part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Marrja pjese në 50 vjetorin e themelimit të shkollës së mesme profesionale “Skënderbeu”, në Kaçanik

Me datën 2 mars 2019, morëm pjese ne 50 vjetorin  e themelimit të shkollës së mesme profesionale “Skënderbeu”, në Kaçanik, me ftese të drejtorit të saj, Ibush  Vishi, në të cilën morëm pjese pese vete, unë; kryetari i degës së Tiranës, Zef Bari; sekretari i shoqatës, Anton Kosteri; anëtarja e Këshillit të Shoqatës, N/kolonele Tringa Rapi dhe anëtarja e shoqatës, N/kolonele Rajmonda Rugji.
Me ketë rast, me vendim të Kryesisë, u nderuan me tituj nderi:
1-Të nderojë dëshmorët e kësaj shkolle, me titullin “Mehmet Shpendi”, profesorin Nevzat M. Çallaku dhe nxënësen Emsale Z. Frangu, me motivacionin:
Për heroizëm të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Atdheut, duke u flijuar për të mbetur të përjetshëm në kujtesën e brezave”;
2-Të nderojë Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, me motivacionin:
Një ndër shkollat e vjetra të shkollimit të mesëm shqip, e shquar për suksese, për rezistencë kombëtare dhe për përgatitjen e personaliteteve në të gjitha fushat e jetës shoqërore e të shkencës”.
Mundësuan ketë pjesëmarrje, Anton Kosteri, Tringa Rapi e Zef Bari, e cila kushtoj 12 500 leke (Antoni 7 500 leke e Zei e Tringa nga 2 500 leke)

 

part03