|
70 vite jetë për të krijuar kopshtin e dashurisë
Vitet i lënë vendin njëri –tjetrit duke shkruar librin e jetës i cili mbetet dëshmia më e mirë e njeriut. Me daten 24 Mars 2018 në ambientet e Restorant “Tradia” Shoqata Atdhetare Dukagjini organizoi një drekë, me rastin e 70 vjetorit të datlindjes së sekretarit të Shoqatës z. Luigj Shyti. Kjo drekë modeste u organizua në shenjë falenderimi për kontributin e vyer që ka dhënë z. Luigj Shyti për shoqatën dhe trevën e Dukagjinit. Të pranishmit në këtë drekë antarë të Shoqatës, familjarë dhe miq e dashamir të z. Luigj, që me pjesëmarrjen e tyre shprehen jo vetëm respektin, por dhe falënderimet për jetën dhe kontributin e tij.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Shoqatës Në fjalën e rastit, Kryetari i Shoqatës z. Ndue Sanaj, u ndal: Jemi mbledhur për një rast të veçante, të datëlindjes së Luigj Shytit, të 70 vjetorit të lindjes së tij! Shumë shokë e shoqe në shoqatën tonë kanë pasur dëshirë të ishin pjesë e jonë në ketë gëzim të Luigjit dhe të tonin, por për arsye të ndryshme nuk munden të marrin pjese të gjithë. Të flas mbi jetën e Luigjit para jush, që jeni rritë me te dhe e njihni shumë më mirë se unë, jetën e punën e tij, sikur nuk shkon. Megjithatë më lejoni të ndalem pak: Luigji dje mbushi plotë 70 vjet! Një jetë e mjaftueshme për tu prezantuar dhe paraqite dikush në jetë.
Pastaj e mori fjalën N/kryetari i Shoqatës, z. Gjergj Leqejza, që në mes të tjerave theksoj: Për ketë pune të veçante në arsim, në punën e realizmit të misionit të Shoqatës, në fushën e krijimtarisë dhe të studimeve e botimeve, kryesia e Shoqatës, në kuadrin e 70 vjetorit të Lindjes, i jep titullin e nderit “Mirënjohja Martin Camaj”, të një nga albanologët më me zë në jetën e kombit shqiptar, me motivacion “I frymëzuar nga dashuria për Dukagjinin, ka dhëne një kontribut të shquara, në fushën e studimit të etnografisë, të historisë dhe kulturës popullore tradicionale dukagjinase, të cilat pasqyrojnë më së miri zonën e Dukagjinit. Shembull i përkushtimit dhe kontributit të përhershëm në fushën e arsimimit dhe në realizmin e misionit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini””.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|