Në Pejë
Me datën 11 nëntor 2018, dite e diele, në ora 14. 00 deri në ora 18. 00, Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Peje, është organizatorja e veprimtarisë kulturore, në kuadrin e vitit të Gjergj Kastriotit, me teme: “100 vjetori i Komitetit për mbrojtje e Kosovës dhe festave të Nëntorit, në shenje respekti dhe kujtimi për të gjithë mësimdhënësit e brezave, me qellim që ne të shkruajmë dhe të flasim shqip. Gjithashtu dhe një nderim i veçante për mësimdhënësit e viteve 90-të, që me sakrifica të mëdha i dolën balle për balle okupatorit serb dhe nuk lejuan mbylljen e vatrave mësimore”.
Në ketë veprimtari marrin pjesë: Shoqata e Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe, me qendër në Pejë; Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, Ansambli Autokton “Rugova” dhe Teatri “Aleksandër Moisiu”, në Pejë dhe të tjerë.
Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, mori pjese me Kryetarin, Ndue Sanaj; anëtarin e kryesisë, Kole Çardaku, anëtarin e shoqatës, Prele Shytani dhe aktivisti Pashko Guri.
Pas mbajtjes te dy ligjëratave, njëra mbi 100 vjetorin e themelimit të Komitetit për mbrojtjen e Kosove, nga Frasher Racaj dhe tjetra mbi arsimimin e djemve e vajzave shqiptare, në Kosove dhe në gjithë hapësirat shqiptare, nga Rrahman Jashari; fjala ju dha kryetarit, Ndue Sanaj.
Pas fjalës së tij, me Prele Shytanin e Kole Çardakun u ndanë tituj e nderit, që ka dhënë Kryesia e Shoqatës sonë, me propozim të Kryesisë së Shoqatës “Martin Dreshaj”:
Zoti Rrahman Jashari, me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”; Martin Dreshaj (pas vdekjes), me titullin “Mehmet Shpendi”; Shaban Murat Jashari (pas vdekje), me titullin “Mehmet Shpendi”; SBSHKU (Sindikatës së bashkuar të arsimit, shkencës e kulturës), me titullin “Mehmet Shpendi” dhe me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”.
Nga grupi i shoqatave: Shoqata “Martin Dreshaj”, Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, Ansambli Autokton “Rugova” dhe Drejtoria e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, nderuan me titull nderi “Mirënjohja”, Luigj Shyti, Gjyste Shyti, Kole Çardaku, Prele Shytani e Aleks Dushi, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave nder vite, në detyrën fisnike si mësues dhe drejtues të shkollave”
Mu desoj realizimin e kësaj pjesëmarrje zoti Daniel Çardaku, të cilin e urojme, me urimin popullor “Paçi e dhënçi!”.