part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

DITA E PLISIT, NË KULLËN MUZE TË AZEM BEJTËS, NË GALICË

Sot, 28 tetor 2017, ditë e shtune, pati disa veprimtari të rëndësishme kulturore e me interes kushtuar DITËS SË PLISIT, manifestim që po mbahet për herë të katërt e që u mbajt në Kullën-muze të Azem Bejtës, në Galicë (Vushtrri).
Fillimisht, organizatorët e manifestimit bënë homazhe te varrezat e të rënëve në Prekaz. Ky rit ishte mbresëlënëse, qe e beri  tabloja e homazhit me plisa në kokë për nderim.
Drejtuesi dhe ideator i këtij manifesitmi eshte aktori, poeti e veprimtari Ismet Krasniqi - Lala (Klinë) dhe shkrimtari e veprimtari Prend Buzhala; kurse Këshillin  organizativ e përbëjnë krijues, artistë e njerëz të kulturës nga Klina. Kështu, për here të parë kjo veprimtari u mbajt më 2014,  në hapësirat e Muzeut etnik "Agimi i Gjytetnisë" të shkrimatrit e krijuesit Gjon Gjergjaj (Krushevë e Vogël, Klinë); i dyti u mbajt në Kullën e Zenel Berishës (Dobërdol, Klinë). Dy veprimtarite e fundit u mbajtën jashtë komunës së Klinës: I treti u mbajt në Kullën etnografike të Junikut, në vitin 2016. Kurse, i katërti u mbaj në Galicë.
Shtrirja e kësaj veprimtarie, në mes të tjerave, synon që kjo veprimtari të masivizohet dhe te bëhet ditë Kombëtare për gjithë shqiptarët.
Në të gjitha veprimtarite ka pasur një larmi programi: kumtesa shkencore kushtuar plisit, pika programore, rrëfime anekdotash shqiptare që zakonisht bëhen nëpër dhomat tona, dhe, të gjitha ato përfshihen e publikohen brenda një vëllimi, e që quhet “Dita e plisit” (deri më tash dolën tri vëllime e ku përfshihen edhe reportazhe, fotoalbume, mbresa, poezi, këngë popullore kushtuar plisit, tekste të zgjedhura kushtuar plisit e të  tjeraj).
Veprimtaria e katërt u zhvillua me datën 28 tetor 2017, ditë e shtune, në kullën muze të Azem Bejto-Galica. Ne kete veprimtari, ligjeruan: Mehmet Rukiqi, Daut Demaku, Brahim Avdyli, Bedri Tahiri dhe Prend  Buzhala.
Manifestimin e drejtoi Ismet Krasniqi – Lala. Mbresëlënëse ishin edhe prezantimet autoktone të anekdotave popullore, nga mjeshtri intelektual i rrëfimit të tyre, Salih Zogani. Në manifestim pati edhe program artistik, me rapsodë nga Shkupi e nga Kosova. Meqenëse paralelisht në Vushrri po zhvillohej edhe Takimi i poeteshave, ato erdhën me plisa të bardhë në këtë ambient festiv, kurse në emër të tyre, një poezi kushtuar Plisit dhe Galicës, e lexoi krijuesja Remzije Zegolli.
Edhe pjesëmarrësit ishin të zgjedhur, ata erdhën nga të gjitha viset e Kosovës, Shoqata “Martin Dreshaj”, me qendër në Pejë, nga Shkupi, Presheva, Shkodra, Tirana dhe nga diaspora.
Shoqata Atdhetare “Dukagjini” mori pjesë për herë të dytë në ketë veprimtari. Me 28 tetor 2015, që u zhvillua në Kullën e Zenel Berishës (Dobërdol, Klinë). Atëhere ishim pjesëmarrës,  Ndue Sanaj, Prele Milani, Zef Lulash Sokoli (me kostumin tradiconal karakteristik, që nuk jeton), Lulash Brigja dhe Anton Kosteri. Ndërsa në ketë rast ishim pjesëmarrëes, Ndue Sanaj, Prele Milani, Ndue Marashi e Anton Kosteri.
Në ketë veprimtari, në emër të Shoqatës përshendeti anëtari i kryesisë, publicist, poeti e botuesi, Prele Milani.
Ndue Sanaj, në emër të Kryesisë së Shoqatës, pëerfaqësuesit të familjes së  Azem e Shote Galica, zotit Hetem Haliti, ju dorëzua titulli “Medalijoni Mehmet Shpendi”, me motivacion: “Për luftën, heroizmin, sakrificën e treguar për  mbrotjen e Atdheut, për bashkimin e trojeve Shqipëtare Etnike”.
Aktorit, poetit e veprimtarit Ismet Krasniqi – Lala, ju dorëzua titulli “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, me motivacion: “Një jetë të tërë në shërbim të kulturës dhe shkollimit, ruajtjes së vlerave kombetare, përmes bashkpunimit, integrimit në kulturë dhe krijimtari poetike”.
Gjithashtu, piktorit e veprimtarit Idriz Berisha – Xhixhi, ju dorëzua titulli “Mirënjoha e Shoqatëes Atdhetare “Dukagjini”, me motivacion: “Idriz Berisha, një jetë të tërë në shërbim të kulturës, ruajtjes së vlerave kombëtare, në veçanti nëpërmjet arteve figurative”.

***
Me mbarimin e veprimtarisë, me të gjithë pjesëmarrësit u bën fotografi.
Pastaj na dërguan në një shtëpi, te  Kulla e Shaban Mongjollit, bashkëluftëtari më besinik i Azem Bejtës, Azem Galicës, ku hengrëm dreke. Nipi i tij, qe ka emrin e gjyshit, Shaban Mongjolli,  na shtroi drekën. Aty u ulëm shtruar, këmbëkryq, si dikur motit. Bisedat në ketë dhomë ishin të lira, për historinë tonë, për gjendjen aktuale në të dy republikat e të tjera, por të gjitha në një drejtim teëvetem, mbi vlerat në shekuj të kombit  shqiptare bejne ta ndjeme veten krenar, si  edhe të shikojmë më shumë përpara, që të punojmë më shumë, në harmoni gjithëpërfshirëse, për të arrite kombet e qytetëruara, të emancipuara. Ne ishim si midis  vëllezërve.

***
Një poezi për Plisin e Bardhe, me titull “Ky symbol fisi –Plsi”, nga Sulejman DËRMAKU:

Ky simbol fisi / Mbi tonën kokë / Në këtë tokë / As u përkul / As ul / Ndër furtuna qëndroi
Golgota motesh sfidoi / Arriti në ditët tona / Do të jetë pjesë jona / Dhe ne do t'ia lëmë fisit / Këtë shkëlqim të plisit / Fesi e shajkaça më kot / U përpoqën çdo mot / Të zhbënin tonin fis
Bashkë me të bardhin plis Ndër mote do të rrojë / Furtunat do t’i përballojë / Gjithnjë yni fis / Në kokë me këtë plis / Do të rrojë ky plis / Në tonin fis / Krenar mbi tonën kokë / Në këtë tokë

 

part03