Dita e Plisit në UÇË
Me datën 30 qershor 2018, në fshatin Uçë, të komunës së Istogut zhvillua veprimtaria e V e “Ditës së Pisit”. Kjo veprimtari zhvillohet çdo vit, që nga viti 2014, në qytete të ndryshme të Kosovës, në Kulla të figurave atdhetare, të heronjve të Kosovës, të heronjve Kombit tonë. Në ketë veprimtari ishte e ftuar të merrte pjesë edhe Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, e cila u përfaqësua nga kryetari i saj, Ndue Sanaj; Gjon Dukgilaj, pronari i Bar-Restorant “Tradita”, në Shkodër, me bashkëshorten e tij, Monda Dukgila dhe rapsodët, Kolë Hasani e Gjon Kosteri .
Në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, përshëndeti Kryetari i saj, Ndue Sanaj, i cili në mes të tjerave theksoj: “Kam nderin, që në emër të grupit përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, t’u përshëndes dhe t’iu them: “Mirë se ju gjetëm!”
Kryetari, me znj, Monda, lexoi vendimin e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, për nderimin e disa figurave, dëshmorë të këtij fshati:
U nderuan me titullini “Mehmet Shpendi” dëshmorët: Hasan Hysenaj, Bajram Hoxha e Muharrem Hysenaj, të cilët ne vitin 1992, me jetën e tyre kane mbrojtur shkollën shqipe në fshatin Uçë, me motivacion: “Për heroizëm të pashoq në mbrojtje të Atdheut. U përball me çdo lloj pushtuesi duke treguar ndërgjegjen e vetëdijen e lartë kombëtare, në emër të secilës u flijua për të mbetur i përjetshëm në kujtesën e brezave”
U nderuan me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, shkolla 9 vjeçare “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”, me motivacioni: “Një nder shkollat më të vjetra shqipe, e shquar për rezistence kombëtare dhe e suksesshme për mësimdhënie”.
U nderuan me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, poeti dhe veprimtari, Gjon Gjergjaj me motivacion: “Për kontributin e dhënë në art, kulturë e letërsi, përmes ruajtjes së vlerave kombëtare në trashëgimin materiale e shpirtërore përmes muzeut “Agimi i Gjytetnis” në Kullën e vjetër një shekullore, ku u mbajt edhe veprimtaria e parë “Dita e Plisit” në tetor të vitit 2014”.
***
Mundësoj pjesëmarrjen në ketë veprimtari, çifti Gjon e Monda Dukgilaj. I urojmë, me urimin popullor “Paçin e dhënçin!”