part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

 Shoqata Atdhetare “Dukagjini”,  përsëri
në bibliotekën “Marin Barleti”, me krimjitarinë
e Prele Milanit

Me datën 8 tetor 2017, ditë e diele, mjedis i promovimit të librave, në bibliotekën “Marin Barleti”, ishte plotë e për plotë me shkrimtar, poet, studiues e dashamire të artit të shkruar, anëtar të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, miq e mike të poetit, studiuesit e publicistit Prele Milanit, si dhe familjar të tij.
Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, z. Gjovalin Çuni, Shoqata e shkrimtareve Shkodër dhe Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, te tre së bashku organizuan ceremoninë e promovimit të dy librave të Preles, një vëllim me poezi satirike, me titull “Burrat vdiqën, të na rrojnë gratë” dhe libri, me titull “Zoja  e Berishës”.
 Ceremoninë e hapi zot Gjovalin Çuni, i cili pasi i beri një ekspoze të gjere të veprimtarisë krijuese të Preles, ja dha fjalën Kryetarit të Shoqatës së shkrimtareve të Shkodrës, poetit Skënder Temali. Pastaj dhanë opinionet e tyre, Ndue Sanaj, Lazer Kodra, Qazim Çela, Kadri Ujkaj, Mimoza Rexhvelaj, Lulash Brigja dhe lexoi pjese nga dy librat zonjusha Diana Bungu.
Në fund foli dhe autori i librave, Prele Milani, i cili falënderoj pjesëmarrjen, ata që dhanë opinionet e tyre, dhe premtoj se së shpejti do na ftoj në ketë salle, për të promovuar krijimtari të reja, në veçanti në fushën e satirës.

Mbas ceremonisë, koha vijoj në katin e pare, me një koktej të veçante, me shume llojshmëri ushqimesh, raki, vere, kokakola, qofte, djathë,  rrush, gurabije, pije buta të ndryshme, ashtu siç dine ta përgatis e shtroj vetëm bashkëshortja e Preles, Angjelina Milani …

part03