Veprimtari kushtuar ditës së mësuesit e gruas
Nga seksioni i Gruas e i Shkollës, u organizua veprimtaria kushtuar ditës së mësuesit e ditës së gruas, me datën 5 mars 2019, në Bar-Restorant ““ORLANDO”.
Për herë të pare Kryesia e Shoqatës organizoi një veprimtari të tillë, me pjesëmarrjen e mjaft mësuesve e nënave dukagjinase.
Në ketë veprimtari, në emër të mësuesve përshëndeti anëtari i Këshillit të Shoqatës, Luigj Shyti dhe në emër të nenave, grave dukagjinase përshëndeti anëtarja e krasisë, Elida Delija.
Me vendim të kryesisë u dha titulli “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”,
13 mësuesve e mësueseve: Familjes Gjokë Pjeter Marku, familje arsimtarësh, e cila me rastin e Konferencës shkencore për shkollimin e 100 viteve, në Dukagjin, i është propozuar Presidentit të Republikës për dekorim; Gjok Verrishta, Jak Sharani, Drande Kole Odri, Leke Pjetri, Gjyste Lera, Gjergj Shytani, Prenda Sogja, Simon Zhuri, Violeta Plepi, Lazer Filipi, Lule Ahi dhe Muç Marku;
18 grave ju eshte dhene ky titull: Age Gila, Tone Pal Cuni, Age Tome Rroku, Shaqe Ndoja, Violeta Verrishta, Sose Bari, Prenda Dede Cardaku, Dukate Bregu, Moter Dukate Radoja, Lule Gjon Molla, Moter Leze Preka, pas vdekjes, Katrina Fusha, Leze Bungaja, Drande Dema, Lula Ndoja, Mri Vogel Pjetri; N/Kolonele Tringa Rapi, është nderuar me titullin “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”; zonjës Gerta Bardeli është nderuar me titullin “Anëtare Nderi e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”
Për përgatitjen e zhvillimin e kësaj veprimtarie ndihmuan financiarisht: Pronari i Bar –Restorant “Orlando”, Tom Arra, i cili na siguroi sallën, qendra e zërit dhe një koktej të mirë; Edmond Tërthorja, 20 000 leke, administrator i Universitetit Bujqësore në Kamze; Gjergj Leqejza, 10 000 leke, konsulli i Nderit i republikës së Austrisë në Shkodër e N/Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”; Shkrimtari Ndrek Guri, 8 000 leke dhe avokati Tonin Marku, 5 000 leke. Gjithsejtë 43 000 leke, përveç koktej.
Të gjithë, në emrin e shoqatës i falënderojmë dhe ju urojmë, me shprehjen popullore: “Paçin e dhënçin!”