part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

100 Vite Pavarësi-100 Vite drejt së Ardhmes

Shoqata Atdhetare Dukagjini në vazhdën e punës saj për promovimin e vlerave dukagjinase dhe në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë në bashkëpunim me Shoqnin “Iliricum” dhe  Famullin e të Lumes Nënë Tereza nga Hoti i ri ka organizuar,  koncertin  festiv të titulluar “10 Vite Pavarësi-100 Vite drejt së Ardhmes” më datën 26 Nëntor 2012 ora 18.00. në teatrin “Iliricum”-Shkodër. Duke u nisur nga titulli i tij, ky koncert ju besua nga grupi organizator fëmijëve dhe të rinjve dukagjinas. Ja vlen të përmendim gatishmërinë dhe kontributin që dhanë në organizimin e tij, drejtuesi i shoqërisë  “Iliricum” Angjelin Deda, famullitari i Hotit të ri P. Luigi Canatto dhe Mt. Diana Marku. Bashkëpunimi dhe dëshira për të dhuruar një festë të bukur për 100 Vjetorin e Pavarësisë ishin dhe themelet e suksesit të këtij koncerti, i cili  u hap me vargjet e At. Gjergj Fishtës:
“Derisa t mundem me ligjërue
E sa gjallë me frymë unë jam,
Kurrë, Shqipni, s kam me t harrue,
Edhe n vorr me t përmendë kam”.
Pastaj në interpretimin e të rinjve të talentuar vëlla dhe motër Serxho e Jozefina Guri, të gjithë kënduam Himinin e Flamurit. Mirë se ardhja ju dhurua të pranishmëve nga prezantueset e talentuara Laura Plishta dhe Diana Bungu. Interpretimet ishin edhe një stafet që kalonte nga një brez tek tjetri. Aktori Tomas Delia solli me mjeshtri dhe plot emocion poezinë e At Bernardin Palajt “Kuq e zi” dhe menjëherë stafetën e merr brezi i ri me një poezi të Prel Milanit të interpretuar nga e reja Noela Pjerza. Interpretimet sollën duartrokitjet e vazhdueshme në sallë. Sa bukur kur në skenë sjellin emocion të gjithë së bashku duke ja nisur nga vrapimet me plot cicërima të fëmijëve 5 vjeçar të kopshti “Nëna Fraciska” të Hotit të Ri dhe të rinjve të shoqërisë “liricum”, të cilët krenar për origjinën e tyre dukagjinase sollën melodinë e ëmbël të këngës popullore shkodrane dhe të muzikës së lehtë. Përmendim këtu interpretimet Jozefiana Guri, Arben Mjetës dhe Florida Shtylla. E nuk mund të kuptohet një eveniment artistik i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” pa kontributin e grupit të valles, i cili drejtohet nga koreografi Alfo Nika. Një interpretim me plot emocion solli Fran Valentini, i cili kërkesës sonë për bashkëpunim ju përgjigj me kënaqësi. Pas një punë intensive për vënien me sukses në skenë të dramës “Shtat Shaljanët”, sollën për të pranishmit apelin që At Gjergj Fishta ju bënë shqiptarëve nëpërmjet vjershës “28 Nenduer 1913” të rinjtë Geg Shpati, Emiljan Palali dhe Albert Marku. Me njëherë,  për të mbështetur At Gjergjin, fëmijët e famullisë së Hotit të Ri sollën inskenimin të titulluar “Nënë Shqipni”, ku ata e sollën mesazhin e tyre mjaftë të fortë në lidhje me realitetin e Shqipërisë sot.
Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me propozim të seksionit të veprimtarive të shoqatës, vlerësojë kontributin e dukagjinasve në shekuj në luftën e përpjekjet për Liri e Pavarësi, për të cilën ndjejmë krenari të ligjshme. Në mes të tyre, të nderojë me titullin “Anëtar Nderi” pas vdekjes për kontributin e “gjeneralit” Popullor, Mehmet Shpendin, me motivacion:  "Me veprën e tij, prej një patrioti, luftëtari dhe udhëheqësi popullor për 42 vjet me arme në dore,  ka dhënë një kontribut të shquar, për lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare deri në Shpalljen e Pavarësisë”. Te nderoje me titullin “Mirënjohja” e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” “7 shaljanet”, Ndre Pepa, Vate Nika, Çun Luci, Ndre Koltona, Deli Pjetra, Hasan Pepa e  Marash Pali, me motivacion: “Akt i pashembullt i urrejtjes ndaj pushtuesit osman, simbol i bashkëveprimit dhe besnikërisë  midis njeri-tjetrit në lufte për mbrojtjen e identitetit tone. Dhanë jetën në lufte “trojane” në Kështjellën e Shkodrës kundër Vezir Pashës”; Marash Tuci nga Shoshi, me motivacion: “Luftëtarë i shquar përkrah mirditoreve dhe Karamahmut Bushatliut në luftën antiosmane ne kështjellën e Shkodrës ne vitin 1878. U flijua ne emër te besës se dhëne duke u kthyer kështu ne një “konstadin” dukagjinas”; Sokol Tona nga Shoshi, me motivacion: “Pjesëmarrës aktiv në kryengritjet e viteve 1840, 1860 e 1862.  Flake e ndezur e patriotizmit. Flijuar në kulle të barotit përkrah të Oso Kukës”; Pal Gjoka, me motivacion:  ““Rebeli “ i papërmbajtshëm antiosman. Biri i maleve legjendare të Shoshit. Vrau Bylykbashin e Shkodrës, Sulejman Age Hotin bashke me truprojën e tij. Mit i trimërisë malësore”; Zeke Jakini nga Shoshi, me motivacion:  “Kaçaku i maleve shqiptare, që nuk bëri ujdi me asnjë pushtues. “Robin Hudi” shqiptar, në të cilin shëmbëllehet gjithë madhështia e trimave që ka nxjerre kjo tokë Arbënore”; Bush Delija nga Shoshi, me motivacion: “Organizatori i grupit të vullnetareve të Dukagjinit në lufte përkrah vëllezërve malësorë në kryengritjet antiosmane të viteve  1910-1912. Ra si shqiponja në balle të betejës duke u bere burim frymëzimi e qëndrese për shokët e tij kryengritës”; Kole Gjoni nga Plani, me motivacion: “Njeriu i vlerave të larta atdhetare, i padurueshëm ndaj çdo lloj armiku, sakrifikoi jetën në një akt sublim për mbrojtjen e tokës nëne dhe nderit të atdheut ndaj pushtuesit osman”; Preke Gjoni, Marash Kola,  Lek Ndou nga Kiri e Gjelosh Uka nga Mgulla, të rëne në luftën për ngritjen e Flamurit në Deçiç, me motivacion: “Kreshnik dukagjinas, që ra heroikisht në luftën antiosmane në Deçiç, në kuadrin e ngritjes së Flamurit, me gjashtë prill 1911. Me gjakun e tyre skuqen Flamurin e Gjergj Kastriotit, për të mbetur përherë në sfondin e lavdisë nacionale”; Xhur (Gjon) Kola nga Gimajt, me motivacion: “Simbol i barutit të ndezur kur cenohej nderi i çdo shqiptari. Atdhetari që nuk pranoi të jepte të dhjetat Perandorisë Osmane në pazarin e qytetit të Shkodrës. Atentatori i flakët që vrau Zenel Agen në shenjë mosnënshtrimi ndaj pushtuesit osman”; Marash Uka e Gjelo Kiri, nga Kiri, me motivacion: “Kaçak dhe rebel i betuar dukagjinas, një jetë të tërë e kaluar në prehrin e tokës nënë, në luftë të pa kompromis kundër hordhive osmane. U flijuan në emër të atdheut, për të mbetur gjithnjë në kujtesën e popullit”; Nike Kole Cani e Gjon Nush Pali  nga Shllaku, me motivacion: “Vigane e liberator, që nuk u pajtua asnjë çast me asnjë lloj pushtuesi. Ra heroikisht në Ndërsana, mbi kodrat e Bardhajve tek po ktheheshin nga lufta heroike në Hot të Malësisë së Madhe kundër pushtuesit osmane. Mbete përjetësisht në kujtesën e popullit”.
Këto vlerësime u shpallen dhe ndanë ne ketë veprimtari feste.
Bëjmë me dije opinionin publik: Në kuadrin e këtij i 100 vjetori, “Gjenerali” popullor Mehmet Shpendi, në bashkëpunim me këshillin e komunës Shale, i është propozuar Presidenti të Republikës t’i jepet  urdhri “Nderi i Kombit”; ndërsa të tjerët, në bashkëpunim me këshillin e komunës Shale, Shosh e Pult, i janë propozuar Këshillit të Qarkut Shkodër t’u jepet statusi i “Dëshmorit të Atdheut” Lavdi për jete veprës së tyre atdhetare!
Në përfundim, falënderojmë ata që e mbështetën financiarisht këtë aktivitet zotëri Fredi Gjuraj, Lulash Gjeloshi, Ndue Mici, Nikolin Shqau. Një falënderim për grupin e punës që e realizuan këtë koncert, Alek Dushi, Angjelin Deda, Lulash Brigja, Prek Mrishën, Mt. Diana Marku. Dukate Bregu dhe Roza Pjetrin.

Gëzuar 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë! Mbare dukagjinasve, mbare popullit shqiptar i urojme fillim të mbare në 100 vjetorin e dytë të Shpalljes së Pavarësisë! “Asgjë nuk është e vetme! Hapësirës që jetojmë të gjithë gjallesat, nuk do ti thoshin “Gjithësia”, në qoftë se gjithë përbërësit e saj nuk do të ishin bashke. Ato jo vetëm që janë bashke, por janë edhe në unitet njëra me tjetrën dhe i shërbejnë njëra-tjetrës në mënyrë të ndërsjelle, secili në peshën e vet”, theksonte një shkrimtar franceze. Urojme ta kuptojmë kështu bashkësinë ku jemi lindur e jemi rritur apo kemi origjinën, nuk do të kishte kuptim të jete ndryshe nga ajo e përgjithshmja. Prandaj, duhet kuptuar se secili zë një vend të caktuar në një hapësirë të caktuar, në të cilin formohet, ndjenë përgjegjësi dhe jep një kontribut të caktuar. Edhe komunitetit dukagjinas, ka kontributin e vet të padiskutueshëm në historinë e krahinës, në historinë e Dukagjinit, në historinë e Shqipërisë, dhe e tille të jete edhe në të ardhmen.

part03