part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Eskursion në  thellësitë e shpellës të  ÇOKUT

Ka  kohë   që  shoqata “Atdhetare-Dukagjini”  është  bërë  promovuesja  më  e madhe   e vlerave  turistike,  kulturore , historike   të  kësaj   zone. Ajo  tashmë  i ka   anëtarët   dhe aktivistët   e saj në    të  gjitha    vendet  e botës,   në spektrin   e veprimtarive  të saj mbulohen   të   gjitha  fushat   e jetës.
Prej   disa   muajsh   ishte  planifikuar    që  në verën e sivjetme të  bëhej një  eskursion   në  Shpellën  e Çokut, në   bjeshkët  e fshatit Kirë.
Mungesa e mjeteve të domosdoshme të sigurta  nga njëra anë dhe frika ana tjetër, kanë penguar   eksplorimin e kësaj shpelle  nga banorët e fshatit,   që në vitet e hershme gjatë shekullit  XIX  kjo shpellë  në hyrje të saj është përdorur si mbrojte natyrore për t’u strehuar banorët e këtij fshati nga armiqtë e ndryshëm e në veçanti nga Serbët e Malazezët në vitin 1915, por  edhe në raste të tjera.
Mëngjesin   e datës    6 gushti te këtij viti, një    grup  me   anëtarë    dhe   aktivistë     të    Shoqatës  “Atdhetare-Dukagjini”, pasi    i kishim  marrë    të   gjitha masat   e nevojshme   organizative, u nisëm     për      ta   vizituar,   por   edhe  për    të eksploruar  diçka  nga  misteret    e kësaj  shpelle.
Punën    më të   madhe  e kishte   bërë   Prel Kroj, banor  i fshatit   Kirë, ai    ishte  kujdesur  për   udhëtimin, akomodimin, rrugën   e lëvizjes, të   pushimit   dhe   të kthimit.
Për  hartat, busullën orientuese, gjatë  lëvizjes, por    edhe  për karakterin    zyrtar    të  ekspeditës    ishte    preokupuar    vetë  Kryetari    i Shoqatës, Ndue  Sanaj.

Mjetet   e ndriçimit  dhe   të sinjalistikës   për   udhëtimin dhe lëvizjen  në    shpellë     i kishte      siguruar, Aleks   Dushi. Dy  djem    të  rinj   dhe     të shkathët, të  palodhur     dhe   të  pafjalë, Gjon Kroj    dhe  Arben Rroku ishin   siguria   jonë   në    këtë   eskursion   që kaloi   me  pak  lodhje,  por    shumë   bukur.
Deri     ne  Prekal   arritëm  pothuajse   pa   zbardhur  dita, dhe    kur   dielli   puthi  majat   e maleve  mbi   fshatin    Xhan, ne  kishim  arritur    në  Kirë. Pasi   ecëm   rreth   dy    orë   në  këmbë, nëpër  një   rrugë  jo krejt  të  lehtë,  që shumë pak   ishte   shkelur   këto   vitet   e fundit, rreth  orës  dhjete   ishim   në derën    e  Shpellës   së  Çokut, në bjeshkët    e fshatit   KIR, ne jugperëndim te malit te Shelnes (lartësia 1 394. 4 m), ne lartësinë mbi nivelin e detit rreth 1 300 m.
Vetëm     ata     që  e kanë  provuar    të udhëtojnë  nëpër  male, vetëm     ata   që e kanë   përjetuar    një   eksperiencë   të tillë   mund    ta kuptojnë    se  sa bukur   ishte     ta  hash  mëngjesin   në derën   e kësaj  shpelle. Nga    aty   pothuajse      të  gjitha  fshatrat    e Pultit   dukeshin     si   në  pëllëmbë     të   dorës, gjelbërimi  të   bënte    që   syri    të ngopej   me një  bukuri  të veçantë, cicërima   e zogjve  bënte   që   të  kishe  me   shumë  oreks, ndërsa  fresku  që  frynte   nga  dera  e shpellës   bënte  që  të kërkoje   për  një   xhup   më  të      trashë   edhe   pse   ishte   gushti    i   verës.
Të  nxitur   nga  kureshtja  për  të hyrë   sa më parë në  thellësi   të shpellës,  por   edhe  nga  mungesa  e përvojës  për  ndërmarrje  të  tilla  të guximshme   e morëm pak  si  të   lehte    udhëtimin    në brendësi     të    saj.
Vetëm   në 100 metrat     e para  ishte   diçka   e zakonshme, një lartësi prej 25 metra  dhe gjerësi 8-10 metra, pastaj   shpella shfaqej   me karakteristikat   e saj   tejet   të veçanta.
Duhej   të  ngjiteshe  nëpër kanione  të  ngushta, por  edhe  të zvarriteshe  në  vrima  shumë  të ngushta, që pasoheshin   nga hapësira  të   tjera   të gjëra.
Mendoj    se e veçanta, që  te  bënte  te insistoje  për  të  ecur  më në  thellësi  të shpellës  ishte   se  nuk  kishte degëzime   ose  xhepa  anësorë, dhe  kjo  të  siguronte   që nuk  do humbisje  rrugën  për  kthim.
Faqet anësore  të shpellës  kishin  marrë  forma  mjaft  interesante, ndërsa pjesa  e poshtme  ku  duhej  të ecnim   kishte  gjurmë  rëre, llumi, dhe në disa vende  edhe  lagështirë   që tregonte    se në muajt   e dimrit   shpella  mbushej   me ujë.
Nuk   kishte    stalaktite shumë  të  gjatë  se, rrjedha   e ujit  gjate viteve  i dëmton ato, por në  vendet  ku  shpella  kishte  lartësi   të madhe  i gjetëm   disa   prej tyre dhe  nuk   u kthyem  duarbosh ... !!! Pasi    ecëm  rreth   një kilometër  i  gjithë  grupi  prej  6 vetash, ndalëm   për një  pushim, kishim bërë  shume  foto, kishim bërë shume humor, kishim  provuar   shume  emocione, por    kuptohet edhe  ishim lodhur.
Profesor   Aleksi   dhe  dy djemtë   e ri   Gjoni    dhe Arbeni  ishin kurioz  që të  gjenin  rrjedhën   e ujit   që  nuk  duhej   të ishte  larg, por  Ne “veteranët” nuk  ishim  te këtij  mendimi! Për   ne    tashmë misioni  kishte  kryer, pasi  bëmë  një marrëveshje  për  kohën  që  ata   duhet     të  rrinin brenda, u kthyem. Brenda  temperaturat   ishin    shumë   të ulëta,   ndërsa   kur   dolëm    tek  dera  e shpellës, na priste   një i nxehtë  përvëlues.
Dy   orë   pas  nesh  dolën   edhe   të  tjerët, ata  kishin  të  drejtë   të  “mburreshin”, kishin   shkuar   deri    tek   uji, kishin  gjetur   shumë  stalaktite   dhe  kishin   bërë  foto  interesante!
Nuk   ka  dyshim    që  ishin   lodhur, pas një udhëtimi  mbi  4 orë   në  thellësi   të   shpellës, por  jemi   te bindur   se   kanë   shkuar    aty  ku  askush  më parë  nuk   ka     shkuar. Shpella afërsisht është e gjate rreth 1 415 m. Nga ujerat e kësaj shpelle dalin 7 gurra uji, me sasi deri një vade ujë, si: Palucaj, Çokut, Leja, Qepuraj, Gjoshgoraj, Gurrcit dhe Shyuroll.
Kemi    arritur    të shuajnë  kureshtjen, të bindin   veten, por   mendojmë   se, do  të ngacmojmë   edhe   të tjerët   që kjo   shpellë   është  një monument natyror i  kulturës   që duhet   vlerësuar. Mendojmë    qe duhet   vlerësuar   së pari,  nga pushteti  lokal, pastaj   nga   specialistët     e kësaj   fushe, sepse  nuk   është    nevoja    që të gjitha bukuritë  tona  natyrore  t’i   “zbulojnë”  të huajt ...!?

Nëpërmjet   këtij publikimi  deshëm    të  sjellim jo vetëm mbresat, emocionet    dhe  kënaqësinë  që ne  i përjetuam   gjatë  këtij   udhëtimi, por deshëm   që të   krijojmë   tek   ju idenë    mbi  bukuritë  dhe  vlerat  që mbart  kjo   shpellë ... Jemi te bindur   se,  në zonën    e Dukagjinit    ka   edhe   shumë  vlera  të  tjera  turistike,   te cilat   duhet   t’i   publikojmë,    që ne   duhet  t’i  ekspozojmë  para   turistëve    dhe   vizitorëve, prandaj   ju   ftojmë    që të  na  shkruani  ...

part03