part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

DEKLARATË

E KRYESISË SE SHOQATËS “ATDHETARE-DUKAGJINI”

Me datën 14 qershor 2012, ne Ditën Botërore te Dhurimit te Gjakut, ne lagjen Kasnec, fshati Kirë, komuna e Pultit u be një vrasje, ne te cilën humben jetën dy vete, gjyshi me mbesën 17 vjeçe, Marien.  U vranë dy njerëz te pafajshëm nga mentaliteti i një shoqërie primitive, mentaliteti i vetëgjyqësisë.
Te indinjohesh është pak!
Me keqardhje vërejmë indiferencën e pushtetarëve qofte atyre lokal e qendrore. Asnjë prononcim apo deklarim ndaj vrasjes se kësaj vajze te pafajshme ne kulmin e moshës rinore, çka na thotë se ne jemi shteti i gjakësit dhe jo i mbrojtjes se jetës se shtetasve te vet!
Me keqardhje vërejmë indiferentizmin e komunitetit ne baze lagje, fshati, komune apo me gjere, çka tregon mungesën e emancipimit qytetar!
Me keqardhje vërejmë indiferentizmin e deputeteve qe kane marre votat e këtyre banoreve! Qarku i Shkodrës nuk ka pak, por 11 deputet, përfshi dhe Kryetaren e Kuvendit qe nuk u ngritën dhe te detyronin Kuvendin e Shqipërisë te ngrihej ne këmbe dhe te mbante minimalja një minute heshtje ne respekt te jetës se tyre te pafajshme, ne respekt te Maries qe bën apel për marrjen ne dore te sigurimit te jetës se shtetasve te vet.
Me keqardhje vërejmë indiferentizmin e grave, nenave, motrave deputete, te cilat pa dallim bindjeje politike nuk u prononcuan fuqishëm kundër kësaj ngjarje, ngjarjes se vrasjes se Maries dhe kundër fenomenit te Gjakmarrjes ne përgjithësi..
Me keqardhje vërejmë indiferentizmin e Shoqërisë civile, e cila është ne gjumë letargjik dhe komplet apatike, për mos prononcim ne mënyrë te fuqishme kundër ngujimit, kundër gjakmarrjes, kundër indiferentizmit te shtetit ne mbrojtje te jetës se shtetasve te vet.
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e ka thëne dhe vijon ta thotë mendimin, fjalën e saj ne te gjitha veprimtaritë e saj dhe ne veçanti neper mjet gazetës “Dukagjini”, nëpërmjet konferencës shkencore te organizuar ne bashkëpunim me Komisionin për Drejtësi e Paqe, ne pjesëmarrjen ne disa konferenca shkencore si dhe duke qene pjese ne grupimin “Aleanca për jetën”. Por, dhe nëpërmjet kësaj deklarate tërheqim vëmendjen ne këto fusha: Shteti dhe vetëm shteti duhet te ngrihet ne lartësinë e detyrave për te marre ne mbrojtje jetën, për te marre ne siguri jetën e shtetasve te vet; pushtetarët lokal te mos qëndrojnë indiferent ndaj kësaj gangrene qe po merre jete te njerëzve tanë; komuniteti baze lagje, ne baze fshati dhe komune duhet te ndërgjegjësohet dhe te emancipohet për te njohur shtetin dhe ligjin se, nuk mund te ketë demokraci pa shtet ligjor, pa shtet te se drejtës, për te cilin te gjithë kemi detyra ndaj tij, si pjese e formimit te tij dhe duhet te punojmë ti zbatojmë; kemi te drejta për te cilat duhet te bëjmë përpjekje ti plotësojmë, dhe këto nuk mund te realizohen pa një ndërgjegjësim ndaj tyre, pa një emancipim gjithë përfshirës.
Kryesia e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” është shume e indinjuar nga ky akt kriminal dhe pa precedent ne çfarë do kohe, ne çfarë do rrethane, por ne veçanti për kohen e demokracisë, qe ne themel te cilit është ligji dhe vetëm ligji.
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” është kundër çdo dhune, është kundër vrasjes, është kundër çdo zgjidhje te konflikti me vetëgjyqësi, është kundër ngujimit, është kundër gjakmarrjes. Prandaj, i bëjmë thirrje pushtetarëve te pushtetit vendor dhe atij qendrore qe te marrin ne mbrojtje jetën e shtetasve te vet! I bëjmë thirrje strukturave te drejtësisë për te dhënë drejtësi vetëm ne baze te ligjit pa asnjë lëshim kundër kujtdo qe kërkon te zgjidhe konfliktet me metoda te një shoqërie primitive, me mentalitetin e vetëgjyqësisë! I bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave tone, banoreve te komunave te Dukagjinit, qe te ndërgjegjësohen se çdo zgjidhje konflikti me metoda te vetëgjyqësisë te çon ne regres, te çon ne humbjen e jetës se njerëzve me te dashur, dhe duhet ta marrin ne dore për ti thënë ndal këtij fenomeni vëllavrasës. I bëjmë thirrje punonjësve te frontit te edukimit, mësuesve dhe intelektualeve qe te ngrihen e te mos pajtohen me zgjidhje te konflikteve jashtë normave ligjore te shtetit demokratik. Duke u emancipuar si individ e si shoqëri, te bëhemi pjese e Evropës me një mentalitet te ri e përparimtar.
Dukagjinasve asnjë here nuk ju ka munguar urtësia. Ajo duhet te forcohet dhe rritet, ne mënyrë qe te na mësojë se sa me pak ta përdorim fuqinë tone negative, aq me mire do te jete. Urtësia, bashkëpunimi me strukturat e shtetit, zbatimi nga ato ne mënyrë te përgjegjshme të detyrave qe kane, qenia me profesionaliste dhe te drejte, dhe, vetëm me një qëndrim te tille, do te behet e mundur te eliminohen qëndrimet e vetëgjyqësisë, te nxitura nga mentaliteti primitiv ne zgjidhjen e konflikteve.

Ju bëjmë thirrje me shume vendosmëri e përkushtim te gjithë personave, institucioneve e aktoreve te ndryshëm qe direkt apo indirekt mund e janë te detyruar te veprojnë e kontribuojnë për eliminimin e këtij fenomeni mesjetar, për dënimin e pamëshirë e te shpejte te akteve te gjakmarrjes, për forcimin e shtetit ligjor, për zhvillimin kulturor e ekonomik te zonave ku ky fenomen është prezent pa lenë pas dore dhe rolin e pazëvendësueshëm te parimeve e te institucioneve te religjioneve. 
Shkodër,
me 22 qershor 2012

Jo Gjakmarrjes, së bashku për Jetën

14 Qershori është dita botërore e dhurimit të gjakut. Në Shkodër me këtë rast, 8 organizata jo qeveritare kanë organizuar një aktivitet me temë “Jo Gjakmarrjes, Së bashku për Jetën”. Filozofia e këtij aktiviteti është, gjaku nuk merret por dhurohet. Drejtësi dhe Paqe, Operazione Colomba, Ambasadorët e Paqes, SHIS, World Vision, Caritas, Shoqata Atdhetare-Dukagjini dhe Jo Gjakmarrjes-Po Jetës, janë mbledhur në aleancë për jetën që të luftojnë me të gjitha mjetet e tyre fenomenin e gjakmarrjes. Që në orët e para të mëngjesit, poliklinika e qytetit u mbush me njerëz që dhuronin gjak, jepnin jetë nga jeta e tyre duke folur njëkohësisht me veprat e tyre kundër gjakmarrjes.
Përfaqësuesi i SHIS, tha se ky eveniment synon të jetë zëri atyre që sot nuk mund të flasin, sepse janë të ngujuar brenda mureve të larta të shtëpive të tyre. Ata duan liri, sepse po vuajnë burgosjen dhe ankthin e vdekjes për faj se  kanë lidhje gjaku me njerëz që ata vet nuk i zgjedhin. Në orën 10.00, me qindra njerëz u mblodhën në sheshin “Luigj Gurakuqi”, për të bërë një ecje paqësore rreth qendrës së qytetit. Me tullumbace të bardha në duar dhe me fjongo të bardha mbi zemrën e tyre, këta njerëz folën me heshtjen e tyre, për të nxitur të gjithë njerëzit përfshirë edhe të mëdhenjtë e vendit, për të bërë vepra drejtësie.
Turma bëri ndalesa para institucionit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Bashkisë, Prefekturës dhe Rektoratit të Universitetit, për të tërhequr vëmendjen e këtyre strukturave që të jenë më aktiv në luftën kundër fenomenit gjakmarrje, duke lënë si simbol të gjurmës së tyre, grumbuj tullumbacesh të bardha.  
Drejtoresha e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes-Po Jetës”, Elona Prroj, në fjalën e saj iu bëri thirrje instancave shtetërore që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të bëjnë luftën e tyre kundër armikut të brendshëm të heshtur, gjakmarrjes, armik që ka si objekt dhe subjekt, vet shqiptarin. Gjakmarrja po merr jetët e veriorëve shqiptarë në veri të vendit tonë dhe kudo ku ata kanë shkuar për të jetuar dhe këto vrasje po ndodhin para syve tanë, duke shpallur luftë jo vetëm kundër njerëzve të pafajshëm, por madje edhe kundër vet shtetit dhe ligjit të tij. Gjakmarrja nuk është sfidë vetëm për njerëzit e ngujuar, por për të gjithë shoqërinë mbarë shqiptare, është një çështje që na takon të gjithëve, prandaj të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë në shkuljen me rrënjë të këtij armiku që Shqipëria të jetë me të vërtetë e lirë. Ajo iu bëri një thirrje të veçantë të gjithë atyre që duan të marrin gjak: “Nëse ti do të marrësh një jetë tjetër, kjo gjë nuk do ta lehtësonte dhimbjen tënde. Të falësh do të thotë të çlirosh një të burgosur, dhe i burgosuri në këtë rast jeni vetë ju.”
Kërcime, piktura të bëra nga fëmijët e ngujuar dhe së fundi një banderolë e kuqe që zbardhej nga gjurmët e duarve të lyera me të bardhë, përfshiu ne emocione jo vetëm pjesëmarrësit, por të gjithë kalimtarët e qytetit të Shkodrës. 
Edhe sa kohë do ta lejojmë gjakmarrjen të na bëj të lëngojmë si korba, ndërkohë që pa të mund të fluturojmë si shqiponja?
Nga Vasilika Zeka  

JO NGUJIMIT, JO GJAKMARRJES

Me datën 14. 06. 2012, ne qytetin e Shkodrës, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” ne bashkëpunim me 8 shoqata dhe organizata te ndryshme brenda dhe jashtë qytetit te grupuara ne “Aleanca për Jetën”, u bashkuan se bashku ne Ditën Botërore te Dhurimit te Gjakut, për te ftuar e sensibilizuar sa me shume qytetaret e mbare Shkodrës qe te jene sa me aktiv dhe me te shpeshte për ketë gjest human dhe jetësore. Te dhurosh gjak, është t’i shpëtosh jetën dikujt qe është ne rrezik. Përveç këtij sensibilizimi, “Aleanca për Jetën”, i beri thirrje përmes moderatorëve te këtij manifestimi poetit Lulash Brigja dhe nxënëses Diana Bungu  qe ti themi “JO GJAKMARRJES, ne jemi pro jetës, jemi për shpëtimin e jetëve njerëzore ... e te tjera”, mbare banoreve te Qarkut Shkoder, ku kjo plage e rende e shoqërisë është me e theksuar dhe mbare Shqipërisë ne përgjithësi. Manifestimi nisi marshimin e tij rreth orës 10:00 nga sheshi Nene Tereza, për te vazhduar itinerarin Shëtitorja Kryesore e qytetit, Gjykata e Rrethit Shkodër, Prefektura e Shkodrës, Bashkia e Shkodër, Sheshi i Parruces, Rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Sheshi para Radio Shkodrës, për t’iu rikthyer serish ne Sheshin “Nene Tereza” te gjithë se bashku. Ne çdo institucion shtetëror dhe gjate rrugës ne shenje simbolike janë varur tullumbace te bardhe me shkrimin “JO GJAKMARRJES, SE BASHKU PER JETEN”. Po ashtu iu dhuruan qytetareve kalimtare dhe te pranishëm nga aktivistët e “Aleanca për Jetën” fjongo te bardhe. Gjate lëvizjes, dy moderatorët e manifestimit, Brigja dhe Bungu, lexuan disa thënie: “Kemi mësuar te fluturojmë si zogjtë, te notojmë si peshqit, por nuk kemi mësuar artin e te jetuarit si vëllezër”, “Te injorosh te keqen është njëlloj sikur te jesh bashkëpunëtore”, “Nuk është e rende zhurma e potershme e atyre qe janë te dhunshëm ... por, me shumë heshtja frikësuese e personave te ndershëm”, “Lumturia dhe paqja ne zemra, lindin nga ndërgjegjja për te bere atë qe ne e quajmë te drejt dhe detyre, jo për te bere atë qe te tjerët thonë dhe bëjnë”, “Nuk ka rruge qe te shpije ne paqe përveç paqes, inteligjencës dhe te vërtetës”, “Vetëm ai qe është i forte, është i afte për te folur. Ai qe është i dobët nuk di as te fal, e as te ndëshkoje”, “Paqja nuk është një ëndërr, mund te behet realitet, por ta mbrojmë, është e nevojshme qe te dimë, te ëndërrojmë”.
Ne fund te lëvizjes, fjala ju dha kryetarit te Shoqatës “ Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, i cili nder te tjera, theksoj: “Jemi në vitin e 22-të të daljes nga sistemi diktatorial, jemi në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë e të themelimit të Shtetit shqiptar dhe ende guxohet të vritet e të flitet për gjakmarrje.
Puna e pamjaftueshme e strukturave shtetërore, abuzimet për të përfituar me gjakmarrjen nga individë, organizata e pushtetarë, fëmijë që rriten pa shkollë, ushqimi i një mendësie primitive, inkurajimi i vetëgjyqësisë, gra të sfilitura që mbajnë familje të ngujuar, humbje jetësh të pafajshme deri dhe fëmijë. Deri kur kështu?
Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk dëgjojmë “britmat shurdhuese te heshtjes” së personave të detyruar ta kalojnë jetën të ngujuar në shtëpi nga frika e vrasjes; nuk mund të jemi moskokëçarës ndaj nevojës së fëmijëve për të shkuar në shkollë apo dëshirës së tyre për të luajtur lirshëm; ne nuk mund të rrimë në heshtje ndaj aspiratave të gjithë atyre të rinjve shqiptarë të shtrënguar të mos jenë pjesë e shoqërisë me gjithçka ajo ofron. Këto “britma” duhet të na shqetësojnë aq sa të na e bëjnë të pamundur gjumin e natës. Ato duhet ta shkundin indiferencën individuale, shoqërore dhe institucionale. Prandaj nga ky manifestim bëjmë thirrje: Larg mendësisë së një shoqërie primitive, larg vetëgjyqësisë! Drejt një shoqërie të vlerave, drejt njohjes dhe pranimit te shtetit të së drejtës! Të gjithë duhet te ngrihemi ta mundim të keqen para se ajo të na mundë ne!
Ne duam të ndjejmë dhimbjen e atij qe ka humbur babën, duam të identifikohemi me dhimbjen e asaj nene që ka humbur djalin. Ne nuk mund të kalojmë anash, pa u ndjerë, sikur kjo e keqe nuk po na troket fare afër. Ne jemi një trup. Plaga që dikush ka sot nga gjakmarrja mund të jetë plaga jote nesër. Tani je i lirë, pas pak minutash mund të jesh i ngujuar.
Askujt nuk i jepet e drejta te vrasë. Edhe shteti e ka hequr te drejtën për t’i marrë jetën tjetrit, pasi atë të drejtë e ka vetëm Ai që e ka falë, vetëm Zoti. Jeta duhet të vijojë e shteti duhet të sigurojë mbrojtjen dhe gëzimin në plotësinë e saj ...”.
Duke e mbyllur fjalën e tij, Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, si përfaqësues i brezit te trete, ftoj anëtarin dhe aktivistin e Shoqatës, përfaqësues i brezit te ri Albert Marku-n, për te mbajtur edhe ai fjalën e tij, duke i lenë dy porosi
- Udhëhiqu nga URTESIA. Urtësia qëndroftë mbi forcën tënde.
- Jepni kontributin tënd për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi jetën dhe jo vdekjen!
Pastaj fjalën e mori, Albert Marku qe ashtu siç u prezantua nga Sanaj, si përfaqësues i brezit te ri, ne mes te tjerave ne ketë manifestim theksoi: “Unë kam dalë këtu në këtë shesh me moton “JO GJAKMARRJES, SË BASHKU PËR JETËN”. Unë nuk do të mund të vija këtu po të mos isha i lirë. Një shoku im nuk ka ardhur këtu. Ai do të rrezikonte jetën po të vinte. Unë jam këtu në vend të tij. Kështu, si përfaqësues i një  brezi, i bëj thirrje vetëdijes sime, në radhë të parë, dhe vetëdijes së moshatarëve të mi që - ta çmojmë fort jetën për sa e kemi në mesin tonë! Të mos i hakërrehemi! Zoti na e ka dhuruar. I madh është gëzimi i lindjes së një jete, po shume më e madhe është humbjes së saj. Mos t’i shuajmë vatrat tona!” Po ashtu, Marku, nder te tjera vuri ne dukje ne fjalën e tij, se shume ngatërresa, dhunime, apo deri edhe veprimi ekstrem siç është vrasja, vjen si pasoje e një fjale, mendimi, apo veprimi te pamenduar siç duhet, prandaj, ai kërkoj qe brezi i ri ne veçanti por edhe brezat e tjerë te jene te kujdesshëm ne gjerat qe thonë dhe bëjnë. Duke e mbyllur fjalën e tij, përfaqësuesi i brezit te ri ne ketë manifestim, dha ketë mesazh për te gjithë:- “Të dashur të rinj! Janë bërë e do të bëhen manifestime, përkujtime e sensibilizime. Janë shkruar e do shkruhen poezi, romane, tituj gazetash e kronikash televizive. Ja dhe manifestimi i sotëm. Po çfarë vlerë ka nëse ti dhe unë mbesim po të njëjtët? Sot nuk je rastësisht këtu. Pavarësisht nga e kaluara dhe prejardhja, fillo një faqe të re edhe ti sikurse unë. Merr një vendim edhe ti për një jetë ndryshe. Shkëputu nga rrënjët e hidhëta të hakmarrjes, të cilat më fort se këdo tjetër do të marrin në qafë jetën tënde. Ashtu siç tha Sanaj, Urtia le te jete mbi fjalën, forcën, mendjen, dhe veprimin e mbrapsht”.
Ne mbyllje te këtij manifestimi, “Ambasadoret e Paqes”, mbi 30 fëmijë te moshave te ndryshme dhuruan për te gjithë te pranishmit mesazhin e tyre te paqes, me anën e tre kërcimeve koreografike.
Po ashtu, duke falënderuar te gjithë anëtarët e “Aleanca për Jetën”, e cila përbëhet: Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, Komisioni “Drejtësi dhe Paqe”, Fondacioni “Jo Gjakmarrjes, Po Jetës”, Shoqata “Komuniteti Papa Gjoni XXIII”- Operazione Colomba, Organizata “Word Vision Albania”, Shoqata “Internacionale për Solidaritetin”, Karitasi Dioçezan Shkodër-Pult dhe Shoqata “Ambasadorët e Paqes”, moderatori Lulash Brigja, ftoj te gjithë qytetaret qe te dhurojnë gjak gjate gjithë ditës, por jo vetëm, ne ambientet e Poliklinikës se Qytetit. Gjithashtu ne Sfondin me ngjyre te Kuqe ftoj te gjithë qytetaret dhe te pranishmit te vendosnin duart e tyre, duke i lyer me boje te bardhe, për t’i thënë te gjithë se bashku “STOP” fenomeneve negative te shoqërisë, duke filluar qe nga vrasja dhe për te mbaruar tek vesi me i vogël. Te gjithë manifestuesit u shpërndanë t, me shpresën se e nesërmja do te jete me e mire për ne dhe për vendin tone.
Nga Hana Rrgalla

Kuadriptiku “Gjakmarrja” e Kolë Idromenos

(A do të ekspozohet me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë?)
Agron Luka
Me sa dimë ne dhe siç mund të verifikohet edhe nga interneti, njihet se, në inventarin e Kol Idromenos, ka një pikturë të tillë të titulluar “Gjakmarrja”, porse deri me sot atë e njohin vetëm brezi i vjetër, ndërsa brezi i ri ndoshta nuk e njeh aspak.
Profesori Ahmet Osja, i njohur si një “enciklopedi e gjallë” sapo më tregoi këto ditë, se në ish “Muzeun Ateist”, ka pasur një kopje të dëmtuar dhe ma përshkruan me një kujtesë të habitshme! Kështu, sipas një zakoni që kam u vura menjëherë në kërkim të informacioneve. Pikësëpari, më rezultoi se informacioni i dhënë nga prof. A. Osja ishte 100% i vërtetë. Në monografinë e mrekullueshme të Mikel Prendushit, “Kol Idromeno”, ka pothuajse një faqe e gjysmë që i kushtohej kudriptikut “Gjakmarrja”. (M. Prendushi, “Kol Idromeno”, 1984, f 46-47. Në shënimin “3”, thuhet se origjinali ruhet në një familje në Shkodër, ndërsa Muzeu Ateist, ruante një kopje të dëmtuar)
Siç informohemi nga M. Prendushi f. 47, vetë Kol Idromeno kishte realizuar disa kopje nga kjo pikturë dhe kësisoj mendoj se, edhe çështja e “origjinalit” mbase vështirësohet, midis disa rivalëve. (shihni edhe foto-skanimin e trajtimit të prof. M. Prendushit, fig 1)

***
Dhe ja edhe kuadriptiku, që ma dhuroi një person. (Shihni foto-skanimin) “Trimi i armatosur, deri në dhëmbë”, qëndron krenar dhe i sigurte, sikur të jetë duke pozuar para një aparati fotografik. Mirëpo, gjakmarrësi me “qefinin në kokë”, fajtor ose jo fajtor, hapësi i parë i gjakut ose jo, po e ndjek … Dhe vjen goditja fatale mbas shpine …, gjaku derdhet, gjaku merret. Oooooo … Por, edhe sa jetë njerëzore do shuajë ky serial, apo këtu mbyllet …
Trimi shtrihet i vdekur përdhe. Siç kuptohet, të gjallët i kanë rezervuar të vdekurit një varr të veshur me gurë zalli dhe kufomën e kanë varrosur me rrobat më të mira, në një pozicion nderimi bashkë me armët e tij. Por, nuk ka qenë e shkruar që “historia”, të mbaronte me aq …
Me sa duket, ndoshta hakmarrja apo ndoshta edhe ndonjë varr-rrëmihës i thjeshtë ia ka plaçkitur kufomës armët dhe njëkohësisht e ka zhveshur edhe nga rrobat e trupit … Ishte ky një zh’ burrënim e profanim i kufomës, nga hakmarrësi apo një rastësi e një varr-rrëmihësi nevojtar?!
Në fazën e fundit të dekompozimit, kur “edhe skeleti ka lëviz prej vendit”, mesazhi që përcjell mbetet një enigmë, në mes të një pendese ose të një thirrje për hakmarrje: “Obobo ç’ ka i bana vetes” ose: “O fis ma merrni hakun, se as eshtnat nuk m’i tret vorri”! Por dikush i shton edhe interpretime e alternative të tjera … “ishin shue të dy fiset”…
Gjithsesi “heroi” i Idromenos (gr. Hidromenos = njeriu i ujit), “njeriu i vorrit”, tregon diçka, por se çfarë, ndoshta sekret-enigmën e vërtetë, e mori me vete në vorr edhe vetë Idromeno …
Urtësia popullore dialektike, ka treguar se nganjëherë qëllon që “sekretin nuk e mban as toka” dhe le të shpresojmë që “Gjakmarrja”, ka ardhur për të përcjell Mesazhin e Madh me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë: “Shqiptarë, mbylleni Gjakmarrjen në Muzeun e Historisë”! Këto ditët e fundit dy persona nga dy familje të ndryshme shkodrane pretendojnë se kanë nga një origjinal dhe se premtojnë një ekspozim me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Na mbetet të shpresojmë se ata do ta mbajnë premtimin e tyre.

Deri kur kështu ...!? Kush e ka fajin ...?!

Shume konferenca e simpoziume janë zhvilluar, kronika televizive, janë bere shkrime e artikuj gazetash, janë shkruar pafund, organizata e shoqata janë krijuar për te luftuar ndaj fenomeneve negative te shoqërisë, protesta, manifestime nga me te ndryshmet, janë bere qe ne fillimet e para te demokracisë dhe deri ne ditët e sotme, për dhunën ne familje, për trafikimin e qenieve njerëzore me qellim prostitucionin apo edhe shitjen e organeve, për vrasjet e njerëzve te pafajshëm, për ngujimin dhe skllavërinë e qindra familjeve shqiptare, për shtypjen e individëve nga individë me te fuqishëm e te tjerë e te tjerë, por qe realisht dhe fatkeqësisht deri me sot është bere pak ose aspak për minimizimin e këtyre fenomeneve. Dua, qe te gjithë ketë shkrim ta preku ne piken me te dobët fillestare dhe me problematike te të gjithë këtyre fenomeneve, qe është dhuna ... dhunimi i individit apo individëve qe çojnë pastaj ne te gjitha ato fenomene negative qe janë shkruar me sipër, te cilat ne pjesën me te madhe te rasteve përfundojnë ne vrasje.
Me datën 14 qershor 2012 një grup shoqatash dhe organizatash u mblodhën se bashku ne grupimin “Aleanca Për Jetën” për te manifestuar, ne Ditën Botërore te Dhurimit te Gjakut, me moton “Jo Gjakmarrjes, Se bashku për Jetën”, me qellim sensibilizimin e qytetareve qe te dhurojnë gjak për te shpëtuar jete, për një thirrje te forte kundër fenomeneve negative si dhunimi, vrasja apo edhe te gjakmarrjes. Pikërisht ne kohen kur ne qytetin e Shkodrës po zhvillohej ky manifestim, rreth orës 11:00, pak kilometra me ne verilindje te qytetit te Shkodrës, ne fshatin Kir, bien viktime e gjakmarrjes gjyshi dhe mbesa 17 vjeçare. U vra, vajza e re ne lulen e rinise, ne atë kohe kur jeta e thërriste për jete dhe jo për te humbur jetën e saj dhe për t’u tretur ne dhe te zi, dhe e gjithë kjo si pasoje e vrasjes. Vritet nen qëllimin e gjakmarrjes, por vetvetiu lind pyetja për te gjithë ne: Me çfarë te drejte vrasim ne?! Me çfarë te drejte shkrepim plumbat mbi trupa te pafajshëm?! Me çfarë te drejte nen peshën e një plage te tmerrshme siç është gjakmarrja, duhet te vrasim te tjerët?! E shume e shume pyetje qe mund te lindin dhe qe duan përgjigje, por qe secili nga ne duhet te ia jap vete përgjigjen e merituar çdo veprimi negativ te çfarëdo shoqërie qofte ajo, por sidomos asaj shqiptare. Plumbat sot kane marre dhen, nuk njohin me as moshe, as gjini, as krahine, as nacionaliteti, as fe, asgjë ... e mbi te gjitha nuk njohin njeriun!
Me te drejte pyesim: Deri kur kështu ...?! Kush e ka fajin ...?! Si mund ta parandalojmë dhunën, vrasjen, gjakmarrjen?!
Mendoj se tre janë faktorët kryesore, te cilët mund te ndikonin ne përmirësimin dhe ne minimizimin e këtyre fenomeneve dhe për këto tre faktor, nga mungesa apo mos veprimi i tyre, bien ne kthetrat e vrasjes:
Se pari- Shteti, është faktori dhe aktori kryesor i cili duhet te ndërhyjë me politikat e tij, me forcimin ekzistuese te ligjit, ne krijimin e ligjeve te reja dhe zbatimin e këtyre ligjeve ne mënyrën sa me efikase. Por, fatkeqësisht deri me sot është bere pak ne praktike për te mos thënë asgjë ne lidhje me ketë teme, ndërsa ne letra me konferenca e ligje, e me the e te thash janë bere shume. Akoma vriten njerëz, akoma nena me lot ne sy, akoma motra pa vëllezër, akoma gra pa burra, akoma fëmijë pa baba, akoma individ te dhunës e te vrasjes, akoma njerëz qe jetojnë ne kulmin e varfërisë për arsye te një veprimi vrastar te dikujt, akoma njerëz qe qajnë e lotojnë se janë gjalle, qe duan vdekjen sesa ketë tmerr për se gjalli atëherë kur duhet te jetojnë te lumtur dhe te lire me çdo te drejte qe ua jep Zoti dhe Ligji.
Se dyti-Shoqëria, është faktori i dyte jo me pak i rëndësishëm ne ketë mjedis. Shoqëria është ajo pjese e cila duhet te dënojë me force veprimet vandale te dhunës, ta vrasjes, te gjakmarrjes ne veçanti dhe te fenomeneve apo veprimeve negative te disa individëve qe te shtyre nga shume apo disa faktorë veprojnë ne mënyrë te atille. Duke e ditur fare mire se nga një shoqëri e përcaktuar, lindi një shtet, formohet-forcohet-zhvillohet kjo shoqëri dhe po nga kjo shoqëri lind e mira dhe e keqja. Ashtu si e shkruaja me sipër, te gjithë ne si shoqëri duhet te jemi shume me te bindur dhe me te ndërgjegjshëm ne veprimin qe bëjmë, mendimin qe e mendojmë, apo ne fjalën qe themi. Te jemi me te duruar dhe me te arsyetueshëm ne çdo gjë dhe për çdo gjë. Nuk mund te lejojmë sot ne shekullin e 21-te, pikërisht ne vitin 2012, ne si shoqëri dhunën apo gjakmarrjen ne familjen, fisin, lagjen, vendin e atdheun tone, duhet ta dënojmë me gjithë force ketë veprim kaq te pa pranueshëm për asnjë shoqëri. Asnjë shoqëri ne bote nuk zhvillohet dhe as nuk forcohet, kur ne mesin e saj ndodhet e keqja, dhuna, gjaku i derdhur, varfëria, tmerri njerëzor, andaj duhet me doemos ti qëndrojmë sa me larg. Është shoqëria ajo e cila zgjedh drejtuesit e saj, dhe kur këta te fundit nuk e bëjnë detyrën ashtu siç duhet, siç e kërkojnë ligjet dhe detyrimet morale, shoqërore dhe shpirtërore te saj, te zgjoje nga “gjumi” këta drejtues.
Se treti- Faktori kryesor është edhe besimi. Besimi ne dashurinë njerëzore, besimin ne dashurinë hyjnore, besimi ne dashurinë tokësore e qiellore. Ne asnjë rresht apo te fjale te Biblës apo te Kur’anit nuk lejohet apo nuk përkrahet dhuna, vrasja, persekutimi njerëzor, por thuhet dhe jepen te respektohet Zoti, Krijuesi i çdo gjeje nen dhe mbi toke, mbi te gjitha dhe për çdo gjë, për njeriun, dhe qe duhet te përulemi përpara tij ne çdo minute e kohe te ditës e te vitit. Por, fatkeqësisht dhe realisht, njeriu sot me apo pa dashje ka marre forcën dhe te drejtën e Zotit, duke marre jetën e tjetër kujt, duke vrare e prere, duke dhunuar e përdhunuar, duke shkel e nënçmuar, duke share e duke shtyp pa te drejte individin, thjeshte për me shume te mira materiale. Harrojnë njerëzit e shkrete qe e shkurtër është jeta e vet, e se asgjë me vete kur te vdes nuk do e marr, te gjitha ne toke do ti lejnë. Është Zoti ai qe e krijoj njeriun dhe çdo qenie tokësore e nëntokësore, është po Zoti ai kur na e merr jetën, ne nuk kemi kurrfarë te drejte, nuk kemi kurrfarë fuqie, nuk kemi kurrfarë guximi te dalim mbi krijuesin tone.
Thotë një shprehje e urte popullore: “Faji ngelet gjithmonë jetim“, ne rastet konkrete, fajtore janë te gjithë, sepse lejojnë dhe bëjnë veprime te tilla, duke filluar nga qeveria, e cila nuk merr masa për parandalimin e këtyre dukurive njerëzore me anën e ligjit zbatues e veprues. Shoqëria qe krijon dhe lejon te ndodhin ngjarje te tilla, qe nuk i dënon me forcën e ndërgjegjes morale e shpirtërore. Shteti se bashku me shoqërinë janë te afte qe te përmirësojnë dhe te zhvillojnë jetën e çdo kujt.
Dhuna, vrasja, gjakmarrja, janë krime te renda, janë krime qe duhen dënuar rende, janë krime qe duhet te parandalohen një minute e me pare, janë krime qe nuk duhet ti lejojmë te ndodhin ne asnjë shoqëri. Duhet ti themi me gjithë forcën e mendjes, logjikes, ligjit, besimit dhe te veprimit, STOP dhunës, STOP vrasjes, STOP gjakmarrjes, nuk mund te jetojmë me kështu, nen helmin e tmerrshëm te tyre, nuk mund te rrisim fëmijë kështu duke mos pasur siguri për jetën e tyre, nuk mund te jetojmë nen trysninë e “vdekjes” qe na sillet neper këmbë.
Le te jete ky shkrim, një mesazh për te gjithë ne, qe kërkojmë dhe punojmë çdo dite për një shoqëri te pastër e te mire, për një shoqëri me vlera, për një shoqëri me kulturë e edukate, për një shoqëri te përgatitur, për një shoqëri evropiane dhe për qeveri qe punon dhe qe ruan popullin dhe shtetasit e saj. Uroj dhe shpresoj qe veshët shurdhe deri tani, te dëgjojnë “kambanat e alarmit” qe na bien, për tu ngritur dhe për te sheshuar çdo te keqe, për te ecur te qete drejt një jete me te mire.
Nga Albert Marku, gazetar

Shoqata “Dukagjini” dhe “The Imperial House” nderojnë kujtimin e Dom Prekë Ndrevashes

Në vazhdim të veprimtarive për ndere të 100 vjetorit të Shpalljes se Pavarësisë
Në një nga sallat e “The Imperial House” me iniciativën e pronarit të saj, Ndue Ftoni dhe Shoqatës “Dukagjini” është organizuar një takim përkujtimorë për nderë të jetës dhe veprës së atdhetarit dhe themeluesit të kishës shqiptare “Zoja Pajtore” në Detroit, Dom Prekë Ndrevashaj.
Para më shumë se një viti, Shoqata “Dukagjini” dhe ish drejtuesit e saj, Ndreke Guri ,kryetar dhe Pllumb Kulla, sekretar i patën propozuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë për dekorimin e priftit katolik Dom Prekë Ndrevashaj, i cili gjithë jetën e vet ja ka kushtuar atdheut dhe fesë katolike. Dom Prekë Ndrevashaj ka një kontribut të padiskutueshëm në ndihme të emigracionit shqiptarë, fillimisht në Itali e pastaj në shtetin e Miçiganit.
Aktiviteti i kësaj radhe ishte i ideuar si një promovim i dekoratës se mirënjohjes që Presidenti i Republikës i ka dorëzuar, Dom Ndue Gjergjit dhe Ndreke Gurit qe ish kryetar i shoqatës, por edhe një nga të afërmit dhe autori i monografisë kushtuar jetës dhe veprës së tij. Dekorata për Dom Prekë Ndrevashaj, është dorëzuar para pak kohe në Neë York në prani të shume shqiptareve.
Pronari i “The Imperial House”, Ndue Ftoni ashtu siç e ka deklaruar dhe më parë se aktivitete të këtij lloji në këtë vit jubilar, të 100 vjetorit të Pavarësisë do të jenë falas, koktej, salla dhe shpenzime të tjera përballohen nga pronari i Imperialit. Edhe kësaj here ashtu u bë.
Të pranishëm në sallë ishin bashkëkohës dhe bashkëpunëtor të Dom Prekës, Dom Fran Kalaj, Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj, biznesmeni i njohur i komunitetit shqiptar Ekrem Bardha, ish Kryetari i fondacionit “Vendlindja Thërret” Luigj Gjokaj, vëllezërit Genci dhe Mërgim Korça; kryetari i “Vatrës”, Alfons Grishaj (dega Miçigan), Zv/kryetari i ”Vatrës”, Pjeter Jaku (dega Miçigan), kryetari i shoqatës “Dukagjini” Nikolin Shyti, përfaqësues të mediave shqiptare në Miçigan, biznesmen, gazetar dhe shqiptarë që kanë njohur dhe jetuar me Dom Prekë Ndrevashaj.
Moderator të takimit ishin Dr. Gjekë Gjelaj dhe Pllumb Kulla, të cilët ishin të preokupuar që çdo gjë të shkonte sa më mirë pasi ashtu e meritonte një njeri si Dom Preka, që gjithë jetën ja kishte kushtuar të mirës, bashkëpunimit, vëllazërimit midis shqiptareve pa asnjë dallim as paragjykim.
Pëllumb Kulla, njeri nga nismëtarët për kërkesën drejtuar Presidentit të Republikës për dekorimin e Dom Prekës,mbajti një fjalim lidhur me jetën dhe veprën e Dom Prekës.
Pastaj, ai i dha fjalën Rita Gjelaj, për tu treguar të pranishmeve dekoratën , e cila lexoi edhe motivacionin që Presidenti kishte dekoruar Dom Prekën. Dom Prek është dekoruar, me nr. dekreti 7475, date 15. 05. 2012, nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, prof. dr. Bamir Topi, me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacion: “Për ndihmën e rëndësishme për mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar dhe të harmonisë fetare tek emigrantet shqiptarë të SHBA-se dhe për integrimin e tyre në shoqërinë amerikane”.
Si e kishte njohur Dom Prekën, foli Dr. Gjeke Gjelaj, i cili nënvizoi shume veçori të larta të karakterit të tij si, zëmër-gjerësia, dashuria për ngërzit pa asnjë paragjykim se nga është e i cilit besim të ishte. Këmbëngulës në atë që mendonte se është mirë për tu kryer. Përkushtimi ndaj ese dhe përcjelljes se besimit ndaj Zotit tek besimtarët.
Pastaj e morën fjalën shume pjesëmarrës, si: Dom Fran Kolaj, i cili në fjalën e tij, e ilustruar me thënie të Patër Anton Arapit, ishte një apel për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri tjetrin e aq me tepër bëhet domosdoshmëri këtu në emigrim
Ndërsa , Dom Ndue Gjergji solli për të pranishmit pjesë nga jeta e Dom Prekës, ashtu siç e kishte njohur ai, por idetë dhe puna e tij janë shumë aktuale edhe për ditët tona.
Dom Fred Kalaj, foli në kontekstin teologjik-psikologjik të jetës se Dom Prekës, vlerat e radha që kishte ai në komunikimin e përditshëm, por edhe gjatë ceremonive fetare me besimtaret, në jetën jashtë kishe me shqiptarët e besimeve të tjera si një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ai theksoi gjithashtu edhe nevojën që presidenca shqiptare duhet të kthej sytë edhe nga njerëzit që jetojnë akoma e që jeta e tyre është e mbushur me aktivitet të gjerë në shërbim të atdheut dhe popullit, vlerat e tyre duhen vlerësuar për së gjalli.
Mërgim Korça, foli për virtytet e Dom Prekës por edhe të dukagjinasve në përgjithësi. Ai u foli të pranishmit për cilësitë e Dom Prekës si njeri që nuk njihte orar pune, për ti shërbyer popullit dhe besimtarëve të vet, ai s’kishte pushim kurë e lypte nevoja.
Ekrem Bardha, foli për veprën e Dom Prekës por nuk la pa thëne se në komunitet nuk i njihet askujt e drejta për tu mohuar institucioneve fetare të drejtën e liderit në komunitet.
Genc Korça, foli për jetën e vështirësitë që kishte kaluar në burgjet komuniste, e cila ngjasonte si dy pika uji me atë të Dom Prekës dhe po ashtu ai kujtoj punën e palodhur te tij për tu shërbyer besimtarëve, por edhe në tërësi mërgimtarëve që të integrohen me jetën jashtë vendlindjes se tyre.
Alfons Grishaj, përshëndeti të pranishmit dhe u kërkoi atyre më shume bashkëpunim dhe mirëkuptim që ka më tepër rëndësi në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë e ngritjes së Flamurit Nacional në Vlorë.
Kujtim Qafa, solli kujtime të tij dhe babait të vet me Dom Prekën, i vlerësoi zemrën e gjerë të tij dhe mirëkuptimin me të gjithë. Gjithashtu veçoj si cilësi brilante këmbënguljen qe ai kishte për të mishëruar tek besimtaret, faljen, pjesa më e rëndësishme e besimit tek zoti.
Zef Pergega, si recensuesi i monografisë kushtuar Dom Prekës me autor Ndreke Gurin, foli edhe për botime të tjera kushtuar jetës e veprës se tij, punë të cilat i kishte botuar, por edhe i kishte dorëshkrim.
Luigj Gjokaj, kryetari i fondacionit “Vendlindja Thërret”, u tregoi të pranishmeve për kontributin dhe bujarinë me të cilën kishte pritë ngërzit e këtij fondacioni për ti ndihmuar në luftë për çlirimin e Kosovës. Gjithashtu ai replikoi me zotin Bardha dhe i sqaroj atij dhe të pranishmeve se thënie të tilla janë të deformuara në kuptimin gjuhësor dhe ideorë, pasi askush (aq sa dinte ai) nuk u ka mohuar rolin klerit e sidomos atij katolik, por më parë është thënë-tha Gjokaj- klerikët në raste ngjarjesh me karakter politik-historik nuk kanë pse të kërkojnë të kenë rolin e liderit. Ndërsa me gjatë theksoi se ka njërën këtu në salle qe duhet te shkojnë dhe të kërkojnë falje tek varri i Dom Prekës për shkrimet akuzuesi që i kane bërë atij për së gjalli.
Ndreke Guri, autori i monografisë kushtuar Dom Prekës, e cila është promovuar para disa kohësh (ketë vit) në sallën e mbledhjeve të kishës “Zoja Pajtore” qe ish kryetar i shoqatës “Dukagjini” dhe njeri nga nismëtarët e kërkesës drejtuar Presidentit për te nderuar me dekorate Dom Prekën, falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen dhe gjithashtu te zotit e biznesit i uroj pune e biznes të mbarë dhe e falënderoj për mundësimet financiare te herëpashershme që ka bërë jo vetëm për shoqatën e tyre, por në përgjithësi për komunitetin shqiptar.
Nikolin Shyti, kryetari i ri i shoqatës “Dukagjini”, falënderoj pjesëmarrësit që ishin prezent në ketë promovim, po ashtu dhe biznesmenin Ndue Ftoni për kontributet financiare që ka dhënë e jep për të promovuar vlera në të mirë të Dukagjinit, por edhe të komunitet shqiptar në Miçigan. Ai tha se duhet heqë dorë nga shkrimet tendencioze nëpër gazeta e internet.
Lulash Palushaj, gjithashtu apeloj për bashkëpunimin sa më të mirë e të ngushtë të shqiptareve në emigrim, pasi nuk kemi se çfarë të ndajmë e të humbim. Falënderoj pjesëmarrësit dhe i uroj pune e biznes të mbarë Ndue Ftonit.
Ndue Ftoni, ishte i kënaqur për respektin që i ishte rezervuar këtij aktiviteti, i falënderoj pjesëmarrësit për fjalët dhe kujtimet që sollën me ketë rast, por nuk la pa përmendur largimin e konsullit të nderit nga aktiviteti sapo ka mbaruar fjalën e tij.
Në një kënd të sallës ishte një stendë me monografinë kushtuar Dom Prekë Ndrevashaj dhe libri poetik i Ndrekë Gurit.
Të veçantat e këtij aktiviteti;
Alfons Grishaj, apeloj për të pranishmit për të ndihmuar familjen e Zef Lleshit, aktivist i njohur në komunitet, por prej shumë kohesh është i sëmure nga një sëmundje e rënde. Pjesëmarrja e të gjitha mediave shqiptare në një aktivitet, pasi prej shumë e shumë kohesh jemi të mësuar më censurimin e njërës apo tjetrës medie sipas preferencave personale te individëve të caktuar por që dëmtojnë jetën e komunitetit dhe sjellin përçarje.
Edhe kësaj radhe nuk munguan replikat në distancë dhe pa përmendur emra (këto lihen pas krahëve) që në një farë mënyre ndikojnë në thellimin e hendekut ndarës midis të ashtuquajturave “grupe” ose artificialisht grupe me tendencë dhe fryme mosbashkëpunimi.
Nga Rush Dragu

MENDIME DHE REFLEKSIONE Mbi librin “Konflikte” te autorit Leke Imeraj

Nga Ndue Sanaj

Leke Imeraj, ne çdo rast paraqitet para lexuesit me tema mjaft interesante. Ne fillim, me teme për fëmijë, me vone me një teme mjaft te përfolure, siç është ajo e qëndrimit ndaj femrës dhe seksit ne tërësi, dhe tani vjen para nesh me një teme tjetër interesante, me temën e konflikteve, pjese e se cilës jemi te gjithë dhe gjate gjithë jetës.
Ky libër nuk është thjeshte një paraqitje letrare, por është një studim shkencore dhe qe fillon thjeshte, me pyetjen: Kush jam unë? Dhe e mbyll me përcaktimin: “Ai qe lufton te behet i pasur brenda ditës, do te varet brenda vitit”. Vlerat shkencore te këtij libri ne secilën faqe, ne secilin kapituj jo vetëm se lexon studimet e Lekes, por se, për secilin studim gjene dhe përfundimet e Lekes, gjene zgjidhjen qe mendon Leka se duhen bere, se duhen dhënë, se duhen te bëjnë grupet shoqërore, komunitetet dhe nacionalitet përkatëse.
Pra, siç thekson ne fq. 11, “E rëndësishme është njohja qe njeriu duhet t’i beje vetes dhe shoqërisë, duke synuar ne ketë mënyrë zgjidhjen e duhur dhe për rrjedhoje dhe rrugën e duhur te zgjidhjes se konflikteve ... Arsyeja dhe vetëm arsyeja i bën njerëzit e Lire”, por a mundet njeriu te arsyetoje, po nuk njoh vetveten?! Vijon Leka: “... Duke e njohur vetveten dhe duke pranuar tjetrin, njeriu mëson te kuptoje se çfarë rëndësie te jashtëzakonshme ka toleranca dhe mirëkuptimi ne mes njerëzve”.
Te gjitha gjallesat luftojnë për te mbijetuar, qe nga ato një qelizore dhe deri tek me kompleksi qe është njeriu, por ka një ndryshim dhe ky ndryshim qëndron ne atë: Ne qofte se gjallesat jashtë njeriut veprojnë ne baze te instinktit, njeriu vepron ne baze te një arsyetimi. Dhe ketë e përcakton sakte Leka, kur ne fq. 18 thekson: “Dhuna është mbijetese ... pas miliona vjetësh, po te njëjtat sjellje vëmë re tek njeriu i sotëm, konflikte dhe dhune ...”. Pra, gjykoje se ky përcaktim është i drejte, por me një ndryshim: Urtësia apo arsyetimi gjithnjë e me shume duhet te zënë vend me shume ne kohen e sotme, ne kohen e shekullit XXI dhe urojme te na udhëheq ne zgjidhjen e këtyre krizave te mëdha njerëzore, ekonomiko-financiare, shpirtërore dhe te pasurohemi gjithnjë e me shume me virtyte, te cilat na çojnë gjithnjë e me shume ne progres, ne marrëdhënie te shëndosha ne mes njerëzve, ne mes grupeve shoqërore, ne mes nacionaliteteve, ne mes popujve te ndryshëm, dhe çfarë është me e rëndësishme, secili me vetveten.
Kjo është dëshira e ime, por a është gjithçka kështu siç dëshirojmë, jo vetëm qe Leka e thotë me plote goje se, jo, por edhe unë jam ne një mendje me Leken. Ketë po e argumentoje me një veprimtari te zhvilluar kohet e fundit për te treguar se jemi po ata, vetëm se kamuflimi dhe hipokrizia ka arritur ne maja te larta.
Me datën 14 qershor 2012, ne orën 10. 00 deri ne orën 12. 00 një grup shoqatash ne grupimin “Aleanca për jetën”, ne kuadrin e Ditës Botërore te Dhurimit te Gjakut, zhvilluam një manifestim kundër gjakmarrjes, me moton: Dhurojmë gjak për te shpëtuar jete njeriu dhe nuk marrim gjak për te shuar jetë njeriu. Çfarë u vu re ne ketë manifestim? U vu re një indiferentizëm mjaft i madh. Ne qofte se manifestimi u fillua me rreth 150 vete, ai duhet te mbyllej me jo me pak se me 3000 vete, por JO!? Ne qofte se përfaqësuesit e institucioneve, si: te Prokurorisë, te Gjykatës, te Institucionit te Prefekturës, te Këshillit te Qarkut dhe te Bashkisë te na dilnin përpara dhe te na thoshin nga dy fjale, por JO?! Ne qofte se gjate kalimit përpara Bibliotekës dhe ndalimit para Rektoratit, te na dilte një intelektual, një profesor, një studiues dhe te na thoshte dy fjale, por JO?! Ne qofte se gjate rrugës ecnim dhe bënim thirrje kundër gjakmarrjes, kundër indiferentizmit te strukturave shtetërore, ndaj intelektualeve, ndaj atij shoqërore, por asnjë nuk luajti vendit, rrinin ne karriget e klubit qe i ruanin te mos ju “ftoheshin”, dhe shikonin si te hutuar, sikur shikonin njerëz përherë te pare, qe kishim dale për te ftuar këto struktura, për te ftuar ketë komunitet për tu bere bashke kundër një fenomeni mjaft shqetësues për shoqërinë tone shqiptare dhe ne veçanti ne te Veriut, por JO?! Gjate një lëvizjeje gati prej një ore, vetëm një person, Viktor Martini qe doli ne ane te rrugës, na përshëndeti, na duartrokiti, i cila na dha kurajë jo te vogël, tek te gjithë ne u pa ne fytyrat tona një shkëlqim tjetër. Po, sikur te vepronin te gjithë, sikur veproj Viktori, do te ishte një zë tjetër i fuqishëm kundër këtij fenomeni apo problemi mjaft shqetësues. Pse, te jete ky indiferentizëm ne komunitetin e qytetarisë shkodrane, qe jo radhe mjaft politikane na drejtohen me thirrje: “O, ... Shkodra qyteti i kulturës ...!”- “O Shkodra djepi i kulturës ...!!!”. Për çfarë? Vetëm për te fituar kapital politik dhe turmat e këtij qyteti te kulturës kalojnë ne brohoritje deri ne ekstaze qe bëjnë te dridhet toka nen këmbë ...!? Pse, kështu? Deri kur kështu? Dhe pikërisht nga ky indiferentizëm, nga ky qëndrim peng i se kaluarës, nga ky qëndrim i shtetit te papërgjegjshëm ndaj detyrës se tij themelore, mbrojtjen e shtetasve te vet, sigurimin e jetës se shtetasve te vet, vritet Marija ne moshën 17 vjeç. Një turp i madh për atë qe e beri, për lagjen, për fshatin për gjithë komunitetin ku jetojnë këta vrasës. Ka me shume se një vit qe ka ndodhur konflikti ne mes dy familjeve, madje dhe te afërt me gjak dhe për çfarë, për ujin e vaditjes. Kishte mjaft mënyra zgjidhjeje ai konflikt, pa shkuar ne vrasje!? Por, jo, ne kemi “nder”, ne jemi “trima”, ne jemi te “zote” dhe me ne nuk ka fjale te tjera, dhe te gjitha këto janë pjese e një mentaliteti te vetëgjyqësisë, qe i përket një shoqërie primitive. Shteti e dinte, shoqëria e dinte, ku ishin deri tani? Pse, nuk u çuan ne këmbë dhe për ti thënë: Jo me vrasje, ai qe ka bere krimin është ne burg, është i dënuar sipas ligjeve, nuk ka ngujim dhe as marrje gjaku.
Ne qofte se komuniteti ngrihet ne këmbë, jam i bindur qe ndalohen vrasjet, ndalohet ngujimi dhe gjakmarrja, por qe te realizohet kjo duhet ndërgjegjësim për pasojat qe po sjell ky fenomen ne shoqërinë tone. Ne qofte se ky fenomen, qe tani po behet problem ne çdo dite qe po kalojmë, dhe ne do te ja marrim pjesën, pra te mos mendoje asnjë se është larg meje!? Jo, kurrsesi jo, nuk mund te mos i marrësh pjesën se keqes po e le te rritet niveli i tij.
Ne fq. 20, Leka thekson: “Ne një mjedis te egër, ku ne vend te ligjit sundon lufta për ekzistence, dhuna dhe pasiguria, natyrisht qe individit do t’i duhet te investoje shume me tepër energji për mbrojtje, për sigurinë e tij se sa për zhvillim” . Bej pyetjen e thjeshte: Vërtetë është ky mjedis i egër ne qytetarinë shkodrane, ne komunitetin tone?! Nuk dua ta besoje, por indiferentizmi i datës 14 qershor 2012 dhe vrasja ne Kasnec me thotë: Ne mos ky mjedis i egër, është një qëndrim indiferent, ndoshta dhe deri një qëndrim racist ndaj njeri-tjetrit, ndaj disa komuniteteve te caktuar. Me siguri qytetaria shkodrane dhe aq me shume komuniteti ku ndodhi vrasja ende janë dhe ecin me te kaluarën, janë peng e se kaluarës .
Leka, ne fq. 314 bën një pyetje: “Me te kaluarën apo me te sotmen?” Gjate studimit për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, del ne përfundimin: “Njeriu mendon deri ne 60 mije here ne dite ... 95 % e mendimeve te sotme janë ato te djeshmet dhe se te djeshmet janë 100 % te njëjta me ato te pardjeshmet ... Duket sikur njeriu jeton vetëm me te kaluarën e tij ...”. Ky përfundim i Lekes është i sakte. Ringjallja e fenomenit te gjakmarrjes dhe tani problemi i tij janë refleksione te një te kaluare, qe me gjithë thirrjen dhe përpjekjet e bëra ende jetojnë me mentalitetin e një vetëgjyqësie, qe vjen nga një mentalitet i një shoqërie primitive. Prandaj, ketë mentalitet duhet ta heqim nga mendja e jone, nga jetesa e jone, vetëm ne dy rruge: ne rrugën e shtetit, e cili duhet te marri ne dore, sa nuk është vone, sigurinë e jetës se njeriut, sigurinë e shtetasve te tij, dhe rruga e edukimit, e cila duhet bere ne familje, ne shoqëri, ne komunitet, ne shkolle, nëpërmjet artit dhe kulturës, dhe ne balle te tyre duhet te jene intelektualet. Kjo ishte thirrja e manifestimit te datës 14 qershor 2012 dhe ketë e përsërisim, e përsërisim dhe do ta përsërisim ndoshta, fatkeqësisht dhe për shume kohe.
Leka ne fq. 321, tregon se çfarë është morali dhe çfarë është virtyti, si:
Morali është shtrëngues, virtyti është lirues;
Morali eshte provokues, virtyti është mirëkuptues;
Morali ndalon, virtyti lejon;
Morali ngre gishtin tregues, virtyti tregon zemrën;
Morali dikton principet, virtyti vlerëson njerëzoren;
Morali ndëshkon dhe nuk fal, virtyti i pranon gabimet njerëzore dhe fal;
Morali fut friken, virtyti zhvillon guximin;
Morali i zvogëlon njerëzit, virtyti i zmadhon ata;
Morali krijon dhe tregon vetëm ferrin, virtyti hap shtigje për te gjithë dhe tregon rrugën e mire;
Morali predikon ujë dhe pi vere, virtyti predikon vere dhe pi vere;
Morali sajon grupime dhe shtresa te ndryshme, me qellim t’i përçajë njerëzit, virtyti i bashkon njerëzit pa dallime;
Ne, duke e krahasuar veten me këto çfarë përcakton, Leka, ne qofte se mund te kërkojmë te gjejmë veten, ku valle mund te jemi?! Jemi te virtytshëm apo te moralshëm? Apo jemi ne te dyja nga pak? Me siguri jemi ne te dyja nga pak, por ne duhet te jemi plotësisht ne atë qe quhet i virtytshëm se, ne pamje te pare duken se mbulojnë njëra-tjetrën, por ne fakt jo. Moral do te thotë norma dhe normat nuk mund te shkelen, ato nuk te japin hapësire, ta ngushtojnë atë, prandaj duhet te jemi te virtytshëm se, virtyti te lejon hapësirë se, virtyti çon gjerat tek arsyeja dhe kjo e fundit nuk te lejon te gabosh, por te ndihmon ta zgjidhesh konfliktin. Njeriu i virtytshëm nuk ka nevoje për moral, sepse virtytet nuk kane nevoje për moral. Njeriu i virtytshëm nuk ka frike ta mendoje atë qe ndjen dhe ta shprehe atë qe mendon. Krejt ndryshe është me njeriun e moralshëm. Ai ka frike! Ai jeton jo me arsyen e vet, por me arsyen se çfarë do te thotë opinioni ne shkalle, ne lagje, ne fshat , ne gjithë hapësirën ku ka shtrirjen e vet. Kjo nuk është e virtytshme. Ai ka frike te ndjeje, frike te mendoje dhe aq me tepër frike te flasë. Ai nuk është vetvetja. Ai jeton vetëm me frike dhe pa asnjë lloje sigurie.
Ne duhet te jemi te virtytshëm, ne duhet te jemi vetvetja se, kur jemi vetvetja, problemin ja çojmë arsyes dhe ajo nuk rrinë pa te treguar rrugën qe duhet ndjekur, e cila do te jete rruga e zgjidhjes se çdo lloje konflikti pa gjak, por me tolerance, me mirëkuptim, me dashuri për njeri-tjetrin.
E mbylli këtë opinion, me përcaktimin qe bën Leka, ne fq. 340, qe theksoni: “Gabimi i rende qe bëjnë njerëzit, ne përgjithësi është shenjtërimi i zakoneve te veta”. Besoj se nuk ka nevoje për koment.
Leke Imerajn, e përgëzoje qe ne çdo rast, me krijimet dhe studimet e tija po na bene te reflektojmë ne jetën dhe punën tone.

EDUKIMI - TRANSMETIM EKSPERIENCE

Nga Luigj Shyti

Në thelb edukimi është transmetimi i eksperiencës nga njëri brez në tjetrin.
Njerëzit që merren me problemet e edukimit, dhe të tillë janë pothuaj të gjithë, në një formë apo një tjetër, duhet të kërkojnë gjithmonë atë që  është e bukur dhe që vlen. Populli ynë thotë se çdo gjë që shkëlqen nuk është ar. Kjo vlen që, fëmijëve, nxënësve, adoleshentëve u duhet treguar vlerat e objekteve dhe metodave, vlerat e eksperiencës, që shfaqen përpara tyre. Që fëmija, nxënësi, adoleshenti të mund të përfitojë nga eksperienca e brezave duhet bërë në mënyrën më natyrale, pa presione, detyrime, sepse po të ushtrohet dhunë shkatërron tjetrin, e denigron, e shtypë, nuk i lejon hapësirë,  por duhet bërë duke u nisur nga vlerësimi i personit që ke përpara në momentin e caktuar, aty është guri i themelit mbi të cilin mund të vendosen gurë të tjera dhe që mund të qëndrojnë. Për të bërë punën kemi shumë nevojën e njëri-tjetrit mbi bazën e bindjeve dhe jo detyrimit. Edhe hekuri mund të përkulet. Në këtë formë mund të krijohet bashkëpunim e zhvillim.
Sytë janë dritaret e shpirtit shkruan një shkrimtar i kahershëm. Kur me tjetrin flet dhe sytë i mban larg syve të tij, i mban përtokë, tretë shikimin diku larg pa kuptim do të thotë se fsheh diçka me shumë rendësi. Shikimi sy në sy bën të mundur mirëkuptimin, depërtimin në thellësi të shpirtit dhe për këtë arsye është e mundur ndikimi dhe lënia gjurmë të thella dhe të pashlyeshme.
Problemet e edukimit, veçanërisht sot janë një sfidë e vërtetë. Të përballesh me sfidën është guxim, vendosmëri, nevojë dhe kulturë. Sfida bën të mundur nevojën e gjetjes së rrugëve dhe mënyrave për të arritur atë që duam. Të pranosh sfidën do të thotë që të mos dorëzohesh, të mos kthehesh prapa nga vështirësitë, dështimet,  të mos e humbësh fillin, drejtimin, por të nxjerrësh mësime dhe të “sulmosh” përsëri për të arritur qëllimin. A bëhet kjo pa mundë? Natyrisht që nuk është e mundur, por duhet këmbëngulje, djersë, studim, dhe përvetësim i eksperiencës pozitive të personaliteteve, apo shoqërisë.
Që një njeri, një prind, një mësues apo edukator tjetër, një udhëheqës i një grupi të madh apo të vogël, një lider, e te tjerë duhet të bëhet i besueshëm që këta njerëz që e rrethojnë ti besojnë udhëheqjen, drejtimin, edukimin e tyre. Kur mungon besimin te edukatori, drejtuesi, udhëheqësi e te tjerë personat që e rrethojnë nuk e lejojnë që ti udhëheqë. Në një sekuencë të një filmi edukativ  thuhet ”nëse më lejon te të udhëheqë, ke besim tek unë”. Por, shtrohet edhe një problem që është në mënyrë të pazgjidhshme me këto që sapo thamë, se që të ndjekësh grupin që ke në vartësi për të punuar më të nuk është aspak e lehtë, sepse, ata mund të kenë dhe kanë shkallë njohurish të ndryshme, thellësi të mendimeve dhe koncepteve të tyre të rrënjosura në nivele të ndryshme, nivele të ndryshme në të kuptuarit e gjerave, vështirësi në komunikim, ndikime të ndryshme familjare apo shoqërore. Pra të ndjekësh është aq e vështirë sa edhe të udhëheqësh. Kjo jo gjithmonë kuptohet nga njerëzit e frontit të edukimit, të udhëheqjes, të drejtimit. Ata shpesh mendojnë se dinë të udhëheqin, pa çka se nuk vlerësojnë se sa i lejojnë të tjerët që ti udhëheqin, sa besim kanë ata tek ai, sa e lejojnë që të futen në thellësitë e ndërgjegjes së tyre. Edukimi duhet të prekin telat e zemrës që ajo të akordohet dhe të harmonizohet me ansamblin me të cilin punon e jeton.
“Edukimi ka vlerën e paçmueshme që ta çojë adoleshentin te siguria se ekziston një kuptim i gjerave”, thotë Luigji Gussani, një sociolog, studiues dhe psikolog italian.
Në punën me njerëzit dhe në veçanti me fëmijët dhe të rinjtë është shumë e nevojshme që të kuptohet shtrirja e hapësirave ku njeriu mund të jetojë, të shtrijë veprimtarinë e vet. Jo radhë shikohen tendenca që dikush dëshiron që të marrë shumë hapësirë, madje aq sa ti bëjë “hije” tjetrit, fqinjit, të mos i lërë vend tjetrit për pak dritë, për pak diell. Kjo lloj dëshirë dhe kjo lloj shtrirjeje pengon te tjerët, nuk u lejon hapësirë atyre për jetë, për punë, për edukim, për zhvillim. Njerëzit mund të duan shumë gjëra, kanë dëshira nga më të ndryshmet, por shumë prej tyre nuk janë të realizueshme, e kjo nga mundësitë objektivë (p.sh, a mund të fluturojë njeriu si zogu, pavarësisht nga dëshira?!). Ndodhë jo radhë, që në emër të lirisë, të së drejtës së personit për veprimtari të lirë, të tejkalohen ato dhe të pengojnë të tjerët. Liria nuk është që të kesh atë që do, por atë që është e mundshme për tu realizuar dhe që ta jep, apo që ta lejon ligji. Ligji përfaqëson mendimin shoqërorë të shumicës. Liria jashtë normave të pranuara shoqërisht nuk është liri që vlen. Liria për te gabuar është liria më e keqe. “Njeriu jashtë shoqërisë është ose perëndi ose shtazë”, shkruante Aristoteli.
Adoleshenca është një shëtitje nga mosha fëmijërore në moshën madhore ku personi ka nevojë për hapësirë.  Kjo periudhë paraqet dy vështirësi kryesore:
1-   Detyra e përballimit të moshës (rrugës nga fëmijëria te pjekuria madhore) veprimet hormonale, dalja në pah e instinkteve të moshës, e te tjera.
2-   Vështirësitë në përballje me shoqërinë (nxënësit, fëmijës,  i gjendet pranë shoqëria, fillojnë interesat, ndjenjat erotike, e te tjerë)
Personaliteti i fëmijës/nxënësit fillon shumë herët për tu formuar. Ndaj këtij problemi shfaqen dy raporte të rëndësishme dhe të veçanta:
I-   Kuptimi i veçorive të roleve të ndryshme të shkollës dhe familjes.
II-Të mbahen edukimi shkollor e familjar të ndërvarura, të integrohen në njëri-tjetrin pa u zëvendësuar asnjëherë. Familja duhet ta ndjekë shkollën.
“Edukimi është në raport të ngushtë me të kaluarën” thotë Luigji Gussani. Që të kuptojmë se çfarë njerëzish jemi, duhet të kuptojmë më parë se çfarë kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si kemi menduar. Ҫdo e kaluar jeton në të tashmen, në kuptimin se ne i drejtohemi të kaluarës, sepse kemi një ngacmim të tashëm. (Duam të kuptojmë të tashmen që të vështrojmë nga ardhmja).
Sipas Luigji Gussanit, “... objektivi i edukimit është që të synojmë jetën sot. (e djeshmja nuk është më, dhe e nesërmja nuk ka ardhur ende. Jeta është sot. Ҫdo vlerë e cila nuk priret që ti japë vetës një formë me kalimin e kohës, priret të zhduket në mënyrë të pamëshirshme ...”. Forma që merr një vlerë do të  ndikojë në marrëdhëniet shoqërore.
Për të njohur jetën, problemet dhe mundësinë për të ardhmen në çdo drejtim dhe kështu edhe për problemet e edukimit është e domosdoshme qëndrimi kritik, pra kritika dhe kritika, siç thoshte Z. Valentini shumë vite më parë, është të kërkosh  arsyen e ekzistencës së sendeve dhe nuk ka kuptimin domosdoshmërisht negativ. Kritika është një kusht themelor i edukimit. Ajo, sipas Z. Valentinit, duhet të jetë e saktë, plotësuar, dalluar.
Faktorët kryesor bazë në procesin e edukimit janë, familja dhe shkolla.
Në procesin e edukimit ndikojnë edhe faktor të tjerë siç mund të përmendim edukimin shoqëror.

Familja pa diskutim është dhe duhet kuptuar se familja është baza e shoqërisë dhe si pasojë edhe edukimi është detyrë e parë e saj. Ajo është e para në edukimin e fëmijës. Qysh në lindje dhe në çdo kohë duhet të edukohet zemra e njeriut. Kjo është e mundur. Për edukimin e fëmijës nuk duhet pritur me mendimin “sa të rritet edhe pak”, “do të kthejë vetë”, “do të ta kuptojë vetë se cila është e mirë dhe cila është jo e mirë”.
Ata që e kanë sjellë në jetë një fëmijë i del detyra që të mendojë për të në të gjitha drejtimet. Punën e prindërve, familjes në edukimin e fëmijëve nuk mund të zëvendësojë askush, qoftë ky edhe psikologu. “Fëmijët nuk duan psikolog. Ata duan prindër”, thotë sociologu e psikologu grek Nikos Sideris. Kjo thënie shumë e zgjuar duhet të jetë mirë parasysh nga çdo prind, por edhe nga gjithë faktorët e edukimit. Familja nuk është vetëm fillesa e parë në procesin e edukimit por ky vazhdon gjithë jetën. Edukimi familjar është transmetim i eksperiencës së brezave (natyrisht me të mirat dhe dobësitë e tij, por që duhet përdorur analiza e kritika për të cilën folëm më parë) gjë e cila është e domosdoshme, për të ruajtur dhe transmetuar brezave që vinë kulturën, gjuhën, historinë, sjelljen, mënyrën e zgjidhjes së problemeve. Me pak fjalë, kur prindi e lë  fëmijën rrugëve të botës, pa interesim, pa edukim, pa mbështetje, pa ngrohtësinë familjare, kush do të merret më të si duhej të merrej ai.
Duhet kuptuar se familja është ngjarje natyrore, shkolla apo faktor të tjerë janë ngjarje shoqërore. Kjo na jep të kuptojmë se sa e rëndësishme është puna dhe roli i familjes në edukim.
Puna e prindërve për edukimin e fëmijëve është e domosdoshme që të bashkëpunojnë me shkollën. Ky bashkëpunim ka disa momente që duhet ti dinë prindërit edhe mësuesit, edukatorët, të cilët janë: bashkëpunimi-ndërhyrja e plotë në punën edukuese e formuese nga shkolla, delegimi-pranimi i bashkëveprimit prind-mësues, shkollë-familje, kontributi-ndihmesa e prindit/familjes për shkollën dhe problemet e saj, mandati-shkolla të kenë liri të plotë në veprimet dhe ndikimin e saj në edukimin e fëmijëve.
Shkolla mishëron një komunitet vlerësues të specializuar.
Shkolla nuk mund të bëhet pa familjen. Mësuesi, që të arrijë të ndikojë tek fëmija duhet që të jenë i besueshëm si figurë, si personalitet. Kemi thënë më parë se prindi duhet ti besojnë dhe ti lejojë mësuesit të punojë për mësimin dhe edukimin e fëmijës së tij. Kur e bën prindi këtë? Kujt ja beson fëmijën e tij ? Pa tjetër ati që ka besim në të, në punën e tij, atij që ka një figurë të pastër morale–shoqërore, atij që ka paraqitje të rregullt, që ka sjellje të pëlqyeshme, që është i komunikueshëm, dashamirës, që vlerëson nivelin e fëmijës dhe komunitetit në të cilin jeton fëmija, kulturën dhe traditën, besimin dhe historinë e familjes, komunitetit dhe më gjerë.
Formimi i mësuesit është një gamë e gjerë, ajo është rruga për tu bërë mësues. Një mësues i mirë njeh aftësitë e veta,  kupton atë çfarë bën. Me njohjen e aftësive krijohen mundësitë edhe për të ndryshuar.
Mësuesi është organizues i procesit, udhëheqës i procesit. motivues. bashkëpunues në komunikim dhe klasë, vlerësues.
Shkolla është vendi i një eksperience shumë të madhe të brezave të tërë, ka përvojën shoqërore shumë të gjerë dhe të përzgjedhur, ajo i kap më shpejt problemet, arritjet e shkencës dhe teknikës, arritjet e edukimit. Kjo duhet të integrohet me familjen dhe të gjejë mundësinë e bashkëpunimit, e kjo e fundit duhet të ndjekë shkollën në programin e saj, i cili është i ligjëruar zyrtarisht.
N. Sideris shkruan se, mësuesi është gjithmonë një hap përpara psikologut. Psikologu i vërtetë në shkollë është mësuesi, jo vetëm që është veprimtar në frontin e edukimit, por shkolla që ka bërë, puna që bën në shkollë, bashkëveprimi midis kolegëve, marrëdhëniet më nxënësit, me prindërit dhe më komunitetin, përvoja shumëvjeçare në punë, e bëjnë të tillë. Psikologu duhet të jetë shumë i besueshëm nga nxënësit. Vetëm kur bëhet i besueshëm mund të kryej detyrën që i është ngarkuar.
Ndryshimin e ka të mundur secili për veten e vet, duhet vetëm dëshira dhe këmbëngulja, vendosmëria.
Që të kemi një brez të sigurt për të ardhmen është e domosdoshme që të angazhohen të gjithë elementët e shoqërisë në procesin e edukimit. Është e pamundur që edukimin ta realizojë një element ose edhe një grup i veçantë. Ai realizohet në kompleksitetin e ndërveprimeve bashkëvepruese.

Kur debatohet për Kadarenë

“Kritika akademike del mbi komentet e rastit: Një libër e lexon dhe pas shumë vitesh punon mbi të ..., i kthehet prapë e shqyrton …, kurse kritika militante varet nga moti dhe nga lagështira në ajër …”. Umberto Eko, kritik dhe eseist i shquar italian
Ne, shqiptarët, njëri nga kombet më të vjetër në Ballkan, si popull dhe si gjuhë me amë “pellazgjishten-model krijues në rajon dhe më gjërë për gjuhë të tilla prestigjoze si greqishtja dhe latinishtja”(Robet d’Angely,“Enigma” fq. 214), po aq edhe më i riu me historinë e shkruar, jo për fajin tonë, ndoshta po kaq jemi edhe një precedent në botë me historinë tonë “të dokumentuar” aq mrekullisht që nga prehistoria (“Kush e solli Doruntinën?”, i vlerësuar si njëra nga 100 kryeveprat e letërsisë botërore) në posthistori, d.m.th deri në ditët tona, nga vepra totale e një krijuesi universal si Kadare, i përkthyer në rreth 40 gjuhë, me tirazhin më të madh të vajtjes tek lexuesi ynë apo i huaj.
Mjafton vetëm kjo që t’i obligojë studiuesit tanë të letërsisë për t’iu rikthyer herëpashere, profesionalisht, larg komplekseve si kryqëzata të shpirtit të lirë veprës së tij,
Të vjen keq që ka studiues apo studiuese, t’i quajnë veprat e Kadaresë me interes thjesht “historik” apo “ekzotik”. Mjerisht të tillë brumi janë jo vetëm të huaj si frëngu Aleksandër Zotos (aspak konsekuent as me origjinën e vet, të prezantuar në Tiranë 30 vite më parë si shqiptare, kurse në 2012-tën, në kolokuiumin e fundit të letërsisë në Francë, kushtuar veprës së Kadaresë, e deklaron si greke), por edhe “hulumtues” shqiptarë, narcistë që shkumëzojnë, mjeshtër të stilit kaçiram që vazhdojnë të mjerojnë në “letrat” tona.
Ndërsa debatet apo replikat publike, në masmedia, Kadare-Qose, me të cilat askush s’ka të drejtë të abuzojë, i kam vlerësuar kurdoherë si komponente të fuqishme të edukimit të vetë nacionalitertit tonë me ndjenjën solide dhe transparente brenda vetvehtes të identitetit nacional, po aq edhe të shëndetshme për mjedisin tonë shoqëror, ndryshe si vetëdije civile kundër çdo strehëze kulti në jetën e debatit tonë publik civil.
Në thelbin e vet ky debat, kujtdo që njihte respektin e ndërsjelltë mes tyre si krijues, pavarësisht edhe ndonjë teprimi, shprehje e zemërimit ballkanik, për çka do të na paralajmëronte Homeri përmes figurës brilante të Akilit, i sillte në mendje anatemat e Konicës kundër Naimit nisur, thjesht, nga një fakt jashtë jetës artistike tek Poeti ynë Nacional, siç ishte respektimi i moralit bektashian nga Naimi në rastin e martesës së tij, fatkeqe, çka Konicës, si kritik letrar, i pati bërë, pa të drejtë, reaksion.
“Kritika letrare asht matja, asht’ pesha e nji prodhimi shpirtnuer, asht’ shkurt bota e vlerave, filozofia e artit. E, nëqoftëse ndonjëherë përgjigja e saj asht’ mohuese dhe e vrazhdë, asht’ kot me ju rebelue. Njisoj si me ju rebelue vendimeve të preme të nji gjyqtari të pagabueshëm. E zanat e atyre që kanë me dalë kundërshtarë të kësaj kritike, dhe zanat e atyre që mendojnë me kritere të stërvjetrueme se aty ku ka bollëk duhet të ketë edhe mall të mirë ne u përgjigjemi: Janë egjra që kërkon me mbytë grunin e frytshëm”, - nënvizonte kritiku letrar i mirënjohur Profesor Arshi Pipa.
Edhe pse romanin ”Dasma”, bie fjala, edhe vetë Kadare e ka konsideruar si vepër të dështuar, ndryshe përjetuar sipas skemës së Socrealizmit, Prof. Pipa në parathënien e pabotuar të romanit “Kronikë në gur”, në këndvështrimin psikoanalitik “Dasma”-ën e quan: “Një përqeshje me lëvizjet revolucionare dhe aksionet komuniste”.
Po kaq, s’mund të injorohet fakti se në rastin konkret të anatemimit të Kadaresë nga Prof. Dr. Rexhep Qose e te tjere filozofikisht, jemi para momentit: “Kur vepra letrare sërishmi njësohet me autorin, personazhi, veprimi dhe idetë me autorin, kurse rikthimi i vlerave
letrare merr manifestimin e rikthimit të ideve të autorit, atëhere gjithë kjo merr tonin e një temperature revanshi”( Prof. S. Hamiti ”Letra shqipe-Sprovë poetike”fq.21).
Kadare real vërtet ishte anetar i PPSH në vitet 70-të, por po aq kurrsesi s’do të guxonte të manifestonte në strukturën partiake ku “militonte” ato ide që manifestonte Kadare ireal përmes personazheve të tij si: Besnik Struga, Arbeni,Viktori, Faiku apo Zana, vajza e një zëvendësministri, përfaqësues autentik i partisë-shtet, të cilën autori e “detyron” të flirtojë me Markun, djalin e një të deklasuari … e te tjera e te tjera në romanin ”Dimri i Madh” fundi i të cilit nuk vjen aspak entuziast apo i lumtur! Asnjë i tillë, asnjë i lumtur, asnjëri ”burim frymëzimi”-jashtë ngjarjes si realitet historik (dështimi i përpjekjes së rusëve, ish-Bashkimit Sovjetik, për marrjen e Bazës Luftarake Detare në Pashaliman-Vlorë në maj- dhjetor 1961, ndryshe të 12 nëndetëseve luftarake), por vetëm i zymtë, qoftë fati i Besnikut, qoftë fati i Zanës: “Besniku humbet Zanën, Zana humbet Besnikun”…
Kështu që askush, mendoj, s’ka shkak estetiko-filozofik ta trajtojë si identik me të, ndryshe të identifikojë jetën politike të autorit (Kush ishte, kush e mbrojti, Enveri apo Ramizi, ky apo ai kritik, forum, funksionar e te tjere) me jetën e veprës së tij artistike. Po aq sa vjen krejt jashtëloje, si kofini pas të vjelave ”ironia bezdisëse me kritikën e socrealizmit” nën këshillimin e së cilës, mjerisht, “u formua” e gjithë elita letrare e ditëve tona. Kjo, sepse kritika në fjalë, pa pikë dyshimi, qe e detyruar të jetë, unanimisht, kujdestarja më fanatike e boshtit ideologjik e te tjera e te tjera, gjëra që sot nuk zhbëhen dot do të thoshte Konica. Kështu, provokimi apo revanshi retorik vinë si lëndë e huaj-parazitare, që nuk ka asgjë të përbashkët me instinktin krijues, me damarin e gjeniut sipas Kroçes, çka shihet kthjellët edhe tek “Dimri i Madh”, i cili me filozofinë estetike, që ofron, i kapërcente bindjet ideologjike të autorit, pra merr frymë plotësisht i lirë në hapësirën hermesiane.
Sikur tingëllon po aq hipokrite tentativa spekuluese, me antikonfirmizmin e mirënjohur kadarejan nën diktaturë, se gjoja Kadare na e paska mohuar disidencën e tij për arsye modestie. Aq më naiv vjen, në këtë sens, arsyetimi infantil i kompromiseve nën diktaturë nga ana e Kadaresë, që nuk po ia falkanë ata, “revolucionarët…”, siç i cilëson Oriana Fallaçi, të cilët na dashkanë që Kadare të bëjë lojën e tyre”, meqenëse ky i fundit “paska ngrënë dikur bukë në një çanak me ta” (Th. Note, St. “Disidenca shqiptare”, fq. 21, më 3.03.2012). Kadare krijues, “… që me sa duket s’mund të ishte asgjë më shumë prej natyre duke mbetur përgjithmonë një mjeshtër shembullor…”. (po të perifrazonim vlerësimin e Bjelinskit dedikuar Pushkinit, kur flasim për prozën fondamentale të tij duke filluar me “Qyteti pa reklama”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” e te tjera, ndërsa poezia, përgjithësisht, i shërbeu si zëdhënëse e kompromisit ekzistencial) jo rastësisht, por si krijues modern, i çliruar plotësisht nga psikologjia e kafazit apo e nënshtrimit, do të konfirmonte: “Unë nuk kam qenë disident, unë jam shkrimtar s’kam kërkuar titull tjetër” (Gazeta Shqiptare, më 12. 03. 2002).
Askush në Austri nuk rebeloi, kohët e fundit, kundër veprës artistike të shkrimtarit të mirënjohur botërisht Gynter Grax, nobelist, kur ky, publikisht, vetëdeklaroi faktin e hidhur se paska qenë bashkëpunëtor i nazizmit gjatë Luftës II Botërore. Kriteri më i shëndetshëm në raportin e kritikut letrar me veprën artistike, nënvizonte Prof. Arshi Pipa, është prioriteti që duhet t’i jepet vlerësimit në raport me gjykimin e saj.
Madje në SHBA, kohët e fundit, ka marrë jetë si një profil i ri alternativ i vlerësimit kritik të veprës letrare, rrënjësisht ndryshe nga kritika letrare tradicionale, i ashtuquajturi Protonizëm, i cili “... duke mos u ndaluar fare tek mangësitë synon vetëm nxjerrjen në pah të anëve pozitive dhe të së bukurës në veprën letrare apo artistike, të cilën trajton” (Gj. Marinaj,”Protonizmi: Nga teoria në praktikë”, fq. 4 ).
Duke mirëkuptuar cilindo studiues serioz në ndalesat kritike ndaj veprës së Kadaresë, përfshirë edhe romanin “Dimri i Madh”, pjesë e atij realiteti letrar, dua të theksoj se, në fund të fundit, vlera universale e një vepre letrare s’mund të kushtëzohet nga natyra e regjimit, por nga vitaliteti i brendshëm i saj, ndryshe nga thelbi gjenerues i mesazheve me vlera universale që ajo ofron në çdo kohë tek lexuesi Jashtë kësaj domethënieje estetiko-filozofike vepra letrare do të ishte, thjesht, një trillim pa pikë interesi.
Ishte ndjenja e përgjegjësisë profesionale në sfondin e një konformizmi postmodern, shprehje e intelektualizmit organik ndër më absurdët, që më nxiti në pasurimin e mendimit kritik ndaj veprës së Kadaresë, e ritheksoj duke mos neglizhuar as ”Dimrin e Madh”, i thënë me gjuhën e Homerit Kalë Troje me “grekun” brenda në këndvështrimin psikoanalitik, i lumtur se dhashë diçka, qoftë edhe sa pesha e një “kokrrize rëre”, siç do të shprehej Bjelinski, në kahje të kulturës e të qytetërimit tonë, që sot në botë përfaqësohet denjësisht nga Kadare, “shkrimtari universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri”, siç u shpreh kritiku i shquar anglez, Profesor John Carey, kryetar i jurisë, kur i dorëzoi Kadaresë çmimin e parë, të versionit ndërkombëtar “Man Booker”-2005 për letërsinë.
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar

MIKPRITJA – VLERË QË NUK DUHET HARRUAR

Nga Ndoc Grima

At Danjel Gjeçaj në dy librat e tij të botuar në vitin 1996, “Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalës” dhe “Te del Kiri”, na ka lënë një pasuri të madhe, duke na dhënë modelin e hulumtuesit të vlerave njerëzore, që sipas tij, në Dukagjin, ato marrin përmasa më të mëdha, sepse, ato u gatuan e u ruajtën gjithnjë në luftë me ashpërsinë e maleve për mbijetesë, me ashpërsinë e armiqve shekullorë që deshën të shkelnin mbi këto vlera.
Në librin e parë ai na jep malësorin tonë me të gjitha tiparet më të spikatura nëpërmjet dy figurave emblematike, Mehmet Shpëndi dhe Mark Sadiku, si simbole të luftëtarit të shquar për lirinë e trojeve tona me trimëri dhe virtyte të pashoqe. Ai me fisnikërinë e tij karakteristike, i referohet të madhit Gjergj Fishta, se si i vlerëson ai dukagjinasit në veçanti: “Fishta kishte një dashuni e simpati të veçantë për malësorët, i pëlqenin ma fort ata të Dukagjinit. Ndër këta ai shihte kreshnikët, rapsodët, poet të lemë, vlerësonte gjuhën e pastër e ligjet kanunore të shekujve të kaluem. I bajshin përshtypje ndër ta thjeshtësia e dokeve, burrnia e racës, besa, fjala e sidomos madhështia edhe atëherë kur ky shpirt ishte i mshefun nën kmishë të shkyeme e çakçirë të arrnuem”.
Në librin e dytë, “Te del Kiri”, At Danjeli, nëpërmjet personazhit të tij të dashur nga Plani, Mark Prelë Ujka, na jep malësorin “pa zhigla”, modelin e njeriut fisnik, bujar e mikpritës në shtëpinë e tij, si përfaqësues tipik i atyre njerëzve ku jeta çmohet mbi bazën e nderit, dy gisht prej të cilit “Zoti na i vendosi në lule të ballit”.
Meshtari i kishës së Planit, paraardhësi At Danjelit, në ditarin e tij kishte lënë një shënim: “Në fshatin e Planit, ndahet në shenj, ndër shtëpia bujare e të ndershme shtëpia e Mark Prelë Ujkës, një plak ky i shtymë në mot, pajisë me virtyte burrnore, jeta e të cilit asht pasqyrë e kulluet e shqiptarit të pa zhigla” (Te del Kiri, faqe 6)
Mark Prelë Ujka simbolizon zemrën e madhe e bujare, mikpritjen e bukëdhënin, solidaritetin e ndihmën për të varfrit, për jetimët, për gratë e veja, për fatkeqësitë e te tjera. Këto cilësi përbejnë vlera midis të cilave u lind e u rrit malësori ynë, duke i ruajtur, pasuruar e transmetuar nga brezi në brez.
Këto cilësi të radha gjatë shekullit të kaluar e më parë kanë qenë objekt studimi e hulumtimi për studiuesit e mirënjohur Franc Nopça, Edit Durham e te tjere, të cilët janë mahnitur me madhështinë e tyre, për vitalitetin e përkushtimin e malësorit për të ruajtur, kultivuar e pasuruar ato, për t’ua transmetuar brezave. Edhe studiuesit tonë, midis tyre edhe At Danjel Gjeçaj kanë konfirmuar këto vlera që përbëjnë thelbin e shqiptarizmës – siç thotë Faik Konica.

Mikpritja
“Malësori dukagjinas sado i vorfën me pas ndodhë–thotë At Danjeli, kurrë s’ia ka mbyllë derën kuj”, “Shtëpia e Zotit dhe e mikut”, moto e jetës në malësi. Për këto janë bërë sa e sa shkrime. Por, në këtë rast po citojmë diçka të veçantë se ç’ vend zë në Kanun duke i kushtuar 37 nene për mikun, 14 nene për mikpritjen si dhe 14 nene të tjera për sjelljen e të zotit të shtëpisë me mikun. Thirrjes “a donë miq o i zoti i shtëpisë!” ka pasur gjithmonë përgjigjen “mire-se-erdhe, mirë se të ka pru zoti”, për njerëz të njohur dhe të pa njohur, natën e ditën. Më poshtë At Danjeli na jep gjithë procedurën e mikpritjes nga i zoti i shtëpisë. “I ka çilë derën, e ka pritë te votra, e ka ba me u nxe, i ka qitë me la kambët, e ka nderue me duhan, me kafe e raki, i ka vu bukën para me shka i ka qëllue, pa e pvetë se ka po vjen e ku po shkon ...”. Por mikpritja nuk është mbyllur me kaq. “Ne netre i ka mbushë strajcën me bukë, e ka përcjellë deri sa ka kërkue miku, i ka siguruar jetën që të mos i ndodhë gja sa kohë që ka bukën e tij në bark”.
Dukagjinasi në çdo kohë e ka mbajtur hapur derën, për miq të njohur dhe të pa njohur. Kjo është karakteristike e përgjithshme e gjithë zonës. Koha e ka vu në provë mikpritjen e bukëdhënien ne vartësi me pozicionin gjeografik e kushtet e krijuara nga rruga, pra afërsia me rrugëkalimet kryesore, me qendrat e qeverisjes vendore dhe administrative, me shërbimet shëndetësore, shërbimet tregtare, e këto jo vetëm për fshatra por edhe për shtëpi të veçanta.
Lufta për të siguruar bukën prej atje ku është gjendur misri, gruri e te tjera, në kushtet kur nuk është siguruar në tokën e tij, apo brenda fshatit, ka vu në lëvizje hallnikët në rrugët e gjata, si për në Shkodër, Gashë e Krasniqe, Plavë e Guci e te tjera. Me “zhabat” në shpinë për orë të tëra rruge, sillnin nevojën e bujtjes, të çlodhjes e të ripërtëritjes të forcave për të përballur rrugën e gjatë, ndonjë herë pa bukë në bark. Në këto kushte rrugëtari ka thirrur “a don miq o i zoti i shtëpisë”. Çlodhja e parë vinte nga përgjigja “mire-se-vjen, mirë se të ka pru zoti”.
Pikat kryesore të këtyre rrugëve gjendeshin në Theth kur merrej drejtimi i Plavës, Gucisë dhe kthim; në Shosh e sidomos në Prekal për rrugën e Shkodrës, në Nikaj Mërturë për rrugët e Gashit e Krasniqes, e te tjera.
Edhe zhvillimet historike-shoqërore, pas shpalljes së Pavarësisë, e sidomos atëherë kur u krijua administrata e shtetit shqiptar në vitet ’20 të shekullit të kaluar e vendosur në Kodërshëngjergj me funksionet e nënprefekturës e të rrethit dhe më vonë në Breglumi, kanë krijuar kushtet e lëvizjeve të shumta brenda zonës për nevojat e tyre. Barrën e rëndë të pritjes e të përcjelljes të këtyre njerëzve me halle shumë e përballoj fshati Lotaj, si dhe lagjet Pylaj e Pepaj të fshatit Ndreaj për afro 35 vjet, deri sa administrata shtetërore u vendos në Breglumi në vitin 1954, nisur nga afërsia e rrugës së makinës nga Thethi. Shtrirja gjeografike e nënprefekturës dhe më vonë e rrethit Dukagjin, përfshinte edhe Nikaj Mërturin, Dushman, Temal e te tjera, për shkak të rrugës së makinës nga Shkodra. Theth përballoj edhe barrën e shërbimeve tregtare të përqendruar aty, duke pritur dhe përcjell dhjetëra e dhjetëra rrugëtarë që vinin aty për nevojat e tyre. Ҫ’do fshat, çdo lagje, çdo shtëpi ka historinë e vet, të ndershme të mikpritjes me “bukë e krip e zemër”.
Shembulli që na ka sjellë At Danjel Gjeçaj, për modelin e mikpritjes Mark Prelë Ujka, më nxiti të shkruaj diçka për dy shtëpi të vendosura në dy ekstremet e Dukagjinit, Njëra e Nikë Ndocit në lagjen Kaprre dhe tjetra në skajin jugor, atë të Kolë Macelit në Prekali. Këta dy burra të shquar për nder e burrëri, për bujari e mikpritje, i kthyen shtëpitë e tyre në “hotel-restorant” pa para, siç i vlerësoi një arsimtar i ardhur nga qyteti për të punuar në Dukagjin. Të dy këta burra i a shtuan bukurinë, fisnikërinë dhe lavdinë mikpritjes dukagjinase.

 Nike Ndoci i Kaprrese
Për ata që nuk e njohin Kaprrenë, po ju themi se etnikisht është lagje e fshatit Gimaj, kurse nga ana administrative është lagje e fshatit Ndërlysë. Të 12-13 shtëpitë e kësaj lagje janë ndërtuar në faqet e dy luginave në prehrin verior të Bigës, në aksin e rrugës këmbësore që kalon nga Ndërlysa pas rreth një ore arrin në Kaprre, për tu ngjitur, gati me zvarritje faqes shumë të pjerrtë të Kotrobisë e prej këndej në Qafën e T’thores e pastaj për të zbritur në Bogë, ku mund të gjendej ndonjë makinë për në Shkodër. Kjo rrugë funksiononte gjate gjithë vitit, por shumë e vështirë gjatë dimrit. Po kaq e vështira ishte edhe rruga e kthimit duke përballuar vështirësitë e borës, ngricave, stuhive, akullit, të cilat shoqëronin udhëtarin gjatë rrugës, të çonin detyrimisht për të bujte në shtëpinë e Nikë Ndocit, e ndërtuar mbi disa brezore në anë të rrugës se destinuar për të pritur dhe përcjell miq e rrugëtarë. I zoti i saj, Nika, trashëgiminë e truallit të tij e çoj më tej, i shtoi vlera të reja me një bujari dhe mikpritje të veçantë. Ishte e veçantë se ai të hapte derën, të shtronte tervesen e të qante hallin për lodhjen, për vështirësitë e jetës e përpiqej që ti lehtësonte ato. Nika, ishte i gatshëm kurdoherë, jo vetëm ditën, por edhe natën, kur dëgjonte ndonjë thirrje për ndihmë nga rrugëtari që i ishin shteruar forcat, prandaj me pisha në dorë nisej atje ku kërkohej. Moto e jetës së tij ishte për të qenë i vlefshëm për njerëzit, tua lehtësojë vuajtjet e jetës, të rrugës, të punës. Ai ishte bujk i mirë, mjeshtër druri i mirë, familjar i mirë, e këto mirësi buronin nga shpirti dhe zemra e tij e bardhë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij, ai kujtohet me respekt duke mos i harruar të mirat që u ka bërë njerëzve. “Burri vdes kur harrohet” thotë një fjalë e urtë. E pra Nikë Ndoci i Kaprresë “jeton” sepse ai ishte e mbetet model i mikpritjes e bamirësisë.

 Kole Maceli i Prekalit
Kolë Maceli u lind, u rrit dhe tërë jetën e kaloi në Prekal, fshat i vogël i vendosur në gjysmën e rrugës Shkodër–Dukagjin, në rrjedhën e lumit Kir, me pak tokë dhe me pak hapësirë qiellore, në një luginë të thellë.
Prekalorët u vendosën aty për të plotësuar nevojat minimale të jetesës nga brezi në brez, duke i rrëmbyer pak tokë malit, me lutjen që lumi të mos nevrikosej e të rrinte në shtratin e tij. Ndonëse në kushte të vështira, ata, manifestuan të gjitha cilësitë njerëzore të mikpritjes, të bukëdhënies, të pritjes e përcjelljes së miqve, rrugëtarëve e hallnikëve, ashtu si pjesa tjetër në Dukagjin, Shoshi prej nga e kanë prejardhjen. Ata, në atë vend, gjatë shekujve, u bënë  një vend bujtjeje e pushimi, për rrugëtarët që lëvizin  nga Dukagjin për në Shkodër dhe anasjelltas. Ky vend pushimi e kishte një kosto jo të vogël për ekonominë e tyre të lodhur. Me gjithë atë bënë aq shuma edhe rriskuan bukën dhe jetën e tyre, deri sa u ndërtua rruga automobilistike për në Dukagjin. Të gjithë prekalorët e meritojnë falënderimin e banorëve të zonave të thella nga Shala, Shoshi, Pulti, e për një kohë të gjatë edhe Nikaj.Mërturi. Midis tyre po veçojmë shtëpinë dhe familjarët e Kolë Macelit, Mhill Nikës, Lulash Gjeloshit, e te tjere.
Në shtëpinë e Kolë Macelit, rrugëtarët e lodhur nga ngarkesa e rruga e gjatë, në kushte të vështira të borës, ngricave, stuhisë, në verë e në dimër, gjetën strehë e mikpritje në çdo kohë.. Bardhësia dhe bujarisë e mirësisë së Kolës, bënin efektin e tyre për çlodhjen, ripërtëritjen e forcave për të përballuar të nesërmen, gjysmën tjetër të rrugës. Ai jo vetëm priti në shtëpinë e tij, por edhe i përcolli sipas rastit, u mbushi strajcat e bukës, e duke qenë edhe mirëmbajtës i linjave telefonike, me kamaleca e punës ngjitej për të dhënë e marrë lajme për ngjarje të ndryshme, për persona që rrezikoheshin rrugës, për njerëz të sëmurë, vdekje, e te tjera. Jeta e tij kaloi në shërbim të njerëzve. Ai pati edhe gruan, Tringën, sojnike, e cila përballonte punët e shtëpisë, mirërritjen e fëmijëve, por edhe të rrugëtarëve të njohur dhe të pa njohur, të cilët nuk mungonin kurrë në shtëpinë e tyre. Ajo kurrë nuk i u ankua të shoqit për lodhjen e saj, edhe kur i duhej të shtronte tervesen e saj bujare disa herë në ditë e në orë të ndryshëm. Me këtë frymë u rritën edhe vajzat dhe djemtë e Kolës, të cilët sot më familjet e tyre morën nga Prekali për në Shkodër emrin e mirë të prindërve të tyre, si të vetmen pasuri, duke e quajtur për nderë që janë trashëgimtarë të një burri të nderuar.
Ndoci, djali i madh i Kolës, thotë se para vdekjes, me gojë dhe mendje të freskët, na mblodhi të gjithë si familje dhe na porositi, na la amanet që dera e tij bujare të mos mbyllej kurrë për asnjeri, por të vazhdonim traditën e mirë të mikpritjes. Ai thekson se njerëzit e kanë vlerësuar babën e tyre, e sidomos në përcjelljen e tij për në banesën e fundit, ishte madhështore edhe pse atë ditë binte shi. Qindra njerëz erdhën nga Dukagjini e zona të tjera për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Në mbyllje të këtij shkrimi, një mësim i madh për të gjithë, sidomos për njerëzit e shkolluar është puna e At Danjel Gjeçaj, për të mos u lodhur në hulumtimin e vlerave njerëzore që u ruajtën me fanatizëm në malësitë tona.
Nga Ndoc GRIMAJ

Frani që gdhend gurin dhe dashurin për të ardhmen

Të shkruash për vlerat e dukagjinit dhe bijve të saj është një nga detyrat e shtëpisë që duhet të bëjë çdo dukagjinas. Të shkruash për këto vlera ne e kemi fatin e mirë të dhuruar nga Zoti që këto vlera ti takojmë nga njëri brez në tjetrin dhe në çdo aspekt të jetës. Kësaj radhe do të sjell për ju të dashur lexues një vlerë të trashëguar dhe më e bukura është se e shikon edhe të ardhmen e kësaj trashëgimie të rritet nga dita në ditë. E personazhi i këtij shkrimi është Fran Shytani, i cili kudo që të udhëtosh nëpër Shqipëri, ne takohemi me punën e duarve të tij, qe Frani me mjaft durim e ka kthyer gurin në art, në atë mënyrë sa që të lidhë këmbët përpara saj duke e soditur.
Fran Shytani ka lindur dhe rritur në Lotaj të Shalës në një familje ku së bashku me bukën, që i rriti shtatin, ai u ushqye edhe me dashurinë për artin e gdhendjes së drurit dhe të gurit. Sa herë babai i tij, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të gdhendjes, e merrte në prehër Franin e vogël dhe e mësonte si të mbante daltën dhe si të përdorte çekiçin. Pastaj me kalimin e viteve e mësonte se si duhet të punonte drurin dhe ta përshtaste për gdhendje dhe se si udhëtonin nëpër male për të gjetur gurin, të cilit me durim të madh rrahje pas rrahje t’i jepte formën e deri në atë masë që ta bënte të fliste. Ky qe sekreti i punës, të cilën Frani e mori dhe nga viti në vit e rriti. Do të vinte koha e tranzicionit, kur Frani si shumë shqiptarë u detyrua të merrte rrugët e botës për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij. Nuk do të kalonin shumë ditë dhe ai do të punonte në zanatin e tij dhe puna e tij do të “lakmohej” edhe nga vetë artistët Italian. Pas disa vitesh pune intensive e të lodhshme, ai kthehet në fshatin Grudë e Re, ku do ta prisnin gruaja dhe fëmijët e tij. Me kursimet nga emigrimi Frani fillon të punojë me gurin, ku shumë shpejt puna e tij do të kërkohej nga të gjithë. Duke udhëtuar nëpër Shqipëri punën e duarve të Franit e takojmë kudo e në ambiente nga më të ndryshmet. Ne kisha, hotele, restorante, shtëpia e kudo. Por, dua të ndalem në disa objekte qe Frani me duart e tij ju ka dhënë hijeshinë atyre. Së pari në kishën e Shën Kollit në Lezhë duke ja nisur nga elteri, pagzimorja dhe shumë objekte të tjera janë të gdhendura nga Frani. Së dyti të selia e Radio Marisë Shqiptare në Tiranë, e gjithë ndërtesa është e veshur me gurin e gdhendur nga Frani dhe më e veçantë na paraqitet truporja e Zojës së bekuar e vendosur në ballkonin e kësaj selie me lartësi rreth 3m. Pastaj do të ndalin tek restoranti në Dajlan, ku të gjithë i themi tek Harushajt dhe aty punimet e Franit të shoqërojnë nga njëri kënd tek tjetri. Në qytetin e Shkodrës dora e Franit me punimet e tij, të shoqëron nga njëra lagje në tjetrën.
Të dashur lexues të shkruash për talentin që Zoti ja ka dhuruar Franit do të duheshin shumë kohë, por nuk mundem që ta mbyll këtë shkrim pa theksuar edhe një aspekt tjetër të jetës së Franit, që është familja e tij. Sa herë që të takohesh me Franin, e gjejmë atë të shoqëruar nga dy djemtë e tij Sokolin dhe Sandrin, të cilëve Frani ju ka mësuar zanatin e tij dhe janë bërë mjeshtër të gdhendjes. Ti shikosh duke punuar të tre së bashku, menjëherë të kujtohen në mëndje tre vëllezërit, të cilët sipas gojëdhënës ndërtuan Keshtjellen e Rozafës. Të krijohet kjo bindje, se Frani ka krijuar marrëdhënie baba dhe fëmijë shumë të mira, dhe kjo ja shton bukurinë ambientit, ku ata punojnë dhe të krijohet bindja, se këta janë tre vëllezër. Buzëqeshja në fytyrën e Franit e rinon atë shumë. Po t’u krijohet mundësia që të shkoni në oborrin e shtëpisë së Franit aty do të shikoni edhe punishten. Do të keni mundësinë të shikoni dëshminë e gjallë se sa mirë po përcillet kjo trashëgimi brez pas brezi duke e ushqyer që në moshë shumë të vogël me ndjenjën e bukur e të veçantë të artit brezin e ri. Këtu do të takoni Davidin tre vjeçar (djali i Sokolit), i cili mbanë në dorë çekiçin dhe daltën. Kjo është e ardhmja e kësaj trashëgimie. Është bukur kur pranë oxhakut të gdhendur me mjaft mjeshtri nga Frani, Sokoli dhe Sandri të japin kafen dhe rakinë dhe je e shoqëruar nga dashuria e krejt pjesëtarëve të kësaj familje.
Të krijosh art është dhuratë nga Zoti, por të ushqesh dhe ta rritësh artin është detyre, të cilën Frani dhe familja e tij e kanë zbatuar dhe po e zbatojnë çdo ditë, duke shikuar drejt një të ardhmeje edhe më e mirë. Krahas falënderimeve, i urojmë Franit dhe familjes së tij suksese dhe bekimin e Zotit.

Nga Roza Pjetri

Enigma e jetës në planetin tonë

Nga Lekë Imeraj

Njeriu shkoi në hënë pa e ditur se nga u nis. Ndoshta mund të bëhet dhe vizitor i planetëve të tjerë pa e ditur këtë gjë.
Legjione të tëra astrologësh, astronomësh, gjeologësh, kimistësh, biologësh, antropologësh dhe shumë të tjerë vazhdojnë me shekuj të merren me mënyrën e formimit të planetit tonë, tokë, dhe mbi të gjitha, me lindjen e jetës në këtë planet. Pavarësisht nga kërkimet, për nga rezultati të duket sikur kanë filluar vetëm dje. Mund të mendohet se, nuk kanë shkuar më larg se grekët e lashtë. Nëse njeriu, është një formë tipike e jetës në tokë apo, një zhvillim ekzotik, siç duket do tu mbetet brezave pasardhës që ta sqarojnë.
Problemi është se, për aq kohë sa nuk do të mund të mësohet prejardhja e njeriut në tokë, ai nuk do të mund të studiohet dhe të njihet se kush është.
Dikush e mendoi se jeta lindi spontanisht, nga uji ose balta. U paraqitën edhe prova për ta argumentuar këtë teori. Nëse do të lemë mbeturine për një kohë të gjatë diku, aty do të krijohen gjallesa, si krimba, minj kanalesh e te tjera. Shpikja e mikroskopit, në vitin 1590, e varrosi këtë spekulim. Louis Pasteur (1822-1895), në vitin 1864 nguli gozhdën e fundit në arkivolin e kësaj teorie. Jeta nuk lind as nga balta dhe as nga plehrat.
Që të mund të vërtetohet origjina e jetës në tokë, nder të tjera, duhen vërtetuar dy gjera, nga më të rëndësishmet: -E para, si ishte toka pas krijimit të saj, dhe e dyta, si lindi faza e parë e jetës në tokën e vdekur, kush është gur-themeli i saj? Fjala ehtë për lindjen e aminoacideve, pjesëve përbërëse të albuminës dhe format primitive të jetës.
Ajo që ne dimë sot është se toka u krijua para 4. 6 miliard vjetësh, nga një masë e pafundme gurësh dhe dheu dhe që filloi të rrotullohet rreth diellit.
Gjurmët e parat ë organizmave në tokë mendohet të jen mikroorganizmat e gurëzuara, të cilat mendohet të kenë jetuar para 3. 5 deri 3. 8 miliard vjetësh. Mendohet se ishin banorët e parë të planetit tokë, të ardhur nga një jetë e përbashkët universale. Kjo është një ide.
Ideja tjetër është se, para miliarda vjetësh, planeti tokë i pajetë, u bombardua nga kometat, të cilat krahas dëmeve të mëdha, sollën edhe jetën në tokë.
Një gjë mendohet se dihet shumë mirë se, në planetin tonë pa jetë, nuk ka pasur oksigjen. Oksigjenin këtu e krijuan gjallesat e para të tokës. Nëse është kështu, atëherë nuk qëndron teoria e lidhjes së tokës me planetët e tjerë.
Që nga viti 1920 mendohet se, atmosfera e tokës u krijua nga metani dhe amoniaku. Sipas biologëve, një përzierje e tillë, krijoi kushtet për krijimin e aminoacideve.
Në vitin 1953, studenti Stanley Miller, në mbikëqyrjen e profesorit të tij, Harold Urey, eksperimentoi një mundësi të tillë në kushte laboratorike dhe rezultati ishte pozitiv. Në një kazan të madh, futi material nga atmosfera e vjetër e tokës dhe në një tjetër ujë. I vuri të dyja nën veprimin e rrymave elektrike qe shkaktoni bloze dhe receta e mundësisë së krijimit të atmosferës së tokës u vërtetua. Të njëjtin eksperiment kishte bërë edhe Charls Darwin (1809-1882), në vitin 1871 por, vetëm në kokën e tij. Ai imagjinoi një pellg të madh me ujë të ngrohtë, plot me amon dhe kripëra fosforike, dritë nxehtësi dhe elektricitet, si gurthemeli të krijimit të jetës. Për krijimin e jetës, duhet një atmosferë mbytëse, mjaft ujë dhe shkreptima.
Jetëkerkuesit e tokës, akoma nuk janë të bindur, nëse në atmosferën lashtë të tokës, kishte sasia të mjaftueshme amoniaku dhe metani, sa të mund të mjaftonin për krijimin e jetës në tokën pa jetë.
Nëse atmosfera ishte me të vërtetë ashtu, siç e mendonin Urey dhe Miller, atëherë lind pyetja tjetër: -Nga erdhi uji?
Jeta, as që mund të mendohet të krijohet, dhe as të jetohet pa ujë. Prejardhja e ujit në tokë, deri më sot, është absolutisht e paqartë.
Mendohet se burimet e ujit në tokë janë, kristalet e akullta dhe asteroidet e rëna nga stratosfera. Të tjerë mendojnë se toka është përbërë nga disa miniplanete, disa nga të cilët sollën ujë me vete.
Në vitin 1969, në Murchison të Australisë, ra një meteorit. U vërtetua se ai përmbante sasia të mëdha aminoacidesh, tamam si ato që njerëzit mundoheshin ti prodhonin në tokë. Kjo e përforcoi shumë mendimin se jeta në tokë ka ardhur nga planetët e tjerë. Por, megjithatë, gjithçka mbeti e dyshimtë.
Edhe nëse pranohet fakti se aminoacidet erdhën nga planetët e tjerë, ato nuk janë jetë. Të paktën nëse do të kishim diçka në formën e baktereve, edhe mund të pranohet jeta në planetin tonë si dhuratë e kozmosit.
Të tjerë e mendojnë jetën si rezultat i evolucionit kimik, derdhja e llavës së vullkaneve në ujë, e te tjera.
Një teori tjetër, disi e preferuar, mundohet të argumentojë se, në planetin tokë, para se të krijoheshin gjallesat e sotme, kanë jetuar të tjera, krejt të ndryshme nga këto të sotmet. Mendohet se ato gjallesa, falë aftësisë së tyre për tu nëndhesuar, u zhdukën nga sipërfaqja e tokës para 3. 9 miliard vjetësh. Mendohet se shkaku ka qenë një bombardim masiv i tokës nga kozmosi, bombardim ai që e sterilizoi tokën nga jeta. Të paktën në planetin Hënë, është vërtetuar një gjë e tillë.
Ndoshta jeta në tokë ka ardhur nga planeti Mars. Kjo mbetet për tu vërtetuar kur njerëzimi të mund të fusë në laboratorët e vet kërkimor copëza nga trupi i Marsit. “Planeti i kuq“, me një sipërfaqe te palëvizshme dhe një klimë relativisht të ftohtë, mundet ti ketë ruajtur gjurmët e jetës para miliarda vjetësh.
Në vitin 1996, pati një sensacion të madh. Në Antarktidë, u gjet një gur i pazakontë, i cili u emërtua ALH84001. Pas hulumtimeve që ju bënë, u arrit në konkluzionin se ai vinte nga planeti Mars. Aty u vërtetuan gjurmë gjallesash të vogla. Pa zgjatur shumë, sensacioni u kthye në zhgënjim. Guri ishte tokësor dhe jo ndërplanetar. Megjithatë, shpresat nga planeti Mars, duke e menduar atë si burim dhe arkiv të jetës, janë të mëdha.
Ndoshta nuk është për tu injoruar as teoria tjetër se jeta ka ekzistuar para krijimit të planetëve. Kjo mbështetet në hipotezën e pan-spermës, sporet e fshehura tek bakteret, të cilat qarkullojnë në stratosferë, në asteroidet dhe kashte te qumështit.
Nga të gjitha këto, hipoteza më e pranueshme mbetet ajo, e prejardhjes së jetës nga stratosfera, me anë të gurëve apo materialeve të tjera “bombarduese” të tokës.
Sistemi diellor përbëhet nga një numër i pafund asteroidesh dhe minibotësh, me përbërje nga më të ndryshmet fiziko-kimike dhe temperaturash. Në këto minibotë, është normal të mendohet se, kushtet për zhvillimin e baktereve të ndryshme, të jenë shumë më të përshtatshme se kudo tjetër.
Pavarësisht nga të gjitha këto teza dhe hipoteza, sqarimi i prejardhjes së jetës në tokë, do tu mbetet brezave të ardhshëm që ta sqarojnë.

KURSI I GJUHËS SHQIPE NË VARESA, MILANO, ITALI

Me nismën e Gjon Shtyllës, me 22 shtator 2012, ne Varesa hapet kursi i Gjuhe Shqipe, me fëmije shqiptar. Kursi është i miratuar me vendim te komunës Varesa, me date 3 maj 2012.

Njoftimi: “Ju njoftojmë se në selinë e Shoqatës sonë do të fillojë një kurs në gjuhën shqipe për të gjithë nxënësit me origjinë shqiptare apo kombësisë. Kjo iniciativë synon që të ofrojë fëmijët që tashmë flasin këtë gjuhë në familjet e tyre mundësinë për të përmirësuar të folurit dhe të shkruarit atë të saktë.
Kursi do të mësohen nga një zonjë me përvojën shqiptare të 25 viteve të mësimdhënies në shkollat fillore në Shqipëri.
Kursi do të mbahet të shtunën në mëngjes, janë të ftuar nga ora 10 në orën 12 nga 22 19 maj.
Të gjithë prindërit janë të ftuar te interesohen për të shoqëruar fëmijët e tyre në ditën e parë (Baz, 19, 10: 00) për një prezantim të shkurtër të gjatë dhe të marrin vendime të përbashkëta në lidhje me orë dhe ditë të kursit vetë.
Për më shumë informacion dhe të regjistrimit është në dispozicion duke kontaktuar zyrën e Shoqatës ose numrin 327 324 3509”.

***
Deri tani janë regjistruar 32 fëmijë te moshës adoleshente. Mësuese është zonja MEREME STAFA lindur ne KAVAJ me 17 nëntor 1957 diplomua ne pedagogji, me eksperience pune ne fushën e mësuesisë prej 25 vjetësh dhe do te punoj vullnetare.
Kursi do te jete njëherë ne jave, dite e shtune, ne orën 10. 00 deri ne orën 12. 00.
Përgatiti Zef Nika

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03