NJË PËRKUJTIM I VEÇANTE
Me datën 15 korrik 2018, në Qeresh u organizua, u përgatit dhe u zhvilluan veprimtaria përkujtimore kushtuar 103 vjetorit te të rënëve në Qëndresën e Dukagjinit kundër ushtrive malazeze, në Plan-Gjuraj, ne korrik 1915. Në ketë Qëndresë kane dhënë jetën 106 dukagjinas, ndërsa në Plan - Gjuraj kane dhënë jetën 81 dukagjinas, në mes tyre dhe tre dukagjinase.
Kjo përpjekje për jetë a vdekje të dukagjinasve në mbrojtje të Lirisë, në mbrojtje të Pavarësisë është një tregues i pastër i atdhetarizmit të banoreve të kësaj zone në shekuj, e cila ndodhet në themelet e kësaj Nënëlokeje që e ka emrin Shqipëri.
Nga Shoqata morën pjese: Ndue Sanaj, Aleks Dushi, Roza Pjetri, Dukate Bregu e Ndue Mici. Në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, kurorën e vuri Roza Pjetri e Ndue Mici dhe përshëndeti Roza Pjetri.