhe një bust do t’i mbijë po aty. Për kosto nuk pyesim. Kockat tona i shkrijmë e buste do tu bëjmë!!! Kur ishin ne fushate me Machein, kjo qeveria jone këtu, pati bere një maket për Machein qe do ta  bënte bust pas fitores. Pak rendësi ka, pasi janë hedhur idetë qe tani për zonjën Palin. E di se do te duket pak si liste e gjate, por ne për këtë pune kemi lindur. Meqenëse jeni mik i yni dhe i adhuruari im me lind e drejta qe te të bej një kërkesë: A mund te na dërgoni një propozim tuajin qe bustin tuaj ta bëjmë gjysme bust? Kjo na krijon një lloj satifaksioni ekonomik, pasi pjesa juaj  nga rripi i pantallonave e poshtë(kuptohet, e bustit), këtu ne Shqipëri kushton te paktën 80 mije dollarë ose aq sa kushtojnë 3 shkolla fshati për nxënësit. Te bej thirrje qe mos ta marrësh parasysh iniciativën tone për te ndërtuar 8 shkolla ne Afganistan apo për te paguar 100 bursa studimi afgane këtu ne Tirane, sepse këto janë broçkullat tona ne linjën tradicionale qe kemi. Nëse ti vendose për te falur gjysmën e bustit te jesh i sigurte se ky humanizëm do te me ngroh edhe mua, mësuesin e thjeshte me 25 nxënës ne një klase qe pavarësisht se kane kaluar dy muaj e gjysme mësim akoma klasa është pa dere, akoma drutë e stufës për ngrohje nuk kanë mbërritur e për pasoje i ftohti i dimrit ngrohet ne duart e faqet e zbuluara te nxënësve  te mire.
Ti ke te drejte qe te mos e besosh, ke te drejte edhe te krijosh imazhin e një skene mesjetare duke arsyetuar se kush ngre bishtin përpjetë atë … nuk duhet ta ketë jashtë. Njëmijë supozime nuk e bëjmë një te vërtetë, ndërsa e vërteta ishte kjo qe te thashë me lart. Pa u shquar si poet ne këtë rast me erdhën katër vargje: Dhe kockat i shkrijmë / qe mikut ti bëjmë buste / ndonëse vete mërdhijmë / për ca dru stufe,
Me fale zoti Bush nëse te kam mërzitur. Tani do te shkoj te përgatit një guaske antirrufe për tu mbrojtur prej teje!!! Përsëri me fal, jo prej teje po prej lajkatareve qe ndodhen te mbyllur ne bankieret-zyra duke çmontuar ARSYEN.
Nga Lazer Kodra

KULTI I PERANDORIT

-Tregim me satirë dhe humor-
Jetonte atje ku vetë Krijuesi e ka bekuar për tokën, klimën dhe fisnikërinë e njerëzve, e cila nga dikush qe konsideruar as Lindje dhe as Perëndim, një “Perandor”, që kurrë s’u bë i tillë dhe me bëmat e tij la pas një “histori” të madhe. Ishte plot shëndet-marshallah, me mjekër si pasha. Dukej si një përzierje racash. Posedonte energji e kulturë si më i “shquari” burrë. Zotëronte disa gjuhë primare, poliglot i niveleve elitare. Demokrat-pragmatist, liberal-oportunist, maestro-ekonomist. Rekordmen i “sukseseve” paradë dhe i brylave ekstazë. I sofistikuar, karizmatik, teknokrat, made in dinak. Me pak fjalë shumë engjëll më tepër djall! 
Ai, sipas një informacioni top sekret, kishte “komunikuar” në bazë të një kodi special me një planet të largët të galaktikës “Udha e Qumështit”. Kjo “udhë” ishte dobësia e tij. Një mëngjes, në të gdhirë, kur ishte akoma i shtrirë, papritmas i erdhi një mendim: “Jam i dërguari i “Mesisë”, apostull i lirisë dhe shpëtimtar i këtyre njerëzve, që do t’i nxjerrë nga “prapambetja” shekullore në rrugën e ndritur të përparimit e të integrimit Perëndimor”. Përpara shokë, detyra të reja na presin. Pa vullnet, ambicie e sakrifica s’ka fitore. Së pari,  problemi kryesor! Ju flet pretendenti për fron. Dëgjoni me vëmendje. Mbi të gjithë “Komanda e Përgjithshme” dhe sipër saj unë dora vetë udhëheqësi juaj i lavdishëm. Bashkësia ka një kryetar, populli një prijës dhe vendi një……..! Zhurmë, shumë zhurmë, ah, moj zemër si nuk pëlcet?! Kujtova diçka. Gati sa harrova, Po e “ha” gjuhën me dhembë. Gjithkujt i vjen radha. Si thatë? Keni mendim ndrysh! Një pjesë nuk është dakord! Jeni hedhur në opozitë! Kjo është herezi! Revoltë! Qenkeni grishë e çakërdisur dhe mosmirënjohëse! Ju ka tërbuar e mira! E shohë që s’jeni në terezi! Një dush me ujë të vakët do ju sjellë në vete. Ai iu forcon trupin dhe bindjet tuaja ekstra pragmatiste.
E dyta, mësoni me pasion e këmbëngulje profesionin tonë të mrekullueshëm, politiken. Me fjalë të tjera artin e bukur të oratorisë, premtimeve të bujtshme elektorale, mbledhjeve solemne, demagogjisë, buzëqeshjeve, puthjeve e përqafimeve, mashtrimeve dhe përfitimeve o “Mete për vete” e te tjerë. Rrofshin liderët, kryetarët, deputetët, princërit e milionerët! Më falni! Po qe princ bëhesh milioner dhe po u bëre milioner je kurorëzuar princ. Në teori ndoshta nuk i dini të gjitha, por në praktikë jeni “asa” të vërtetë. Pagat tuaja plus favoret e tjera s’ka “kandar”që i peshon. Ju jeni shumica. Të gjithë së bashku formoni numrin një ndërsa unë ekuivalentin e tij në katror! Mos pyesni më gjatë? Lum kush beson.
Nuk ka kope pa bari e qen më të fuqishëm se ujku. Pa ata grisha humbet rrugën, divorcohet e shkatërrohet nga grabitqarët, keqbërësit dhe hajdutët e natës e të ditës. Bashkësia ka nevojë për disiplinë, rregull dhe një kod të shkruar, i cili të rinovohet vazhdimisht. A nuk është vetë jeta në lëvizje të pandërprerë? Ai në çdo moment duhet të realizojë objektivat tona. Ndryshe e mori ferra uratën. Ne nuk pranojmë dogma. Kush është kundër të deklarohet. Mendimet e mbrapshta janë kundërshtari ynë. Përpara o burra mos hezitoni fushat e livadhet shkëlqejnë si ar, hidhuni në sulm me duar lidhë mos qëndroni, dita e re agoi ajo për ne ka ardhë.
Po vijë përsëri aty ku ishim te kryetari i juaj lavdiplotë. Tregohuni më të sinqertë e racional me të. Futuni në thelbin e çështjes aty ku rreh çekani! Unë do bëhem Perandor si një edhe një bëjnë dy. Asgjë nuk e lëviz, as topi. Mos bëni sikur nuk kuptoni. Kjo është dëshira ime, ëndrra e djalërisë, dashuria e parë dhe një “Altre Ego”. Nuk bëj shaka. E them troç në mes të burrave, po qe nevoja edhe në fushë të mejdanit. Bota është e guximtarëve. Nuk kam ndrojtje nga askush, as nga “Ai” dhe shokët e tij. I njohë në mënyrë përfikte, e thënë ndryshe “Pravilno”. Unë jam drejtësia, ligji, legjislativi dhe ekzekutivi. Fenomene të tilla ndodhin edhe në Evro-Amerikë, prandaj mos keni frikë. Në kapitalizëm ata janë të natyrshme. Po nuk luftoj “bashkësia”, më falni udhëheqja për pushtet, ç’kuptim kanë ekzistenca, veprimtaria, programet e objektivat e saj. Ajo si karburanti “digjet”çdo ditë për të vënë në lëvizje “supërgjeneratorin” gjigant të Nalt Madhnise se Tij Shtet. Pa atë s’ka zhvillim, përparim, pasuri, poste, grada, honorarë, frone, dashuri e perandori.
U përpoqa aq sa munda, nuk lashë mjet pa përdor por një ditë më tha “Arusha”:-Ç’bëhet kështu? Ç’është tërë ky horror? U bëre i bezdisshëm si morr?! Jeni mbytë në korrupsion! Do ju bëjmë operacion! Dhe vazhdoj. Kujdes! Kthesë e fortë! Ulë shpejtësinë! Ndal! Menjëherë më “iku” kllapia, egoja e fortë e marrëzia. Pa vonesë ndryshova drejtimin dhe gradacionin. Ju mund të pyesni: “sa, si dhe kur”? Ah, nuk i hanë daja ato kokra arra! Froni është, uuuuuuu i mjeri unë, shumë i lartë, plotë kthesa, pengesa e kundërshtime dhe i mbushur me stresime! Ehu, sa ka zanati! E përsëris: Ju jeni krijesat e mija. Nën udhëheqjen e“Socializmit”po ndërtojmë Kapitalizmin! Ku ka mrekulli më të madhe?! Të gjitha klasat i përmbysem! Punëtorët e mbetur në minorancë, sepse shumica shkuan emigrant nëpër dyert e botës, u bënë “personel”; njerëzit e kamur biznesmen, vegjëlia dhe ata që vuajnë për bukën e gojës në popullatë e nevojës së parë, të dytë e të tretë e kështu me radhë. Një duartrokitje. Kemi festë. Për ju koncert “Dall Vivo”.
Forca madhore bëri punën e saj. Të tjerët u përpoqën të më ndalonin hovin ... Ata deshën më ma fu-fu-fut, kurse unë me të gjitha mjetet që disponoj do ti fo-fo-fo në qendër të prapë ... së tyre! E dini vetë. Pa “dashje” gati e “dhurova”, më saktë e dreqnova ...! I mjeri unë! Këtu qëndron brenga ime. Ajo ka madhësinë dhe thellësinë e oqeanit. Trupi im pa përjashtim ndodhet në folenë e shpirtit tim! Edhe çelësi me kodin sekret! Jam një qenie misterioze, po aq fantazmë, gjysma njeri, pjesa tjetër pjesëtuar me një “numër” zerosh pakufi, xhindi. Nga thellësitë e shpirtit kam bërë një betim: o bëhem “Perandor” o vdes. Rrugë të mesme s’ka. Ah, froni i Perandorit, lumturia e amshuar, shpresa, vuajtja, hidhërimi, brenga e fatkeqësia ime! Në çdo moment edhe kur jam në banja, në “qejfin” më të madh, krijoj, projektoj, ristrukturoj e ndryshoj ide, programe, platforma e alternativa. Ndonjëherë më shkrepet të rriskoj e kur “ndizem” unë e pësoni të gjithë. Pa guxim e fat s’ ka para, pushtet, veprimtari, signora të bukura e dashuri.
Larg në qiellin e kaltër shohë lajme të reja, shpresa dhe dëshira të mëdha, ndërrimin e gjithçkaje që lëviz, globin që rrotullohet më shpejtë; frone që shkojnë e vijnë, sidomos njërin nga ata, i cili si një top bingoje një ditë do të ulet në prehrin tim.
Nga Luigj Temali

Një veprimtari e veçante për nga idea dhe pjesëmarrja

Në datë 25 Nëntor 2009, në Bar-Restorant-Muze-Hotel “Tradita G&T” pati një gjallëri të veçantë.
Duke qenë në truallin, ne te cilin përpara 150 vitesh lindi rilindësi Filip Shiroka, në përkujtim të këtij patrioti të madh u vendos një memorial i madh prej guri, për të përjetësuar jetën dhe veprën e vyer të tij në dobi të çështjes shqiptare.
Nga Misiri i largët me mall e dashuri për Shkodrën e vendlindjes ai, do shkruante vjershën lirike “Shko dallëndyshe”, një ndër kryeveprat e kësaj gjinie për epokën kur u shkrua. Duke qenë se vetë “Tradita” njihet si një ndër “dallëndyshet” e para të zhvillimit të turizmit në rajon, Forumi i Zonave Malore(FZM) harmonizoi këto elementë dhe konceptoi një projekt të cilin e titulloi “Dita e Dallëndysheve”.
Kjo banesë është kthyer në një nga objektet më karakteristike të rajonit të Veriut, një objekt pritës  krejt i veçantë në llojin e vet që pret e përcjell çdo vit mijëra vizitorë e turistë të huaj e vendas, të cilët jo vetëm gjejnë kushtet më të mira të vendosjes, por gjithashtu shijojnë edhe vlerat e trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe tradicionale të mishëruara në shekuj.
Veprimtaria e këtij institucioni bashkohet me misionin e Forumit të Zhvillimit të Zonave Malore ne Shkodër, një nga organizatat më të reja përfaqësuese të shoqërisë civile, themeluar vetëm para pak muajve dhe që për të kjo veprimtari ishte “provimi i pjekurisë”. Aspirata e këtij forumi është gjetja, krijimi dhe konsolidimi i rrjetit të partneritetit. Pikërisht këtij qëllimi i shërbeu veprimtaria e realizuar.
Në emër të FZM Shkodër fjalën e hapjes të aktivitetit, e mbajti Arminda Melengu, ndërsa fjalën përshëndetëse Prof. as. Dr. Ahmet Osja – dekoruar se fundmi me urdhrin “Mjeshtër i Madh”, i cili është ndër ideatorët e këtij aktiviteti.
Në mes duartrokitjesh te të pranishmëve, memorialin kushtuar figurës së Filip Shirokës, e zbuluan zoti Engjëll Çekaj dhe pronari Gjon Dukgilaj.
Veprimtaria u realizua në disa grupe, te gërshetuar si një e tere e vetme me mjeshtëri dhe kompetencë prej aktorëve potencialë që marrin pjese ne zhvillimin territorial–rural në përgjithësi dhe të turizmit malor në veçanti.
Vlen të theksohet angazhimi i mire, cilësor dhe serioz i aktorëve më të fuqishëm rajonalë, si: Këshilli i Qarkut, përfaqësuar me drejtoren e programim zhvillimit znj. Merita Kazazi, Drejtoria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, përfaqësuar nga znj. Mynire Mandija, Universiteti i Shkodrës (Dega Turizëm) mundësuar nga pedagogia Dr. Brilanda Bushati,  projektin Inter–Cooperation të përfaqësuar me mjaft cilësi nga grupi nën drejtimin e znj. Valbona Karakaçi, Qendra Burimore e Permakulturës, paraqitje krejt e veçantë në llojin e vet, organizuar me mbështetjen e drejtorit Tomë Ndoka, Grupi i Mjedisit moderuar nga SNV e drejtuar nga Mark Rupa, Shoqata “Gjimnzisti”, Shoqata “Shpresa për jetën” të cilët i dhanë freski dhe gjallëri aktivitetit e te tjere.
E veçanta e këtij modeli grupesh ishte se ata drejtoheshin nga përfaqësuesi i organizatës që prezantonte dhe një bashkëmoderator nga FZM, skemë e cila rezultoi mjaft e mire.
Pas  këtyre prezantimeve, një përfaqësi e përzgjedhur nga secili grup, morën pjesë në një takimin përmbyllës të zhvilluar në formë debati. Në këtë seancë, pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë prezantimin e një studimi mjaft të arrirë mbi gjetjet dhe rezultatet e zhvillimit të turizmit malor në vitin 2009, me fokus kryesor fshatin Theth. Studimi është kryer nga studiuesi Luigj Shyti, anëtar i këshillit drejtues të FZM dhe ngjalli debate e diskutime të shumta. Ky studim u vlerësua si një nder studimet më konkretë dhe me realiste të deritanishëm për zhvillimin e turizmit malor, pasi mishëronte një punë hulumtuese, vëzhguese e intervistuese për mbi 8 javë dhe i paraprin me realizimin e rreth 60 anketave me aktorë të kësaj fushe.
Veprimtaria i shërbeu më së miri krijimit e rrjetit të partneritetit mes aktorëve pjesëmarrës. Kjo ditë ishte futja e një tradite të re. Njerëzit, bizneset dhe institucionet e kanë të nevojshme të kenë një ditë referuese për të ballafaquar arritjet dhe rezultatet e punës, për të analizuar të metat dhe dobësitë e vërejtura, dhe për te përmirësuar punën në të ardhmen. Kjo traditë e re e ka emrin “Dita e Dallëndysheve”, e cila do të vijojë në mënyrë të përvitshme të “ndjellë” dallëndyshet e turizmit nga fshatrat dhe qytetet, nga vendet e rajonit e më gjerë. Ato ditë do të shoqërohen me veprimtari të ndryshme që nga hapje ekspozitash, koncerte, simpoziume shkencore, panaire prodhimesh bujqësore e blegtorale e te tjera.
Auditori i gjerë, analizoi edhe propozimin e bërë nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” para disa muajsh për shpalljen e festes simbolike “Dita e Alpeve Shqiptare”, të dielën e tretë të muajit Korrik të çdo viti, propozim që u mirëprit nga të pranishmit dhe u skicuan projekt-ide interesantë për veprimtari të larmishme që vitin e ardhshëm.
Për nga mënyra e konceptimit dhe realizimit, veprimtaria u vlerësua si një risi e bukur në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit dhe solli një harmonizim të bukur të koncepteve, ideve novatore, brezave dhe përvojave të aktorëve të ndryshëm.
Në përfundim,  për të ftuarit i shtrua një drekë e veçantë nga pronari i lokalit zoti Gjon Dukgilaj, te cilin e falënderojmë me urimin popullor “Paste faqen e bardhe dhe i dhente Zoti mbarësi”.
Nga Alfred Haxhari

NJË REALITET I CUNGUAR , PJESË E BOTËS TONË

Dedikuar njerëzve me aftësi të kufizuar…
Një thirrje !
Ekziston brenda realitetit tonë, një botë e panjohur nga shumë të  rinj por edhe nga njerëz me eksperience, një botë që jo rrallë herë kërkon vëmendjen dhe ndihmën e të gjithë neve, një botë që pret dashuri, më shumë se çdo kush tjetër. Një botë që kërkon pranim nga të gjithë ne! Kjo është bota e njerëzve në nevojë, përkatësisht e atyre njerëzve që janë me aftësi të kufizuara. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të njerëzve me aftësi të kufizuar, (3 dhjetor ), do donim të jepnim  një panoramë për këta fëmijë, që jo rrallë herë harrohen nga mediet apo qoftë dhe nga vetë komuniteti. Por përveç kësaj, shpesh herë komuniteti nuk i pranojmë ashtu siç janë. Një përballje e tyre  me mikromjedisin dhe gjendet paragjykim, mohim, diskriminim … Por gjithsecili nga ne duhet të bëjë një thirrje duke u nisur nga vetja jonë dhe duke vazhduar më tej tek të tjerë, që ti pranojmë ashtu si janë, pa komplekse, këtë shtresë të paprivilegjuar të shoqërisë, por ama pjesë e jona …. Le të shtrijmë duar drejt tyre ti ndihmojmë të kapërcejnë sadopak pengesat që jeta u ka dhenë, të jenë pjesë e jetës tonë  dhe pjesëmarrës në vendimmarrje, të  kenë të drejta të barabarta  dhe të jenë pjesëmarrës aktiv te mikromjedisit, tu falim pak dashuri, pasi më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë për të.
Qendra zhvillimit
Në qytetin tonë funksionon një Institucion publik, i varur drejtpërdrejt nga pushteti lokal, Qendra e Zhvillimit. Ky Institucion rehabiliton rreth 90 fëmijë dhe adutë  me aftësi të kufizuara. Operon në të gjithë qytetin e Shkodrës dhe në rrethina. Drejtoresha e Institucionit, Marie Koliqi, thekson që institucioni në fjalë fokusohet në një sërë objektivash në mënyrë të tillë që rehabilitimi i këtyre njerëzve më aftësi të kufizuar të realizohet në një rrafsh multidisplinarë dhe brenda normave të miratuara nga SPAK. Funksionojnë një sërë figurash profesionistësh, si: Punonjës Social, Psikolog, Logopedistë, Terapist Okupacional, Edukatorë, të cilët i mbështesin këta fëmijë në fusha të ndryshme si; psiko-sociale, edukuese dhe profesionale. Ky Institucion përbëhet nga dy reparte; reparti rezidencial dhe reparti ditorë. Ndër të tjera, Drejtoresha e Institucionit thekson se përveçse realizohet një punë didaktiko-mësimore shumë e mirë, fëmijët e këtij Institucioni janë pjesëmarrës aktiv të mikromjedisit. Janë pjesëmarrës në festa të ndryshme, komplekse sportive,  gjatë muajve të verës frekuentojnë plazhet e Velipojë e te tjera. Një nismë që vërtetë duhet admiruar është edhe ekspozitat e realizuara nga këta fëmijë. Më rastin e ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar do organizohet një ekspozitë me punime të vetë këtyre fëmijëve, tek Pedonalja, Fitimet e nxjerra nga kjo ekspozitë do shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.  Do jenë të pranishëm një sërë figurash publike dhe artistë vetëm për këta fëmijë, në mënyrë të tillë që edhe ata të ndjehen  të rëndësishëm dhe të barabartë si të gjithë të tjerët.  Vlen të theksohet se nuk është hera e parë që organizohen  nisma të këtij lloji, pasi janë organizuar disa të tilla nga ky institucion, gjë që ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së këtyre njerëzve.
Parantezë:
Por a mjaftojnë këto shërbime që ofron Qendra e Zhvillimit, sigurisht që jo. Në radhë të parë duhet të arrihet një implentim i të gjithë komunitetit, që të kontribuojnë për këta njerëz në nevojë jo vetëm nga ana materiale, por edhe të japin diçka nga vetja e tyre qoftë një buzëqeshje jodeskriminuese.
Shpesh herë njerëzit qoftë edhe familjarët e këtyre fëmijëve, mendojnë  se progresi për ta nuk është pjesë e tyre por ama vazhdon dhe do  vazhdojë të ekzistojë vazhdimisht një parantezë,  për të gjithë ata që kanë  dhënë dhe vazhdojnë të japin pjesë nga vetja e tyre për njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo paranteze është e tillë : Të  jemi optimistë se bota  e progresit është edhe e personave me aftësi të kufizuar dhe tani është koha më e mirë për të jetuar  me nevojat e tyre. Gjeja më  e rëndësishme në jetë është dashuria, këtu është  fillimi i veprimtarisë për të drejtat  njerëzore dhe nëse kjo dashuri falet tek njerëzit me aftësi të kufizuar, është dashuria, mirësia më e madhe që mund të ndodhë .
Ma. Fatmira SHYTI (SHPATI)

Mbështetja e Komuniteteve Rurale dhe Peizazheve te tyre “Tradicionale nëpërmjet forcimit te qeverisjes mjedisore ne zonat e mbrojtura ndërkufitare te harkut Dinarik”

Programi i zhvillimit dhe bashkëpunimit te mjedisit te Ballkanit Perëndimor, Financuar nga Ministria e Punëve te Jashtme te Finlandës
Prezantimi
Me date 12-13 Nëntor 2009, u mbajt ne Shkodër një takim mes organizatave, bizneseve dhe institucioneve lokale te shtrira ne zonën rreth “Bjeshkëve te Nemuna”. Takimi u organizua nga SNV (Organizata holandeze për zhvillim) ne kuadrin e projektit “Mbështetja e Komuniteteve Rurale dhe Peizazheve te tyre “Tradicionale Nëpërmjet Forcimit te Qeverisjes Mjedisore ne Zonat e Mbrojtura Ndërkufitare te Harkut Dinarik”, program i financuar nga Ministria e Punëve te Jashtme te Finlandës.
Qëllimi i këtij takimi, ishte prezantimi i projektit dhe njohja me anëtaret e një Grupi Lokal Veprimi qe do te ndërtohet, sipas standardeve te EU, ne këtë zone.
Gjate takimit u prezantuan objektivat e këtij projekti, rezultatet e pritshme si dhe u ndërtua një plan veprimi për vijimësinë e aktiviteteve.
Projekti shtrihet ne te gjithë zonën e Harkut Dinarik, por objektivi 2-te i tije do shërbej ne veçanti për përmirësimin e qeverisjes ndërkufitare për zhvillim te shëndoshë ekologjik dhe përdorime te burimeve natyrore rreth zonës malore te Bjeshkëve te Namuna, kufiri ndërmjet Malit te Zi dhe Shqipërisë. Këto aktivitete do te menaxhohen dhe zbatohen nga SNV, Organizata Holandeze e Zhvillimit.
Objektivi dhe te gjithë aktivitetet e projektit rrjedhin nga një konsultim i gjere me palët e interesuara, ne te dy anët e kufirit, gjate vitit 2008. Konsultime u bene me përfaqësues te organizatave ndërkombëtare bi-dhe multilaterale, Ministrive dhe Pushtetit Lokal, Këshillave Rajonale, OJQ dhe qytetare nga ana e Malit te Zi dhe Shqipërisë. Rezultati me i rëndësishëm i këtyre konsultimeve ishte rënia dakord dhe marrëveshja kolektive e palëve te interesuara qe te ecin përpara se bashku ne mbështetje te zhvillimit te qëndrueshëm ne këtë zone. Për me tepër projekti dhe aktivitetet e tij, bazohen ne informacion dhe te dhëna te mbledhura përmes një faze te hulumtuese, te gjetjes se fakteve, e cila u zhvillua ne 2008. Gjetja e fakteve u zhvillua nga organizatat lokale partnere, nga konsulentë, këshilltarë dhe nga stafi i SNV, proces qe konsistoi ne kërkime intensive, konsultime me palët e interesuara dhe vendim-marrësit ne Shqipëri dhe Mal te Zi.
Objektivat & Rezultatet e pritshme
Objektivi 2 i projektit: Te përmirësoje qeverisjen ndërkufitare për zhvillim te shëndoshë ekologjik dhe për përdorimin e burimeve natyrore ne zonën  e Bjeshkëve te Namuna (Shqipëri – Mal i Zi).
Rezultati Kryesor: Forcimin e kapaciteteve te aktoreve publik, privat për dialog, bashkëpunim dhe aksion te përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm ndërkufitar dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore ne zonën Bjeshkëve te Namuna (Shqipëri – Mal i Zi).
Nen-rezultati 1: Ngritja e dy Grupe Veprimi Lokal (GVL) informale ne përputhshmëri me BE-ne ne zonën e BN – një ne Shqipëri dhe një ne Mal te Zi – me qellim sigurimin e  pronësisë lokale te qeverisjes mjedisore, te përgatitjes se GVL-ve formale (si kusht i ardhshëm për tu financuar nga BE-ja) dhe për koordinimin e aktiviteteve nen objektivin e këtij programi.
Nen-rezultati 2: Forcimin e kapaciteteve te aktoreve publik, private dhe te shoqërisë civile (te bashkuar ne GVL informale) ne zonën pilot për vlerësimin e  biodiversitetit dhe burimeve te peizazhit, për vlerësimin e kërcënimeve (ndaj këtyre burimeve) dhe mundësive për përdorim te qëndrueshëm ekonomik, dhe për ndërmarrjen e aksioneve te përbashkëta ndërmjet GVL-ve për mbrojtjen dhe përdorimin e këtyre burimeve.
Nen-rezultati 3: Forcimin e kapaciteteve te aktoreve publik, private dhe te shoqërisë civile (te bashkuar ne GVL informale) ne zonën pilot për vlerësimin e trashëgimisë kulturore, për vlerësimin e kërcënimeve dhe mundësive për përdorim ekonomik te qëndrueshëm te këtyre burimeve, për ndërmarrjen e aksioneve te përbashkëta ndërmjet GVL-ve për mbrojtje dhe përdorim.
Nen-rezultati 4: Vendosja e mirëkuptimit mbi nevojat për veprim ndërmjet GVL-ve shqiptare dhe Malazeze (inter-GVL), si edhe marrëveshje bilaterale ndërmjet autoriteteve relevante Lokale dhe Kombëtare ne mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm te trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Strategjia e Zbatimit
Kryesorja ne strukturën e implementimit te aktiviteteve nen Objektivin 2 te Projektit janë 2 Grupe Lokale Veprimi (GVL) informale ne përputhshmëri me BE-ne; një ne Shqipëri dhe një ne Mal te Zi.
(GVL) informale ne përputhshmëri me BE-ne sigurojnë dhe bëjnë te mundur qe perspektivat e vendit te merren ne konsiderate dhe qe aktoret relevante vendore do te njihen me mendimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar, te krijojnë besim ne këtë bashkëpunim, te jene ne gjendje te orientojnë drejtimin e zhvillimit, te ngrenë kapacitete, dhe marrin rezultate inkurajuese ne zonën e programit. Veçanërisht, këto GVL do te sigurojnë vënien e duhur te prioriteteve lokale, planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit.
Ne Projekt, GVL-te do te (a) zhvillojnë dhe mbështesin zhvillimin e strategjive lokale dhe rajonale, politikave dhe planeve, (b) vlerësojnë (lokalist) projektet e propozuara, dhe (c) koordinojnë implementimin e projekteve. Për me tepër, një forum ndërkufitar i dy GVL-ve – i cili është gjithashtu i hapur dhe për palët e tjera te interesuara–do te ngrihet me qellim lehtësimin e rreshtimit te planeve dhe prioriteteve ne ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrale, dhe përdorimit te qëndrueshëm te burimeve përgjatë kufijve.
Fillimisht, Projekti do te investoje ne mënyrë te konsiderueshme ne mbështetjen e përpjekjeve kombëtare për ngritjen e GVL-ve dhe për fillimin e punës nga ana e tyre. Përtej Projektit, GVL-te pritet te transformohen ne GVL formale dhe te jene te qëndrueshme dhe financiarisht te suksesshme edhe pa mbështetjen e projektit. Për me tepër kjo do te thotë se gjate projektit nuk do te ngrihen struktura te tjera paralele.
Strategjia e kryerjes dhe përfundimit te punës për Objektivin 2 te projektit është qe:
* Te lehtësojë ngritjen dhe përformancën e Grupeve Vendore te Veprimit me qellim qe te respektoje nevojat, interesat dhe burimet dhe te rrite kapacitetet e GVL-ve për vlerësimin e vizionit dhe strategjive kolektive, vendosjen e prioriteteve, planifikimin, formulimin e projekt-propozimeve, implementimin monitorimin dhe mobilizimin e resurseve;
* Ti beje këto GVL te luajnë një rol te rëndësishëm ne identifikimin, formulimin dhe implementimin e aktiviteteve te programeve dhe te tjera projekte lokale (nete njëjtën linje me qëllimet e këtij projekti), si edhe ne mobilizimin e burimeve;
* Mbështetja e një ekonomie te mire-zhvilluar, te shumëllojshme dhe te qëndrueshme, qe bazohet ne një varietet aktivitetesh, duke përdorur demonstrimin e efekteve te projekteve te suksesshme dhe gradualisht ti sugjeroje këto projekte dhe aktivitete;
* Mbështet proceset ne vazhdim për mbrojtjen e natyrës, ku ka një theks te veçante ne eksplorimin dhe demonstrimin e lidhjes pozitive ndërmjet konservimit te natyrës dhe zhvillimit social ekonomik dhe mirëqenies se përgjithshme te njerëzve, dhe te lere vend për përdorimin e qëndrueshëm te burimeve natyrore;
* Te promovoje dhe mbështesë ndërtimin e dialogut nder-kufitar për zhvillim pozitiv ne zone. Dimensioni nder-kufitar është direkt mbështetës i proceseve te integrimit ne BE dhe ka te parashikuar mundësi financimi nga BE. Mbrojtja e natyrës (ekosistemeve), zhvillimi i produkteve te turizmit, procesimi, markimi dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore natyrore vendase, çimentimi i marrëdhënieve etnike dhe komunitare;
* Se fundi, GVL-te janë për te qëndruar ne zone. Ne afat te gjate (pas 2011) parashikohet qe GVL-te te marrin status zyrtar nen ‘Ligjet mbi GVL-te’ te adaptuara ne nivel kombëtar dhe qe ato pastaj te kenë kompetenca te mjaftueshme për te zhvilluar programe dhe projekte, dhe për te mobilizuar burime për implementimin e tyre. Pasi te mbaroje ky projekt, GVL-te do te vazhdojnë te drejtojnë zhvillimin rural ne zone.
Nga Mark Rupa

Koha si teknikë narrative në disa proza të shkurtra të Koliqit

Në kohën kur janë botuar prozat e shkurtra të Ernest Koliqit1, duke ditur llojin e letërsisë me të cilën ishte mësuar shoqëria shqiptare, nuk duhej pretenduar në një receptim të “ngrohtë“ të autorit. E vetmja arsye është se Koliqi e kishte kapërcyer kohën e vet. Ai kishte shkruar disa novela a tregime të ndryshme nga paraardhësit. Kaq mund të kuptohej atëherë, si rrjedhojë, kaq mjaftonte që të paragjykohej. Vetëm sot, pas krijimit të një shtrati studimesh për të, mund të shohim më me imtësi se si i ka shkruar “ndryshe” këto proza Koliqi.
Mjeshtëria e Koliqit në zhanrin e prozës së shkurtër është e shumanshme (tematika, stili, gjuha e te tjera) por unë do të ndalem vetëm tek aplikimi i dy teorive moderne2 në katër proza të tij. E quaj mjeshtëri sepse pakkush si ai ia ka arritur të përshtatë kaq natyrshëm, në një palcë aq autentik shqiptar, teori të huaja, me të cilat ai ishte njohur gjatë studimeve jashtë vendit. Vetëm duke e parë me imtësi tekstin e Koliqit, vëmë re sa i kujdesshëm është treguar ai për të bërë letërsi cilësore, vërtet duke futur teori “të huaja“, por shkrimet e tij nuk mbeten kurrsesi “kanaveta të mbylluna me shtatë çelsa krejt të shprazta përmbrenda.“3
Ndikimin nga Prust-i dhe nga Bergson-i ia kanë pikasur me kohë4 dhe unë do të ndalem përkatësisht në:
1- kujtesën e pavullnetshme, e cila: “nxitet nga një ndijim (aromë, ngjyrë, shije, tinguj e te tjere) ndier tek e tanishmja, tek shfaqja jodomethënëse dhe e rastit, por e aftë për të provokuar choc që përputh momente homologe të së tashmes dhe të së shkuarës.”5
2- kohën si vazhdim, që thotë: “ekziston një kohë si proçes fluid dhe i vazhdueshëm që lëviz nga e shkuara tek e ardhmja, duke e ruajtur të shkuarën dhe si rrjedhim duke e rritur vazhdimisht si një ortek, e ku çdo moment megjithëse është rezultat i të gjitha momenteve të mëparshme, është absolutisht i ri në lidhje me to” 6
Mirëpo, mes këtyre dy koncepteve, ka një dallim. Prust-i pranon nga Bergson-i se ekziston një kohë e brendshme7 (koha e ndërgjegjes) në të cilën përputhet e shkuara me të tashmen. Por, nëse sipas Bergson-it ndjesitë e rikthyera janë gjithnjë të reja, për Prustin janë po ato; ndërsa për këtë të fundit e kaluara është humbje që nuk mund ta ndalim, për Bergson-in është orteku, përmes të cilit vazhdimisht krijojmë vetveten.8
“Kumbulla përtej murit”, ”Kopshti”, ”E gjeti mas shimshirit”, ”Hane gjaku” janë prozat ku është parë aplikimi i koncepteve të tilla. Le të shohim si dhe me ç’mjete manovron me kohën Koliqi.
1-Roli i detajit
Është e dukshme që fëmijëria është shumë e dashur për Koliqin, sepse e zgjedh pikërisht atë për të evokuar të kaluarën, por siç e pohon edhe Republika Çulli9, kjo prirje për kthim tek fëmijëria nuk është kaq e rastësishme. Koliqi kërkonte të bënte një prozë moderne dhe, një ndër elementet që do t’i duhej për këtë ishte psikanaliza,10 për të vazhduar më pas me të tjerët. Ndërsa, choc-u (që na e sjell atë të kaluar) shkaktohet nga detaje si: hëna me njolla të kuqe, kopshtet me shimshirë, kumbulla, e te tjera.
Në këto kopshte lindin dashuri, frikëra, ëndrra, kujtime apo edhe zhgënjime.
Shuku, protagonisti i “Kopshtit”, mbas 10 vitesh larg vendlindjes, ka dëshirë të vizitojë veç oborrin e Shaqes, ilakasë së vjetër, sepse në oborrin e saj ka kaluar më së shumti fëmijëria e tij: “Ah, ai kopësht!…lamë gjelbrore e lojnave ma te bukura të fëmijnis…Ishin dhetë vjet qi Shuku s’e shifte, por ç’do kand të tij, ç’do landë, ç’do kaçubë e gati gati ç’do fije bari ai e mbante mend, porse mbi sendin ma të vogël aty mbrendë lulzonte nji kujtim i amel.”11
Kujtime të ngjashme ka edhe Leci tek “Kumbulla përtej murit”, që mund të jetë edhe ky një Shuk, me po dhjetë vite larg vendit dhe me po atë dëshirë e ndjesi për kopshtin e fëmijërisë: “Përtej atij muri në nji kopësht të huej, me do degë të nalta qi zgjateshin edhe këtej, ngrihej nji kumbull. Syt e Lecit e përshëndetën me adhurim.”12
Shuku, pasi e sheh me andje kopshtin, tani ka më shumë dëshirë të “gjejë“ shoqen e fëmijërisë, së cilës as emrin e vërtetë nuk ia di, veçse kur ishin fëmijë e thërriste Dushe. Duke shëtitur nëpër kopsht, ai mendon për fatin e saj, ka dëshirë të dijë për të: “I shkoi mendja te Dusha ... shoqja ma e dashtun e fëmijnis së tij [...] përveç atij emni te amël, ai s’dinte tjetër gja për te”, ose “ Nj’aty te mjedisi i kopshtit, Shuku s’mujt m’e pritë pyetjen qi ma se nji herë i kish ardhë tu buza dhe e kish kapërdi: A din me më kallzue gja per nji vajzë të vogël qi i thojshin Dushë edhe rrinte me shtëpi këndej pari diku?”13
Edhe Leci është në kërkim të asaj kohe tashmë të humbur. Rikthimi i emocionit fëmijëror është i pashmangshëm edhe pse nusja “e tij”14 e re tani është plakur. Ky rikthim bëhet i plotë kur kjo “nuse“, po kuptonte:  
“Kur ai në kopësht të heshtun kërkoi hijen e ditve të sosuna nuk dridhej i vetëm n’at ndjesi të mallëngjyeshme.” 15 Biles, ajo i servir reçelin e kumbullave “të tij”. “Ai reçel kishte një vlerë të madhe symbolike, n’at mbasdite në të cilën gjithnjë shpirti i tij përkundej në mall të nji moshe së humbun”.16
Kopshti është kujtim i lojërave të fëmijërisë edhe për Vikun dhe Naken, personazhe tek “E gjeti mas shimshirit”: “Të tanë çamërdhoket e mëhallës i mblidhshim këtu me luejtë.  Ndoshta pse oborri ishte i madh”17 Tek rrinë në oborrin ku dikur kanë luajtur kukë, tashmë të rritur, kujtojnë dhe “heshtën të dy e udhtuen me mend kah largsia e parrizeve të humbuna të fëmijnis.”18  Përmes këtij kujtimi, në këtë kopsht fëminor, ata të dy marrin vendimin për të bashkuar jetët e tyre.“Tjerve nuk iu mshefshe ashtu. Po mue pse?[...] Por të gjeta e së të la me m’u mshefë ma...“ 19
Në novelën «Hanë gjaku» ndodh i njëjti “shkapërcim” tek fëmijëria përmes detajit të hënës me danga të kuqe. Por, këtu ka një meditim më të thellë filozofik e psikologjik të gjendjes shpirtërore të personazhit.
Njëlloj si tek «Kopshti», «Kumbulla përtej murit», edhe këtu është detaji ai që bën kalimin nga një kohë në një tjetër, nga një gjendje në një tjetër: «Kur ishëm fëmijë pash nji hanë si këtë e m’u kujtue ...»20
Hëna kuqalake nuk është vetëm shkak-pasojë për kthimin në kohë dhe ndryshim të gjendjes emocionale të personazhit, që autori s’i jep emër. Hëna e fut në mendime të thella personazhin për kohët e jetës së tij. Më shumë se tek çdo novelë tjetër, këtu është i ndjeshëm ndikimi i Prustit dhe është shenja e parë dhe e vetme e depresionit te Koliqi:  “. .. tashti s’kemi ma në shpirt tronditje të thella e s’dijmë as me gzue as m’u pikllue, as m’u trembë para nji hanë gjaku [...] Po me më dashtë mue a din? Ai ia lëshoi krahun e s’foli ma.»21 Personazhi i Koliqit, ashtu si Prusti, është i shqetësuar për të tashmen e tij. Gati-gati po prek ndjenjën e kotësisë. Koliqi e jep personazhin si vëzhgues indiferent të së tashmes, me admirim për një të kaluar (Oh ato kohë të bukura! - duket se thërret Koliqi), që nuk aludon vetëm për fëmijërinë, por për një të kaluar që vazhdimisht humb, duke mos përjashtuar të kaluarën e lavdishme të Shqipërisë. Koliqi gjuan sa gjerë gjatë. Personazhi e sheh shpëtimin e ndërgjegjes së vet vetëm në kujtimet e largëta, ashtu siç bën Prusti tek “Në kërkim të kohës së humbur”.
2- Rifitimi i së shkuarës
Rifitimin e së shkuarës Koliqi nuk e rimerr përmes përshkrimeve të traditës romantike por ashtu si Prusti, përmes “…shkreptimave të papritura të nxitura nga një ndijim i provuar tashmë, që lejojnë ate të shkuar, më mirë atë të jetuar, të përceptohet si e vërtetë ...”22
Personazhet e Koliqit e rijetojnë atë ndijim të provuar të së shkuarës të perceptohet si i vërtetë, ashtu siç e kanë jetuar në fëmijëri. Këtu i vjen në ndihmë Koliqit psikanaliza (kthimi tek përvojat e fëmijërisë) dhe kujtesa e pavullnetshme (choc-u që shkakton shkrirjen e së tashmes me të shkuarën).
Tek “Hane gjaku”, njollat e kuqe të hënës japin shkreptimën: “Nji hanë kuqalake pash në fmijni e më ka mbet e pashlyeme në mbamendje e prap sot m’ep, tue u kujtue, nji të dridhun misterjoz.” 23 Po të mos dilte hëna me danga te kuqe, shëtitja e dy të rinjve do të vazhdonte e qetë, e zakonshme. Në shfaqjen, ose me saktë rishfaqjen e saj (e parë një herë në fëmijëri) vepron kujtesa, e cila përputh të dy kohët: tashmen me të shkuarën.
Përdorimi i detajit si mjet për rikthim dhe bumi i çasteve që rikthehen, janë ato që realizojnë ”ndërprerjen“ e rrjedhës së kohës fizike dhe objekti (detaji) i rikthen të gjitha vlerat afektive që ndërgjegjja e personazhit ia kishte atribuar atëherë.24
Ilustrojme me shembuj se si e shkuara vjen tek e tashmja:
“…për disa çasa, gjithçka ndërroi si për mrekull […] heshtja, qi e mbështillte kopshtin si tis i hollë, papritmas u mbush me zane e klithma hareje. Nëpër ato zane, ai njohti nji za të lehtë vajze e zemra iu dridh. Ktheu fëmijë.” 25
“Heshtën të dy e udhtuen me mend kah largsija e parrizeve të humbuna të fëmijnis[…]Këta (shimshirët-shën.im-A.F.) të pusit kanë qindrue mirë. Ku po të shkon mendja te shimshirët?” 26
 “…iu zgjue e i vetoi përmbrenda edhe kujtimi se nji trill i atillë i a tronditi shpirtin shum vjet përpara.” 27
 “Si tash e mbaj mend” 28
“…gjithçafja ishte në vendin e dikurshëm.” 29
Siç vihet re, autori luan me shkapërcimet kohore përmes ndryshimit të ndërgjegjes dhe psikes së personazheve. Ato nxiten nga një ngacmues i jashtëm, në dukje pa rëndësi. Citojmë p.sh.: “Në zgjim te tyne të papritun, shkaktue nga sendi ma i vogël i kotë, kujtimet e harrueme të fëmijnis na paraqiten të rrethueme në tisa të lylyvertë andrrue.”30
Ky ngacmues, (që tek Koliqi është edhe një detaj artistik) është ai që krijon atmosferën e përshtatshme te personazhi për kalimin nga një gjendje në një tjetër. Ky kalim është koha, vazhdimësia.
Nga shembujt e mësipërm pamë se si lëviz ajo kohë si proçes fluid, që përmend Bergson-i, nga e shkuara tek e tashmja. Këto zbulime të papritura krijojnë ortekët (e të kaluarës) të cilët, në vazhdimësi e formojnë ndërgjegjen e njeriut. E gjithë kjo arrihet përmes kujtesës. Bergson-i dhe Prust-i janë të mendimit se kujtesa është ajo përmes së cilës ekzistojmë. Sepse, siç thotë Kundra, vetja jonë është shuma e gjithçkaje që mbajmë mend. Ndaj, rijetimi i asaj përvojë fëmijërore është i ri por jo plotësisht. Megjithëse kujtimi është po ai, ndërgjegjja ka pësuar ndryshime. 
Shuku dhe Leci nuk janë më gjithçka që kanë qenë. Tashmë iu është krijuar një përvojë e re. Ai vend, kopshti, iu sjell tani po ato ndjesi, si dikur fëmijë. Por në këtë të tashme (që është përputhur me të shkuarën) ndërgjegjja nuk është krejt e njëjtë.
Të shohim si e ka aplikuar në tekstin e vet Koliqi kohën bergsoniane:
“....çdo vend e çdo send i zgjonte Shukut në shpirt kujtime të harrueme edhe e mbushte me përshtypje herë t’andshme e herë të mallëngjyeshme, si do qi t’ishin, të reja e të çuditëshme.”31  Të çuditshme dhe misterioze janë edhe ndjesitë e personazhit pa emër tek “Hane gjaku”: “Nji hanë kuqalake pash në fmijni e më ka mbetë e pashlyeme në mbamendje e prap sot m’ep, tue kujtue, nji të dridhun misterjoz.” 32Janë të tilla sepse tani, me një vetëdije të ndryshuar, Shuku dhe personazhi anonim, i receptojnë ndryshe ato kujtime.
3- Loja me ndarjet klasike të kohës
Në letërsi, marrëdhëniet kohore janë të çrregullta sepse,“të gjitha veprat letrare e shfrytëzojnë kohën në drejtim të kundërt të saj.“ 33 Nga ndarjet klasike të kohës: e shkuar, e tashme, e ardhme, asnjëra nuk janë krejt të pastra.
Sipas Plotinit, të trija kohët janë të tashme: njëra është e tashmja aktuale, momenti në të cilin jam duke folur (që tani i përket së shkuarës sepse fola), pastaj është e tashmja e së shkuarës (kujtesa) dhe në fund e tashmja e së ardhmes, që mendohet se është shpresa jonë apo frika. 34 Kjo vihet re edhe në prozat e shkurtra të Koliqit.
Përqendrimi tek fëmijëria, emotiviteti që sjell ajo, është prirja e autorit për ta ndjerë të kaluarën brenda të tashmes. Shohim që, tek “E gjeti mas shimshirit”, me fundin që autori iu rezervon personazheve, duket sikur ai kërkon ta përjetësojë fëmijërinë, (kjo është forma në të cilën shprehet dëshira për mos të humbur të kaluarën) që do të thotë, vazhdim i atij bashkimi që këta dy “fëmijë“ kanë nisur dikur. Viku me Naken janë rritur, por edhe tani munden të “luajnë” prapë bashkë.
Përjetësimi “…është shuma e të gjitha të djeshmeve tona, e shkuara, ajo e shkuar që nuk dihet se kur ka filluar e pastaj është e gjithë e tashmja e më pas e ardhmja, që ende nuk është krijuar e që megjithatë ekziston.”35 Koliqi nuk e realizon këtë me mjete tradicionale. Thërret në ndihmë psikanalizën e Frojdit si dhe kohën me ndarjet e saj: e shkuara (lojërat në kopsht), e tashmja (rikthimi në atë kopsht ku ndodh takimi me të shkuarën) dhe e ardhmja, e cila, thamë, nuk është e pranishme e që megjithatë ekziston. E ardhmja që ekziston në të tashmen e shohim tek “E gjeti mas shimshirit”: ”E shifte fare qartas jetën e vet në kohë të t’ardhëshme.” 36 por, vetëmtek “Kopshti” është më e kapshme, përmes shenjave simptoma. Ato i shohim tek ndjekja e rrugës për në fund të tregimit, duke shkuar drejt zbulimit të identitetit të Dushes, shoqes së fëmijërisë së Shukut:
1- Kur Shuku vjen te ilakaja e vjetër, ia hap derën një shërbëtore, e cila “sa e pau djalin, u kuq…pse u kujtue menjihere se kush ishte me gjithë qi s’e kishte pa kurr.” 37 (sepse ajo ka parë vetëm Shukun fëmijë-shën.im- A.F.).  
2- “Po ç’u ba ma kjo nuse? Shuku asht i yni: s’a nevoja m’u goditë aqë fort…”38 (nusja kërkon të zbukurohet për shokun e fëmijërisë-shënim i im)
3- “Shukut iu dukte si m’e pase njohun gjithherë ...” 39(çasti kur hyn nusja në dhomë)
4- “Nusja…rrinte tue ndëgjue me buzë në gaz. Syt e saj qesheshin, të lumë e të qetë. Krejt turpi i maparshem ishte zhdukë prej fytyrës së saj.” 40 (çasti kur Shuku kishte hyrë në kopsht e po fliste për fëmijërinë)
5- “Buzet  asaj i luejten si të dojshin me thanë diça. Shuku priti por ajo s’foli.” 41 (ajo pret çastin e duhur).
Dhe, ndërthurja e tri ndarjeve të kohës (e shkuar-e tashme-e ardhme) ndodh, kur nusja e re zbulon enigmën e saj: “Shuk, a s’po më njeh a?” 42 E ardhmja është e pranishme në tregim, pasi takimi me Dushen – që dëshirohet nga Shuku – vazhdimisht është në paralajmërim. (vijon në faqen 7)
(vijon nga faqe 5)
Skuqjet e nuses tregojnë se në një të ardhme të afërt, do të zbulohet identiteti i saj. Një e kaluar e largët që sjell një të tashme e që kjo dikton një të ardhme.
Në asnjë nga tregimet e marra në shqyrtim nuk kemi një të tashme të pastër. P.sh., ndjesitë e së tashmes së Shukut, Lecit, Vikut etj. nuk janë të tashme të pastra, sepse tek ato veprojnë ndijimet e kohës së kaluar, ndërsa te Shuku, dëshira për të mësuar për Dushen është e ardhmja (shpresa apo frika - sipas Plotinit).
***
Nocioni i kohës sipas Prust-it dhe Bergson-it (i lidhur me fëmijërinë dhe detajet si: kopshti, hëna etj.) i ka shërbyer Koliqit në këto katër proza për të ndërtuar një tekst modern edhe pse jo krejtësisht i kuptueshëm për kohën e tij. Me instrumentet që tani shkenca e letërsisë na mundëson, duhet të gjurmojmë më në thellësi të veprës letrare për të parë punën e kujdesshme që ka bërë një shkrimtar i madh siç është Ernest Koliqi.
SUMMARY
This study is about the application of two modern theories- unconscious memory of Marsel Proust and time as a continuity of Henry Bergson- in some short stories written by Ernest Koliqi.
The different perception of time viewed by Bergson and Proust has influenced on Koliqi’s prose. It was this impact that brought a new kind of narration. The improvisation that Koliqi does with the classical concept of time fragments gives to his writings more artistic values and qualities. In this study we can notice how the past, present and future are not given as pure referential concepts in Koliqi’s prose; these are mixed together. We can distinguish in between the interior and the exterior. In order to draw a distinction in between these time references, Koliqi  goes back to the childhood, through which he has developed Proust’s theory about regaining the lost time.
Koliqi has used such details which are so close to the albanian life, and particularly  shkodra’s life and traditions including its gardens and houses. In this way Koliqi has naturally merged the modern and the tradition.
Referenca:
“Hija e maleve“ (1929) dhe “Tregtar flamujsh“ (1935)
2 Kujtesa e pavullnetshme dhe  koha si vazhdim.
3 Hilushi (Koliqi): “Letra te hapuna nji te riut letrar”. Rev. “Shejzat”, Rome, nr. 4-6, 1970, fq. 101.
4 Përkatësisht: Fatbardha Hoxha për Henri Bergson tek: Rrjedhave të letërsisë së traditës. Shkodër, 2003, fq.43 si dhe Vangjel Koça për Marsel Prust-in tek: “Novela dhe noveliste”, rev. Tomorri i vogël, 1 mars, 1942, nr.5, fq. 8.
5 Sante Treré. Graziella Gallegati: Testi e instrumenti, Firenze, 2000. Përshtati: Vinçens Marku, në : Letërsi botërore moderne dhe bashkëkohore (kurs leksionesh). Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti akademik 2005-2006, fq.99.
6  Sante Treré. Graziella Gallegati: lit.e cit, fq. 69.
7 Bergson-i e dallon kohën e brendshme nga ajo e jashtme. Kjo e fundit është një kohë objektive, e matur me orë.
8 Sante Treré. Graziella Gallegati: lit.e cit., fq. 69.
9Republika Çulli: „Moderniteti-tonalitet dhe strukturë poetike në prozën tregimtare të E. Koliqit“, Uiversiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Studime shqiptare 14, Shkoder 2007, fq. 135.
10 Shih mendimin e Stefan Çapalikut në lidhje me psikanalizën te Koliqi: Studime shqiptare 3, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1995, fq.19.
11 Ernest Koliqi, Vepra 2. Prishtinë, 2003, fq.117. 12  Po aty, fq.243. 13 Po aty, fq. 118 dhe 121.
14 Duke e marrë të mirëqenë mendimin e Aurel Plasarit mbi konstatimin për lidhjet emocionale të Lecit-fëmijë me nusen e re. (“Qasje tregimit të Koliqit”, revista “Nëntori”, nr.3, shkurt, 1991)
15 Ernest Koliqi, vep.cit. fq. 247. 16 Po aty,  fq. 246v.  17 Po aty, fq. 205. 18 Po aty, fq. 205. 19 Po aty, fq. 206v. 20 Po aty, fq. 277 21 Po aty, fq. 281
22 Sante Treré. Graziella Gallegati: lit.e cit., fq. 97
23 E. Koliqi, vep.e cit. fq. 281
24 Khs. Sante Trere, Graziella Gallegati, lit.e cit., fq. 98.
25 Ernest Koliqi, vep.e cit, fq. 120 26 Po aty, fq. 205. 27 Po aty, fq. 243. 28 Po aty, fq. 280. 29 Po aty, fq. 15. 30 Po aty, fq. 279. 31 Po aty, fq. 113. 32 Po aty, fq. 281
33 Revista on-line “Admet”: Hiqmet Mecaj: “Modernizmi dhe mikrobotizmi”, pasthënie e romanit “Kukullat e pyllit” botuar ne vitin 2003.
34 Jorge Luis Borges: ”Koha”. Revista Aleph, gusht 1997, nr.2, fq. 35. 35 Jorge Luis Borges: po aty.
36 Ernest Koliqi, vep.e cit., fq.206. 37 Po aty, fq. 115. 38 Po aty,  fq.116. 39 Po aty, fq.117. 40 Po aty, fq.120. 41 Po aty, fq.121. 42 Po aty, fq. 121.
Nga Arjeta Ferlushkaj

“KANGET E PAKENDUEME”­ KODI I ARTIT ELITAR, NDRYSHE KUR SHKRUANTE MIGJENI, VETE ENVER HOXHA ISHTE KAPITALIST

(vijon nga numri kaluar)
Me të drejtë studiuesi ynë Dr. Moikom Zeqo e quan  Migjenin shkrimtari modern  me një fuqi konceptuale ende i pastudiuar si krijues ekzistencial dhe impresionist i madh,  ende i palexuar, i vetmi që mund të krahasohet me Forleanin, me Kërlezhën. Proza e tij konceptuale “Vrasja e Trumcakut”, mund të krahasohet me veprat më të mira të Kafkës, duke na dhanë një nivel konceptimi totalisht të pakrahasueshëm me bashkëkohësit e tij shqiptarë e më gjerë. Le t’i referohemi poezisë së tij “Kangët e Pakëndueme”: Një ambiguitet estetike­filozofik në kontekstin e një titulli poetik si vetë thelbi ynë: kënga dhe vaji, jeta dhe vdekja, “Kangët e Pakëndueme”, ku këngët janë forma, gjuha artistike, stili: arti i fjalës.
Ndërsa e pakënduemja plazmon si e keqja: mesazhi estetike­filozofik, vlerat ideore, “përmbajtja”, domethënia estetike që marrin jetë si: metafora, simbolika, alegoria e asaj që krijuesi përjeton duke i përcjellur tek lexuesi për të ushqyer ndjesitë e tij artistike, botën e tij, me misionin tejet fisnik që t’i ofrojë lexuesit atë botë që aspirojmë, d.m.th botën moderne, ku çajnë penat e mëdha si Migjeni ynë, pa u shqetësuar fare nga elitizimi që aktualisht ka marrë jetë si filozofia estetike apo shprehja e artit të vërtetë. Ja, sa bukur shprehet poeti: Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme / të cilat ende vuajtja as gëzimi s’i nxori / të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme / me shpërthye, me u këndue pa frikë e pa zori / ... (Vepra, “Kangët e Pakëndueme”, fq. 17)
Kangë të pakëndueme, kangë që nuk këndohen, sepse poetët nuk këndojnë në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Këto janë fjalët e poetit, ky është vokacioni i shpirtit. Poetët nuk janë të harresës.  Kjo vjen, sepse sa më  e lartë të jetë vetëdija për realitetin, për “baltën” që na rrethon, aq më e lartë është shkalla e dhimbjes, aq më e lartë është shkalla e pakënaqësisë, ndryshe shkalla e protestës.
Në çdo shoqëri dhe nën çdo ideologji ­, sipas Karlo Fuentes,­ shkrimtari është njeri jashtë ligjit. Ai është i pakënaquri i gjithmonshëm, i mospajtuari i gjithmonshëm, sepse janë pikërisht shkrimtarët, ata që e mbajnë gjallë vetë shoqërinë njerëzore duke mbajtur gjallë dyshimin në emër të progresit dhe jo të mohimit të tij”. Poeti është si fetari, Ai beson në një jetë të dytë, në jetën e poezisë, si fetari në jetën e përjetshme, shprehet Dritëro Agolli.”(”Korrieri”, më 28.04.2005).
Poeti akumulon, poeti endet, poeti sheh shumë. Ai përjeton  si dhimbje atë që ndjen në qenien e tij. Poeti i ngjan bletës. Çdo dhimbje e përjetuar artistikisht pasi ka rrokur unin e tij kthehet në vlerë universale. Poeti pyet: A do të vijë dita kangët me u zgjue?  Pra poeti kushtrimon, dyshon, por edhe beson. Ku duket besimi i tij? Por,a do të vijë dita kangët me u zgjua / Apo shekujt prapë me ne po tallen? / Jo, jo! Se liria filloi me lulzue / dhe e ndjej nga Dielli(alegorik)valën.(Vepra, cit. po aty)
Është komentuar sikur Migjeni pati ndjesinë e Diellit (alegorik) si metaforë e adhurimit të komunizmi: Një interpretim totalisht manipulues mjerisht deri në kohën tonë. Në qoftë se komunizmi manipuloi me veprën e Migjenit, po aq  dihet që sistemi “cungoi” edhe Naim Frashërin. Atij nuk iu botua as epopeja “Qerbelaja”, as vjersha të tjera si “Abaz Aliu”, një ndër më të bukurat e poezisë shqipe, sipas Dritëro Agollit”. Në fund të fundit  kjo s’të habitë, se të gjitha partitë politike në këtë botë motivohen pastër nga interesa pragmatiste duke patur “legjetimitetin” e mashtrimit në lojën me turmat, kurse te artisti sjellja me realitetin vjen krejt ndryshe: Arti është shpresa, është ëndrra që ka ardhur në këtë botë të plotësojë njeriun përballë bosh­it të frikshëm të qenies që vegjeton si zgafelle. Është kjo nevojë e brendshme që të çon tek ëndrra, që aq mjeshtërisht, siç e kam nënvizuar tek libri im “Kryqëzimi modern i gjenive”, e konfirmon gjeniu amerikan, shkrimtari i mirënjohur Bernard Shou: “Të jesh 20 vjeç e të mos jesh komunist, je pa zemër / të jesh 40 vjeç e të jesh komunist, do të thotë të jesh pa tru” (fq. 63). Kështu që edhe Migjeni patjetër si çdo qenie njerëzore, aq më shumë me dimension gjeniu kishte të drejtë të ëndërronte. Aspak nuk bëhet fjalë për një ëndërr real komuniste. Migjeni i drejtohet Diellit(alegorik) me atë ndjesi që e përdorte edhe Dostojevski: Bëhu diell, sepse tek dielli, tek përsosja e njeriut, presupozonte gjeniu rus, unë gjej vetveten, gjej të ardhmen e njeriut, gjej pra shpëtimin tim. A nuk shprehej edhe vetë Migjeni duke iu referuar “Otellos” (Shekspirit): “Trupi ynë është një kopsht në të cilin shpirti ynë është një kopshtar”.  (Vepra-Shekspiri “Otello”, fq. 327).
Migjeni nuk e përjetonte realitetin me ndjesinë e fronteve që frymëzojnë ideologjitë, por  me përmasat e dhimbjes që plazmojnë gjenitë: Thellë në veten teme kangët e mia jesin.../ e unë jam vullkani që fle i fashitun / por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qite / në një mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.(Vepra. cit. po aty).Kjo s’mund të ishte ndryshe, sepse edhe koha, kur shkruante Migjeni  për vetë lëvizjen komuniste shqiptare, qe shumë konfuze. Madje vetë Enver Hoxha deri në vitet 3O­të vërtetohet se kishte bindje të djathta liberale. Ai ishte njëri ndër propaganduesit e vendosur të veprës “Creer”(“Të krijosh”) të Edouart Herriot­it, kryetar i Partisë Radikal­Socialiste Franceze, një parti  centriste që shpëtimin e shoqërisë franceze nuk e mbështeste në përdorimin e dhunës revolucionare, si forma themelore e lëvizjes marksiste­leniniste, por në zgjidhjen demografike, ndryshe në rritjen e popullsisë dhe aspak në zhdukjen e sistemit kapitalist.
“Shqiptar është vetëm ai që mendon Shqipërinë. Pra për shqiptarin që mendon Shqipërinë dhe që e ka në thelbin e zemrës fatin e Shqipërisë, këndimi i këtij libri të Herriot­it vlen të quhet punë patriotike dhe kombëtare, theksonte E. Hoxha”­ sipas Prof. Dr. K. Frashrit (”Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri...”, fq. 223). Migjeni njihte simbolizmin, impresionizmin, ekspresionizmin e te tjerë. Në vijim poeti shprehet: O kangët që fleni reliket e mia / q’ ende s’keni prekur asnjë zemër të huej / vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija / unë­djepi juaj,ndoshta vorri juaj. (Vepra, cit. po aty).
Ja domethënia estetike­fikozofike e këtij kumti poetik: Poeti është i lindur për t’u sakrifikuar. “Vetë shkrimtari,­ thotë Kafka­, është arti i flijimit”. Poetët si qenie krejt të veçanta, spak të zakonshme, janë të prirur për t’iu përkushtuar deri në fund të jetës progresit njerëzor, përparimit të njerëzimit Kurse duke iu referuar “Poemës së Mjerimit” lexojmë vërtet vargje, perla poetike: Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme / asht e neveritshme, e keqe dhe e turpshme, / balli që e ka, syt’ që e shprehin, / buzët që më kot mundohen ta mshefin…(Vepra, “Poema e Mjerimit”, fq. 21)                          
Ç’është mjerimi në vështrimin estetike ­ filozofik? S’është aspak fjala për një protestë të instrumentalizuar si e karakterit thjesht politik, si njëfarë antizogizmi. Jo, mjerimi tek poema në fjalë përjetohet nga poeti krejt ndryshe, si një vizion estetike ­ filozofik universal. Migjeni shkruante për qenien njerëzore në tërësi. Ai nuk e kishte sensin e klasës. Pavarësisht se pati shokë të ngushtë Jordan Misjen dhe Kristaq Tutulanin, ky i fundit ishte edhe një poet i talentuar, por parë në të gjithë kontekstin e jetës dhe veprës së tij, Migjeni nuk i kalonte kufijtë e asaj ëndrre, që pati edhe  Sami Frashëri, socialisti i parë shqiptar, në Shkodër qe Shtjefën Ingrizi, çka tregon se Shkodra ka qenë veterania e socializmit shqiptar, kuptohet demokratik. Atëherë, në se ne e paragjykojmë sot, në demokracinë pluraliste, për këtë simpati Migjenin, ne duhet të paragjykojmë edhe Ajnshtajnin i cili shprehej: “E ardhmja e njerëzimit është socializmi demokratik”. Çfarë vërtetoi koha? Koha dëshmoi që Ajnshtajni pati të drejtë, që Samiu, ideologu i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, pati të drejtë, që Migjeni pati të drejtë: Epoka që po jetojmë, Integrimi, nuk është tjetër vetëm epoka e socialdemokracisë.
Le të stacionohemi për të lexuar poetikisht këtë vizion te “Historia e njërës nga ato”. Migjeni përjetoi me shumë dhimbje këtë fat të cilin si gjithnjë ai na e përcjell artistikisht si një fat të  përmasave universale, sepse poetët nuk e konceptojnë aq thjesht problemin. Në qoftë se skllavërimi modern i gruas shqiptare ishte një skllavëri kanunore, mesjetare, brenda familjes, skllavëri në kuptimin e plotë të fjalës ishte biznesi, makabër, pa skrupull, antinjerëzor me femrën, prostitucioni si industria më fitimprurëse aq, sa që në Paris në prag të Luftës II Botërore numëroheshin mbi 200.000 bordello, (sikur mjerisht në ditët tona numërohen rreth 30.000 prostituta shqiptare në Perëndim). Ndaj përmasave të kësaj skllavërie ai stigmatizon gjithë mekanizmat makabre, antinjerëzorë, të çdo kohe që fatin e gruas e plazmojnë si  “Historia e njërës nga ato”, fat të cilin nën trysninë e vuajtjes e të mjerimit, nën peshën e tjetërsimit, po e pësonte edhe gruaja shqiptare, sidomos ajo e qytetit. Përmes detajeve si gjetje artistike model, Migjeni, si prozator postmodern, thyen prangat e një miti tjetër, patriarkal, atij të “nderit të shtëpisë” si pronë e mashkullit:  Para “historisë së njërës nga ato”, ku vendos lufta për ekzistencë dhe jo slloganomania e moralit tabu, moralit fasadë, si dje si sot, kodi i nderit është kodi më fals, në qoftë se dinjiteti i gruas nuk vlerësohet si luftë e përpjekjeve reale të saj për plotësimin e vetvetes si njeri i lirë ... nënkupton poeti.
Gruaja meriton të jetojë me dinjitet kushtrimon Migjeni, por kjo nuk mund të arrihet pa shpëtuar nga “pushteti i arkapive”, i atij fundamentalizmi të tmerrshëm, si mur paragjykimesh, psikologjisisht, tabush apo filozofish që vazhdojnë mjerisht të na mbajnë të ndarë ner vedi, apo të skllavëruar brenda vetes, falë prirjes sonë anakronike për të prodhuar mite, pa injoruar këtu emergjencën për Çeljen e Arkapive shqiptare. Kullave të Ngujimit, një dramë totale aktuale tejet e dhimbshme dhe  skllavëruese po aq mbi jetën e  gruas shqiptare dhe një turp kombëtar i paprecedent, Gruaja sipas Migjenit  meriton të  nderohet në jetë si njeri i lirë dhe të përjetohet me po kaq dinjitet në art. Migjeni me përjetimet artistike ndaj fatit të gruas, ndaj fatit të fëmijëve, apo fatit te  të pambrojturve në përgjithësi shquhet si mjeshtër i fjalës artistike me vizion sa modern, sa postmodern, me një aktualitet permanent. Pamje të këtyre fëmijëve të mjerë, apo grave thuajse fatzeza po i përjetojmë aq bukur në ditët tona përmes reportazheve televizive brilante të Fatos Baxhakut në Top Chanell, por edhe në TV të huaja. “Parathania e parathanieve”e Migjenit jehon si një kushtrim ekzistencial për fatin tragji­komik të familjes shqiptare, e cila në epokën e Internetit, apo të Integrimit të Madh është e detyruar të respektojë kodin vrastar të “Kullës së Ngujnimit”, sepse “Ndër tru të njeriut zoti(dogma) galuç ka ndenjun.”, dhe ... Njeriu nuk e di / a asht zoti pjella e tij / apo ai vetë pjella e zotit..., ironizon poeti përmes  kësaj poezie.(Vepra,cit. fq. 5).
Në këtë vështrim Migjeni paraqitet universal. Prandaj themi që poeti i rrok të gjitha kohët. Pikërisht tek koeficienti gjenerues i mesazheve universale lexohet gjenialiteti i shkrimtarit. Prandaj të gjithë ata që e anatemojnë Migjenin, veprën e tij, që nuk e kuptojnë, apo nuk janë të lirë ta bëjnë këtë gjë nga  “zotërite e tyre”, dogma ideologjike, s’janë tjetër vetëm pengu i injorancës së tyre, aq më keq pastaj kur pranojnë të vetinjorohen si peng i skllavërisë në vetvete. Migjeni me penën e tij arrin të përjetojë dramën e madhe të njeriut në tërësi: sa si një konflikt brenda shpirtit të madh të poetit, sa si një konflikt tejet i dhimbshëm i njeriut brenda vetes, kur ... Ka ardhë një kohë / në të cilën njerëzit po kuptohen fare mirë / për me ndërtue Kullën e Babilonit ... (Vepra, cit. po aty); përpjekje, e ndezur, nën dritën e miteve postmoderne, shfaqur tashmë sa mes nesh, sa para qytetërimit botëror si krizë totale deri në rrënjët (tona) e tij si identitet ... Në këtë sens, Migjeni flet shumë, po aq vjen si një eksplorim i jashtëzakonshëm i energjive krijuese të shpirtit të tij prej gjeniu të vërtetë. 
Në librin tim “Korifenjtë në krizën e dritëhijeve” nënvizoj se po guxove ta prekësh Migjenin, “Rozafa” do të shikojë e egërsuar, sepse Migjeni është pjesë e domethënies sonë si identitet kulturor, si pjesë e panteonit tonë mbarëkombëtar krahas Fishtës, Gurakuqit, Mjedës, V. Pashës, Naimit, Nolit e te tjereve.
Le të jemi dinjitoz me veprën e Migjenit, për çka do ta ftoja edhe departamentin e letërsisë në fakultetin tonë, këtu në Shkodër, që të ndërtojë ura bashkëpunimi me kritikën letrare, apo faktorët letrarë në tërësi, sepse është e lehtë të mohosh vlerat tua, por është shumë e zorshme t’i dekodifikosh ato si pjesë e identitetit tënd si komb, kur nuk je i lirë brenda vetes. Pa këtë liri, pa këtë dinjitet profesional dhe civil ne nuk do të arrijmë kurrë të rrokim universin brilant migjenian “Moll’ e Ndalueme”. Ndryshe artin migjenian si kështjella në të cilën jo kushdo ka nderin dhe privilegjin të kështjellojë, të shijojë ... ­Arti i madh u takon atyre që janë të zotët për ta bërë, po aq për ta interpretuar­, nënteksti i poetit. Në qoftë se ti s’e kupton, apo ndjehesh trumcak para idhujve të tu pa krena, kur duhet ta mbrosh dhe interpretosh profesionalisht veprën e Migjenit, ky s’është faji i poetit, ky është faji yt, apo krisja jote si krizë prej skllavi modern në postmodernitet.
Kjo ngjet se, siç shprehet studiuesi i shquar spanjoll i letërsisë artistike, Damaso Alonso, “... kur një gjykim letrar ngrihet në rangun e dogmës nuk ka fuqi që mund ta rrëzojë ...” ( R. Qosja, “Tri mënyra të shkrimit shqip”, fq. 12)
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar

A mund të ekzistojë ndonjë përgjigje alternativë ndaj pyetjes: Përse vazhdon të ndodhë dhuna?

- Kushtuar ditës Ndërkombëtare kundër eliminimit te dhunës, 26 Nëntor-
Ne si qenie humane jemi mësuar të pyesim për çdo gjë duke përdorur pyetjen: Pse? Pse njerëzit bëjnë këtë apo  atë? Pse duhet që dy të rinj të planifikojnë  metodat se si të  kryejë një sulm vdekjeprurës ndaj shokëve të klasës së tyre apo të lagjes? Pse nuk e sheh ndonjëri prej nesh këtë problem që sa vjen e shtohet?  Pse nuk ndërhyn  askush  për ti parandaluar ata nga vrasja dhe lëndimet fizike që mund tu shkaktojnë njëri/tjetrit? Si mund ta parandalojmë  që gjëra të  tilla  të mos  ndodhin përsëri?
Ekspertët e krimit, shëndetit mendor, edukimit dhe shkencave sociale janë  të gjithë duke u përpjekur për të kuptuar rrugët e dhunës në shkollë dhe jashtë saj. Ata dalin pothuaj në argumentime  të përbashkëta .
E Para, dhe më shqetësuesja, është se qeniet njerëzore, ashtu si disa specie të tjera, janë tamam agresivë, të dhunshëm dhe vrasës për njëri-tjetrin, kanë në venat e gjakut arë që psikologu Freud e quan me të drejtë instinkti i vdekjes, që përkthehet me pak fjalë, njeriu ka tendenca për të shkatërruar gjithçka. Grabitqarët më të mëdhenj të njerëzve janë vetë njerëzit për të tjerët.
Pika e dytë e rëndësishme është që e gjithë dhuna nuk është e njëjtë. Disa tip dhune janë për shkak të sjelljes impulsive, disa për shkak të mos frenimit nga droga apo alkooli, disa për shkak të sëmundjes së rëndë mendore, disa për urrejtje, hakmarrje, ose ndëshkim. Se si individi  vret godet psikologjikisht apo fizikisht tjetrin është një kombinim kompleks i rrethanave, dhe është pothuajse e pamundur të dihet saktësisht “pse” për çdo akt të caktuar të dhunës. Ne e kemi të vështirë  të gjejmë   me të vërtetë  përgjigjen e plotë të “pse/ve” ndaj këtyre apo atyre që po dëgjojmë përditë nga media, ku adoleshentët dhe të rinjtë po përfshihen në nisma të rrezikshme për jetën e tyre dhe si rrjedhojë edhe ndaj të tjerëve gjithashtu. Mbetemi gjithnjë duke iu referuar alternativave që i ofrojmë hamendësimeve tona dhe informacioneve që marrim. Megjithatë, kjo nuk duhet të na ndalojë nga  përpjekjet për të kuptuar dhe për të parandaluar dhunën. Ne e dimë se jo të gjithë njerëzit janë dhunues. Dhe disa shoqëri janë më të dhunshme se sa të tjerat. Pra, çfarë dimë për rrethanat që rritin dhunën? Cilat vëzhgime janë të zakonshme në të gjithë kulturat dhe cilat janë specifike për historinë e prejardhjes tonë shqiptare?
1. Kur bëhemi të pandjeshëm  ndaj shkatërrimit  të jetës së tjetrit, dhe humbjes së ndërgjegjësimit, dhuna rritet. Kur shkatërrimi dhe dhuna e  rrethon dikë, vlera e jetës njerëzore mund të zvogëlohet dhe tmerri i jetës së  dhunshme mund të rritet. Në Evropë gjatë Sëmundjes së Zezë, deri në gjysmën e popullit në një fshat mund të vdisnin brenda disa muajve. Në Shqipëri p.sh, mungesa e përgjegjësisë së x personave përgjegjës bënë të mundur skandalin e Gërdecit dhe ata që mbijetuan, shumë shpejt u njohën me normat e dhunës dhe vrasjes. Pra me një  pandjeshmëri të tillë ndodh  kurdoherë dhunë. Shumë prej nesh bëhen të pandjeshëm ndaj  akteve të dhunshme, duke mos kuptuar efektet e vërtetë se çfarë kalon nëpërmjet mendjes dhe trupit të njeriut “Le të ndodhë”. Mbase dikush që sheh një x informacion nëpërmjet medies mund ti shqiptojë këto fjalë. Ja sa e madhe  mund të jetë ngrica e dukshme e personalitetit të akullt të ndonjërit prej nesh..
Të bëhemi pjesë e zgjidhjes: “Të mos e  shikojnë dhunën që transmetohet nëpërmjet media aq shumë. Ajo është kudo, por të përpiqemi për të shikuar më pak. Sigurisht në qoftë se ne jemi duke shikuar dhe dikush më i ri është në dhomë, ndërrojmë kanalin,  ti nxjerrim  ata jashtë dhe ndihmojmë  fëmijët e vegjël për të parë më pak dhunë. Ne mund të jemi në gjendje të kuptoni diçka është “vetëm televizive”, por një fëmijë të vogël nuk mundet. Përpiqemi të mësojmë diçka për ndikimin e vërtetë të dhunës. Le të dëgjoni nënën e një fëmijë të vrarë. Të gjejmë një shok/shoqe klase i cili ka humbur një prind ose vëlla për shkak të dhunës-e ndoshta ata mund të ju tregojnë se çfarë është me të vërtetë dhuna. Komuniteti pjesë e së cilit jemi, mund të ketë një të mbijetuar nga dhuna, shohim se çfarë  mund të na thonë. Të Mundohemi të shohim se çfarë e bën dhunën  të vërtetë. Një hulumtim i vogël mund të na mësojë më shumë për dhunën se sa një jetë e TV apo filmave.
2. Kur  jemi më të shkëputur nga njëri-tjetri dhe nga besimet e përbashkët që na bashkojnë, dhuna rritet. Pa u lidhur me të tjerët, ne kujdesemi më pak për mirëqenien e tyre. Kur ne ndajmë lidhje të përbashkëta të besimit dhe vlerave me të tjerët, ne jemi më pak të ngjashëm të jemi agresivë apo të dhunshëm për të tjerët në komunitetin tonë. Kur individët bëhen të izoluar, dhe pa disa lidhje me ata që ishin përreth tyre, dhuna rritet. Siç e dimë, duke qenë pjesë e këtij komuniteti që jemi, ne dimë raste kur të rinjtë janë  goditur me thikë për vdekje, dhe kur janë kapur nga policia kanë thënë me në gjuhë shumë ftohtë, “Unë e di se do shkoj në burg”.
Të bëhemi pjesë e zgjidhjes: “Të Bëhemi pjesë e diçkaje-në shkollë apo jashtë saj. Të Kalojmë  kohën me miqtë, në  veprimtari të strukturuara dhe jo-strukturuara. Të Diskutojmë, dëgjojmë, qeshim dhe të jemi së bashku. Koha me miqtë, familjen, shokët, dhe shoqet të nxisë marrëdhënie të shëndetshme sociale dhe emocionale. Gjatë kësaj udhe, të identifikojmë fëmijët e  izoluar ose të keqtrajtuar-të dimë  se kush janë ata. Ti gjejmë dhe ti përfshijmë ata në diçka. Ti shikojmë në sy, të bisedojmë  me ata në mes të klasës, apo  në një ambient social. Mund të jetë për tu habitur se si kjo përbën një rritje për ta dhe për ne .
3. Kur ne  lejojmë ideologji të urryera duke  bërë grupe apo klasa të njerëzve që të shihen si të ndryshëm, të këqij apo edhe më pak njerëzorë, dhuna rritet. Shumë shpesh, dhuna është e lidhur me urrejtjen. Besimet e urrejtshme të tilla si racizmi (jevg apo i bardhë), katolik apo mysliman, që i përket zonës rurale apo urbane, malësor e te tjera, paragjykime më mirë le të themi lejojnë që grupe  të tëra të dalin jashtë njerëzores. Sa më shumë që një  grup  i caktuar të  keqkuptohet,  aq më shumë mund të krijojë  frikë dhe keqkuptim. Në shkollat e mesme, kjo mund të ndodhë kur merr forma paragjykuese–(si p.sh kur formojnë grupazhet e tyre). Frika dhe keqkuptimi mund të çojë në fjalë të urryera dhe sjellje jo sociale madje deri të  dhunshme. “Ata ia filluan të parët. Nuk ishte faji jonë. U kemi thënë të mos na provokojnë..”Me të tilla komente mund të mbrohen  fare mirë adoleshentët të cilët janë në kërkim të formimit të identitetit të tyre.
Të bëhemi pjesë e zgjidhjes :Të  jemi jotolerantë ndaj  jo-tolerancës. Të mësojmë më shumë rreth feve të tjera, kulturave, dhe këndvështrimeve te të tjerëve. Të tregohemi të kujdesshëm ndaj besimit të  individëve të tjerë dhe jo ti përbuzim. Të parandalojmë  sjelljet që ulin dinjitetin, që janë poshtëruese, apo ngacmuese. Mos të qeshim me shaka që përdorin idetë të urrejtshme-dhe sigurisht të mos i përsërisim ato. Këto besime të urrejtshme janë si një kancer, ata nuk janë të mira. Ata mund të përhapen, pushtojnë, dhe shkatërrojnë. Ti Ndalojmë ato para se të shpërndahen. Në zemër të kësaj toleranca është respekti. Nëse ne e trajtojmë njëri-tjetrin me respekt, ne do të pasurohemi nga besimet e njëri-tjetrit në vend që të zvogëlohemi
4. Kur ne jemi nën ndikimin e alkoolit apo drogave, dhuna rritet. Alkooli bën që të gjithë njerëzit të sillen si budallenj  dhe disa njerëz të bëhen të dhunshëm. Një përqindje e madhe e dhunës impulsive  zhvillohet nën ndikimin e alkoolit apo drogave të tjera. Ky është një problem i veçantë me kalimin e kohës të parë ose atyre me  papërvojë në të pirë. Me pak përvojë duke matur efektet e alkoolit, të rinjtë shpesh pinë shumë, shumë shpesh, dhe në vende të gabuara.
“Unë nuk e mbaj  mend  pse ai filloi. Ne patëm pirë  shumë birra. Unë nuk mendova se do përfundonte në spital nga kjo”  Një koment nga një 18-vjeçar, djalë i cili ishte një nga tre që mundi një shok klase në një mbrëmje, pas një përleshje të bërë jashtë-me sa duket për një vend parkimi.
Të  bëhemi pjesë e zgjidhjes: Të qëndrojmë larg nga alkooli dhe droga. Të zgjedhim vendet qoftë edhe për të pirë një kafe, dhe të jemi me njerëzit që na njohin dhe u besojmë në vendet që janë të sigurta. Të qëndrojmë  jashtë rrugëve. Kurrë të mos i bëjmë presioni dikujt tjetër për të pirë. Le t’i bëjnë vetë zgjedhjet e tyre.
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqe 7)
Dhe të përgatitemi që të jetojmë me pasojat e zgjedhjes tonë. Sjellje të rritura sjellin pasoja të rritura. Shumë  të rinj vdesin çdo vit për shkak të ndikimit të alkoolit dhe shumë të rinj po vetëvriten duke shijuar ekstazën e  drogës dhe po u verbon gëzimin e jetës rinore..
5. Duke u bërë më efikas dhe praktikë ndaj sjelljeve vrasëse, dhuna rritet. Pesë mijë vjet më parë, një person i dehur, i izoluar, i urryer, mund të përpiqej të vriste, por mund të kapej me mjete në dorë. Nuk kishte asnjë pistoletë, asnjë armë automatike, dhe jo eksplozivë. Ata mund të vrisnin një ose dy persona rastësisht. Sot, në një moment  të vetëm tërbimi dhe urrejtjeje, një person me armë automatike mund të vrasë dhjetëra njerëz dhe mund të mbajë peng po aq. Sot, një person mund të përdorë bombë për të hedhur në erë një  ndërtesë dhe të vrasë me  qindra njerëz.. Sot janë  në dispozicion mjete shumë efikase për të mbjell dhunën. Dhe ne jemi praktikues. Dhe këtë po e shohim të praktikohet çdo ditë-lojëra me video, lojëra lufte-ne jemi duke u praktikuar në sjellje që kërkojnë për të vrarë.
“Ishte goxha e çuditshme. Unë vetëm ngrita pushkën dhe qëllova”. Këtë e dëgjoj shpesh tek fëmijët që rreshtohen pranë internetit dhe që përfshihen në lojëra të tilla. Pastaj fëmija i thotë fëmijës tjetër: shiko, ai është duke më shikuar mua Tani e qëllova përsëri por  ra poshtë. Unë vetëm po  përpiqesha  për ta paralajmëruar atë. Unë nuk mendova se do ta vrasë atë.”
Të  bëhemi pjesë e zgjidhjes: Të përpiqemi që tu ulim fëmijëve sasinë e kohës që kalojnë duke luajtur lojëra të dhunshme me video ose që  praktikojnë sjellje  vdekjeprurëse. Nëse ju shikoni fëmijët e vegjël “duke luajtur” në vrasje, shikoni nëse mund ti ndihmoni ata të gjejnë mënyra të tjera për të kanalizuar energjitë e tyre.
6. Ne kemi dyer që hapen lehtë për të përdorur  armët. Ka në dispozicion  armë  dhe mjete vdekjeprurëse në shoqërinë tonë. Pistoleta, pushkë, armë automatike janë të gjitha që mund të blihen  lehtë-legalisht dhe ilegalisht. Fëmijët dhe të rinjtë mund të marrin armët. Kur dikush është i zemëruar, i dehur apo që e kanë mbuluar ndjenjat negative të urrejtjes, arma e lejon atë të veprojë në mënyra  vdekjeprurëse, duke i privuar jetën tjetrit dhe duke u përfshirë në një veprim jo njerëzor dhe duke prishur e shkatërruar qetësinë familjare e publike... Prezenca e armëve dhe mjeteve të ftohta rrit probabilitetin e dhunës vdekjeprurëse.
“Babai im e  mbante pistoletën në sirtar pranë shtratit të tij. Doja të trembja një tip që më kishte fyer përpara të tjerëve. Kështu që unë e mora atë dhe vendosa të qëlloj”. Kjo është përgjigjja e një 21 vjeçar që ka vrarë një person tjetër po në moshë të re…
Të  bëhemi pjesë e zgjidhjes: Mos të  luajmë me armë. Asnjëherë të mos  marrim armë në shkollë apo me vete. Asnjëherë të mos ngatërrojmë pijen  me  të shtënat. Dhe në qoftë se familja jonë ka një armë, duhet ta ruajmë atë në një vend të sigurt për ta mbajtur atë larg asaj që mund të sjellë telashe dhe probleme 
Përfundim
Ndërsa ne nuk mund të kuptojmë pse/në,  ne nuk do të  dimë si  mund të ndihmojnë parandalimin e dhunës. Ne nuk jemi të pafuqishëm. Ne e dimë që duke vepruar  në këto gjashtë fusha mund të ulim dhunën, por jo vetëm kaq. Secili prej nesh luan një rol dhe mund të shtojë alternativa të tjera  shumë të dobishme që mund të na vijnë në ndihmë çdonjërit prej nesh. Ne jemi të gjithë pjesë e një zgjidhje të dhunës në shkollë, ne familje, ne ambient dhe në çdo fushë të jetës.
Përgatitur nga:  Suela NDOJA

28 NËNTORI, DITA E SHPALLJES SE PAVARESISE

-Opinione historike-
Te gjithë e dije se, kjo date na kujton Pavarësinë, por për autoret real dhe konsekuente te shpalljes se kësaj Pavarësie, te imponuar nga fuqitë e Mëdha, kemi shumë versione, te cilat historiografia shqiptare asnjë here nuk i ka dhanë ne mënyrë transparente. Dalja nga pushtimi pese shekullor osman nuk asht trajtua ne baze te vërtetës. Nuk ishin vetëm lëvizjet antiosmane, lufta e shqiptareve, qe na çoi ne shpalljen e Pavarësisë, por ishte edhe Lufta e Pare Botërore, e mbi te gjitha, Lufta Ruso-Turke(1877), ajo qe u bë shkaktare për shkatërrimin e Perandorisë Osmane.
Ajo qe dua te theksoj është pjesa e pa trajtuar me pare nga historiografia e jone konformiste, dhe aspak transparente. Këtë mendimin e argumentoj me faktin, se: “... vështirësia e identitetit dhe roli i faktorit fetar, nuk është trajtuar qarte”. “Një vlerësim dhe vështrim me i kujdesshëm do te nxirrte ne pah një identitet qe luhatet plot shqetësim ndërmjet … Perëndimit dhe Lindjes ne zonën transitore, midis oksidentit dhe orientit te madh Aziatik”, një fare toke te askujt, aspak evropiane, porse aspak aziatike”.(Referenca: Victor Nenmunn-The Tempation of Homo Europarus Nj. 1993)
Jemi krenar ta themi se gjate sundimit turk i shërbyem Perandorisë me besnikëri, duke ruajtur ne te njëjtën kohe te pastër dhe te pa prekur patriotizmin tone shqiptar”. Kështu shkruante Ismail Kemali ne kujtimet e tij, i cili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë me 28 Nandor 1912, me te drejte, se gjate pjesës me te madhe te jetës se tij kishte mbajtur poste mjaft te larta ne administratën Otomane, duke qene pinjoll i një familje qe prej shekujsh qe i kishte shërbyer me devotshmëri asaj Perandorie. Te fjalët e Kryeministrit te qeverise se Pare shqiptare, ç’është e vërteta, te shkruara e te botuara ne anglisht diku ne Evrope, ne muzgun e jetës se tij, gjejmë se paku një pjese te arsyes, perse shqiptaret, i kishin rezistuar fillimisht pushtimit turk me shumë se malazezet apo serbet, pa përmendur këtu greket, ndërsa ne shekullin e XIX, atëherë kur pjesa me e madhe e popujve te tjerë te rajonit filluan lëvizjet e tyre çlirimtare, befas u gjendem ne anën tjetër, aq sa dhe ne përfytyrimin e popujve fqinje, por dhe te Evropës, konsideroheshin shpesh here ne mos si turq, si aleatet natyrale te turqve ne Ballkan! Kthimi i pjesës me te madhe te shqiptareve ne islamizëm mund te konsiderohet, si e konstaton edhe historiania amerikane, Barbara Jelaviç, një studiuese e njohur te historisë se Ballkanit, një nder faktorët qe kane kushtëzuar e ndikuar me shumë rrjedhën e historisë se shqiptareve gjate shekujve te fundit. Dhe kjo, është një nder faktorët kryesor, ndonëse jo i vetëm, qe shpjegojnë vonesën e krijimit te një ndërgjegje nacionale krahasuar me popujt fqinje. Si do qe te jete faktori-fe përbënte pa dyshim një nder pengesat me serioze ne rrugën e ndërtimit te një identiteti nacional Shqiptar.
Eqrem bej Vlora, thekson: “Botëkuptimi i shumicës dërmuese te shqiptareve ne vitet 1900-1906 ka qene për te ardhur keq. Askush nuk e ndiente veten pjesëtar te një populli; kudo qe ishte popullsia ndahej ne dy kampe, te ndare dhe te prere si me thike. Ne njërën ane bënin pjese ato tri te katërta qe pyetjes se çfarë ishin i përgjigjeshin(turk-elhamdyrillah-turk i qofshim fale Zotit), gjë qe natyrisht nuk duhej kuptuar ngushtë, nuk duhej marre ne kuptimin e një përkatësie etnie, por te një përkatësie fetare. Çereku tjetër, shqiptar ortodoks dhe shpesh here dhe katolike quheshin gjaure, emërtim qe jo vetëm i përçmonte, por dhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje do te thosha i huaj. Një shtrembërim i tille i gjendjes reale ishte hapi i Pare për përçarjen e popullit shqiptar dhe një parapërgatitje për gllabërimin e këtyre pjesëve te ndara arbitrarisht te një populli nga etni te tjera, te huaja dhe armiqësore kundrejt shqiptareve. Pikërisht për te luftuar këtë shkombëtarizim qe po përparonte vazhdimisht prej një shekulli, u ngrit Lëvizja Kombëtare Shqiptare”. (Referenca: “Arratisja nga burgjet e historisë”-P. Misha, Tirane, v. 2008).
Ne kushtet e kësaj psikologjie, kur i sëmuri i Bosforit, ishte ne grahmat e fundit, u përgatitë terreni për shpalljen e Pavarësisë, për te cilën është folur dhe shkruar me dhjetëra here nga autore te ndryshëm. Ne këtë shkrim do te mundohem te mos përsëris ato qe janë thane deri me sot, por nuk mundem te ndalem pa theksuar, se si u krijua qeveria e Pare e shqiptareve: Për këtë i referohemi: Letër këmbimit Skendi-Kruja, marre nga arkivi, me adresën e Stavri Skendit: 949 West end ave, apt. 10-B Newyrk 25, NY, 5 Tetor 1953. Përgjigja e pyetjes se profesor Stavo Skendit, ne lidhje me shpalljen e Pavarësisë qe i drejton Mustafa Merlies(Krujes), është si vijon: “Ne marrëveshje me Vjenën dhe Romen u zgjodh si seli e Kuvendit Vlora. Arritëm ne Vlore, e s’mbaj mend sa dite na u deshën te prisnim derisa u  mblodh shumica e delegateve. Për historianin janë tepër te interesuara verbalet e atij kuvendi te shkruar shkurtazi, se natyrisht pa stenografi. Po, ç’i do verbalet? Mjaftojnë edhe ato dy radhe te vendimit, shkruar e përgatitur qe përpara shqip nga dor’ e Luigj Gurakuqit dhe turqisht nga ajo e Ismail Kelmalit, për te kuptuar se ne ç’atmosferë kombëtare u shpall Indipedenca jone. Do te formohej qeveria e Pare e Shqipërisë indipendente. Ju la ne dore Kryetarit natyrshëm zgjedhjes se ministrave. Kur iu paraqit prej tij lista, na te rinjtë u shtangem fare, na u duk vetja para një kuvendi turqish: asnjë i krishtere mbrenda, vetëm një varg bejlerësh dhe ndonjë pashallarë mbrenda. Për te qene ma i përpikte, harrova se paraqitej ne atë liste vetëm një ëmën i te krishteri, si i nënkryetar, një prift, patriot i shquar, dom Nikolle Kaçorri pranë një hoxhe, myftiun e Dibrës. Protestimet qene te forta dhe te pa hijshme para plakut te Vlorës dhe patriotit te shquar. Por s’kishim si te bejshin ndryshe, s’e përmbajtëm dot veten na te rinjtë, myslimane e te krishtere, pa bërtitur: “Ç’bëjmë këtu, një Turqi te dyte?!” E kuptoi menjëherë i gjori plak-Ismail beu gabimin e madh qe kishte bere, sigurisht nen ndikimin e je mendësie te formuar prej një trashëgimie te gjate politik e familjar, nga një ane, dhe nga tjetër n’ atmosferën psikologjike qe mbretëronte aso kohe mbi popullin shqiptar. Plaku e tërhoqi listën e tij dhe iu lut kuvendit qe ti propozonte ai vete kandidatet për ministra. Kështu u vunë n’ atë liste edhe tre patriote te mëdhenj si Luigj Gurakuqi, Lef Nosi dhe Pandeli Calja. Tashti, Shqipëria ishte me vete, për te paren here mbas Gjergj Kastriotit, Flamuri i këtij Fatosi valonte dite e nate mbi selinë e qeverise nder sytë e patrioteve te mallëngjyer, nder zemrat e te cilëve nuk duhej te zinte vend tjetër gjë veç dashurisë e vёllazёrisё me shoqi-shoqin, dhe kujdesit për Atdheun e fituar”.
Këtë përgjigje te shkurte i jepet Mustafa Merlikes, Stavri Skendos-profesor ne universitetin e Kolumbias ne SHBA. E vetmja gjë qe te bën përshtypje, nëse është ashtu siç e trajton autori Merlika, është: si ka mundësi qe Ismail Bej Vlora, te “harronte” krahun e djathte te tij-Luigj Gurakuqin dhe këtë “harrese” ta çonte ne Kuvendin e Vlorës!? Pyetja e dyte shtrohet: Si ishte e mundur qe Qeveria e Pare shqiptare ta drejtonte një njeri qe nuk dinte te shkruante as emrin e tij ne gjuhen e Popullit te tij?!
Duke e përfundua këtë shkrim, do te uroj me gjithë zemër, qe 28 Nëntori i këtij 97 vjetori, te na ndriçoje mendjen, dhe te mos përsëriten gabimet apo fajet e para ardhësve tane.
Ne te njëjtën kohe ju uroj bashkatdhetarëve, kudo qe janë, 97 vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa, bashkëqytetarëve shkodrane, bashke me urimin e 28 Nentorit, ju uroj “krenarinë” për trimin dhe intelektualin qe ka lind ky qytet, te madhin e te pa përsëritshmin, “Emblemën” e Pavarësisë, Luigj Gurakuqin.
Nga Mark Bregu

NJË LIBER I “VËSHTIRË”

Me datën 31 Tetor 2009, ne Bar “The Red Briks”, nga Forumi Intelektual shqiptar-dega Shkodër organizoj dhe zhvilloj ceremoninë e paraqitjes se librit “Ne nuk jemi me fëmijë”, te autorit tashme i bere i njohur për qytetin e Shkodres, Lek Nike Imeraj.
Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete te fushave te ndryshme te jetës shkodrane. Ceremoninë e hapi, Kryetari i Forumit intelektual shqiptar për degën e Shkodres, prof. Gezim Uruçi, i cili pasi beri prezent qëllimin e kësaj ceremonie dhe ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, i dha fjalën redaktorit te librit, Mjeshtrit Fadil Kraja. Ai ne mes te tjerave u ndal: “... Sot rinia, ne stinën e arte te jetës, edhe romantiken e ka te ndryshme nga brezi paraardhës. Nostalgjia, ëndrra janë ulur me këmbë ne toke dhe ndoten e zgërlaqen përballë realitetit. I riu sot kërkon te dije, te veproje, dhe e thotë, e shfaq atë qe dikur paraardhësit e tij nuk guxonin ta bënin. Dhe çka me shume se afeksioni, dashuria e pse jo edhe seksi i shqetëson me shume te rinjtë? Ky shqetësim i përjetshëm dhe i hershem i çdo breznie, pra i shoqërisë njerëzore, tek i riu kontemporan ka marre vërshim galopant. Dhe, natyrisht gjate këtij vërshimi, bëhen gabime, ka rreziqe nga me te ndryshmet e rinise. Duhet ruajtur nga këto rreziqe. Cilët janë shqetësimet e rinise se sotme dhe cilët janë rreziqet prej te cilëve duhet ruajtur e pasur kujdes, tregohen bukur dhe me thjeshtësi ne librin “Ne nuk jemi me fëmijë”(Pubertet, dashuri, seks, partneritet) te autorit simpatik dhe interesant Lek Nike Imeraj”.
Fjalën e morën dhe te tjerë, mësues dhe nxënës te shkollave te mesme, adoleshent, te cilët e vlerësuan librin si një dritare e nevojshme për moshën e tyre. Ata theksuan, se këtë libër e kemi lexuar brenda natës, ne te gjetëm vetveten, e te tjera. Pati dhe mendime te tjera pozitive për guximin e autorit ne trajtimin e kësaj teme mjaft tabu ne mjediset familjare edhe sot qe posa kemi hyre ne shoqërinë e hapur.
Fjalën e mori edhe Aleks Dushi, i cili ne mes te tjerave u ndal:  “.... Dashuria si element qe i jep kuptim jetës është me tepër e fshehte se publike. ... kur thellësia e shpirtit po humbet ne labirintet e një kulture viktimë te zhvillimit industrial është e domosdoshme qe ne te kemi një formim tjetër ne mënyrë qe fëmijët tanë te përballohen lehte me atë qe sot quhet modernitet. ... s’jam i sigurt nëse është progres apo regres, por ama një gjë është e vërtetë, ajo është dhe ne duhet te përballemi me te. Ja pse e vlerësoj këtë libër. Ne mënyrë figurative, kur flasim për edukimin e te rinjve e gjithë veprimtaria jone i ngjet një rruge te pashtruar, gjithë gurë e ferra, ne te cilën shpesh here rrezohemi, na grisin ferrat apo biem ne balte. ... por ky libër na mundëson te fillojmë ta shtrojmë këtë rruge. Kjo rruge done dije, aftësi sa pedagogjike aq dhe intelektuale te thjeshta e te kuptueshme e mbi te gjitha aftësi ne komunikimi. ... Libri është për te rinj, për prindër e edukator ndoshta dhe për shtetar e politikan. Mua me ngjet me shume me një, le ta quajmë manual, ku gërshetohen elemente te sjelljes, te përshtatjes, këshilla mjekësore, përfundime shkencore, e them me nen teme: “Libër për fëmijë,e prindër e  mësues” ...”.
Disa mendime te mija
Leka, paraqet para lexuesit, librin e tij te katërt “Ne nuk jemi me fëmijë”. Te katër librat e tij janë dale nga një pune shkencore dhe kane vërtetë një përmbajtje shkencore, se çdo kapitull i secilit libër, qe nga kapitulli i pare i librit te pare, qe titullohet “Ambicie” dhe deri te kapitulli i fundit i librit te katërt qe titullohet “Konfliktet ne partneritet dhe zgjidhja paqësore e tyre” janë studime me vete dhe qe mund te përgatiten dhe zhvillohen simpoziume shkencore për secilin kapitull me vete. E theksoj këtë, se puna e Lekes, është e madhe, është shume e vështire, por mendoj se ia ka arritur qëllimit mire.
Këto dite kemi pasur rastin te debatojmë me shoke te moshave dhe kulturave te ndryshme, dhe nëpërmjet këtyre debateve jo radhe ka dale se ne jemi shume larg shoqërisë moderne, shoqërisë demokratike, shoqërisë se emancipuar, shoqërisë se hapur ne themel te cilit janë vlerat e individit. Dhe jo vetëm kaq, por ky individ, ky komunitet a është i ndërgjegjshëm për gjendjen, për problematiken qe ka dhe nuk i vjen aspak keq qe ti publikoj dhe te kërkojë ndihme për zgjidhjen e problematikes individuale apo te komunitetit qe bën pjese? Vetëm kur te arrihet niveli i emancipimit te shoqërisë, mund t’i japim përgjigje te plote këtyre shqetësimeve, dhe atëherë do te kemi me pak sherre, me pak konflikte, me pak vrasje dhe me shume dashuri për njeriun.
Ne këtë libër janë tete kapituj, me 66 nënkapituj, dhe secili me interesant se tjetri. Duket se secili vihen ne gare se kush prej tyre është me i pare, kush prej tyre zë vend me shume ne jetën tone, ne jetën e secilit, ne jetën e çdo familje dhe komuniteti. Te tre librat e fundit ne themel te tyre kane marrëdhëniet femër mashkull, kane ne themel edukimin ne familje dhe ne komunitet te secilit, qofte ky fëmijë, adoleshent, qofte ky i ri, qofte ky i rritur. Për te argumentuar këtë, mund te japim një përcaktim te jetës sonë ne këtë mënyrë: Ne dyert e banjave te shkollës fillore shkruhet: “meshkuj” dhe “femra”. Ne shkollën e mesme shkruhet “djem” e “vajza”, ne tren “burra” e “gra”, ne llixha “zotërinj” e “zonja”. Dhe Fabio Fazio thotë: Mos valle kjo është metafora e jetës?!
Ne duke u rritur, harrojmë se kemi qene ne shkolle fillore, ne 9-vjeçare, ne shkollën e mesme apo ne shkollën e larte, se ne jemi rrite dhe jemi bere familjare ne një moshe te caktuar, se jemi bere me fëmijë, se i kemi rritur, se ata u bën me fëmijë dhe ne jemi bere gjysh e gjyshe, se ne u plakem dhe … Dhe mundohemi te edukojmë fëmijët nëpërmjet “mashtrimit”, duke mos ju treguar radhe here te vërtetën dhe duke ju thënë ne çdo rast si një slogan te mërzitshëm… e kur kemi qene ne, e kur kem qene ne, e ato “e-ë” nuk kanë te sosur deri sa bëhemi te mërzitshëm dhe bajat para fëmijës sonë, gjakut tone. E tmerrshme. Ka qene dhe është e tmerrshme te edukosh fëmijën duke mos qene i sinqerte.
Ne vitin 1980, ne Njësinë qe drejtoja ne atë kohe ne Has, zhvillohej konferenca e Rinës se Njësisë. Ne pushim te seancës se pare, me afrohet një ushtar nga Tirana dhe me kërkon ti ndez cigaren! Ishte jo pak e habitshme dhe e guximshme qe ushtari te afrohet te Komandanti i Brigadës dhe aq me pak ti ndez cigaren ushtarit Komandanti i Brigadës! E prita me kureshtje, me përkëdhelje, me dashuri, qe ai te ishte i lirshëm para meje, i ndeza cigaren dhe pasi i ndeza cigaren me tha: “Shoku Komandant, e ndjeje shpirtërisht se bëni te gjitha përpjekjet te na edukoni, por duhet te keni parasysh, se ju nuk mund t’ia arrini plotësisht qëllimit, ne qofte se nuk uleni ne moshën tone, se duke u ulur ne moshën tone do te kujtoni plotësisht ato qe keni kaluar kur ishit ne këtë moshe dhe vetëm atëherë do te bëni përpjekje te na plotësoni ato nevoja qe i duhen rinise te argëtohet dhe te edukohet, e te tjera e te tjera ...”.
Këtë mesazh na sjell Leka nëpërmjet këtij libri. E keqja ne përgjithësi, kudo, ne familje, ne lagje, ne fshat, ne krahine, ne qytet, brenda një shteti apo një nacionaliteti, dhe ne bote vjen gjithmonë nga injoranca! Ne përgjithësi injoranca vjen nga mos dija, por jo radhe edhe nga ata qe janë me shkolle, qe janë me tituj shkencor. Kjo mos te na çudisë, se është një realitet i pa diskutueshëm. Ne, prindërit-baba dhe nena, a duhet te merremi me edukimin e fëmijëve? Te gjithë themi me zë te larte: Po. Ç’ është kjo pyetje?! Roli i prindërit ne edukimin e fëmijëve nuk është vetëm ne sigurimin e kushteve te jetesës për tu rritur, se ajo është gjeja me minimale e mundshme e detyrës se prindërit ndaj fëmijës. Por, duhet te merresh me boten shpirtërore te fëmijës, qe ai te shikoje tek prindërit: shokun apo shoqen e ngushte, te shoh besnikun dhe te sinqertin, te shikoj idhullin e tij, ku jo vetëm ta ketë mbështetje për gjithçka, por edhe te besuarin, ne  te cilin pa frike, pa ndrojtje ti rrëfehet për te gjitha te bëmat e tij qofshin te mira apo te këqija. Leka na thotë, se te tille duhet te jemi, ne qofte se fëmijët tanë do ti rritim dikush për veten e tyre dhe për vete shoqërinë.
Leka jep shume informacion mbi çdo periudhe te rritjes se fëmijës, veçanërisht me rritjen e djalit, ne rritjen e vajzës. Mbi seksin e tyre e te tjera e te tjera. Për gjithë këtë informacion, fëmija mësues te pare duhet te këtë prindin, pastaj mësuesin e shkollës, dhe ne fund te ketë shoqërinë. Por, për te realizuar këtë, duhet te kesh dije, te lirohesh nga paragjykimet dhe emocionet e prindërit para fëmijës. Pra, ne nuk duhet te kemi frike te njohim fëmijën, dhe fëmijën nuk mund ta njohësh ne qofte se nuk ulesh ne moshën e tij, duke kujtuar ato qe ke kaluar vete.
Çfarë na mungon qe mos te punojmë ne ketë mënyrë me fëmijët?! Na pengon mungesa e emancipimit vetjak dhe shoqëror, na pengon konservatorizmi, na pengon një sëmundje shume e madhe dhe e keqe, sëmundja e opinionit! Me shume vrasim mendjen, se çfarë do te thonë te tjerët për mua, se sa për te zgjidhur problemin qe ka lindur. Kjo tregon edhe një here mungese emancipimi. ”Fëmijët njohin vetëm një dimension te jetës, te sotmen. Logjika e tyre, pra e fëmijëve, akoma e pazhvilluar, nuk iu mundëson te njohin tre dimensionet e jetës, te djeshmen, te sotmen dhe te nesërmen”, thekson Leka ne fq. 21. Ne shqetësohemi me te drejte kur fëmija shkon ne rruge te keqe, dhe për këtë Leka, ne fq. 31 thekson: “Nuk duhet përjashtuar mundësia qe klika te luaj edhe rol negative për fëmijën tuaj. Me tepër kjo ndodh kur fëmija nuk ka asnjë ambient te ndershëm dhe te ngrohte familjar”. Leka nëpërmjet këtij libri e përcakton rolin e prindërit ne edukimin e fëmijës ne te gjithë dimensionet konceptit qe përfshin edukimi. Ne faqen 28, Leka thekson: “Ne jetojmë akoma epokën e ngujimit ne kulla për gjakmarrje”. E tmerrshme! Te na vije mire apo te na vije keq, ky përcaktim është real dhe shume i hidhur. Por me e keqja është se, ne,  te shkolluarit rrime e heshtim. Jo ne pak raste themi mire ju be, se e ka merituar. Ne jemi qe nuk ngrihemi ne këmbë, qe me çdo kusht te shfuqizojmë te gjitha strukturat qe jetojnë me abuzimin e këtij mentaliteti te një shoqërie primitive, qe ne themel te saj është institucioni i “vetëgjyqësisë”. Është shume interesant  dhe ne këndvështrimin tim e papranueshme, e paimagjinueshme, qe jo pak jurist, intelektual janë çuar ne këmbë për te zbërthyer dhe mbrojte këtë te drejte zakonore primitive, qe përfshihet ne atë qe i themi “Kanuni i Leke Dukagjinit”. Duke pranuar atë teze, se Leke Dukagjini i III beri kanunin, jo vetëm qe tregohemi injorant, por me këtë injorance shkaktojmë një dëm shume te madhe, se jo vetëm qe këtë te drejte zakonore se ka shkruar Leke Dukagjini i III, por kthejmë shoqërinë rreth gjashte shekuj prapa, dhe me këtë mentalitet jo vetëm duhet shume pune për tu emancipuar, dhe ajo dite do te vije vone, dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për shoqërinë tone.
Informacionin dhe mesazhin qe sjell tek ne, Leka, i përkasin shoqërisë te emancipuar, por ne te njëjtën kohe na thotë: Noti mësohet duke u futur ne ujë, çka do te thotë se nuk duhet te presim te emancipohemi dhe pastaj te merremi me informacionin qe na jep Leka. Jo. Kurrsesi jo. Jeta vijon ashtu siç ka ece ne çdo kohe historike dhe ne çdo brez. Edhe këto mesazhe janë pjese e emancipimit te shoqërisë, qe pjese e saj është edhe Leka, se mos te jete bere i tille nuk do kishte arritur te na japi libra edukimi me përmbajtje te thelle, por as nuk do te kishte guxuar ta paraqiste para lexuesit, se do ta kishin “shqyer”, çka tregon se edhe ne kemi arritur një nivel emancipimi te nevojshme për te kuptuar informacionin dhe mesazhet qe jepen.
Nuk me mbetet gjë tjetër vetëm: te urojme secilin  te jete vullnet mire ne realizimin e asaj qe i themi shpesh neper bisedat tona, qe te emancipohemi sa me shpejt, se vetëm ne këtë mënyrë do te kapërcejmë kohen e humbur, do te kemi fëmijë me te edukuar, shoqëri me te ndërgjegjshëm për misionin e saj.
Ju faleminderit Leke, qe na dhe mundësinë te shfaqim disa mendime për këto probleme mjaft te rëndësishme dhe ne te njëjtën kohe shume delikate.
Nga Ndue Sanaj

Refleksion mbi festimin e 28 dhe 29 Nëntorit

Ne Tirane, Presidenti i Republikës, garanti i Unitetit Nacional dhe i zbatimit te kërkesave Kushtetuese, se bashku me Kryetaren e Kuvendit dhe Kryeministrin e Vendit, me forcat e tjera te djathta, marrin pjese ne festimin e 97 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë nga pushtuesi shekullor- Perandoria Osmane, dhe ne 65 vjetorin e Çlirimit te vendit nga pushtuesit fashiste e naziste, ne një date te vetme, me 28 Nëntor, duke vijuar ne mohimi e datës se çlirimit, datën 29 Nëntor!?
Edhe drejtuesit e majte, shkojnë për te festuar ditën e Pavarësisë se Shqipërisë ne Vlore, por edhe këta te ndare, njeri nga “hudhra” dhe tjetri nga “qepa”.
Edhe ne Shkodren tone, autoritet lokale, te Këshillit te Qarkut, te Prefekturës dhe te Bashkise, te shoqëruar nga forcat politike te djathta, me datën 28 Nëntor 2009, pranë mjedisit te Bashkise, ben ngritjen simbolike te Flamurit, vunë kurora pranë monumentit te Luigj Gurakuqit, pavarësisht se ndonjë force politike nuk donë ta nderoj këtë figure te madhe shqiptare, vunë kurora tek varret e Rrmajve, tek memoriali i dëshmorëve te “2 Prillit”, ne varret e tyre dhe ne varret e dëshmorëve, duke respektuar dy momente jashtëzakonisht te rëndësishme për popullin shqiptare: Ditën e Pavarësisë dhe te Çlirimit ne te njëjtën date.
Ne anën tjetër, nen drejtimin e Komitetit te Veteraneve dhe Organizatës se Dëshmorëve, dhe te shoqëruar nga forcat politike te majte, me datën 29 Nëntor 2009, zhvilluan ceremoninë përkujtimore te tre momenteve te rëndësishme, si: 97-vjetorin e Pavarësisë, 65-vjetorin e Çlirimit te Shkodres dhe te gjithë Shqipërisë, dhe te krijimit te Brigadës 27 Sulmuese. U vendosen kurora ne memorialin e Br27S. Ne këtë rast, u pa një risi e re, ishte prezent banda frymore e qytetit e drejtuar nga maestro Kujtim Alia, e cila dha marshe partizane dhe himnin e Flamurit, qe pavarësisht se është një element i vogël, por me një domethënie te madhe drejt emancipimit te mëtejshëm te politikes ne raport me shoqërinë. Pastaj, pjesëmarrësit shkuan ne Teatrin “Migjeni”. Ne këtë rast, Kryetari i Komitetit te Veteraneve-dega Shkodër, Qemal Llazani, mbajti fjalën e rastit. Ne mes te tjerave u ndal: “… Me mijëra janë luftëtarë qe ranë për liri ne lufte e kryengritjet e mëdha te viteve 1910-1912 … te udhëhequr nga Hasan Pristina, Luigj Gurakuqi, Isa Bolentini, Dede Gjon Luli, Bajram Curri, Idriz Seferi, Azem Galica, Mmehmet Shpendi e shume te tjerë. Kryengritjet antiosmane te këtyre viteve çuan ne shpalljen e Pavarësisë Nacionale. Me 28 Nëntor 1912, ne qytetin e Vlorës, Patrioti Ismail Qemali me bashkëpunëtoret e tij ngrit Flamurin Nacional dhe shpalli Shqipërinë me vete. … Shqipëria ishte nder vendet e para te Evropës qe u përfshi ne flaken e Luftës se Dyte Botërore. Me 7 Prill 1939 nga Italia Fashiste u pushtua Shqipëria. Përpjekjet për çlirim ishin te jashtëzakonshme. Heroizmi i djemve dhe vajzave te popullit shqiptare ishin te panumërta. Ato filluan ne Shkodër, me Epopenë Legjendare  te 22 Qershori 1942, te tre heronjve te Shkodres, vijoj ne tere Shqipërinë dhe përfundoj po ne Shkodër me çlirimin e tij. Momentet e Luftës Nacional-Çlirimtare janë te panumërta. Deri me 10 Korrik 1943 u krijuan 10-tra çeta e batalione Partizane, sa  detyruan udhëheqjen e Luftës te krijojnë ne këtë date  Shtabin e Përgjithshëm te Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, i cili arriti te drejtoj rreth 70 mije Forca Partizane, te rreshtuara ne 17 brigada, ne 6 divizione, ne 3 Korparmata, ne 3 Komanda Qarku dhe ne shume njësi te tjera territoriale. Ne këtë lufte humbjet e popullit tone ishin te mëdha, nder me te mëdhatë ne raport me numrin e popullsisë. Gjate 5-vjetëve te Luftës, janë arrestuar, burgosur dhe internuar 118 mije shqiptare, qe përbejnë rreth 8 % te popullsisë se asaj periudhe, u grabiten me 100-dra dhe mija bagëti, u dogjën me 100-dra shtëpi, u shkatërruan te gjitha urate  vendit, e te tjera e te tjera. ... Gjate Luftës Dyte Botërore, nga pese femra qe u dënuan me varje ne litar, katër nga këto heroina ishin shqiptare …
 … Bijtë e Qarkut te Shkodres  dhanë kontributin e tyre te jashtëzakonshëm ne këtë fitore te madhe, duke mare pjese qe ne ditët e para dhe duke u rreshtuar ne te gjithë formacionet luftarake Forcave Partizane te Shqipërisë, ne fillim ne çetën e pare te Pezës, te Brigadës se Pare, e te tjera me radhe, duke dhenë me tepër se 250 dëshmorë.
Lufta Nacional-Çlirimtare ishte me e organizuara ne gjithë historinë e popullit tone, prandaj dhe suksesi i saj ishte i pashmangshëm. Me 28 Nëntor 1912 fituam Pavarësinë, ndërsa me 29 Nëntor 1944 rifituam Pavarësinë…”.
Pastaj, nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, për te pranishmit u dha një koncert artistik me këngë partizane dhe recitime. Pas koncertit, shkuan te varrezat e Dëshmorëve, u vendosen kurora pranë lapidarit dhe u be kalim i nderit pranë varreve te dëshmorëve.

***
Njëra pale njeh dhe respekton përpjekjet e personaliteteve nacionale për ngritjen e ndërgjegjes nacionale, te formimit nacional, identifikimin ne një nacionalitet te vetëm, se vetëm atëherë vinte e drejta për tu shkëputur nga Perandoria Osmane, ashtu siç u be me 28 Nëntor 1912. Personalitet kryesore te nacionalitetit shqiptare u bashkuan dhe vendosen një zëri qe Shqipërinë ta shpallnin me vete. Këta personalitete nuk ishin njerëz te rrugëve, nuk ishin as fshatare te varfër qofte te malit apo te fushës, nuk ishin as punëtorë te thjeshte te qytetit. Ata ishin intelektualet me ne zë te kohës, te cilët me intelektin dhe atdhetarizmin e tyre, analizuan situatën politike dhe shoqërore te kohës, atë te brendshme dhe te jashtme, prej se cilës përcaktuan anët e favorshme dhe  jo te favorshme për shkëputjen nga Perandoria Osmane! Ata, te mbështetur patjetër ne faktorin e jashtëm evropian, arritën te Shpallin Pavarësinë e Shqipërisë. Te njihet kjo shpallje nga faktori Ndërnacional i Evropës. Është interesant qe pas viteve 90-te, kane dale shume “studiues”, shume “historian” për te marre neper goje personalitetet e atij moment mjaft përcaktues për fatin e Shqipërisë, dhe arrijnë deri te mohojnë rolin e tyre ne historinë e Shqipërisë, deri te quajnë Kryeministrin e Pare Shqiptare, një person analfabete, e te tjera e te tjera. Sigurisht, jemi ne demokraci dhe secili ka te drejtën e padiskutueshme te shpreh dhe te shkruaj mendimin e tij. Por, duhet arsyetuar, se sa vlere ka, sa vend zë mendimi i shprehur me goje apo i shkruar?! Pavarësisht, se sa te drejte kam, duhet arsyetuar dhe bere pyetja vetes, se kujt i shërbej? Ne qofte se nuk i shërbej kujt, atëherë pse mundohem?!Mjaft gabime po bëhen dhe sigurisht do te vijojnë te bëhen, kur nuk je ne gjendje te ulesh “midis dhe shtruar” faktorëve politik dhe social qe kane lindur problemin, qe te dhënat nuk i sistemon dhe nuk i jepen arsyes. Fenomenet apo problemet nuk zgjidhen me inate dhe aq me pak me urrejtje patologjike. Personalitet, si: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Pandeli Calja e te tjerë, nuk është ne nderin e askujt ti marri neper goje, jo se ju heq kush te drejtën për te hulumtuar, studiuar dhe publikuar përfundimet për ta, por ka te drejte dhe te drejte. Ne disa raste, duke u nisur nga e “drejta”, bëhesh edhe qesharak, dhe i pabesueshëm, përfundim i cili është mjaft i rende për një studiues dhe aq me shume për një historian. Ata e kane bere detyrën e tyre me shume dinjitet para nacionalitetit te tyre, kane shkuar te të shumtët me mjaft dinjitet dhe krenar për punën qe kane bere. Te tjerët pas tyre, te bëjnë përpjekjet për te nderuar veten  ...
Njëra pale njeh, respekton, madje është krenar për përpjekjet atij brezi, te viteve 40-te, për çlirim nacional nga fashistet e nazistet gjate Luftës se Dyte Botërore. Madje, ata me pamjen e qarte drejt lirisë, me vendosmërinë dhe sakrificat e mëdha, te jashtëzakonshëm, dhe ndoshta nder me te mëdhatë ne raport me popullsinë, u rreshtuan ne kahun e fitimtareve, te Koalicionit Antifashist Botëror, dhe çliruan vendin me 29 Nëntor 1944.

***
Paradokset e politikaneve tanë vijojnë te çudisin jo vetëm ne, por edhe te huajt. Megjithëse, ne vitin1998 u be votimi popullor për miratimin e kushtetueses se Republikës se Shqipërisë, dhe ne zbatimin te kërkesave te saj, ne atë vit, është miratuar një ligj, ne te cilin pasqyrohen dhe festat nacionale, ne mes tyre dhe data qe simbolizon çlirimin vendit nga pushtuesve fashiste e naziste, data 29 Nëntor 1944. Nuk ka asnjë ndryshim te këtij ligji nga forcat politike ne pushtet, qe janë qe nga viti 2005. Megjithatë, personalitet kryesore te shtetit dhe pushtetit shqiptar vijojnë duke i ra ne te njëjtës vrime. 28 Nëntori është data e Pavarësisë dhe Çlirimit te Shqipërisë. Paradokse i jashtëzakonshme. Ne shembullin e tyre veprohet dhe ne nivele lokale. Madje ka dhe nga ato pushtete lokale, qe ne kundërshtim te plote me ligjet dhe kompetencat me rastin e festave fetare kombëtare te bëjnë tre dite pushimi me vendim te veçante dhe strukturat kompetente heshtin ...!!!???
A mundet qe një popull te shkoj drejt progresit i ndare ne mendime dhe ne veprime për momentet me kryesore për fatet e veta, për fatet e vendit???!!! JO. Kurrsesi jo.
Para disa kohesh, ne këtë gazete, kam bere një artikull me titull “A duhet te ketë një date çlirimi Shqipëria?” Dhe kam cilësuar, se sakrificat e mëdha gjate Luftës se Dyte Botërore për çlirimin e Shqipërisë, duhet te kenë një date përkujtimore për atë gjake te derdhur nga 28 mije dëshmorët e këtij populli. Kjo dite është caktuar dhe nuk është ne nderin tone, te popullit tone qe ato te ndryshojnë sa here te ndryshojnë forcat politike!? Këtë e them jo nisur nga faktet e te huajve, komunikata e forcave gjermane te larguar nga Shqipëria dhe qyteti i Shkodres, apo kohet e fundit te raportit te Delegatit Apostolik Leone Nigris, ne te cilin ne mes te tjerave theksohet: “... Për fat kontingjenti i fundit(forcave gjermane-shënim i imi) u nisen ne orën 4 te datës 29, kështu qe partizanet mund te hynin pa problem ne qytet ...” Por, është e qarte, se për disa nuk kane rendësi datat, rendësi kane përpjekjet e pinjollëve te kolaboracionisteve, qe baballarët e tyre bashkëpunuan me pushtuesin për te luftuar kundër çlirimtareve,  dhe ata qe  e kane ne tradite për te vijuar bashkëpunimin me qarqet antishqiptare, për te mohuar luftën Nacional-Çlirimtare, për ta quajtur atë një lufte vëllavrasëse, një lufte civile.
Nocionet ushtarake janë te qarta, por ato nuk duan ti shohin, ti lexojnë, dhe t’ia çojnë arsyes, e cila nuk te lenë te gabosh. Ne mes një populli nuk ka lufte civile kur ai është i pushtuar dhe një pjese e tij bashkëpunon me pushtuesin. Kushtet për Lufte Civile, ne Shqipëri u krijuan ne vitin 1997, te cilën beri përpjekje ta udhëhiqte Lideri i shqiptareve i atij viti, pavarësisht nuk mundi t’ia arrinte qëllimit, se vete populli paqësor nuk pranoj te luftoje ne mes veti, si dhe ushtaraket atdhetare qe nuk pranuan te zbatojnë urdhrat antipopullore te dhenë nga lakej te atij Lideri. Ne respekt te lexuesit te gazetës “Dukagjini” për te argumentuar këtë, po japim dy shembuj: a) Me datën 6 Mars 1997, ne  darke, Lideri i asaj kohe njoftoj popullin se gjendja është ngrire ne mes palëve, se kemi ndërhyrë për zgjidhjen e situatës me mjete politike, duke biseduar partitë parlamentare nder veti. Por, ai e mashtroj popullin se po atë nate, pas mesnate, Komandantit te Divizionit te Shkodres, i dërguan katër urdhra: Për te ngritur ne kushtrim Brigadën e Këmbësorisë ne Lezhe, ne Bushat dhe ne Koplik. Për te nisur ne drejtimin Shkodër-Tirane-Gjirokastër forcat e gatshme se Brigadës se Këmbësorisë ne Vau-dejës. Ne Brigadën e Bushatit u paraqiten 252 rezerviste, te cilët nuk pranuan te vishen dhe te armatosen për te lëvizur ne drejtim te Vlorës. b) Një pjese e personelit drejtues te Brigadës se Tankeve ne Melgushe u nis për ne Tirane, se ata te Brigadës se Tankeve ne Tirane ishin larguar nga sytë këmbët. Kuadrot e Brigadës se Këmbësorisë ne Vau-dejës se bashku me efektivin ushtar dhe specialiste nuk i zbatuan urdhrat për te shkuar drejtim Jugperëndimit te Shqipërisë për tu ndeshur me arme me pjesën tjetër te popullit shqiptare. Dhe për ta bere akoma me te besuar këtë, ju them një shembull tjetër! Deri me datën 12 Mars 1997 te gjitha njësite ushtarake te Forcave te Armatosura Shqiptare ishin shkatërruar. Kishte mbetur vetëm Njësia e Bashkuar e Shkodres pa u shpartalluar, dhe ne këtë kohe Komandanti i kësaj Njësie po merrte te gjitha masat qe ajo te mos shkatërrohej. Por, Lideri i Shqipërisë i asaj kohe, me firmën e tij, liron nga detyra atë dhe ne vend te tij, gradon një inxhinier mekanik me gradën e Gjeneral-brigade, i cili prej orës 16. 00-18. 00 mori detyrën dhe pastaj prej orës 18. 00-18. 30 te asaj date te gjitha garnizonet e këtij divizioni u sulmuan dhe u shkatërruan. Mendoj se është e qarte nocioni i Luftës Civile. Po, te qarta janë edhe përpjekjet e pinjollëve te kolaboracionisteve për te ripastruar baballarët e tyre nga veprimtaria e tyre bashkëpunuese me pushtuesin. Me gjithë përpjekjet qe kane bere, ata nuk mund t’ia arrijnë  qëllimit sa do qe te mundohen, se dielli nuk mund te mbulohet me shoshe.

***
Ne baze te nocioneve ushtarake, një vend quhet i pushtuar apo i çliruar, vetëm kur e shkel mbi te këmba e forcës tokësore, pra këmba e ushtarit te këmbësorisë. Sa për ilustrim: Me datën 12 Qershor është data e çlirimit te Kosovës! Pse? Ne këtë date, Forcat Tokësore te NATO-s u futen ne territorin e Kosovës dhe u larguan Forcat Tokësore Serbe. Pra, Kosova nuk quajt e çliruar kur filloj bombardimi mbi objektet ushtarake dhe te komunikacionit te Serbisë, i cili vijoj tre muaj pandërprere, por, e theksoj, kur Forcat Tokësore te NATO-s u futen ne territorin e kosovar.
Forcat Partizane te Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, me datën 29 Nëntor 1944, ne orën 06. 00 kane filluar te futen ne qytetin e Shkodres, ne pararoje te cilave ishte kompania partizane me komisar Gjovalin Luka. Prandaj, pa i hyre vlerësimit ose jo te mendimeve te njërit apo tjetrit se kur u largua gjermani i pare apo i fundit nga ky qytet, se u minuan apo jo  objektet kryesore te qytetit Shkodër gjate natës 27 për 28 Nëntor 1944 dhe kush i zbuloj dhe u sakrifikua për çminimin e tyre, pa vlerësuar opinionin politik te kohës se sotme.

***
Ne këto 19 vjet, forcat e djathta nuk e pranojnë jo vetëm çlirimin e Shqipërisë me datën 29 Nëntor 1944, por as qe qyteti i Shkodres është çliruar me datën 29 Nëntor 1944, por me 28 Nëntor 1944! Për momentin po e pranojmë mendimin e këtyre “historiane” te famshëm!? Pse këta drejtues shkodrenj e ngrijnë Flamurin me 28 Nëntor, festojnë Ditën e Pavarësisë se këtij qyteti te Nderuar për historinë e tij te lavdishme?! Shkodra është shpallur e Pavarur me datën 19 Mars 1914, se vetëm me këtë date, me leje te ndërnacionalëve, pas 450 vjetësh u valëvit për here te pare ne Kalanë “Rozafa” Flamuri Nacional.
Ne baze te konceptit te këtyre pushtetarëve te pamoralshëm nuk duhet te ngrijnë Flamurin, nuk duhet te festojnë Pavarësinë dhe te nderojnë dëshmorët e rene me date 28 Nëntor, por me date 19 Mars te çdo viti.

***
Te nderuar pushtetarë te bashkëqytetareve te mi!
Nuk është ne moralin tuaj, te tregoheni fodull para popullit tuaj qe ju ka dhenë votën. Ju nuk jeni te pavarur, nuk jeni bosët e popullit, nuk jeni  bejlerët e popullit, mos e quani popullin bujkrobërit tuaj, mos e quani popullin “çorapgrisur”, mos e quani popullin gozhupxhinjët, opnigexhitë, leckosurit dhe ata janë te detyruar te bëjnë amin për ju. Një qëndrim i tille është i pamoralshëm. Pushtetarë drejtoni vetëm ne baze te ligjit. Me qëndrimin tuaj para ligjeve, bëheni objekt shikues dhe edukues për popullin qe drejtoni.
Nga Ndue Sanaj

DJALI I DUKAGJINIT, PJETER GJOKA

Me datën 18 Nëntor 2009, dite e Enjte, ne ora 11. 00-12. 00, ne hollin e Teatrit “Migjeni”, u zhvillua ceremonia e paraqitjes se librit “Pjeter Gjoka, 52 vjet ne skene” te autoreve Gjovalin Çuni dhe Gjovalin Gjoka. Ne hyrje te hollit, pjesëmarrësit u priten nga djali i tij, artisti Gjovalin Gjoka. Ai, pasi te uronte mirëseardhjen me respekt dhe fisnikëri, por edhe me krenari, ne anën e djathte te hyrjes te tregonte ekspozitën fotografike te Artistit te Madh Pjeter Gjoka sipas roleve dhe figurave qe ka sjellë para publikut shqiptar ne jetën e tij 52-vjeçare ne skene; shtypin e kohës se si e kane pasqyruar vlerat artistike, njerëzore, edukative, krijuese dhe te mësimdhënese te këtij Djali te Dukagjinit. Ne balle te hollit, ishte vendosur fotografia karakteristike e Pjeter Gjokes, dhe majtas ishte një sfond i bardhe ne te cilin paraqitej figura e gjalle e Artistit ne skenën e Teatrit dhe te kinematografisë shqiptare, zërin e tij me te cilin te hipnotizonte qe ne çastin e pare te dëgjimit te tij, me te cilin te bënte pjese te vetes, pjese te rolit qe luante, dhe te gjitha këto te shoqëruara me muzikën e çdo roli qe i ka shoqëruar ato ne skenat e mëdha te artit shqiptare.
Merrnin pjese: familjare te Artistit te Popullit, Pjeter Gjoka, simpatizant te artistit, Kryetari i Qarkut Shkodër, profesor-doktor Gjovalin Kolombi dhe Prefekti i Qarkut Shkodër Maxhit Cungu, poeti Prele Milani, e te tjera figura e personalitete te qytetit  Shkodër.
Ceremoninë e hapi, Presidenti i Shoqnise “Illyricum”, Angjelin Deda, i cili pasi prezantoj qëllimin e kësaj ceremonie, uroj mirëseardhjen e pjesëmarrëseve dhe i dha fjalën njërit prej autoreve, Gjovalin Çunit-Drejtor i bibliotekës se qytetit Shkodër “Marin Barleti”.
Ai, ne mes te tjerave theksoi: “Jeta ecën, epokat ndryshojnë, por secila prej tyre ka gjurmët përfaqësuese. Kjo ekspozite, këto objekte, një pishe ne oborrin e Tatrit Kombëtar, libri qe prezantohet, janë një shenje nderimi, për Artistin e Popullit Pjeter Gjoka.
“Pjeter Gjoka-52 vjet ne skene”, është një libër modest për një njeri te përmasave te mëdha, kërkues ndaj vetes dhe te tjerëve, por qe ne tere qenien e tij, gjënë me te çmuar pati modestinë dhe thjeshtësinë. “… thjeshtësia është me e bukura. Nuk asht art por virtyt, virtyt qe shumëzon lulet e pakëson gjembat. Futeni ne jete po deshët këtë këshillë-shkruante Ai.
Pjetri ishte bir i malësorit dukagjinas Gjoke, ruajtësit te tharmit te të pareve, shqipes se çuditshme burimore te Dushmanit, udhërrëfyesit te shkencëtareve aventurier qe përmes “aventurave te tyre shkencore” përpiqeshin t’i tregonin Evropës, pararendësit te qytetërimeve te vjetra, vijueshmërinë e tyre përmes ruajtjes te gjuhës, do te theksonte W. Chimochsvi. Pjetri lindi mes malesh e bjeshkësh, larg zhurmës e poteres, por shpejt i la ata duke ruajtur shpirtin e malësorit, qe se bashku me humbjen e lartësive, kultivohej dhe zhvillohej ne qytetin “sekret dhe shumëformësh” te Shkodres.U edukua ne shkollën françeskane, vendin ku mësuan “djelmtё e gjeloshëve, ku shqypja mёsohej e rrinte jo si fëmijë i gjetën, por si zojë shtëpijet”.
Ne këtë shkolle i linden shkëndijat e jetës, forcoi trupin, ndriti mendjen, i shkrepi talenti. Mësuesit rrënjosën tek ai dëshirën dhe krenarinë “me kenë e me quejtun shqiptare”. Hovet rinore nuk kishin te sosur, filloi me alpinizëm, kampion ne disiplina te atletikes e pjesëmarrës ne ekipin kombëtar te kohës, me vone futbollist i pafat, këngëtar tenor ne korin françeskan e ne atë te Katedrales, nen drejtimin e dom Mikel Koliqit; pjesëmarrës ne melodramat e njohura si “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodres”, “Ruba e kuqe”, “Juda Makabe”; instrumetiste, pjesetar i te famshmes bande “Illyricum” dhe te tjera. Ne mjediset shkollore, Ai njohu elitën e kulturës kombëtare, si: Preng Jakoven, Gjon Karmen, Tonin Harain, Tish Daine, Çesk Jakoven, Zef Zorben, e te tjerë e te tjerë. Pjetri ishte edhe shkrimtar i zoti, një nga penat premtuese te qytetit me poemën “Buthrotun”.
Ne skene qëndroi 52 vite, duke realizuar qindra role, qindra karaktere ne teatër e kinema; ne qytete e fshatra, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Luajti edhe atëherë kur nuk i kishte mundësitë, luajti edhe role qe ndoshta nuk i deshi apo e venin ne vështirësi, por gjithsesi mposhti vështirësitë e jetës, shpirtërore dhe fizike. Skena kombëtare e lartësoi, i dha titullin “Artist i Populli”, por ai asnjëherë nuk e harronte se ishte produkt i asaj skene te madhe amatore te Shkodres, qe përfshiu një mase te madhe njerëzish te të gjitha profesioneve, te të gjitha moshave, intelektuale dhe njerëz te thjeshte, mes te cilëve edhe djalin e axhës Ndoc Deda, dhe qe janë një sere aktoresh.
Ne skenen amatore mes vajzave te shumta aktore, njohu bashkëshorten, zonjushën e bukur Lizeten, vajzën e familjes se hershme dhe me tradita ne mjaft fusha, te familjes Krroqi.
Emri i Pjetrit ka ngelur i skalitur ne skenën kombëtare, jo vetëm ne role por edhe ne përpjekjet e bëra për realizimin e tyre; ne dëshirën e përhershme për te marre çmimin e punës, duartrokitjet e spektatoreve; ne dëshirat e pareshtura për t’i kaluar mjeshtërinë e aktrimit edhe brezave te tjerë, profesionist e diletant. Si regjisor punoi ne shume skena shqiptare, por ne atë te vendlindjes, jo. Pjetri e donte jetën, por jo atë pasiven. Deri ne momentet e fundit qe i lidhur me skenën. “Mos e kaloni jetën pa marre prej saj”, porosiste Ai vazhdimisht.
Thashë ne fillim, libri është modest, është ngacmim për libra te tjerë, është përpjekja e pare për një figure te tille shumëplanëshe. Libri mund te shkruhej ne forma te ndryshme. Fare mire mund te ishte një roman, por u shkrua ne forme qe e shikoni te botuar me te vetmen arsye, qe te krijonte mundësinë e pasqyrimit te shkrimeve te shumta dhe te shumëllojshme, si kujtime, analiza, kritika dhe vlerësime, rreth jetës dhe punës se tij. Libri mban emrin e dy bashkautorëve, por ne te vërtetë pa asnjë mëdyshje mund ta konsideroj libër enciklopedik për Pjeter Gjoken, një mundësi bibliografie për ato qe duan ta rimarrin edhe një here këtë trajtese. Te bukura dhe prekëse janë kujtimet e artisteve, e bukur është përmbyllja e doktor P. Kabos.
Shpresoj te kemi dhenë një ndihmese, ne njohje te një figure te rëndësishme te artit. Udhët janë te hapura, mundësitë e trajtesës janë te shumta.
***
Kujtime prekëse, te bukura, plote optimizëm sollën para auditorit, djali i Artistit, Gjovalini, zonja Ermina Gjeka(Malaj) dhe Zorba Lela. Zonja Zorba, solli kujtimet e saj mbi marrëdhëniet e Pjetrit me Babën e saj. Po ashtu edhe Ermina. Ne mënyrë te veçante, djali, Gjovalini qe solli para nesh momentet e punës se Pjetrit, kur nuk shikonte duke na treguar dhe aparaturën me te cilën regjistronte zërin dhe dëgjonte mbi atë qe do te paraqiste ne skene.
***
Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me rastin e 95 vjetorit te lindjes te këtij Artisti te Madh, ne Bar-Restorant “Tradita” organizoj dhe zhvilloj një ceremoni, ne te cilën morën pjese artistet dhe aktoret ne qytetin Shkodër, duke ardhura edhe nga Tirana, si Artistja e Popullit, e madhja Tinka Kurti, nga Durrësi, si Artisti i Merituar, i Madhi Lazer Filipi, e personalitete te tjera te kulturës ne Shkodër; ndërsa ne këtë rast pjesëmarrja ishte e paket dhe pa personalitet e artit ne Shkodër. Pse? Mos organizim? Nënvleftësim, xhelozi te kolegeve dhe nxënëseve te tij!? Mendoj se te gjitha nga pak kane pjesën brenda. Jo normale, jo edukuese një qëndrim i tille.
Ne atë kohe, ne muajin Gusht 2007, Kryesia e Shoqatës duke pasur parasysh edhe miratimin e pjesëmarrësve, për te cilën firmosen 47 personalitete te kulturës shkodrane, ju propozua Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër, për ti dhenë Artistit te Popullit Pjeter Gjoka, titullin “Qytetar Nderi”. Ky këshill akoma nuk e ka marre përgjegjësinë e vlerësimit te kësaj figure qe është krenaria e kombit shqiptare.
Duke u nisur nga ceremonia e zhvilluar mbi paraqitjen e këtij libri, Kryesia e Shoqatës, përsëri Këshillit te Bashkise se qytetit tone, Shkodres, i ka nis një propozim te dyte. Ndoshta e gjithë kjo kohe e ka përgatite Kryetarin e këtij Këshillit për te reflektuar dhe për te konceptuar me drejte përgjegjësinë e tij ndaj figurave te Shkodres pa paragjykime, pavarësisht se shpresat janë te paketa, se po kalojnë dy vjet dhe Kryetari i këtij këshilli akoma nuk ka kthyer përgjigje mbi një propozim qe kemi bere për logun e qytetit te Shkodres se bashku me Shoqatën “Integrimi ne Evrope”.
Te shpresojmë!
***
Autoreve te këtij libri, Gjovalin Çuni dhe Gjovalin Gjoka, i urojme me shprehjen tradicionale: Kjoshi faqebardhe për punën qe keni bere.
nga Tush Shqau

Vëllim poetik nga poetja Vera Istrefi

Vera Istrefi lindi në Kukës, më 1 nëntor1975. Ka mbaruar gjimnazin në vendlindjen e saj në vitin 1994. Pastaj u diplomua për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tiranës. Tani ka mbaruar pa shkëputje nga puna Fakultetin e Drejtësisë, degën Juridike në Universitetin “Luigj Gurakuqi ” në Shkodër, vazhdon magjistraturën për degën Penale ne Prishtine. Që në vegjëli ka botuar në revistat dhe gazetat e kohës. Në vitin 1991, në një almanak të krijuesve të rinj kuksiane u paraqit me 76 poezi dhe një skicë. Cikle me poezi të kësaj autoreje janë botuar edhe në revista të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë. Shumë vite ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në fshatra dhe në qytetin Kukës. Krahas krijimtarisë të vazhdueshme poetike është marrë edhe me gazetari, kryesisht në televizion ne Kukës dhe me organizatat OJF.
Ka ndjekur një sërë seminaresh e trajnimesh për gazetari, psikologji, menaxhim, këshillim e drejtësi. Duke qenë një poete e talentuar ka botuar 4 vëllime me poezi: “Shiu i fundit”, “Nënqeshje e ëmbël”, “Në akuj digjem”, “U jepem udhëve”. Poetja e talentuar, Vera Istrefi e ngacmuar nga realiteti që e rrethon, frymëzimin e saj e derdhë në vargjet poetike me një lirizëm dhe  intim me bukuri rrjedhëse. Tek ajo është e  njohur tashmë mendimi që e bukura është gjithnjë e thjeshtë. Nê poezitë e saj, bukuria rrjedh natyrshëm, thjeshtë, pa komplikime, pa zhurmë e kërkime artificiale e efektoze. Shpirti i saj lirik më së miri po pasqyrohet në vëllimin poetik të saj “U jepem udhëve”, i cili tashmë është në duart e lexuesit. Botimet e saj poetike tregojnë hapa të matur, një ritmike bukurie që pikon e rrjedh për tek lexuesi. Veçanërisht lirikat e saj  të hedhura, jo në strofa, por në vargje monokolone, të lira, të bëjnë ta lexosh vëllimin e saj deri nê fund pa ndërprerje. Universi poetik i Vera Istrefit, të bënë për vete dhe sikur jeton me të, të ngulitet në shpirte e në mëndje. Krahasimet metaforike dhe metaforat në kuptimin figurativ vijnë në një harmoni tê natyrshme.
Vargu poetik i saj, shqetësimet, emocionet, trishtimet, krenarinë, vetminë, përçmimin, dashurinë deri tek ngritja e zërit të shpirtit të saj, sytë e së cilës janë gjithnjë në kërkim. Poetja kuksiane në krijimtarinë poetike është mjaft e sinqertë. Ajo paraqet gjendjen reale emocionale, duke e dhënë atë me mesazh poetik tek psikologjia e lexuesit. Në këtë vëllim provon vetveten edhe një herë, por tani në një nivel më të lartë poetik se në 3 vëllimet e mëparshme, duke sjellë ide të reja dhe duke i shtjelluar ato, për të cilat ka bërë të mundur rritjen në një shkallë më të lartë të ideve dhe figurave letrare. Bota shpirtërore e kësaj krijuese të talentuar është gjithnjë në shpërthim. Le të njihem me 3 poezitë e këtij vëllimi, e cila sipas stilit të sajë krijues nuk i emërton kokat e poezive.

1
T’u vara qerpikëve,
fundeve të tyre.
Ishin si maja heshtash
që më thernin.
Përse?
S’ kisha qëllim të keq
veçse
të zhytesha
në thellësinë e syve të tu

***
Fletëve të trëndafilit
vesuar më ka gëzimi
Rrënjëve të tij
ujit lot-hidhërimi.
Ndër gjemba zvarritet
mendimi im i mjerë,
gjersa të shpërthejë
gonxhe në pranverë.
Dhe prapë
fletëve të trëndafilit
më veson mendimi
ndërsa ndjenja
më gjakoset
gjembave të tij.

***
Prej teje
shkëputur është
afshi i puthjes
e pezull mbetur ka                                              
mes meje e teje                                  
Në dhimbje zemre                                              
vend ka zënë
e s’luan.
Mbështjellur më je
rreth trupit
e lëmsh i je bërë
në grykë
qetësisë time.
Lermë të qetë
në vetminë time
të zhurmshme!
Ti s’mundesh.

Libri u botua në shtypshkronjën “Timegatë”, Prishtinë 2007, duke pasur redaktor Prend Buzhala një ndër kritikët më me zë të Kosovës. Ky vëllim poetik ka 42 vjersha dhe 12 skica për ilustrimin e tyre. Sa kuptim plote dhe frymëzuese janë poezitë e kësaj cuce kuksiane, e cila me forcën e mendjes dhe shpirtit të sajë, si nënë me dy fëmijë të mirë e të edukuar e të shkolluar në shkollë, me një bashkëshort të komunikueshëm, nuk ndahet nga OJF-të, nga mësuese e pasionuar ne gjuhë-letërsi, por krijon dhe vazhdon duke krijuar poezi dhe duke i dhënë gjithë ndjenjat e saj me varg poetik popullit të vetë.                           
Ibrahim HAJDARMATAJ

Vallëzim i lehtë
Nga Ardian Naço
Kjo poezi është shkruar nga një adoleshente në ditët e fundit të jetës së saj e sëmurë nga kanceri në një spital të New Jorkut.
Poezia thotë mjaft gjëra.

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet “Si je”?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t’i telefonuar e për t’i thënë
“Tungjatjeta” ?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë... E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.

***
Kësaj vajze i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një përshëndetje të gjithëve.
Ne, menduam te botojmë ne gazetën tone, poezinë e saj “Vallëzim i lehte”, me shpresën se pasi ta shikoje ne internet, te shohë shpresën për jete.                
REDAKSIA

numrat

part03