Dita e Plisit në Mitrovice
Me datën 27 tetor 2018 në Mitrovicë e në Boletin: DITËT E PLISIT V...
Veprimtaria e V , ideator: Ismet Krasniqi Lala, kurse organizimin kësaj radhe e mori përsipër Halit Barani dhe institucionet kulturore të Mitrovicës. Këshilli organizues i përhershëm (Klinë): Ismet Krasniqi Lala, Prend Buzhala, Idriz Berisha Xhixhi, Gjon Gjergjaj (Gjongjergjaj Lyra), Alban Gashi e të tjerë.
Shoqata Atdhetare “Dukagjini” mori pjese ne Ndue Sanaj, Kole Cardaku, Gjon Kosteri e Ndoc Fusha.
Disa veprimtari:
- homazhe te përmendorja e Isa Boletinit, në Mitrovicë,
- Shkuarja në Boletin, te Kulla e Heroit të Popullit, Isa Boletini e pjesëmarrësve, me autobus.
- Boletin: vizitë ambienteve muzeore e historike të Kullës së Isa Boletinit,
- Këtu u zhvillua ky program:
Fjala përshëndetëse nga organizatorët Ismet Krasniqi Lala, Halit Barani dhe nga autoritetet komunale, nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”; nga Shoqata “Bytyçi” e të tjerë’
U ligjërua disa kumtesa, nga Prend Buzhala e Fazli Hajrizi,
U dhanë programe muzikore: rapsodë, lahutarë, valltare, recitime e deklamime poetike e të tjerë,
U ndanë tituj nderi: Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, u nderu me titullin “Mirënjohja”, për pjesëmarrje.
Ne, në emër të kryesisë dhamë dy tituj nderi: titulli “Mehmet Shpendi” ju dha Isa Boletinit (pas vdekjes) dhe titulli “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, ju dha veprimtarit te të drejtave të njeriut, zotit Halit Baranit. Në fund u dhanë ushqime tradicionale. Na mundësoj pjesëmarrjen në ketë veprimtari, aktivisti Ndoc Fusha, të cilin e urojme, me urimin popullor “Paçi e dhënçi!”