part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

MANIFESTIMI “ZËRI I VËLLAZËRIMIT-2018

Në baze të planit, me datën 6-10 prill 2018, një përfaqësi e shoqatës mori pjese në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2018”.
Ky manifestim u zhvillua ne kuadrin e vitit te Gjergj Kastriotit.
Me datën 6 prill 2018, në Lezhe, pranë Memorialit të varrit të  Gjergj Kastriotit na priti N/Kryetarja e Bashkie, zonja Alfrida Marku dhe drejtori i kulturës për Qarkun e Lezhës zoti Paulin Zefi. Në ketë takim ishin disa shoqata: Shoqata “Dukagjini”, “Martin Dreshaj”, Ansambli “Rugova”, Istogu e të tjerë. Pranë varrit të Gjergj Kastriotit vendosem kurore dhe pastaj u dhanë përshëndetjet e rastit, duke filluar nga N/kryetarja e bashkisë, e cila në mes të tjerave na uroj mirëseardhjen; Sekretari i Shoqatës “Martin Dreshaj”, Frasher Racaj, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj,  i cili me ketë rast dha dy tituj nderi “100 vjet arsim e kulture në Dukagjin”, për Zojë Mustafen (Guri) dhe Gjergj Guri, pas vdekjes, me motivacion” Njohës dhe promovues i vlerave më të spikatura të folklorit dhe kulturës tradicional dukagjinas; kontribuues në ruajtjen dhe përcjelljen  brezave kulturën tradicionale të folklorit popullor dukagjinas”,  që ju dorëzuan Nikolin Gurit.
Pastaj, veprimtaria kaloj në këngë dhe valle. Në veçanti nga Ansambli “Rugova”, Ismet Dema e të tjerë. Ne u prezantuam nga Gjovalin Shani, me këngën “Gjergj Kastriotit e Nene Terezës”, Pëllumb Vatnikaj, me këngën “Kosova - Trimja po çon fjale”. Në ketë veprimtari, zoti Mirash Ftoni, kryetari i degës së shoqatës në Lezhe, kishte marre masa për të qene prezent dukagjinas në Lezhe, në ketë veprimtari, që në mes tyre ishte Dede Marashi, Fran Marku, Ndue Ziçi, Nikolin Guri e të tjerë, të cilin e falënderojmë.
Në orën 12. 30 në Hot, në kuadrin e 107 vjetorit të nisjes së Kryengritjes së Malësisë kundër pushtuesit në shekuj të atij osman dhe ngritjes së Flamurit të Gjergj Kastriotit në malin e Deçiçit, u organizua një ceremoni përkujtimore nga Bashkia e Malësisë së Madhe, me pjesëmarrjen Shoqatës së Kosove – Malësie Madhe “Martin Dreshaj”, shoqata e jonë, ansambli “Rugova”, “Malësi e Madhe-Nderi i Kombit”, “Sali Mani” e të tjerë. Përshëndetem në emër të Shoqatës, dhe dhamë një titull nderi “100 vjet arsim e kulture në Dukagjini”, për Dode Kaçen, me motivacion: “Për devocion e përkushtim të përhershëm në fushën e arsimit dhe ngritjes së nivelit kulturor të bashkësisë dukagjinase”.

***
Me datën 7 prill 2018, në mjediset e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua ceremonia e prezantimit të monografisë, me titull “Profesor Kole Prela, deputeti historik i Dukagjinit”, me pjesëmarrjen nga te gjitha hapësirat shqiptare te Veriut te saj, nga Peja, Deçani e deri në Skënderaj, nga ansambli “Rugova”, nga Malësia e Madhe, nga hapësirat e zonës së Dukagjinit dhe  nga të afërmit e Profesorit Ishte prezent dhe Sekretarja e Prefekturës së Qarkut Shkodër, zonja Felek Kasemi.
Pas dhënieve të opinioneve dhe përshëndetjeve të rastit, zonja Felek Kasemi, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dorëzoj titullin e nderit “Çertifikatë mirënjohje” për profesor Kole Prelen, pas vdekjes, për  pjesëmarrjen në Luftën Nacional-Çlirimtare..
Gjithashtu, Prele Milanin, autorin e librit, Kryesia e shoqatës e nderoi me titullin “Mirënjohja Martin Camaj” , me motivacion: “Për kontribute të shquara intelektuale në fushen e studimeve dhe pasqyrimeve themelore të vlerave përfaqësuese multikulturale e historike të Dukagjinit në përgjithësi dhe figurave të tij në veçanti. Gjithashtu, për një kontribut të veçante në fushën e arsimimit dhe në realizmin e misionit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini
Pas një koktej të mjaftueshem të dhene nga familja Shpatina, shtruam dreke për miqtë nga Kosova.

***
Me datën 9 prill 2018, në orën 07. 30 u nisem për në Deçan.
Bëmë homazhe te varret e dëshmorëve, në Gllogjan, ku u bë nderimi i zakonshëm për dëshmorët, u vendosen lule. Rreth orës 15. 00, në oborrin e komunës u organizua një koncert festiv. Në ketë rast përshëndeti në emër të Shoqatës, sekretari i saj Luigj Shyti dhe së bashku me Prele Shytanin e Tinga Rapi, ndanë dy tituj nderi “Mehmet Shpendi”, për Tahir Selim Geci, mbete në luftë në vitin 1913, me motivacion: “Per heroizem te pashoq ne mbrojtje te Atdheut. U perball me cdo lloj pushtuesi duke treguar ndergjegjien e vetdijen e larte kombetare, ne emer te seciles u flijua per te mbetur i perjetshem ne kujtesen e brezave”, dhe për Lan Selim Geci, renë në luftë, në vitin 1943, me motivacion: “Përfaqësues tipik i heroit sublim me ideale të larta kombëtare. I lartësuar në piedestalin e heronjve, që me gjakun e tij ushqeu tokën amë, për të mbetur përjetësisht bir i pavdekshëm i saj
Gjon Kosteri në ketë veprimtari na nderoj duke kënduar një këngë maja krahit dhe një këngë për Gjergj Kastriotin, duke organizuar shoqërim me katër anëtarët e grupit me veshje tradicionale, çka e bëri më të bukur dhe më serioz paraqitjen.
Me ketë rast, Shoqatës ju dha një titull nderi “Mirënjohje” për pjesëmarrjen në ketë Manifestim, me motivacion: “Së bashku drejt bashkimit kombëtar
Mbas koncertit, rreth orës 17. 30 u nisëm për darke, që shtroj kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një vend turistik jashtë qytetit. Darka kaloi në një atmosfere të veçante, me këngë e valle deri në orët e vona të natës.

***
Me datën 10 prill 2018, ditë e marte, pas mëngjesi, u nisem për ne Perkaz, pranë familjes së Jashrajve. Aty na priti drejtori i kulturës për komunën e Skënderajve, Ramiz Shala. Pas vizitës së varreve të pjesëtarëve të kësaj familje renë në lufte për çlirimin e Kosovës, më në krye Adem Jasharin, Vizituam Rifat Jasharin në shtëpi, një nga përfaqësuesit e kësaj familje. Na priti me shume respekt, biseduam si midis vëllezërve. Pastaj dolëm, bëmë fotografi dhe u ndamë me ketë përfaqësues të kësaj familje me emër shume të madh, me një kontribut të veçante në interes të kombit shqiptar; shkuam te sheshi “Adem Jashari”, para monumentit të tij madhështor të ngritur në anë të këtij sheshi. Aty u organizua një koncert nga drejtoria e kulturës së komunës  Skenderaj, me pjesëmarrësit në ketë manifestim.
Në te dy koncertet, në Deçan dhe Skenderaj, një figure të madhe bën valltaret, djem e vajza të shoqërisë “Iliria” në Tuz dhe grupi i valleve të Drenicës. Mjaft valle me lëvizjet e tyre të përpikta dhe me shumë gjallëri na lanë shumë mbresa. Një shkëlqim të veçante bënë grupi i Tuzit me vallen e t”lekeve.
Në ketë koncert një e veçante ishte nga Gjon Kosteri, i cili këndoj këngë maja krahit kushtuar Adem Jasharit.
Edhe këtu përshëndetem dhe dorëzuam titullin e nderit “Mehmet Shpendi” për luftëtarin e bashkëluftëtarin e Azem Galices, Shaban Mangjollit, me motivacionin: “Për heroizmin e lartë si një nder luftëtarët e paepur dhe  bashkëluftëtori i Azem Galicës, që   tërë jetën  luftoi pa kursyer as gjakun për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë, për të mbetur i pavdekshëm”.
Pas drekës të shtruar nga komuna Skenderaj, u nisëm për në Shkodër.

***
Mund të nxjerrim disa përfundime, por dy janë të veçanta, jo vetëm për ne, por dhe për miqtë tanë,  se si dhe here të tjera, dhe ketë radhe pame bashkëpunimin e mirë Shoqatës së Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe, me strukturat drejtuese të komunave, në veçanti të Rrafshit të Dukagjinit, të cilën ne, e kemi për mos thëne aspak, shume dobëte, si me ato të Njësive Administrative të zonës së Dukagjinit, po ashtu dhe me ato Bashkisë Shkodër, që ne, sigurisht dha ato,  duhet të shohim më mirë komunikimin me këto struktura vendore, në mjedisin e të cilave zhvillon veprimtaritë Shoqata Atdhetare “Dukagjini”.

***
Pjesëmarrja në ketë manifestim “Zëri i Vëllazërisë-2018”, u mundësuan nga Ndue Ftoni, me banim në Miçigan, Preke Nike Gjonaj, me banim në Kanada, Gjergj Leqejza dhe Prele Milani, të cilët i falënderojmë dhe i urojme me shprehjen popullore “Paçin e dhënçin!”

 

part03