part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

FIRMËTARËT…!

Editorial nga:
LAZER KODRA

SA LUKS…!
Unë kisha një përceptim tjetër për të qënit intelektual, në raport me menyren se si intelektuali në vendin tim në Shqipëri fiton një “status” të tillë me një mënyrë krejt tjetër. Mjafton të jesh pak servile i qeverisë në pushtet, pak spiun i saj, i prirur nga ryshfeti, të të bëhët moto vetëm paraja e vetëm paraja dhe për habinë e të gjithëve mund të shkelësh mbi çdo vokacion njerëzor e popullor, dhe..dhe atëherë mund të bëhesh listar në letrat e zhubravituna nga korierët me pagesë të majme nga “fondacioni” mjerisht i quajtur ; qeveri për popullin. Dikush e pati luksin që të behet brenda një nate “intelektual” i vendit të vet vetëm me një firmë qorre të hedhur në një leter të zhubravitur e të mbeshtetur jo në ‘tavolinën e mendimit’, por në shpatullat e korierit të qeverisë. Unë jam i sigurtë se tipa të tillë e mbajnë gazeten në xhep dhe ua tundin herë pas here gjatë ditës njerëzve, duke u thënë:Ja, jam intelektual! Ja, ku e kam hedhë firmen për t`u pranuar në Evropë. Pas disa kohësh, kur fëmijet e tyre do të rriten e shkollohen, do të gjejnë në sirtaret e prindërve të tyre keto firma, dhe patjetër do të thonë:-Sa e çuditshme…në kohën e babait tim paskan qënë të dobët intelektualët! Varfëria e intelektualëve është pasuria e një kombi , bufosja e tyre dhe shitja në emër të kësaj pasurie të madhe është vrasje e rezonancës intelektuale të një nacionaliteti. Eseisti i njohur Eliot e ka parashikuar me kohë rrezikun e eklipsimit të një kulture nacionale nga kultura interesash dhe kjo përbëntë për të as më pak e as më shumë se sa një vrasje e vdekje të kohës së dobishme të një nacinaliteti! Të qënit intelektual në Shqipëri është luks që dhurohet dhe jo vlerë që fitohet me kontribut e përkushtim.Nëse je intelektual qëndro mbi palët, nëse imiton intelektualin, bëhu palë e lufto të tjerët, siç po ndodhë ketu tek ne, dhe të jeni të sigurtë se e ardhmja do ta heqë atë mantel fallco të intelektualizmit.

PO KU ISHIN DERI MË DJE ?
Unë e pashë vendin tim, fatëkeqësisht, ne vitet 96 ku vota u vidhej njerëzve dhe pjesmarrja në votim dilte 120%...dhe intelektualë s`pati! –Pashë vndin tim në vitin 97 tek digjej e piqej dhe përsëri intelektual nuk pati, perveç disave, që do më mbeten gjatë në mendje tek jepnin intervista ne TVSH, duke fyer opoziten! Pashë një tragjedi në Gerdec, ku u vranë dhjetra njerëz , ndër të cilët shumë fëmijë dhe, intelektual s`pati! Pashë një protestë në 21 Janar, ku u vranë njerëzit në shesh dhe përsëri intelektual nuk pati!-Të paktën këta të sodit të kishin kujtuar ose thenie nga Bibla ose nga Kurani se njeriut nuk duhet t`ia marrë jetën askush përveç Zotit, ose në fund të fundit një thënie të poetit anglez Xhon Doni :”Vdekja e një njeriu më pakëson pak, sepse edhe unë jam i lidhur me llojin njerëzor.Prandaj mos ço të më pyesin për kë bie këmbana. Ajo bie për ty”. Po ku ishit ju o firmëtar, kur sheshi u përgjak e vrasësit u përkëdhelën si heronjë, ndërsa kupola festonte fitoren mbi NJERZIT E ATDHEUT TË VET! Zotërinjë, intelektualët janë gjithmonë pjesë e opozitës, në kuptim e fjalës kërkues ndaj qeverisjes , në mënyrë që vendi të ketë progress e demokraci funksionale. Këtë radhë vetëm ju “E deshiruat Evropën e ne të tjerët jo”!-Sa marrëzi! Unë pashë në atë listë emra të nderuar intelektualësh, për të cilët më vjen sinqerishtë keq që ndodheshin midis ndyrësirave, por besoj se kur e kanë parë veten aty , e kanë ndjerë tkurrjen e dimensionit të tyre. Më kujtohet nga historia se Musolini kërkoi njëherë e një kohë të nënshkruanin intelektualët për reformën e tij në arsim.Vetëm shtatë Profesorë nuk e pranuan një gjë të tillë. Sigurishtë u persekutun, por sot emrat e portretet e tyre janë të skalitura në Akademinë e Arteve të Italisë, dhe populli Italian i nderon si shpetuesit e kulturës italaine. Po ju, kështu doni t`i sherbeni popullit tuaj e cultures sonë nacionale, që në keto moment ka kaq nevojë për qëndresë intelektuale!?

NDËR TA…!
Kishte edhe shumë të mirë, por fatkeqë për momentin. Më ra në sy një emër mjeku ë Tiranë, i cili para pak kohësh operoi një të afërm timin, dhe ndonëse i afërmi im ishte me të gjitha siguracionet e nevojshme, iu desh të paguante 800 euro nën dorë për operacionin. Besoni ju se ky mjek është intelektual që kërkon Evropen, nderkohë që “rrjep” një pensionistë në mënyrë të tillë!? Disa të tjerë u trumbetuan si shkrimtarë. Sinqerisht që unë nuk ua kisha degjuar zërin ndonjëherë. Në këtë moment më erdhi ndermend një thënie e shkelqyer e Misionarit të Kombit Shqiptar, të ndjerit At` Luigj Marlekaj:”Shkrimtarët e sotshëm, tue kujtue se janë punë e madhe, fryhen porsi bibaj. Shmangen prej botës, pa njoftë aspak nevojët e saja, menden e katakterin:krijon nji botë në vedi. Arrin përpjetën e malit të muzave, e prej andej, gadi si zotat e Olimpit, u hjedhin njrzve të ngratë kashatat e mertypuna prej mendes së vet. Atyne u duken krijime të bindshme zhenijet. Por me i kqyrë në vedvedi , s` janë tjetër veç: kshtjella n`ajër :surretën karnavalesh: pipiruqime karaktersh njerzore: kalangerrçime mendsh: duhëm erotizmit afrodiziak: epizoda nekromanciet”. (“Shkrimtarët e sotshëm”- “Hylli i Dritës”, Nr.12, / dhjetor IX-1933, fq.563-567). Përveç këtyre pati shumë isha si: ish futbollist; isht mësues;ish …ish…ish, dhe kjo ka një domëthënie: Ishe , por nuk je më!

KË MBËSHTETIN…?
Nga goja e atij që e drejton (sundon) këtë vend kam dëgjuar shprehje të tilla: Me Mamurrasin e Lazaratin i fitoj zgjedhjet sa herë të dua! Ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën! Jemi të katertit në botë dhe të dytët në Evropë, përsa i përket ekonomisë! U perdorën sterolapsa pistoletë, thika të helmuara, çadra-armë në protestën e opozitës! Këta janë heronjtë e demokracisë (ndonëse një ditë përpara kishin vrarë dhe tani janë në prag të denimit)! Nuk e di ku bie Gërdeci! Evropa po instalon modelin tonë ekonomik! Të dashur “intelektual” mund të përkdhelet një njeri i tillë, duke firmosur qorrazi? I ndjeri president i Çekisë, poet e filozof dhe udhëheqës i revolucionit demokratik Çek, Vaslav Havel deklaronte :”Nuk ka politikan më të keq se komunistin që shitet si antikomunistë”. Po tani çfarë mund të thoni? A e kemi steriotipin e tillë në krye të atdheut tonë? Një njeri që e shkel lirinë e popullit të tij duke ushtruar doktrinën komuniste për disa dekada, me passion të veçantë, nuk mund të dhurojë kurrë liri për popullin e tij. Kjo po ndodhë këtu në vendin tonë. Kjo liri le të shkelet nga njerëz të dhunshëm, se të tillë mbeten, por është një turp i pafshirë, nëse kjo bëhët edhe me firmëtar të allasojit së të tashmes!

ÇUDIRA…!
Si në asnjë vend të botës, në Shqipërinë tonë, pozita bën protesta kundër opozitës. Pozita mbledh firma kundër opozitës! Pozita deklaron se opozita fyen e denigron mesuesin e policin! Nderkohë që asnjë opozitë as nuk emerton punonjës dhe as i paguan ata, nderkohë që në sektorin e arsimit afrohen militant partiakë , të cilët “vrasin” të ardhmen e ketij vendi, nderkohë që në sektorin e rendit emërohen militant partiakë, me qellim që të majmen me korrupsion dhe t`i shërbejnë qeverisë për fushata e vota! Unë nuk jamë fyer nga asnjë opozitë e majtë apo e djathtë që nga vitet 90. Ajo që ka fyer persoanalitetin e mesuesit e të policit ka qënë gjithmonë pozita, e cila vazhdon sot e kësaj dite të minimizojë e intrumentalizojë edhe mesuesin edhe policin… dhe intelektualë të llojit “firmëtar”. E gjitha kjo ndodh, sepse qeveritë tona janë identifikuar gjithnjë me shtetin, madje e kan uzurpuar atë që në embrionon e tij. Gjithsesi, shqiptarët presin që një ditë të shikojnë vërtetë shtetin e tyre. Kjo është Evropa që kërkoni ju të nderuar intelektualë!? Unë shumë gjatë do ta kujtoj këtë fjalë sa të rëndomtë, sa fyese, sa jashtëkohore :Firmëtar! Po ne që nuk firmosëm, nuk e duam Evropën!?-Po, e duam o zotërinjë, por atë duam ta fitojmë duke e lindur me emancipimin e ideve brenda vetvetes dhe jo duke dhunuar të tjerët me firma. Mendoi, se këtë radhë , bëtë një sherbim të keq, por jam i sigurtë se një dita do t`a kuptoni!

"Perendia shpetimtare" meriton nje shtatore

Nje shtet republikan demokratik t’ i ngreje permendore nje monarku diktator(te rrezuar nga motet), pikersht diten kur Pashiqi e risolli hapur ne fronin e Shqiperise, eshte provokim dhe perdhunim i hapur i lirise dhe ndjenjave te shumices se shqiptareve qe nuk duan asnje tip diktature apo diktatori te bardhe, te zi apo te kuq.
Sikur njeqind permendore te kishte Ahmet Zogu, asnje nuk jam dakort qe t'ja rrezoja, por si republikan sikur 1000 vjet te rroja nuk mund ta pranoj qe t’i ngre permendore nje monarku qe ka grabitur ne menyren me te paskrupullt popullin vet,qe ka vra dhe eleminuar opoziten shqiptare, qe ka bere matrapazlleqe teritoresh ne favor te Jugosllavise, dhe qe ia ka mbathur e ikur ne momentin kur duhet ta tregonte veten me shume se kurre burre e baba i kombit. Pa mohuar edhe kontributin e tij shtetformues ku suksesi me i rendesishem i tij eshte sigurimi i nje stabilitetit politik, shtrirja dhe njohja e autoritetit te tij diktatorjal ne te gjithe vendin, rritja e ndjenjes kombtare si roli ne ngjarje te tilla si Kongresi i Lushnjes apo Lufta e Koplikt, perkrahja e dyzuar ndaj Vidit etj. Por prap se prap butaforizmi propogandistik (ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise) aq me teper monumenti i tij qe u perurua enkas qendron si ulkonje gjakatare mbi varrin e Gurakuqit, B.Currit, H. Prishtines, A.Rustemit, Elez Isufit, Zija Dibres,Riza Ceroves dhe mijera shqiptareve,pa kursyer as kunatin e vet Ceno Bej Kryeziun.Vetem deri ne vitin 1928 Zogu vrau mbi 600 veta.Ne Kryengritjen e Fierit vrau 17 xhandare, 42 veta dergoi ne litar dhe 168 denime me burg nga disa deri ne 101 vjet. Pas komplotit te Et'hem Totos vrau 4 veta, ndersa 148 u denuan me 101 vjet. Per te ashtuquajturin e komplot i Durresit dhe i Kavajes u pushkatuan 10 veta, u denuan 8 ne mungese dhe u arrestuan 6 te tjere.
Permendorja e Zogut qendron si ferre murrizi sidomos ne syte e Dukagjinit, Pukes qe u dogji kullat, i plackiti gjane, mallin, i vrau lulen e burrnise si Lush Prelen me te dy djemte, Gjelosh Ramen, Cun Sokolin, Pep Niken, Prele Ndoken, Gjelosh Ndoken. Ahmet Zogu vari ne litare kushtrimtaret e lufterave per liri e pavaresi Mark Milani, Babun Celi, Zef Delia, Martin Marashi, Gjelosh Marku, Mark Kola, Kol Marku, Kol Binaku, madje nuk kurseu as njerezit e besimit Dom Gjon Gazulli dhe priftin e Dardhes Ndue Dashi, Çun Gjergj Gjoni, Dedosh Jaku, Ndreke Markiçi,Qerim Sokoli, Halil Caka(Puke). Denoj me vdekje ne mungese ajken e homerikeve te fundit te maleve tona Mark Sadikun,Lulash Gjeloshin, Ndoke Mirashin, Dede Thanin, Vas Kirin, Ndoke Gjeloshin, Avdi Kolen, Gjergj Pellumbin. Zogu me mercenaret e tij vrau 20 Dukagjinas, denoi me litar 18 veta, me 101 vjet denoi 17 veta, arrestoi dhe burgosi 700 veta, u arratisen prej tij 750 te tjere ne drejtim te PLaves dhe Malit te Zi. Gjate ikjes masive u plackiten mbi 3000 koke bageti dhe mijera te tjera u prene, u theren gjate gosirave disamujore te mercenareve operacional te Matit , Lumes dhe Dibres. Nuk mbeti vathe bletesh pa pre, arke as syndyk grashe pa plackitur, voze vene, rakie, fuçi djathi as qyp gjalpi apo mishovine pa u perla nga ujqerit e terbuar te Zogollit.U dogjen tagjite, u thyen kryqat e varreve e pushimeve, u rrahen deri per vdekje meshkujt. madje u arrestuan 14 gra dhe femije (AQSH,F1.52.D.65.FL25) “ Hamid Collaku me 30 mercenare lumjane u fut ne kishen e Shoshit, naten e 2 dhjetorit 1926, duke goditur deren me force, pastaj kerkoi 30 arme dhe revolucionaret qe kishte mshefur frati. Kur kontrolluan e nuk gjeten asgja hangren, pine plackiten kishen, i moren mushuken te cilin e ngarkuan me placka te grabitura. Pastaj fratin e shkrete e rrahen me qytat e armeve, e kercenuan se do ta vrasin, dhe se fundi e çveshen, i moren rrobat, kurse nje bashibozuk veshi matelin e tij e doli duke u tallur neper katund. Demet e shkaktuara ishin mbi 16.800 korona. Kudo u grabit gjithcka u pelqente dhe shkaterruan gjithcka tjeter qe kishin keta malsore ne shtepite e tyre. Ne Dukagjin grate dhe vajzat e reja kishin ikur maleve per te shpetuar nderin e tyre.Plakat qe mendonin se nuk do ti prekte njeri, u perdhunuan shtazarish .Per te ndyre fene u then kryqat e vorreve dhe bashibuzuket e pangopur me ndytesira leshonin jashqitjet e tyre mbi varret e te vdekurve te krishtere”.
Keto Kujtime historike jane dokumetuar nga Kamiljo Libardi, ish famullitar i Shoshit ne vitet 1910- 1915, i cili ka qendruar ne Shqiperi deri ne vitin 1933.Ky njeri i mire i ka pare perjetuar dhe dokumentuar keto ngjarje per te cilat askush nuk flet madje edhe po foli ndokush etiketohet si artmik i demokracise .Sot u sfidua hapur madje dhe triumfalisht dhe gjithe duf “peshkopi i kuq” Fan Noli, i vetmi burre i zgjuar qe ka drejtuar fare pak kete vend, pa asnje tradite demokratike.Sot ne vendin e zbrazur ku ishte shtatorja e nje diktatori te kuq u ngrit nje tjeter shtatore e nje diktatori te bardhe. Ne ose na mungon kujtesa historike, ose Ahmet Zogu eshte “Perendia shpetimtare” e ketij populli kusaresh.
Prele Mlani

Vdiq shqiptari Serxhio Guraleci, Kampioni i Futbollit amerikan te Kubit “Sterling Heights Stevenson”

Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur diten e hënen me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke u stërvitur me lojtarët e ekipit të vet. Ishin te kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave, që ta rikthejnë atë në jetë. Keshtu e fillojne komentin nekrologjik disa mendje amerikane te cilat publikojne lajmin e vdekjes se Serxhjo Guralecit, ketij stari te talentuar i cili ndonese i shkuar si emigrant ne SHBA nga nje vend i vogel, i larget, i varfer dhe pa asnje eksprience ne kete lloj sporti (futbollin amerikan) shkrujti me germa kapitale emrin e tij ne antologjine e ketij sporti bash ne vendlindjen e tij ku adhurohet dhe ndiqet nga miljona amerikan. Serxhjo Graleci ishte me origjine nga Palajt e Shoshit(Nipi i Martin Gjonit dhe sternimi i Gjon Nikes e Kol Nikes se Palajve, kusheriri i Dom Gjovalin Sukajt), pinjoll i njeres prej oxhiqeve dhe shtepijave me te fisme e bujare te kesaj malesie). Serxhoja akoma nuk e kishte vizatuar portretin e tij ne vendlindjen vet, e cila akoma edhe pas 20 vitesh demokraci mbetet nje lgaçine ku fara e talenteve nuk mbine dot, ose dhe po mbiu nuk ka mundesi te perparoje as te lulezoje. Nga ky shkak Serxhoja ashtu si mijera shqiptare te tjere braktisi me dhimbje klimen “polare” te vendlindjes se vet dhe emigroi drejt Tokes se endrrave. Amerika bujare Serxhjo Guraliecit i dhuroi magjine e ndrrave te tij.Ay gjeti “Parajsen toksore” te shumedeshiruar.Ay u arsimua, filloi nje karrjere dhe beri emrin ne nje vend qe perfaqeson perandorine me te fuqishme te te gjitha koherave.
Nderkohe ne Shqiperi Serxhjo Guralecin 22 vjeçare, duhej qe ta perpinte vdekje e pa bese qe me pastaj ne ta mesonim se kush ishte ky Kampion i futbollit amerikan te Kubit
“Sterling Heights Stevenson”.
“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë rajonin”, tha kapiteni Steve Goralski.
Serxhjo Guraleci qe student-atlet i futbollit i cili u rrezua si yll nga horizoti dhe ndërroi jetë me 21 janar,në një strukturë jashtë stërvitje në Macomb County
fale pasionit gjithe energjite e tij ia kushtoi ketij sporti ku përfundoi të drejtën e tij atletike nëntorin e kaluar, një akademi katër-vjeçar (2009-12) luajti ne pozicionin mbrojtës për Warriors te cilët luajtën në të gjitha lojrat (48 ndeshje gjatë karrierës së tij) ka fituar nga 25 herë. Në muajt e fundit Banquet WSU Futbollit, u prezantua Guraleci Football WSU Courtney "Cortez" me çmimin Smith, i cili është paraqitur në futboll atlet studentore-WSU që mori tregon per forcen e karakterit te tij .
“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane, të cilën po e shijonte me suksese të shumta, ndersa buzëqeshja e tij do mbetet gjithmonë ne mendjen tone deklaruan trajneri dhe shoket tij te ekipit. “Kjo është një humbje shkatërruese për familjen e futbollit shtetëror Wayne", deklaroi kreu i futbollit trajner Dimri Paul. Serxho ishte i dashur nga të gjithë.
Sipas dëshirës së tij, të cilën ai e kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdiste, ai dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.Jeta nuk matet me vite por me veprat dhe emrin qe le pas. Serxhjo Graleci vetem 22 behare shijoji nga stinet e ketij rrezulimi kompleks, por shqiptaret e Amerikes do te ndihen kryelarte ne shoqeri te amerikaneve, pasi ai ishte shembelltyre rrezatuese pranverore qe deshmi ne shkallen me te larte dhe ekspresive vitalitetin dhe fisnikerine e rraces sone.
Prele Milani

DEDË LUCA DHE FAMILJA E TIJ

Edhe Zoti apo natyra –nuk di se kush është më fuqiplotë-nganjëherë bëjnë padrejtësi, sigurisht sipas gjykimit ti.Them kështu sepse shumëherë nuk ndëshkojnë keqbërës e njerëz të këqinjë si kriminel,vrasës ,hajdut etj , por ndërrojnë jetë në moshë jo të përshtatshme njerëzit më të mirë, bile edhe tragjikisht siç ndodhi në fund të vitit 2012 në familjen Lucaj me Dedën ,bashkëshorten e tij Tonen e vajzën e tyre Silvanën .Nuk flas si ateist,por edhe idealisti më I zellshëm duhet të lëkundet pak sepse ishin praktikant të rregullt të riteve fetare , festuan Krishtlindjen dhe Shëngjonin , ndzën qirinj dhe bënë ritualet përkatëse por përfundimi I tyre qe fatale për Ta sepse sapo përcollën mysafirët që kishin ardhë me ju uruar festën e fisit ndodhi gjëma ku humbën jetën të tre prestarët e kësaj familje që jetonin në Shqipëri .Fatmirësisht shpëtuan dy djemtë e Dedës të cilët ndodheshin në Angli në emigracion ku , megjithë dëshirën ,puna nuk i lejoj me ardhë e me festue pranë familjes së tyre.Nuk na intereson sesi ndodhi kjo dramë që tronditi Dukagjinin ,Shkodrën e më gjërë sepse këtë enigmë e kanë marrë Ata me vete por due të tregoj se kush ishte Dedë Luca e familjarët e tij.
Deda u lind këtu e 59 vjet më parë në fshatin Nënmavriq ,lagjja Dakaj , rrëzë qytezës me të njëjtin emër ,në një familje malësore , të ndershme e punëtore e me tradita patriotike..Ishte nip tek Ndrevashajt e Brashtës së Shoshit të cilin e veçonin nga nipat e tjerë sepse fillimisht qe vendos nga i jati e daja me jetue pranë këtij të fundit sepse nuk kishte djalë por k y humanizëm nuk pati jetëgjatësi.
Mësimet e para i mori në vendlindje kurse në vitet 1968-72 përfundoj shkollën e mesme bujqësore në Peshkopi me rezultate shumë të mira .Për arsye ekonomike nuk përfundoj shkollën e lartë por vazhdoi shkillën e jetës duke ushtruar me shumë passion profesionin e specialistit në ekonomi si agronom apo përgjegjës sektori në Shalë të Dukagjinit.Kudo që shërbej nuk i bëri vaj puna por , duke qënë shumë studjues , duke u njohur me të rejat e shkencës u përpoq që bujqësinë ta vinte mbi baza shkencore duke patur gjithnji rezultate të mira për kohën ku ,me punën e tij gëzonte respektin e të gjithve.Ishte fjalë pakë e punë shumë.Nuk dinte ti bënte kujt keq,përkundrazi i shkrinte të gjitha mundësitë e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë e me shumë halle.
Do të doja që në këtë shkrim mostë figuronte “ishte” por kështu qënka e thënë .
Tek Deda ishin gërshetuar vetitë e virtytet më të mira me edukatën qytetare të cilën e kishte me shumicë. Ta bënte njënderë me e takue në rrugë , më atë buzëqeshjen e tij karakteristike ,të dukej sikur “mjaltë “ nxjerr nga goja me ëmbëlsinë e tij e respektin që ju jepte njerëzve tëçdo moshe. Nuk ka ndodhur dhe s`do ndodhë që një njeri me aq njohje most ë lënë asnjë armik apo jodashamirës prapa kur të ndërroj jetë si Dedë Lucaj.Gadishmëria e tij ishte e pashoqe për të shërbyer e ndihmue bashkëvendlindasit e tij në raste gëzimesh apo hidhërimesh sepse punonte me përkushtim dhe i ecte fjala tek të tjerët.
Nënjë kohë të përshtatshme për të,vendosi që të krijojnë familje dhe u martue me znj,Tone Lugu nga Mëkshajt e Abatit të Shalës nga një familje me emër të mirë e me tradita. Tonja ishte një femër e emancipuar , shquhej për komunikim tëëmbël me njerëzit ku edhe kontaktet me ta i kishte të shumta për vetë punën që bënte në telefoni në Breglumi apo Nënmavriq, Ishin bashkëshort shembullor, me një harmoni e unitet për t`u patur zili nga çiftet e tjerë, gjithnjë të qeshur e me humor të hollë ku saherë shkonim në familjen e tyre,përveç mikpritjes kishim ç`të mësonim nga jeta e tyre në çift.Ishin edhe prindër shumë të mirë të cilët, mbasi sollën në jetëtre fëmijë –Todelin ,Shkëlzenin e Silvanën-vunë tërë energjitë e tyre për mire-rritjen,shkollimin e sidomos edukimin e tyre të cilët bënë diferencën me bashkëmoshatarët në sensin më pozitiv
Lëvizjet demografike të pas 90-tës përfshinë edhe familjen Luca të cilët u vendosën në qytetin e Shkodrës.Falë ndjenjës së punës dhe vitalitetit për të jetuar sidhe me ndihmën e djemve që emigruan në Angli që në moshë të re,ndërtuan shtëpi modern duke krijuar kushte bashkëkohore jetese. Bile,edhe vetë Deda qëndroj disa kohë pranëdjemve jo thjeshtë për të punuar e shtimin e të mirave materiale por më tepër per të ju gjendur pranë atyre me këshillat e tij prindërore e mos me i lënë me marrë rrugë të gabuar si shumë të rinjë shqiptar.Por malli për vendin e vet e pjesën tjetër të familjes nuk e la më qëndrue gjatë në emigrim dhe u kthye përfundimisht në Shkodër .Punoi shumë vite në ndërmarrjen e ujësjellësit të fshatit ku shumë shpejt me punën e tij korrekte e komunikimin me të tjerët fitoi respektin e të gjithë punonjësve të kësaj ndërmarrje. Ndër të rralat, Deda i mori me shumë sportivitet ndryshimet demokratike të viteve `90, nuk u përzie në politikë sepse kishte rezervat e tij për të dy krahët e saj dhe iu bënte me shumë objektivitet vlerësimin të dy sistemeve që Ai përjetoi duke qënë kritik ndaj shumë dukurive të kohës duke mos qënë dakord me shumë plagë që kto sisteme hapën. Këto i shfaqte në biseda midis shokësh.
E vlerësuar maksimalisht për punën e bërë në Dukagjin, edhe Tonja me ardhjen në vendbanimin e ri menjëherë u pununësua pranë postës shqiptare në Shkoder e cila me punën e sjelljen e saj u bë model në të gjithë ndërmarrjen për të cilën flasin fjalët më të mira drejtuesit i institucionit, kolegët e sidomos klientët për mënyrën e komunikimit.
Silvana trashëgonte vetitë më të mira të prindëve të saj si, sjelljen, dashurinë për dijen, duke u dalluar ndër shoqe në të gjitha ciklet e shkollës. Ajo më së miri e justifikoi interesimin dhe investimin e prindërve duke e çuar në shkollat më prestigjoze të qytetit ku vitet e fundit ishte në atë austriake ku shquhej për asimilimin e njohurive shkencore, përvetsonte disa gjuhë të huaja, e cila për sjellje, përparim në mësime ishte shumë e vlerësuar nga trupa pedagogjike, nga shokët e shoqet e shkollës të cilët unanimisht e kishin zgjedhur senatore.
Kjo familje gëzonte respektin e të gjithë banorëve të lagjes ku jetuan vitet e fundit dhe ishin shembull për korrektesën që çdo familje qytetare duhet të ketë ndaj shtetit e ligjeve të tij. Se çfarë vlerash kishte kjo familje, tre pjesëtarët e të cilës humbën jetën tragjikisht, se sat ë vlerësuar ishin nga komuniteti dukagjinas e më gjerë e tregon përcjellja që atyre iu bë për në banesën e fundit, numri i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë edhe kolegët e punës. Të dukej sikur i gjithë Dukagjini ngushëllonte të afërmit e kësaj familje.Shihje njerëz që s`i kishe parë ndonjëherë sepse harta e dashamirësve të Dedës e familjes së tij ishte zgjeruar shumë në vitet e jetës së tyre urbane.Edhe natyra “qante” në këtë dhimbje të madhe. Me vdekjen e tyre, të afërmit humbën njerëzit e zemrës, Nënmavriqi e Dukagjini bashkëkohësit e tyre më të mirë, qyteti i Shkodres tre njerëz me shumë vlera qytetare. Fatmirësisht lanë pas dy djem shumë të mirë të cilët u treguan shumë burrëror në përcjelljen e prindërve dhe motrës së tyre duke na bërë optimist se do ti çojnë më lart vlerat e njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Të gjitë ne njëzëri ju urojmë jetë të gjatë duke krijuar familje të shëndosha, shëmbëlltyrë e prindërve të tyre me nji të ardhme të lumtur e të begatë ku ata dëshirojnë.
Janar 2013
Prelë SHYTANI

Në teatrin e hijeve të zeza serbe vazhdojnë shfaqjet fashiste

E kishte ngritur zërin e arsyes Shoqata jonë me protesta artistike e me shkresa drejtuar institucioneve të dy shteteve shqiptare dhe të organizmave ndërnacionale që nga viti 2006 duke alarmuar për rrezikun që po i kanosej Ballkanit e Evropës nga fashizmi sllav. U kishim afruar këtyre edhe argumente e fakte me rrëfimet rrëqethëse nga aksioni famëkeq i Podgoricës në shtatorin e vitit 2006. As edhe një zë i fuqishëm atëherë i reagimit nga Tirana e Prishtina. I kishim alarmuar Evropën dhe dy shtetet shqiptare edhe shumë herë tjera duke u treguar me fakte e argumente se fashizmi sllav po lulëzon e forcohet dhe këto alarme nuk ishin përfillur kurrë. As alarmi se, po vidhet toka jonë nga Mali i Zi, as alarmi se shqiptarëve atje po iu shkelen të gjitha të drejtat nuk pati jehonë. As vizitat e tentim takimet me zyrtarë për këto çështje nuk gjetën jehonë. As letrat tona, protestat artistike e alarmet se, në Kosovën Lindore gjendja është e tmerrshme, nuk krijuan përshtypje në institucionet tona e në ato ndërnacionale.
Ne e kishim alarmuar opinionin vendor, nacional e ndërnacional për rrezikun nga lulëzimi i fashizmit sllav, por as reagimet tona, madje as shfaqjet publike të këtij fashizmi nuk i kanë lënë përshtypje as qendrave të vendosjes e as institucioneve të Shqipërisë e Kosovës. Nuk i kanë lënë sepse, Evropa, një pjesë e saj shumë e vendosur, e kanë përkëdhelur me shekuj Serbinë e Malin e Zi. Kjo ka bërë që në teatrin e hijeve të zeza serbe vazhdojnë shfaqjet fashiste dhe të kërcënohet paqja e brishtë në Ballkan. Përkëdheljet e një pjese të Evropës “ua kanë bërë me sy” Serbisë e Malit të Zi, që të vazhdojnë me shfaqjet kobzeza dhe ato vazhdojnë duke treguar se ishin dhe mbesin kundër çdo gjëje shqiptare. Ishin dhe mbesin kundër lirisë dhe paqes. Ishin dhe mbesin hije të zeza dhe të vazhdojnë me shfaqjet fashiste e plot urrejtje në trojet shqiptare e gjithmonë kundër çdo gjëje shqiptare.
Edhe një herë të drejtohemi Evropë, kujdes nga fashizmi sllav. Edhe një herë Ju drejtohemi Institucione të Shqipërisë e Kosovës dhe gjithë liderëve, veprimtarëve e Shoqatave shqiptare kudo janë bashkohuni e të bëhemi zë i Malësisë dhe i Kosovës Lindore.

Nga Rrahman Jasharaj,
zëdhënës dhe koordinator
për trojet etnike i Shoqatës
së Vëllazërisë Kosovë-Malësi
e Madhe “Martin Dreshaj”
penda_j@hotmail.com

SHUHET PAULIN SELIMI, MAGJETARI I HUMORIT SHQIPËTAR

Me daten 23 janar, pas nje semundje te pasherueshme, pushoi së rrahuri zemra e Paulin Selimit, këtij magjetari të humorit shqiptar, që me shkrimet e tij humoristike bëri që qindra herë të çohen peshë prej së qeshurit zemrat e shqiptarëve. Po kush ishte Paulin Selimi?Ai lindi me 19. 11. 1947 në qytetin e Shkodrës. Gjyshi i tij pati zbritur nga fshati Kllogjen i Dushmanit në Shkoder para shumë vitesh , në kërkim të një jete më të mirë. Paulini mbaroi shkollen 8-vjeçare e të mesme në qytetin e lindjes me nota të shkelqyera. Studimet e larta i mbaroi ne vitin 1969 në Universitetin e Tiranës e nota të shkelqyera, në degën Gjuhë-letërsi. Ish student i Jakov Xoxës, Nasho Jorgaqit, Ismail Kadaresë, Xhevat Lloshit, Henrik Lacajt, Shaban Demirajt etjerë. Për një kohë shumë të gjatë ka punuar mesues letersie, duke lënë ‘vulen’ e tij të respektuar në këtë fushë. Pasioni, këmbëngulja, përkushtimi për punën i kanë dhënë atij gjithë satifaksionin e njeriut të respektuar nga shoqëria e komuniteti. Në periudhën 91-2001 është zgjedhur Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëvë të Shkodrës. Shkrimet e para i ka bërë kur ishte student , në vitin 1965 në gazeten “Studenti”, që ishin krijime sporadike, por edhe lëvrime të poezisë së mirëfilltë. ”Këshillat e dy studentëve të rinjë atëherë, Xhevahir Spahiu e Spiro Dede , më bënë që të merresha me humor dhe që atëherë i hyra kësaj fushe, duke filluar në një rrugë thuajse të pashkelur, në prozë”- do të shprehej Paulini për gazeten “Metropol” të datës 6 mars 2005. Librin e parë e ka shkruar në vitin 1972duke pasur si recenzent shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, I cili bëri të mundur që libri të kalonte censuren e botimit. Është domethënës fakti se ky libër u botua në 6000 kopje dhe pati një shitje të rrufeshme, ku një meritë të veçantë pati karikaturisti i madh Tefë Palushi me ilustrimet e kopertinës me një art të jashtëzakonshëm për kohën. Materialet e shkruara nga Paulin Selimi përfshijnë një gamë shumë të gjerë, ku numërohen qindra pjesë të vëna në skenë, duke filluar nga grimca humoristike, dialogje monologje, ese, pantonima, komedi me një akt, Vadevil( skeç muzikorë)e deri tek skenarë filmash. Pjesët e shkruara prej tij tashmë ishin vënë në skenë në të gjitha skenat e teatrove shqiptare. Në shtypin e kohës dhe në libra numëroheshin mbi 300 tregime humoristike, një pjesë e të cilave janë të perkthyera edhe në gjuhë të huaja, sidomos në bullgarishtë. Disa nga librat e tij janë:”Gati orkestra” në vitin 1972, “Një skeç për veten “-1972, ”Banor i shkallës së lartë”-1981, “Nuk shihet fytyra vetem tek pasqyra”-1985, “E drejta e natës së parë”-1994, Duel gjelash”-1997, “Vizita e ujkut plak”-2004, etjerë. Krijimtaria e Paulin Selimit i ka rezistuar kohës dhe vazhdon t`i rezistojë, ajo e ruan freskinë dhe duket sikur rinohet bashkë me kohën. “Për artistin duhet gjithmonë punë e madhe, -shprehet Paulini, -sepse te humori duhet të jetë seriozja, larg banilteteve, gjë që ka qënë deviza ime”-“Metropol”, 6 mars 2005. Të pashlyeshme do të mbeten në mëndjet e kujtesën e spektatorit pjesët e krijuara nga Paulin Selimi si “Kunati i shokut Xhemal”’, ”Kola i dritave”, ”Mullari”, “Orkestra gazmore”, ”të vëna në skenë nga artistët e mëdhenjë të humorit shkodranë :Tano Banushi, Zyliha Miloti, Zef Deda, Paulin Preka, Drande Xhai, Gëzim Kruja etjerë. Një meritë e veçantë I takonPaulin Selimit , sepse edhe në kohën e monizmit , duke përdorur një gjuhë Ezopike, arriti që tërthorazi të godasë prapësitë dhe gafat e kohës. “Kam kënaqësi dhe krenari për ato vlera të cilat i kam shkruar në kohën e monizmit. Ato i kanë qendruar kohës, sepse qenë larg rutinës, larg shablloneve”- shprehet Paulini për gazeten “Dukagjini” të muajit prill 2005. Paulini ishte gjithmonë kundra atyre zërave që thoshnin se Estrada është gjini e dalur modet, duke iu kundervënë me shprehjen:”Me shprehje të tilla konformiste duan të mbulojnë paaftësinë e tyre”. “Humori është si rakia, nuk duron ujë, sepse i ulë gradacionin. Atë e dallon edhe antikalkoliku më i madh, sepse nuk ka vlerë fare…”-shrehet në gazeten “Panorama” të dates 24 janar 2005. Ja se si u është pergjigjur Paulini disa pyetjeve Prustiane në gazetën “55” të date 25 tetor 2004: -Çfarë keni më të shtrenjtë?-Familjen dhe shoqërinë! –Çfarë urreni?-Mosmirënjohjen! –Cila është deviza e juaj?-Qeshë mire kush qeshë i pari!Per gjithe krijimtarine e tij te frytshme e te vyer Paulin Selimit I akordohet medalja “Naim Frasheri I Arte” nga ish presidenti Rexhep Mejdani ne qershor te vitit 2002 me motivacionin :”Si nje ze I vecante dhe original I letersise shqipe dhe kontribut I shquar 30-vjecar , duke u bere burim frymezimi per estradat e Shqiperise”. Paulini per nje kohe te gjate punoi si drejtor I shkolles se mesme artistike”Prenk Jakova”, duke dhene gjithe ndihmesen e tij ne zbulimin e talenteve te reja ne fushe e artit. Vdekja e tij pikelloi familje, shoqerine dhe komunitetin shkodran, krijoi nje vakum ne fushen e letersise e te humorit por percjellja qe I bene shoqeria , komuniteti dhe artistet e ketij vendi deshmon se vepra dhe krijimtaria e tij mbeten jetegjate mes nesh.
Lazer Kodra

Patriotizmi fillon nga vetja, familja e komuniteti nga jemi

Një ndër familjet që frekuentoi Thethin në fillim të viteve 30 –të të shekullit të kaluar për të veruar qe dhe ajo e Kadukut . Ky personazh njihet si dashamirës i Thethit dhe i thethjanëve jo vetëm për respektin që gëzonte te çdo thethjan por dhe për kulturën e tij qytetare, për shprehjet e rralla , që janë përsëritur e perseriten dhe tani pas shumë vitesh. Një variant që është përsëritur shpesh në dialogun me malësorin thethjan ku dhe veronte ishte :
Malësori : - Si ke njeh Kaduk ?
Kaduku : - Mirë prej Zotit .
Malësori : - Mirë njehësh !
Kaduku : - Po ishalla
Pasi ky dialog u përsërit disa herë malësori e pyeti :
Malësori : - Kaduk , a po shkon gjatë unë lutem për ty , e ti lutesh për veti ?!
Kaduku : I qetë i përgjigjet : - Po ti mbasi lutesh për mua, unë si mos të lutem edhe unë për veti ?!
E sjell këtë shembull, për arsye se mbetëm duke u lutur per të tjerët , duke respektuar, sakrifikuar duke kënduar për të tjerët , duke shkruar për të tjerët, duke investuar për të tjerët , duke i rritur sa shpesh na kanë “ ba hije ” mbi vlerat tona, duke abuzuar me sinqeritetin tonë , bujarinë e respektin për të tjerët .Duke u “përkulur ”, para të tjerëve pavarsisht kofidencave me ta , kemi harruar veten, kemi harruar njerëzit tonë, kemi harruar nga vijmë dhe me sa sakrifica u ruajtën traditat tona, u formuan figurat dhe personalitetet, sa askund për të njëjtën sipërfaqe të Shqipërisë tonë të madhe as të vogël nuk i gjen . Por kur nuk i mbrojmë ne kush do ti mbrojë, kujt i intereson më shumë se ne, të mbijetojnë traditat e mira tonat, historia dhe kultura jonë, që shpesh po deformohet , nga pseudo gazetarë, aktorë , analistë, politikanë a ndonjë që “qimen e bën tra” nga mos dija apo më keq ,kur ato janë dashakeqe , kur këto fryhen dhe kur nuk gjejnë reagim nga ne, bëhet argument .
Çdo dukagjinas që ka lexuar që ka parë apo dëgjuar për dramën e “7-shaljanëve ” të shkruar nga i pavdekshmi Ndrek Luca në një emision me 2-3 aktorë të teatrit “Migjeni” , në një stacion televiziv të Shkodrës , para pak muajsh do të ndihej keq, kur gazetari i pyeste për ndonjë fjalë apo shprehje të përdorur nga autori, ata rrudhnin supet apo qeshnin, se nuk u dinin kuptimin, a thue se vinin nga Dropulli , Skrapari apo diku tjetër dhe jo se ishin shkodranë, madje dhe me karrierë në këtë teatër.
Thjeshtë përgjigjeshin : “Pyetni ata tre dukagjinasit, që i kemi aktivizuar për role të dyta apo figuarantë, se ata edhe pa shkollë për këtë lloj arti, janë artistë të vërtetë”. Po, kjo është e vertetë . Nëpër rrugët e Shkodrës enden bijtë e Dukagjinit që në shpirtin e tyre qëndrojnë “ kangët e pakëndueme “ aktorët që s’kanë mundësi të aktrojnë , që krijojnë po s’mund të botojnë , që janë të talentuar , por barrjerat dhe kushtet ekonomike e shoqërore i lënë të veniten , të tretën duke kërkuar shpëtim jashtë Shkodrës, ose jashtë Shqipërisë. Ndjehesh keq , kur “Tirana TV” , nje stacion provincial , me aktor katundarë të Tiranës “ bajnë humor” , me figura gjoja dukagjinasish, pa kurrëfarë lidhje, humor pa art pa motiv , por fyes dhe denigrues . Dhe kur me ra rasti të takoj njërin nga ata, pasi e pyeta në qofte se kishte qenë ne Dukagjin, apo nëse njeh ndonjë dukagjinas , mu përgjigj :
- Ça flet ti ore . Unë s’kam qenë qafsha plakën vetëm gjerë më Fushë-Krujë te vjehrri . Jo ore ne na thonë fol kështu dhe ne flasim , se asht ba keq për pare.
Le pastaj çfarë lexon te gazeta “ 55 ” apo “ Standard ” nga gazetarë hundështypur e ordiner.
Nëse këto dukuri do të na vinin nga njerëzit e trevës tonë, apo që kanë lidhje me ne, do të reagonim ashpër ashtu siç nga një herë reagojmë . Por tani që janë përvec medjas se shkruar dhe asaj vizive janë dhe rrjetet sociale, pse mos të reagojmë duke eleminuar replikat tona mes njëri tjetrit për gjëra të rendomta e te parëndësishme.
Por nga këto raste dhe shumë të tjera, “ske pse me u idhnue” pasi nuk pret gjë prej tyre por dhe ti harrojmë nuk duhet. Nga dashamirët duhet të presim, ata që na kanë borxh respektin dhe mirënjohjen, pa u lodhur, pa u sforcuar, pa u shpenzuar, pasi kjo e fundit po i “shpërlan” disa detyrime që kishte miku për mikun, fisi për fisin, bajraku për bajrakun e treva për trevën.
Kishte lezet e bukuri, art e atmosferë koncerti i Nikaj-Merturit, para pak ditësh, në “Pallatin e Kongreseve”. Me dhjetera e dhjetera dukagjinas, nipa, bija, miq, shokë e dashamirës të Nikaj-Merturit ishin spektatorë ne këtë aktivitet që vazhdoi afersisht dy orë. Po si nuk u këndua një këngë, një strofë apo një rresht për Dukagjinin apo dukagjinasit ?! Vetëm një herë prezantuesi, një emër I njohur i artit dhe kulturës së Nikaj-Mërturit, përmendi emrin e fisit te Shalës. Një shoshjanë, që ishte pranë meje në tribunën D, me shaka tha : “Shyqyr, që e kaloi Qafën e Agrit një herë dhe ra në zonën e Shalës, por më duket u pendua dhe nuk e po e çon ma gjatë”.
Përsëri ne duhet të këndojmë për të tjerët, duhet të respektojmë të tjerët, të shkruajmë dhe të rrisim vlerat e të tjerëve. Po për veti kur ?! Po për njerëzit tanë, për atë çfarë na lanë të mirë të parët, për cfarë kemi arritur deri tani?! Eshte e nevojëshme dhe e doemosdoshme që ne ta ruajmë fjalën e mirë, veprën dhe shembullin e mirë, për veten tonë dhe ta kultivojmë tek fëmijët dhe të afërmit, që jemi ndarë nga një vatër, kemi të përbashkët gëzimin dhe mërzinë, kishim të përbashkët bjeshkët e vërrinin, vadën e rrugën, kishën e varret. Pavarësisht nga çfarëdo interesi i çastit, i përkoheshëm që na ofrohet nga kushdo, me qëllim përfitimmet, nuk duhet harruar dhe as larguar nga gjaku, kushëriri, shoku e dashamiri. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin vlerat tona rriten, e nevojat për të tjerët zvogëlohen.
Zef Bari
Janar, 2013

PËRSHKRIME DHE MBRESA

-Vjet mbas botimit të romanit “Zemra e Nënës” kushtuar Luftës Heroike të Popullit të Kosovës, që u shkrua në zjarrin e luftës në vitet 1998-1999- shkova në Kosovë-
(vijon nga numri i kaluar)

Tashme kufijtë e “vjetër” kane rene dhe xhiroja e mbrëmjes e “pushtuar” nga shqiptaret, të cilat e kane merituar plotësisht ketë nder, jo vetëm si fitimtare, por edhe si shumice e Prishtinës dhe e gjithë Kosovës. Por ajo që të bën të besosh në një rindërtim të shpejte të Kosovës, nuk është vetëm entuziazmi i shqiptareve, puna konkrete e tyre, por edhe ëndrra e tyre e vjetër që në rrugët e Prishtinës apo të gjithë Kosovës, të mos patrullojnë kurrë më milicët serbe.
Përtej festes së zgjatur në mbrëmje, rimëkëmbja është një realitet që takohet në çdo hap. Të gjitha rrugët e Kosovës, në çdo 300 metra ndeshesh me një traktorë, që do të thotë se, njerëzit pasi kane bere bilancet, shpesh here shume të dhimbshme kane përveshur njëherësh mëngët dhe ja kane nisur punës. Të mendosh se shume e shume prej tyre që tani ngasin traktorët, kane humbur të afërmit e zemrës së tyre, u qene shkatërruar shtëpitë dhe gjithçka kishin lëne pas kurrë u dëbuan mizorisht nga paramilitaret serbe, që i drejtonte një super-kriminel i Millosheviçit e quhej Arkan, por fatmirësisht nuk jeton më …
Fakti që, i kane lëne mënjane të gjitha dhe ja kane nisur nga e para, të bën të mendosh se, rindërtimi i Kosovës, është më i garantuar nga kuraja dhe vitaliteti i këtyre njerëzve se, sa konferencat e shumta të donatoreve, ku do të derdhin paratë për paktin e stabilitetit të Ballkanit.
Rruga nga kalon neper Prizren, Gjakove, Peje, Mitrovice dhe Podujeve, të behet zemra mal kur sheh kullat e përfunduara, mbi të cilat ende valëvitet nga një flamur i kuq shqiptar. Pra, nuk priten që të përfundojnë llogarite e përpikta të specialisteve të KFOR-it, dhe të Kombeve të Bashkuara e Bankës Botërore, qe ishte vendosur të jepte 15 000 € për çdo shtëpi te shkrumbuar dhe nga 2 000 € për ato që kishin 5-20 % dëmtime.
Kujdesi i tyre për të rindërtuar dhe punuar token është sinjalizimi më i qarte i një suksesi i menjëhershëm i operacionit për ngritjen e Kosovës së Re mbi gërmadhat që shkaktoj ushtria famëkeqe e Serbisë, me në krye kriminelin më të madh te të gjitha kohërave, Slloban Millosheviçi.
Plagët e Luftës në Kosove qene shume të renda …
Rrëfimet e atyre qe kthehen nga Kosova pas një vizite të shkurtër dhe shpeshherë turistike, janë shume larg asaj që ka ndodhur në të vërtetë aty. Ata që thane atëherë se, Kosova nuk është dëmtuar shume e kane pare atë vetëm me dylbi! Mund të kenë vizituar vetëm Prishtinën, i cili është qyteti më pak të dëmtuara nga katastrofa serbiane. Qytetet e tjera janë dëmtuar në shkalle te ndryshme, Peja e Gjakova janë dëmtuar po thuaj krejtësisht, d m th është rrafshuara. Po kështu, fshatrat rreth tyre janë tërësisht të djegura e bere shkrumb. Në fakt fshatrat janë pjesa më e djegur dhe më e gjymtuar e Kosovës, sa mund të thuhet se, në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Drenice nuk patën mbet më fshatra, vetëm toponimet e tyre. E shkatërruar deri në rrënjë është edhe zona e Llapit dhe qendra e tij Podujeva. Zakonisht, përmasat e dëmtimeve kane një lidhje të drejtpërdrejte me shkallen e rezistencës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e cila ka qene në fakt më aktive në zonat më të rrënuara nga ushtria e Mollosheviçit.
Bilanci paraprak që, u raportua mbas mbarimit të luftës, ka qene 204 585 shtëpi të shkatërruara tërësisht, që shtrihen në 1 300 fshatra dhe 29 komuna të Kosovës. Përveç këtyre, janë dëmtuar rende edhe 534 shkolla, 240 institucione shëndetësore dhe një numër i konsiderueshëm ujësjellësish, nënstacione elektrike e të tjera e të tjera.
Në Kosove nuk ka më vend për kolon serb …
Serbet në Kosove, janë shume pak, aq sa mund të endesh disa dite dhe të mos i takosh kurrë ata. Ndërsa pjesa që ka mbetur në shumicën e rasteve, është e mbyllur në shtëpi, me përjashtim të Mitrovicës, ku ka një përpjekje serioze për të krijuar një enklave të forte serbe. Kjo po duket nga dita-ditës me ngjarjet, me përpjekje për të formuar aty një mikroshtet. Përpjekjet e Beogradit, sidomos disa segmente të shtetit Serb, për ta ndihmuar dhe mbajtur në gatishmëri për t’iu kundër vene shqiptareve. Shumica e serbeve që kane ikur, kane qene të implikuar me krimet makabre, që u bene sidomos nga paramilitaret serb kundër grave, fëmijëve, pleqve e plakave gjate dy viteve të luftës, 1998-1999 (Më realisht janë trajtuar dhe në romanin përkatës). Ata ishin identifikuar realisht si të tille, ndërsa të tjerët kane lëne shtëpitë nga frika e hakmarrjes të kosovareve që po ktheheshin nga Shqipëria në mbarim të luftës. Në fshatin Prelep të komunës së Deçanit, ndodhet një grumbulli madh shtëpish të reja me të njëjtën arkitekture. Dikur, aty ishin vendosur kolonët serbo-malazez që vinin nga Shqipëria, të cilët sipas vendasve, kane qene tepër agresiv dhe kane krye krime të renda, sidomos gjate luftës në Kosove, e sidomos gjate dëbimit për në Shqipëri.
Tashme në vend të vrakaçoreve, kështu quhen ata në Shkodër, të shpërngulur vitet e fundit, janë vendosur kosovar e mbetur pa shtëpi. E njëjta gjë ka ndodhur në rrugën Prishtine-Mitrovice, ku shume vone ka qene ngritur një fshat i ri për serbet e dëbuar nga Krajina, i vendosur në anën e majte të rrugës ku shkon në Mitrovice. Ky grumbull shtëpish, që tani banohet prej shqiptareve është i vetmi “Oazë” i padjegur në ketë zone, gati kryesisht të rrënuar nga ushtria serbe. Boshnjaket, gati të gjithë në këto fshatra janë vendosur në komandën e shqiptareve. Pra, kjo do të thotë se në Kosove nuk ka më vend për kolon serb.
Në udhëtimin tone ne, ndeshem tre here në serb. Herën e pare në Lipjan, herën e dyte në një lokal në mes të fushës së Kosovës dhe Prishtinës, dhe të treten here aty ku ata njihen më të forte, në pjesën tjetër të urës së Mitrovicës. Në Podujevë, janë kthyer në simbol të ikjes serbe, pas gjithë asaj mori krimesh dhe shtazërie, sidomos gjate viteve të luftës, 1998-1999. Rrustemi, një tregtare, që tash më, ka lokalin e vet, të cilin më pare ia kishin grabitur plotësisht ushtaret e militante të Sllobos, këtu në Podujeve,-thotë se, në qytetin e tij, serbet nuk mund të qëndronin më, pasi ka plot dëshmitar që i kane pare ata të vrisnin në mënyrën më barbare bashke me militant serbe gjate ditëve të vështira të bombardimeve.

***
Më në fund të udhëtimit tone, disa koleg në Prishtine, kur po pinim nga një kafe, nder të tjera,-mu drejtuan: Gjate luftës së Kosovës dhe më pas, deri më sot, kemi vërejtur nga afër se, keni treguar një respekt dhe dashamirësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe kosovaret. A mund të na thoni pse, ose cili është qëllimi i juaj në ketë drejtim?! Keni bere dhe romanin e pare për luftën e Kosovës gjate viteve 1998-1999, roman i cili është mirëpritur nga lexuesi kosovar, dhe tani po e ribotoni me shtesa e përmirësime?
-Në fakt, pa u zgjeruar, ato që më kane shtyre që të kemi një respekt dhe mirënjohje të thelle për Kosovën dhe gjithë popullin e Tij, mund ta motivoj në disa drejtime:
Se pari,-populli i Kosovës, është shqiptar, është lidhja vëllazërore që ne kemi, është gjaku që na lidh. Një pjese e madhe e popullit të Kosovës është nga zona e Kelmendit. Gjyshi im ka qene bashkëluftëtar me kosovaret në luftërat kundër otomaneve dhe kundër serbo-malazezve. Ai ishte anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që në momentet e formimit të kësaj lidhjeje dhe komandant i saj për Kelmendin dhe Malësinë e Madhe deri në momentin e fundit të jetës së tij. Ai, kaloi shume luftëra e rreziqe, u plagos disa here në luftëra me turq e me serbo-malazez, por shpëtoi. Atë që armiku nuk mundi të arrije me arme, e përgatiti dhe realizoi në një kafe të asaj kohe, në Guci, duke i hedhur helm në filxhanin e kafes me doze të forte dhe ndërroi jete. Ka edhe një libër monografi me titull: “Heroi që lindi në çerdhen e lirisë”. Po ajo, që është edhe më e rëndësishmja në drejtim të njohjes të këtij trimi dhe udhëheqës i malësoreve, është edhe libri me 950 faqe dhe mbi 45 fotografi të ndryshme, të shkruar që në kohen e Lidhjes së Shqiptareve të Prizrenit, nga shkrimtari dhe historiani angles Athol Mayhew, me titull “Në Shqipëri tek Geget”.
Se dyti, është se, neve si popull na bashkon gjuha jone amtare, flamuri shqiptar që u bë simboli i bashkimit të shqiptareve këtej e andej kufirit kundër armiqve të përbashkët gjate tere historisë. Këtu mund të rreshtoi edhe të tjera e të tjera, por besoj se edhe këto mjaftojnë.
Me që ishte koha për tu kthyer për në Shkodër, u ndamë me koleget e mi duke i përshëndetur dhe duke u uruar suksese të mëtejshme në Kosovën e Rilindur, në Kosovën e Lavdishme, në Kosovën e trimave e trimëreshave nder shekuj dhe më në fund, me shtetin më të Ri në Bote, shtetin demokratik.
Unë bashke me Ndue sanaj, vijuam rrugën drejte Shqipërisë, drejte Shkodër Loces!
Nga Dr. Nike Buja, shkrimtar e publiçist
Prishtine, viti 2012

545 vjetë MA PARË, VDIQ GJERGJ KASTRIOTI

Shqiptarët nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, trashiguen Emnin Shqiptar, po edhe Flamurin me Shqiponjen dykrenare dhe identitetin e vet si Shtet Europjan. Ishte shpata dhe ajo perkrenare që perjetsuen në Trojet Ilire emnin Shqiptar. Ishin Shqiptarët që pa iu tutë syni nuk kanë kursye gjakun e vet, me shkrue Epopenë e Pavdekshme të Gjergj Kastriotit …
Janë edhe sot gurët e Kështjellave heroike Shqiptare të daltuem me tehun e shpatave të Atyne Burrave, që per Lirinë e Atdheut, vdiqën si me lé per Idealin e naltë: “Atdhé e Fé”!
Janë mburojet e pathyeshme ku u perplasen luftat ma të rrebta e ma mizore që ka njohë historia, per me thye dhe me mposhtë Trimin e pashoq të Kështjellës së Krujës sonë Heroike.
Janë Trojet tona të njomuna me gjakun e Atdhetarëve, të pathame edhe sot!
Janë gurrat e lumejëve dhe të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit! Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të njohuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue e ndryshue historinë!
Janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal … e jo, ma ndej!”, dhe, po prap… mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu per Até dhane edhe jeten. E ku janë Varret e Tyne të bekueme!?
Ku janë Emnat e bashkluftarëve të asaj historie Shqiptare plot lavdi e dafina?!
Jo bré, kështu! Të mos e shuejmë Gjakun e Tyne me “harresë”, apo me një “vrasje” të dytë edhe ma mizore se e para! Per ké dha jeten Gjergj Kastrioti?! Per ké dha jeten Dedë Gjo’ Luli?!…Per ké dha jeten Shqiptari i Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Vorio Epirit..?! E Shteti Shqiptar, prej kujt mori jetë?! – Askush nuk di me tregue! Per ké dha jeten Prekë Cali!? Per ké dha jeten Trimi i Hotit Gjelosh Luli?! E Zalli i Kirit pranë Rrëmajit “heshtë” ku endè, gurtë e tij janë të skuqun…nga një Gjak i freskët dhe i paster i derdhun në mengjesin e një epoke gjakatare, të ardhun naten per hanë e groposë nga sherbëtorët e sllavokomunizmit, gjithnjë të etshëm dhe t’uritun si ujqit e para pesëqindvjetëve, që erdhën nga pyjet e Kaukazit…
Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave fillore?! Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Kryeparia i Grudës, Dodë Preçi Kryeparia i Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Kryeparia i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Kryeparia i Shalës, Avdi Kola Kryeparia i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Kryeparia i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga Revista LEKA, 1937).
Mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që nderuen me veprat e veta emnin e Kastriotit …
***
Me daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë. Mendohet se asht varrosë në Kishen Katedrale të Shen Kollit, që ishte ma e madhja e atij vend e rindertueme prej Tij.
Besniku i Tij Imzot Pal Engjëlli, nga historianët tregohet se ndodhej në Romë, ku me të mërrijtun lajmi i vdekjes së Prijsit të Arbënisë atje, Gjergj Kastriotit, u nis për Shqipni… “per me marrë nga e veja dhe i biri i Gjergj Kastriotit të drejten e mbrojtjes, me garnizone venedikase, të Krujes dhe të kështjellave të tjera.” (Fan. S. Noli, “Gjergj Kastrioti” fq. 148)
Ma vonë iku dhe e veja Donika e Gjoni, në mbretninë e Napolit mos me u kthye ma!
Në vitin 1478, “dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhen, turqit hapën dhe varrin e tij, që të merrnin copëra të kockave të tija, si hajmali…” (F. S. Noli, po aty, fq. 148)
Sebeliku na informon se “valle vajzash shqiptare, midis buçitjes së betejës dhe zhurmës së armëve barbare, mblidheshin rregullisht çdo tetë ditë mbi kështjellat, ku kishte mbretëruar Gjergj Kastrioti, për t’i kënduar hymne Herojt të tyre të vdekur.” (F. S. Noli, fq. 149)
***
Iku Imzot Pal Engjëlli, iku e veja Donika dhe i biri Gjon Kastrioti, ikën gjeneralë, klerikë e laikë nga Arbënia, ikën e vazhdojnë me ikë… Kam lexue dhe jam interesue edhe per shkrime që nuk njihen endè në Shqipni, të dijetarëve dhe shkencëtarëve Fan S. Noli, At Athanas Gegaj, At Marin Sirdani, Milan Shufflay, At Zef Valentini S.J., At Gjergj Fishta, At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, Prof. Zef Mirdita, Prof. Aurel Plasari e deri tek At Konrrad Gjolaj, dhe nuk kam mujtë me gjetë të shkrueme: “Tue dijtë të gjithë çka kam permendë ma siper se kur turqit do të pushtonin Lezhen, puna e parë e tyne do t’ ishte me shkatrrue kulm e themel Kishen Katedrale të Shen Kollit, si asht e mujtun që askush nuk shpjegon se çka u mendue dhe si asht veprue me Eshtnat e Heroit tonë Gjergj Kastrioti, per mos me i lanë me u dhunue nga turqit?!”
E prap…vazhdoj me mendue!
Emni i Gjergj Kastriotit asht Emni ma i shejtë dhe ma i bekuemi per çdo Shqiptar!
Ai vazhdon me kenë i gjallë edhe sot në boten e perjetëshme t’ Atdheut të vet, në boten e pavdekshme të Shpirtit Atdhetar Shqiptar.
Nga Fritz Rodovani
Melbourne, 6 Janar 2013

MALO HASAJ-NJË VAZHDUES I TRADITAVE TË DUKAGJINIT

Ka afro dy shekuj që kur Metë Pecaj, paraardhësi i Malo Hasës u largua nga Pecajt e Shalës për një jetë më të rehatshme dhe u vendos me banim në fshatin Golem, në pjesën veriore të qytetit të Shkodrës.
Lëvizja e malësorëve drejt fushës ishte diçka objektive e dukuri natyrore për arsye nga më të ndryshmet. Kështu ndodhi edhe me paraardhësit e Malos, të cilët edhe pse u larguan nga Dukagjini, ata kurrë nuk u shkëputen, por ruajtën lidhjet dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me fisin e origjinës dhe pikërisht me atë të Mehmet Shpèndit, i cili interesohej për pjesëtaret e trungut të tij. Ata, herë pas here, kur binin për treg në qytetin e Shkodrës apo për punë të tjera, gjenin mikpritjen tek Hasajt dhe e kundërta, edhe këta bënin vizita të herëpashershme në vendin e origjinës, për raste festash apo për arsye të tjera, traditè kjo e vazhduar deri në ditët tona. Babai i Malos kishte lidhje të rregullt me Bardho Martinin e Pecajve dhe vazhdon edhe me pasardhësit e tyre.
Malo Hasa, me vëllezërit e tij e krejt fisin asnjëherë nuk e kanë mohuar origjinën e tyre dukagjinas, përkundrazi ndihen krenar dhe kur ka kenë nevoja nuk kanè përtuar për të kërkuar ndihmën e ndërsjellët, siç ishte rasti ish-kryetarit të suksesshëm, Fejzi Hasa, që votat e dukagjinasve nuk ishin pa peshë në fitoren e tij, për kryetar komune në komunën e Rrethinave të Shkodrës, në njëren nga legjislaturat, pas vitit 1990.
Me lëvizjet demografike të viteve pas nëntëdhjetës, të shekullit të kaluar, shumè dukagjinas u vendosen edhe në komunën e Rrethinave duke përfshire edhe fshatin Golem dhe lagjen “Fermentim” të qytetit të Shkodrës. Dukagjinasit, si praktikant të rregullt të fesë, ju lindi nevoja për një kishë, por ju duhej një vendi i ndertimit te saj, në fshatin Golem, në të cilin toka ishte ndarë sipas ligjit apo siç ka qenë të ndara më pare. Ata, do ta kërkonin ndihmën te Malo Hasa! Një përfaqësi bashkë me klerikun i ranë në derë Malo Hasës dhe i parashtruan nevojën. Ai, mbasi i priti sipas zakonit e bujarisë që e kishte trashëguar brez pas brezi ju tha: Tokën për vendin e ndertimit të kishës, sa ju duhet, jua fali. Ata u larguan plot entuziazëm e të emocionuar nga përgjigjja pozitive dhe pritja e ngrohtë e këtij burri, e kësaj familje. Njëri tha: “Burrnia e mikpritja paskan vend edhe në fushë, kush donë me i ruajt”. Kisha u ndërtua në lagjen “Fermentim”, në afërsi të rrugës kryesore, që lidh qytetin e Shkodrës me Dukagjinin.
Pas inaugurimit të kishës, Malos i shkuan në shtëpi për ta rifalënderuar, ku ishin edhe dy klerik, prej të cilëve njëri ishte italian. Ai, i priti në shtëpi, me tëra të mirat duke ju dhëne edhe verë të kuqe e raki të bërë vetë, tamam sipas traditës dukagjinase, të cilët u emocionuan më shume nga mënyra e mikpritjes. Në ketë rast, kleriku Italian e kishte të vështire ta kuptonte se, shqiptarët udhëhiqen nga filozofia e Pashko Vasës.
Malos nuk i bënte përshtypje, sepse mikpritjen e kishte të përditshme, ku miqtë e dashamirësit e tij e kanë provuar shume herë, madje edhe me të panjohurit, i cili një nder mezet më të mira të verës e rakisë së tij, ishin bisedat e këndshme e burrërore që Ai bënte, me miqtë.
Malo Hasa, është i nderuar në jetën e përditshme, blegtor shumè i mire, i respektuar me punën e sjelljen e tij në fshat, në qytet, në fis e më gjere, duke lëne kudo që ka punuar dhe me këdo që ka ndejtur, mbresa të mira .
Mesatar nga pamja, por me punë të mëdha dhe ashtu siç thotë poeti ynë i madh, Gjergj Fishta: “Kush asht fis nuk bahet pisë”. I tillë është Malo Hasa! Ai është krenare për origjinën e tij, edhe Dukagjini nderohet me njerëz të tillë!
Pjeter DELIA

Jul Varibopa, Poeti i pare i talentuar arbëresh!

Një figure e ndritur e poezisë shqiptare me origjine nga zona e Cakranit, është dhe Jul Varibopa. Ai u lind në një fshat të Kozences në Itali që vendasit e quajnë “Mbuzat”. Sipas shume autoreve që kane shkruar për Varibopen, ai u lind në një familje me origjine nga Mallakastra, dhe sipas Robert Elsie që ka botuar: “Histori e letërsisë shqiptare”, cilësohet nga Mallakastra e Shqipërisë jugore. Të njëjtën gjë e përsërisin në botimet e tyre: De Rada, M. Markianoi, Zef Skiroi, Albert Stratikoi, të cilët i përmend dhe Akademik Shaban Demiraj, në një material për Jul Varibopen.
Ngulimet e arbëresheve në Itali janë të periudhave të ndryshme, por sipas të gjitha të dhënave, thuhet se fshati San Giorgio Albanese e që vendasit e thërrasin Mbuzat, është themeluar rreth viteve 1467-1471, menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Në shqiptimin e emrit ka pak ndryshim. Sipas Robert Elsie quhet Mbuzat, kurse sipas Akademikut Shaban Demiraj thirret Mbusat. Duket e parëndësishme, por nga emri mund të përcaktohet edhe prejardhja, ose familja themeluese e fshatit. Nuk dihet në se familja Varibopa është themeluese apo nder të parat, sepse Juli ka lindur rreth tre shekuj më vone.
Qysh në fillim më duhet të them se, perse nisa të shkruaj Variboben?
Së pari, më beri përshtypje mbiemri i tij, e që lidhet me emrin e fshatit nga është larguar kjo familje. Kishin kaluar më pak se tre shekuj nga emigrimi i tyre dhe ata mbanin ende për mbiemër, emrin e fshatit të paraardhësve të tyre, e që u kujtonte se ishin nga Varibopi i Cakranit.
Së dyti, ky njeri, pra Jul Variboba, është cilësuar nga shume autor: “Poeti i pare Arbëresh i talentuar” nga R. Elsie; “Një nder poetet më të dëgjuar të letërsisë arbëreshe”, nga Sh. Demiraj; “Si autor i vërtet dhe krijues origjinal” nga S. Hamiti; “Poeti i pare i vërtet i krejt letërsisë shqipe”, thuhet në Fjalorin Enciklopedik letrar, fq. 287, botim i vitit 2001.
Nisur nga këto, mendoi të beje të njohura disa të dhëna për jetën e tij e disa mendime nga studiues të ndryshëm.
Pranohet nga të gjithë se, ai ka ndjekur studimet në Seminarin “Korsini” në Shën Benedithi (San Benedetto Ullano). Ky seminar, sipas Robert Elsie është themeluar në vitin 1732 nga Papa Klementi XII; ndërsa sipas De Rada cilësuar në veprën e vet ”Antologji Albanese”, f. 59, e cituar dhe nga Shaban Demiraj thotë: Jul Variboba ishte i biri i kryepriftit të Mbusatit dhe i Vashia Kanadeze dhe ka qene një nder nxënësit e pare të Kolegjit italo-shqiptar të San Benedetto Ullanos, që u themelua në vitin 1733 nga Felice Samuele Rodota, fisnik shqiptar nga San Benedetto Ullano. Pra, kemi një ndryshim në vitin e themelimit dhe të themeluesit. Për mua qëndron varianti i dyte, sepse ky kolegj është i ritit ortodoks dhe në se krijohej nga një Papë, duhej të ishte i ritit katolik, kështu që një fisnik vendas i fesë ortodokse mund ta themelonte.
Me mbarimin e këtij seminari apo kolegji, Jul Variboba u shugurua prift, kjo rreth vitit 1749, sipas R. Elsie, i ritit ortodoks. Sipas Markianoit, të cituar nga Sh. Demiraj, “Dialektet e Kalabrisë, të Pulias e të Siqelise, janë pasqyre besnike e të folurit të Toskërishtes”, por flitet dhe për koloni arbëreshe të ardhur nga vise të tjera të Shqipërisë së Sipërme. Përsa i përket katundit Mbusat, gjuha e të cilit është një toskërishte me disa karakteristika të afërta me Çamërishten dhe gjirokastrishten, mund të thuhet me siguri se do të jete themeluar nga familje të shpërngulura prej Toskërie.
Një analize më të plote e me vlere të leksikut të Varibopes ka botuar Prof. Maksimilian Lambertzi, që citohet dhe nga Sh. Demiraj, ku në faqen 47 të studimit të tij, ai shfaq mendimin se mbiemri “Variboba” lidhet me emrin e fshatit Varibop, d.m.th. stërgjyshërit e Varibopes janë shpërngulur nga ai katund i Mallakastrës, emrin e të cilit e mbajtën si mbiemer të familjes së tyre. Ai shton se, toponimi Variboba është një nga toponimet e shumta sllave të Shqipërisë dhe do të thotë ”Zieje groshen”. Mua, ky shpjegim nuk më bind e nuk më pelqen. Më duket më i argumentuar e domethënës mendimi i Spiro N. Konda, i cili fjalën “varibop” e shpjegon me zbërthimin: “Varri i Bobit”, e që me duket më bindes. Ndoshta dhe “varri i babit”, që me vone ka evoluar në “varri i bobit”. Përfundimisht, si dhe vërtetohet nga autor të tjerë, prejardhja e tyre nga fshati Varibop i Cakranit është i argumentueshëm.
Me mbarimin e kolegjit, Juli kthehet në fshat për të ndihmuar të atin e moshuar, Xhovani kryeprift i famullisë aty. Duket që ishte i pasionuar pas fesë, prandaj dhe krijoi aty një kongregacion, ku u grumbulluan vajzat më të ndershme të fshatit, që u quajtën “Bijat e Maries”.
Per arsye te ndryshme, Variboba largohet nga fshati dhe vendoset ne Rome. Aty ka bere jete te mbyllur. Stratikoi thotë se, në Rome Jul Varibopen e nderonin shume për sjellje të mire dhe diturinë e tij dhe se ishte emëruar sekretar i një Urdhri fetar, ku mendohet të ketë kaluar dite të mira. Mendohet se pëlqente me shume ritin katolik të besimit, sidomos në Rome.
Sipas gojëdhënës të përmendur nga Stratikoi, prindërit e Varibopes, me që e kishin bir të vetëm, donin ta martonin, para se të shugurohej prift, duke qene se priftërinjtë arbëresh të ritit ortodoks lejohen të martohen. Sipas shënimeve te A. Chinigo në “Arbri i ri”, - Variboba në fillim kishte pranuar ketë dëshire të prindërve, e prandaj u kishte thëne se do të shkonte në Napoli për të gjetur gruan më të bukur e fisnike. Kur ishte kthyer, kishte thëne se e kishte gjetur gruan, dhe për çudi të vendasve që po e prisnin me nuse, ata paskëshin pare shtatoren e Shën Merise. Sido që ky tregim ka formën e një anekdote, ai hedh drite mbi atë që Juli ishte i dhëne fort pas fesë, dhe kjo duket edhe në veprën e tij letrare.
Fakti që Varobopa ka ndjekur mësimet në San Benedetto Ullano e pastaj ka jetuar në Rome si sekretar i një Urdhri fetar, na bene të mendojmë se, ai ka pasur dituri për kohen. Ketë na e vërteton dhe ajo, që shkruan De Rada në “Antologjia Albanese”: “Kur në kryesine e Kolegjit të San Benedetto Ullanos erdhi peshkopi Archiopoli, mori në katedrën e lendeve humanitare një ish nxënës aty, i quajtur Avato, të cilin më vone e zëvendësoi me Jul Varibopen. Kjo tregon se, Varibopa duhet të ketë pasur një kulture dhe inteligjence të mire, deri sa peshkopi Archiopoli ka menduar ta beje drejtor në vend të një tjetri, për të cilin De Rada thotë se, ishte një nga nxënësit më të mire të Kolegjit e me inteligjence të rralle ...”.
Por ajo që e beri Julin të njohur në qarqet letrare është vepra e tij “Ghiella e Shën Meris Virgjër” (Jeta e Shën Merise Virgjër), botuar në Rome në vitin 1762. Siç thotë edhe vet poeti, në parathënien e kësaj vepre, ai që kur ishte i ri i vinte ndore t‘ shkruante për të qeshur, por e para vepër në gjuhen shqipe është vëllimi me vjersha fetare, që u botua me titullin e mësipërm. Megjithëse Zef Skiroi e ndonjë tjetër thotë se, kane pasur në dore një dorëshkrim me vjersha të tjera fetare të tija, por Skiroi nuk jep shpjegim në se ka qene shtypur ndonjë nga këto vjersha e kur, prandaj Varibopa, ne historinë e letërsisë sonë njihet vetëm me veprën “Gjella e Shën Merise Virgjër”.
Kjo poeme prej 4717 vargjesh, me një strukture pjesësh jo fort të lidhura, e shkruar tërësisht në dialektin e Mbusatit, dëshmon më shume për një tonalitet lirizmi e balade popullore, duke i shndërruar personazhet besimtare të Dhiatës së Re në fshatare truplidhur kalabrez të shekullit të tetëmbëdhjete. Varibopa nuk e ka shoqin në letërsinë e vjetër shqiptare si për ndjeshmërinë e kthjellet e të thjeshte poetike, ashtu edhe për larminë e shprehjes ritmike, ndonëse cilësia artistike e tij ka dallime të mëdha nga vargu në varg. Ajo është ndërthurur siç është me kënge popullore, qëndron madje në stilin realist e konkret. Një nga pjesët më karakteristike, është “Qenka e të zgjuarit, në të cilën Shën Meria e zgjon të voglin e saj për të marre adhurimin e barinjve të thjeshte, Nikolles, Frangut, Xhudites, Elizabetes, të gjithë me dhurata nga fshati ..”.
Për Jul Varibopen gjen të shkruar në Buletinin: Për Shkencat Shoqërore, viti 1953, nr. 1, 2, 3, nga Shaban Demiraj; në Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjin, Peje, 2001, f. 114-117, nga Robert Elsie; në tekstin mësimor “Letërsia shqiptare e vjetër” nga dr. Sabri Hamiti; në Fjalorin Enciklopedik Letrar me autor Gjergj Zheji, e prof. as. dr.Natasha Xhafka e të tjerë.
Si autor i vërtet dhe krijues origjinal, Varibopa krijon lloje vargjesh e figurash krejt origjinale, që hyjnë në fondin e krijimit letrar. Gjithë vepra e tij ka strukture letrare, trajte shkrimi të njehsuar, poezi-vargje dhe shkruhet për qëllime letrare.
Nga Halil Bregasi

MESHË NË SHQIP NË BELGJIKË

Pas shume përpjekjesh komuniteti shqiptare në Belgjike do të ketë mundësi të ndjeke në gjuhen shqipe meshën e shenjte një here në muaj. Është kontributi i familjeve dukagjinase që punojnë e jetojnë në Bruksel, të cilët nuk u ndalen për asnjë momente në sigurimin e kushteve për të bere të mundur që katoliket e emigruar shqiptare të ndjekin edhe në gjuhen shqipe meshën e shenjte. Pas lejes, të siguruar nga Arqipeshkvia Malinjes-Bruksel, që komuniteti i emigranteve shqiptare të ketë mundësi të ndjekin dhe ne gjuhen shqipe meshën e shenjte. Kështu, pas frëngjishtes dhe holandishtes vjen mesha në shqipe, e cila i kishte munguar këtij komunitetit që tashmë regjistron rreth 80 mije emigrante shqipfolëse nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Duhet përmendur kontributi i vëllezërve Piniqi nga Shala, të cilët jetojnë në Angli dhe në Belgjike, që siguruan mundësin e ardhjes së meshtarit kanadez, At Gara Dalsh nga famullia e Londres. Eshte ky misionar, i cili do të vazhdoje rrugën e meshtarit dukagjinas, françeskanit të palodhur At Ambroz Martinit, i cili kontribuoj në meshën e shenjte për 23 vjet në Belgjike, duke dhëne një kontribut të madhe për emigrantet shqiptare dhe njohjen e gjendjes në Shqipëri. Ai, edhe pse kishte nënshtetasin belge dhe ishte nderuar me dekorata nga Mbreti i Belgjikës, u kthye në vitet e fundit të jetës, në vendin e tij të lindjes, duke i dhanë funde jetës tokësore në kuvendin françeskan shqiptare, aty ku kishte marre mësimet e para për meshtare. Misionari kanadez shpjegon për gazetën “Dukagjini”, vullnetin e tij për të celebruar meshën e shenjte në gjuhen shqipe, dhe na bën me dije se, e ka mësuar gjuhen shqipe në Korçe- Atje ka shërbyer si misionare, ne kishën Ringjallja, nga viti 1991-1998 dhe në vitin 1999 ka shkuar si misionare në Kosove. Gjate kësaj periudhe ka qene përgjegjës për emigrantët shqiptare në Greqi. Aktualisht është meshtarë në famullin e Londrës, në Pimlico Wood Green. Emigrantet shqiptare çdo fillim muaji mblidhen në meshën e shenjte, në kishën Shën Anges, në Rue du Gaz 61 1020 Bruksel laeken Metro Bocskstael. Janë këto familje shqiptare të ardhura nga Veriu i Shqipërisë, të cilët tashmë kane mundësi të dëgjojnë fjalën e Zotit edhe në gjuhen shqipe. Marie Pjetri, është një nder emigrantet shqiptare nga Mirdita, e cila nuk rreshte për organizimin e shqiptareve, për ti aktivizuar ne jetën e kishës, si përfaqësuese për katër famullit. Shqiptaret bashkohen për të dëgjuar fjalën e Zotit, por nuk hezitojnë për të ndihmuar njeri-tjetrin në gjetjen e ndonjë pune ashtu dhe për të dhënë ndihma në raste fatkeqësie. Është për të theksuar se, komuniteti dukagjinas në Bruksel çdo dite po behet më i fuqishëm në sipërmarrje në pune të specializuara dhe si pronar të shume bareve dhe restoranteve, duke mos harruar asnjëherë familjet e tyre në Shqipëri.
Përgatiti për gazetën Dukagjini
ZEF NIKA

UJERAT TERMALE “LLIXHAT” NDIKOJNE NE RIGJENERIMIN E INDEVE DHE SHERIMIN E SHUME SEMUNDJEVE

vijon nga numri i kaluar)

Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë.
Në neurologji ka efekt shërues tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe klimoterapi.
Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit, magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).
Sëmundjet organike më të shpeshta janë sëmundjet e sistemit nervor periferik nga trauma të ndryshme inflamatore (ndezjes), kompresione (ndrydhje) me ç’rast vjen deri tek ndërprerja e pjesshme (parezat) ose më e rëndë (paraliza) e atij nervi. Gjithashtu raste të shpeshta të cilat ne I shërojmë janë dëmtimi I nervit shijatik, dëmtimet e ndryshme inflamatore si radikulitet dhe aksidentet vaskulare ose infarktet e trurit qe shkaktohen nga dëmtimet fizike gjate aksidenteve dhe shkaktojnë invaliditet (hemiparezat ose hemiplegjit).
Në fijet nervore dhe muskujt e paralizuar ndikon pozitivisht duke rritur funksionin, bëhet ulja e inflamacionit të fijeve nervore, apo nervave të atrofuar dhe të njëjtave u ndihmon që të kthehen në funksion.
Sëmundjet e sistemit lokomotor
Sistemi lokomotor është pjesë mjaft e rëndësishme e organizmit qe mundëson funksionet e saj lëvizëse, mbajtjen e trupit dhe koordinimin e saj. Dhimbjet që mund të shkaktohen nga ky sistem janë të tmerrshme, por kjo nuk është edhe aq e rëndë po ta mendosh se nuk mund të kryhet një jetë normale nëse ky sistem nuk funksionon ashtu siç duhet. Qëllimi i këtij referimi është se si veprojnë ujërat tremo-minerale me efektet termike, kimike dhe mekanike, tek sëmundjet reumatike.
Ujërat termo-minerale ndikojnë në rivendosjen e funksioneve lëvizëse të çrregulluara, siç janë komplikimet në kyçe, komplikime të kontrakturave, ankilozave dhe atrofi muskulore. Ujërat e Banjave të Dibrës Capa kanë përmbajtje mjaft të lartë sulfurore, dhe kjo është mjaft e rëndësishme për kapsollën e kyçit (artikulare), absorbimi i sulfurit e bën atë më të bute për tu lakuar. Sulfuri nuk mund të merret me anë të tabletave ose injeksioneve, e vetmja mënyrë është që lëkura të thith atë.
Rekomandohen nga 10-15 ditë mjekim në qendrën tonë. Kuptohet se përveç ujërave termominerale, pushuesit trajtohen edhe me masazhe, terapi të ndryshme fizikale si dhe me fangoterapi e cila është unike në këtë qendër.

Sëmundjet e sistemit Gastoduedenal dhe Uro-Gjenital.
Te përcaktosh se kur ka filluar përdorimi i faktorëve balnear për qëllime profilaktike e kurative është e vështirë. Hpokrati ishte i pari nga mjeket qe ka theksuar se shëndeti i njeriut është në varësi te mjedisit dhe veçorive klimatike.
Mjekimit balnear e fizioterapeutik i duhet kushtuar jo me pak kujdes se sa metodave tjera te mjekimit medikamentos ose kirurgjikal. Ujërat termominerale natyrale te Banjave te Dibrës- Capa ne përbërjen e tyre kimike kane elemente,mikroelemente e gaze ne sasi te mjaftueshme për te ushtruar efekt mjekësor në organizmin e njeriut.
Përveç përdorimit kurativ në formë të banjove të përgjithshme ujërat tanë përdoren edhe si ujëra për të pirje nëpërmjet gojës. Zakonisht ujërat e Banjave te Dibrës- Capa përdoren nga goja për mjekimin e sëmundjeve te aparatit tretës, urogjenital dhe endokrin.
Ne aparatin tretës me sukses përdoren për mjekimin e gastriteve kronike të shoqëruara me djegie dhe gromesira ne pezmatimin kronik te mëlcise së zeze te vezikës biliare e te rrugëve biliare si dhe te konstipacionet duke fuqizuar peristaltikën e zorëve.
Ujërat tanë termomineral natyral kur meren nga goja nxisin funksionin e veshkave dhe qe ndikojnë ne nxjerrjen e ujit nga organizmi .Ato bashke me ujin nxjerrin lendë te ndryshme te pa nevojshme. Ato ne mënyre mekanike nxjerrin produkte mikrobijale e toksike nge rrugët urinale, mënjanojnë mundësinë e zhvillimit te infeksioneve, perceptimin e kripërave dhe lendeve organike.
Përdoren te te sëmuret me cistite, pielite, pielocistite dhe pielonefrite kronike pa sjelle dëmtimin funksional te veshkeve. Në sëmundjet pezmatuese kronike te rrugëve urinare, përdorimi i ujërave termominerale te Banjave te Dibres- Capa mund te tresin e te nxjerrin mukusin qelbin dhe kripërat e grumbulluara ne rrugët urinare. Këtë e arin duke fuqizuar tkurrjen muskulore te ureterve si dhe zgjerimin e tyre duke lehtësuar kështu edhe lëvizjen e gurëve te vegjël dhe te rërës. Uji termomineral nuk i tret gurret, por me qe shton diurezen mund ty shtyje gurret mekanikisht, atëherë kur ato janë me te vegjël se diametri anatomik i ureterve dhe i u uretres.
Ujërat termomineral natyral kunderindikohen te nefritet, nefrozat e pielonefrozat akute,ne dekompozimet renale e kardiake,ne hidronefrozat dhe në proceset specifike renale, kur janë formuar gurre që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Kunderindikohen gjithashtu përdorimi i ujërave termomineral edhe te ulcerat gastrike,duodenale,te akutizuara me hemoragji ,ne komplikacionet pos operative etj.
Ujerat termomineral rekomandohen te pihen drejpërsëdrejti në vendburimet ne pamundësi, te transportohen me shishe. Ujërat mineral ne shishe nuk i ruajnë plotësisht cilësitë qe kane ne vendburim. Ato pihen zakonisht duke filluar me nje gote uje 2-3 here ne dite 15-20 min. para buke.
Mjafte mire ujërat natyral termomineral te Banjave te Dibres- Capa veprojnë ne parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve gjinekologjike si ne ato inflamatore ashtu edhe hormonale. Me sukses përdoren si terapi plotësuese te mjekimit kirurgjikal dhe hormonal te steriliteti i grave.
Përdorimi i ujit mineral ne mënyre te favorshme influencon ne sekrecionin cervical si dhe ne peristaltikën e tubave. Për këtë qëllim janë veçanërisht të këshilluara ujrat sulfate te cilat ushtrojnë edhe një veprim ngacmuesesh ne funksionet endokrine. Kështu mundet te ndihmojnë edhe ne mjekimin hormonal.
Nga ana teknike terapia termale gjinekologjike kryhet me anën e irigacionit vaginal,pa transkuruar dhe mundësinë mjekuese te banjës se përgjithshme,si dhe ujit mineral te mare nga goja. Gjithmonë këto te shoqëruara me terapitë e tjera fizikale si: fangoterapia, magnetoterapija, elektroterapia e te tjera, të cilat ne Banjat e Dibrës- Capa janë te nivelit te larte te aplikuara nga një personel me edukate te larte dhe me përvoje pune praktike shumëvjeçare.
Nga Tone Deda
Fakulteti i Mjekesise

Koshienca mbi vetveten..., ndryshe kur mbetemi pre e filozofisë së robërisë

Nga Kadri Ujkaj

(vijon nga numri i kaluar)
Epoka e përjashtimit, ndryshe e vlerësimit vetëm Bardhë e Zi, mbaroi! Çka do të thotë se në epokën e kultpragmatizmit, pra të posthumanizmit, ndryshe në epokën holiste apo të analizave komplekse të sistemeve dhe personaliteteve të historisë, epoka e monumenteve, si epoka e idealistëve të mëdhenj, përjeton tharjen maksimale, jo vetëm në gjirin e një klase politike si kjo e jona, që në tërë jetën e saj shquhet vetëm për histori frontesh, por, mjerisht, edhe në nivel global.
Sipas studiuesit gjermano-amerikan, të historisë sonë moderne, Bernd Fisher “Zogu dhe Enveri qenë dy nga diktatorët e Ballkanit”. Nëse në vitin e Pavarësisë Zogu nuk kishte mbushur akoma 17 vjeç, nuk mund të injorohet kontributi i tij si shtetar, së bashku me mjaft atdhetarë të tjerë, në organizimin e Kongresit të Lushnjes (1920) duke rivendosur një autoritet shtetëror kundrejt përpjekjeve që bëheshin për të ricopëtuar Shqipërinë, sikur duhet vlerësuar themelimi i shtetit shqiptar dhe profili evropian i institucioneve që u ngritën nga regjimi i Zogut. Megjithatë mbretëria demokratike parlamentare e tij, ndonëse si formë qeverisëse qe mbretëri konstitucionale, sipas statutit të saj nuk lejonte krijimin e partive të reja politike, ashtu si edhe regjimi i tij u karakterizua nga një pushtet i pakufizuar i mbretit. Kështu që formati i asaj mbretërie qe ai i një regjimi autokratik, obskurantist. Vërtet “Zogu përktheu ligjet e Perëndimit, por kryetar të nëpunësisë shqiptare vuri Lalë Krosin se, psikoza e tij mbeti ajo e një çifligari, që vendin e vet e shikonte si pronën që mund ta përdorte si garanci hipotekore, apo ta shiste me copa, nga që mbreti vetëm emrin e kishte të tillë, pasi edukatën e kishte kokë e këmbë orientale. E vetmja kulturë që kishte, ishte blerja e kundërshtarit, në vend të respektimit dhe bashkëjetesës, sikur vrasja, në vend të konkurrencës apo garës”(Dritan Hila, “Nëse Zogu do të ishte Mbret!” (“Mapo”, më 20. 09. 2012). Mjafton të kujtojmë vrasjet e kundërshtarëve të tij politikë, figura elitare të kombit tonë, si: Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Avni Rrustemin pa u ndaluar tek përndjekjet si: emigrimi i Fishtës, “izolimi i detyruar” në Kukël i Mjedës, ndryshe largimi i imponuar i opozitës, sikur censurimi i “Vargjeve të lira” të Migjenit e te tjera. Nga ana tjetër s’ka pse të injorohet “fakti i marrëveshjeve të Zogut me Nikolla Pashiqin në vitin 1924, kryenacionalistin agresiv serb dhe antishqiptarin e madh, si një vijimësi nip-dajë (njihen marrëveshjet e Esat pashë Toptanit në vitet 1914-1915) në tradhëtinë ndaj nacionalitetit shqiptar, në marrëveshjet me Pashiqin. Madje “gjatë një interviste, dhënë një miku të tij të vjetër, për të përditshmen greke “Elliniqi” të Athinës me titullin: “Me mbretin Zog” dhe mbititullin: “Greqia dhe fqinjtë e saj”, ndërsa rastisi që në shkurt të vitit 1931 të udhëtonin së bashku drejt Vjenës”, Zogu do të deklaronte: “… realisht mbretëria e shqiptarëve ka pjesë greke si: Korça, Himara, Dhrovjani dhe Gjirokastra, por kufijtë tanë në fillim të shekullit janë vendosur nga ndërnacionalet kështu që …” (Gazeta “Elliniqi”, nr. 2176, më 15. 03. 1931). Megjithatë intervista e A. Zogut, me deklaratën e saj antishqiptare, s’u sfidua nga askush:
1. Nuk u përgënjeshtrua as nga vetë Zogu, nuk u kundërshtua as nga Qeveria e atëhershme e
Tiranës, por as nga ambasada shqiptare në Athinë.
2. Nuk shkaktoi protesta as kundërshti brenda, as jashtë vendit, madje as nga armiqtë e tij, të cilët ishin të shumtë..... duke e pranuar, kështu, që shteti shqiptar ka nën zotërim territore greke”, - shkruan, gazetari grek, Kosta Maris !?!
Jo rastësisht, pasi u prit si mik i shtetit grek, më 7 prill 1939, dhe u akomodua në një hotel, në Vorlo, me 97 persona, përfshirë familjen, trashëgimtarin e vetëm të tij, eskortën kryeministrore, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Finanacave, ikja si dhe shpenzimet e tjera të Zogut u paguan nga Athina zyrtare”. Sikurse “vërtet Ahmet Zogu, as Shqipëria, sipas Prof. Dr. Paskal Milos, s’e ndalnin dot pushtimin fashist të Shqipërisë, por ama s’duhet injoruar fakti që ishte politika e Zogut në favor të Italisë fashiste, në shkëmbim të parave që i jipte Musolini, pararendëse e këtij pushtimi” (Gazeta“Mapo”, më 23.07.2012).
O zot, a ka përmasa hipokrizie civile më brutale sesa të vendosësh në Piedestalin e Nderit të Kombit, në 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, krahas Ismail Qemalit, “Babait” të Nacionalitetit Shqiptar, “Hero i Popullit”, Hasan Prishtinës “Hero i Popullit”, vigan i nacionalitetit tonë dhe njëri nga diplomatët më të shquar shqiptarë të kohës, Ahmet Zogun, vrasësin e Tij, duke shmangur Luigj Gurakuqin “Hero i Popullit”, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, vrarë po nga Zogu, dhe heshtur kaq brutalisht për kontributin e shkëlqyer nacional të poliedrit-gjigand F. Noli.
Nuk mund të deshifrohet ndryshe loja me historinë nga ndonjë politikan, mjerisht i ri, që në emër të pragmatizmit elektoral, kur s’është “fronti” i tij, por i historianëve, ikjen mjerane të mbretit tonë, të përçudnuar botërisht nga ky akt, guxon ta quajë një akt që duhet vlerësuar, kur “Profesor Abaz Ermenji, ish-kryetari i Ballit Kombëtar, pra politikan, historian, personazh i njohur në vitet e Luftës Antifashiste , ikjen e Ahmet Zogut e cilësonte akt pabesie dhe tradhëtie nacionale”.
“Nuk e teproj të them, -vijon akademiku ynë Prof. Dr. Xhelal Gjeçovi -, vërtet shteti i E. Hoxhës qe diktaturë, ku s’u kursye askush nën ethet e pushtetit vetiak, por askush s’mund të mohojë se “në disa drejtime të rëndësishme të jetës shoqërore u kapërcyen shekujt: u realizua një emancipim i madh shoqëror e kulturor i vendit dhe i popullit”. “Shqipëria nga një vend agrar-zejtar i prapambetur në 1938-tën, në 1990-tën ishte transformuar në një vend industrialo-agrar i përparuar”, - thekson Prof. Dr. K. Frashëri (Analiza-4, më 22. 09. 2012). Askush s’mund të injorojë aktualisht karrshillëkun “demokratik”, që Kanuni i Lekë Dukagjinit i bën, në ditët tona, shtetit tonë ligjor, demokratik, kur kujtojmë se, në diktaturë, një realitet i tillë qe krejtësisht i kapërcyer ... “Progresi ynë nacional i kohës së Zogut ndryshon si nata me ditën me atë të kohës së E. Hoxhës”, nënvizon akademiku P. Milo.
Shtrohet pyetja, po atëhere si duhet vlerësuar A. Zogu? Patjetër që as Enveri, as Zogu nuk mund të përjashtohen nga historia jonë nacionale, edhe pse “rruga e tij drejt pushtetit kaloi përmes kufomave të kundërshtarëve politikë deri edhe ish-miq, shokë e bashkëpunëtorë nga më të afërt”(Fisher, vep. cit). Atëhere a e meriton Zogu një monument në mes të Tiranës? Të duash lirinë sot, çka do të thotë të jesh demokrat, të jesh kundër autoritarizmit, kundër korrupsionit, kundër injorancës, do të thotë të jesh antizogist, shprehet me dinjitetin e njeriut të lirë, publicisti dhe analisti aq i mirënjohur, Fatos Lubonja. Pse, shtrohet pyetja, sepse ai nuk qe nga ata politikanë idealistë, që meritojnë këtë nderim, sikur nuk qe një figurë përbashkuese: Antizogistë qenë jo vetëm komunistët, por edhe Fishta, simboli i katolikëve shqiptarë, i cili arriti t’u bëjë thirrje italianëve ta hiqnin qafe, edhe Mithat Frashëri, njëri nga figurat më të ndritura, të brezit të dytë të rilindasve shqiptarë, por edhe Balli Kombëtar.
Dhe, nëse shtrojmë pyetjen pse komunizmi tek ne gjeti aq përkrahje dhe aq pak rezistencë, sikur, edhe pse qe aq i egër dhe me aq pasoja tragjike? Nuk ka dyshim se shumë nga shkaqet duhet t’i kerkojmë tek urrejtja që kishte ngjallur tek rinia regjimi i Zogut, po ashtu edhe tek injoranca që la ai regjim. Nëse E. Hoxha ishte një tiran dhe vrasës, kjo nuk do të thotë që t’i ngrejmë një monument Zogut se, ky paska vrarë më pak se Enveri. Atëhere me ç’mend në kokë mund t’i ngrihet monument Zogut në kohën tonë?!? Për të frymëzuar çfarë”, - konkludon intelektuali i mirënjohur Fatos Lubonja, njëri nga emblemat më elokuente të persekucionit komunist dhe, po ashtu, i mirënjohur si një personalitet publik - institucion i fjalës së lirë (Gazeta “Panorama”, më 3. 10. 2012).
Natyrisht, përmes referencave, nuk pretendojmë të bëjmë analizën e asnjë sistemi, çka u takon vetëm historianëve, por patjetër të dënojmë përjashtimin e kujtdo qoftë, si kriter antidemokratik, antishkencor dhe antievropian, nga e drejta e njohjes apo e rinjohjes publike, në frymën e analizës serioze, komplekse, të kontributit përkatës të secilit si personalitet, aq më tepër, para nacionalitetit të vet, për një periudhë lavdie dhe sakrifice shembullore si ajo e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në një vit jubilar shekullor, si i sivjetmi, ndryshe në 100 Vjetorin e Shtetit të Parë Shqiptar, kur mes shumë avantazhesh si nacionalitet, kjo Epope heroike na ktheu Pavarësinë e Humbur më 7 prill1939, parandaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, vuri në rend dite Zgjidhjen e Çështjes së Kosovës.
Ligjërisht e përjetojmë si Dita e Çlirimit 29 Nëntorin, konformë Kushtetutës së RSH, kurse, realisht, qeveritarët tanë të djathtë, të të gjitha niveleve, madje as Presidenti i Republikës, nuk guxojnë ta artikulojnë këtë datë të shënuar për vetëkonfirmimin tonë si nacionalitet, aq më pak të nderojnë me protokoll konkret “28000 të rënët, në fushën e nderit, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krah të koalicionit progresist botëror, jo sipas Enverit, por sipas gazetës zyrtare kuislinge ”Bashkimi i Kombit”, tetor 1944”. Merret me mend se ç’ngjet me intelektualët organikë, plazma e pushtetit, me nëpunësit e thjeshtë apo qytetarët nevojtare, të cilët po të guxojnë t’i bëjnë jehonë 29 Nëntorit, ndryshe shijes së “Partisë-shtet”, u vihet në diskutim vendi i punës, buka e fëmijëve ?!?
Dhe ironia e sjelljes partitokratike, në përmasat e një karikature, arrin kulmin kur për Leka Zogun, një pretendent mbretëror “anonim”, në epokën e postmbretërive, organizator i hedhjes në erë, natën e 1976-ës, të katit I dhe gjysmës së katit II të Ambasadës Shqiptare në Francë, “në shenjë hakmarrjeje ndaj prishjes së varrit të të atit nga agjentë të regjimit të Enver Hoxhës” (Skënder Zogu,“Panorama”, më 9. 12. 2011), person ish-i shpallur nongrata nga Spanja, i refuzuar nga shteti ynë në vitin 1994 apo i dënuar me 3 vite burg në vitin 1997, kur si president ishte pikërisht kryeministri ynë që sot ligjëron ditëvdekjen, ditëshuarjen e tij normale nga jeta: Ditë Zije Nacionale.
E gjithë kjo një sjellje hipokrite, në emër të një përfitimi elektoral dhe aspak në emër të rritjes së pristigjit të shtetit tonë ligjor, demokratik, institucional. Madje arrihet deri në atë shkallë abuzimi, sa që të përdoret nga politika jonë zyrtare deri edhe identiteti ynë nacional për përfitim partiak, ndryshe sa të konfirmohet nga kryeministri shqiptar teza e serbëve të Millosheviçit, atij që dogji të gjallë mijëra kosovarë në fund të shekullit XX se ne qenkemi vëllezër, të një gjaku, me turqit ... !?! Filozofi që i vjen për shtat vizionit neo-otomanist që shpall si marrëdhënie vëllazërore gjaku atë mes popujve të islamizuar nën Perandorinë Osmane, kur një vëllazëri të tillë nuk e shpallin popuj si: spanjollët, portogezët, francezët e italianët që realisht kanë të njëjtën preardhje kulturore dhe etnike si popuj latinë, sikur gjuhët e tyre kanë të njëjtën rrënjë, latinishten, siç janë të të njëjtit besim, atij kristian. Po kështu kemi rastin e popujve anglo-saksonë: gjermanët dhe anglezët, sikurse rastin e popujve sllavë të Perëndimit, vëllezër të të njëjtit gjak, secili nga këto grupime.
(vijon në numrin e ardhshëm)

Me rastin e 545 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, botojmë poemen e At’Gjergj Fishtës, kushtuar këtij Kryetrimi

At’ Gjergj Fishta O.F.M.
“ME KëTé SHENJTë Ké ME FITUE”
Tue zbardhun mosha dhjetepestë e jona
Atje prej shtojesh t’ Anadollit t’ plleshëm
Hanza përgjakshëm, nis mbi Europë t’ kukzohet.
Ishte zotmadhi i turqve, që në krye
5. Të ma s’ rrebtës ushtri të jetës s’ atëhershme
Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,
Edhe betohej n’ mëni të vet mizore,
Se shpirti trupit s’ do t’i ndahej para
Se hanzën t’ ngrinte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit
10. E n’ Sh’Pjetër t’ Romës tagji t’i vinte kalit.
E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,
Përpara tij ranë frone e ranë therore;
U rroposën mbretni e u shkimen fise,
E as bar ma s’ mbiu andej ka’i shkeli kamba.
15. Greku, bullgari humbën, humbi serbi,
– Humbi, po, serbi, madhështia e t’ cilit,
Atje te e vona botën mbarë në zi
Do ta mbështillte. – T’ felgruem droje, shuejtën
Zanin mbretënt e Europës. Zâmaret heshtën,
20. Heshti edhe kanga e një mjerim i shëmtuem,
I ra mbarë dheut.
Kur, qé, mbi kep të Krujës
Titanike po del një hije burri,
Vetullat ngërthye, si dy hulli rrufeje,
Me do sy zjarmi e ‘i mjekërr t’ thinjtë, e cila
25. Shtëllungë gjatë nofullash i derdhej, si ajo mjegulla
Rreth një curri t’ thepisun. N’ krye trishtueshëm
Flakë i shkëlqen tarogza brinatake,
Që, tmerrshëm ka ‘i vezullon nën rreze t’ diellit,
Kometë zharitse dan ndër sy t’ anmikut.
30. Ai asht fatosi i ndiem Gjergj Kastriota,
I Madhi Gjergj Kastriota Skënderbeu,
Që, prej atij kepi, si një shqipe mali
Kundron kah forca e barbarisë lindore
Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,
35. E gjithçka t’ mbarë përftue kisht’ mendja e njerit;
Si rribë veriu, që rêtë i fshin prej qielli
Dhe e lê tokën me u tha. Edhe tue pa
Se anmiku i rrebtë i qytetnisë njerëzore
Po nis për s’ afërmi Shqipnisë t’ kercënohej
40. E se prej njerit s’ kisht’ pse ndihmë me pritë,
Çon sytë kah qielli, e zemra gjak tue i shkue,
“O Zot! – gërthet, – O Zot i Madhi i Ushtrive!
E po a njëmend se ma s’ do t’ ketë Shqipnia
Një vend ku me t’ u lutë?… E se gratë tona
45. Djepat n’ Azi mbas sotit do t’ përkundin?…
E se Shqiptari tokën do t’ punojë
Veç për me kndêllë n’ mish gocat çerkeze,
Që një tirani t’ i shërbejnë ma kandshëm?
Oh! Pse ia mbërrimë kësaj dite e s’ ka shpërthye
50. Toka q’ me kohë, me na përpi për s’ gjalli!
Ti, o Zot i Madh i Ushtrive, Ti prej qielli
Zemër e forcë m’ dërgo, qi këtij tartari
Barbar un t’ ia dëftoj, se Shqiptaria
S’ merret pa gjak e se per Fé e Atdhé
55. Di t’ vdesë Shqiptari”. Përmbi flatra
Të bardha t’ Fésë kjo lutë u çue kah qielli
E i shkoi n’ vesh Perëndisë e e preku n’ zemër.
I Amshuemi, atëherë, prej visarit t’ qiejve
Nxjerr një pelhurë të ngjyeme “kuq e zi”,
60. Që engjëjt vetë n’ Parriz endë e kishin:
E mbasi e puth i Lumi e vë në ballë,
Një Kerubini t’ lehtë i urdhnon tue i thanë:
“Na, e këtë Flamur Skënderbeut çoja
Atje poshtë n’ Krujë, e thuej prej anës sime,
65. Se dersa t’ rrijë tok fisi i Shqiptarit
Nën hije t’ këtij emblemi tim t’ bekuem,
Zot m’ veti e i lirë gjithmonë ai ka me kenë”.
Kështu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiejve,
Palosun n’ parsmë Flamurin e Shqipnisë,
70. Hapë flatrat e prarueme e poshtë Empirit
Shigjetë n’per një rreze drite dirgjet n’ Krujë.
Ku Skënderbeut n’ dorë dhuntinë e Zotit –
Flamurin e Shqipnisë – ia jep e këshillin
E t’ Lumit ia dëfton: Se si Shqiptari
75. Zot m’ veti e i lirë gjithmonë do t’ mund qëndrojë.
Si ai njeri, që trishtue një andrre s’ keqe,
Kur gjumi i del, me vete zë e gëzohet,
Se n’ hije e jo i njëmendtë iu shfaq rreziku:
Kështu Skënderbeu nis me u gëzue me vete,
80. Si Lajmi i qiejve n’ dorë ia dha Flamurin
E i tha se për nën hije t’ tij Shqipnia
E lirë e zojë m’ vete përherë do t’ mbetej.
Edhe armatoset Burri i dheut krejt m’ hekur,
Ngjeshë pallën n’ ije – pallën t’ rrebtë, mizore,
85. E n’ patershanë, me pafta arenzi t’ mbathun,
Njet Flamurin kuq e zi, që vetë i Amshuemi
E kishte puth edhe mbi shpinë të kalit,
Që, fry turinjtë, nuhatte erë gjaku,
Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit
90. E nxjerrë pallën mizore, e drejt kah qielli
Heshtën e ngre. Një fllad i lehtë, i ambël –
Flladi i Dashunisë – po e zhdrivillon Flamurin.
– Flamurin e Atdheut tim – që tue gufue
Mallnueshëm nëpër ajr të lirë t’ Shqipnisë,
95. Nisë me u valëvitë si fleta e Kerubinit,
Si ai skundilli i petkut t’ Perëndisë,
Që, mirë qëndisë me hana, yj e diej,
Prej krahëve t’ amshuem e t’ gjithpushtetshëm
I varet poshtë nëpër hapësi t’ Empirit,
100. Kah, mbështetë n’ stuhi e n’ flatra t’ rribës s’ murranit
Sheston boshtin e moknës s’ rrokullisë.
E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ përfrigueshme
Me ‘i za, si tue ulërue, prej kepit t’ Krujës
Po u thërret Shqiptarëve t’ vet e u thotë: “Këtu burra!
105. Këtu ejani, o t’ bijtë e Maleve! Shqipnia
Gjendet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuen
Malet e fushat e Shqipnisë kreshnike,
Edhe një çetë e vogël homeridësh,
– Burrash si motit veç që i bante nana –
110. Përreth tij mblidhen, e nën hije t’ Flamurit
Një bé të madhe bajnë e lidhin besën,
Se i pëllâmbë toke t’ Atdheut s’ ia lëshojnë tartarit,
Po s’ e lánë para me gjak t’ tij t’ përdhosun.
T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh
115. E shpresë n’ Zotin tue mbajtë e n’ krah të vetin,
Me Flamur kuq e zi zhdredhun përpara,
Poshtë errmoreve t’ maleve t’ thepisuna
Si rreshme bore prej ndo’i kulmi t’ rryeshëm,
Rrâjnë fulikare përmbi radhe t’ turqve,
120. Të cilët, prej s’ largu tue ua pamë hovin,
Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Edhe tmerrshëm nis lufta titanike.
Kah t’ idhtat shpata, kah gjakbâset heshta
Çeken ndër shkëndia me vringllimë t’ trishtueshme,
125. E bubullojnë henikë edhe gopedra,
E vërrasin keqas të varruemt përdhé.
Kaq një zhurmë, një rropame e ‘i vigmë e kobshme
Çohet per ajr të terratuem pluhuni,
Që rreth e rrotull t’ tanë dridhet Ballkani.
130. Shkon gjaku rrëkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës
Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mbulue. Hidhet,
Hingëllon, trumhaset kali i Skënderbeut,
Kah thundra e mbathun thellë i humb në dhé
Të rijtun n’ gjak t’ barbarit. N’ dhambë brén buzën,
136. Atëherë zotmadhi i turqve pendohet
Që i ra kurrë n’ mend t’ mësyjë Shqipninë mizore.
E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet
Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.
Marre nga origjinali “Vepra letrare e lirika-Mrizi I Zanave”, fq. 52, botuar ne Tirane, viti 2001

NDUE FTONI PER NDERE TE 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARSISE SHTRON banket PER ME SHUME SE 1200 EMIGRANT!

Festa në “The Imperial House” për 100 vjetorin e pavarsisë. Marrin pjese shume autoritete amerikane.
“Salla plot, mbi 1200 shqiptarë kanë festuar me 28 nentor 2012, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë etnike, pa dallim feje, krahine dhe ideje”
Ishte lajmëruar me kohë nga pronari i “The Imperial House” që festa e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqiperisë  për të gjithë ata që do të ishin të pranishem në atë natë do të ishte falas. Vertetë ashtu u bë, falas hyrja, ushqimi, pijet alkolike dhe freskuese, askush nuk pagoi per muzikën dhe pse u vallzue deri pas mesnate.
Salla e Imperialit vertete është e madhe, por me 28 nentor 2012 ishte plotë. Ishte plotë me shqiptarë  nga të gjitha krahinat e Shqiperisë Etnike, Ulqini, Kraja, Malësia, Plave e Guci, Preshevë e Medvegjë, Kosovë, Iliriada maqedonase, Çameria dhe shqiptaret e shtetit amë.
Si radhë ndonjë herë në aktivitetet e shqiptarve që jetojnë në shtetin e Michiganit e madje thuhet se jetojnë mbi 100 mijë, kishte aq shumë perfaqesues nga shteti amerikan. Ishin të pranishëm, por edhe moren fjalën, përshendeten me fjalë të ngrohta dhe me simpati për shqiptaret  dhe Shqipërinë. Ishin përfaqesues nga Kongresi Amerikan, Senati, nga Macomb Caunty (Qarku) ku ka veprimtarinë biznesmeni Ndue Ftoni, përfaqesues nga zyra e thesarit e Michiganit, Kryetari i Bashkise se qytetit Sterling HTS, qytet, i cili jetojnë më së shumti shqiptarë, kryetari i dhomës së biznesit të ketij County (Qarku) e biznesmen dhe biznesëomene.
Ishin të ftuar të gjithë nga pronari Ndue Ftoni dhe kjo ishte hera e tretë që ky burrë dukagjinas shtronte darka të ketyre permasave me kaq pjesëmarrës e falas, e në ketë natë erdhen dhe e ndjenë veten si në shtepinë e tyne, shumë  aq sa një fjalë e popullit thotë “… se nuk ke ku hedh as kokrrën e molles”, edhe vete i zoti i Imperialit ua perseriti disa here të pranishmëve që ta ndjenë vetin si te shtepia e tyre.
Nga përfaqesuesit amerikan që morën fjalën ne podiumin e festes  ishin: Nga zyra e Senatorit Carl Levin, Steve Nelson, Nga Zyra e Kongresmenit Sander Levin, James V. Jackson, Nga zyra e Kongresmëomenes  Candis Miller, Nga zyra e Kongresmenit Gary Pitters, Enisa Malile, Nga  U. s Department of Commerce, drejtori Richard Corson, Nga zyra e Thesarit të Macomb County, Ted Wahby, Mayor of Sterling HTS  Richard Notte, Nga, Macomb First Alliance  John Jonson, Nga, CEO of “ITC” Jim Yung.
Moderator i gjithekohes, kur perfaqesues të shtetit amerikan moren fjalën dhe përshendeten shqiptaret e pranishem me rastin e festes Nacionale ishte, Ing. Dedë Beleshi, aktualisht pronar i kompanise telefonike “Iliria Telecom” kompania e veteme shqiptare ne amerike me shebime, local, long e international distance.
Mbrëmja ishte e ideuar në dy pjesë, në atë cermoniale dhe spektakli muzikor-letrar.
Moderatoret e cermonisë zyrtare, Rita Gjelaj dhe Zef Pergega, pasi bënë prezantimin zyrtar të festes për të pranishmit, ftuan hymjen cermoniale të Flamujve Nacional Shqiptar të shoqëruar me ata amerikan. Flamujt mbaheshin në duar nga shqiptar të veshur me kostume tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqiperise dhe drejtoheshin nga veprimtari i vjeter i komunitetit shqiptarë, Vasel Ujkaj.
Fjalën  e parë ja dhanë njeriut të njohur në botën shqiptare për krah Anton Çetes për pajtimin e gjaqeve, Ndreke Pjetrit, i cili edhe pse i thyer në moshë kishte udhetuar nga Toronto e Kanadase për të marrë pjesë në këtë manifestim madheshtor e përkrah Shoqatës “Dukagjini”, e cila me kryetarin e saj Nikolin Shyti ishin përkrahësit e biznesmenit të tyre Ndue Ftoni.
Udhetimi i flamurit ishte i ideuar edhe me rastin e marrjes së fjalës nga të pranishmit dhe për ketë i takoi të parit Joseph Dedvukaj, si përfaqësues i Malësise së Madhe dhe si pjestar i familjes së legjendes Dede Gjon Luli, por edhe si përfaqësues i asaj treve që për herë të parë pas 500 vjetesh kishte ngrite Flamurin e Gjergj Kastriotit në Bratile të Hotit.
Pastaj foli, gazetari dhe aktivisti i njohur Agim Vuniqi, i cili jo vetem se foli por edhe aktroi historine e Kosoves Martire, fjala e të cilit u ndërpre nga të pranishmit disa herë.
Nga shqiptaret e Maqedonisë foli autori i shumë librave studimor, Fejzullah Abdullahu, i cili shkurt ashtu siç ja kishte lajmruar protokolli i mafinistimit, solli urimet dhe prespektivat e Shqipersisë Etnike.
Ndërsa, kryetari i shoqates “Çamëria”, Arjan Rexha, pasi kujtoj se Çeshtja Çame nuk është zgjidhur ende, vitet që po vinë janë prespektivë edhe për ketë popullsi të diskriminuar dhe mohuar nga fqinji ynë jugor dhe e drejta ndernacionale.
I vetmi perfaqesues nga institucionet fetare shqiptare në Michigan, të cilat edhe pse ishin thirrë zyrtarisht të gjitha, për të marrë pjesë në festen mbarë shqiptare pa dadhim feje krahine e ideje, i pranishem ishtë Drejtuesi i Qëndrës Fetare Myslimane Shqiptare në Michigan, Imam Shuaip Gerguri, të cilit protokolli i rezervoi minutazhin me të madh, pse fjala e tij ishte nje “aksiome matematike” për shqiptaret kudo që janë, punojnë e jetojnë. Ai bëri thirrje që shekulli i ri i shqiptarve ti gjëje të bashkuar në një Shqiperi Natyrale, në Shqiperinë tonë Stergjygjerore.
Ndërsa pronari i “The Imperial House”, Ndue Ftoni, pasi falenderoi Zotin për mundesinë që i ka dhënë për të krijuar atë biznes dhe të gjithe të pranishmit për përkrahjen që i kanë bërë në vazhdimësi, falenderoi dhe miqte e nderuar amerikan për pjesmarrjen e tyre në festën e madhe të shqiptarve, falenderoi mikun e madh Amerikan që tash 100 vjet e kanë pas në krah e madje edhe ateherë kur politika e mbrapshte shqiptare deshi ta mohoi.
Ai sqaroi të pranishmit, sepse pikrisht ai e kishte bërë ate aktivitet falas. Jo, pse i ka tepruar pasuria, jo se dua te dukem ose të ule kontributet e të tjerve, por se e quaj si detyrim para të gjithë ju të pranishmeve që në saje të perkrahjes tuaj kam arrite keto që kam, jo se kam dashte të prish biznes apo pasuri të tjeter kujt, jo se kam dasht të mohoj kontributet e shoqatave, institucioneve, intelektualeve, bisneseve e individeve te veçantë, por edhe pse ky popull e do një ditë kredi nga ata për të cilët punohet çdo ditë, çdo kohë e aq më shumë kur të japin respektin dhe nderin-tha Ndue Ftoni në fjalën e tij përshëndetese.
Aq sa e ndjej vetin krenar dhe të privilegjuar se u kam sonte ketu të gjithëve nga të gjitha krahinat e vendit tonë, të të gjitha besimeve e ideve, moshave dhe profesioneve aq e ndjej  edhe mungesen e disa të ftuarve për ketë natë shume të rëndësishme për ata, aq sa edhe për ne-tha Ndueja në fjalën e tij.
Ndreke Guri, ish kryetari i Shoqates “Dukagjini” në Michigan i uroj nga zemra të pranishmit, po ashtu edhe për Ndue Ftonin pati shumë falenderime pasi darka të ketij lloji nderojnë jo vetem atë si biznes, por edhe shoqatën dhe krahinen prej ka kanë ardhe.
Fjalën kryesore në takim e mbajti Prof. Eduart Aliko, i cili beri një kronologji historike të faktorve që çuan në Shpalljen e Pavarsisë së Shqiperisë. Rrugen e pëngesat, miqte dhe armiqte tane në shekuj. Po ashtu Aliko, nuk la pa përmëndur edhe vitet pas Pavarsise deri në vitin e 100-të. Perveç fjalës së tij ai ishte dhe autor i një videoproduksionit historik të pjesëzave nga më të rendesishme që ka kaluar historia e nacionalitetit tonë.
Spektakli muzikor u moderua nga artistet e njohur ne komunitetin shqiptarë Ndue Gjeka dhe Manjola Tershana-Dega. Në ketë spektakel kënduan, këngetaret Prelë Marku, Ndue Buçi e Gjeke Dushaj, Fran Gjoka, Perparim Mefaja, grupi polifonik i ardhun nga OHIO e të tjerë.
Megjithëse kishte më pak se hera të tjera pistë vallzimi, pasi salla ishte e mbushur me tavolina, prapë deri pas mesnate u këndua, u kercye dhe u vallzua nën ritmin e muzikës shqiptare.
Ra ne sy edhe puna e mire e Rrok Dedvukaj dhe Nikolin Shyti, Kryetar i Shoqates “Dukagjini” Michigan, për zgjedhjen e kostumeve nacionale dhe veshjen e të rinjeve dhe femijeve me ato kostume.
Po ashtu spikati dhe veshja e disa vajzave amerikane me kostume nacionale te Shqiperise së Mesme, të cilat bën sfilate në mbremjen festive.
Aktiviteti u ndoq nga të gjitha mediat shqiptare në shtetin e Michiganit dhe përfaqësues të Channel 4 dhe Channel 7 të Detroit.
Nga Rush Dragu

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Lulash Gjeloshi

numrat

part03