part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

15-VJETORI I SHOQATËS ATDHETARE
“DUKAGJIN

Me datën 13 maj 2018, u festua 15 vjetori i themelimit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, në mjediset e fshatit të Paqes.
Në ketë festim morën pjese anëtar, aktivist dhe veprimtar të Shoqatës, miq nga shoqatat analoge: Të shoqatës “Martin Dreshaj” me qendër në Peje; të Ansamblit folklorik autokton “Rugova”; të Muzeut “Ivezaj” në Tuz; Klubi i Shkrimtareve në Kline; shoqata “Bytyçi-Tirane – Prizren”; shoqata “Sali Mani”; shoqata kulturore e atdhetare “Postriba” dhe të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Peje.
Pas një dreke me miqtë, filloi pjesa e pare e festës,
Pas disa sekuencave filmime, nëpërmjet të cilave u paraqit me figure jeta 15 vjeçare e shoqatës, e cila u paraqit nga Luigj Mila dhe të këngës të grupit “Treva” “Dukagjini Nderi i Kombit”, të kënduar nga kantautori Fran Kodra e këngëtari Ndue Shytani, Sekretari i Shoqatës, zoti Luigj Shyti mbajti fjalën e rastit, duke prezantuar jetën e 15 viteve të Shoqatës, që në mes të tjerave theksoj, se çelësi i arritjeve në këto 15 vite ka qene, është dhe duhet të jete idealizimi për ti shërbyer vendit tënd, vullnetarizmi, duke cituar thënien e Shën Terezës, duhet punuar nga pak, por me dashuri. Dhe ne punuam nga pak, pa u ndalur asnjëherë, duke pasur të qarte misionin e shoqatës në punën tone, me moton: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por pyet, se çfarë unë bëra për Dukagjinin”.
Në ketë përvjetor me vendim të Kryesisë u nderuan me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Imzot Monsinjor Angelo Massafra, zotin Flamur Gashi, zoti Arben Gjuraj dhe zonja Prenda Mark Shpendi; me titullin “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, zoti Petro Koçi dhe zoti Kole Çardakun; me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, zotin Tonin Vasa; me titullin “Medaljoni Mehmet Shpendi”, Tulan Lulashi dhe Martin Gjon Gilaj, pas vdekjes; me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, Ministria e Kulturës, Fadil Galiqi, Dukate Bregu, Besim Zagani, Nikoll Hebja e Lek Mirash Nika – pas vdekjes, Sose Nika Shqau, Kin Kola, Simon Zhuri, Marie Buxha dhe Drita Zefi.
Në ketë ceremoni festive, përshëndeten: Drejtori i Ansamblit “Rugova”, zoti Vesel Nikçi, i cili në emër të këtij ansambli dorëzoj titullin “Mirënjohja” për shoqatën, për kryetarin e shoqatës-Ndue Sanaj dhe për Zef Lualsh Sokolin, pas vdekjes; Klubi i Shkrimtareve në Kline, zoti Prend Buzhala dhe zoti Ismet Krasniqi-Lala, të cilët nderuan me titullin “Mirënjohja” për kryetarin e Shoqatës, Ndue Sanaj; zoti Rrahman Jashari përshëndeti në emër të Shoqatës “Martin Dreshaj” dhe zoti Ukshin shoqatës i dhe titullin “Mirënjohja”; zoti Fadil Grabovci, përshëndeti në emër të Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe nderoj me titullin “Mirënjohja” shoqatën; përshëndeti zoti Shtjefen Ivezaj, në emër të Muzeut “Ivezaj” dhe nderoj shoqatën me titullin “Mirënjohja” dhe Agron Isa Gjedi, përshëndeti në emër të shoqatës “BYtyçi”-Tirane-Prizren dhe kryetarin e shoqatës, Ndue Sanaj e nderoj me çmimin “Plisi i bardhë emblema hyjnorë e shqiptarisë”, i klasit të parë.
Pas pjesës së pare të festimit në salle, pjesëmarrësit dolën jashtë, në natyre që ndoqën prezantimin e veshjeve tradicionale nen drejtimin e zotit Gjon Dukgilaj.

***
Festimi i 15 vjetorit të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” u mundësua nga dukagjinasit Prek Gjonaj, Sokol Strebyçi , Vito Sanaj, Mhill Ftoni, Nikoll Gerla, Mhill Bregu, Ndoc Bregu, Luigj Ladhinaj, Anton Kosteri, Arber Raja, Edmond Terthorja, Roza Pjetri, File Strugaçi, Kole Çardaku, Gëzim Çardaku, Gjergj Leqejza e Gjon Dukgilaj. I falënderojmë për kontributin e tyre! Mirënjohje për kontributin e tyre!

 

part03