part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Lotajt e Shalës

Me datë 12 Mars 2017 në orën 10. 00, në mjediset e Bar - Resorant “Tradita”, në Shkodër, Shoqata Atdhetare “Dukagjini” organizoi me sukses paraqitjen e librit «Lotajt e Shalës» të autorëve Zef Lulash Sokoli dhe Lulash Ndoc Gilaj. Pas një punë të gjatë autorët sollën për lexuesin historinë e këtij fisi në të gjitha aspektet e jëtës së tij. Në łjalën e të pranishmëve ra në sy mirënjoja e thellë për punën e bërë nga autorët. Ky libvër u cilësua si një thesar i vyer, i cili do i shërbej kohës dhe brezave që vinë, për njohjen e genit, historisë, bukurisë së natyrës, etnografisë, vlerave të fisit dhe të bijëve dhe bijave që linden e u rriten dhe e jetuan jetën, krenar për trashigimin që e ruajtën ndër shekuj. Është punuar shumë dhe mirë që libri të këtë të gjitha parametrat e kërkuara për një libër të tillë. Edhe në këtë paraqitje Lotajt shpalosën vlera që janë për tu pasur shembull nga të gjithë, ishin së bashku dhe të rrethuar nga miq e dashamirë, nuk kishte i parë dhe idytë, i vogël apo i madh, secili ndihej mirë në vendin e tij.
Me kete rast, Kryesia e Shoqates nderoj me tituj nderi disa nga figurat e personalitet e dale nga ky fshat:
1. Atdhetari Kole Mark Kola, pas vdekjes, me titullin  “Medaljoni Mehmet Shpendi”, me motivacion: “ATDHETAR I VENDOSUR PЁR ATDHE E FE, I CILI GLLENDI EMRIN E VET ME GRYKЁN E PUSHKЁS NЁ FAQEN E ARTЁ TЁ HISTORISЁ SЁ DUKAGJINIT DHE SHQIPЁRISЁ”
2. Atdhetari Miter Kole Marku, pas vdekjes, me titullin  “Medaljoni Mehmet Shpendi”, me motivacion: “ATDHETAR DHE LUFTЁTAR MENDJEHOLLЁ KUNDЁR USHTRISЁ OSMANE TЁ KOMANDUARA NGA SHEFQET TURGUT PASHA, NЁ QAFЁN E AGRIT, NЁ VITIN 1910”
3. Atdhetari Mirash Pal Vuksani, psa vdekjes, me titullin  “Medaljoni Mehmet Shpendi”, me motivacion: “PARTIZAN DHE LUFTЁTAR AKTIV PЁR ÇLIRIMIN E SHQIPЁRISЁ. PЁR KЁTЁ KAPET DHE INTERNOHET NЁ KAMPET NAZISTE TЁ VDEKJES PREJ NGA NUK U KTHYE KURRЁ, DHE MBETI PA VARR, I SHPALLUR DЁSHMORЁ I ATDHEUT”
4. Zoti Zef Lulash Sokoli, me titullin ““ANËTAR NDERI”I SHOQATËS ATDHETARE “DUKAGJINI”, me motivacion ““VEPRIMTAR I DALLUAR I SHOQATЁS “ATDHETARE DUKAGJINI”. TRASHЁGUES DHE RUAJTЁS I VLERAVE KULTURORE - HISTORIKE DUKAGJINASE E SHQIPTARE”
5. Zotit Gjon Dukgilaj, me titullin “ANËTAR NDERI I SHOQATËS ATDHETARE “DUKAGJINI”, me motivacion:
“MBЁSHTETЁS I VEPRIMTARIE TЁ SHOQATЁS “ATDHETARE DUKAGJINI”, BISNESMEN I SUKSESSHЁM,  MBLEDHЁS DHE PUBLIKUES I VLERAVE TRADICIONALE ETNOGRAFIKE DHE ATO TЁ KULINARISЁ”

6. .Zotit Armir Grima, me titullin  “NDERII SHOQATËS ATDHETARE “DUKAGJINI”, me motivacion: “TRASHЁGUES I VLERAVE INTELEKTUALE FAMILJARE DHE SHOQЁRORE, SPORTIST ME VLERAT MЁ TЁ MIRA QЁ BARTЁ KJO DISIPLINЁ,  MBЁSHTETЁS I VEPRIMTARIVE TЁ SHOQATЁS ATDHETARE “DUKAGJINI”

Kjo veprimtari u mundësua nga Gjon Dukgilaj dhe Agim Gilaj

part03