part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

U ZHVILLUA KONFERENCA E VI E SHOQATËS ATDHETARE “DUKAGJINI”

Me datën 21 tetor 2018, dite e Diele, në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, u mblodhe Konferenca e VI e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me pjesëmarrjen e delegateve që përfaqësonin degën e Shkodrës, Tiranës, Malësisë së Madhe, Lezhës e Kurbinit.
Në Konference morën pjese një grup përfaqësues të Shoqatës së vëllazërisë Kosove – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Peje, me Kryetarin e saj, z. Ukshin Jashari; përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, zoti Ilmi Kurti, Alfred Haxhari; përfaqësues i Shoqatës “Dukagjini”, në Miçigan, zoti Ndrek Guri; përfaqësuesi i Shoqatës “Mirëdita”, zoti Gjon Bruçi; Anëtar Nderi të Shoqatës, profesor Ahmet Osja e Gjergj Preluca.
Konferencën e hapi Sekretari i Shoqatës, zoti Luigj Shyti, i cili pasi bëri prezantimin e pjesëmarrjes në Konference, uroj mirëseardhjen të ftuarve dhe miqve, prezantoi Presidiumin drejtues të Konferencës, sekretarinë dhe komisionin e votimit, i dha fjalën Kryetarit të Shoqatës, zotit Ndue Sanaj, për të mbajtur materialin e paraqitjes së realizimeve të pese viteve 2014 – 2018.
Pas tij, ju dha fjala zotit Pale Lera, për të paraqitur të ardhurat e shpenzimet e viteve 2014-2018.
Pas paraqitjes së këtyre dy materialeve, u kalua në diskutime.
Diskutuan anëtari i Kryesisë Prele Milani, Lazer Kodra, Roza Pjetri e Gjergj Leqejza; anëtarët e shoqatës, Mikel Kopsaj, Klodiana Serraj, Suela Ndoja, Zef Bari e Prelë Shytani kryetar i Këshillit të Shoqatës. Përshëndetën Konferencën Frasher Racaj, në emër të Shoqatës “Martin Dreshaj”, Gjon Bruci, në emër të Shoqatës “Mirëdita”, Ndrek Guri në emër të Shoqatës “Dukagjini”, në Miçiga dhe Ilmi Kurti, në emër të Shoqatës Atdhetare “Malësia e madhe”.
Konferenca, në mbyllje të diskutimeve, miratoj punën dhe veprimtarinë 5 vjeçare të kryesisë dhe shoqatës nga Konferenca e V deri në konferencën e VI, u miratua plani i Veprimtarive të Shoqatës së bashku me projekt Buxhetin për pese vitet e ardhshme, 2019 -2024. Pastaj u miratuan disa ndryshime në statutin e shoqatës që u pa e nevojshme, për ti shërbyer më mirë punës.
Pastaj drejtuesi i seancës Luigj Shyti, ftoi komisionin e zgjedhjeve që të marrë drejtimin e konferencës, i cili zuri vend në presidiumin e konferencës. Filloj, kështu, procedura e zgjedhjeve. Kryetari i këtij komisioni, Aleks Dushi, njoftoj se nuk kishte asnjë person të vet-ofruar për në postin e kryetarit të shoqatës, dhe ftoj të pranishmit që të bëhen propozime nga salla.
Zoti Gjergj Leqejza propozoi që në postin e kryetarit të rizgjidhet zoti Ndue Sanaj. Nuk pati propozime të tjera. U hodh në votim të hapur dhe u miratua me konsensus të plotë, pa asnjë kundërshtim.
U kalua pastaj në zgjedhjen e Këshillit të Shoqatës. Komisioni i zgjedhjeve kishte regjistruar 35 persona për në këtë këshill, prej të cilëve duhet të dilnin 25 persona. Me votim të fshehtë dolën 28 anëtarët e këtij këshilli.
Këtu u mbyll faza e parë e zgjedhjeve.
Në mbyllje të kësaj faze me miqtë u shtrua një dreke.
Me 25 tetor 2018 u zhvillua faze e dytë e zgjedhjeve të shoqatës. Në këtë fazë do të zgjidhej kryetari dhe kryesia e këshillit, si dhe do të miratohej struktura e kryesisë së shoqatës. Sipas statutit, këtë fazë mbledhjen e këshillit e drejtoj Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj.
Me propozimin e tij u bë zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Shoqatës dhe të anëtarëve të kësaj kryesie. Kryetar i Këshillit të Shoqatës u zgjodh avokat Agim Martini.
Gjithashtu, po me propozim të zotit Ndue Sanaj u miratuan strukturat e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”. Kështu u kompletuan të gjitha struktura drejtuese të shoqatës.
Këshilli i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, i zgjedhur në Konferencën e VI të saj, me datën 21 tetor 2018, përbëhet: Agron Hasanaj, Age Martini, Agim Gilaj, Arbër Shytani, Anton Kosteri, Aleks Dushi, Diana Bungu, Dukate Bregu, Edmond Tërthorja, Elida Delija, Gëzim Zefi (Suta), Gjergj Leqejza, Klodiana Serraj, Kole Çardaku, Lazer Kodra, Luigj Mila, Luigj Shyti, Ndue Nikaj, Mikel Kopsaj, Prele Milani, Pale Lera, Suela Ndoja, Roza Pjetri, Vilson Peshkaj, Vjola Shqau, Tringa Rrapi, Zef Gjeta, Marijan Ndershtiqaj, dhe Kryetari i degës së Shkodrës 2- Kryetari i degës së Tiranës 3- Kryetari i degës së Lezhës 4- Kryetari i degës së Kurbinit 5- Kryetari i degës së Malësisë së Madhe.
Këshilli i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në mbledhjen e tij, me datën 25 tetor 2018, zgjodhi strukturën drejtuese të saj:
1-Av. Agim Martini, Kryetari i Këshillit të Shoqatës
2- Mjeku Ndue Nikaj, N/Kryetari i i Këshillit të Shoqatës
3- Zonja Dukate Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës
4- Zoti Aleks Dushi, Sekretari i çështjeve organizative të Shoqatës
5- Zoti Luigj Mila, Sekretari i çështjeve juridike të Shoqatës.
Këshilli i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në mbledhjen e tij, me datën 25 tetor 2018, miratoj përbërjen e Kryesisë së Shoqatës dhe anëtarët e saj:
1-Zoti Gjergj Leqejza, N/Kryetari i Pare i Shoqatës,
2- Zoti Agron Hasanaj, N/Kryetari i Shoqatës për ekonominë e financën,
3- Zoti Mikel Kopsaj, N/Kryetari i Shoqatës për marrëdhënieve me pushtetin vendor dhe me shoqatat analoge
4- Zoti Prele Milani, Nen Kryetari i historiografisë e kulturës,
5- Zoti Anton Kosteri, Sekretari i Shoqatës,
6- Zoti Kole Çardaku, Kryetari i Seksionit të ekonomisë e financës,
7- Zoti Vilson Peshkaj, Kryetari i Seksionit të historiografisë,
8- Zonjusha Roza Pjetri, Kryetare e Seksionit të kulturës popullore,
9- Zonja Viola Shqau, Kryetare e Seksionit të veprimtarive artistike,
10- Zoti Arber Shytani, Kryetari i Seksionit të marrëdhënieve me shkollat,
11- Zoti Marian Nderhtiqaj, Kryetari i Seksionit të marrëdhënieve me Rininë,
12- Zonja Elida Delija, Kryetare e Seksionit të marrëdhënieve me Gruan,
13- Zonjusha Suela Ndoja, Kryeredaktore e redaksisë së gazetës “Dukagjini”
14- Zoti Lazer Kodra, Kryetari i Seksionit të veprimtarive me librin.
15- Zonja Age Martini, Kryetare e Seksionit të projekteve,
16- Zonjusha Klodiana Serraj, kryetare e Seksioni i marrëdhënieve me publikun dhe me jashtë.

***
Mundësoj zhvillimin e konferencës së VI të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, Roza Pjetri, Gjergj Leqejza e Prek Nike Gjonaj. I urojme me urimin popullore “Paçin e dheëçin!”

part03