part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

“DUKAGJINI” - 100

Që nga dhjetori i vitit 2003 filloj rrugëtimin drejt lexuesit te saj, veçanërisht atyre dukagjinas, por edhe shumë e shumë të tjerëve, rregullisht në mënyrë periodike, gazeta “Dukagjini”, organ i shoqatës “Atdhetare Dukagjini”. Sot arriti në numrin 100. Kjo gazetë filloj dhe vazhdon të jetë një dritare për të parë më tej drejt së ardhmes, por edhe një dritare nga mund të shikohet në brendësi të Dukagjinit dhe dukagjinasve, në shpirtin tonë, në historinë e kulturën tonë, në ndjenjat tona, në besimin tonë të palëkundur mbi 2000 vjeçare, në kulturën materiale dhe shpirtërore, pasuritë natyrore, por dhe u propozuan ide për zhvillimin e krahinës, integrimin në vendbanimet e reja të bashkëfshatarëve tonë që zbritën në zona fushore, qytete apo edhe jashtë vendit. Në faqet e kësaj gazete janë bërë përpjekje të rëndësishme për të qëndruar larg urrejtjes, hakmarrjes e gjakmarrjes, konflikteve, ambicies negative, inateve, e te tjera.
Kjo gazetë e ndërtuar tërësisht mbi punën e vullnetshme, pa shpërblim, me shpirtin krijues dhe këmbëngulës të intelektualëve dukagjinas dhe mjaftë më gjerë, atyre që mbajnë mend dhe interpretojnë me dashuri doket dhe zakonet e zonës tonë shumë të pasur dhe te bukura. Mjaftë shpejt kjo gazetë u bë një tribunë e këndshme dhe pati e ka vend për të gjithë ata që mendojnë për të mirën e zonës, për të mirën e vendit, për të ardhmen.
Në faqet e gazetës “Dukagjini” u pasqyruan të dhënë, probleme, portrete, intervista, publikime nga më të ndryshme, me shumë brumë, me shumë dashamirësi, me shumë perspektivë për të ardhmen. Kjo gazetë ka bërë më të mirën e mundshme për të bashkuar mendimin e bashkëfshatarëve tonë, por edhe të autorëve të ndryshëm jo dukagjinas, përfshi edhe diversitetin e mendimeve, pa u ndikuar nga pikëpamjet politike, racore, fetare e te tjera, por që synohet për të mirën e kësaj krahine me shumë vlera, të shumë vuajtur, por të pa përkulur. Kjo ka qenë shtylla kryesore që ka bërë të mundur vazhdimin e daljes dhe jetëgjatësinë e kësaj gazete, dhe qëndrueshmërinë e saj.
Me respekt kujtojmë sot ditën kur doli numri i parë i kësaj gazete. Atëherë nuk munguan as lotët e gëzimit, nuk munguan as edhe urimet midis redaktoreve të parë, nuk munguan edhe përshtypje të intelektualëve dukagjinas dhe dashamirësve të Dukagjinit. Gazeta “Dukagjini” fluturoj dhe u ngjit në male, atje ku kanë shqipet folenë, dhe nga atje fluturoi kudo ku zogjtë e shqipes jetojnë, për t’u sjellë një copë diell nga vendlindja, një copë dhè nga dheu i të parëve, fluturoi dhe shkoj jashtë shtetit, në Itali, Belgjikë, Greqi, Amerikë, Angli e te tjera.
Kjo gazetë erdhi si domosdoshmëri e kohës në të cilën jetojmë kur krahina e Dukagjinit, si në të gjithë Shqipërinë, po shpopullohej me vrull për shkak të emigrimeve të brendshme apo të jashtme. Shumë të rinj dukagjinas lanë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë, për më shumë kulturë, për më shumë mirëqenie. Ata u shpërndanë si zogjtë në fluturim, shumica pa e ditur se ku do të shkojnë, ku do të kalojnë ditën apo natën, pa ditur se çfarë ka atje e te tjera. Jo vetëm ata që u shpërndanë nëpër botë, por edhe këtu brenda vendit, zbritën në zonat fushore, u ngulën në qytete, filluan jetën e re me shumë vështirësi, por me guxim u përshtatën e po përshtaten në mënyrë dinamike, po ecin mjaftë shpejt për të arritur të përparuarit dhe sukseset janë dhe duken mjaft qartë e do të duken edhe më shumë në të ardhmen.
Duke lënë vatrën ku u lindën djalë mbas djalit, shtëpinë, rrethin shoqëror e duke u vendosur në një mjedis të ri, pa tjetër që marrëdhëniet e ndërsjella do të ndikojnë e kjo do të sjell edhe venitje të historisë dhe kulturës të vendit amë nga vinë.
Çdo njeri, familje apo popull ka një histori që është e tija, e kjo duhet njohur, duhet njohur gjeneza, bëmat e të parëve të mira apo jo të mira qofshin ato, sepse njohja e së kaluarës është domosdoshmëri për të ardhmen e çdokujt.
Janë këto dhe të tjera, që sollen në fushë të mejdanit Shoqatën “Atdhetare Dukagjini” dhe gazetën e saj “Dukagjini”. Gazeta “Dukagjini” bëri shumë përpjekje që të ruaj të gjitha këto vlera dhe tu qëndrojë afër këtyre bashkëkrahinarëve kudo që ndodheshin.
Një punë mjaftë të madhe ka bërë Shoqata dhe gazeta “Dukagjini” për edukimin e tolerancës, bashkëpunimit, mirëkuptimit e integrimit të komunitetit dukagjinas kudo që u vendosën, ruajtjen e vlerave më të mira të trashëguara në shekuj, por edhe për mënjanimin e atyre vlerave të trashëguara që bëheshin pengesë për përparimin e vendit dhe jetës.
Në 100 numrat e kësaj gazetë ka vënë firmat e tyre 280 autor, shumë prej të cilëve me shumë shkrime. Kjo është një pasuri shumë e madhe për historinë e kulturën e kësaj gazete, por edhe për vetë autorët, për krahinën, për gazetarinë në tërësi. Nëpërmes shkrimeve të këtyre autorëve, edhe ne dukagjinasit, kemi marrë shumë, shumë informacione, të dhëna shumë të vlefshme për të kaluarën, për të sotmen, por pse jo edhe për të ardhmen, për integrimin dhe zhvillimin e zonës dhe banorëve dukagjinas kudo që punojnë dhe jetojnë. Në pamundësi për ti përmendë të gjithë, këtë armatë jo të vogël duhet ta falënderojmë me shumë respekt për punën e tyre dashamirëse, vullnetare dhe shumë të vlefshme. Natyrisht, jemi të bindur se këta nuk e kanë mbyllur veprimtarinë e tyre publikuese, ashtu siç do ti shtohen edhe të tjerë, veçanërisht të rinj e të reja, intelektual dukagjinas dhe jo dukagjinas.
Do të ishte e pamundur jetesa e kësaj gazete po të mos ishte shpirti dashamirës, bujaria, dhe gatishmëria e dukagjinasve, por edhe jo dukagjinasve për të përballuar shpenzimet. Janë gjendur pranë shoqatës dhe gazetës 53 persona të cilët nga të ardhurat e tyre mundësuan botimin e gazetës. Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë këtyre dashamirësve të gazetës “Dukagjini”, por është vendi që të veçojmë veçanërisht ata që ndihmojnë gazetën më muaj e vite Gjergj Leqejza, Ndue Ftoni, Mhill Prroni, Gjergj Vocaj, Pal Gjolaj, Gjekë Sokoli, Zef Gjergj Nika, Pal Lera, Bal Vuksani, SIGMA e te tjere. Ndoshta ka ndonjë që nuk e di se gjithë puna e redaktorëve është vetëm mbi bazën e vullnetarizmit, pra pa shpërblim. Kjo është për tu njohur, për tu respektuar dhe për tu përshëndetur.
Kryesia e shoqatës “Atdhetare Dukagjini” dhe redaksia e gazetës kanë pasur dhe kanë në qendër të vëmendjes realizimin e programit për të cilën është themeluar shoqata dhe për të cilën është botuar edhe gazeta. Kjo nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë, pasi ka korrente, të cilat tërheqin dhe shtyjnë. Për uljen e tensioneve, afrimin e ekstremiteteve, lënien e këmbënguljes jo të arsyeshme ose jo të mundshme për momentin është dhe duhet të jenë edhe në të ardhmen një nga drejtimet kryesore të punës së shoqatës, kryesisë së saj, redaksisë e vetë gazetës, si avokatja nga më e mirë e jona, e Dukagjinit, e integrimit dhe e përparimit.
Ne nuk jemi pa gabime, nuk kemi qenë apo nuk jemi profesionistë, nuk kemi qenë dhe nuk jemi gazetarë funksionarë. Ne e kemi vështirë ta kërkojmë lajmin, ti ndjekim problemet për arsye që u përmenden edhe më lartë, por gazeta jonë jetoi dhe jeton nga shpirti i bashkëpunëtorëve në të shkruar dhe nga mbështetësit bujar e faqebardhë. A është e mundur më mirë?! Pa tjetër që po. Nuk na mungon dëshira dhe përkushtimi, nuk na mungojnë bashkëpunëtorët, korrespondentët, por na mungojnë, së pari dhe veçanërisht, burimet financiare për të cilat duhet menduar të gjithë, po qe se duam vazhdimin e mbajtjes hapur të kësaj dritareje për të parë më mirë botën që na rrethon, por edhe për të na parë se kush e si jemi ne, çfarë përfaqësojmë, çfarë rezervash ruajmë akoma dhe pa dyshim qe kemi përsëri shumë për të thënë.
Mendojmë se ka ardhur koha të ndryshojë pozitivisht dhe të rritet bashkëpunimi me Komunat e zonës së Dukagjinit. Shoqata dhe gazeta ka nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë, për koordinimin e veprimeve, mbështetjen e zhvillimit dhe veprimtarive, pasi edhe ato i shërbejnë këtij komuniteti, por edhe këto Komuna kanë nevojë për punën e shoqatës dhe gazetës. Nuk do të ishte keq që secila komunë të kenë një zëdhënës shtypi ku të akreditohen edhe gazetarët e gazetës “Dukagjini”, të pasqyrohen veprimtaritë, te publikohen problemet dhe të vlerësohet gjendja.
Në numrin e 100-të të gazetës “Dukagjini” është me vend të përmendim punën e mirë të bërë nga kryeredaktori i parë i saj Prelë Milani dhe pasuesi i tij Lazër Kodra, për përkushtimin e tyre, jo vetëm me shkrimet e tyre por në organizimin e punës dhe mbajtjen gjallë të frymës aktive të punës në gazetë. Por këtu duhet përmendë edhe puna e kryetarit të shoqatës Ndue Sanaj, i cili, i kudo ndodhur, ka qenë shumë aktiv edhe në punën me gazetën.
Pa dyshim që edhe në të ardhmen gazeta “Dukagjini” do të vazhdojë në këtë vijë si deri më sot, si bosht themelor. Natyrisht që janë të nevojshme edhe përmirësime në përmbajtje, cilësi faqosje, pasurim me fotografi, më shumë larmi rubrikash, kuriozitete shkencore, fjalë të urta, shkrime nga nxënës të dalluar, shkrime për njerëz të moshuar dhe që kanë bërë emër të mirë, portrete, shkrime shkencore, shkrime problemore, e te tjera.
Nga Luigj Shyti
Sekretari i Shoqatës Atdhetare
”Dukagjini”

NE KERKIM TE UDHES SE HUMBUR

Nga Lazer Kodra
(vijon nga numri i kaluar)
Nëse një popull tjetër evropian do te kishte ne gjirin e tij një Gjergj Kastiot-Skënderbe, një Nane Terezë, atëherë patjetër se ne gjirin e Evropës i lindte e drejta te ushqente ndjenjën e superioritetit, ndërsa këtu as “Kalorësi i Krishtit” as Gruaja më zëmadhe ne Bote, e te gjitha kohërave, nuk përbejnë (për një pjese) ndonjë pike preferenciale te krenarisë Nacionale! Ne vitin 1462, kur njerëzit e mëdhenj te Evropës po përkthenin Biblën ne gjuhet e tyre, Pal Engjëlli, Ipeshkvi i Durrësit përkthen fjalinë e pare ne shqip, formulën e pagëzimit “Uhte paghesont peremetit Atit et birit et spertit senit”- cituar formula nga, “Ftese ne studio”, I. Kadare, fq. 275 . Pak vite me vone ne 1555, Gjon Buzuku përkthen ne shqip “Mesharin” ndërkohë që vetëm 21 vjet me pare Martin Luteri kishte përkthyer Biblën ne gjermanisht dhe sot e kësaj dite ky përkthim mbahet ne Gjermani si themeli i gjuhës letrare, ndërsa për “Mesharin” e Buzukut nuk denjohet te thuhet një gjë tille, madje edhe anashkalohet lehtësisht neper tekstet e letërsisë shqipe, dhe arrihet deri aty sa te thuhet :”Uhaa, po uratë ka përkthyer!”. Nëse “stomaku” i shqiptarëve do t`i pranonte këto identitete, unë duke qene pasardhës i tyre e them me plot gojën: OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!” Po sikur të mos ekzistonin Humanistet shqiptare siç ishin : Gjon Gazulli, Martin Segoni, Leonik Tomeu, Mikel Maruli, Marin Barleti, Marin Beçikem-Shkodrani, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi, Lekë Matrenga a do te kishte gjuhe shqipe sot? Unë mendoj se jo. Atëherë një nacionaliteti qe i zhduke gjuhen e ke asimiluar si nacionalitet, kështu qe ekzistenca jone si komb, i bie te ketë qene e varur nga ekzistenca dhe puna e tyre. Për shqiptaret kjo duhet te përjetohet si një nder gjerat e fondit te krenarisë nacionale. Ne vitin 1836 Arbëreshi Jeronim de Rada shkruan “Këngët e Milosaos” dhe si për konçidence ne po ketë vit Pushkini boton “Evgjen Onjeginin”, ketë roman te llojit te veçante, pasi ishte ne vargje. Është disi i habitshëm fakti, se ne Rusi ky roman shënon themelet e Letërsisë Moderne Ruse , ndërsa ne Shqipëri, pavarësisht se ka shume ngjashmëri ne te gjitha pikëpamjet, “Këngët e Milosaos” as nuk quhen fillese e letërsisë moderne shqipe, as nuk emërtohen si një roman ne vargje, por thjesht si një poeme qe shënon fillimet e letërsisë se Rilindjes Nacionale. Edhe për këto qe thashë me lart do te isha dakord qe te trumbetoja me te madhe, sa për ta dëgjuar gjithë Evropa “Oh sa mire me qene Shqiptar!” Por kjo nuk shërben si motivim për gjithë pjesëtaret e shoqërisë sonë shqiptare, sepse kthinorizimi i saj ka arritur deri shoq me shoq, sepse ne shqiptaret jemi shume te gatshëm për te shpenzuar energji ne përplasje mes vetvetes, sepse jemi ne konflikt me atdheun dhe Evropën qe nga shekulli i XVII-te. Orientalizma na ka verbuar sytë, na ka hedhur përsipër një vello te neveritshme e përbuzëse nga Evropa, sepse jemi rasti i vetëm dhe unikal ne historinë evropiane qe “vetekzekutojmë” fondet e lavdive dhe te identiteteve nacionale! Ja se si shprehet filozofi Krist Maloki “Si ma te paren karakteristikë t`orientalit shqiptar duhet t`a marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirte-(një bonmot mjerisht që ashtë ba bile fjalë popullor): Haja qenit, pija qenit/Edhe bjer karadyzenit. Orientali shqiptar i prêt te gjitha te mirat për vete-qelepir-nga te tjerët; bota për të asht një burim i pashterur mjetesh, qejfesh e lezetesh, te cilat ai i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyet se ku e nget e ku e vret. Detyre te ndershme apo sakrifica vetëmohuese karshi botes pranë s`nef kurrë jo, orientali shqiptar. Përkundrazi ushujza orientale, e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thithe gjakun pa asnjë droje e skrupull. Dhe në vend që t`u turpëronte për veprën shkatërrimtare të veten , orientali shqiptar bahet edhe kryenalte, ma kapadai, ma qejfli… dhe i bie karadyzenit. Orientali shqiptar s`njef turp a marre, aj ma mire: aj s`ka cipe që t`i nxihet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja-pothuaj popullore; Atje posht, ner ata ripa/ Her` m`a hipe, her` t`a hipa!/. Orientali shqiptar asht i zoti pë të gjitha…turpet. Shet babe e nanë, din e iman, besën e nderin e vet, për mos me thane: shpirtin e trupin e vet; vetëm e përvetem që t`i shkojë kungulli mbi ujë, vetëm që mos t`i prishen telat e karadyzenit… sepse oriental shqiptar i ka instinktet e ujkut monoambulant, t`ujkut tek. Dhe deviza e tij karakteristike që e përcjell nër shtegtime të jetës asht-prap një thanje pothuej popullore: Kudo rafsha, mos u vrafsha!... Vendi ku ushqehet dhe majet oriental shqiptar asht Atdhe, asht vatan për të. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon. Dhe e shfrytëzon pa pike turpi, dhimbje e skrupulli.”Sepse u shkatërrua një shtet, sepse u shprish një komb, sepse u rrenue një botë… e ç`ka?”…-(marre nga libri “Oriental apo Okcidental” fq.109. Të mbërthyer ne dilema rreth vetvetes mund të pyetmi: Kush na i ka fajet për katastrofën (me plot gojën) ku kemi rënë? A thua evropianet, apo amerikanet? Greket, serbët, maqedonasit apo malazezët? Mos vallë na i ka fajet Bota? Arsyeja përgjigjet: Fajet i keni vetë, sepse u ka “humbur” atdheu dhe keni hyre ne konflikt me Të në rrugëtim e sipër!

Shkodra, arena e Boksit Ndërkombëtar

Turneu Memorial “Vllaznia-2012”, Shqipëria dy medalje ari,
dy argjendi dhe kupën e boksierit më të mirë
Me një organizim të shkëlqyer nga ana e klubit shumësportesh “Vllaznia” duke pasur mbështetjen edhe të bashkisë së Shkodrës, Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe të biznesit, ndër të cilët spikasin Gjergj Leqejza, president i boksit shkodran dhe administrator i kompanisë së fuqishme “Shqipëria Trikot” me qendër në Shkodër, deputeti Tom Doshi, firma “Altiefbau” me pronar, Flamur Hoxhën dhe Gjergj Livallin, OST-Tiranë, si dhe Agjencia Turistike-Shoshi në Shkodër, Shkodra arriti të jetë për të nëntën herë arena e boksit ndërkombëtar. 15 ekipe: Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kazakistani, Uzbekistani, Nigeria, Gambia, Tunizia, Maroku, Ekuador, Srilanka, Egjypti, që garuan në Shkodër përkrah edhe kombëtares së Shqipërisë kanë përjetuar për tre ditët e turneut, por edhe ato përpara dhe pas tij, mbresat më të mira, gjë që e kanë konfirmuar edhe me intervistat e tyre shumë vlerësuese për atë çfarë përjetuan në qytetin e Shkodrës. Në një farë mënyre, kjo, krahas anës sportive, shërben edhe si një vitrinë turistike për Shkodrën dhe Shqipërinë në përgjithësi, pasi të gjithë këto pjesëmarrës, përfshirë edhe ato të gjyqtarisë si dhe të deleguarit e Federatës Botërore të Boksit, patjetër që do të përcjellin në shtetet e tyre realitetin e një Shqipërie mjaft pozitive në shumë fusha, ndër të cilat ajo turistike është me të vërtetë joshëse për ta vizituar. 
Duke iu rikthyer turneut, i nisur si një iniciative personale e trajnerit të “Vllaznisë” dhe njëkohësisht edhe të ekipit kombëtar, Zef Gjoni, fillimisht si një aktivitet kombëtar dhe shumë shpejt i shndërruar në nivele Ndërkombëtare, Turneu i Boksit Memorial “Vllaznia” që i kushtohet ish boksierëve të shquar shkodranë që sot nuk jetojnë, Shyqyri Halili, Fadil dhe Dervish Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu dhe Ymer Gruda, tashmë është bërë tradicional dhe shumë i njohur për opinionin bokesdashës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas suksesit të shënuar në edicionin e kaluar, edhe këtë herë në Memorial “Vllaznia-2012”, boksierët shqiptarë arritën rezultate të larta.
Finalet
Pas dy ditëve eliminatore të shoqëruara me një luftë të fortë sportive, padyshim që emocionet e Turneut Ndërkombëtar të Boksit, natën e fundit të finaleve të 11 marsit 2012 mbërritën kulmin. Përmes një interesimi të madh të publikut shkodran, mes të cilëve ishin edhe drejtues të qeverisjes vendore, deputetë, si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, një mik i kahershëm i sportit të boksit dhe personalisht i trajnerit shkodran, Zef Gjoni, boksierët finalistë të 11 peshave përkatëse kanë dhënë më të mirën e tyre në ring në kërkim të fitimit të medaljes së artë. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij, Skender Kurti dhe shkodrani tjetër Jozef Sermi, u përfaqësua në natën finale me katër boksierë.
Nga katër finalistët, dy prej tyre kanë fituar medaljen e artë, ndërkohë që dy të tjetër janë mundur duke u mjaftuar me vendin e dytë. Natyrisht që emocionet më të shumta i ka dhuruar boksieri i peshës deri në 69 kg, Astmer Bilali, i cili duke pasur përballë kampionin e Bullgarisë, Evgeni Borisov ka dominuar në të gjitha drejtimet. Pas dy raundeve të para të mrekullueshme ku Bilali ishte i papërmbajtshëm në goditje duke e çuar dy herë në gjendje nogdami kundërshtarin e tij bullgar. Ndërkohë, në të tretin, kur ka krijuar një epërsi të dukshme me mbi 10 pikë, ai të duket sikur bokeson për publik, i cili gjatë të gjithë kohës deri në tingëllimën e fundit të gongut, ka qëndruar në këmbë duke mos ia kursyer brohoritjet në adresë të tij.
Thuajse me të njëjtat parametra ka qënë edhe sfida e kolegut të tij kuqezi, shkodranit, Kristian Demajt, i cili duke konkurruar në peshën deri në 81 kg përballë kampionit të Kazakistanit, Askar Abdullayev bokesoi me dinjitet deri në sekondën e fundit. Dhe, kur të gjithë prisnin fitoren e Demajt, me një rezultat të ngushtë, 14-15, gjyqtaria ia jep fitoren boksierit kazakistanas. Me fat ka qënë boksieri i peshës deri në 75 kg, Alban Bermeta, i cili në momentin e fundit, kundërshtari i tij nga Uzbekistani, Abbos Ataev, si rezultat i një dëmtimi të një dite më parë, nuk arriti të riaftësohej. Kështu që gjyqtaria, për mosparaqitje të Abbos Ataev, i ngriti dorën tiranasit kuqezi, Bermeta duke regjistruar medaljen e dytë të artë pas asaj të fituar nga Bilali. I humbur ka dalë nga finalja e natës së fundit edhe boksieri tjetër kuqezi, tiranasi Elsid Kalemi. Por, duke pasur parasysh moshën e tij të re, vetëm 18 vjeçare, pjesëmarrjen për herë të parë në një veprimtari ndërkombëtare, si dhe kundërshtarin me shumë përvojë që kishte përballë, i treti në botë dhe qe pretendon për në Olimpiadë, përfaqësimi i tij është konsideruar nga ana e specialistëve të boksit shumë cilësore duke garantuar kësisoj edhe një perspektivë për të ardhmen.
Fituesit
52 kg Bon Ali Montassar (Tunizi)-Jose Meza (Ekuador) 17-11
56 kg Vitorio Parrinelo (Itali)- Elsid Kalemi (Shqipëri) 20-10
60 kg Luis Porozo (Ekuador)- LyubenTodorov (Bullgari) 12-11
64 kg Vincenzo Mangiacapre (Itali)-Uktamjon Rahmonov(Uzbekistan) 19-14
69 kg Evgeni Borisov (Bullgari)- Astmer Bilali (Shqipëri) 15-27
75 kg Alban Bermeta (Shqipëri) – Abbos Ataev (Uzbekistan)-pa kundërshtar në finale për arsye dëmtimi
81 kg Kristian Demaj (Shqipëri) – Askar Abdullayev (Kazakistan) 14-15
91 kg Marko Radonjiç (Mali i Zi) -  Tervel Pulev (Bullgari)-Tërheqje në raundin e dytë
+91 kg Aymen Trabelsi (Tunizi)-Roberto Camarrele(Itali) 4-13

Shqipëria, bilanc pozitiv
Siç shikohet nga rezultatet teknike, Shqipëria e drejtuar me kompetencë nga trajneri i njohur Zef Gjoni, pati një bilanc shumë pozitiv, me dy medalje ari të fituara nga Asmer Bilali dhe Alban Bermeta, dy medalje argjendi të fituara nga Kristian Demaj dhe Elsid Kalemi, si dhe me një kupë personale të boksierit më të mirë të Turneut të fituar nga shkodrani, Bilali. Ndërkohë, edhe pse nuk mbërritën në zonën e medaljeve, vlerësime shumë pozitive morën edhe boksierët e tjera të kombëtares shqiptare,  Runildo Piranaj, Kristian Shytani dhe Kristian Matija, që të tre “Vllaznisë”, të cilët pasi fituan takimet e para eliminatore të ditës së parë në ditën e dytë duke pasur përballë boksierë shumë të fortë, kampion Evrope dhe Bote, u eliminuan duke u mjaftuar me vendet e treta në peshat e tyre përkatëse.
Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, gjyqtaria ka shpërndarë edhe dy kupat e programuara për Turneun. Veterani i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Liman Kulla, i ka dorëzuar Asmer Bilalit, boksier i “Vllaznisë” në kampionatin shqiptar, kupën e trofeut të boksierit më të mirë të krejt turneut. Ndërsa, zoti Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Shtetit, i ka dorëzuar, trajnerit të ekipit të Italisë, Rafaele Bergamesko, kupën e trofeut të ekipit më të mirë të Turneut.
Kështu, pas tre ditë boksimesh shumë interesante, u mbyll me shumë sukses Turneu Ndërkombëtar i Boksit, Memorial “Vllaznia-2012”, që sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, kryegjyqtarit të aktivitetit, Pavllo Karaj dhe Mjeshtrit të Merituar të Sportit, Ahmet Golemi, është shoqëruar me një nivel shumë cilësor, qoftë në organizimin e tij nga ana e klubit sportiv “Vllaznia”, Bashkisë së Shkodrës dhe Federatës Shqiptare të Boksit, por edhe në cilësinë dhe profesionalizmin e treguar nga boksierët në ring, që në krahasim me vitin e kaluar shënoi një rritje të theksuar.  

Nga Gasper  MARKU

PAKRIPËSIA E NJË 7 MARËSI

“Po ta kisha botën do t’ia dhuroja mësueses”
- tha një nxënës
Përshtypje nga Luigj Shyti

7 marsi është dita e mësuesit, festa e atyre që nuk treguan lodhje edhe kur u lodhën shumë, për të ndriçuar mendjen e brezave, por kjo është edhe festa e shkollës, por kjo është edhe festë popullore. Kjo për arsye se gjithë ajo armatë e njerëzve ka kaluar nëpër bankat e shkollës, kanë marrë njohuri dhe i kanë vënë këto në shërbim të tyre dhe të shoqërisë.
Mësuesit tonë me durim na mësuan shkronjat e gjuhës shqipe, poezitë e bukura të autorëve tonë të mrekullueshëm që të nguliten thellë e të mbeten përgjithmonë në mendjet e zemrat tona.
Mësuesit shqiptarë kurdoherë, në kohë dhe krahina të ndryshme kanë qenë vërtetë atdhetarë, njerëz të zhvilluar, propagandues të vlerave më të mira shqiptare. Ata qenë artist të vërtetë kudo vunë këmbën e dorën, kudo shkuan, kudo folën. Monumenti i mësuesit është i ngritur në zemrën e kujtdo që shkeli në shkollë, e këtij monumenti i përulemi, e duhet ti përulemi, me mirënjohje të thellë.
Mësuesi e veçanërisht mësuesi i parë është si dashuria e parë që nuk harrohet kurrë. Vitet kalojnë, thinjat mbulojnë kokën, dobësohet shikimi, ngadalësohet hapi, por mësuesi i parë nuk harrohet.
Qytetari apo shtetari, ministri apo polici, biznesmeni apo punëtori kanë pasur përballë mësuesin, që kohën, frymën, pasionin, jetën e vuri në shërbim të edukimit për të pajisur brezat me dije dhe kulturë.
Mësuesit kurrë nuk u tërhoqën përballë vështirësive, me paga të ulëta, me kushte të vështira të motit dhe terrenit, larg vatrës së ngrohtë familjare, në zona të thella malore, përmes borës dhe stuhisë, duke qarkulluar në këmbë në rrugë të largëta apo edhe mbi kamionë të tejngarkuar me gjithfarë materialesh e mbi to mësuesit djem e vajza, burra e gra pse jo edhe familjarë e me fëmijë. Ata vërtetë nuk u tërhoqën, por as buzëqeshja e tyre, çiltërsia, shoqëria e mirë, dashuria për vogëlushët, popullin, nuk u venit kurrë.
Është shumë e bukur kur kujtimet e ëmbla të së kaluarës bëhen pjesë e të sotmes. Kjo reflekton dashuri e mirënjohje.
Dukagjini, një zonë shumë e thellë malore, me dimra të ashpër, por edhe me ditë të bukura edhe në dimër, edhe në verë, me vështirësi komunikacioni e me shumë vështirësi të tjera, pati dhe ka në gjirin e vet me dhjetëra dhe qindra nga ata që vërtetë qenë dhe janë “komisar të dritës”. Përpara tyre duhet përkulur thellë dhe me shumë respekt. E në ditën e mësuesit si të mos kujtohet prifti patriot Shtjefën Gjeçovi që emërohet famullitar në Theth dhe në vitin 1917 hap shkollën për mësimin e shkrimit dhe këndimit në gjuhën shqipe në këtë fshat. Natyrisht kjo zgjati pak, sepse u transferua në Prekal, vend në të cilin përsëri hap shkollën dhe u mëson fëmijëve malësorë shkrim dhe këndim në shqip. Ndërprerja e punës si famullitar bën që ndokush nuk e pranon ose përpiqet të mos e pranojë, hapjen e shkollës në Theth, por nuk mund të mohohet e dëshira të tilla shpesh mbeten vetëm dëshira, pasi studiues dhe referues potencial mbi veprimtarinë e At Shtjefën Gjeçovit e pranojnë se kudo që punoj si famullitar hapi edhe shkollë shqipe.
Në gjurmët e këtij burri të shquar ecën edhe shumë e shumë djem e vajza, burra e gra shpesh edhe familjar, deri te brezi i sotëm që punon në këto zona e që, veçanërisht dimri i këtij viti i mundoj shumë. Ato u ngjiten maleve me përkushtim të pashoq në shërbim të edukimit të brezave.
Mësimi dhe edukata që kemi marrë dhe marrin nxënësit nga mësuesit është shumë e madhe sa që nuk mund të vlerësohet, nuk mund të matet, por po, ka një njësi mase; kemi marrë prej tyre më shumë se sa ne u kemi dhënë dhe u japim atyre kredi, respekt, vlerësim, mirënjohje.
Në ditën e 7 marsit, festë tashmë mbarë popullore, bëhen shumë urime dhe janë të merituara. Po kujtoj thënien e një nxënësi të ciklit të ultë të thënë para një kamere televizioni: “Po ta kisha botën do t’ia dhuroja mësueses”- tha ai me çiltërsinë e fëmijës, me sinqeritetin e moshës, kaq shumë e vlerëson, kaq shumë e ka për zemër, kaq shumë e beson mësuesen e tij.
Është për të ardhur keq kur shikon njëanshmëri, politizime partiake, veçime edhe në festën e mësuesit. 7 marsi nuk është festë vetëm e dikujt, nuk është festë vetëm e pozitës apo vetëm e opozitës. Nëpër dorën e mësuesit kanë kaluar të gjithë qofshin këta të majtë apo të djathë, të qendrës apo të qoshes. Nëpër bankat e shkollës kanë kaluar të gjithë pa dallime bindjesh politike, fetare, kombësie, race, e te tjerë. Kështu duhet të jenë edhe sot e gjithmonë. Shkolla tërë ditën është politike, por është politikë nacionale, shtetërore, këtu nuk duhet të ndikojnë, të ndaj, të përziej, të ngatërroje apo të ngjyrosë politika partiake. Shkolla shtetërore është laike në pikëpamjen fetare, por laike në fakt duhet të jenë edhe në politikën partiake.
Të vjen keq kur nuk vlerësohet 7 marsi që është dita e mësuesit, puna e shkollës, kur nuk i bie në mend pushtetit vendor të paktën për një urim, për një vizitë, për një takim a mbledhje përkujtimore pa pretenduar për dreka apo darka argëtuese (pasi kemi pasur emergjenca që nuk po na ndahen dhe mund të jenë mbaruar fondet), kur shikon tubime në qendra urbane me ngjyrime të theksuara, kur presidenti kë nuk po dekoron e për mësuesit nuk i shkon mendja t’i japë ndonjërit një copë letër dhe një copë metal, mundet se nuk ka propozime nga ata që mund të bëjnë propozime të tilla të cilëve duhet t’ju vijë keq për papërgjegjshmëri të tilla.
A nuk e ka festën dhe a nuk e meriton një fjalë të mirë edhe ai mësues që ka rreth 45 vjet punë në arsim, ai drejtues shkollë që ka 35-40 vjet në drejtim dhe është i suksesshëm në këtë detyrë, pavarësisht pikëpamjeve të tij partiake?! A nuk e meritojnë të përmenden dhe vlerësohen më shumë mësuesit e fshatit kur dihet se mbi 50 përqindje e popullsisë shqiptare jeton në fshat, e tërë jetën punuan atje?!
Po mësuesit pensionistë që kanë lënë sytë, shëndetin, jetën në shërbim të edukimit, si të mos vlerësohen?! Nuk duhet harruar se e sotmja i ka rrënjët në të kaluarën, ashtu si e ardhmja i ka në të sotmen. Vetëm ata që vlerësojnë brezat që kanë kaluar, do të vlerësohen nga brezat që do të vinë.
Unë, autori i këtyre radhëve, kam shumë vite punë në arsim dhe ne drejtim. Kam kaluar shumë 7 mars, i kam kaluar thjeshtë e pa u ndjerë pothuaj fare, të zhurmshëm nga zërat gazmor të nxënësve, me tufa lulesh e kartolina, por edhe pa to, me dreka apo darka argëtuese, në udhëtim nëpër male me borë e stuhi, në shtëpi mësuesish pensionistë dhe invalidësh duke u uruar festën, por pakripësia e 7 marsit, që sapo kaloj më bëri shumë përshtypje e kjo shije e mungesës së shijes do të më shoqërojë gjatë, shumë gjatë!
Gjithsesi nga zemra dhe shpirti im, me ndjenjën e ati që gjithë jetën ja ka kushtuar profesionit të mësuesit, ju uroj gjithë mësuesve dhe brezave që do të vinë festën tonë, festën e mësuesit.
Po i mbyllë këto radhë më një thënie të urtë japonezë, dhe Japonia dihet se është një nga gjigandët e botës, e cila nuk është vetëm një thënie e artë apo kuriozitet, por i obligon të gjithë, i thërret shoqërisë të mendojë për mësuesin në të gjitha drejtimet në qoftë se duam një të ardhme të mirë dhe të qëndrueshme. Ai proverbi thotë “Në qoftë se do të shikosh një komb pas 1000 vjetësh, shiko mësuesit”.

E DUA FLAMURIN TIM

Jam ne klase te katërt
Kam lindur ne Itali
Mendja me rrinë ne Shqipëri
Ne vendlindjen e prindërve te mi

Te paren mësova shqip
Gjuhen e nënës
Shume mire di edhe italisht
Se duhet te vazhdoj shkollën

Mezi pres te mbaroj mësimi
E te kthehem ne shtëpi
Dhe te flas shqip me prindërit e mi

Një dite mësuesja e anglishtes
Hyri ne klasën tone
Mbante disa flamuj ne dore
Dhe i varte një e nga një ne mur

Unë ktheva sytë nga muri
Dhe i hodha një vështrim
Por s’e pashe flamurin e vendit tim
U mërzita, por nuk fola
Vëmendjen nga mësimi e hoqa

Mësuesja mu afrua me ngadalë
Ana çfarë ke valle?
Pse rri me krye nga muri?
Mësuese me mungon flamuri

Pse, Ana ti nuk je italiane?!
Jo mësuese, jam shqiptare
Po këtu ka shume te huaj
Rus, rumune e bullgare
Asnjë flamur s’e kane.

Foli mësuesja me dashamirësi
Mësuese secili flet për vendin e tij
Mire Ana, meqë seriozisht e ke marre
Ma gjej një flamur shqip

Po mësuese dhe shume gëzova
Sa nga gëzimi deshe fluturova
Me vrap ne shtëpi shkova
Prindërve te mi jua tregova

Babi ma gjej një flamur
Qe edhe unë ta ve ne mur
Ai shpejt u interesua
La punën, dëshirën me ma plotësua

Mora flamurin gjithë gëzim
Ditën e nesërme me shkua ne mësim
E mori mësuesja atë flamur
Ne rresht me t’ tjerët e vuri ne mur
E unë thirra gjithë mall
“Rroftë Flamuri Shqiptar”!

Tani shkoj e lumtur ne mësim
Se aty kam flamurin tim
Kaq kisha mundësi
Qe klasa ta njoh vendin Shqipëri
Dhe flamurin e saj kuq e zi

Ju bej thirrje moshatarëve te mijë
Mos e harroni atdheun tone Shqipëri
Shume gjuhe le te mësojmë
Gjuhen shqipe mos ta harrojmë
Se jam vendi dhe gjuha jone

Nga unë vjen një urim
Suksese lart e me lart o Dukagjin
Do ju kujtoj gjithmonë me nostalgji
O vendlindja e prindërve te mijë.

Poezi nga Ana Fatmir Fusha 

Një bashkëbisedimin me biznesmenin

Gjon Shtyllaj!
Jam Ndue Sanaj, kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, lindur ne fshatin Gjuraj, dikur lagje e fshatit Plan, djalë i te cilit jeni dhe ju, kam dëshirë qe te bëjmë një bashkëbisedim bashke, te cilin dua ta bej pjese te materialeve te gazetës nr. 100, me emrin “Dukagjini”, një gazete modeste, periodik i Shoqatës e cila ka për mision publikimin e vlerave te Dukagjinit dhe dukagjinasve, vlerave e te cilëve jeni dhe ju, jeni vlere edhe ju me punën tuaj emigrant ne Itali.

Kush është Gjoni?
Gjon Shtyllaj lindur ne fshatin Plan, komuna Pult, zona e Dukagjinit, diplomuar ne Shkodër ne vitin 1990. Pastaj ne vitin 1991 punësohet ne Greqi dhe me vone ne Itali prej 16 vite
Duke qene djalë i Dukagjinit, fshati Plan te komunës apo te krahinës se Pultit, çfarë është për ju Plani dhe ne tërësi Dukagjini?
Përgjigja është shume thjesht. Plani dhe Dukagjini janë me plote mrekulli te radha, te bukura, madhështore, te magjishme, janë te jashtëzakonshme qe radhe i shikon tjetër kund. Me vjen shumë keq për vlerën qe kanë dhe po bëhen pak përpjekje për ti shfrytëzuar ato.
Ne këtë mes, sa e ndjeni veten dukagjinase?
Dukagjini është prejardhja e jone. Te mos ndjehesh dukagjinas, është si ti këputësh rrënjën pemës e ta leshe ne këmbë te thahet.
Sa kohe keni ne Itali dhe cila është veprimtaria e juaj?
Ne Itali erdha pas një provoje 4 vjeçare ne Greqi. Janë 16 vite qe ndollëm këtu, gjithmonë ne kontakt me punën. Si te gjithë te tjerët, ne fillim kemi vuajtur shume, por tashti është ma e lehte, sepse bashkëpunimi me njeri-tjetrin na ka ndihmuar dhe na ndihmon shumë. Jam shumë i kënaqur për punën time, e cila është profili im, ne ndërtim për te cilën dhe jam diplomuar. Punojmë me mjaft përgjegjësi se, pa atë nuk mund te mendohet te ecet. Ne këtë pune, ne ndërtim janë pjesa me e shumte e shqiptareve, sigurisht meshkujt.
Oh, paskeni kohe qe jeni pjese integrale e mjedisit italian. Atëherë sa e ndjeni veten te integruar ne komunitetin ku jetoni, ku punoni dhe cili është raporti me mjedisin përkatës?
Mundohemi te integrohemi pak a shume dhe ajo qe na bën me shume te komunikojmë dhe te integrohemi është puna. Janë motivet e punës, te cilat na bëjnë edhe te kemi komunikim te vijueshëm. Dhe kështu je i detyruar te jesh pjese e një shoqërie te re. Pra, një shoqëri brenda një shoqërie tjetër, qe do te thotë: ne kemi një shoqëri me mentalitetin tone qofte ne mendime, qofte ne realitet se, dhe këtu ne shqiptaret bashkohemi dhe ndihmojmë njeri-tjetrin, por je i detyruar te bëhesh pjese dhe një shoqërie tjetër, ne mjedisin ku jeton, ne mjedisin e punës dhe ne mjedisin bashkëpunues. Mendimi im konkret është bashkëpunimi mes nesh, ne veçanti, dhe pastaj mundemi te integrohemi me lehtësisht ne mes te gjitha nacionaliteteve qe tani jemi ne Itali dhe ne veçanti ne mesin e italianeve. Duke ditur prejardhjen tone me te gjitha virtytet, tradita dhe mentalitet tona, kemi bere përpjekje te integrohemi ne jetën italiane qe ne ketë drejtim është bere një evolucion jo i pakte. Kështu, mund te themi se, e ndiejmë veten deri diku te integruar. Raporti me koleget e punës ka qene i mrekullueshëm. Për ketë mund t’u them një rast mjaft interesant: Kur ishte lufta ne Kosove, unë punoja me një serb. Ai ishte kolegu i im i punës. Ne nuk patëm asnjë problem ne mes nesh, çka tregon se popujt janë popuj dhe nuk kane probleme ne mes tyre. Problemet dhe konfliktet ne mes tyre i krijon politika. Ky moment, ky bashkëpunim me te ne pune dhe pas pune, qe ishte i mrekullueshëm, na ka dhënë shume për te kuptuar dhe për te menduar për këto paudhësi qe ndodhin nga politika ne mes popujve, ne mes nacionaliteteve, për te cilat popujt, sot ne demokraci nuk duhet ti lejojnë politiken dhe politikanet ti fusin ne konflikt.
Me 27 nëntor 2011, dite e diel, me nismën tuaj dhe te Petrit Arës, është hera e pare qe ne mjediset italiane te rajonit tuaj, zhvillohet një veprimtari kulturore e artistike me këngëtar te folklorit dukagjinas, me rastin e 99 vjetorit te Pavarësisë. Është me interes për lexuesin e gazetës “Dukagjini”, me dite diçka me shume për ketë veprimtari?!
Po te falënderoj për pyetjen. Kjo ishte një nder çështjet qe dua te analizoj me shumë. Te tilla veprimtari kulturor duhej ti kushtoheshim me shumë kohë, për te pasur veprimtari kulturor te përbashkët me artiste te Shqipërisë Jugore dhe me artiste italiane. Siç u botua edhe ne gazetën lokale për evenimentin tone, me ato mundësit tona u munduam te kënaqim publikun me këngë e valle tradicionale. Faleminderit grupit treva qe erdhën nga Shkodra ne Milano për te festuar me ne Datën e Pavarësisë se Shqipërisë. Për këtë u organizua dhe u dha një koncert i mrekullueshëm. Ne fes morën pjese dy qind vete, ne përbërje te cilëve kishte shqiptare qe jetojnë ne gjithë Veriun e Italisë. Ne ketë feste, ne ketë koncert festiv mori pjesë konsulli i Shqipërisë ne Milano, Gjon Çoba, dhe disa përfaqësues te shoqatave Italiane. Një nder këto ishte shoqata “L’Orizzonte”, prej se cilës jepet një ndihme shume e madhe për te gjithë emigrantet. Dëshiroj te bëjmë me shume organizime te këtij lloji, sepse ato na bëjnë qe te vlerësohemi me shume para te tjerëve emigrant te nacionaliteteve te tjera dhe ne veçanti para atij Italian. Me ane te tyre, jo vetëm tregojmë artin dhe kulturën shqiptare ne shekuj, por vëmë me shume para përgjegjësisë strukturave lokale ndaj nesh.
Ne gazetën lokale “La Prealpina” e datës 2 dhjetor 2011, dite e premte, publikon ketë veprimtari dhe ne mes te tjerave shkruan: “Dy qind njerëz nga veriu i Italisë ne feste me idenë te krijojnë e te hapin kurse te gjuhës shqipe“. Me vjen mire, qe jo vetëm zhvilloni veprimtari, por ato i bëni dhe te njohura për publikun italian dhe kështu duhet te vijohet për tu bere pjese e këtij komuniteti. Por, me tërhoqi vëmendjen: Me idenë te krijojnë e te hapin kurse te gjuhës shqipe! Pak me shume për ketë ide?
Kjo ide me erdhi nga një faktor i thjeshte, sepse te humbasësh gjuhen tende do te thotë te humbasësh prejardhjen nga kemi ardhur. Dhe kështu me erdhi ideja qe te hapim një shkollë shqipe për fëmijët tanë, sepse njihemi krenar te jem dukagjinas, shqiptare, për rrjedhoje edhe pasardhësit tanë te njihen krenar për prejardhjen e tyre.
Jo vetëm me gëzon integrimi i juaj ne jetën dhe veprimtarinë italiane, arritjet tuaja janë shume integruese, jeni futur aq thelle sa keni ngritur dhe një biznes te qëndrueshëm. Keni arritur ne ketë mjedis te organizoni dhe veprimtari kulturore e artistike me shqiptaret dhe me vendasit. Te gjitha këto tregojnë ndjenjën tuaj atdhetare, e cila shprehet dhe ne dëshirën tuaj te mire për te ngritur shkolle apo kurse për gjuhen shqipe, ne te cilën fëmijët shqiptare ne Itali dhe ne veçanti ne ketë rajon te mësojnë gjuhen shqipe. A mendoni se do te ishte me mire, ne fillim te organizoni një bashkësi, ose një organizate apo shoqate te komunitetit dukagjinas ne ketë rajon?
Tashti te flasim për një shoqate, është pak herët, sepse jemi një shoqëri e vogël. Me pëlqen ideja jote, por pas pak ndoshta mund te realizohet dëshira ime për hapjen e një shoqate.
Te është dhënë mundësia te njiheni me gazetën “Dukagjini” dhe ne qofte se po, çfarë mund te na sugjeroni?
Po, e njoh gazetën me emrin “Dukagjini”. Jam shume i kënaqur qe vazhdon te ketë sukses. Për ketë nuk mundem te them asgjë te veçante, përveçse komplimente për punën e mire qe bëni. Kështu na jepet mundësia qe te dëgjohet zëri jone! Ju falënderoj, për punën qe bëni.
I nderuar Gjon, ne emër te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe te redaksisë se gazetës, ju them: ndjehemi krenar për integrimin tuaj, për biznesin qe keni ngritur, për atdhetarizmin qe tregoni nëpërmjet veprimtarive kulturore e artistike, te cilat i shprehet me fjale te thjeshta dhe me sinqeritetin me te larte.
Me faqen te bardhe Ju, familja e juaj dhe te gjithë shqiptaret e ne veçanti dukagjinasit kudo qe ndodhen!
Bashkëbiseduesi
Ndue Sanaj

“Pulëbardha” që vdiq në ranishtën e saj

(Duke kujtuar “Krishtin” e poezisë, Ndoc Gjetja)
Ese

Pas dy ditësh, është 9 mars. Më 9 mars 1944,ka lindur “Krishti” i poezisë, Ndoc Gjetja. Thonë që ka vdekur, kurse unë nuk jam i atij mendimi. Përkundrazi, ka dy arsye ku kundërshtoj ata që thonë për të që ka vdekur. Së pari, Ndoc Gjetja është Poet nga më të bukurit. Po vallë a vdesin poetë të tillë? Së dyti, qoftë në pamje, qoftë në shpirt ai qe si Krisht. Në nuk bindeni,faji nuk është imi. Provoni ta shihni një fotografi të tij, që e ka bërë kolegu, miku, poeti, esseisti, publicisti në zë, Kolec Traboini dhe menjëherë do më jepni të drejtë. Ndoc Gjetja qe lezhjan dhe kjo, veç tjerash, më shtyn që t’i them dy fjalë për të. Për të janë shkruar aq e aq, por unë po mundohem të them mendimet e mia. Dhe aq se, dhe unë “jam” nga Lezha…

***
Në të vërtetë unë jam nga Fieri. Pra,jam myzeqar,por atje,në Myzeqe, ka një thënie që thotë: -Po pive 40-sapllakë me ujë në një vend, atëherë je vendali. Unë kam qenë tri vjet të mira në Lezhë dhe i kam pirë me tepricë ato “sa plaket” që numërojnë në Myzeqe,kështu që kam të drejtë të quhem”lezhjan”. Veç një gjë u them lexueseve,kur kam qenë unë në Lezhë,Lezha jo vetëm qe qytet i vogël,por nuk kishte asnjë poet. I vetmi poet kishte ardhur nga Tirana (i kishin prerë veshin se kushedi se ç’ kishte”bërë?!”-kondra partisë, sigurisht ) dhe ky qe i ndjeri Aleksandër Banushi. Ky qe dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Lezhë. E mbaj mend mirë se qe në juri kur,ne si repart ushtarak së bashku me rininë e Lezhës, dhamë një shfaqje mikse. Atje unë recitova dhe u çmova për poezinë “Devoll-Devoll” të Dritëroit. Në juri,veç të ndjerit, poetit Aleksandër Banushi, qe dhe sekretari “veterani” i rinisë,shkodrani nga Lezha,Skënder Beci dhe tjetri që plotësonte treshen e jurisë,qe i pasionuari dhe njohës i mirë i letërsisë,doktor Apollon Gjebrea. Që të tre i kujtoj me përmallime për të tre ruaj përshtypjet më të mira. Doktor Gjebresë dhe Skënder Becit u uroj jetë të gjatë. Lezhjanët të më ndjekin në rrëfimin tim dhe t’ më korrigjojnë. Orkestrën e drejtonte fizarmonicisti virtuoz Agim Velaj dhe ndërhynte,gjatë shfaqjes mikse, me këngët e Vaçes, këngëtarja Çlirime Duhani që,me sa mbaj mend,punonte mësuese.
Për lezhjanët kam dobësi. Janë fisnikë:me burra e me gra. Kujtesa ime vjen duke u shterur,por nuk harroj kurrë bujarinë e tyre dhe shpirtin e madh. Për ta mund të ulesha e të shkruaj faqe të tëra,se kot nuk”jam” nga Lezha.
Në Lezhë kam njohur trimërinë e priftit katolik (atij që kishte atë vilën, në krah të djathtë kur lije urën e Drinit e shkoje për Shkodër). Pa ia bërë bef syri, urdhrit të partiakëve për të hequr kryqin mbi vilë, iu përgjigj: -Kurrën e kurrës. Dhe kur “vullnetarët e qoftë largu” hipën dhe e hoqën kryqin mbi vilë, ai (po mos ka brirë trimëria?!): - A, e hoqët, a?
- I thojni partisë se unë kryqin e kam çetu!!! (dhe shënoi mbi zëmër). Vallë, a mund të harrohet një trimëri e tillë? Dhe kjo ndodhi në Lezhë. Në Lezhë kam qenë dhe kur arrestuan atë”priftin e rrezikshëm”,agjent të UDB-së e Vatikanit,pasuesin e Françeskut të Azisit dhe dishepullin e ma të madhit Françeskan Shqiptar, AT FISHTËS. At Zef Pllumin. E si mos me ken prej Lezhe?!!!

***
U zgjata disi, por buka që kam hangër më del prej fytit, po e harrova Lezhën. Por tash e kam fjalën për Poetin e bukur, Ndoç Gjetja. Ka ndodh me mua po ashtu siç tregon De Rada për Milosaon. Ky, Milosao, pas do kohësh kthehet në vend të vet (qe djali i sundimtarit të Shkodrës) dhe hasë në bukurinë e Ritës. Shkëmbehet ky dialog:
- Bilë, e kujt je ti, moj vashë?
- Jam e bijë e Kallogresë!, uli ballët e zbardhuar.
Mandej Milosao, thotë:-Në katundin tonë vashat,nuk i gjeje kaq të hijshme.
I solla këto vargje,për të thënë,një të vërtetë të madhe dhe po aq të bukur. Unë kam qenë në Lezhë nga viti 1964 deri në fund të vitit 1967 dhe atëherë nuk kish asnjë poet. Kur befas,Lezha shpërtheu me talentet në poezi që, fal talentit dhe fjalës aq cilësore poetike, othuaj, “pushtuan” Tiranën. Pa tjetër ( ma merr mëndja që askush nuk ma merr për njëanshmëri), por më i bukuri, më fini, më i drejtpërdrejti, ka qenë Ndoc Gjetja.Pas tij,si bekim erdhi Rudolf Marku dhe Preç Zogaj. Aty pas mesviteve 75,erdhi devolliu Agim Isaku dhe”shkolla poetike” e Lezhës u bë e gjithë fuqishme. Qe çudi. Lezha, para të gjithëve, dhe, mandej, në disa qytete të vogla lindën poetë me emër. E tillë qe Lushnja ku Faslli Haliti, Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Bujar Xhaferri apo uniku Sherif Bali zunë e po derdhnin mjaltë poezie të vërtetë. Por në Lushnjë, Faslli Hallti u dërgua të hapte kanale, kurse Visar Zhiti drejt e në burg.

***
Ndoc Gjetja e “pushtoi” Tiranën jo se kishte krah të ngrohtë,por saj vargut të tij. Por Tirana qe ca”qibare” me të ardhurit. Qoshen e kishin ata, të partisë, që kishin “shitur shpirtin” për fat të keq. Dhe Gjetjes i dhanë të drejtonte revistën “Skena dhe ekrani”. As që do merrem,për kthesën dhe punë cilësore të kësaj reviste, ku Poeti qe zëri i parë, por dua të them një të vërtetë pak të veçantë të këtij Poeti. Ndërsa njerëzit dhe krijuesit,përgjithësisht,duan të “pushtojnë kryeqytetin”, Ndoci, përkundrazi: e la vullnetarisht Tiranën dhe u kthye atje, në Lezhën e tij të dashur.
Qe i varfër,por i ndershëm dhe,pse qe i tillë, e zgjodhën kryetar të këshillit të qarkut. Por poeti nuk është nga ata puthadorët e pushtetit;ai nuk e njeh përkuljen, temenanë made in turkoshake, por është krenar. Kur e propozojnë si “Nderi i bashkisë së Lezhës”, vuri re se ca”anëtarë” lanë mbledhjen (qe lënie me porosi) ,thotë:-E di nuk e kanë pas me mua.

***
Kthehem e stërkethehem për të folur për Ndocin dhe asoasacionet nuk më ndahen. Por për të mos mërzitur lexuesin me këto fjalët e mia,ja tek po ju paraqes veç dy -tri poezi të tij, për të parë se kush është Ndoç Gjetja.

Sikur
Ç’ mrekulli do të kish qenë
Sikur të jepnin që sot dorëheqjen
Presidenti dhe çdo lloj ministri
Dhe ta merrte pushtetin s h p i r t i…

Autoportret
Vendbanimi: -Në Lezhë dhe mendjen emigranti në yje.

Profesioni
Thurës ëndrrash dhe mbrojtës besnik i tyre.

Gjendja civile
Mbetje teknologjike e administratës shtetërore se nuk diti t’u japë përkuljen e duhur eprorëve.

Gjatësia
E mjaftueshme për të arritur një ditë “mollën e ndaluar”

Titujt
I dekoruar njeri qysh në ditën e lindjes nga nëna.

Bindjet
Njeriun e bën të lumtur njeriu

Antipatitë
Burrat me grada dhe gratë me shumë tule të mëdha.

Simpatitë
Jezusi, Don Kishoti dhe Buda.

Frikërat
Shëndoshja e trurit,ujë,zjarri dhe turma

Besimi
Në kryqin e tij që mban përditë në shpinë

Pasuria
Dritat e mendjes me të cilën luftoj varfërinë.
Epitaf për veten
Këtu prehet ai që quhet Ndoc Gjetja
I cili pati ardhur gabimisht në botë
Nga vetja e tepruar bënte vjersha
Dhe gjithë njerëzit i quante shokë.
Pastaj e përcollën në banesën e fundit
Me shpenzimet falas nga bashkia e Lezhës.

***
Siç e shihni,nuk e shkrova të plotë. Qe kundra fuqive të mia. Poetët hyjnë pak tek profetët. Ata me zë dhe me grinte si Ndoc Gjetja qëllojnë drejt e në shenjë. Dy vargjet e fundit,sjell nga unë,kanë vërtetuar atë që tha Gjetja. Ai vdiq i varfër dhe u varros me shpenzimet e bashkisë. Por,në të njëjtën kohë,për të dhënë më të plotë këtë poet unë nuk kam se si mos vë në dukje,se,në se pushteti,për arsye krejt irracionale, nuk e donte Gjetjen (kujtoni ata këshilltarët ligavecë që ikën kur votohej për nderi i qytetit),atë e donin dhe e duan qytetarët lezhjanë, pa dallim bindjesh politike. Gjetja është i vetmi (më gjeni një të dytë) ,të cilit biznesmenë lezhjanë, me shpenzimet e tyre,i ngritën një shtëpi. Se nuk kishte shtëpi ku të fuste kokën. Në vitin 1997 kur i vranë të vetmin djalë, ceremoninë e ritet e përcjelljes, i bëri në shtëpi të botës. Lezhjanët janë fisnikë. Ata dinë ta njohin të mirin. Ia ngritën shtëpinë,por Gjetja nuk e gëzoi dot. Mjerisht ai vdiq, për të mbetur gjallë dhe i pavdekshëm përmjet vargjeve.

***
Dhe në mbyllje,duke qenë “pak” lezhjan, s’kam si mos vë re se Lezha tani është si një zgjua bletësh ku rrjedh mjaltë poetikë,ku veç të sipërmeve, duhen përmendur: Elida Marku e Daniel Gazuli, Preng Jaku e Lekë Gjoka, Ndue Deda e Armela Hysi (përkimi i mbiemrit është veç rastësi); Shpresa Kapisyzi, Dritan Mesuli, Edmond Kaçeli, Nikoll Mojsi e tjerë.(të më falin të tjerë).
Por mbi të gjithë si rruaza më e madhe në gjerdanin poetik të Lezhës ,pa dyshim,që është Ndoc Gjetja.
Me Ndocin ka ndodhur si me pulëbardhat. Ato shpjeri nga të duash,por një ditë do fluturojnë dhe do vdesin tek ranishta e tyre. Dhe “Ndoci” atje është:tek “ranishta” e tij që quhet Lezhë. Unë si”pak” lezhjan veç mbiemrit Gjetja do t’i shtoja atë:Lezha! Provoni t’i thërrisni:- O Ndoc Gjetja ngrihu se po të kërkon Lezha,dhe brof ka me dalë nga varri më i gjallë mbi të gjallët. Si në balada. Tash po “fle” në “ranishtën” e vetë dhe po bërtas:-Je i gjallë, o Ndoc Gjetja-Lezha…
Nga Përparim Hysi

10 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes Vatikan-Shqipëri

Përkujtojmë 10 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Vatikan-Shqipëri. Pra, si sot, më 23 mars 2002, në Tiranë u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve reciproke”. Për Selinë e Shenjtë nënshkroi Shkëlqesia e Tij, Imzot Giovanni Bulaitis, Nunc Apostolik në Shqipëri, ndërsa për Republikën e Shqipërisë, kryeministri, Zoti Pandeli Majko.
Përfaqësuesi papnor shoqërohej nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Durrës-Tiranës dhe zëvendës-kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë si dhe nga Imzot Ambroz Madtha, Këshilltar i Nunciaturës Apostolike në Shqipëri. Qeverinë e Shqipërisë, përveç Kryeministrit Pandeli Majko, e përfaqësonin edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Zonja Arta Dade dhe autoritete të tjera qeveritare.
Shkelqësia e Tij, Imzot Bulaitis, shprehu kënaqësinë e Selisë së Shenjtë dhe të Kishës vendase për nënshkrimin e marrëveshjes e cila, në rrethanat e sotme të historisë së Shqipërisë, mund të konsiderohet pa dyshim si një ngjarje me rëndësi të madhe historike. Nga ana e tij, Kryeministri Pandeli Majko falënderoi Selinë e Shenjtë dhe Kishën katolike në Shqipëri për kontributin e madh që i jep popullit dhe uroi që kjo marrëveshje të fuqizojë më tutje lidhjet ndërmjet Shqipërisë e Selisë së Shenjtë.
Kjo marrëveshje, pas një polemike të ndezur në parlamentin shqiptar u ratifikua më 23 maj me 91 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundra, ndërsa të gjithë deputetët ishin të pranishëm në sallë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Republika e Shqipërisë garanton lirinë për të shpallur dhe për të praktikuar në publik fenë katolike. Kisha Katolike në Shqipëri ka të drejtë të organizohet dhe të plotësojë misionin e saj. Republika e Shqipërisë njeh zotësinë juridike të personave ligjorë për ente e entitete të tilla të Kishës Katolike, të cilat janë të parashikuara në të Drejtën Kanonike të Kishës, siç janë kryedioqezat, dioqezat apo administraturat apostolike, famullitë kishtare, bashkësitë fetare, misionet, shoqatat, seminaret, shkollat dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve, institucionet shëndetësore, pas regjistrimit të tyre nga organet e drejtësisë. Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike në Shqipëri gëzojnë lirinë e plotë të komunikimit dhe të korrespondencës me njëra-tjetrën. Republika e Shqipërisë dhe Selia e Shenjtë do të mbajnë marrëdhënie diplomatike në nivelin e Ambasadës dhe Nunciaturës Apostolike. Kisha Katolike ka të drejtën të posedojë mjete të vetat të komunikimit masiv dhe ka të drejtën të përdorë mjetet publike të komunikimit masiv, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë. Autoriteti kompetent kishtar ka të drejtë të krijojë strukturat përkatëse të Kishës, e në veçanti, të krijojë dhe të modifikojë personat juridikë kishtarë, në përputhje me të Drejtën Kanonike të Kishës dhe duke respektuar ligjet shtetërore shqiptare. Selia e Shenjtë është e lirë të zgjedhë një klerik në detyrën e Ipeshkvit ose të Administratorit Apostolik, i cili mund të jetë dhe Ipeshkëv. Pas kësaj marrëdhëveshje të 23 majit 2002, më 2005 vjen ligji për “Procedurat e Njohjes së zotësisë Juridike të personit Juridik Kishtar të Kishës Katolike“.
Më 2007: Marrëveshjen ndërmjet arkivit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me Arkivin Sekret të Vatikanit.
Gjithnjë në vitin 2007 kemi edhe Ligjin mbi rregullimin e disa aspekteve ekonomike dhe fiskale të funksionimit të disa enteve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Po këtë vit nënshkruhet edhe marrëveshja midis Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Qendrës kërkimore-spitalore “Bambino Gesù” (entit të Selisë së Shenjtë) të Romës.
Më 2010 kemi marrëveshjen midis Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Universitetit Katolik të Romës “Sacro Cuore”, Poliklinika Universitare “Agostino Gemelli” .
Më 2011 nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë se Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Opera Romana Pellegrinaggi.
Nga Paul Tedeschini

GJERGJ KASTRIOTI–NË ARTET FIGURATIVE

Ne kuadrin 568 vjetorit te Kuvendit te Lezhës
Figura e Gjergj Kastriotit dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës.
Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë.
Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firences. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit Venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Nacional i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.
Vlen të përmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar në Shkodër si dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng, një riprodhim i të cilit ndodhet edhe në Muzeun e Krujës.
Një portret i hershëm që paraqet rëndësi për tërë ikonografinë e Gjergj Kastriotit, ndodhet në botimin e parë të veprës madhore të humanistit dhe të historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romë, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut).
Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI. Amani, heroin shqiptar e paraqiti me një sfond kështjelle.            
Gravura mbi Gjergjin, më 1577, ka shtypur edhe një piktor tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e përkrenares dhe e shpatës së heroit jepet për herë të parë (1539-1552) në portretin të bërë nga Tabias Shtimer.
Në qindvjeçarin XVII e këndej u krijuan portrete të Gjergjit për t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autor i portretit që u botua në poemën e Bysjerit (1658). Në vitin 1662, kjo poemë u ribotua, por tani me portretin të bërë nga piktori Blanshet. Ndërkaq librin e Biemit, të botuar në vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuçi (Zucci). Një gravurë në dru bëri I.B. Skotin.
Në vitin 1743 vepra e Barletit u botua në Zagreb në gjuhën kroate. Këtu tani e kemi gravurën  në dru të Vajcit (Weitzi). Galerinë e Gjergjit, me veprat e tyre e kanë pasuruar edhe piktorë të tjerë si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.  
Për Gjergj Kastriotin një numër veprash krijuan edhe piktorët arbëreshë në Itali, si G. Konforti, A. Skurra e te tjere. Një afresk i shekullit XVI ndodhet në një kishë të Monreales në Sicili. Duhet theksuar se në kishën katolike të Prizrenit, në vitin 1878, kur u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, janë pikturuar me grizaj në dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Gjergj Kastrioti.
Figura e Gjergjit u bë një nga temat  qendrore të arteve figurative shqiptare qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit nga Korça Gjergj Panariti (1883), figura e plotë e heroit mbi kalë dhe në sfond beteja, u trajtua më 1889 nga Anastas N. Ballamaçi dhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaçi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.
Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazën e modeleve, shkoi më tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprave. Midis tyre edhe “Skënderbeu” (1913). Me fjalë të tjera, prej tij ruhen mbi dhjetë tablo me figurën e Gjergjit, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX.      
Në vitin 1937, në bazë të një gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korçës Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Gjergjit, tablonë “Beteja e Gjergj Kastriotit me turqit” që ndodhet në Muzeun e Krujës.
Linjën kryesisht origjinale e përbën tabloja “Gjergj Kastrioti në betejë” e pikturuar në vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili në vitet 1910-1915, kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. (Mësimet e para për pikturë, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolë Idromeno, 1860-1939, autor i njërës nga kryeveprat e pikturës shqiptare, portretit “Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi në disa variante – “Skenderbeu”.     
Në fund të shekullit XIX dhe konkretisht në vitin 1917, pasqyrimit të figurës së Gjergj Kastriotit në skulpturë iu çel rruga me bustet e skulptorit dhe të poetit Murat Toptani (1868-1917).
Shprehja figurative e heroit, do të ngrihet më pas në një nga majat më të larta krijuese me bustin sintezë, heroik e legjendar, të punuar nga figura kryesore e skulpturës shqiptare në vitet ’20-’80, të shkolluar në Torino të Italisë - Odhise Paskalit (1903-1985). Busti i Gjergjit, i ngritur në Kukës në vitin 1939, është një kryevepër monumentale, ku format e hiperbolizuara të heroit krijojnë shoqërim përfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkë me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorin Janaq Paço (1914-1991), në vitin 1968 realizuan monumentin e Gjergj Kastriotit në Tiranë. Me vërtetësi deri në hollësi, siluetat e japin heroin në një lëvizje parade, me shpatën mbështetur anash dhe kokën energjike të ngritur si luftëtar dhe burrë shteti.
Ndër veprat më të shënuara të artit shqiptar pas vitit 1945 me këtë temë, janë statujat ekuestre në Krujë dhe në Tiranë, që mishërojnë realizimin e një dëshire të hershme të popullit shqiptar për ta parë të ngritur në monument figurën e Heroit Kombëtar.
Në pikturën e pas Luftës së Dytës Botërore, në tablotë kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masën, epërsia shqiptarëve liridashës. Gjergj Kastrioti dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij, pasqyrohen gjerësisht në artin figurativ shqiptar. Në veprat e Muzeut Historik Kombëtar dhe në Muzeun Kombëtar – Gjergj Kastrioti në Krujë, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnë heroin si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor.
Në vitin 2001, monumenti i Heroit Kombëtar, vepër e skulptorit Janaq Paço, u vendos në Prishtinë. Ndërkaq, në vitin 2003, shtatorja e heroit, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos në Dibër. Në vitin 2006, monumenti i heroit, vepër e skulptorit Thoma Thomai u vendos në Shkup. Busti i heroit është vendosur edhe në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës.
Monumenti i heroit, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur në vitin 1940 ndodhet edhe në sheshin Albania të Romës.  Bustit i Gjergjit ndodhet edhe në Vaccarizzo Albanese – fshat  i Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe në Civita të Italisë.
Në vitet ’60 të shekullit XX, emigrantët shqiptarë në Belgjikë paraqitën kërkesë për ta vendosur monumentin e Skënderbeut në Bruksel. Kjo u realizua në vitin 1968. Monumenti u vendos pranë parkut Josafat të komunës Schaerbek në Bruksel.
Monumentet, përkatësisht bustet e Heroit Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit  e te tjera.
Përmendorja e Gjergj Kastriotit në Miçigan të SHBA-së është përuruar në vitin 2006, në prani të mijëra vetëve, përfshi kryepeshkopin e Detroitit - Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipërisë-Alfred Moisiun. Monumenti është vendosur në hyrje të oborrit të Kishës katolike shqiptare Shën Pali në Roçester Hills, rreth 40 kilometra në veri të Detroitit. Përpos monumentit të heroit, në këtë shtet federal ndodhet edhe përmendorja e Nënë Terezës. 

 Nga Xhelal Zejneli

KUR DO TË KËNDOHEN DY KANGET MADHORE, “GRYKA E KAÇANIKUT” E “PËR TY ATDHE”?!

Ne përkujtim te kompozitorit te madh “Artistit te Popullit”, Pjeter Gaci,
me rastin e 17 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta –
Me 27 mars 1995 u nda nga jeta, nga ne i shquemi Pjeter Gaci. Ne këtë shkrim te shkurte dhe modest, nuk marr përsipër te baj biografie e këtij Artisti te madh, por due te evidentoj para lexuesit vlerat e Tij ne fushen e artit, ku Ai shkelqeu me te gjith madheshtine per krah bashkëqytetarëve te tij: Tonin Harapi, Çesk Zadeja, Avni Mula, Tish Daija, Zef Lekaj, Mark Kaftalli e te tjere e te tjere.
I madhi Pjeter Gaci, hyn triumfalisht ne skenën e artit muzikor si nji “maratonomak”, i cili ka dhanë nji “arsenal” veprash muzikore duke fillue te kanga e deri tek opera. E them me shum sinqeritet se, pese kange te kompozueme nga Pjeter Gaci me tekstin tim, me bajne te ndihem krenare, prej te cilave mund te veçojmë: “Vite dhe këngë” dhe “rinia ime”! Pjeter Gaci shquhet ne te gjitha fushat e muzikës. Ai, lëvroi me shume kompetence te gjith zhanrin muzikor, si: Muzike instrumentale, sinfonike, kantata, opera, skenike-tabllo muzikore, romanza, kange popullore, kange te muzikës se lehte dhe kange për fëmijë. Te gjitha këto vepra, sipas bashkëshortes-Tamara Gaci, ruhen te inçizueme dhe te shkrueme me nota ne institucione te ndryshme dhe për këto ekziston bibliografia e plote. Ne fondin e krijimtarisë se tij numërohen 44 tituj veprash muzikore dhe 165 tituj kangesh te cilësisë se nalte, ne te cilat nuk janë përfshirë kange masash dhe kange fëmijësh, te cilat janë me qindra.
Jam i mendimit se, kompozitori Pjeter gaci mbetet nder ma te shquemit e muzikës t’one, qofte për sasinë dhe për cilësinë e veprave qe ka lanë dhe qe e kan ba te njoftun ne tri kontinentet.
Nuk e quaj te tepërt ta njoh lexuesin me nji rast “episodik”: Po jepej koncert ne Radio Televizionin Shqiptar me rastin e festave te mëdha 28-29 nandor 1994. U befasova kur ne këtë përvjetor nuk u ekzekutua asnjëna prej ketyne kangeve madhore, te cilat i quaj krye kange. Dhe ashtu siç isha pranë ekranit te televizorit, shume i ndjeshëm, rreshtova këto vargje te thjeshta për shokun, mikun dhe bashkëpunëtorin e nderuem, Pjeter Gaci:

Peng nderimit-kur Ai jetonte mes nesh

Emen te madh ke o Pjeter
Sepse Pjeter do te thotë-gure
Por, shum ma i madh do t’ mbetesh ne vepër
Se kanget tuaja s’do te vdesin kurrë

Te gjith sa u lindem, nji dite do te vdesim
Dhe te gjith do te shkojmë ne boten tjetër
Ti je prej atyne qe ne shekuj do te mbesin
Se, Ti len pas nji t’ madhe vepër

Ngado te fryjnë ernat, ngado te vijnë stuhitë
Ty kurrë s’ te lëkundin, Ti mbetesh “Ante”
Ti mbetesh “shkamb” mbështjellë me meloditë:
“Gryka e Kaçanikut”-“Për ty Atdhe”.

Kujtese për lexuesit:

Ne historinë e Popullit tone mbeten tri gryka qe munde ti quajmë sa heroike aq dhe episodike: E para, asht Gryka e Radikes, ne te cilën u përlesh me osmanet Heroi ynë Nacional, Gjergj Kastrioti para se te hynte ne Kruje me 28 nendor 1443. E dyta, asht Gryka e Kaçanikut, ne te cilën “shqiponjat” e Idriz Seferit u përleshen me te njëjtin pushtues, me osmanet. E treta, asht Gryka e Meshgoranit, ne te cilën lumi Vjosa vjen e turbulluar ... Kto gryka u skuqen me gjak shqiptaresh patriote ne kte lufte sa me pushtuesit osmane, po aq dhe me fashistet italian. Kush e mohon gjakun e derdhur ne kto gryka, gjithçka munde te jete, por jo shqiptar.
I apeloj ndërgjegjes mbare shqiptare, ne veçanti institucioneve kompetente qe ne kte 100 vjetor te Pavarësisë, bashke me Hymnin e Flamurit te ekzekutohen edhe dy kanget madhore te “Artistit te Popullit”, te pavdekshmit, Pjeter Gaci.

Nga Mark Bregu

Ngrini një monument për Marije Balën, koha nuk pret

Dëshmi që parathonë se Lenini ishte çeçen dhe Fidel Kastro britanik. Siç është për francezët surprizë se De Goli kishte origjinë arabe, për shqiptarët është e rëndësishme të dihet e të besohet se Gjergj Vashingtoni pati nënë Marije Balën, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, saktësisht nga rrethinat e Pejës
Dashamir Cacaj

Në vitin 1706, një anije e nisur nga bregdeti kroat, pas një lundrimi të mundimshëm mbërrin në brigjet lindore të Amerikës Nordike. Mjeti lundrues e përshkoi tejembanë ishullin gjigant britanik për të mos e hedhur spirancën në ato brigje, por për të vazhduar rrugëtimin përkrah burimi i dritës.
Në bordin e anijes është dhe një çift të rinjsh nga Rrafshi i Dukagjinit. Janë burrë e grua. Po e lënë vendin e të parëve nga orteku i halleve që i pati vënë në shënjestër edhe ata të dy. Fati është me ta. Mbërrijnë në Virgjinia, e veshin kominoshe për të ndërtuar një të ardhme. Medet që emrat e dy të rinjve nuk na i zbardh asesi, Albert Myko dhe as Virgjinia Carmichael. Të dy na e fshijnë pluhurin e harresës me ndihmën e një tupani që është lajmës për një triumf. Anipse emrat e dy banorëve të Rrafshit të Dukagjinit nuk kanë mbërritur ende në gjerdanin e kronikave tona, ne ju jemi mirënjohës për jetë gjuhëtarit e shkrimtares.
Bashkëshortët e rrafshit kanë në xhepin e setrës ende kartelën e mërgimtarit kur u lind fëmija rishtar. Është vajzë e porsalindura. E marrin në krahë dhe e çojnë në kishën e rrethinës. E pagëzojnë me emrin e bukur Marije. Emri është biblik. Edhe mbiemri këtë shije ka kur e përtyp. Bala! Një mbiemër fisi që ka harruar të plaket.
Vitet marrin rrrokopujën. Moti 1708 është viti i lindjes së Marijes, e ky sa vjen e largohet. Marije Bala vishet nuse. Po kush është dhëndri pale?! Është bash babai i babait të kombit amerikan, sa kohë i referohemi cilësimit in mortales të tij. Pra, dora vetë ati biologjik i Gjergj Vashingtonit. Dëshmitë na e shuajnë kureshtjen sa kohë na bëjnë me dije se nënë e bir patën mesvedi dashuri e nderim, ndjesi këto të ndërsjellta e të pakufishme. Ekziston në memuaret e Shtëpisë së Bardhë një prokurë e lënë nga presidenti historik i Amerikës së djeshme e asaj të sotshme. Sipas saj, në çdo rrethanë e me çdo mjet, të mbrohet e të sajdiset, vendi i shqipeve buzë Adritikut, nga kombi amerikan e udhëheqësit e tij.
Për të përzënë çdo dyshim të mundshëm e pasaktësi paradoksale, vjen kumti sipas të cilit Instituti i Biokimisë dhe Gjenetikës në Bazel të Zvicrës, ka kryer ndërkohë një hulumtim të gjenezës së disa prijsave botërorë. Në këtë studim të imët deri në detaje, në krye të listës ishte
pamëdyshje dhe Gjergj Vashington-i. Kumti është kokëfortë kur thotë se babi i kombit amerikan është i biri i Agustinit dhe i Marijes.
Porosia e lënë nga Gjergj Uashingtoni, në kohë të ndryshme është bërë e gjallë e ka shërbyer si “varkë shpëtimi” për bashkëkombësit e mij. Në krye të herës, mbi paragrafin imcak të letërporosisë, bie vështrimi i mprehtë i Presidentit Uillson. Ishte ai vakt kur arka e mortit priste mënjanë kurmin gjithë dregëza të vendit tim. Presidenti Uillson nuk ngurroi të shprehet në Lidhjen e Kombeve. Të mbetet në këmbë ky komb. Nuk është e drejtë të shkërmoqet. Aforizma “u tha, u bë” ia krisi gazit. Shqipëria ime nis e hedh rrënjë të shëndetshme më 1913.
Jo shumë dekada më vonë, është presidenti Nikson që ia hedh një sy amanetit historik të Gjergj Uashingtonit. Është viti 1970 kur Nikson i dhuron Titos jo pak, por një qese me 5 miliardë dollarë amerikanë. Një kusht të vetëm pati kjo mbështetje financiare që ringjalli ekonominë e principatës gjigante të sllavëve të jugut. E ky kusht ishte i rrokshëm. Të njihet autonomia e Kosovës! Pikë! Tito ofron kushtetutën e vitit 1974, ngasja e të cilës është krijimi i Universitetit Shqiptar të Prishtinës. Dora e ngrohtë e një kombi të madh i zgjatet shtetit që udhëheq Tito është edhe një kreditim i tipit big për dekadën e viteve 1980 e 1990. Tito premton statusin e republikës për Kosovën. Aty për aty “u tha, u bë”. Por Tito largohet nga kjo botë e vendimit për dhënien e statusit republikë të Shtetit të Kosovës, i has sharra në gozhdë. Dihet kush e “sharroi” premtimin e Titos përpara presidentit amerikan të radhës, Karter. Shkurt Millosheviç “i fut stërkëmbcën” njeriut që i lëshoi fronin e ndihmat ndërpriten. I fundit që e ka parë me miklim porosinë e Gjergj Vashingtonit, është presidenti Klinton. Kjo letër më yshti ta orientoja “NATO-n” për t’ja hequr prangat kombit të Rugovës, mësohet të ketë thënë Klinton.
Kumti që po përcjellim është në shtërzim të maturimit të vet. Lyp një kohë, nuk dihet saditëshe. Ngjizja ka startuar bindshëm. Karl Eduard ka hedhur në treg librin “Shtëpia Klinton”. Karli është gazetar, reporter dhe autor i shumë librave dokumentarë në evokim të jetës e të veprimtarive të presidentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të historive të Vendit të Madh. Karli është dhe fitues i çmimit “Pulitzer” në katër edicione të tij. Në dobi të ngjizjes së kumtit që përcjellim është dhe kronika me titull “Marije Bala Vashington”, e vitit 1850 e shkrimtares Virgjinia Carmicheal. Dëshmi të besueshme siglon linguisti i Universitetit Berklei të Kalifornisë, Albert Myko. Nuk po e bëjmë më të gjatë vistrën e dëshmive. Falë Zotit ato nuk shterrin.
Për sa e cekëm në rreshtat e këtij shkrimi, Marije Bala nga Rrafshi i Dukagjinit, vis shqiptar e shqipfolës qyshkur u shfaq Arbëri i fillimit, meriton njohje, publicitet, respekt, admirim e nderim pa limit. Edhe një monument e lyp kjo amazonë e mesjetës shqiptare. Në krah e përbri të Roza Fatit, Vojsava Kastriotit, Terezë Bojaxhiut, e të më falë ndonjë tjetër emër i përveshëm gruaje që nuk e gjen emrin e vet në këtë kronikë që është ngarendje, me gjasë si e vrapit të atkinës kur bashtina është me bar e me gjethe. Koha e ka “tagrin” mos me pritë...

Pushteti prindëror i fazës së fëmijërisë

Para disa vjetësh, për disa kohë, e kam ndjekur në transmetuesin “Vizion plus“ programin “Njerëz të humbur“. Për të qenë i sinqertë, më shumë për të mësuar diçka mbi psikologjinë e të “humburve“ dhe të afërmeve të tyre se sa për të vërtetat e tij. Një natë, drejtuesja, pas shumë përpjekjesh arriti të vendosë lidhje telefonike midis një të “humburi” dhe prindërve të tij. Në ekrane dëgjohej zëri i të “humburit“, diku nga larg dhe në ekran dukeshin fytyrat e brengosura dhe të lara në lot të prindërve të tij. Me gjithë përpjekjet e drejtueses për ta bindur të “humburin“ që të fliste me prindërit e vet, ai nuk pranoi. Asnjë fjalë nuk foli me ata. Linja u mbyll dhe unë e mbylla televizorin. Duke menduar për rastin, arrita në përfundimin se, ai nuk ishte një njeri i humbur por, një ishte një “shpirthumbur“. Që nga ajo natë nuk e kam ndjekur më atë program. Nuk ja vlen të humbasësh kohë me njerëz shpirthumbur. Të tillë njerëz, jo vetëm që krijojnë konflikte në familjet e tyre por dhe probleme të mëdha sociale. Me shumë të drejtë, sjellje të tilla mund të mendohen imorale.
Por, a duhet pranuar se humbë shpirti!? Normalisht jo. Ai nëse është, nuk humbë. Përse tek disa njerëz është dhe tek disa të tjerë, të cilët mendohen të pashpirt, nuk është? Mos vallë vetë prindërit janë fajtor për këtë gjë!?
Vetëm pak durim! Le të shikojmë më poshtë:
Mendohet se lidhjet shpirtërore fëmijë-prind dhe për pasojë pushteti prindërorë, gradualisht shuhen tek fëmijët dhe dikur ata bëhen të pa pushtetshëm më tek ata. Do të ishte mirë nëse do të ishte kështu por, psikologjia bashkëkohore nuk e pranon këtë.
Nga Rusoi (1712-1778), kemi mësuar se: “Edukimi i njeriut fillon me lindjen e tij; para se ai shikon dhe dëgjon, fillon të informohet. Përvojën e fiton nga të mësuarit”. Sipas Rusoit, në edukim nuk paska vogëlsira.
E gjithë jeta përbëhet nga vogëlsira por që në fakt nuk janë të tilla. Ne njerëzit, nga që nuk ua njohim qëllimin, i mendojmë ato vogëlsira. Nëse ne shikojmë një milingonë duke vrapuar, nga që nuk e dimë qëllimin e saj, mendojmë se ajo vrapon kot. Në fakt, nuk është ashtu. Ne i mendojmë kot edhe flokët e dëborës, edhe pikat e shiut, edhe fijet e barit, edhe valët e detit, edhe … gjithçka që nuk dimë ta shpjegojmë. Asgjë nuk është krijuar kot, asgjë nuk zhduket kot, asgjë nuk lëvizë kot, asgjë nuk pushon kot. Çdo gjë, pjesë e kësaj bote, ka një qëllim. Gjithçka lidhet me diçka tjetër dhe të gjitha së bashku. Kështu është dhe me jetën tonë. Çdo vogëlsirë në jetën tonë nuk është vetëm vogëlsirë. Ajo ka një qëllim, krijues ose mohues. Nëse do të mendojmë se jeta, për mua, ka qenë e pakuptimtë, automatikisht do të biem në konflikt me të kaluarën tonë, me atë që në fakt nuk ekziston më. Shumëkush vuan nga kjo. Nuk dihet se sa. Nëse do të mendojmë të kundërtën se, jeta e ime ka qenë e kuptimtë dhe e qëllimshme, do të ndërtojmë paqen e brendshme dhe do të jetojmë të qetë. Jeta nuk është kurrë as e keqe dhe as e mirë. Në të keqe dhe të mirë, në të kuptimtë dhe të pakuptimtë, e ndajmë në jetën. Secili në mënyrën e vet. Në univers nuk ekziston as e keqja dhe as e mira. Një klasifikim i tillë është produkt i mendjes njerëzore. Produkt i njohjes dhe përvojës së tij. Nga vijnë përvoja dhe njohja?

Në rastin konkret unë do të flas këtu për rrolin e lidhjeve prindër-fëmijë
Brenda secilit nga ne, jetojnë prindërit e fëmijërisë tonë. Ne nuk do të mund të ndahemi kurrë nga ata. Pavarësisht nga mosha që do të arrijmë. Mirëkuptimi ynë i brendshëm i plotë me prindërit tanë, është porta në të cilën ne duhet të kalojmë për të arritur paqen, gëzimet dhe sukseset tona në jetë. Shumëkush e pranon këtë. Ata kanë vendosur paqe me prindërit e fëmijërisë së tyre. Pavarësisht, nëse jetojnë ose jo së bashku. I përcjellin deri në varr dhe kujdesen për varrin e tyre, që të jetë sa më i bukur, gjithnjë i freskët. Një sjellje e tillë nuk është vogëlsirë. Përse ky shembull!?
Brenda nesh, tek secili nga ne, prindërit janë të gjallë. Çdo përkëdhelje e tyre, çdo shenjë dashurie, çdo puthje, çdo përqafim, çdo shpërblim, çdo e mirë dhe e keqe që ne kemi përjetuar nga ata, është regjistruar në psikikën tonë. Çdo fjalë e prindërve, për fëmijët është një energji, të cilën fëmijët jo vetëm e regjistrojnë. Çdo mendim dhe ndjenjë, që fëmijët e përjetojnë si reaksion ndaj prindërve, është energji e rezervuar nga ata. Sjelljet dhe reagimet e prindërve para fëmijëve, të gjitha janë burim energjie, me të cilat “akumulatori fëmijë“ i karrikuar. Fëmija, gjithnjë e më shumë e shikon botën nëpërmjet syzave të prindërve. Çdo gjë që remia shikon dhe dëgjon nga prindërit e vet, ai fillon ta besojë dhe ta regjistrojë si të vërtetë. Portreti dhe sjelljet e tij, janë energjia prindërore. Kjo do të thotë se, fëmija harron se kush është dhe bëhet ai që shikon tek prindërit e vet. Bëhet shembulli i fjalës dhe sjelljeve të tyre. Përvoja dhe njohja e tij, janë përvoja dhe njohja e prindërve të tij. Të gjitha ndjenjat që ai përjeton nga prindërit, urrejtje, dashuri, zemërim, refuzim, kundërshti, pa pushtet, pasiguri, vetmi, braktisje, zhgënjim, hakmarrje, i regjistron, në forme energjie në psikikën e tij. Nga kjo ndodhë që, në shumë raste energjia negative e akumuluar tek fëmijët, të shpërthejë ndaj prindërve të tyre. Edhe ndaj nënës, ndaj secilës ai është i varur dhe kalon pjesën më të madhe të kohës. (vijon f.11)
(vijon nga f.9)
Vështirë se mund të ketë prindër të cilët i pranojnë fëmijët e tyre pa kushte dhe ashtu siç janë. Të gjithë (ndoshta pak e ekzagjeruar) mallkojnë tek fëmijët e tyre ato gjëra që për veten e tyre i kanë përjetuar me kënaqësi.
Energjia nuk njeh kohë. Ajo njeh vetëm momente të ndryshme, gjendje të ndryshme. E gjithë të jetuarit me prindërit, çdo ngarkesë negative e përjetuar me ata, do ta shoqërojë njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Kur dhe si shfaqet, kjo është gjë tjetër.
Nëse që në moshën fëminore, njeriu është furnizuar me dashurinë e nevojshme shpirtërore nga prindërit e tij, ai nuk do të mund të bëhet njeri i pashpirt. Energjia e tij pozitive me të cilën ai është “karrikuar“ nuk mund të mendohet, as që të humbë dhe as që të kthehet në energji negative. Ai, edhe atëherë kur nuk do ti ketë më prindërit e vet, do të kërkojë dikën tjetër që t’ia transmetojë këto energji. E ka të nevojshme.
Rasti i kundërt. Nëse dikush ka ëndërruar ngrohtësi, përkëdhelje, dashuri dhe mirënjohje, p.sh. nga babai, dhe nuk i ka gjetur ato, sigurisht që do të ndjehet keq në jetë. Ne njëfarë mënyre, nëse do të ketë fat, do ti kompensojë ato nga dikush tjetër. Por kompensimi është shtysë e jashtme dhe nuk bëhet kurrë faktor i brendshëm.
Pjesën më të madhe të kohës fëmijës, fëmijët e kalojnë me nënën e tyre. Që kur janë ë fazën embrionale, në barkun e nënës, ata fillojnë komunikimin me nënën. Në njëfarë mënyre i ndajnë të mirat dhe të këqijat bashkë. Nëse nëna shtatzënë vuan, dhunohet, keqtrajtohet, sëmuret, natyrisht që edhe fëmija në barkun e saj do të bashkëvuaje me atë. Nëse nëna do të konsumojë lëndë narkotike, edhe fetusi do ti përjetojë ato. Kur nëna shtatzënë vuan nga diçka ose dikush, truri i saj “lëshon alarmin“ gjëndërrave të ndryshme për të prodhuar hormonet e nevojshme për përballimin e situatës. Këto derdhen në gjak dhe nëpërmjet tij shpërndahen në gjithë trupin e saj. Fare natyrshëm ato përshkojnë edhe trupin dhe trurin e fetusit. Të njëjtin reaksion që shkaktojnë tek nena, shkaktojnë edhe tek ai. Në nënvetëdijen e tij kristalizohet ndjenja e të qenit pranë nënës dhe me nënën, në gëzimet dhe hidhërimet e saj. Kështu që fëmija krijon një besim të patundur tek nëna e vet. E gjithë bota është ashtu siç e mëson nga nëna e vet. Edhe babai ashtu është, siç ja paraqet nëna. Fëmija e njeh babanë nëpërmjet syzave të nënës. Por jo vetëm babanë. Të gjithë botën mashkullore. Nëse fëmija, nëpërmjet syzeve të nënës do te shikojë një baba të pamoralshëm, edhe kur të fillojë ta shikojë botën me syzat e veta, babai ashtu do ti duket, i pamoralshëm. “Kështu, me një njeri të ftohtë, brutal dhe të pamoralshëm si babi im, nuk dua të kem të bëj kurrë“, ose “Aha, mua më duhet të tregohem vigjilente në marrëdhënie me burrat. Burrat janë si puna e derrit, të gjithë një turi kanë“, mendojnë me vonë fëmijët. Kjo bën që në partneritet, njeriu gjithmonë ti referohet leksioneve të prindërve. Sa kohë zgjatë kjo!? Nuk mund të thuhet, gjithmonë është individuale.
Suksesi i rrugës që njeriu do të marrë pas ndarjes me prindërit, do të varet shumë nga mënyra e ndarjes me ta. Ndarja nga prindërit, pa bekimin e tyre, pa falënderim dhe mirënjohje, duhet menduar braktisje dhe jo ndarje. Shumë nga të rinjtë e sotshëm nuk e kanë idenë se si njeriu mund të ndahet nga prindërit e tij. Ata, thjeshtë i braktisin prindërit. Braktisja nuk është ndarje. Është dhimbje dhe burim konfliktesh. Ai që braktisë familjen, në fakt nuk është ndarë nga familja. Prindërit e tij janë brenda tij dhe ai menjëherë do të fillojë “luftën“ kundër tyre. Ata nuk e lënë rehat. Do ta bëjnë të vuaj. Braktiseshit mendojnë se, ma largimin nga prindërit e tyre janë të lirë, por ne fakt gabojnë. Shumë shpejt do ta kuptojnë se, nuk janë të lirë dhe se kanë gabuar. Shkëputja nga prindërit është normale por, shkëputja dhe jo braktisja.
Ai që kërkon shkëputje nga prindërit e vet, duhet të jetojë me ata që ta arrijë këtë. Shkëputja nuk arrihet duke u larguar por, duke u afruar dhe sa më shumë. Liria nga prindërit arrihet vetëm në paqe me ata.

Nga Lekë Imeraj,
shkrimtar dhe përkthyes

Takim i Aleancës për Biznes “Macomb First”

Javën që shkoi  në “ConCord Inn në Gratiot Avenue”, Aleanca për Biznes e  Macomb County kishte takimin e zakonshëm të përfaqësuesve, president, menaxher e drejtues të kompanive që janë pjesëtare të kësaj aleance.
Ky takim ishte thirre nga Presidenti i Aleancës për Biznes “Macomb First” John Johnson, i cili  krahas analizës një mujore të kësaj aleance, arritjet dhe planet operative të bizneseve të këtij County në muajt në vazhdim, ai përmendi edhe punën e mirë që bëjnë bizneset shqiptare të cilat kanë aktivitet në zonën e aleancës se tij.
Të ftuar në ketë takim nga bizneset shqiptare ishin biznesmeni i njohur tashmë në komunitetin shqiptarë të Michiganit Ndue Ftoni, pronarë i “The Imperial House”, Presidenti i Kompanisë së vetme telefonike (VOIP Phone,Video Phone e International Call),”ILIRIA Telecom” Dede Beleshi dhe  profesor  Eduard Aliko .
Zoti John Johson në veçanti falënderoj Dede Beleshin dhe Ndue Ftoni për njohjen që i bëjnë komunitetit amerikan me jetën dhe biznesin në Shqipëri dhe për mundësitë qe kanë për të investuar atje.
Në fund Presidenti i Aleancës për Biznes “Macom First”  John Jonson paraqiti planin 8 mujor të detajuar të kësaj aleance dhe datat e vend takimet e tyre.

“The Imperial House” qendra e festës për 8 mars në Michigan

AlbDreams.net ***
Gjatë gjithë kësaj jave në restorantin e biznesmenit shqiptarë Ndue Ftoni është festuar. Fillimisht për ditën e mësuesit dhe pastaj në ditë të veçanta më këngëtar të ftuar nga Shqipëria e Kosova, nënat, motrat e vajzat shqiptare që jetojnë në shtetin e Michiganit kanë festuar 8 marsin së bashku, me këngët e gëzuara të këngëtarëve dhe gjithmonë me përkujdesjen e stafit të restorantit “The Imperial House” i cili për këto raste ka gjithmonë çmime speciale të volitshme për mërgimtarët.
Pikërisht, të enjten, me 8 mars 2012 Hysen Elmazaj, organizator i mbrëmjes kishte ftuar nga Shqipëria dy këngëtare shume të njohura për publikun,Valbona Mema, këngëtare  e Shqipërisë së mesme, këngëtaren vlonjate Maja Aliçkaj dhe këngëtari Gëzim Kaso, të cilat i shoqëruan në organo Genti Çekorja dhe në klarinetë Meti Mullai, prezantoj programin Agim Kurti.

NJOFTIM NGA SHOQATA SHQIPTARE ”DUKAGJINI” NE MICHGAN

Shoqata “Dukagjini”, njofton mbare komunitetin ne Michgane e me gjere se, me datën 21 prill 2012, dite e shtune, ne orën 7 pasdite shtron një darke familjare vëllazërore për mbare komunitetin. Darka shtrohet ne “THE IMPERIAL HOUSE”. Hyrja kushton 30 dollarë për person, ndërsa për fëmijët nen moshën 6 vjeç është falas. Ne këtë darke ka pije freskuese e alkoolike, ushqim te bollshme tradicionale shqiptare. Ne këtë darke do te ketë te ftuare dhe këngëtare te rrymave te ndryshme  nga komuniteti dhe me gjere.
Ne këtë darke vëllazërore janë te ftuare te gjithë liderët e besimeve fetare bashke me besimtaret e tyre, Shoqatat simotra ne shtetin e Michganit. Janë te ftuar te gjithë intelektualet, poetet, shkrimtaret. Janë te ftuara te gjitha mediat me aktivitet ne Michgane, Humorist dhe këngëtaret qe dëshirojnë te shpalosin këngët e tyre para te pranishmeve. Njëkohësisht, çdo person qe dëshiron te behet anëtar i shoqatës “Dukagjini” do te dorëzojnë kuotën e anëtarësisë, te cilat do te mblidhen me këtë rast. Personat pasi pranojnë te bëhen anëtarë te rregullte te kësaj shoqate do te paguaj 100 dollarë. Te ardhurat qe do te mblidhen do te kalojnë ne llogarinë e kësaj shoqate, pasi kjo shoqate ne programin e saje  e ka te ndihmoje njerëz ne nevojë. Për realizimin e këtij kesoni, shoqata tani për tani mundësitë i ka shume te pakta. Shoqata “Dukagjini” kërkon te regjistroj te gjitha familjet dukagjinase qe banojnë ne Shtetin e Michganit dhe me gjere, me qellim qe këto familje te njihen, te jetojnë te lidhura njëra me tjetrën, pasi kjo pike është dhe ne programin e kësaj Shoqate. Ky vendime u more me datën 18 mars nga Kryesia e kësaj Shoqate! Te gjithë jeni te mire se ardhur qe te kalojmë një nate shume te bukur dhe argëtuese për te gjithë te pranishmit.
Te gjithë te interesuarit qe kërkojnë te kalojnë një nate ne trevesen e Dukagjinit te kontaktojnë ne numrat dhe personat e me poshtëm:
Kryetari Nikolin Shyti, cel 586 873 3202.
N/Kryetar Ndue Ftoni, cel 313 574 5991
Sekretari Luvigj Sterbyçi, cel 248 346 2230.

Përgatitë për botim nga Rush Dragu

“Perëndesha e dhive”

Skicë

E hollë, e gjatë, paksa e kërrusun, e rrudhosun si trung çetine e moçme nga pesha e randë e moteve, e veshun me kotull të zezë, shami me thakë, çorape leshi, opinga thesi, guzhup të galëm, furkën në dorë, këmesën në shokë dhe tufen e dhive të dashuna që e ndiqnin kudo nga mbas.
Mara, dhitë, jo vetem i tagjiste dhe i kulloste ku ishte mallimi ma i mirë, por me to ndante edhe buken e trestes t’ ua dhanë në grusht së bashku me kripën. Per tufën e saj të shtrenjtë shpesh sajonte marifete të mbrapshta baritore. Kryeparikut te tufës i bllokonte me një duq gjethesh lisi karabushin e trokës dhe mandej tufën e lëshonte yrysh kashnjetëve, kur piklonin kshtejat në vjeshtë. Herë mbas heret, muzgjeve të mbramjeve, apo mëngjezeve të hershme verore tufën e fuste msheftas orgajave të katundit dhe bashtinave të ndalueme për kullosë.
Mara me tufen kishte nje komunikim te jashtëzakonshem. Dhitë e shtrejta i ledhatonte, i puthte, i, krihte si nana ma e dashur dhe amvisa ma e mirë.
Me to fliste, gjithë ditën malit shpatullgjanë:
- Hani, hani pastu nana!
- Hani, hani ruejtju Zoti!
Dhitë, kur kënaqeshin me mallim, në pikun e mesditës, i çonte te kroni, ku pinin ujë në lugje të drujta, në hije atyne mrizave të vjetër kaçirubë.
Aty ku era e shëndoshtë e ahut të zgjon mushkenitë, baresha plakë tue tjerrë ia fillonte një kange të moçme baritore që i kujton vitet rrezatore të rinisë, një kangë të butë, ambëltore, të hovshme si vetë rinia
Qendisë Vasha në oborr të stanit
Nji shami shami çoban azganit…
Mbasi mbaronte këtë refren të dashun, Mara qortonte vetveten tue thanë:
-O mendimet e mia të bukura, fluturake kthehuni mbrapa, se ju i përkitni motit të shkuem, që nuk vjen ma.Unë atëherë isha vajzë, kerlinë, ndërsa tash jam plakë e krrusur si gungë deveje.
Nyja që e lidhte rrfanë me rininë ishte kjo tufë. Ishin ato mrize flladitëse, ato kroje të kristalta, ato rrype të përthyeme, ato lendina si qylyma të qendisuna nusënie. Këtu, në prehnin e atyne maleve, baresha harronte çdo brengë e çdo mërzi.
Tufa dhe mali i zbrapsin pleqëninë, i japin gaz e hare, i freskojnë kujtimet për dimnat e acartë me borë e murla dhe beharet e begatë që kish kalue...
Me tufën e saj në mallim baresha zhytej në meditime të thella për universin e saj të malit. Herë mbas here me nostalgji ia thoshtë kangës për nji dashnor çoban, të cilin e deshi sa vetë jetën.
Por ç’e do, çobani paskish qenë i pabesë, iku dhe la në vetmi amazonën e tij hynore vetëm për vetëm me tufën saj besnike…
Iku çoban musteqeziu pa i thanë “lamtumirë”!
Iku e nuk u kthye ma kurrë në torishtë, tek stani ku e priste drenusha e malit mbramjeve me përkëdheli!
Iku mbasi një ortek dimnor e përpiu në greminën e vdekjes, tue i dhanë fund një dashunie që mbeti e dlirë si ujtë e krojve të malit.
Ishte dashunia e parë e dhe e fundit në jetën bashkëshortore e këtij çifti ekzotik baritorë. Çoban harushani ndonëse iku pa thanë lamtumirë, mbeti përherë në loçkën e zemres së bareshës, engjullorë, i ri, i hareshëm si Shengjergji. Baresha e tij gjithë jetën nuk iu nda tufës, tue këndue hijeve me melankolizëm për çobanin, i cili në çdo mriz e lendinë i çfaqej ndër sy. Shpeshherë Mara tue satirizue pleqëninë dimnave, prozhmeve në shulla kah tjerrte lesh ia thoshte kangës së trishtueme:
Po tjerr plaka lesh galanit
Për çaropë të plak qyqanit.
Si kallkan po ngrinë pranë zjarmit.
Mara kishte një fllad të kandshëm humori, krijonte dhe improvizonte shpotitje të ngrohta edhe në qiellin e vrejtun të nervozizmave konfuze.
Shquhej per batuta erotike, të pastra dhe të pasuna.
Rrëfimet e saj, pasionante, pa kurrfare çensure, ishin flakërima gaztore, lumturuese për vashat dhe nuset e reja malësore, të cilat, çobaneshen plakë e adhuronin si heroinë qe ngrihej mbi tabu të kopsituna të kohës.
Kur sëmurej ndonjë dhi baresha nuk hante, as pinte derisa dhisë me turli mjekimesh medicionale t’i gjente ilaçin e shërimit.
Kur, tek- tuk, rrallë ndonjëherë, ia merte dami ndonjë kokërr, për to vajtonte e mbante zi. Kur tufa dëgjonte ndjelljet ledhatuese të mëmëzës së vet nga shpati më shpat, turrej me vrap dhe e rrethonte gjithë dashuni.
Atë dhi qe syzante te fljonte per festë e privilegjonte disa javë ma tepër se shoqet.
Diten e festës, kur familja do ta therte dhinë vidrake, e ndante nga shoqet, e puthte, i bante urimin ritual :
-Vofsh per hatër te kësaj nate!
Më pas kur lëshonte tufën në kullote, qante malit me lot për ” engjullushën” e flijueme!
Mara kurrë nuk pranonte që të hante mishin e dhive te veta.
-M’u baftë nyje në fyt e xeher në stomak! Nuk mun’ e ha mishin i dhive që kam rritë me duert e mia.Unë jam e kënaqum dhe me tamblin, djathin, kosin, tlyenin dhe leshin që më dhurojnë të dashunat e mija!
Dhia per Marën ishte “Perëndi”, si lopa për indianët, kurse ajo ishte ”Perëndesha e tufës“ .Secilën dhi e kishte pagëzue me një emën te veçantë: Engjullusha, Bukurosha, Korbeca, Lareca, Bardheca, Shega, Syzana, Synolja. Cura, Kuqani, Balusha, Lepurusha, Qapica, Koprrica etj.
Një jetë të vetme që pati e kaloi malit, err e terr, vetëm me dhitë, në sherbim vetëm të dhive. Dhitë ishin dashunia ma e madhe e jetes së saj, pa të cilat as Parajsën nuk e donte. Një ditë plajmicë frori, mbas 80 vjetësh bashkëjetesë në grazhdin e tufës së vet, bareshës thatanike iu shterr fryma.Tufa jetime e qau me blegerima humbjen e bareshës shekullore, e cila ishte shpirti dhe “perëndesha” e dhive

Prelë Milani

At Shtjefën Gjeçovi konstatuesi dhe ngjyrosësi i grafikëve të flamurit nacional

(Sintezë e një studimi me ilustrimet grafike dhe komentet e diçiturave)
Agron Luka

Faik Konica, fillimisht duke cituar literaturat e shek XVI, përfshirë edhe M. Barletin pak më vonë, rishkroi i pari nga autorët vendas më 1901 e 1909, dy artikuj me përshkrimin e flamurit nacional të harruar, mbas gjumit nargjyleik të natës së gjatë turko-osmane. (Shih, prof. dr. J. Kastrati, “Faik Konica – Historian”, Kumtari i Muzeut të Shkodrës, 5, 1992, f. 63-75; cit., sipas Albania, V, IX, 136; Albania, XII, 1, 18-21.)
Në gazetën “Albania”, Konica kishte vendosur një shqiponjë dykrenore të improvizuar. Këtë formë shqiponje e kopjuan patriotët dhe delegatët durrsakë dhe mbas datës 27 nëntor 1912, e morën me vete në Vlorë, sipas porosisë së Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit. (shih, revista LEKA, 1937, bot. “Përkujtimor” me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë, art., “Flamuri në Durrës”, f 416-418, cit., sipas gazetës “Liri e Shqipërisë”, nr. 63)
Në vitin 1951, Gj. Luka kishte dorëzuar në LSHSH, një monografi për F. Konicën, por kjo mbeti peng në censurën e zyrave dhe Arkivit të KQ. të PPSH. Konica kishte kontakte e mbante letërkëmbim me Gjeçovin.) …
Shtjefën Gjeçovi, i cili do të shkruante edhe një vjershë të frymëzuar “Flamuri ynë ku a?”, aty rreth viteve 1900-1902, kishte konstatuar dy flamuj grafika dhe një shtizë-shqiponjë, në botimin gjerman të ilustruar me grafika, F. Loniçerus, Chronicorvm Tvrchichorvm – Scanderbeg, III, Francoforti 1578.
Ky libër njihej në Shkodër në mjediset e bibliotekave katolike, e pakta qysh nga viti 1888, dhe për më tepër e ka njohur, shfrytëzuar e cituar edhe Frang Bardhi, qysh në vitin 1635. (Shih, F. Bardhi, “Skënderbeu, Apologji”, përkthim shqip, S. Prifti, 1957, f 40. Shën 146, emrin e autorit Filip Loniçeri, gabimisht e ngatërronte me emrin e Johan Loniçer). Në librin e F. Loniçerusit përfshiheshin edhe dy librat e M. Barletit (HS dhe Rr Sh.) dhe në vendet e përshkrimeve përkatëse (ndryshe nga botimi i parë i Romës AL), ilustroheshin edhe të dy grafika me flamurin e Gjergj Kastriotit. Nga këto dy grafika njëra paraqiste Skënderbeun timarli me flamurin e familjes së tij dhe tjetra ringritien ceremoniale të flamurit më 28 nëntor 1443, në kullën kryesore të Krujës.
Siç na ka rezultuar, nga kërkimi ynë i imët, bashkë me drejtorin e Bibliotekës M. Barleti, dr. Gjovalin Çuni, ka qenë At. Sh. Gjeçovi që kishte ngjyrosur flamurin me laps të kuq në ato grafika. Ky libër dhe disa literatura të tjera, sipas disa shënimeve nga Gjovalin Luka ishte sjellë nga Shkodra dhe i ishte prezantuar regjisorit të filmit “Skënderbeu”, Sergiej Jutkjeviç, nga prof. Injac Zamputi dhe prof. DH. S. Shuteriqi, aty nga fundi i vitit 1952- fillimi i vitit 1953…
Në një letër që At Shtjefën Gjeçovi, kishte dërguar At. Gjergj Fishtës e porosiste, “që t’i përgatiste një botim me ngjyra për flamurin e kombit”, por nuk dihet se përse nuk ia plotësuan e botuan! (Letra ndodhet në AQH, Fondi 58, Dosja 96, Dok. 13)
Sipas gazetës “Zëri i Popullit”, nr. 68, 20 mars 1980, shkruhet se, ishte dorëzuar në Muzeun e Shkodrës një flamur i kuq me shqiponjën e zezë, të cilin Sh. Gjeçovi e kishte ngritur më 1913, në kështjellën e Dejës. (Cit., nga R. Mata, Sh. Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, 1982, f 47 etj) Do kishte qenë interesante të verifikohej e krahasohej ajo formë shqiponjë e grafikëve me atë që ngriti, Gjeçovi, por, fatkeqësisht me sa kërkuam në MHSH, nuk rezulton që të jetë ruajtur, ky flamur. Kjo është një nga ato paradokset “shqiptare”, a thua se dikush është i interesuar të mbesim pa histori ... Patrioti shkodran, Filip Çeka (Suma) me flamurin e kuq shqiptar më 1912, me një grup të rinjsh shkodranë. Poshtë i ulur nga e djathta Angjelin Luka. (Foto që ruhet në fondin e familjes Luka).

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03