part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

U VENDOSËN PLLAKAT PERKUJTIMORE

Një qind vjet më parë, pikërisht me datën 2 shkurt 1917, atdhetari At’ Shtjefen Gjeçovi, në fshatin e Thethit, pranë kishës, në Qelë,  hapi shkollën shqipe, në të cilën djem e vajza të këtij fshati dukagjinas filluan të shkruajnë e lexojnë shqip. Me ketë rast, me datën 23 shtator 2017, vendosem pllakën përkujtimore, me mbishkrimin: “Këtu, At’ Shtjefen Gjeçovi, me 2 shkurt 1917 hapi shkollën shqipe”.

 Një qind vjet më parë, pikërisht me datën 1 dhjetor 1917, gjuhëtari  At’ Justin Rrota, në fshatin e Planit, pranë kishës, në Qelë,  hapi shkollën shqipe, në të cilën djem e vajza të këtij fshati dukagjinas filluan të shkruajnë e lexojnë shqip.
Me ketë rast, me datën 24 shtator 2017, vendosem pllakën përkujtimore, me mbishkrimin: “Këtu, At’ Justin Rrrota, me 1 dhjetor 1917 hapi shkollën shqipe”.

 Një qind vjet më parë, pikërisht me datën 17 shtator 1917, atdhetari At’ Shtjefen Gjeçovi, ne  fshatin e Prekal, pranë kishës, në Qelë,  hapi shkollën shqipe, në të cilën djem e vajza të këtij fshati dukagjinas filluan të shkruajnë e lexojnë shqip.
Me ketë rast, me datën 24 shtator 2017, vendosëm pllakën përkujtimore, me mbishkrimin: “Këtu, At’ Shtjefen Gjeçovi , me 17 shtator  1917 hapi shkollën shqipe”.

part03