“Shtatë Shaljanët”
Në Kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni” nga data 21-23 Nëntor 2012, me sukses sollën në skenë për artdashësit shqiptar pas 54 vitesh drama “ Shtatë Shaljanët” e Artistit të Popullit Ndrek Luca.
Rikthimi me sukses i kësaj drame është bërë i mundur falë punës së palodhur të regjisorit Fatbardh Smaja dhe krejt grupit të punës. Kjo u realizua fal dëshirës së mirë për ti dhuruar artdashësit shqiptarë çaste të këndshme, të cilat dinë ti sjellin vetëm 100 vjetorët. E theksoj artdashësit shqiptarë, sepse edhe pse kjo dramë u shfaq në skenën e Teatrit “Migjeni” në të tri netët e shfaqjes drama u ndoq nga artdashës të ardhur nga Tirana, Ulqini, Tuzi, Peja dhe diaspora. Kjo pjesëmarrje të lë të mendosh se, artdashësi e kishte pritur me kohë një gjë të tillë. Por më mirë vonë se kurrë. Emocionet e dhuruar nga aktorët kanë sjell duartrokitjet e shumtë dhe të shpeshta në sallë. Loja e aktorëve ju përgjigj më së miri etjes që artdashësi kishte prej kohësh.
Me këtë rast, kryesia e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, vendosi të nderojë me titullin “Mirënjohja” e Shoqatës, Teatrin “Migjeni”, me motivacion: “Në shenje respekti e mirënjohje, për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë në mbështetjen dhe ekspozimin e vlerave të qëndrueshme artistike e kulturore të dukagjinasve. Për nivel të lartë artistik të rivënë në skenë dramën “Shtatë shaljanët”. Gjithashtu nderoje me titullin “Mirënjohja” e Shoqatës, Trupën e vënies në skene dramën “7 shaljanët”, me në krye regjisorin e talentuar Fatbardh Smaja, me motivacion: "Për interpretimin me shpirte krijues, ndjenjë dhe kulture të larte artistike të kësaj drame"
Mesazhet e përcjella nga drama të emociononin sa që të vinte të thoshe: “Kjo është dashuria e vërtet për Atdheun”. Faleminderit të gjithë atyre që na e dhuruan shfaqjen e kësaj drame.
Për nderimin e që beri Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, mundësoi Gjergj Leqejza, të cilin e falënderojmë për këtë kontribut dhe ne tërësi për kontributin që vijon të jap për realizimin e misionit të Shoqatës.