Përkujtohet revolta e Spaçit
Me 21 Maj 2017, ditën e diele, u organizua në Spaç të Mirditës ceremonia përkujtimore e Revoltës Antikomuniste të vitit 1973, e cila shpërtheu mes të dënuarve në Burgun e Spaçit. Është i pesti vit radhazi që kjo veprimtari organizohet nga Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Shqipërisë, ent i Kishës katolike, me të cilin Shoqata Atdhetare “Dukagjini” ka traditë të hershme bashkëpunimi. Mori pjese Ndue Sanaj, Lulash Brigja, Fatmir Vojvoda, Dede Toka e Roza Pjetri.