part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Shoqata  Atdhetare  "Dukagjini” sjell  Malsorët
e Rugovës   në Bibliotekën “Marin Barleti”,
në Shkodër

Me 27 maj 2017,  në  Bibliotekën e Shkodrës “Marin Barleti” dhe nën kujdesin e Shoqatës  Atdhetare “Dukagjini"  u organizua promovimi i dy veprave historike të autorit nga Rugova z. Fazli Muriq; "Koshutani heroik i Rugovës Kreshnike" dhe  "Rugova kreshnike dhe e kaluara e saj historike”.
Duke përfituar nga kjo ceremoni, në emër të  Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” autorit Fazli Muriqi, ju dha titulli “Mirënjohja Martin Camaj”, me motivacion: “Për kontributin e madh të dhënë në zbardhjen e historisë shqiptare, me theks të veçantë për luftëtarët e Shqipërisë Etnike, për Shqipërinë e Bashkuar. Për bashkëpunimin e Shoqatave tona për ruajtjen e  trashëgimisë së traditave të përbashkëta kombëtar
Gjithashtu, në emër të kryesisë, ju dorëzua  titulli “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”, këngëtareve të mirënjohur të zonës së Dukagjinit:  Gjovalin Prroni, Gjovalin Shani, Pëllumb Vrinca dhe Gëzim Zefi, me motivacionin: “Për  mjeshtrin e shpalosur në krijimin dhe interpretimin e folklorit. Për kontributin e dhënë në veprimtaritë e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, duke paraqitur e pasuruar vlerat historike, etnografike dhe artistike të Dukagjinit
Në fund autori dhuroi libra dhe një kafe mes miqve ku u këmbyen mendime të lira dhe libra!
I urojmë suksese autorit dhe gjithë pjesëmarrësve!

 

part03