FESTA E NUMRIT 100 TE GAZETES “DUKAGJINI”
Me datën 31 mars 2012, ne mjediset e Shtëpisë se Ushtarakeve Shkodër u zhvillua ceremonia e festes se nxjerrjes se numrit 100 te gazetës se pagëzuar me emrin “Dukagjini”. Kjo feste u përgatitë dhe u zhvillua për dy arsye. Se pari, për te publikuar arritjen Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe redaksisë se gazetës qe ne këto 100 muaj nuk u ndal asnjëherë, por eci pa u ndalur deri sa mbërriti te nxjerre numrin i 100-te saj. Se dyti, kjo feste te jete një shtytje për te mos u ndalur ne vijimin e nxjerrjes ne çdo muaj te kësaj gazete, qe përfaqëson vlerat e dukagjinasve ne çdo periudhe te jetës, ne çdo periudhe historike te këtij komuniteti me kontribute te vlefshme ne mbajtjen gjalle te rrënjëve te shqiptarisë.
Ne këtë feste, morenn pjese anëtare te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, miq te Shoqatës dhe te Dukagjinit, personalitete te kulturës dhe te artit ne qytetin Shkodër e Malësi te Madhe dhe personalitete te pushtetit vendor te komunave te Dukagjinit. Përfaqësues te medias ne Shkodër, ne Malësi te Madhe, ne Puke dhe ne Lezhe. Ne mënyrë te veçante e nderuan ketë feste pedagoge te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, porf. Dr. Mahir Hoti, dr. Ledri Kurti dhe dr. Erlinda Ramadani, shefja e departamentit te letersise; Mjeshtri Fadil Kraja e Ahmet Osja; përfaqësuese te Klubit Shqiptar te Medias, Presidenti i saj Shkëlqim Bylykbashi; përfaqësues te Shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me qendër ne Peje, kryetari i saj Ukshin Jashari; perfaqesues nga asambli “Dede Gjon Luli”, Pal Dreshaj, perfaqesues te Forumit te Zhvillimit te Zonave Malore, kryetari i saj Alfred Hanxhari, perfaqesues te Parkut ballkanik te Paqes, kryetari Arian Gjuraj e te tjere e te tjere.
Ceremonine e hapi Kryetari i Shoqates, Ndue Sanaj, i cili pasi uroj mirëseardhjen miqve, ne mes te tjerave theksoj: “Muaji mars 2012 për shoqatën, për redaksinë e gazetës, për komunitetin dukagjinas dhe mjedisin ku jemi te integruar, ne mjedisin e Shkodrës sonë, për Klubin Shqiptar te Medias, për Shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” dhe me gjere, është një moment mjaft i shënuar se, ne këtë muaj doli numri i 100-te e gazetës “Dukagjini”! ... Kjo gazete lindi ne një dite dimri, një dite para mbylljes se vitit 2003, me 30 dhjetor te atij viti. Filloi menjëherë te hapi sytë, te lëvizi këmbë e duar, te eci, te rritet dhe sot është tete vjeç e katër muaj, dhe qe nga ajo date gazeta ka dal rregullisht ne çdo muaj.
Për te arritur deri këtu kemi bere përpjekje te thithim ajrin e freskët te maleve te Dukagjinit, kemi bere përpjekje te mos i fshehim gjoksin erës se ftohte te bjeshkëve tona dhe as rrezeve përvëluese te diellit ne fushe e ne qytet; kudo dhe me këdo kemi bere përpjekje te zbulojmë veten, te zbulojmë veten para njerëzve, para malësorëve dukagjinas e shkodrane, me te cilët nuk kane munguar dhe kundërshtitë, dhe kudo qe shtrihet shoqata, kemi bere përpjekje te punojmë shume vetëm mbi baza vullnetare, e cili deri tani ka qene për ne “thembra e Akilit”. Kështu deri tani kemi plotësuar kuadrin tone dhe ne veçanti te gazetës. Besoj se dhe ne te ardhmen këto përpjekje do te jene mbështetje ne ecjen tone te pandërprerë.
Por gazeta nuk mund te dilte pa mendjen intelektuale, mbështetjen e madhe dhe dorën dashamirëse te 280 artikullshkruesve, te c ilet janë dukagjinas, janë shkodrane, janë malësorë, janë tiranas, janë tropojanë, kosovare, janë deri ne Amerike, ne Itali, ne Greqi dhe deri ne Australinë e largët. Te gjithë i falënderojmë dhe ju themi: T’iu shtohet “inati” e te mos ndaheni prej gazetës “Dukagjini”!
Gazeta nuk mund te dilte pa përgjegjësinë dhe bujarinë e 53 personave, qofte individ apo biznesmen dukagjinas për te mbështetë financiarisht botimin e gazetës, nder te cilët me kryesoret janë: Ndue Ftoni, Gjergj Leqejza, Mhill Prroni, Pal Gjolaj, SIGMA-dega Shkodër e te tjerë. Te gjithë i falënderojmë dhe i urojme me shprehjen popullor: “Paçi e dhënçi!”
***
Fjalën e rastit e mban Kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, Lazer Kodra.
***
Përshëndeti festen e numrit 100 te gazetës “Dukagjini”:
* Profesor doktor Mahir Hoti, i cili ne mënyrë te veçante theksoi: “... Gazeta “Dukagjini” është një gazete pluraliste, e hapur dhe ka bere përpjekje te sjelle para lexuesit dukagjinas, shkodrane e shqiptar vlerat e komunitetit dukagjinas, vlerat e Dukagjinit. Kam, po te thuash 2/3 e numrave te kësaj gazete ne shtëpi. Ndjeje krenari se, ne atë vend u burrërova duke punuar ne funksionin e mësuesit, ne atë funksion mjaft fisnik. Respekt, për shoqatën dhe redaksinë e gazetës për punën qe kane bere ...”.
* Presidentin e KSHM, Shkëlqim Bylykbashi, i cili theksoi: “... Është nder dhe kënaqësi për mua si përfaqësues i Klubit Shqiptar te Medias te përshëndes sot, ne numrin e 100 te gazetës “DUKAGJINI” te gjithë personat qe kane bere te mundur realizimin e këtij misioni fisnik dhe ne veçanti ata qe kane mbështetur financiarisht këtë tribune te fjalës se lire ...
Sot shtypi i shkruar po kalon një krize mbare botërore dhe kjo e bën akoma edhe me te vlerësuar mbijetesën e kësaj gazete jo vetëm për komunitetin e Shkodrës e ne veçanti te dukagjinasve, por edhe te çdo lexuesi, i cili merr ne dore këtë gazete dhe informacionet e mesazhet e përcjella nëpërmjet saj.
Sot, ne demokraci është tepër e lehte te nisesh çdo lloj pune dhe aktiviteti ne çdo fushe e po kështu edhe te hapesh një gazete, por është tepër e vështirë ta mbash e aq me tepër ta sjellësh ne numrin e 100 -te saj. Vlera e drejtuesve te kësaj gazete ka nevoje te inkurajohet dhe mbështetet vazhdimisht dhe kjo kërkon angazhimin e te gjithë personave me mundësi ekonomike por edhe te vullnetareve, te cilët grumbullojnë informacion dhe e pasqyrojnë atë ne gazetën “Dukagjini”.
Vlera e një gazete nuk është vetëm tek emërtimi i saj, por edhe tek forca e fjalës se lire dhe shprehjes se mendimeve te ndryshme çka e bën me interesante një shoqëri dhe grupet e ndryshme shoqërore.
Dëgjova nga parafolësit ne këtë tubim veçanërisht nga organizatoret se ka pasur një mbështetje konstante nga dy persona njeri me banim ne Amerike, biznesmenin dukagjinasin-amerikane, Ndue Ftoni dhe tjetri një përfaqësues i nderuar dhe mbështetës i kulturës, diplomat ne karriere zoti Gjergj Liqejza. Dua tu përcjell falënderimet e mija dhe te organizatës qe përfaqësoje shume te përzemërta dhe do te doja qe këtë angazhim dhe dëshirë ta kenë edhe persona apo biznese te tjerë me qellim forcimin dhe krijimin e traditës për te kaluar me sukses edhe gazeta “Dukagjini” këtë faze te vështirë te evoluimit te teknologjisë dhe konkurrencës qe vjen prej saj jo vetëm për shtypin e shkruar, por edhe për format e tjera tradicionale qe janë duke u përballur me këto vështirësi ne tregun e përditshëm dhe tepër konkurrues.
Ndue Sanaj dhe gazeta “Dukagjini” janë treguar te gatshëm për te përqafuar nismën e OSBE për krijimin e Klubit Shqiptar te Medias si një grupim ne ndihme te medias, kryesisht asaj lokale. Kjo gatishmëri është reflektuar jo vetëm ne angazhime dhe projekte te realizuara nga ky grupim ende modest, por edhe ne shlyerjen tepër korrekte te detyrimeve qe anëtarët e këtij grupimi kane vendosur për te mbajtur aktiv Klubin dhe realizimin e qëllimeve te tij te shpalosura ne platformën baze.
Pikërisht këto janë arsyet, te cilat e bëjnë edhe me te vlerësuar grupin e bashkëpunëtoreve qe realizojnë këtë mision me ne krye “gjeneralin” Ndue Sanaj, i cili edhe pse ne pension ka një motivacion dhe jete tepër aktive, te cilën jam i sigurt se ja kane zili edhe shume te rinj, te cilët nuk kane ditur apo nuk kane mundur te kapin ritmin e kohës.
Te kapesh ritmin e kohës ne sistemin kapitalist është një nga elementet me te rëndësishëm te funksionimit te këtij sistemi dhe kjo i shërben maksimalisht ne mbajtjen e gazetës ne aspektin ekonomik dhe realizimit te misionit ne konsolidimin e komunitetit qe përfaqëson duke vene kështu tullën e tij ne forcimin e Demokracisë”.
* Koordinatorin e shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e Madhe, Rrahman Jashari, i cili u ndal: “... Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj, ka përshëndetur miqtë dhe ka shpalosur fragmente nga angazhimet e redaksisë së gazetës, që botohet çdo muaj dhe në faqet e saj pasqyrohet e kaluara elavdishme, por edhe brengat e sfidat bashkë me arritjet sot të Malësisë , Dukagjinit dhe trojeve tjera. “Këto tradita të bukura ia keni bërë të afërta të sotmes, por ia keni arkivuar edhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh duke i skalitur bukur në faqet e gazetës “Dukagjini”, që sot e solemnisht shënon daljen në dritë e në duart e lexuesve të shumtë të numrit 100.
Ta botosh një gazetë të pavarur e me plot autoritet e lexues në këto kohë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e kudo mes shqiptarëve është e vështirë , por ju me atë vullnetin e çeliktë e me dijen e madhe e profesionalizmin e gjithë redaksisë ia keni arritur. Puna e juaj gëzon respektin tonë dhe nga zemra Ju urojmë që t’ju prij fati dhe të gjeni mbështetje nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe të vazhdoni edhe për vite e dekada me botimin kësaj gazete sepse kështu do t’i bëni shërbim të mrekullueshëm fjalës së lirë dhe Dukagjinit dhe gjithë trojeve shqiptare andej e këndej Shqipërisë.
Poeti e publicisti i njohur Lazër Kodra, duke përshëndetur pjesëmarrësit e festës ka kujtuar punën e bërë bashkërisht me stafin redaksisë. Ai ka kujtuar se kishte edhe sfida e momente të lodhjes, por, si tha ai, të gjitha janë kaluar me sukses falë angazhimit të përbashkët dhe ndihmës së donatorëve dhe fjalëve të mira të lexuesve të shumtë. “Bashkë me lexuesit rrugëtuam duke lënë gjurmë për të kaluarën e kësaj pjese të Shqipërisë, por edhe duke folur për kohën sot këtyre njerëzve”, ka kujtuar Kodra duke përmendur se kështu edhe u arrit të numri 100 dhe se do të vazhdohet me gazetën edhe për shumë kohë e vite. Redaksinë dhe gjithë anëtarët e veprimtarët e Shoqatës i kanë përgëzuar për këtë festë shumë nga pjesëmarrësit”.
*Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, lexoi përshëndetjen e Ndue Ftonit dërguar nga Miçigani, i cili ne mes te tjerave theksonte: “Te nderuar miq dhe shoke kam nderin qe ne këtë arritje, ne nxjerrjen e numrit te 100 te gazetës “Dukagjini”, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës te me lejoni t›ju përcjelli urimet me te mira ju dhe nëpërmjet jush te gjithë atyre qe janë anëtare dhe simpatizant te shoqatës se nderuar atdhetare «Dukagjini» dhe gjithë anëtarë drejtues te gazetës «Dukagjini», e cila me gjithë vështirësitë e shumta ka mbijetuar ne tregun e mediave te lira shqiptare duke promovuar vlerat me te mira te zonës sonë dhe me gjere.
Kjo gazete ka qene një mik i mire për çdo dukagjinas kudo qe kane jetuar dhe punuar. Ne këtë gazete bashkedukagjinasit tone, por edhe te tjerë, kane pas te botuar historinë e kësaj zone me shume ngjarje te rëndësishme dhe figura te ndritura nacionale.
Kjo gazete gjate këtyre viteve jete ka qene një bashkudhëtare me vlera shoqërore, ekonomike dhe ka pasqyra dhe ngjarje te rëndësishme politike ne zone dhe me gjere.
Drejtuesit dhe gazetaret e gazetës «Dukagjini» për punën dhe përkushtimin e madh qe te jete ne treg sa me cilësore dhe sa me gjithëpërfshirëse pa dallime politike e krahinore brenda zonës tone e pse jo duhet thëne edhe për mundin e pashpërblyer, meritojnë fjalët ma te mira e përgëzimet e te gjithëve.
Unë nga larg marre pjese ne gëzimin e festes se numrit 100 te saj, e cila daljen e numrit te pare te saj e ka bere me 30 dhjetor 2003. Gjate këtyre viteve jam shume i kënaqur qe ndihma jone financiare për te mundësuar botimet e numrave te saj nuk kane shkuar kote, ne saje te përkushtimit te të gjithë anëtareve te redaksisë se gazetës.
Ju premtoj qe edhe ne te ardhmen do te jem një mik dhe një bashkëfinancues i gazetës ne mënyrë qe te vijojmë daljen e saj rregullisht, daljen e numrave te radhës se gazetës dhe te përsoset edhe me shume si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja.
Duke përfunduar ju uroj te gjithë juve pune te mbare dhe suksese ne te ardhmen gazetës sonë te nderuar «Dukagjini», e cila te vazhdoj edhe ne te ardhmen edhe me mire te jete promovuese e vlerave me te mira te të gjithë «krahina dhe fshatrave te Dukagjinit», te gjithë dukagjinasve ne mënyrë te barabarte dhe sa me profesionalisht qe te jemi te denje për tu ballafaquar me vlerat tona ma te mira me pjesën tjetër te Shkodrës dhe Shqipërisë.
* Përshëndetjet u mbyllen me fjalën e Mjeshtrit Fadil Kraja, i cili theksoi: “... Gjate viteve te demokracisë, Shkodra e dyfishoi popullsinë e saj. Madje, po te kemi parasysh hemorragjinë qe pësoi Shkodra, duke ikur tej deteve apo ne Tirane një pjese e mire e shkodraneve, mund te themi se sot Shkodra është gati trefish me shume se ishte ne vitet e monizmit. Ketë shtese marramendëse ia sollën Shkodrës te ardhurit kryesisht nga rrethinat dhe malet. Një pjese e vogël, rreth 15 % e te ardhurve, pra, banoreve te rinj te Shkodrës janë dukagjinas, nga komuna e Shalës, Shoshit, Pultit, Shllakut apo dhe Temalit. Megjithatë, ka njerëz dritëshkurtër, te paformuar dhe qe nuk e njohin historinë mijëra vjeçare te këtij qyteti, qe lëshojnë britma histerike dhe është për te ardhur keq. Ata thonë se, NA MBYTI DUKAGJINI!
Dukagjinasi i ardhur ne Shkodër u be sinonim i te gjithë te ardhurve te tjerë. Nuk ka perse te zemërohemi dhe te na vije keq për këta te mjere te pagdhendur. Unë personalisht ju jap te drejte atyre. Po, ata kane te drejte plotësisht. Është e vërtetë se po na e “mbyt” Shkodrën dukagjinasi. Është me se e vërtetë. Dukagjinasit po na e mbysin Shkodrën me vila te bukura e pallate, me fabrika e punishte ku janë punësuar dhjetëra e qindra punëtorë. Po na e “mbysin” me dyqane e markate, me biznesmenë te suksesshëm te çdo fushe. Po na e “mbysin” me intelektual, me mësues e profesor, me mjeke e agronome, me infermierë e infermiere, me studiues e botues, me poete e shkrimtar, me këngëtar e artist te skenës dhe ekranit ... Po e mbyt Shkodrën Dukagjini, sepse ngrihet ai dhe shkon te “Tradita” hane mëngjes dhe pi një kafe, ne dreke është te “Blini” dhe darken e hane te “Colesseu”. E ... te gjithë ketë “mbytje” qe po i bëjnë dukagjinasit Shkodrës, tash njëqind muaj po e dokumenton, shpalos dhe po ia tregon Shqipërisë dhe përtej saj, një gazete qe quhet “DUKAGJINI”. Një gazete qe nga numri ne numër po behet me autoritare, me e larmishme duke u bere zë i fuqishëm mediatik i qytetit, për te mos thënë se është e vetmja gazete qe i qëndroi kohës, duke u radhitur ne historinë e tyre ne ketë fushe qe pati Shkodra nder vite ... gjate një shekulli. Kjo gazete mban një vule dhe kjo vule duhet respektuar e nderuar nga te gjithë. Kjo është vula qe e ngriti ketë gazete, i vunë themelet asaj duke gdhendur përjetësisht emrat e tyre. Është vula e Lazer Kodrës, poet e intelektual i formuar; Prele Milanit, poet i fuqishëm satirik dhe studiues i palodhur; Luigj Shytit, poet dhe mendimtar. Për ta mbyllur me energjikun e këmbëngulësin Ndue Sanaj, një lloj komandanti te heshtur, por fisnik e me kapacitet intelektual. Natyrisht, nëse gazeta «Dukagjini» jeton dhe rritet nder vite, merite dhe nderim e respekt te përhershëm kane mundësorët financiar te saj. Ata janë shume, bujar, modest qe duke mundësuar financiarisht njëqind numrat e gazetës, i bene nder vetes. Thash se janë shume, duke filluar nga shqiptaro-amerikani i nderuar Ndue Ftoni, për te vijuar me Gjergj Leqejzen, me cenat i vërtetë i dukagjinasve ... e dhjetëra tjerë, për te cilët nuk ke si te mos i falënderosh me shprehjen: Qofshi përjetë te nderuar dhe u shtoftë numri i juaj.
Gëzuar festen e numrit njëqind për gazetën «Dukagjini». Te festofshim edhe numrin njëmijë. Por, deri atëherë është rruge e gjate për te bere. Rruge ku korrigjohen te metat, eliminohet folklorizmi e panagjerizmi qe nxjerrin kokën hera-here, u mbyllet «dera» mllefeve, animeve partiake dhe mitizimeve te panevojshme.
Kam qene dhe mbetem mik i dukagjinasve. Kam qene dhe mbetem bashkëpunëtor i gazetës. Shkodranet e vjetër na kane lëne një shprehje te urte: MOS THUAJ KUR KE ARDHE NE SHKODER; POR KUR JE BERE SHKODRANE. Kjo do te thotë se integrimi ne jetën e qytetit kërkon edhe sakrifica, zdeshje nga disa zakone, përpjekje edhe për te folur një gjuhe me te pastër ... Atëherë edhe histeriket e pagdhendur do te heshtin.
Gëzuar gazetës për njëqind mujorin e saj! Gëzuar gjithë dukagjinasve qe po na e “mbysin” Shkodrën ... me te mirën dhe me te bukuren!”.
*Ne ketë feste, kryetari i këshillit te komunës Shale, Ndue Ndrezaj, i dorëzon titullin “Qytetar Nderi” te komunës, dhënë mësuesit Prele Bregu, pas vdekjes.
*Kryetarit te parkut Ballkanik te Paqes, Arian Gjuraj ju dorëzua titulli “Anëtar Nderi” te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” për Rosemarie Clegg, pas vdekjes, me motivacion: “Vullnetare e shquar ne aktivitetet për emancipimin e komunitetit dhe zhvillimin e turizmit ne fshatin Theth”. Gjithashtu Arianit ju dorëzua titulli “Mirënjohje” te shoqatës për Parkun Ballkanik te Paqes, me motivacion: “Për punën e bere ne fshatin turistik Theth për emancipimin e komunitetit dhe zhvillimin e turizmit ne këtë fshat”.
***
Ne ketë ceremoni morën kartën e anëtarësimit ne shoqatën “Atdhetare-Dukagjini:
Komandanti i Universitetit Ushtarak ne Tirane, N/kolonel Petrit Çuni,
Studenti për ekonomi e ne te njëjtën kohe biznesmen, Genc Çardaku
Mësuese Dukate Bregu
Kameramani e fotografi Luigj Ujka
Mjeku Florenc Buxha
Humoristi Gege Shpataj
Këngëtari Pllumb Vrinca
Mësuesja Silvana Arrinaj
Studente Eliona Vyzaj
Avokati Anton Kosteri
Mësuesi Ilir Arrinaj
Urojme qe djem e vajza dukagjinase te mos ndalen ne anëtarësimin ne këtë shoqate se, Ajo është e tyre dhe vetëm ata mund ta merrnin dhe ta çojnë me përpara ne realizmin e misionit te saj.
Ceremoninë e kësaj feste e mbylli kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, duke theksuar: “... Asgjë nuk është e vetme! Hapësirës qe jetojmë te gjithë gjallesat, nuk do ti thoshin “Gjithësia”, ne qofte se gjithë përbërësit e saj nuk do te ishin bashke. Ato jo vetëm qe janë bashke, por janë edhe ne unitet njëra me tjetrën dhe i shërbejnë njëra-tjetrës ne mënyrë te ndërsjelle, secili ne peshën e vet. Ne qofte se nuk do ta kuptojmë kështu bashkësinë ku jemi lindur e jemi rritur apo kemi origjinën, nuk do te kishte kuptim te jete ndryshe nga ajo e përgjithshmja. Prandaj, duhet kuptuar se secili zë një vend te caktuar ne një hapësirë te caktuar, ne te cilin formohet, ndjenje përgjegjësinë dhe jep një kontribut te caktuar.
Askush nuk është mbi te tjerët, qofte ky individ apo komunitet. E theksoj këtë se, jo ne pak raste mendime ndryshe na kane penguar dhe vijojnë te na pengojnë ne ecjen përpara. Nuk është krenari te jetojmë ne male, te jetojmë ne shpella, te jetojmë me ujkun, te jetojmë me çakallin, me arushën apo me te tjera kafshe te egra se, po te ishte krenari nuk u larguam nga ato male dhe sulmuam fushat, qytetet e deri jashtë kufijve tanë shtetërorë pa u ndalur deri ne vendosjen ne atë vend qe menduam se mund te ndërtonim jetën me mire. Po, te paret tanë patën meritën e pashembullte se munden te gjenin forca te përballonin vështirësitë e motit, te vendit dhe ato qe na krijuan pushtuesit e pandalshëm ne shekuj, qe gjeten forca për te mbijetuar. Dukagjini dhe dukagjinasit nuk janë qendra e shqiptarisë, por janë pjese e shqiptarisë, te cilët kane dhënë dhe vijojnë te japin atë kontribut modest ne themelet e shqiptarisë. Por, kjo nuk do te thotë qe te merren nëpërkëmbe nga askush se, kemi vlera, kemi identitetin tone. Ne e dimë se nga qytetet kane dale personalitet e çdo nacionaliteti. Edhe nga qyteti i Shkodrës kane dale personalitete te nacionalitetit tone dhe nga këta nuk janë pak dukagjinas, çka tregon se, dukagjinasit kur i hapet dritarja dhe i krijohen mundësitë, atij nuk i mungon inteligjenca individuale për ta kapur te rene, për te kapur kërkesat e integrimit qe se bashku me ato qe gjene te japi kontributin e vet për një hapësire tjetër ne shoqërinë demokratike e te hapur, ne themel te cilit jen vlerat e individit.
I theksova këto për vete, për dukagjinasit tanë, por edhe për autoritet shtetërore qe te shikojnë më me përgjegjësi këtë komunitet ne qytetin Shkodër, atë qe jeton ende ne ato male dhe përfaqësuesit e saj civil. Rrugët janë te shumta, por duhet te rritet me shume përgjegjësia e secilit ne vendin e tij.
Me lejoni qe dhe ne emrin tuaj, te falënderoj ata qe na mundësuan financiarisht për te përballuar shpenzimet e kësaj veprimtarie, si: Kole Kumbulla, Genc Çardaku, Sokol Cubi dhe Ndue Mirashaj, te cilët i falënderojmë përzemërsisht.
Pjesëmarrësit kaluan çaste gëzimi me një gote vere apo shampanje dhe shoqërues te tyre, duke komunikuar dhe bere foto te ndryshme. Ndërsa miqve te ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Tirana ju shtrua një dreke modeste.
“Dukagjini”
FRANO GJELAJ, NE 100 VJETORIN E LINDJES
Frano Gjelaj ka lindur me 15 mars 1912, ne qytetin e Shkodrës. Ne moshën 8 vjeç është regjistruar ne shkollën e Jezuiteve ne Shkodër. Ne ketë shkolle vijoj studimet 16 vite pandërprere. Mësoi mbi te gjitha ne literaturën fetare, si dhe pese gjuhe te huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht.
Ne vitin 1937 përfundoi studimet dhe u diplomua për mësuesi. Fillon punën ne vendin e origjinës, ne fshatin turistik, ne qendrën e Alpeve, Theth.
Ne vitin 1940 u rreshtua ne lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe me vone u rreshtua ne Brigadën 17 Sulmuese, ne detyrën Komisar Politik, me Komandant Ndreko Rinon. Kjo Brigade kishte për detyre te çlironte zonën e Dukagjinit. Shtabi i Brigadës u vendos me zyra, ne zyrat e Prefekturës se Dukagjinit, ne Kodër Shën Gjergj.
Pas çlirimit te vendit, Shtabi i Përgjithshëm kishte vendosur për grumbullimin e armeve si dhe ekzekutimin e disa djemve te Dukagjinit, gjoja si kundërshtar te regjimit. Mes te cilëve dhe disa burra nga Thethi. Prandaj duke qene ne dijeni, dërgon ne fshehtësi kunatin e vet, Gjoke Niken për ti njoftuar qe te largohen nga vendi, sepse te nesërmen do te pushkatoheshin. Me te marre lajmin Llesh Mehmeti, Lek Curri, Dede Gjergji e Pashko Ndou u larguan nga vendi. Sot familjet e tyre jetojnë ne emigracion.
Pas çlirimit te vendit u kthye edhe një here mësuesisë. Deri ne vitin 1962 ka qene ne detyrën e Drejtorit te Shkolles “11 Janari”,”Jordan Misja” e “Vasil Shanto”.
Gjate kësaj periudhe boton disa libra për fëmijë, si “Puerilia” ose “Vjersha për fëmijë”, dhe ka qene bashkautor ne vënien ne skene te disa dramave, si: “Drite miqësie” melodrame ne dy akte, ne vitin 1957 dhe “E vërteta e madhe” drame ne një prolog ne dy akte, ne vitin 1968.
Gjate viteve te punës është dekoruar me urdhra e medalje te ndryshme dhe lavdërime për përkushtimin ne pune.
Ne vitin 1962-1970 ka qene ne kemp, invalid
Nga një sëmundje e rende, me 9 shkurt 1970 u nda nga jeta ne qytetin e Shkodrës.
Nikollë Bregu
100 numra gazete “Dukagjini”
Kumt me rastin e festës së gazetës
Nga Lazër Kodra
Gazeta “Dukagjini” kohe me pare lindi si produkt i bashkimit te vullneteve te mira te një grupi dukagjinasish, ne një kohe qe ky komunitet përballej çdo minute e çdo dite me vështirësitë e pozicionimit te tij ne token e rikthyer. Nder kohe qe ky komunitet ndodhej ore e çast përpara zgjedhjeve, jo atyre politike, por para zgjedhjeve qe takojmë çdo dite ne shërbim te ndërtimit te një jete normale e me vlera universale. Gazeta “Dukagjini”, figurativisht, ne lindjen e saj përsa i përket rrafshit tokësor i ngjante një bime te re midis shume bimëve te tjera, përsa i përket hapësirës i ngjante një Feniksi qe ëndërronte Diellin dhe përsa i përket qiellit i ngjante një ëndrre qe lodronte midis reve. Fale Zotit dhe përkushtimit, kjo gazete shume shpejt u bë bimë e zonja midis bimëve te tjera, u bë Feniks dhe puthi diellin e dëshiruam dhe nga ëndërr u konvertua ne një realitet te prekshëm e ndjesor ne duart e lexuesit. Besoj se te gjithë e dini se ne atë kohe kjo gazete qëndronte ne vitrinat e shitësve e shoqëruar edhe nga disa simotra lokale te saj, te cilat sot, për fatin jo te mire, kane mbetur rrugës, siç thonë kane humbur pa shenje e nishan!
Komuniteti dukagjinas pas viteve nëntëdhjete u shpërbë edhe si unitet fisnor edhe si unitet territorial, u copëzua gjithandej viseve te Shqipërisë e me gjere. I ndodhur ne kushte te tille besoj se nuk do te kishte asnjë tempull me përfshirës e me përfaqësues se sa ketë gazete. E filluam me tete faqe dhe menjëherë e kthyem ne dymbëdhjetë, e filluam me 7-8 artikuj dhe u be me njëzet e njëzet e pese artikuj, e filluam katër pese pena dhe e bëmë qendër graviteti jo vetëm për dukagjinasit, por gjeografia e artikullshkruesve u zgjerua ne Shkodër, Malësi e Madhe, Kosove, Lezhe, Tirane, Tropoje, Kukës, Vlore, e deri ne Gjirokastër, njëkohësisht nuk duhet lenë pa përmendur edhe qindra artikuj te ardhur nga emigrantet tanë ne Evrope e Amerike. Ne qofte se do t`u hedhim një sy artikujve te botuar ne ketë gazete, ne 100 numrat e saj me 1200 faqe, kemi te drejte te themi se kjo është një Bibël dukagjinase. Ndërsa larmia e artikujve varijojne nga editorialet tek reportazhet, nga eset tek kronikat, nga studimet historike tek etnografia, nga kumtesat letrare tek portretet, nga punimet shkencore tek poezitë e lloje te tjera shkrimesh publicistike. Pa pasur dëshirën qe te tregohem maksimalisht, e ndiej përbrenda vetvetes te them se edhe brumi qe kemi gatuar ne këta artikuj ka qene i ushqyeshëm, ashtu sikurse pranoj se brenda tyre ka edhe nga ata qe nuk kishin merituar te botoheshin, por gjithsesi edhe ata e kane një vlere, sepse edhe aty është debatuar dhe polemizuar nga lexuesit e saj, te cilët duhet te pranojmë se ne çdo kohe kane qene testuesit me te shkëlqyer te punës sonë. Duke e vështruar ketë gazete nga tri grupime këndvështrimi besoj se kam te drejte te them: Ne qe punuam në ketë gazete bëme te mirën e mundshme, nga këndvështrimi i atyre qe e kane lexuar kemi bere me te mirën e mundshme, ndërsa për ata qe nuk e lexuan kurrë s`kemi bere asgjë. Shpeshherë, gjate rrugëtimit ne ketë gazete, me është kujtuar thënia e një prifti Indian: “O Zot , më jep qetësinë / Që të pajtohem me gjërat qe s`mund te bej, / Kurajën që të bëj gjërat qe di të bëj dhe / Mençurinë që të dalloj njërën nga tjetra”.
Ne besoj se ia kemi arritur një gjeje te tille, sepse bëmë atë qe dinim te bënim. Çdonjëri prej nesh ka ndjere kënaqësi shpirtërore kur kemi mere telefonata nga lexues te kësaj gazete dhe na kane thëne: Ky numër gazete ishte shume i mire, apo individualisht ndonjë artikullshkruesi: Te përshëndes për artikullin qe ke botuar ne gazete. Edhe pse e kemi kaluar moshën e rritjes, jam i sigurte se ne këto momente jem rritur përsëri. Shekspiri thoshte se, gjerat e mira nuk bëhen me urdhër dhe pikërisht kjo i ka dhënë shtatin qe ka sot gazetës “Dukagjini”. Ashtu siç ka ne ketë gazete plot arritje ashtu ka edhe ndonjë te metë. Do t`ia filloja qe me korrektimin e redaktimin e saj, përgjegjësi qe bie picingul mbi shpatullat e mia, por te them te drejtën here ishte këpuca e vogël e nuk zinte këmbën e here ishte këpuca e madhe e zinte te dyja bashkë. E metë tjetër e kësaj gazete është edhe botimi i disa artikujve te cilat duhet pranuar se ishin me te vlefshëm po te qëndronin ne sirtar. Dhe e meta ma e madhe e saj për mendimin tim ka qene mungesa e theksuar e shkrimeve për ata dukagjinas qe edhe sot jetojnë ne Dukagjin dhe përballen me ato kushte qe te gjithë ne i dimë shume mire. Me tendencën qe gazeta te ishte gjithnjë mbi palët, kaluan shume e shume problem pa u evidentuar ne faqet e saj. Ne nuk jemi adhurues te ndonjë pushteti, por si gjithë shqiptaret e ndiejmë friken e pushtetit tek rri pezull mbi kokat tona. Ja te bie fjala: ne një spital ku dikur bëheshin operacione sot ne stinën e ngrohte te verës mrizojnë bagëti, ne një shkolle ku gumëzhinin turmat e fëmijëve sot e vetmja gjë që e identifikon si te tille është paga qe merr një mësues për kundruall. Një shtet qe nuk ushqen trurin e popullit te tij është i predispozuar ta asimiloje atë. Atëherë pse duhej heshtur për to? Për hir te një pushtetari lokal qe i ka rrënjët e shtrira metamorfoze deri tek oborrtaret e Tiranës, apo për hir te statutit disi te ngurtësuar te gazetës!? E them edhe njëherë askujt s`i kemi me borxh se atyre qe i lame ne trojet e Dukagjinit ditën qe ne ikëm. Dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm se nuk deshëm t`i zbulonim qerosët dikujt, pasi t`i hiqej kapela. Te kërkosh nuk do te thotë se po sulmon, por do te thotë se je i përgjegjshëm edhe individualisht edhe ne përbërje te grupimit shoqëror ku bën pjese, do te thotë se je ndërgjegje e zgjuar ne shërbim te ecurisë përpara. Unë, pavarësisht se për Shqipërinë janë karakteristike ndryshmëria e kthinorizmi, nuk kam vene re ndonjë ndryshueshmëri te madhe midis komunitetit periferik dhe atij qytetar, ndaj me duket si tepër e vulgarizuar shprehja; integrim qytetar. Kështu i bie qe malësori te integrohet ne Shkodër, shkodrani ne Tirane, tiranasi ne Itali e këta te fundit ne Amerike, po këta te fundit ku pastaj? Një nacionalitet ose integrohet si një trup i vetëm ose mbetet ashtu siç ka qene. Gazeta “Dukagjini” ka bere gjithë përpjekjet e duhura për ruajtjen e balancave te çfarëdo lloji qofshin ato. Ndoshta ndonjëherë e ka humbur atë, por kjo mbetet vetëm ne nivelin e gabimit te punës dhe jo fajit te parakurdisur. Megjithatë ne jetojmë ne një kohe ku ç`ekuilibri, disharmonia, disproporcioni janë aq evidente saqë i ndjeri Pirandelo do ta quante: Epoka e poetikes se Humorizmit. Unë mendoj se gazeta “Dukagjini” ka pas ndikim te fuqishëm ne komunitetin dukagjinas. Ketë e tregojnë edhe indikatorët social te këtij komuniteti sot. Me pak vrasje me pak ngatërresa, me shume shkolle, me shume shtëpia, te përfshira ne te gjitha institucionet didaktike dhe ato kulturale, urbanizimi i mentalitetit janë dëshmi e një vitaliteti gjithnjë ne rritje, janë dëshmi e te menduarit para se te veprohet, janë dëshmi e përqafimit te arsyes dhe shmangies se instinktit. Jo se te gjitha këto u fituan fale gazetës sonë, por edhe ajo afroj me shkrimet e saj modele figurash dukagjinase e me gjere te cilat shërbyen idhuj te admiruar për t`iu përngjarë. Ne dhe ju bashke mendoj se jetuam jo vetëm për veten tone ne këto 100 numra te gazetës “Dukagjini”, ne jetuam edhe përtej vetes tone, jetuam edhe për te tjerët.
Kjo është pak a shume gazeta “Dukagjini” me 100 numrat e saj, me shume arritje dhe me shume pune për te ardhmen.
Nga Lazer Kodra
TOM KOLA-HERO I POPULLIT
Një djalosh i ri, jetim, kishte zbritur nga fshati Prekal, zone e Dukagjinit, qe ne moshën 7 vjeçare dhe i ngjante “Lulit te Vocërr”. Ai ia nguli sytë e tij te zeze mësuesit dhe e dëgjonte me vëmendje. Ky ishte nxënësi Tom Kola. Kishte një sinqeritet te veçante, një pastërti shpirtërore, një besnikëri për shokun, një dëshirë te madhe për te mësuar.
Tom Zef Kola u lind ne fshatin Prekal, ne një familje shume te varfër. Ne vitin 1928 u pranua ne jetimore, ne te cilën vijoje shkollën fillore. Ndërsa ne vitin 1934 e pranuan ne konviktin “Malet tona”, ne te cilin vijoje gjimnazin e Shkodrës.
Edukatoret e pare te tij ishin Vojo Kushi, Emin Duraku, Hajdar Dushi, Sadik Bekteshi e te tjerë. Se bashku me ta u përfshi ne Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Mori pjese ne demonstratat e datës 5, 6 e 7 prill 1939.
Tom Kola, se bashku me Emin Durakun, Sadik Bekteshin e Nazmi Rushitin organizuan demonstratën e 28 nëntorit 1941.
Për ketë, Drejtoria e gjimnazit, me miratim te Ministrisë se Arsimit i përjashtoi nga shkollat e Shqipërisë. Dhe qe te katër i arrestuan dhe i internuan ne kampin fashist ne Ventotene te Italisë. Tomen dhe Nazmiun i dënuan me dy vjet burg ne internim.
Me shpalljen e amnistisë, Tomen me shokët, e liruan dhe u kthyen ne atdhe.
Ne Shkodër, Toma u lidh me Perlat Rexhepin, i cili i gjeti pune pranë zyrës se punëve botore dhe se bashku vijuan veprimtarinë antifashiste.
Me formimin e PKSH, Toma u be anëtar i saj. Me 7 shkurt 1942 u zgjodh anëtar i Qarkorit te Shkodrës. Ne ketë dite ai, u takua me shokun e shkollës, Qemal Stafen.
Toma mori pjese aktive ne demonstratën e madhe antifashiste te 22 shkurtit 1942, gjate se cilës u përlesh me policinë dhe u plagos. Shokët nuk e lanë ne duart e policisë, por e tërhoqën dhe e strehuan ne lagjen “Dergut”, fillimisht ne familjen Kapizysi, pastaj ne një familje tjetër. E zonja e shtëpisë, Fetija edhe pse nuk e kishte bashkëshortin ne shtëpi, si burrneshe, e pranoi Tomen, i shtroi jatakun, i njomi buzët me ujë dhe e solli ne vete, derisa shokët sollën mjekun, për ti mjekuar plagën. Pasi e mori veten, Toma kaloi partizane ne çeten e pare te Qarkut te Shkodrës
Një dite vere te vitit 1942, kaloi me detyre ne Prekal. Pasi e kreu detyrën, u kthye ne shtëpi te takoje nanën. Forcat mercenare e diktuan, e rrethuan dhe i kërkuan te dorëzohej, por Toma, si trim qe ishte hodhi tri bomba dhe shpërtheu rrethimin me guxim e shpejtësi.
Me 19 prill 1943, Toma rrethohet përsëri ne fshatin Domen se bashku me njësitin e tij. U zhvillua një lufte e ashpër dhe e pabarabarte kundër mese 100 forcave fashiste. Pas dy orëve luftimesh, kur municioni po mbaronte, Toma urdhëroi tërheqjen e shokëve, kurse vet vijoje qëndresën duke mbështetur me zjarr shokët gjate tërheqjes. Gjate kësaj kohe Tome Kola ra heroikisht për te mos vdekur kurrë.
Populli i ka ngritur këngën! Ja disa vargje: Nder partizane / Trimi azgan / Shoku Tom Kola / Namin po ban / Rrept’ nder milica / Qëllon me nishan / Por hor milica / Shitun gjakatarit / Me pushk’ n e tradhtarit / I ranë Lules s’ ballit / Vranë atë fare djalit / Për ty, nanë Shqipëri / ...”
Nga Burhan Bushati,
kryetar i Organizatës “Dëshmorëve te Atdheut”, dega Shkodër.
Përpjekja ka me kenë e forte, por e kapërcyeshme si gjithnji...
Gjergj Leqejza
Ne gazetën “Panorama “ te datës 1 prill 2012, ka një artikull: “Nocioni “Malok “ne tri kohe” te Agron Gjekmarkajt. Tuj lexue ketë artikull, te “ashpër “ për dike, por për mue mjaft aktual ne frazeologjinë e përditshme ku here për përsëritjen mekanike te terminologjisë “komuniste” qe vjen natyrshëm nga goja e shume “besnikeve “ apo dhe bindjes se pandryshueshme te pasardhësve te tyne, përdorimi i emërtimit “malok” ne ditët e sotme mendoj se ka edhe nji veçori tjetër disi te ndryshme nga ajo çka ka përdorë autori ne artikullin e masipërm.
Duke qene i bindun se ka ndryshue shume pak ose aspak përsa i përket mentalitetit te qeverisjes se punëve publike e vendit ne tanësi, ky nocion asht sot nji instrument shume efikas për te përjashtue nga mundësia e te marrunit pjese ne qeverisje te nji pjese shume aktive e te shëndoshë te popullsisë, e cila asht relativisht e painfektueme nga mentaliteti orjentalo-komunist gja qe klasa “elite “ e zgjedhun prej “nalt” për te qeverise e sheh si konkurrent te rrezikshëm dhe me nji te ramë te lapsit e përjashton tuj e konsiderue te “egër “ te “pashkolluem, pa arsimuem, pakulturuem, ....”, “gjakatar”, “te lidhun me Kanunin”... e te tjera ... e te tjera .. .
Tuj lexue ketë opinion me vjen ne mend përshëndetja qe bani Mjeshtri Fadil Kraja ne aktivitetin e bame për te festue ne mënyrë modeste daljen e numrit te Njëqindte te gazetës “Dukagjini”, i cili tuj pa edhe mos prezencën e asnji prej përfaqësuesve te pushtetit vendor e te politikes (mendimi jem ...), me shume inteligjence e kulture ceku ne mënyrë te drejtpërdrejte ekzistencën e mentalitetit denigrues për komunitetin Dukagjinas (edhe pse sipas tij përbën jo ma shume se 15 % te të ardhunve ne Shkodër) duke i personifikue me shume te padrejte me egërsinë, mungesën e kulturës, mosrespektimin e ligjit ... e te tjera, e te tjera ... gjynahe qe nuk janë aspak te vërteta. Nji koherence e çuditshme përsa i përket këtij konstatimi veçse me nji veçori për sa i përket gjeografisë ... Me duket (shpresoj te jem i gabuem) se ky koncept nuk ka te bajne shume me shtrimjen gjeografike te vendit ku banojnë njerëzit sa ka te bajne me mentalitetin orientalo-komunist te klasave sunduese historike qe fatkeqësisht ekziston edhe sot. Ne te gjithë boten e zhvillueme, Veriu asht ma i zhvilluem se jugu dhe se ne gjithë Evropën ku dëshirojmë te shkojmë mali (veriu ) asht nocion zhvillimi e krenarie ... e kundërta ndodh ne shume pak vende me flamurtar Shqipërinë orientale ... ku ky mentalitet ekziston edhe brenda njësive administrative territoriale te vendit pavarësisht se janë ne jug apo veri ...
Vazhdoj me zhvillimin e eventit qe u organizue me shume kulture me rastin e daljes nga botimi te numrit te 100 te gazetës “Dukagjini”... folën disa njerëz dhe dhanë vetëm mesazhe kulture e bashkëpunimi, si te promovojmë ato vlera e tradita te mrekullueshme qe kjo treve i ka te pashtershme, si te kritikojmë e braktisim sa ma shpejt ato qe koha i ka ba te padobishme e ndoshta te damshme ... dhe ajo çka asht shume e veçante si ti shërbejmë ktij komuniteti me vullnetarizëm, koncept ky qe fatkeqësisht nuk ekziston ne kohet e sotme. Gazeta ka 100 muaj qe ne mënyrë modeste e mjaft profesionale, fale kontributit te paçmuem te stafit vullnetar plotëson atë boshllëk qe ekziston ne mënyrë te habitshme ne Shkodër, qytet ku shume dhjetëra vjet përpara ishte i mbushun me gazeta e revista javore e mujore duke konkurue ndoshta dhe me qytete te zhvillueme Evropiane përsa i përket cilësisë e llojshmërisë se botimeve. Unë e kuptoj qe kjo për momentin i bien për shtat qeverisësve, por nuk mendoj se asht vërtetë ne interes te tyne ne kuptimin e ushtrimit te detyrimeve për ti shërbye komunitetit dhe jetëgjatësisë ne krye te institucioneve ...
Asnji përfaqësues nuk asht bashkëpunues e prezent edhe pse mendoj se janë ftue ... (e kuptoj qe për ta asht nji “ulje” apo “sforco”, a mos ndoshta xhelozi e pakuptimte, te jene ne nji ambient me “Dukagjinas”, me përjashtim te rasteve kur kërkojnë mbështetjen e tyne qe fatkeqësisht nuk i ka mungue për te gjithë bojnat) qe jam i bindun se kane mungue jo për arsye mbingarkese punësh, por për faktin qe ky komunitet konsiderohet si “i paftuem“ ne Shkodër prej tyne dhe si nji rrezik i madh burimi mendjeje te shëndoshë, vitaliteti e shtimi numerik fale shëndetit te plote e religjionit te tyne dhe qe për mendimin tim ky nocion ka nji prapavije ideologjike qe i përket te kaluemes qe ka për qellim përçamjen e jo -civilizimin.
Nuk vlerësohen, sepse janë te “egjër “ e “pakulture”, por kur deklarojnë se Shkodra asht djep kulture, arsimi e shkence harrojnë se ky komunitet asht nji nder burimet e pashtershme te figurave nder ma te shqueme te vendit. Mjafton te përmendim Pjeter Meshkallen, Benardin Palajn, Martin Gjoken; Benardin, Mark, Gjon, Lec e Lin Shllakun; Martin Camajn; Tinka Kurtin, Pjetr Gjoken e Ndreke Lucen; Ndoc Martini, Lin Delija e Zef Shoshi; Pale Mirashi, Renato Radoja, Dode Tahiri e Paloke Nika; Daniel Gjecaj, Mikel Koliqi, Ndoc Nikaj, Luigj Marlekaj e Frederik Rreshpja; Ndoke Gjeloshi, Kole Suma e Tefe Pogu, Kovacin, Logorecin, e te tjerë e te tjerë, qe janë pafund. Nuk ka fushe te jetës ku ne majat e piramidave te figurave te shqueme te mos jene personalitete apo përfaqësues nga kjo zone e kjo duhet te na baje shume krenare e te mos ndalemi se ecuni përpara duke neglizhue e pse jo edhe shkele me kambe mentalitetet “mjerane” qe fatkeqësisht janë prezentë ne shoqënine e sotme ...
Jam i bindun qe ky komunitet fale aftësive e energjive te mjaftueshme do te dije me seleksionue, forcue, konsolidue e kombinue virtytet e traditën me te rene Evropiane dhe me siguri do te vazhdojnë me kenë nji motor i fuqishëm ne ecjen e përbashkët përpara ... përpjekja ka me kenë e forte, por e kapërcyeshme si gjithnji ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u takua në Nju Jork me komunitetin shqiptarë
Basha “100 vjetori i shtetit shqiptarë “Shekulli i XXI – Shekulli i Shqiptarëve në Evropë”.
BIG APPLE NEW YORK CITY : Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, së Tiranës, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha, të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto, në lokalin e njohur në zemër të Nju Jorkut, “Russian Tee Room”, u takuan me komunitetin shqiptarë, për treshteshin.
Në këtë takim, morën pjesë, qindra vetë; veprimtare dhe aktivistë, përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të komunitetit, artistë, gazetarë, studentë, afaristë e biznesmen, shkrimtar, lider fetar, personalitete te njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë SHBA-ës.
Nga Detroit kishin mbërrite me ftese te organizatorit për te marre pjese biznesmenët e suksesshëm, Ndue Ftoni-pronar i «The Imperial House» dhe Dede Beleshi- president i «Iliria Telecom», te cilët e ftuan zyrtarisht për te marre pjese ne një takim me komunitetin shqiptar ne Miçigan, i cili ka me shume se 100 mije shqiptare qe jetojnë dhe punojnë prej vitesh aty.
Komuniteti shqiptarë i zonës së Nju Jorkut dhe shteteve për rreth tij, por edhe grupe shqiptarësh që thanë se kishin udhëtuar me disa qindra kilometra nga shtetet e largëta të SHBA, i kanë rezervuar mbrëmë në Nju Jork, “kryeqytetin e shqiptareve të Amerikës”, një pritje madhështore, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në vizitën mjaft të suksesshme, që ai po i bënë këto ditë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është hera e parë, në historinë e diasporës që një kryetar bashkie të pritet kaq ngrohtësisht dhe me një interesim kaq të madh. Për, çka edhe vetë zoti Basha tha: “Dëshirojë të falënderojë fillimisht pronarin e këtij lokali kaq të madh dhe të bukur – i madh dhe bujar ashtu si vetë pronari i saj, Hasan Biberaj dhe familja e tij, i cili ka bërë thuajse të gjithë pritjet e personaliteteve të shquara shqiptare, kur vizitojnë Nju Jorkun”.
Kryetari i Bashkisë, së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se asnjëherë nuk ka më bukuri, gëzim dhe fisnikëri, sesa kur mblidhen bashkë shqiptarët e Nju Jorkut. “Kam pasur gjatë këtyre ditëve një vizitë mjaft të mirë në Uashington dhe Nju Jork, dhe në momente të veçanta të vizitës kam qenë i gëzuar me atë çfarë është diskutuar në këto takime, për të arriturat në Tiranë, sa që kam thënë “më mirë nuk–bëhet”, por ja që më e mira vjen gjithmonë në fund! Pra, është ky takim që me keni rezervuar ju dhe po e ndaj këtë pritje të madhe me ju duke ju falënderuar nga zemra që keni ardhur të takohemi së bashku.”
Më tej ai foli edhe për vizitën e tij këto ditë në Shtetet e Bashkuara. “Këto ditë kam pasur një vizitë të suksesshme në SHBA, tha Basha, dhe ku kam takuar gjatë kësaj vizitë zyrtarë të lart të qeverisë amerikane, zyrtarë të lart lokal dhe afaristë e biznesmen, duke bërë një bilanc shumë pozitiv. Duke vendosur një komunikim konkret dhe mjaft pozitiv me Uashingtonin zyrtar dhe jo vetëm me Bashkinë e atjeshme, por edhe me qeverinë e SHBA, e cila është hera e parë në historinë e kryeqytetit shqiptar Tiranës që bëhet në kuadrin e bashkisë”.
Ky qytet si kryeqendra e të gjithë shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, kryeqytetin e amerikanëve dhe të gjithë faktorin e rëndësishëm në këtë vend.
Gjatë fjalës së tij Basha, përmendi faktin se shumë prej sfidave që e presin kryeqytetin tonë kanë gjetur mbështetje–duke shtuar se ajo që është më e rëndësishmja disa prej tyre, tha ai që kanë më shumë punë për mirë kuptim dhe mbështetje dhe për fonde, e kanë rrugën e hapur që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane nëpërmjet korporatave amerikane nëpërmjet biznesit amerikan–nëpërmjet biznesit shqiptaro–amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë agjendën tonë “për një Tiranë evropiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të”.
Pra, ka nënvizuar kryebashkiaku i Tiranës, të kthehem në Tiranë, e ‘tu them bashkëqytetarëve të mi se kjo vizitë ishte një dritare më shumë në marrëdhëniet e shkëlqyera të SHBA me shqiptarët. Tu them atyre se Shtetet e Bashkuara, ashtu siç vlerësojnë progresin e Shqipërisë në këto vite, po ashtu kanë të gjitha mundësitë e hapura për një bashkëpunim me qytetin e Tiranës, me qytetarët e Tiranës, për një të ardhme më të mirë. Mbasi theksoi Basha, Tirana sot, është një garanci e madhe për çdo njërin që “hedh sytë” nga Tirana.
“Ky është 100 vjetori edhe i shtetit tonë–u shpreh Basha, një vit ky që na bën të kthejmë edhe mendjen tonë se çfarë bënë paraardhësit tanë për të fituar këtë ditë që gëzojmë ne sot. Çfarë bënë ata burra që të bënin një Shqipëri të pavarur, të lirë dhe sovrane në 28 Nëntor 1912 mbas 500 vjet robëri, dhe për të shtruar rrugën e një kombi të lirë dhe të fortë në mes të Evropës. Ashtu siç jemi ne Shqiptarët, sot, me një Shqipëri të lirë e demokratike, një Shqipëri në NATO, ku shqiptarët lëvizin të lirshëm dhe pa viza në Bashkimin Evropian, dhe një Shqipëri, që aspiron për në familjen evropiane, Kosovën e çliruar dhe të pavarur, dhe çështja shqiptare, nuk është më ajo e dekadave më parë.”
Kryetari i Bashkisë, së Tiranës Lulzim Basha duke përmbyllur fjalën e tij ka nënvizuar edhe një herë rëndësinë që ka 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar. “Ky një 100 vjetor, tha ai, nuk është vetëm për të parë se çfarë kemi bërë në këto njëqindvjet, por për të parë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Andaj ceku Basha, për këtë përvjetor në festim te kësaj date, një vend të veçantë në këtë festime, s’ka dyshim që një vend të veçantë zë, edhe komuniteti shqiptarë i Amerikës, për atë çfarë ka bërë ky komunitet për më shumë se 100 vjet pavarësi, që ky komunitet të luaj rolin që i takon në këtë 100 vjetor, dhe së bashku me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e trojet tona etnike, ta bëjmë këtë festë të madhe–që ky të jetë ”Shekulli i Shqiptarëve në Evropë.”
Nga Rush Dragu
DUKAGJINI, TE VLERSON DHE TE FALENDERON …
Kantautori FRAN KODRA, tani është ‘’QYRETAR NDERI I DUKAGJINIT”
Në kohën në të cilën jetojmë, kur kriza ekonomike dhe paragjykimet e teket politike ja kanë kthyer shpinën artit dhe kulturës, artisteve krijuesve dhe poeteve nuk u mbetet asgjë tjetër veçse te mbështetin njëri–tjetrin për te ecur përpara. Kështu ka ndodhur me 15 prill të këtij viti kur në ambientet e Qendrës Kulturore te Fëmijëve Shkodër jemi mbledhur për të nderuar, vlerësuar dhe respektuar kantautorin e njohur, FRAN KODRA.
Me nismën e disa intelektualeve dhe me propozim te disa këshilltarëve, Këshillat e Komunave te Dukagjinit dhe përkatësisht, Këshilli i Komunës SHALE, Këshilli i Komunës SHOSH dhe Këshilli i Komunës PULT i kanë akorduar kantautori FRAN KODRA titullin “QYTETAR NDERI” për komunat përkatëse, me motivacion: ‘’Për kontribut të veçantë në grumbullimin, interpretimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale folklorike të Trevës të Dukagjinit”.
FRAN KODRA është një nga këngëtarët, krijuesit, instrumentistet me te njohur te fushës te folklorit, me punën e tij te palodhur dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj krijimtarisë dhe muzikës ja ka arritur qe te jetë sot njëri nga artistët më te vlerësuar të qytetit tone. Ai është:
* Pjesëmarrës në te gjitha festivalet Folklorike Nacionale, që nga viti 1980,
* Fitues i çmimit Laruat i festivalit në vitin 1988,
* Krijues dhe kompozues i mbi 500 këngëve që qarkulloje sot ne tregun muzikor,
* Fitues i çmimit “Krenaria” e unionit artistik të kombit shqiptar,
* Organizator i 11 veprimtarive Folklorike Tradicionale të Dukagjinit,
* Fitues i çmimit ‘’Mirënjohja” e shoqatës Atdhetare Dukagjini,
* Fitues i çmimit ‘’Sali Mani” nga Bashkia Koplik,
* Dhe tani së fundi ‘’Qytetar Nderi” i Komunave të Dukagjinit (Shale, Shosh dhe Pult).
Jam e bindur se, Fran Kodra i meriton te gjitha këto vlerësime, i meriton te gjitha këto stimuj, sepse nëpërmjet punës te Tij i bëhet një vlerësim të gjithë këngëtareve dhe interpretuesve të muzikës folklorike, i bëhet një vlerësim artit, traditës dhe kulturës në përgjegjësi.
Në bashkëpunim ne Qendrën e kulturës se Fëmijëve ne Shkodër, me Shoqatën “Atdhetare- Dukagjini”, por veçanërisht me shoqërinë kulturore artistike “TREVA”, ne te cilën është edhe drejtues i saj, Fran Kodra ja ka arritur qe ti japë një tërtër ngjyrë muzikës folklorike.
Aktivitetet muzikore që ka organizuar Grupi folklorik i Dukagjinit ka qenë një pasqyre e shkëlqyer e vlerave tona kulturore dhe tradicionale. Ato kanë qenë një tregues i këmbënguljes te vazhdueshme te komunitetit tone për tu prezantuar denjësisht, por edhe për tu integruar në jetën e qytetit ku tani jetojmë.
Por të gjitha këto, jam e bindur se, Fran Kodra do ti ndante këto vlerësime me bashkëpunëtoret e tij, që në këtë takim kane qenë të shumte.
Nën drejtimin e gazetares, anëtares se shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe bashkëpunëtores të përhershme te veprimtarive tona artistike, Laura Plishta, të pranishmit i ka përshëndetur Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dukagjini, Ndue Sanaj, i cili nder te tjera theksoj: “ ... Ai kudo mori vlerësime maksimale, deri çmimin “Laurant” dhe deri “Krenaria” e Unionit Artistik nacional. Te gjitha këto tregojnë se, Fran i Ynë, gjithë jetën e tij nuk ju nda ajrit te freskët te bjeshkëve tona madhështore, nuk ju fsheh acarit te tyre, te nxehtit te rreshpes e te fushës, nuk ju fshehu ne asnjë rast gjoksin para publikut duke e bere atë pjese te jetës se tij dhe ne ketë mënyrë plotësojë kuadrin e tij prej artisti. ... Një shprehje indiane thotë: “Mirësjellja është mbreti i te gjitha virtyteve. Lules i kërkohet aroma, ndërsa njerëzve ju kërkohet mirësjellja”. Pavarësisht nëse e dine ose jo këtë shprehje indiane, anëtarët e këshillave te tre komunave kane marre vendimin me te drejte ne jetën e tyre, janë treguar te mirësjellshëm, e cila ka qene dhe duhet te jete tradite e jone, tradite e një shoqërie te hapur. Ne emër te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” i falënderoj për ketë nisem e vlerësim qe i kane bere djalit tone, kantautorit Fran Kodra. ... Fran Kodra te urojme jete, shëndet dhe krijimtari te pandalshme ne shërbim te folklorit tone, baza e identitetit tone nacionale.
Ky takim nuk kishte si të vazhdonte pa disa çaste muzikore. Kolegët tij duke e falënderuar Fran Kodrën për mbështetjen, bashkëpunimin qe ju ka dhënë ne vijimësi, ne veçanti për titullin qe i dhanë Këshilli i Komunës Shale, Shosh e Pult, tashme “Qytetar Nderi” i tyre, kanë interpretuat disa nga krijimet e tij te fundit dhe padyshim atmosfera ne salle është bëre mjaft e këndshme!
Nuk ka munguar koreografi i njohur Aldo Nika dhe grupi i tij i valleve. Ata i kane lëne skenën Grupit te humorit “Gaz e Maraz” Gac Kodrina e Qazim Çela, miq te përhershëm të veprimtari8ve tona muzikore, te cilët sollën grimca humori dhe morën duartrokitje te një kënaqësie te veçante.
Pastaj kane përshëndetur me radhe Kryetari i Këshillit të Komunës Shalë, Ndue Nrezaj; poeti Lazer Kodra, N/prefekti i Malësisë se Madhe, Sytki Ndrecaj, Pal Leraj dhe Mhill Pali.
Duke i falënderuar miqtë e tij për pjesëmarrjen në këtë takim, duke falënderuar Këshillin e Komunës Shale, Shosh e Pult për vlerësimin qe i kane bere, kantautori Fran Kodra i ka ftuar te pranishmit në një koktej ne ambientet e kafes ‘’Vllaznia ,,
Një ceremoni e organizuar ashtu siç dinë ti organizojnë vetëm artistet, kemi qenë se bashu për disa orë!
Aty përfaqësuesit e pushtetit lokal, krijuesit, muzikantet dhe këngëtarët kanë biseduar si gjithmonë për planet e se ardhmes .
Duke i uruar kantautorit Fran Kodra suksese te mëtejshme ne fushën e krijimtarisë, i falënderoj te gjithë ata që kontribuojnë në mbështetjen e artit dhe te artisteve, sepse vlerat tona muzikore dhe kulturore janë pasaporta më e mirë me të cilën ne mund të prezantohemi, por edhe pasuria më e madhe që na e kanë lenë trashëgim brezat.
Nga Lulash Brigja
“LEGJENDA” E GRYKAVE
Gryka e Radikës-Gryke “emblematike”
Ne historinë botore, qe ne njohim, legjenda e grykave fillon me “gryken e Termopileve”, ku Greku i Madh-Leonidha ne krye te treqind spartaneve, përballet me mbretin e Persisë-Darin. Vlen te theksojmë se, ne ketë beteje historike, raporti i forcave ishte nji me katërqind, qe do te thotë nji spatartan kundër katërqind persianeve. Bazue mbi ketë raport, Mbreti Persian i drejtohet Leonidhes: “... dorëzohuni, ne te kundërt do te “eksiploj” diellin me shigjetat e ushtareve te mi ...”. “Aq me mire, përgjigjet Spartani i zgjuar. Ushtaret e mi do ta kenë ma te lehte me luftue ne hije ...”.
Mjaft e ngjashme, por jo me përmasa, asht edhe beteja ne Gryken e Radikes, ku Heroi Ynë-Gjergj Kastrioti, ne krye te treqind kalorësve, me nji shpejtësi te rrufeshme hidhet mbi ushtarin osmane dhe mbasi i asgjëson kundërshtarët i drejtohet Krujës, Principatës se tij te ligjshme, ku me 28 nëntor 1443 naltëson Flamurin e Arbrit, duke sfiduar ma te madhen Perandori te kohës.
Nga dita qe çliron Krujën, Ai nuk mund te quhet ma Skënderbeg, sepse ketë “emen”, ose epitet e mori nga Sulltani për shërbimet dhe fitoret qe i dha Perandorisë Osmane, sidomos ne Azinë e Vogël.
Me emnin prindor dhe si trashëgimtar i Princit Gjon Kastrioti, Ai udhëhoqi me sukses Ushtrinë Arbënore për një çerek shekulli dhe fitoi njëzetë e katër beteja. Për shërbimet dhe kontributin e tij ne mbrojtje te qytetërimit, kulturës dhe Krishtnimit Evropiane, Papët e shekullit XV i dhanë titullin e nalte “Atlet i Krishtit”.
Atëherë vete vetiu na lind pyetja: A mund te emërtojmë nji rruge apo bulevard, nji shesh apo institucion me ketë titull, me titullin “Skënderbeg apo Skënderbeu”?! Sigurisht qe jo. Po, me titullin qe i dhanë sulltanët, sipas mendimit tim, Jo. Ketë arsyetim t’ imin do ta lustroj me disa shembuj konkrete: “Kur Heroi ynë u nda nga jeta, me 17 janar 1468, ne te gjitha baladat, lajmin e zi e jep Zëvendësuesi i Tij, i madhi Lek Dukagjini. Ai shkul flokët e thërret: “Ajme, për ne. Gjergji s’ asht ma”. Arbëri ra. Kush, ma pare se Lek Dukagjini duhet ta thërriste “Skënderbeg”???!!!
Ne funksion te këtij mendimi po citojmë këto vargje te shkrimtarit tone te madh, Ismail Kadare: “Njëzetë e katër luftëra beri / Njëzetë katër vdekje theu / çka linte mangut ditën Gjergji / plotësonte natën Skënderbeu / ...”. Përsëri, sipas mendimit time: “Dita-Gjergji”,- “nate-Skënderbeu”. Vlen te theksojmë se, për ma shum se tre shekuj emni i Gjergj Kastriotit ishte “shue”. U deshën arbëreshet e Italisë qe t’ na e kujtojnë Heroin dhe ishte pikërisht De Rada, me 1860.
Asht vërtetë për te ardhun keq kur shohim se, ne “këmbim” te sistemit qe lamë pas, po na servilet feudalizmi mesjetar! Nga ana tjetër çdo dite “theksohet e theksohet” hyrja ne Evrope! Ne ketë kontinent na vendosi Krijuesi, por për fatin tone te keq, ata qe na drejtuan ne Evrope kishin vetëm trupin, ndërsa “kokën” ne Azi! Ketë “hipoteze” e vërteton fakti qe ne jemi vendi ma i prapambetun, jo vetëm i Evropës, por çuditërisht edhe i Ballkanit. Feudalet shqiptare ishin ne pjesën me te madhe te tyne, kolaboracionistë dhe tradhtare te Atdheut. Ma i madhi latifondist shqiptar, Shefqet Verlaci, ishte ai qe përdhosi Përkrenaren, “Embleme” te Gjergj Kastriotit duke e vene mbi kokën e “Kryefashistit” Italian, Viktor Emanulit.
Qe te mos dalim nga tema, po i kthehemi grykave. Nji gryke vërtetë emblematike dhe po aq heroike asht edhe Gryk e Kaçanikut ku çdo pëllëmbe e saj u skuq me gjak te kulluem shqiptaresh. Lavdinë e kësaj gryke e ka përshkrue ne vargje penda e “temperueme” e shkrimtarit shkodrane, Paulin Shtjefni dhe e ka kthye ne “Himn” Shpirti i madh i kompozitorit te pavdekshëm, Pjeter Gaci. Vlen te hedh ne letër nji citim te intelektualit dhe publicistit te shquem, Marash Mhilli, dikur Drejtori i Pallatit te Kulturës ne Bajram Curre: “Kaçanik te rafte pika / si se dite òka asht ika / shtate sahat tuj u ther me thika / tuj u there me thika shtat sahat / ka “notue” kali ne gjak/ ...”. Kështu e ka perjetue Populli ne vargje qëndresën stoike ndaj pushtuesve osmane. Duke e kthye “legjendën e grykave” ne tri etapa te historisë, do ta përfundoj ketë shkrim modest duke iu drejtue “Grykes se Mezhgoranit”, ku me 2 korrik 1943 shkruhet nji nder faqet ma te ndritura te Luftës Antifashiste. Me duket sikur përjetoi atë Epope te lavdishme. “Një zë thërret nga gryka e Meshgoranit”, ja disa vargje: “Se lumi Vjosa vjen i turbulluar / dhe male fusha rrahën pa pushim / shokun Asim ne koke e kane qëlluar / dhe ra dëshmor i luftës PR Liri / ...”. Asnii shqiptar i vërtetë nuk mund te mohoje Luftën kundër fashizmit dhe gjakun e dëshmorëve. Ata luftuan për çlirimin e Atdheut dhe vendosjen e demokracisë.
Ata qe vendosen diktaturën e proletariatit, asht nji objekt tjetër dhe ne asnji mënyrë nuk duhen identifikue me ata qe dhanë jetën ne ketë lufte dhe qe bene te mundun te rreshtohemi ne krah te fitimtareve, ne krah te forcave progresive. “Heroit qe ranë ne luftën kundër nazi-fashizmit, duhet te hyjnë triumfalisht ne panteonin e heronjve te gjitha kohërave”.
Kriza ekonomike po e “pushton” boten, por kriza morale, asht “krize” mbi te gjitha krizat ...
Nga Mark Bregu
NË PULTIN MALOR
Reportazh -
Në 07:00 të mëngjesit u takuam me Markun, shoferi i cili së bashku me At Joaqiunin e bën rrugën e Dukagjinit në çdo stinë një herë në muaj. Me festën e Pashkëve rikthehet edhe shpresa për banorët e zonës së Dukagjinit.
U nisëm nga Shkodra në drejtim të Dukagjinit, At Joaquini e nisi lutjen për një rrugë të mbarë dhe menjëherë pas rreth 20 minutash, përballesh me një pamje të mrekullueshme, një frymëzim që të vjen nga kjo luginë e quajtur Lugina e Kirit, e cila në historinë e ekzistencës së saj ka njohur vetëm dhimbje dhe vuajtje për çdo banor të zonës.
Pas 22 km rrugë me asfalt pjesa tjetër është rrugë, e cila vetëm e tillë mund të quhet. At Joaquini tregon se i pëlqen shumë kjo zonë, ndjen një dashuri të veçantë edhe për njerëzit që jetojnë, por siç pohon ai, ka mungesë të kujdesit dhe ndodhet shumë larg zhvillimit ekonomik, për çka ndjen keqardhje të madhe.
Pas shkëputjes nga qyteti i Shkodrës dhe fshatrat e Komunës Postrribë, fshati në kufi mes Dukagjinit dhe komunës është fshati Prekal, nga ky fshat për rreth 26 km të tjerë duhet të përshkohet aksi rrugor më i rrezikshëm në të gjithë territorin e Shkodrës. Kilometrat në këtë segment rrugor të rrezikshme, të trishtë dhe të bukur ecin shumë ngadalë. Rruga të ngjall trishtim kur kujton viktimat e 2007-ës që humbën jetën në ujërat e ftohtë të lumit Kir, e sot kujtimi për ta ka mbetur i gdhendur në një pllakë guri, ndërsa rruga mbart mbi vete mallkimin e shumë familjeve të Dukagjinit.
Pas rreth një orë e gjysmë udhëtim mbërrijmë në vendin e quajtur Guri i Mashës, në fshatin Kir, të Komunës Pult të Dukagjinit, aty është kryqëzimi i rrugëve për në fshatrat Xhan, Plan, Pog dhe Kir. Komuna Pult e Dukagjinit, qe përfshin 7 fshatra Kir, Xhan, Plan, Pog, Mgullë, Gjuraj dhe Bruçaj.
Pulti është një zonë mjaft e njohur, Principatë Ilire, e më vonë edhe qendër Ipeshkvnore, duke qenë bartësi kryesor i ruajtjes dhe shpërndarjes së fesë katolike gjatë pushtimit osman. Sot kjo zonë jeton në gërmadhat e Principatës së harruar, tek e cila në kohë dhe periudha të ndryshme kanë gjetur strehë fise të ndryshme.
Tek Guri i Mashës takohemi me Motër Sandra Bartolotto, murgeshën katolike (se cilës Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” për kontributin e saj ne ketë komune dhe ne tërësi ne zonën e Dukagjinit, e ka nderuar duke i dhënë titullin “Anëtare Nderi” e saj), e cila që në vitin 1998 punon si misionare në zonën e Dukagjinit, e quajtur ndryshe edhe “Famullitarja”. Rruga shumë e vështirë çahet lehtësisht me “Range Roverin”, të cilin e nget motra Bartolotto. Ajo na sqaron se për në fshatin Xhan rruga kalohet lehtë edhe pse dëbora e ka dëmtuar shumë.
Marku e nis makinën nga Guri i Mashës e më tej, gjatë këtij rrugëtimi të lodhshëm, por plot bukuri natyrore shtëpitë në gjithë këtë zonë duken të shpërndara, shumë larg nga njëra tjetra, sa që të krijohet përshtypja se fshati shtrihet në një territor të gjerë.
Rruga është shumë e vështirë, kujdesi i shoferit është maksimal. Zbresim ngadalë në breg të lumit Kir, sipas banorëve të zonës në vendin e quajtur tek “Ura” e ndërtuar në vitin 1998 nga misionaret Italiane, lartësia mbidetare është rreth 200 metra. Pas rreth 20 minutash ecje ngjitemi ngadalë dhe takojmë njerëzit e parë.
Motër Sandra, e cila kishte marrë me vete edhe një thes me miell e dorëzon atë tek një shtëpi. Ajo këtu është murgeshë, mjeke, mësuese dhe famullitare. Pali, një djalë 17 vjeçar nga Xhani tregon se ka kryer vetëm 9 klasë, pasi nuk ka mundësi për të kryer të mesmen, sepse sistemi arsimor për të mesmen nuk i ofrohet kësaj zone, ndërsa udhëtimi deri në qytetin e Shkodrës është i vështirë dhe pamundur për të. Në pa mundësi për të zgjeruar njohuritë e tija edhe më tej, pavarësisht dëshirës së madhe, e vetmja mundësi që i ofron ky fshat i varfër është të kujdeset për kafshët e shtëpisë dhe punë të tjera të rëndomta.
“Nuk kemi ndonjë punë të madhe, sepse mundësitë janë të vogla. Shkollën se vazhdova se s’kam lekë, me çfarë ta vazhdoj? Shokë pak kam këtu se, kanë ikë të gjithë prej këtu, asht vështirë me jetue në këtë vend”, tregon Pali.
Në majë të kodrës, në lagjen Doçaj është godina që dikur ka shërbyer si qendër e Ipeshkvisë së Pultit, ndërsa sot ajo shërben si shkollë e fshatit. Janë rreth 13 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, me vetëm një mësues.
Mbërrijmë tek Kisha, dhe aty takojmë Petritin së bashku me dy banore të fshatit, ato ishin njoftuar se sot do kishte meshë në këtë fshat. Ardhja e priftit një herë në muaj është vizita e vetme që i bëhet këtyre zonave. Petriti shprehet se gjatë verës fshati rritet për nga numri banorëve, të cilët zgjedhin të kalojnë muajt e nxehtë ne ajrin e pastër të maleve veriore, ndërsa dimri sjell ne këtë fshat përgjumje, vetmi dhe vështirësi të mëdha, ndërsa vizita e vetme që falin kënaqësi për këta banorë mbetet vetëm ardhja e priftit dhe e murgeshës: “Ky dimër ka qenë shumë i vështirë, ushqime kemi pasur. Kemi perparue mirëboll, mbasi shpëtuem gjallë e pa sëmundje”, thonë banorët.
Në këtë fshat deri në vitin 1990 kanë jetuar rreth 100 familje, vështirësitë ekonomike dhe shkatërrimi dalëngadalë i çdo objekti funksional në këtë zonë detyroi banorët të nisen drejt qytetit të Shkodrës dhe zonave fushore.
“Këtu mungon çdo gjë, fëmijët nuk kanë mësues, rruga është e shkatërruar, energjia elektrike është shumë e dobët, të vetmin burim jetese e kemi me kafshët, prodhimet e të cilave është shumë vështirë t’i shesim, sepse mungon transporti”, tregon 22 vjeçari Nikollë Bubja. Ai shton se: “Jemi munduar që të bëjmë një fushë futbolli, por s’ka kush të luajë. Të gjithë kanë ik. Shkollën nuk e kam përfunduar, s’kam asnjë perspektivë, vetëm të merrem me bagëtinë”.
Marku më tregon se, sa herë që vjen në këto zona mbushet plot me energji pozitive, banorët janë të gjallë edhe pse me vuajtje të mëdha mbi shpatullat e tyre. “Krenaria e tyre është për tu admiruar. Radhë ndonjëherë ndodh që të vijmë këtu e të mos na thërrasin në shtëpi, siç ndodh edhe sot”, thotë Marku.
Kristiani, një djalë i ri nga mosha, shumë energjik, i mësuar me traditën e bujarisë dhe mikpritjes, karakteristike për zonat e malësisë, na shpie tek shtëpia e tij.
Nga maja e Kodrës se Doçajve, e cila ndodhët në 1200 metra lartësi mbidetare, shihet e gjithë lugina e Xhanit, e cila nga njëra anë kufizohet me Malësinë e Madhe dhe nga ana tjetër me Shoshin dhe Shalën, dy zona të Dukagjinit. Aty takuam vëllain e tij më të madh Markun, i cili na sqaron se si e përballon jetën në këtë zonë: “Kam qenë emigrant në Itali, kam punuar në bujqësi dhe blegtori. Atje kuptova se bujqësia dhe blegtoria më kanë dhënë bukë edhe në vendin tim, kështu vendosa të kthehem. Nuk më mungon asgjë, mua e familjes time. Ekonomikisht jemi mirë. Unë brengosem shumë për shkollimin e fëmijëve të mi, dhe për rrugën, e cila çdo ditë e më shumë po shkatërrohet. Këtu në këtë fshat përveç priftit dhe murgeshës nuk vjen asnjë njeri, ekzistojmë vetëm kur duhen votat që edhe ato i marrin në Shkodër, sepse atje janë shumica e banorëve. Këtu s’ka pse vjen kush për vota”!
Sot në Xhan jetojnë rreth 30 frymë, shtëpitë e braktisura përgjatë gjithë luginës, shkatërrim i cili i përpinë dalë nga dalë bashkë me kohën, të kujtojnë tregimin e Skënder Drinit “I fundmi i Zotave”, ku në një fshat të malësisë së Mbishkodrës me rreth 50 shtëpi, kishte vetëm një banorë, i cili çdo ditë i hapte dyert e banesave të fshatit, për ti mbyllur në mbrëmje, me qëllim që të hiqte trishtimin e një fshati të braktisur.
Marku, thotë se është zonë e bukur, por shumë e vështirë. “Jam mësuar me këtë rrugë, sepse ka dhjetë vite që e bëj. Këtu çdo gjë është biologjike dhe e shëndetshme, por ka nevojë për infrastrukturë”, thotë Marku.
Mark Kadarja, shoferi që na shoqëroi në udhëtimin tonë, punon për Caritas-in Dioqezan, puna e tij është sa e bukur aq edhe e frikshme. Shtegtimi nëpër këto zona të ringjallin në kujtesë shkrimet e shenjta ku çdo kush në momentet më të vështira të jetës jeton vetëm në shpresë të Zotit dhe të askujt tjetër. Por ndoshta kjo është e vetmja shpresë që këtë zonë e ka mbajtur të fortë, krenare dhe bujare.
Pas shërbesës fetare, nisemi për në fshatin Kir, zbritja nga kodra në drejtim të lumit është më e vështirë se ngjitja, pasi shtohet pesha e automjetit. Panorama e komoditetit që të ofron qyteti përballë panoramës së vështirë me të cilat përballen shqiptaret në zonat më të thella malore të çojnë tek një pyetje:”A ËSHTË EDHE KJO SHQIPËRI?”.
Në Kir ndeshim më shumë banorë, kjo për faktin se “rruga” kryesore e zonës së Dukagjinit përshkohet nëpër këtë fshat. Ngjitja deri tek Kisha është edhe më e vështirë, dëmtimet që ka lënë dëbora janë të mëdha çka shuan edhe shpresën se do ketë riparime të saj.
Në oborrin e Kishës gjejmë rreth 50 persona, shumica gra dhe pleq, të cilët kanë ardhur për të marrë shërbesën e Zotit, por jo vetëm kaq. Motër Sandra kujdeset edhe për ilaçet e tyre, siç duket banorët e Kirit i besojnë më shumë murgeshës se sa mjekut, i cili një ditë në javë vjen në këtë zonë dhe kryen të gjitha vizitat.
Karshi kishës së Zojës “Shën Premte”, ndodhet godina e shkollës së fshatit dhe ambulancës. Godina e shkollës është tejet e amortizuar, pluhuri dhe pa pastërtia mbizotëron në çdo skaj të saj. Aleksi 12 vjeçar nxënës i kësaj shkolle tregon se mësuesit nuk vijnë rregullisht për të zhvilluar mësimin: “Unë dua të shkoj në shkollë, këtu janë shtatë mësues dhe vetëm 3 na vijnë, edhe ata një herë në javë”. E përfundon tregimin e tij ky 12 vjeçar.
Dimri ka qenë i vështirë për ta, trashësia e dëborës i ka kaluar 2 metrat, rruga është hapur me shumë vështirësi. Gjon Ndou, një tjetër banor i kësaj zone thotë “... përgatitjet nuk i kemi bërë për një dimër kaq të egër dhe të gjatë”.
“Takim me njëri tjetrin, një ritual i përmuajshëm në këtë fshat”, kështu e cilëson At Joaquini meshën në këto zona.
“Janë zona të mrekullueshme, por mungon zhvillimi ekonomik. Kujdesi ndaj këtyre banorëve është i vogël, mrekullohem sa herë vij këndej, çdo herë këto bjeshkë më frymëzojnë por edhe më trishtojnë! Banorët jetojnë në skamje dhe vështirësi të mëdha. Me gjithë këtë pasuri që ka kjo zonë e të jetohet në varfëri është e rëndë. Por ngushëllohem, sepse me gjithë varfërinë që e ka mbështjellë këtë zonë, banorët janë shumë të fortë shpirtërisht, të zotët për të përballuar çdo lloj sfide. Kjo është e radhë. Alpet e Shqipërisë më mahnitin, si Thethi apo Valbona, por duhet rruga dhe zhvillimi ekonomik”, shprehet At Joaquin Fernandes.
“Kam shumë dëshirë që gjithë kohës të jetoj në këtë zonë, por është e vështirë shumë. Këtu çdo gjë është e kufizuar” shprehet nga ana tjetër Motër Sandra Bartolotto.
E ndërtuar me kontribut vullnetar, rruga Shkodër-Dukagjin, mbart mbi vete gjithë vuajtjet e banorëve të zonës dhe jo vetëm. Lugina e Kirit është ndër pjesët më të bukura, por e sigurt është vetëm nëse përshkohet në këmbë, është e ngushtë jo më shumë se 4 metra dhe pa asnjë mbrojtje.
Zhurma e lumit Kirë depërton përmes luginës qetësisht, njëtrajtshmëri duke u bashkuar me qetësinë dëshpëruese të zonës. Teksa kthehemi me fuoristraden, e cila mjeshtërisht drejtohet nga Marku, rruga bëhet e pa durueshme, e lodhshme dhe e frikshme.
E lëmë pas zonën e Dukagjinit dhe në mbrëmje kthehemi në Shkodër në zhurmën dhe pluhurin e qytetit, sërish pas një muaji do jetë At Joaquini së bashku me Motër Sandren që do i vizitojnë fshatrat që lamë pas.
Nga Simon Shkreli, gazetar
GJENERAL MAJOR VELI DEDI, HERO I POPULLIT
Me 16 prill 2012, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Patriotit nga Kosova, Luftëtarit Internacionalist, Hero i Popullit, Gjeneral-Major i Ushtrisë Shqiptare, Veli Dedi, Organizata e Bashkuar e Veteranëve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Popullit Shqiptar dhe familja, organizuan “Akademinë Përkujtimore”, ne respekt e mirënjohje për jetën e veprën e tij, ne mjediset e Shtëpisë Qendrore te Ushtrisë ne Tirane.
Ne emër te Organizatës se Bashkuar te Veteraneve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Popullit Shqiptar, dhe pjesëtarëve te familjes, pjesëmarrësve ju uroj mirëseardhjen Gjeneral-Leitnant ne pension, Rrahman Perllaku.
Pjesëmarrësit, pas fjalës se hapjes se Gjeneral-Leitnantit Rrahman Perllaku, shikuan një dokumentar te përgatitur nga RTK, mbi jetën e veprën e Gjeneral-Major Veli Dedi, kryesisht nëpërmjet fotove dhe intervistave te bashkëkohësve dhe bashkëpunëtoreve te tij ne jete dhe ne pune.
Pastaj, temën “Gjeneral Major Veli Dedi, patriot e trim i madh nga Kosova, luftëtar internacionalist për lirinë e popullit spanjoll e francez, Hero i Popullit Shqiptar, ne 100 vjetorin e lindjes”, e përgatitur dhe u mbajt nga N/koloneli ne pension, Ali Demushi.
Përshëndeten ne ketë ceremoni, Akademik prof. Pajazit Musliu, ne emër te Organizatës se Veteraneve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Kosovës e nga Medvegja profesor Hysen Kadrija.
Nga rapsodi Jonuz Delaj ishte përgatitur një këngë, te cilën e këndoj me lahute, siç e di vetëm ai, dhe nëpërmjet saj beri qe jo pak pjesëmarrës te lotohen.
Pati recitime nga poetet Hysni Preugzi dhe Isa Breçani, te cilët kishin thurur vargje për gjeneralin.
Ne fund veterani Kastriot Ylli, i dorëzon dekoratën kushtuar gjeneral Veliut, vajzës se tij- Diana Dedi, e cila pas kësaj nen lotët e pa mundur ti mbaj nga emocionet, përshëndeti pjesëmarrësit, organizatoret dhe i ftoi për një koktejl.
Jeta e Gjeneral-Major Veli Dedi
Lindi me 5 prill 1912, ne fshatin Dede te komunës Medvegje-Kosove.
Shkollën fillore e kreu ne Medvegje, te mesmen ne Leskoc, ndërsa Fakultetin e mekanikes ne Beograd.
Me 1932 vjen ne Shqipëri dhe vijon shkollën Mbretërore te Oficereve.
Me 1933 behet anëtar Komitetit te Mbrojtjes Nacionale te Kosovës.
Ne vitet 1934-1936 luftoi ne Spanje kundër fashisteve te Frankos e te Musolinit ne mbrojtje te Republikës Spanjolle.
Me 1937 gradohet kapiten dhe emërohet shef xhenio dhe shef i degës operative i Divizionit te Ebros.
Me 1938 dekorohet me “Urdhrin e Kavalierit te Lirisë”.
Nga viti 1942-1945 luftoi ne France kundër nazifashisteve te Hitlerit e Musolinit.
Me 1944, ne cilësinë e Komandantit te Forcave Franceze te Rezistencës për Marsejën, ngriti Flamurin e fitores ne kështjellën e Marsejës me thirrjen “Rroftë Franca e Lire”.
Me 1945 luftoi ne Nivice, ne frontin Franko-Italian te Luftës se Dyte Botërore.
Me 1946 kthehet ne Shqipëri me gradën major, i graduar ne France.
Ne vitin 1946-1955 kreu disa detyra ne Shqipëri: Drejtori Xhenios ne Shtabin e Përgjithshëm te Ushtrisë; Komandanti garnizonit te Tiranës dhe Drejtor i Arkivit te Shtetit Shqiptar.
Ne Shqipëri mori gradën Gjeneral-Major dhe titullin me te larte “Hero i Popullit”.
Pas daljes ne pension për shume vite u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Nacional te Veteranëve te LANÇ dhe anëtar i Forumit Drejtues te Federatës Internacionale te Rezistencës Antifashiste (FIR).
Për dy dekada zgjidhet deputet i rrethit te Tropojës.
Zotëronte 6 gjuhë te huaja.
Vdiq me 3 shkurt 1995.
Ai ishte dhe krijues
Fa disa vargje qe ia kishte kushtuar nënës se tij: “Ne robëri, nanë jeta shkoi / Token ku na linde, nuk po e gëzojmë / Po, mos ki dert nanë / Se me lufte do ta çlirojmë / ...”
Lavdi jetës dhe veprës se Gjeneral-Major Veli Dedës!
Nga Ndue Sanaj,
kolonel ne pension
SHALJANË E SHOSHJANË NË PLAVË E GUCI
(Sipas librit “Nahija e Plavës dhe Gucisë” të Andrija Joviqeviq)
Nga Luigj Shyti
Në fillimet të viteve ’20 të shekullit të kaluar studiuesi Andrija Joviqeviq, për llogari dhe me porosi të Akademisë së Shkencave të Beogradit, pasi kryen një studim sipas metodikës së tij, apo të sponsorëve të tij, publikon librin “Nahija e Plavës dhe Gucisë 1914-1921”.
Në hyrje të këtij libri, autori flet shumë mirë për banorët e Plavës dhe Gucisë, për vlerat shoqërore, fizike, bujarinë, e te tjera. Plava dhe Gucia mbetën jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë që nga viti 1913 dhe i u aneksuan Malit të Zi.
Në këtë libër paraqitet direk ose tërthorazi sikur këto territore kanë qenë të Serbisë, por të zëna nga grupe të ardhura popullsie të ndryshme, veçanërisht nga Shqipëria veriore. Pa dyshim që ky botim ka qenë dhe është në shërbim të shtetit Serb dhe autori nuk donte ti shmangej.
Duke qenë i bindur për qëllimin e botimit të këtij libri, që është mohimi i të drejtës së pamohueshme të banorëve të këtyre territoreve për vendbanimin e tyre, gjë e cila nuk mund të harrohet kurrë, do ta lëmë anën politiko-administrative dhe do të merremi shkurtimisht me anën social-etnografike.
Në këtë botim dalin disa informacione, përshkrime e të dhëna më rëndësi si për etnografët dhe për historianët, por edhe për lexuesin e zakonshëm kureshtar, shkruan përkthyesi Idriz Ulaj. Pra gjejmë të dhëna interesante mbi lëvizjen e popullsinë në këto territore, grupimet e tyre, lidhjet brenda për brenda ose midis grupeve të ndryshme e te tjera. Aty përmenden grupime të ndryshme si Kelmendi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shala, Shkreli, Pulti, Shoshi.
Veçanërisht do të ndalemi te ato grupe popullsie që kanë emërtime ose mendohen se kenë lidhje me grupe popullsie, fshatra apo fise që banojnë në territorin e Dukagjinit në Shqipërinë veriore.
Në luginën e Plavës dhe Gucisë ka një fshat që quhej Vojnosella që sipas vendasve, shkruan autori, dikur është quajtur Pepshoshaj e që përputhet, po sipas autorit, me emrin e Pepë Shoshit. Edhe Ramë Markishiqi, 84 e vjeç në kohën kur është pyetur, sqaron përkthyesi, Vojsonella dikur është quajtur Pepshoshaj. Edhe në kohën kur u shkrua libri një degë e Vojsonellës quhej Shoshkiq. Këto emërtime të vjetra na kujtojnë Shoshin e sotëm dhe pse jo edhe Pepsumajt (Pepë Shoshi)
Në shënime sqaruese në faqet e këtij botimi shkruhet se është një gojëdhënë për emrin Mirditë. Sipas kësaj gojёdhёne Shala, Pulti dhe Mirdita janë nga tre vëllezër. Kur janë ndarë kishin pasuri vetëm një shalë kali, një pulë dhe një bukë. Shala zgjodhi shalën sipas së cilës u quajt, Pulti mori pulën sipas së cilës mori emrin, kurse i treti mori bukën ... prej kësaj i mbeti emri Mirditë (diti mirë).
Fabula është fabul, gojëdhëna është gojëdhënë dhe ka vetëm atë vlerë. Në thëniet e mësipërme nuk del Shoshi që asnjë gojëdhënë tjetër nuk e ndanë me Shalën dhe Mirditën. Por “tre vëllezër”, “shala e kalit”, “buka” dhe “shosha” përmenden gjithandej. Ka gojëdhëna që edhe Kelmendin e bashkojnë me Shalë, Shosh e Mirditë, sikur qenë katër vëllezër dhe kishin një kalë, një shalë kali, një shoshë dhe një bukë dhe kur u ndanë secili u emërtua sipas pasurisë që mori.
Është interesant se, autorit nuk i pëlqen të dijë burim tjetër të lëvizjes së popullsisë me përjashtim nga territoret e shtetit të sotëm Shqiptar, kur dihet se banorë apo fise të tëra më kësi emërtimesh, që do shikojmë edhe më poshtë, ka me shumicë në vendbanimet e tyre etnike në territorin e Kosovës e më gjerë.
Në Kosovë ka grupe popullsie me emrin Shalë jo vetëm në një territor. Tradita, por edhe të shkruara kohët e fundit, si për shembull studiuesi kosovar, Rexhep Maksuti, me librin e tij “Isniqi ...”, tregojnë se janë bërë lëvizje popullsie nga territoret e Kosovës për në Shqipëri që në kohë të hershme, veçanërisht në Shqipërinë Veriore dhe ka pasur grupe popullsie që janë kthyer përsëri në ish trojet e tyre të vjetra ne territorin e sotëm tё Kosovës. Këto, duket se nuk ka pasur dëshirë autori i librit “Nahija e Plavës dhe Gucisë” që ti shikojë dhe ti pranojë.
Lёvizje tё grupeve tё ndryshme tё popullsisё ka pasur nё tё gjitha kohërat. Po kujtoj kёtu edhe shkrimet e J. V. Hahn nё mesin e shekullin tё XIX qё tregon se ka takuar Gimaj e Pepsumaj nё Vukёl tё Kёlmendit, por pa përmendur emra. Edhe nё vitin 1932 regjistrohen me emra 12 familje Gimaj nё Vukёl, tё cilёt tash janë shumё tё shpёrndarё dhe nё Vukёl nuk banon asnjë prej tyre.
Në territorin e Vojsonellës ka 6 vëllazëri me 44 shtëpi shaljanë. “Kelmendasit, pa dyshim – thuhet në këtë libër, janë banorët më të vjetër, e pastaj Triepshjanët, Hotjanët, Shaljanët, e malësorët e tjerë. Kur këta qenkan më të vjetrit kush na qenkan më të vjetër se këta atёherё.
Edhe territori i Velikës ka grupe popullsie të ndryshme, por midis 28 vëllezërve, 10 janë shaljanë me 153 shtëpi (familje). Të gjithë këta shaljanë janë farë e fis dhe nuk martohen midis tyre, shkruhet aty, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe përbëjnë gati gjysmën e vendbanimeve të Velikës. Banorët e grupimit shaljanë në Velikë, sipas këtij autori, kanë prejardhje nga Ҫeri, i cili në Shalë (pa përcaktuar se në cilën Shalë, shënimi im L.SH.) ra në gjak dhe ka ikur nga aty. Fillimisht është vendosur në fund të Velikës, në Fushë të Ivanit. Ҫeri u martua me vajzën e njërit prej zhivalëve, banorë këta që banonin aty afër, dhe ka pasur 7 djem, prej të cilëve katër i kanë vdekur, ndërsa nga tre djemtë e tjerë (Kërtës, Jobës dhe Ivani) kanë prejardhjen të gjithë shaljanët. Milenko Gojkoviq, 64 vjeç në kohën kur është pyetur, pra kur është shkruar libri, rreshtonte këta breza të familjes së tij:
1. Milenku, 2. Millutin, 3. Radislav, 4. Raduni, 5. Kërti, 6. Ҫeri.
Mbi bazën e kësaj gjenealogjie i bie që të jenë vendosur para 200 vjetësh nga koha kur është dhënë ky informacion.
Në Velikë, në kohën e këtij studimi (rreth vitit 1920) ka pasur 48.72 përqind të popullsisë së kësaj zone shaljanë. Shaljanë të shpërngulur nga Velika janë edhe Gojkoviqtë e Kosumoviqtë në Plavë, Galluboviqtë në Kolashin, Knezhoviqët dhe Simonoviqtë në Pejë, Jakiqët dhe Radulloviqtë në Serbi.
Popullsia shqiptare për të cilën po flasim, pa asnjë dyshim, banon në trojet e veta dhe është popullsia më e vjetër e këtyre zonave, pavarësisht lëvizjeve, largimeve dhe rikthimit të tyre.
Në pikëpamjen etnografike është me interes që të mund të gjenden vjegcat e mundshme midis këtyre grupeve popullsie, shumë prej të cilave, siç duket edhe nga emrat, tashmë të sllavizuar. Studiuesi Rexhep Maksuti është marrë me lëvizjet e popullsisë, veçanërisht asaj që quhet “Shalë” dhe ka dhënë disa mendime interesante. Ato kanë disa pika të përbashkëta më autorin A. Joviqeviq, por kanë edhe ndryshime të shumta, sidomos në drejtim të lëvizjes së popullsisë, emërtimet, kthimin e tyre, e te tjera.
Pavarësisht qëllimeve jo dashamirëse ndaj shqiptarëve dhe vendbanimeve të tyre mijëvjeçare, te libri “Nahija e Plavës dhe Gucisë”, gjejmë të dhëna me rëndësi që ndihmon në gjetjen e grupeve të popullsisë që mund të kenë lidhje gjaku, por edhe tradita kulturore e historike të përbashkëta me popullsinë shqiptare të Shqipërisë Veriore dhe veçanërisht të asaj dukagjinase, për të cilën është e nevojshme për të hulumtuar.
TË FSHEHTAT E PADUKSHME TË APOKALIPSIT
Nga Luigj Temali
Po bien kambanat e alarmit!
Lajme, intervista, dokumentarë e filma, por edhe të dhëna e fakte me “ngarkesa” të ndryshme, që në jo pak raste denatyrohen në shpërfytyrime fantastike-mistiko-religjioze, enden prej kohësh duke u përhapur gjithnjë e më tepër në horizontet e tejngopura të atmosferës globale. Panorama 11.1.2012:” në një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një tempulli guri në Meksikë është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme: më 21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalips i parashikuar 5125 vjet më pare nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund. Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë…”
Bota prej kohësh po sikletoset nga profecitë ogurzeza të Majave, banorëve endogen prehistorik të Amerikës, të cilët, mbi bazën e disa përllogaritjeve ekstra, parashikojnë një fund tragjik të planetit! Një Zot i pamëshirshëm do hakmerret egërsisht ndaj njerëzve të këqij, të pafe e mëkatarë. Ai i përket besimit pagan të shumë zotave dhe është një krijesë fantastike mistiko-religjioze e fetishizimit ekstrem të forcave madhore të Natyrës, e raportit në mes materies, trupit e shpirtit, e pasigurisë për jetën, veçanërisht për atë që na pret pas vdekjes etj.
21 Dhjetor 2012….! Sipas profesorit italian Luçiano Burderi Apokalipsi do të vijë nga shpërthimi i një ylli disa herë më i madh se dielli e quajtur Supërnova, e cila do të sjellë flukse kolosale të rrezatimeve kozmike me efekte shkatërruese të papara. Ai, në përfundim të intervistës, deklaroi: “Në dallim nga rastet e paraqitura, ka një ngjarje që astronomët e kanë parashikuar me saktësi të lartë e që do të ndodh pas 85 milionë vjetësh. Për rastin në fjalë një sistem i veçantë yjesh do të përcaktojnë një shpërthim që do të ketë pasoja të rënda mbi biosferën tokësore, duke ndryshuar ekuilibrin dhe duke shkaktuar zhdukjen pothuajse totale të formës së jetës në Tokë me pasoja të tmerrshme për fatin e njerëzimit. Përgjegjës për këtë fenomen do të jetë një sistem binar ndërveprues, i përbërë nga dy yje neutronesh, që për shkak të tërheqjes së ndërsjellë gravitacionale rrotullohen rreth njeri-tjetrit, në një periudhë për rreth dy orë. Teoria e Relativitetit të Ajnshtajnit parashikon që kur objekte kaq të ngjeshura (pesha e një luge në një yll neutronesh është e barabartë me atë të 6 miliardë personave), rrotullohen në një distancë të vogël njëri nga tjetri, shpërndahet energji në formën e valëve gravitacionale, humbja e së cilës shkakton një afrim progresiv të dy objekteve, pra një përplasje.
Kur të ndodhë kjo përplasje, sasi të mëdha energjie do të çlirohen në një fraksion sekonde dhe për pak çaste Toka do të njohë një shkëlqim nga njëmijë deri në dhjetëmijë herë më e lartë se ai i diellit, mbi të gjitha në formën e rrezeve x, rrezeve gama dhe pjesëzave me energji të lartë. Ky sistem do të nxjerrë pastaj një vetëtimë me dritë gama në gjendje të shkaktojë zhdukjen masive të specieve që popullojnë planetin tonë.”Shekulli 21.2.2011
Atmosfera (azoni) e mbron planetin nga rrezatimet kozmike. Por, nga ana tjetër,Toka, shtëpia jonë e përbashkët, si një “grimcë”tej mase e vogël e Universit, duke u ndodhur në vorbullat e udhëve pa fund të lëvizjeve së tij, ndodhet krejtësisht e zbuluar ndaj goditjeve shkatërrimtare si pasojë e formimit dhe e shuarjes së yjeve, e supërnovave dhe e vrimave të zeza me rëndesë e fuqi shpërthyese të paimagjinueshme.
Apokalipsi s’ka datë të caktuar. Ai ndodhet i fshehur tinëzisht dhe në mënyrë të përkryer në thellësitë e errëta plot acar e lagështirë të pasioneve, tekeve dhe ambicieve të shfrenuara, sidomos ndër ata që kanë pushtet e pasuri. Ky është rreziku më i madh! Biologu i shquar Frank Fenner paralajmëron:”Raca njerëzore ashtu si shumë lloje kafshësh do të shuhet brenda 100 vjetëve. Shkaqet shpërthimi demografik dhe konsumi jashtë kontrollit”.Ka edhe rreziqe të tjera. Superstruktura e shoqërive të sotme, edhe ato më të avancuara, duke qenë rezultante sëpari e kontradiktave, përplasjeve dhe hemorragjive të mëdha gjatë periudhave historike të kaluara, por edhe e konsumimit të gjatë e të pariparueshëm në pushtet, nuk i përgjigjet në shkallën që nevojitet dinamikës së kërkesave imperativë të kohës dhe perspektivave të zhvillimeve intensive të shekullit 21-të. Bota, e sëmurë rëndë, vazhdon të vuajë pasojat tragjike të totalitarizmit, hegjemonizmit, dhunës, varfërisë ekstreme, dëmtimeve drastike të burimeve natyrore, mungesave të theksuara të moralit, polarizimeve pa limit të kapitaleve, mllefeve, urrejtjeve e padrejtësive etj. “Ajsbergët” e pasurive multi-miliardere notojnë si përbindësha në “ujërat e oqeaneve” të skamjes e të mjerimit! Po bien kambanat e alarmit! Imperativi i kohës: reforma gjithëpërfshirëse, strukturime dhe ristrukturime të reja. E ardhmja u përket shoqërive të emancipuara, brezave të rinj, vlerave të spikatura civile, intelektualëve të mirëfilltë, të sakrificës e të përkushtimit për fatet e njerëzimit. Planetin një ditë do ta udhëheqin “tri motra”: ekonomia, filantropia e bamirësia. Në flakët e “zjarrit” shfrytëzimi barbar i njeriut nga njeriut, babëzlleku dhe grykësia.
Në “Solsticin e Dimrit” një “mysafir” i paftuar do të zbresë nga Qielli! Fundi i botës, që përkon me vitin galaktikë 3114 vite para Krishtit deri 21 Dhjetor 2012, baras 5126 vite ose 1 milion e 872 mijë ditë, ka kaluar. Sipas shkencëtarëve viti zero nuk ekziston! Epoka jonë ka filluar 4-5 vite me vonesë. Lavdi Zotit! Shpëtuam…!
Perëndia e ndëshkimit?Thikë me dy presa! Siç thotë fizikanti i madh me famë botërore, shkencëtari nobelist Stephen Hawking, dikujt, atje te “Mbretëria e Qiellit ”, ka filluar t’i soset durimi! Një ditë mund të ndërhyjë. Njeriu po rrezikon Nanë Madhen e tij, Natyrën! E ardhmja në udhëkryq! Të mëdhenjtë mblidhen, bisedojnë, propozojnë dhe ndonjë thërrime sa për të thënë “dhurojnë”, por gati aspak nuk kontribuojnë. Dhjetëra mijëra tonelata bioksid karboni në atmosferë, male e kodra të ç’ pyllëzuara, fusha të shkretuara, lumenj të helmuar, fshatra të braktisura, grumbuj mbetjesh urbane kolosale etj., ja tabloja e zezë e një fundi tragjik…..!
Pas Luftës së Ftohët u duk sikur shpëtuam nga katastrofa e një lufte bërthamore. Por, sipas “Reuters” Presidenti Amerikan Barak Obama u tha delegacioneve të 47 vendeve në Samitin Bërthamor në Uashington se “është koha për veprime të përqendruara globale për të frenuar humbjen e materialeve nukleare…..”.Panorama 14.4.2010 Rreziku më i madh: posedimi i armëve strategjike nga shumë shtete, të cilët, edhe njëri prej tyre, mund ta hedhin njerëzimin nën kthetrat mizore të një zjarri supërgjigand atomik. “Superfuqitë janë të mbrojtura e të siguruara nga armët e tyre bërthamore të shkatërrimit në masë!” Paradoksale dhe fatale! Beteja bërthamore s’do kursej askënd, as edhe ata vetë? Po fëmijët, nipërit dhe stërnipërit ku do t’i çojnë? Mos vallë në Mars?! Të gjithë në një mënyrë apo një tjetër do të jenë pre e saj. Fundi, ç’iu duhet jeta disave kur të gjithë të tjerët të largohen mizorisht nga ajo? Mjafton një bombë nukleare e hedhur në një qytet të madh të një superfuqie dhe …..! O Zot ruaje jetën mbi Tokë. Në gjithë Universin s’ka vend më të mirë se kjo Botë.
Kohë për burra si ky
Njeriu, patrioti, intelektuali...
Një portret i “gdhendur” në tri kohë
Në mjediset ku i shtrin gjymtyrët e veta qyteti i Shkodrës, në veçanti në segmentin rrugor që lidh Parrucën me Pallatin e Ushtarakëve, të tërheq vëmendjen gati çdo ditë, një burrë i veshur shik e që vazhdimisht ngarend. Në fytyrë i printohet në çdo çast një buzëqeshje e këndshme dhe e çiltër. Përshëndetet me dhjetëra njerëz që nguten mëngjeseve, e ndalet me ndonjërin që ka ndonjë nevojë apo që mund të përcjellë ndonjë mesazh të admirueshëm. Turrin e ndal tek Pallati i Ushtarakëve, e në Barin e tij në katin e parë të ndërtesës masive, i kalon dy a tri orë të mira midis shokësh e miqsh, jo vetëm veteranë e pensionistë, por edhe me kategori të tjera që aspirojnë integritet e jetë më të mirë në familjet e veta. Burri i urtë e i mençur, i drejtpërdrejtë dhe qëndrestar, i matur dhe imponues, e ka padyshim një emër të përvetshëm. Quhet Vehbi Fishta. E ky emër për “pjesën e Luanit” të qytetit tonë, është gjerësisht i njohur dhe i respektueshëm si pak emra të tjerë.
Teknokrat i përsosur në Tiranë e novator i talentuar në Shkodër. Vehbi S. Fishta është rrem në degën e madhe të një familjeje qytetare. Lindi në vitin tashmë të largët 1930 në një kohë kur qielli i vendit të tij përshkohej nga vetëtima patriotizmi. U shkollua falë përkujdesit të prindërve derisa formoi staturën e njeriut që zotëron një hambar dijesh. Ishte dëshira e tij të arsimohej në Degën e Inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në pasaportën e identifikimit si teknicien, Vehbi Fishta fitoi “gradën” e inxhinierit teknolog. Nuk iu shmang asnjë përgjegjësie sado e vështirë të ishte kjo e fundit. Në çdo hap të aktivitetit të nëpunësisë që rrok plot katër dekada, tregoi maturi dhe impulsitet. Në Tiranë u veçua si njeri nga ekspertët më të njohur të Industrisë së nxjerrjes e përpunimit të metaleve. Punoi në zyrat e Digasterit Qeverisës, në Kombinatin e Tekstileve, por dhe në Uzinën Mekanike të Gjeologjisë. Si teknokrat pragmatist korri suksese, por me duajt e këtyre të fundit nuk u krenua kurrë.
Në moshën 37 vjeçare kur impulset e impresionet e veta i pati pa kamatë, Vehbi Fishta transferohet si një kuadër me potencë të matshme, nga Tirana në Shkodër. U bë pjesë e atij motivi që përligjte qarkullimin e kuadrove me synim “lubrifikimin” e sektorëve që patën pësuar ndonjë ngërç. U sistemua në punë në krye të herës në Ndërmarrjen e Ndërtimit “Muhamet Gjollesha”, në drejtim të Kantierit që mbulonte dy sektorë jetikë për subjektin, atë të Ofiçinës e atë të Transportit. Në këtë të fundit administrohej dhe logjistika e të gjitha makinerive të ndërmarrjes ndërtuese. Këtu e shfaqi për herë të parë cilësinë e novatorit. Me vënien në punë të dijeve të veta, Vehbi Fishta, prodhoi detale të rëndësishëm që rritën rendimentin në punë dhe që lehtësuan punën e krahut të ndërtuesve. Projektimi dhe ndërtimi i vinçit rrotullues me kapacitet ngritës dhjetë kuintalë, është njëri nga novitetet e Fishtës, i cili renditet si aset promovues për nivelin e teknologjisë së viteve gjashtëmbëdhjetë të shekullit të kaluar. Të këtij kalibri ishin përpjekjet novatore të teknologut Fishta edhe në Kantierin e parë gjigant të Dritës, atë të Vaut të Dejës mbi lumin Drin. Njëmbëdhjetë vjetët e fundit të karrierës inxhinierike e akademike pararendëse të kohës së daljes në pension pleqërie, Vehbi Fishta i kalon midis kolektivit të Uzinës së Kabllove, në këtë gjigand nacional të prodhimit të telave e kabllove të atyre kalibrave që plotësonin nevojat e industrializimit të gjysmës së dytë të shekullit Njëzet në mbarë vendin. Kjo uzinë ishte lider dhe në eksportimin e vëllimshëm të aseteve në tregun rajonal e evropian.
Kontributi në lëmejte e mësimdhënies, një impresion që është “dhuratë” e intelektualëve të shënjuar metropolitanë.
Duke filluar nga viti 1979, Vehbi Fishta sistemohet në administratën e Uzinës së Kabllove në Shkodër. E gjejmë në timonin e drejtimit të sektorëve të rëndësishëm ku profesionalizmi është një akuariel që “preket” me dorë. Ndërkohë, me kohë të pjesshme krijon qeliza të asaj armate që përfshin teknicienët zbatues të projekteve të mëdha të kohës. Jep leksione në shkolla profesionale e teknologjike, por dhe në auditorët e Degës së Inxhinierisë, filial i Universitetit Politeknik të Tiranës. Nuk ndalet në këtë pikë kontributi i akademikut Vehbi Fishta. Përkthen nga literatura e huaj, jo pak por 1500 faqe materiali të shkruar, aq të dobishme për një kohë kur përkthyesit e përmasave të Fishtës numëroheshin me gishtat e njërës dorë në Distriktin e Shkodrës. Përkthimi i vullnetshëm e pakurrfarë shpërblimi, ndikoi në prodhim detajesh për një funksion normal të makinerive integrale të teknologjisë së telëzimit të kabllove elektrikë. Ndihmoi ndërkohë dhe në proceset e lëndëve ftohëse dhe lubrifikuese po aq sa në prodhimin e bobinave prej plastmasi të dimensioneve të ndryshëm. Në arkivin e pasur të këtij gjiganti industrial bëjnë pjesë elektromotorë, gjeneratorë e transformatorë të përshtatur për të realizuar atë që kërkonte mekanizmi i tregjeve. Vehbi Fishta njihet dhe si studiues i mirëfilltë. Ai realizoi procesionin e përmbajtjes së grimcave mikrometrike të fijeve të telave të bakrit, dhe krahas tij në Repartin e Petëzimit, Fishta studioi gazin e çliruar e nivelin e nxehtësisë në zonat më të nxehta të prodhimit të katankës së bakrit me diametër 8 milimetër. Punë që mban “targën” e teknologut Fishta është edhe ajo për zonat e telëzimit me diametër 3 milimetër. Studimi në fjalë ndikoi në përsosjen e dijeve tek punonjësit e Uzinës së Kabllove, me synimin integral për harmonizimin e prodhimit të produkteve e nënprodukteve nga metriale si ai i bakrit, për të cilin krenohet me të drejtë vendi ynë, Shqipëria Zonjë e Madhe.
Pasionant për më shumë dritë e kolor në jetën e Shkodrës e të shkodranëve.
Tre libra në fushën e inxhinierisë nuk janë pak për një intelektual të përmasave të lakmueshme, siç është rasti i mikut tonë, Vehbi Fishta. I pari është manuali “Udhëzues për mekanikë” që doli në qarkullim në Tiranë e shërben si material ndihmës në korpusin universitar. Në se në këtë trajtesë ishte bashkëpunëtor, Fishta shfaqet vetanak në publikimin e vitit 1982 e po në Tiranë, të librit me titull “Ripërtëritja e detaleve të makinave”. Me këtë libër, Fishta afirmohet në botën akademike kombëtare e stampohet në kujtesën e mijëra punonjësve të Uzinave Mekanike të vendit. Për një hapësirë të matshme kohore, Fishta është ekspert që thërritet herëpashere për konsulencën në Dikasterin e Industri-Miniera, e mendimi i tij çmohet si elitar. Ky kontribut cilësohet prej nesh si përpjekje intelektuale për të pasur më shumë dritë e kolor qyteti i Shkodrës, e banorët fisnikë të tij.
Portreti i Vehbi Fishtës nuk mund të jetë i plotë kur nuk ravijëzohet portreti patriotik i tij. Rezulton të jetë pjesëmarrës aktiv si debatikas në Luftën e Dytë Botërore me kontribut të llogaritshëm. Statusi i Veteranit ia garanton këtë angazhim. Në 12 vjetët e fundit evidentohet si nënkryetar i Komitetit të Veteranëve të Qarkut të Shkodrës e i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. Përveçse me kontribut të spikatur familjar në lëmin e patriotizmit, si vëlla e nip dëshmori, Fishta gjurmon jetët e njerëzve që u martirizuan për liri, të drejta njerëzore e qytetare. Hedh në letër mbresa e kujtime. I publikon ato në shtypin e kohës. Në “Kushtrim brezash” veçanërisht. Por edhe në libra të veçantë që qëndrojnë krejt pak në stendat e librarive. Është autor i një seri shkrimesh edhe në revistën “Pavdekësia”. Në librin e nderit të “Kushtrim Brezash” të vitit 2005, Vehbiun e takojmë midis emrave të përveshëm. Dhe ky është një medaljon që i rri në gjoks aq hijshëm mikut e kolegut tonë. Me titullin e lartë e të merituar “Nderi i Organizatës” autori Fishta është nderuar edhe nga kryesia e LANÇ-it të Tiranës e ajo e Organizatës Mbarëkombëtare e Dëshmorëve të Atdheut. “Për Kontribut të shquar në Çlirimin e Atdheut”, është një dekoratë që ia stolis gjoksin e këtij shqiptari të devotshëm, “mademi” të shquar në lagunat e patriotizmit, bashkëshortit model e prindit të përkushtuar, publicistit e kronikanit, e për të mos u zgjatur pafund, e njeriut që toleron, por nuk lëshon.
Ndjekja “non stop” e jetës së veteranëve, dëshmorë e të mbijetuar, e kanë frymëzuar Vehbi Fishtën për të publikuar tre vëllime me refleksione e konsiderata për jetët e stuhishme e kontributet e qenësishme të martirëve e dëshmorëve, shkodranë e jo vetëm. Këto e dhjetëra episode të jetës e veprimtarisë së Vehbi Fishtës që mbeten jashtë kuadratit të kësaj trajtese, e përshfaqin tredimensional këtë individ që i bën nder kombit të vet. Në radhë të parë evidentohet njeriu. Mandej patrioti. Dhe te e mbrëmja intelektuali. Ne bëmë sa mundëm për ta përcjellë mesazhin e një personaliteti të skalitur në tri kohë (puntata). Është në nderin e Presidentit të Republikës të vendosë në gjoksin e shkodranit fisnik, Vehbi Fishta, medaljen “Mjeshtër i Madh”, siç është në nderin e Këshillit Bashkiak të Qytetit të Shkodrës për t’i akorduar për merita të aktrimit patriotik, njerëzor dhe intelektual, qytetarit Vehbi Fishta, titullin e lartë, por plotësisht të merituar “Qytetar Nderi” i Metropolit të Veriut, hisetarë te të cilit jemi dhe ne një Oto e madhe, nënshkrues të këtij shkrimi modest e pa pretendime.
Nga Terezina Marubi, Zoja Voci, Qemal Llazani, Suzana Cepi, Marije Gjoni, Luigj Shala, Esma Ulqinaku e Dashamir Cacaj
Pse m’u kujtua i ndjeri Gaqo Tashko?!
Esse nga Përparim Hysi
Para së gjithash, familjarët dhe të afërmit e të ndjerit Gaqo Tashko të më falin që po lakoj emrin e tij. Për ata që s’e njohin, Gaqo Tashko, është vëllai i sopranos së pavdekshme, Tefta Tashko (Koço) dhe i vëllai i të ndjerit tjetër, “armikut të partisë” Koço Tashko. Që të dy vëllezër, sado që kanë qenë komunistë, kanë qenë njerëz të mirë e të nderuar. Kur Enver Hoxha, përjashtoi nga partia dhe shpalli armik Koço Tashkon, Gaqo Tashko qe Rektor në Institutin Bujqësor të Kamzës. Qe koha që nga organizatat e partisë do propozoheshin dhe delegatët për në Kongresin e partisë. Njëzëri u propozua Gaqoja që qe rektor. Por Gaqo Tashko kish dinjitet dhe qe trim. Sa u propozua,u ngrit, falënderoi për vlerësimin, por ndiqni se çfarë tha:
-Shokë, ju falënderoj, por unë po deklaroj këtu që, veç tjerash, jam i vëllai i Koço Tashkos. Do të thoni: -A më ka ardhur keq për ç’ ndodhi me tim vëlla? Patjetër, që, dhe në mos më ka ardhur keq, një hije dhimbjeje më ka kaluar dhe më rri mbi zëmër!!! Dhe mos kujtoni se ishte pak të deklaroje kështu,kur sytë e Polifemit të ndiqnin në çdo sekondë. A nuk është ky një akt qytetarie që nuk duhet harruar?
***
E bëra gjithë këtë digresion jo pa qëllim. Fjalën e kam tek shkrimtarët, tek të gjithë ata që me veprat e tyre e ngritën në apogje, edhe partinë, edhe Enverin, po dhe socializmin “ngadhënjimtar”. Natyrisht, të jetosh nën trysninë e diktaturës nuk është lehtë. Unë jam 70 vjeç dhe e kam jetuar të gjithë përudhën e “ndritur” dhe kurrë nuk shkrova qoftë dhe një rresht as për partinë dhe as për Enverin. Por, pse nuk shkrova unë, Shqipëria dhe letërsia shqiptare s’është s’e ndjeu ndonjë boshllëk. Si unë ka me dhjetëra që në atë periudhë nuk shkruan. Sado që nuk kam shkruar, them se kam qenë një lexues pasionant dhe kjo ka ndodhur për dy arsye: së pari,se qeshë mësues letërsie dhe,së dyti,letërsia ka qenë dhe është pasioni im.
Si lexues,kam të drejtën morale të them, se aty, prag viteve ‘60-të, letërsia shqiptare, sikur pësoi një hop. Hop cilësor. Mbaj mend mirë debatin (të vjetër,të rinj (konservatorja me novatoren) dhe,në se flasim për Letërsi të vërtetë,ne u detyrohemi të rinjve të atëhershëm: Kadare, Agolli, F. Arapi, A. Shehu dhe ca më vonë vargu pasohet me Xh. Spahinë, London, Rreshpjen e të tjerë. Nodhi hop në prozë e poezi,por pa iu shmangur atij “boshtit ideologjik” (boshti i së keqes, ky).
Sikur letërsia po merrte një frymë të re dhe, poezia,nga ajo tradicionale (vetëm me rimë të rregullt), në një poezi disi moderne.
Natyrisht, të gjithë këta që përmenda, duke i shërbyer partisë (ndërgjegjësonin masat) dhe u shpërblyen dhe me stimuj të asaj kohe. Çmimet që, shpesh, shoqëroheshin për kohën dhe materialisht. Mbaj mend, që Fatmir Gjata për “Kënetën” mori 70 mijë lekë që për kohën nuk qe pak. Të gjithë thonë se ashtu qe koha. Dhe unë as nuk prisja që, qoftë dhe ndonjëri nga këta,por dhe kushdo tjetër,që të ngriheshin dhe të bënin opozicion me vijën e partisë. Jo Polifemi (në të vërtetë nuk kish një sy, por dhjetëra të tillë) dhe,po të shkelej në kallo, kishte çmim të “kripur”: të merrte kokën. S’e kishte për gjë fare,degdisjen me kuç e maç në firifistun dhe shpata e “Shpatit” qe tamam si ajo e “Shpatares së verbër” që vriste majtas e djathtas. Njerëzit shikonin,por kafshonin gjuhën. Shkrimtarët të zezës i thoshin e bardhë dhe thurnin për diktatorin vepra:në prozë e poezi.
Po vallë, en bloc, kështu qenë. Për fat të mirë,kishte dhe trima. Poeti i bukur dhe më i guximshëm në gjithë epokën e “ndritur” quhet Trifon Xhagjika. Sado ushtarak por ky poet i bukur lëshoi thirrjen:-Atdhe,të shoh lakuriq! Polifemi e pushkatoi. Asnjë nuk u bë i gjallë dhe të thoshte:-Ndal, dorën vrastare!
Dhe unë që e njoh mirë atë trysni të rëndë, as kërkoj nga askush prej tyre që ta bënte këtë thirrje. Se, dhe sikur të bëhej burrë, përsëri dhe ai do ta paguante me kokë. Dhe koka është e dhimbshme. U pushkatua edhe Koprencka, edhe Lesho, edhe Kokomani. Përsëri, në unison: “film pa zë!”. Dhe unë pyes:- Ku ishe ti, Adam! Mjerisht, ju, Adamër, heshtët. Qetë si dele. Dhe aq. Po kur duhet të flisnit, ju qe prerë goja. Dhe, ndërsa ata i griu gijotina, ju kënaqeshit nën komfortin e partisë, merrnit çmime, dekorata, pozonit, sikur ç’ kish ndodhur, qe, jo para sysh, po tutje: para Krishtit!
***
Më vonë kur ju qetë bërë goxha buçko, kur si në atë atmosferën groteske: ha-ha krushqit, ha-ha dhe nusja, harxhuat kile të tëra me bojë kundër religjionit: të gjithë besimeve. Kemi partinë, kemi Enverin (apo nuk i kish dhënë nëna bukë me dhallë?) dhe nuk latë gjë pa sharë, en bloc, për fenë. Kur bie rrufeja, zakonisht godit Lisin më të madh. Lisi më i madh i feve, por dhe i Letrave Shqip, qe At Gjergj Fishta: Çfarë nuk u tha për këtë “tradhtar” që, pse qe i tillë, ky, Fishta, është, veç tjerash, B A B A I i A L F A B E T I T S H Q I P. Nuk doli që i dhunuan varrin, por faqe e faqe të tëra anti Fishtë, ky “akademik” i kohës së Duçes. Dhe të gjitha i bëtë,s e i shërbenit regjimit. Dhe regjimi u shpërbleu: me shtëpi, me vizita jashtë shtetit dhe deri përkthime. Nuk latë çmim pa marrë:në prozë e poezi. Natyrisht, më honori në gjithë listën ka qenë Kadare, pastaj Agolli. Për të tjerët,kush më shumë e kush më pak. Por të një stani qetë. Kur dilte dikush nga “vatha”, shpatarja godiste. Por dhe këtu,dinte dhe e mbante dorën. Poetin Agim Shehu që vetëm “Baladën e Selam Musait” të kish shkruar,që të qe e mjaft,e”shpërblyen” duke e dërguar të shkrinte çelik si fonditor në”metalurgjik” Aksidentalisht,i shpëtoi burgut. Xhevahir Spahiun në minierë,Kadarenë në Myzeqe, por dhe atje, Kadareja, sikur vinte me një”status” tjetër. Shkonte e vinte me makinën e kryetarit të kooperativës, qoftë në Fier apo qoftë dhe në Tiranë. Edhe kur”tradhtoi Kadareja”, vepra e tij bëhej siç qe bërë në të gjitha kategoritë e shkollave. Ndodhën dhe çfarë ndodhën, gojën e mbajtët mbyllur. E humbët të drejtën morale për të folur. Dua të përmend dhe një “fatkeq”tjetër që kudo e zinte “era”. I ndjeri dhe i bukuri poet, Vehbi Skënderi. Aq u “mësua” me këto privime (Vehbiu ka qenë i qashtër si një fëmijë), sa një ditë i thotë së ëmës:-Moj nënë,po mos e kam fajin vet?! Dhe më thoni çfarë stimuli ka marrë Vehbi Skënderi?!!!
***
Kur duhet të flisnit, heshtët. Flisni tani kur duhet të heshtnit. Kur erdhi demokracia, en bloc,u përpoqët të merrnit stafetën e demokratit, sikur ato që kishit thënë dje, kishin qenë me kuptim tjetër. P.sh, iks vepër ma hodhën në karton. Nuk ka gjë që atij, tjetrit, i iku koka. Dhe pikërisht, tani zini e jepni intervista dhe tregoni se’ ç’ kini hequr në atë regjim”.Bile dhe komunist me zor iu bën!!! Kadare ka bërë një pangjirik dhimbse (ka penë të fortë. E kush si ai?!) për poetët martirë Genc Leka e Vilson Blloshmi, por, kur duhej, nuk foli. Kësaj i thonë:-Vdis,pa të dua. Jo nuk është në nderin e tij. Ka një sentencë të Pasionares (asaj komunistes spanjolle) që meriton të thuhet: -Qaje si femër,atë që nuk ke ditur ta mbrosh si burrë!
Po a ka pasur burra në atë regjim? Sado, pak me rezerva, por ka pasur. A nuk është burrëri që të dorëzosh librezën e shkrimtarit e të dalësh vullnetarisht nga Lidhja,siç ka bërë,i ndjeri Miliano Stefa? Pse a nuk e dinte ai seç e priste? Më tej, pa më gjeni gjëkund që të ketë shkruar poezi për partinë e Enverin,Liriku i madh, Lasgush Poradeci. Lasgushi -më falni për shprehjen,- u ktheu bythën dhe partisë dhe Enverit. E kaloi jetën në përkoje, por me dinjitet madhor si asnjë tjetër. Por Shqipëria dhe “rrethi i Konxhes” është vendi i çudirave. Ka një “ Promemorie” drejtuar Enver Hoxhës nga Kasëm Trebeshina, por kundërshtarët e mohojnë deri në mosekzistencë. Kuakisin në kor: -nuk ka promemorie! Nuk është e mundur, sikur të ketë ndodhur para Krishtit. Çfarë stimuli i dhanë Princit të Lirikës Shqiptare që quhet Frederik Rreshpja? As në varrim nuk shkoi qoftë dhe një nga ministria e kulturës. Dhe mos vazhdoi dhe me të tjerë.
***
Mirë dje, se i shërbyet regjimit, por pse qoftë dhe njëri nga ju, nuk kundërshtoi apo të refuzoi dekoratat apo stimujt që jepen apo që morët në vitet e demokracisë.
Ju që ngritët në apogje Enverin e partinë, ju jini edhe “Mjeshtër i madh i punës”, “Nderi i kombit” dhe, kur vjen koha për ata që u nëpërkëmbën, përsëri, në hije.
Kur them kështu,nuk flas me apriori. Jo më vonë, por në kohën kur president qe A. Moisiu, ky nuk firmosi që Dhimitër Pasko të shpallej nderi i kombit. Se Paskoja nuk qe komunist; se Paskoja bëri burg (thau kënetën, për, të cilën u shpërblye Fatmir Gjata!); se Paskoja jo vetëm është një nga përkthyesit më në zë, por dhe prozatori më i madh dhe mbi të gjithë, i Letrave Shqipe. Vjet e dekretoi Presidenti Topi. Dhe një shembull tjetër. Profesor Isuf Luzaj. Jo vetëm Atdhetar i madh,por profesor në Buenos Aioers dhe në universitetet amerikane, i arratisur politik, autor i sa i sa veprave (të lëna në terr nga regjimi), ende nuk është vlerësuar,por duhet të shkulte mushkëritë, Zonja e Nderuar, Vilhelme Vranari-Haxhiraj, të bëhej ajo nismëtare e një plebishiti krijuesish, për të bindur presidencën për vlerësim. Ende vuajmë nga mendësitë e së kaluarës. Po para pak kohësh,një tjetër “plebishit krijuesish” për të vlerësuar një Diturak dhe një Uratk, poet dhe përkthyes si Vangjush Ziko,sikur ky, Zikoja, tani mbi 81-vjeç të qe një eskimez që e gjetën mbi akull. A kështu vlerësohen krijuesit. Janë me dhjetëra shkrimtarët e poetët,jashtë Shqipërisë,që kanë pasuruar me veprat e tyre,në prozë e poezi,por nuk është inkurajuar qoftë dhe njëri prej tyre,se ata që merren me këto “indikacione”, kanë gjetur rrugën më të shkurtër: janë ende ata. Veç tyre,janë shkrimtarët politikanë. Pra, ata dje dhe ata sot. Mishi babai, kockat këlyshi. Dhe nuk ka më makabre ( më tepër është faqe e zezë) kur në një të përditshme jepesh me shkronja korsive një lajm thagmë apo si mandatë: ja kush do të shkruaj biografinë e Kadaresë dhe Agollit pas vdekjes...dhe citohen emra. Askush nuk mendon as për vdekjen e Kadaresë dhe as për atë të Agollit apo Trebeshinës (siç citohet). Ne i duamë ata,por pa u veshur atë petkun”hyjnor”. Veç që të jenë më të bukur e më të dashur,duhet të tregoheshin pak më qytetarë. Të paktën,të refuzonin dekoratat e sotme. Por këtë nuk e bën dot. Komunisti Gaqo Tashko e bëri. Dhe i ndjeri, Miliano Stefa, e bëri. Ka dhe të tjerë, por dhe unë që po dalë me këtë esse, nuk jam i vetëm. Jam i sigurt, se dikush tjetër do shkruaj. Siç jam i sigurt, që dhe “shigjeta sulmi” do vërviten drejt meje. Po jam i hapur. Pres me kuraja dhe, ndoshta, mund të vazhdoj me një tjetër.
Nga Përparim Hysi,
perparimh@gmail.com
ASHT BURRNIA E BESA E T’ PARËVE
Ne Kosove ne kete vend te lashte
Shkije e shqiptar jetojshin bashke
Per bajram edhe per Pashke
Njati tjetrin e urojshin
Si kojshi mjaft mire shkojshin
Ky Jovani me Selimin
Toke e shpi ngjitun i kishin
Por u ndez lufta ne cdo ane
Diktatoret u cuen ne kambe
Karaxhici me Sllobadanin
Forte po dojne me e djege Ballkanin
Vrane e prene edhe dogjen
Ne varreze e kthyen Kosoven
Fmi e gra e pleq te moshuem
Gjahu I tyre i preferuem
Dhe nje dite ne pike te dimrit
Vine me I djege shpine e Selimit
Me I vra ropt me i qite fare
Vec se ishte ky race shqiptare
C’prej Ilirve ne lashtesi
Ky jetonte ne Dardani
Kur po e merr lajmin Jovani
Po del vrap ky si luani
Ndal I thote gaspodorit
Mos ja prek shpine shqiptarit
Tash sa shekuj jetojme bashke
N’paqe festojme Bajram e Pashke
M’ka dhane buken kur s’kam pase
Ja kam marre darken ne zjarr
Percjell bashke t’dekunit ne varr
Si ruej grue as si ruej moter
Kem gatue buke ne nji voter
E kam mik e kam kumar
Ashte fisnik si burre shqiptar
Pa vonue si zog trimit
Me gjithe rob ne ship t’Selimit
Hin Jovani me ndale zjarrin
O me deke bashke me shqiptarin
Oficeri burre zakonit
Stoj i thote ai batalionit
Se permbi urdhenat qeverise
Asht morali i njerzise
Permbi grada e detyra
Ashte burrnia edhe ftyra
Nis Selimi flet ngadale
Ty Jovan t’i them dy fjale
Ti e pac faqen e bardhe
Qe ne shpi time sot ke ardhe
Ke nderue vetin e ne
Se nji dite shqiptare e shkije
Do te jetojme bashke ne kete dhe
Tu e shtri doren e miqsise
Se ky ashte fati i historise
Ashte burrnia e besa e t’pareve
Qe mesu e kemi prej shqiptarve
Keshtu u mbyll kjo histori
S’u damtue as rob as ship
Vec ne saj te nje burrnije
Qe edhe serbeve ju ka hije
Nga Zef Mila,
New York,
shkurt 2012
Kur njeriu flen dhe mendon se e jeton jetën
Nga Lekë Imeraj
Normalisht, 8 Marsi, është dita ndërnacionale e gruas. Dita kur gratë, të bashkuara, pa dallim race, moshe, bindjesh politike dhe fetare, protestojnë fuqishëm për të drejtat dhe liritë e tyre. Gratë shqiptare nuk bashkohen, nuk protestojnë por, harrojnë se kush janë dhe bëjnë sikur festojnë. Duket sikur janë gratë më të lumtura të botës. Duket sikur çdo kujdes i dikujt për ti ndihmuar ato që të çlirohen nga dhuna dhe padrejtësitë mashkullore dhe politike, është i tepërt. Ndoshta kështu ju pëlqen. Në vend që ta jetojnë jetën, e flenë atë dhe zgjohen njëherë në vit dhe e shikojnë veten e tyre aty ku e kanë lënë para një viti. Shumë prej tyre, edhe më keq. Gjithkush meriton aq liri, sa ëndërron. Të gjithë njerëzit linden të lirë, edhe gratë. Por shumë prej tyre, nga që nuk bëjnë dot asgjë për të qenë të lirë, pranojnë të jetojnë në zinxhirë. Kështu edhe gruaja shqiptare.
Në çdo qytet që të shkosh, rrugët i shikon plot me njerëz dhe kafenetë plot me klientë të përditshëm. Në librari shikon ndonjë nevojtar që mundohet të bëjë një fotokopje të ndonjë dokumenti të falsifikuar apo dhe origjinal por, shumë rrallë, për të mos thëne asnjëherë, që të interesohet për të blerë një libër. Në bibliotekë, nuk gabon të shkojë kush. Thuhet se:-Leximi e dëmton injorancën. Me mirë që njerëzit rrinë ashtu siç janë. Nëse do të hapin sytë, nëpërmjet leximit, dhe të shikojnë se ku janë katandisur, rrezik të vrasin veten.
Sipas tyre të gjithë e jetojnë jetën. Edhe fëmijët që braktisin shkollën dhe vdesin nën rrënojat e godinave të vjetra të kohës së komunizmit për të siguruar një copë metal që ta kthejnë në një copë bukë thatë, edhe prindërit e tyre, edhe gratë që festojnë 8 Marsin, edhe klientët e kafeneve. Edhe të ngujuarit prej vitesh në kulla, edhe ata që vite me radhë e blejnë bukën me listë, mendojnë se e jetojnë jetën. Edhe ata intelektualë, të cilët dikur janë menduar aksi i diturisë dhe patriotizmit por që tani janë kthyer në spektatorë të së keqes, mendojnë se e jetojnë jetën. Të gjithë mendojnë se e jetojnë jetën.
Është e vështirë të thuhet se çfarë mendojnë këta njerëz, në mëngjes kur ngrihen nga shtrati!?
Një gjë është e sigurte që, të tillë nuk bëjnë pjesë në grupin e atyre që e mendojnë jetën të papërsëritshme, gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë për njeriun. Sigurisht që nuk mendojnë se, sot, një ditë e re, një arritje e re. Sigurisht që në darkë para se ti zërë gjumi nuk kanë menduar aspak për rrugën që do të marrin të nesërmen pasi të ngrihen nga shtrati. As që ju shkon mendja që ta falënderojnë ditën e re. Nuk kanë përse. Nuk presin asgjë prej saj. Nuk kanë ndërmend që të falënderojnë as atë që i krijoi. Përse ta falënderojnë!? Se krijoi një njeri të dështuar, i cili vetëm e flenë jetën!? Nuk falënderojnë as vetveten. Përse ta falënderojnë!? Ata janë vetëm dështakë.
Ashtu siç e fillon ditën, ashtu do të përfundojë ajo, ashtu siç e vlerëson atë, ashtu do të të shpërblejë ajo.
Ne nuk flemë vetëm netët. Ne flemë edhe ditët. Ne nuk flemë vetëm errësirën por edhe dritën. Edhe kur fizikisht e braktisim shtratin, shpirtërisht flemë. Dhe kjo ndodhë kur ne ngrihemi dhe nuk vëmë re asgjë se çfarë po ndodhë rreth nesh. Kur çdo realitet na bëhet normalitet. Kur në asnjë rast dhe për asnjë ngjarje apo problem nuk reagojmë. Ne flemë kur, në çdo rast dhimbjesh tek të tjerët kthejmë kokën mënjanë. Ne flemë kur nuk reagojmë para terrorit, mashtrimeve klasike dhe gënjeshtrave të përhershme të politikanëve tanë. Ne flemë kur jeta na thërret dhe na thotë:-Unë jam dita e re. Unë jam për ty dhe po të jepem ty. Unë jam letër e pashkruar dhe po pres që ti të shkruash historinë tënde aty, të pikturosh portretin tënd. Jam instrumenti i yt dhe pres të dëgjoj melodinë që ti do të luash me mua. Unë jam zëri që do të jap ty dhe pres të dëgjoi këngën tënde. Po të lutem, bëj diçka të bukur për mua, nga ato që ti din të bësh! Vetëm sot duhet ti bësh ti të gjitha këto. Unë jam vetëm sot. Nesër nuk i dihet!
Për këtë thirrje të jetës, ne kemi bllokuar shqisat tona. Nuk e ndjejmë, nuk e dëgjojmë, nuk e shikojmë. Ditët dhe vitet ikin. Ne presim. Presim qielloren. Presim pa e ditur se çfarë dhe sigurisht atë që nuk do të vijë kurrë. Ne presim që mashtrimet dhe gënjeshtrat e politikanëve të papërgjegjshëm të jene me te tilla, por te bëhen realitet. Duke pritur nuk vjen asgjë. Duke pritur humbasim atë që njeriu normal e mendon gjënë më të shtrenjtë dhe që e quan jetë. Ne jetojmë me frikë dhe shpresë. Deri sa frika e mbytë shpresën dhe ne kthehemi në njerëz të dështuar, në përbindësha. Përse e gjithë kjo!?
Sepse njerëzit nuk po guxojnë të hapin sytë dhe të nisen. Sepse ne, të prejardhurit nga komunizmi, po i mësojmë keq dhe shumë keq pasardhësit tonë. Po ju mësojmë atë që ne na mësuan të tjerët por që nuk shkon më sot. Ne nuk kishim nevojë të mendonim as se ku do të shkonim dhe as se çfarë do të bënim atje ku do të shkonim. Na duhej vetëm të hidhnim hapin pas tingujve të bandës.
Në kohën e diktaturës klasike, jeta ishte komandë. Komandë nga lart. Flinim me urdhër, zgjoheshim me urdhër, ëndërronim me urdhër dhe gjithçka ishte vetëm urdhër. Këtë stil dhe metodë të jetuari po u mësojmë ne pasardhësve tonë të sotshëm. Edhe shumë faj nuk kemi. Dhe ja përse:-Lumpenkomunistët e mbetur në pushtet po vazhdojnë të premtojnë, mashtrojnë, sillen dhe veprojnë tamam si paraardhësit e tyre, komunistët klasikë. Në fakt të atillë janë. Ne na duket sikur ka ndryshuar sistemi tek ne. Po gabohemi. Sistemi komunist tek ne ndryshoi vetëm fasadën. Ne menduam se, heqja e Marksit nga qarkullimi dhe lënia e komunistëve në qeverisjen e vendit ishte përmbysje e komunizmit. Sa gabim!! Dhe ja rezultati, një popull që e flenë jetën e vet. Ky është qëllimi i lumpenkomunistëve të sotshëm, opiumizimi i popullit. Degjenerimi i personalitetit të njeriut, duke e kthyer atë nga njeri aktiv dhe vetëvendosësh në një qenie të gjallë pasive, është siguria më e madhe e jetëgjatësisë së politikanëve të papërgjegjshëm në pushtet. Kjo po ndodhë tek ne. Dhe ne vazhdojmë të flemë. Duke menduar se jemi të lirë. Liria e sotshme tek ne nuk është aspak më shumë liri se ajo e kohës së diktaturës komuniste. Të jesh i lirë do të thotë:-Të guxosh të mendosh atë që ndjenë dhe ta shprehësh atë që mendon.
Askush nuk guxonte ta bënte këtë në kohën e diktaturës. Edhe sot kështu është. Ata që guxojnë të kundërshtojnë regjimin totalitar të sotshëm rrezikohen seriozisht. Nëse je në marrëdhënie pune, minimumi humbë vendin e punës. Nuk ka asgjë për tu çuditur, nëse rrezikon edhe jetën. Në kohën e diktaturës, që të bëheshe dikush, duhej të ishe i dikujt ose, të paktën fanatik i partisë shtet. Edhe sot kështu është. Absolutisht e njëjta gjë.
Dhe ne heshtim. Intelektualët, ata që ne dikur i kemi menduar lavdia e kombit, heshtin. Shumë prej tyre, ose mbyllin sytë dhe veshët para çdo realiteti, sado i hidhur dhe barbar, ose thjeshtë tregojnë përralla për të kaluarën, pa guxuar që të vënë gishtin mbi plagët e të sotshmes. Gabim! Shumë gabim po bëjmë. Krim, ndaj vetvetes, pasardhësve tonë dhe nacionalitetit.
Truri i njeriut, në anatomi, mendohet organi i të menduarit. Pra është organ dhe si çdo organ tjetër mund të trajnohet. Pavarësisht nga programimet e tij gjenetike apo biologjike, nëse trajnohet, zhvillohet, në të kundërt, jo vetëm që nuk zhvillohet por humbet edhe cilësitë e programuara. Diku aty janë, nder të tjera, tri sisteme që kontrollojnë veprimtarinë jetësore të njeriut në marrëdhënie me mjedisin ku ai jeton. Sistemi nxitës, frenues dhe qe bene ekuilibrimin. Nëse njëri nga këto nuk funksionon, veprimtaria jetësore e njeriut dëmtohet dhe del jashtë kontrollit. Pavarësisht nga mënyra e programimit të tyre, ato, janë të mundshme për tu trajnuar nga vetë personi.
Nëse sistemi nxitës, detyra e të cilit është që ta nxisë personin sa më shumë për aktivitete jetësore, flenë për ditë apo dhe vite me radhë, ai i humbet vetitë nxitëse. Pushtetin e merr sistemi frenues. Dhe nëse ai bëhet i gjithëpushtetshëm, personi do ta ketë shumë të vështirë, nëse do të mendojë ndonjë ditë, të çlirohet prej tij. Krahas këtij sistemi, në trurin e njeriut zhvillohet, në mënyrë të pa ndjerë dhe të pa vetëdijshme, një mekanizëm bllokues. Ky është produkt i frikës së vazhdueshme që përjeton njeriu. Sa më e madhe që të jetë frika dhe sa më e gjatë koha e të përjetuarit të saj, aq më i pushtetshëm bëhet bllokuesi. Shumë kush nga ne ka parë ariun e cirkut në biçikletë. Dhe megjithatë ka shumë femra dhe meshkuj që nuk dinë ta përdorin. Biçikleta zakonisht mësohet në fëmijëri. Atëherë kur sistemi nxitës nuk është i bllokuar nga ai frenues. Sa më i vjetër në moshë që të jetë njeriu, aq më të vështirë e ka që ta mësojë biçikletën, të paktën aq sa ariu i cirkut. Teorikisht mendohet se, për të marrë patentën e makinës, njeriut i duhen aq orë praktikë sa vjet ka. Një 18 vjeçar i duhen 18 orë, ndërsa një 50 vjeçar i duhen 50 orë. Është me vend fjala e urtë se:-Atë që nuk e mëson Ndreçka, nuk e mëson më Ndreko.
Një njeri që ka marrë patentën e drejtimit të automjetit por që, për disa vjet nuk e përdorë makinën, dikur do ti duhet ta përsërisë praktikën pasi i ka humbur aftësitë e fituara. Sistemi i frenimit e ka bllokuar atë të nxitjes.
Nëse dikush, për vite me radhë nuk ka guxuar që, të thotë “Jo“ kur i është dashur të thotë “Jo“ dhe “Po“, kur i është dashur të thotë “Po“ do ta ketë shumë të vështirë që ta bëjë këtë dikur. Atë që do të mësosh kur je Ndreçka do të zbatosh kur të bëhesh Ndreko.
Jeta është inteligjencë dhe sa më e zhvilluar që të jetë inteligjenca e një nacionaliteti, aq më i emancipuar, i lavdishëm dhe i suksesshëm është ai. Inteligjenca mësohet dhe trajnohet. Qeveritë e mirëfillta demokratike, të shtetit të së drejtës, si prioritet të veprimtarisë së tyre, kanë zhvillimin e inteligjencës nacionale. E kundërta ndodhë me qeveritë totalitare, komuniste dhe lumpenkomuniste. Ato mundohen për ta vyshk sa më shumë që të jetë e mundur inteligjencën e popullit. Një popull me inteligjencë të vyshkur e flenë jetën. Njeriu inteligjent është gjithmonë rreziku aktual i totalitarizmit. Politikanët e dinë këtë, prandaj ata mundohen që popullin ta kthejnë në spektator. Në mos në spektator stadiumesh, në spektator ekranesh. Qindra dhe mijëra nga ne po e sosim jetën duke parë në ekranet e televizorëve “lojërat“, komeditë dhe tragjeditë e politikanëve tanë, lumpenkomunistë. Nuk bëjmë asgjë më tepër. Vetëm shikojmë. Harrojmë se vetëm duke parë, ne kemi humbur kontaktin me jetën. Pra, ne e flemë jetën. Ne shikojmë vetëm jetën e të tjerëve. E jona është vetëm ajo e spektatorit.
ZHVILLOHEN ZGJEDHEJT NEI SHOQATËN “DUKAGJINI” NE SHBA
Me datën 4 mars 2012, ne Miçigan është bere mbledhja e përgjithshme e anëtarësisë se Shoqatës “Dukagjini” për te bere zgjedhjen e strukturës drejtuese te saj.
Anëtarësia e Shoqatës zgjodhi ne detyrën e kryetarit, Nikolin Shyti; ne detyrën e N/kryetarit, biznesmenin Ndue Ftoni; ne detyrën e Sekretarit, Luigj Strebyçi dhe anëtarë kryesie Gjovalin Gjelaj, Shkëlqim Suka, Viktor Rranxa, Pëllumb Kulla, Mark Shllaku si dhe Ben Sokoli. Po në këtë ditë u nderuan me titullin “Kryetar Nderi ” të shoqatës “Dukagjini” poeti Ndrekë Guri dhe mësuesi ne pension Prekë Sokoli. Kjo shoqatë është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë bashkëkombësit tanë kudo që ndodhen, sepse është simboli i ruajtjes, mbrojtjes dhe trashëgimit të vlerave kulturore të vendit tonë tek brezat e ardhshëm. Është një shoqatë vëllazërore, një bashkim i bijve dhe bijave të Dukagjinit, që ndodhën në Amerikë, që punojnë dhe sakrifikojnë për të kontribuar për të ardhmen e atdheut të tyre dhe vendlindjes se tyre, Dukagjinit.
Njerëz të tillë na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi shqiptar dhe bijë të Dukagjinit, edhe pse janë larg atdheut të tyre, mendja dhe zemra jeton akoma në malet e larta, në ujërat e kristalta, në lëndinat përrallore të Dukagjinit madhështor.
I urojmë punë sa më të mbarë Nikolinit, që edhe ky sikurse paraardhësit e tij të kontribuojë dhe të japë maksimumin e tij në progresin dhe evoluimin e shoqatës dhe të atdheut të tij.
Shpresojmë që edhe brezat e ardhshëm që po rriten larg vendlindjes së prindërve dhe të gjyshërve, të mos harrojnë rrënjët e vjetra, të mos harrojnë se kudo që të shkojnë pavarësisht kushteve që mund të jetojnë, janë bijë dhe bija të Shqipërisë.
Nga Drita L. Shyti
Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni