part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Manifestimi “Zëri  vëllazërimit-2012"

Ne kuadrin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, shoqata “Atdhetare-Dukagjini” dhe “shoqata e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe, me datën 21-24 prill 2012 zhvilloje manifestimin “Zëri vëllazërimit-2012”.
Ky manifestim filloi ne qytetin e Shkodrës, me datën 21 prill 2012, me një veprimtari te ndare ne dy pjese: *Ne orën 15. 00-17. 00 u zhvillua pjesa e pare, Konferenca Përkujtimore, me teme: Ndihmesa e kryengritjeve antiosmane te malësorëve te Veriut ne arritjen e Pavarësisë”. Ne ketë konference u kumtuan këto tema:
1) “Pavarësia e Shqipërisë. Politika e Fuqive te Mëdha” e  përgatitur nga dr. Simon Lufi;
2) “Nga Isai e deri te Ademi, 100 vite rrugëtim drejt Pavarësisë”,  e përgatitur nga Profesor Rexhepi Abazi;
3) “Ne gjurme te historisë ku u ndez flaka e Flamurit dhe Lirisë, ne Malësi te Madhe 101 vite me pare”, e përgatitur nga Ndue Bacaj;
4) “Luftërat e dukagjinasve për Liri dhe Pavarësi dhe roli i tyre ne Shpalljen e Pavarësisë se vendit”, e përgatitur nga Prele Milani;
5) “Vendi i kryengritjes se Malësisë Mbishkodrës e vitit 1911 ne Pavarësimin e Shqipërisë” e përgatitur nga prof. dr. Romeo Gurakuqi;
6- “Djelmia e Shalës, organizimi i pare rinore shqiptar”, e përgatitur nga Luigj Shyti.
*Ne orën 17. 00-19. 30 u zhvillua pjesa e dyte, ne te cilën u dha një koncert kompleks folklorik, me pjesëmarrjen: Grupi artistik “Treva” me qendër ne Shkodër; - Ansambli “ Dedë Gjo Luli “, Hot, Grudë, Triesh e Kojë; Ansambli “Majat e Karafilave”, Plavë e Guci; Grupi Folklorik  “Shpëtimi”,  Medvegjë e Kosovës Lindore; Ansambli Autokton “Rugova”; Grupi Folklorik “Jehona e Dukagjinit”- Klinë; Ansamblet “Dervish Shaqa” e Jusuf Gërvalla”, Deçan; Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Selman Kadria”- Istog; Ansambli i Valleve “ Flutura”,  Gjilan.
Ne ketë veprimtari, morën pjese nga Kosova, nga Kosova Lindore, shqiptaret ne Mal te Zi dhe nga Dukagjini, me pjesëmarrje prej 160 vete. Vetëm nga Kosova, Kosova Lindore morën pjese 45 vete dhe nga Mali i Zi morën pjese 15 vete.
Me datën 23-24 prill 2012, përfaqësuesja e shoqatës sonë, e përberë prej 30 vete, ne mes te cilëve 12 valltare me ne krye koreografin Aldo Nika, një grup këngëtaresh dhe disa te rinj e te reja te shoqatës ishim pjesëmarrës ne manifestimin “Zëri i Vëllazërimit-2012” ne Rrafshin e Dukagjinit, komunën Peje, Kline, Istog dhe ne Deçan, e cila zhvillohej nen drejtimin e shoqatës “Martin Dreshaj”, ne kuadrin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë me moton “100 vjet rrugëtim drejt Pavarësisë”. Ne te gjitha këto qytete, u zhvillua manifestim neper rrugët e tyre, u vunë lule ne simbolet historike te tyre, ne veçanti ne momentet e Heronjve  te Luftës se Kosovës dhe te Nene Terezës, u dha koncerte me kënge e valle nga te gjitha trojet e Veriut te Nacionalitetit Shqiptar. Ne Kline u zhvillua dhe dita e librit me pjesëmarrjen e 25 krijuesve dhe ne u përfaqësuam nga krijuesit Prele Milna, Luigj Shyti, Drita Shyti, Albert Marku, dhe Lulash Brigja.
E veçanta e kësaj pjesëmarrje si here te tjera, ne secilin qytet pritja u be nga kryetari i komunës, i cili jo vetëm mbështeste fuqishëm shoqërinë civile ne realizimin e misionit te tyre, por dhe duke ndjere ketë përgjegjësi, gjate zhvillimit te manifestimit ne qytetin e tyre, ai ishte pjese e programit te tyre, behej pjese e përgjegjësisë, çfarë e bene me te sigurte realizmi e programit, te cilën me keqardhje e themi se, nuk e kemi ne qytetin tone.

Kontribuan për realizimin e këtij manifestimi biznesmeni Ndue Ftoni, Kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi dhe Kryetari i Komunës Rrathina, Klevis Muja.

part03