part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Monsinjor Angelo Massafra nderohet me dekoratën “Nënë Tereza”

Me datën 27 Qershor 2018 në ambientet e Presidencës një grup përfaqësuesish të bashkuar edhe me familjarët e ardhur nga Italia të Monsinjor Angelos u pritëm nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, i cili në fjalën e tij solli mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Monsinjorit për punën e tij që në vitet 1990 në tokën shqiptare. Si një përmbushësh i “amanetit” që një ditë arbëreshët të ktheheshin në trojet amë, ai me dashuri dhe përkushtim iu dhurua Shqipërisë duke u lutur dhe punuar shumë në rritjen shpirtërore dhe përballjes me fenomenet e gjakmarrjes, emigracionit dhe drogës. Ai theksoi dhe kontributin e pashoq që ka dhënë në rritjen e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndër-fetare. Në fjalën e tij të rastit krahas falënderimit për titullin e lartë dhe mjaft domethënës “Nënë Tereza” Monsinjori Angelo dha mesazhin e tij si Bari i mire, që të jetojmë me “dashuri dhe shërbim” për të varfëritë ndër më të varfër. Pastaj presidenti i dorëzoi Monsinjor Angelos. dekoratën “Nene Tereza”, me motivacion: “Për kontributin e shquar në drejtim të ripërtëritjes shpirtërore të besimit katolik në vendin tonë, për nxitjen, inkurajimin e promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës paqësore, harmonisë dhe dialogut ndër-fetar dhe në mirënjohje ndaj përkushtimit të paepur për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes dhe rivendosjen e pajtimit kombëtar”.

***
Mundësoj pjesëmarrjen në ketë veprimtari, zoti Luigj Mila. E urojme, me urimin popullore “Paçi e dhënçi!

part03