FESTA E NUMRIT 100 TE GAZETES “DUKAGJINI”
Me datën 31 mars 2012, ne mjediset e Shtëpisë Ushtarake ne Shkodër, u zhvillua festa e numrit 100 te gazetës “Dukagjini”.
Ne këtë feste, marrin pjese anëtare te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, miq te Shoqatës dhe te Dukagjinit, personalitete te kulturës dhe te artit ne qytetin Shkodër e Malësi te Madhe, personalitete te pushtetit vendor te komunave te Dukagjinit dhe ne veçanti ne qytetin e Shkodrës. Përfaqësues te medias ne Shkodër, ne Malësi te Madhe, ne Puke dhe ne Lezhe. Ne mënyrë te veçante e nderuan këtë feste përfaqësuesit te Klubit Shqiptar te Medias, Presidenti i saj Shkëlqim Bylykbashi; përfaqësues te Shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” me qendër ne Peje, kryetari i saj Ukshin Jashari; personalitete akademike te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si: prof. dr. Mahir Hoti, prof. dr. Lerdi Kurti dhe dr. Dibra-shefe e katedrës se Letërsisë e te tjerë.
Ceremoninë e hapi, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, i cili ne te tjera theksoj: “Muaji mars 2012 për shoqatën, për redaksinë e gazetës, për komunitetin dukagjinas dhe mjedisin ku jemi te integruar, ne mjedisin e Shkodrës sonë, për Klubin Shqiptar te Medias, për Shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” dhe me gjere, është një moment mjaft i shënuar se, ne këtë muaj doli numri i 100-te e gazetës “Dukagjini”! Për këtë menduam te mblidhemi e ta festojmë se bashku, me miqtë, me përfaqësues te medias dhe me gjithë ata qe na kane përkrahur e mbështetur, me gjithë ata qe na kane dhënë zemër e force për te mos u ndalur.
Kjo gazete lindi ne një dite dimri, një dite para mbylljes se vitit 2003, me 30 dhjetor te atij viti. Filloi menjëherë te hapi sytë, te lëvizi këmbë e duar, te eci, te rritet dhe sot është tete vjeç e katër muaj, dhe qe nga ajo date gazeta ka dal rregullisht ne çdo muaj.
Për te arritur deri këtu kemi bere përpjekje te thithim ajrin e freskët te maleve te Dukagjinit, kemi bere përpjekje te mos i fshehim gjoksin erës se ftohte te bjeshkëve tona dhe as rrezeve përvëluese te diellit ne fushe e ne qytet; kudo dhe me këdo kemi bere përpjekje te zbulojmë veten, te zbulojmë veten para njerëzve, para malësorëve dukagjinas e shkodrane, me te cilët nuk kane munguar dhe kundërshtitë, dhe kudo qe shtrihet shoqata, kemi bere përpjekje te punojmë shume vetëm mbi baza vullnetare, e cili deri tani ka qene për ne “thembra e Akilit”. Kështu deri tani kemi plotësuar kuadrin tone dhe ne veçanti te gazetës. Besoj se dhe ne te ardhmen këto përpjekje do te jene mbështetje ne ecjen tone te pandërprerë.
Por gazeta nuk mund te dilte pa mendjen intelektuale, mbështetjen e madhe dhe dorën dashamirëse te 280 artikullshkruesve, te c ilet janë dukagjinas, janë shkodrane, janë malësorë, janë tiranas, janë tropojane, kosovare, janë deri ne Amerike, ne Itali, ne Greqi dhe deri ne Australinë e largët. Te gjithë i falënderojmë dhe ju themi: T’iu shtohet “inati” e te mos ndaheni prej gazetës “Dukagjini”!
Gazeta nuk mund te dilte pa përgjegjësinë dhe bujarinë e 53 personave, qofte individ apo biznesmen dukagjinas për te mbështetë financiarisht botimin e gazetës, nder te cilët me kryesoret janë: Ndue Ftoni, Gjergj Leqejza, Mhill Prroni, Pal Gjolaj, SIGMA-dega Shkodër e te tjerë. Te gjithë i falënderojmë dhe i urojme me shprehjen popullor: Paçi e dhënçi!”.
Pastaj fjalën e rastit e mbajti, Kryeredaktori i gazetës poeti Lazer Kodra.
Përshëndeten ne këtë ceremoni:
Prof. dr. Mahir Hoti
Mjeshtri Fadil Kraja,
Presidenti i Klubit Shqiptar te Medias, Shkëlqim Bylkbashi,
Koordinatori i shoqatës “Martin Dreshaj”, Rrahman Jashari,
Pastaj u lexua përshëndetja e biznesmeni shqiptaro-amerikani Ndue Ftoni.
Me këtë rast, me rastin e vdekjes se Rosemarie Clegg, pas vdekjes, ju dha titulli “Anëtare Nderi” e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”; Parkut Ballkanik te Paqes, ju dha titulli “Mirënjohja“ e shoqatës.
U pranuan anëtar te Shoqatës:
- Komandanti i Universitetit Ushtarak ne Tirane, N/kolonel Petrit Çuni,
- Studenti për ekonomi e ne te njëjtën kohe biznesmen, Genc Çardaku
- Mësuese Dukate Bregu
- Kameramani e fotografi Luigj Ujka
- Mjeku Florenc Buxha
- Humoristi Gege Shpataj
- Këngëtari Pllumb Vrinca
- Silvana Arrinaj
- Studente Eliona Vyzaj
- Avokati Anton Kosteri
- Ilir Arrinaj
Ceremonia e festes u mbyll me një koktejl.
Kontribuuan financiarisht ne realizimin e kësaj ceremonia: Ndue Marashaj, Genc Çardaku dhe Kole Kumbulla.