part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Një atentat që tronditi dy shtete”, me autor Prele Milani

Në ketë libër monografik, është jeta dhe vepra e kolonel Dode Tahiri, i cili ka një jete mjaft kompleks. Ai është nga fshati Nenmavriq i komunës Shale, mbaroj shkollën ushtarake dhe doli oficer me gradën aspirant. Ai, pati suksese në jetën e tij ushtarake. Merr pjese ne ruajtje te zhvillimit të punimeve të Kongresit të Leshnjes, mbështet Princ Vidin, drejton kryengritjen antizogiste të banoreve të Dukagjinit në nëntor 1926, me kolegun Vas Kiri. Në vitin 1924, është në mbështetje të Fan Nolit ne revolucionin borgjez me arme ne dore dhe me forca të Dukagjinit hynë i pari në Tirane. Ne vitin 1931 me shoke i bën atentat Ahmet Zogut në Vjene të Austrisë. Më vone, me pushtimin fashist të Shqipërisë pranon ofertën e tyre, emërohet Komandanti i Xhandarmerisë dhe gradohet Kolonel. I behet atentat nga njësiti gueril i Tiranes që drejtohej nga Partia Komuniste, në vitin 1943 dhe vdes.

Vëllimi poetik "Mjegull", me autor poetin Lazer Kodra

Me 15 të Muajit Qershor, poeti Lazer Kodra doli para lexuesve të tij me vëllimin poetik “Mjegull”, promovimin e të cilit e bëri në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” në prezencë të një auditori shumë cilësor, në veçanti fushën e letrave. Kjo veprimtari u zhvillua edhe në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, në të cilën autori i librit ka qenë dhe është   ndër më aktivët e saj, sidomos si kryeredaktor i gazetës “Dukagjini”.

Ky libër është i teti në krijimtarinë e Lazer Kodrës dhe i katërti vëllim me poezi në një periudhë  9-vjeçare që i bie afërsisht nga një në vit, prodhimtari për tu pasur zili nga krijuesit më në zë. Gjithnjë promovimet e librave të Kodres kanë qenë cilësore edhe në sajë të bashkëpunimit me të papërtueshmin Aleks Dushi si organizator i tyre. I tillë ishte edhe i fundit në radhë. Gjithçka shoqërohet në një monitor me mjedise të mrekullueshme ku autori ka marrë frymëzimin, ku lumi rrjedh rrëmbyeshëm në shtratin e të cilit bashkohen aroma e luleve, flladi i pemëve, oshtima e ortekëve të borës, blegërima e deleve dhe ulërima e ujkut, kënga e shtojzovalleve, thirrja e legjendave e kuvendi i burrave, uji i krojeve e hijeshia e grave të mrekullueshme. Të gjitha mblidhen si pikat e ujit e duke u ndeshë faqeve të shkëmbinjve, formojnë forma të përkryera, të kthyera në figura letrare që vijnë si një këngë e bukur dhe mbërrijnë tek ne, në faqet e librit “Mjegull” të poetit Lazer Kodra. I shoqëruar nga një mjedis me mjegull në monitor, aktori Tomi Delija reciton vargjet e poezisë që ka marrë emrin libri.

part03
   
   
     
 
ne krye