part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Në datëlindjen e 17-të të Muzeut “Ivezaj”, mbarë shqiptare, në Tuz

Me datën 1 maj 2019, morëm pjese në 17 vjetorin e themelimit të Muzeut “Ivezaj”
Në ketë vit të 17 vjetorit të Muzeut ‘Shtjefen Ivezaj” dhe në paraqitjen e librit, me titull “Burrat e Malësisë” të autorit Ilmni Kurti, ishte diçka e veçante në raport me rastet e tjera.
Në ketë veprimtari ishin figura e personalitete në te dy anët e Malësisë së madhe, në mes tyre ishte  Komandanti i Divizionit të Këmbësorisë së Shkodrës “Taraboshi”, kolonel Enver Gaba, në vitet 1984 – 1992 dhe komandantit i këtij Divizioni, në vitet 1992 e 1997 – 2000, kolonel Flamur Muça, përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj, Prele  Milani, Lazer Kodra, Gjon Kosteri e plote personalitete të kulturës e artit..
Në ketë takim folën dhe përshëndeten plote personalitete mbi Muzeun e librin “Burrat e Malësisë”, si Fadil Hasmuja, Ditmitrov Popovic, Prele Milani, Ndue Sanaj, Zef Zeka, poetja Farida Zmijani Ramadani, Gjok Luli e të tjerë.
Faleminderit Shtjefën Ivezaj dhe Ilmi Kuti që më dhatë mundësie të njihem dhe të shoh nga afër "thesarin"-muzeun e pare Etnografik në Malësi të Madhe, i krijuar brenda mureve të shtëpisë tënde, këtu  në Lekaj të Tuzit dhe do ja sugjeroj çdo të njohuri e mikut tim ta vizitojë dhe të njihet me te, në skajet më të largëta botës”, u shpreh kolonel Enver Gaba, i cili e shikonte ketë mrekulli për here të pare.
Me ketë rasti u ndanë disa tituj nderi nga Shoqata “Ana Mali”, Muzeu ‘Shtjefen Ivezaj” dhe shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, që u nderuan me titullin “Certifikate Mirënjohja”:
Kolonel Enver Gaba, Fadli Hasmuja, Dimitrov Popoviç, rapsodi Jonuz Delaj, Gjok Luli, Manjola Arizaj Zeka e të tjerë.

 

 

part03