Një takim i veçantë për rrugën e Dukagjinit
Në bar-restorant “Tradita”, me nisem e shqiptaro (dukagjinasit) –amerikanit, Ndue Ftoni dhe Gjon Dukgiles, pronari i këtij biznesi dhe kryetari i grupit drejtues të Lëvizjes për Rrugën e Dukagjinit, me datën 15 prill 2018, u bë një takim i veçante për rrugën e Dukagjinit. Ky takim ishte i veçante, se ishin prezent personalitetet e kulturës dhe artit, artistet e Shkodrës, si Mjeshtri i Madh dhe Anëtari i Nderit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, shkrimtari Fadil Kraja, drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Mjeshtrja Rita Gjeka, Mjeshtri Bujar Qamili, këngetari i madh i kombit tone, humoristi Gëzim Kruja e Besnik Çinari, aktorja e teatrit “Migjeni” zonja Merita Smaja, Drende Xhaj, dhe Rajmonda Marku, Astrit Fani e të tjerë e të tjerë.