NJË TRADITË KULTURORE
Në vazhdim të traditës disavjeçare që kemi krijuar me datën 28, 29 e 30 prill u zhvillua veprimtaria, Manifestimi “Zëri i Vëllazërimit-2016”, që ne ishim pjese e tij. Me datën 28 prill, Manifestimi filloi në qytetin e Shkodrës. Miqtë nga Peja, u priten në ora 11. 30. te monumenti Isa Boletini. Të gjithë së bashku bëmë homazhe në monumentin e Isa Boletinit. Pastaj shkuam te monumenti Mehmet Shpendit, Luigj Gurakuqit e Nene Tereza.
Në orën 13. 00 bëmë takim me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Shkodër, zonjën Greta Bardeli. Më vonë patëm planifi kuar takim me Kryetaren e Bashkisë, zonja Voltana Ademi, në vend të së cilës na priti N/kryetari i Bashkisë, zoti Arben Gjuraj.
Si gjithmonë me zemër te bardhe dhe me shume dashuri i çuam miqtë nga Kosova në një drake, në ambientet e bar-restorant “Floga”. Për pritjen miqësore falënderojmë anëtarin e shoqatës dhe mikun e përhershëm të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” dhe të miqve të saj, zotin Lulash Gjelosh Martini, që na është gjendur pranë në çdo rast.
Pasdite u nisëm për në Tuz, ku na priti Pal Dreshaj, N/Kryetari i Shoqatës “Martin Dreshaj” ... Pas një kafe çlodhëse, shkuam e bëmë homazhe te varri i Martin Dreshajt, emrin e të cilit mban kjo shoqate, Shoqata e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe, me qendër ne Peje. Pastaj bëmë vizite te Muzeu Shtjefen Ivezaj. Mjaft mbresëlënëse puna e këtijj artdhetari patriot, të cilit i ka borxh i gjithë Malësia dhe shqiptaria, por ne si shoqate e ndiejmë detyrim moral që të bëjmë diçka për ta nderuar dhe vlerësuar ketë njeri shpirt mall.
Në mbrëmje para se të fi llonte koncerti, të pranishmit ndoqën një ekspozitë fotografi ke të punimeve me gurë, të mjeshtrit dukagjinas, Mitër Ndreshaj, i cili punon që prej 22 vitesh në Mal të Zi. Ne orën 19. 30 fi lloi koncerti . Një interesim modest i publikut, por këngëtarët tanë lanë një imazh majtë të mirë. Në emër të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini, përshëndeti të pranishmit kryetari Ndue Sanaj. Nuk mund të largoheshim pa një darkë vëllazërore dhe shume bujare, siç e ka në tradite Malësia. Një darke me shume respekt e shtruar nga Pal Dreshaj. Biseduam, kënduam, por edhe pimë pak, u kënaqëm dhe ndenjëm deri në orët e vona. Nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” u përfaqësua nga një grup antare e aktivistë të saj, Ndue Sanaj, Luigj e Gjyste Shyti , Gjin e Majlinda Dermani. Ermal e Armira Lera, Prele Shytani, Roza Pjetri, Dukate Bregu, Lulash Brigja, Rajmonda Rugji e Tringa Rapi, Pëllumb Vrinca me bashkëshorten e tij, Ndue Mici, Zef Sokoli, Kole Hasani, Mark Vata, Kristian Zalli, Zef Marku, mjeshtri Miter Ndreshaj dhe Daniel Kopsaj. ...
Me datën 29 prill, në orën 09. 00 u nisëm për në komunën e Istogut. Grupi i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” përbehej: Ndue Sanaj, Luigj e Gjyste Shyti, Gjin e Majlinda Dermani, Ermal e Armira Lera, Prele Shytani, Ndue Mici, Dukate Bregu, Trina Rapi e Rajmonda Sokoli, Mark Vata, Kole Hasani, Kristian Zalli, Zef Marku, Daniel Kopsaj, Zef e Xhovana Sokoli, dhe Lulash Brigja. Gjithsejte
Një vizite në shkollën 9 vjeçare “Martin Camaj”, në Gurrakoc. Na priti drejtoresha, Mimoza Osmani, me personelin mësimdhënës të shkollës. Një pritje shume miqësore. Na kishin rezervuar një koktej, në të cilin përshëndetën drejtuesit e grupeve dhe pastaj vizituam mjediset e shkollës, u larguam, me përshtypjet më të mira.
Si gjithmonë drejtuesit lokal në Kosove janë treguar mjaft miqësor dhe vlerësues me ne. Na priti në takim N/Kryetari i Komunës Istog zoti Lulëzim Blakaj. Një takim shume miqësor. Pasi na uroi mirëseardhjen, na njohu me historinë e kësaj komune.
Pastaj dolëm dhe shkuam ne pallatin e kulturës. Një koncert i organizuar mjaft mire. Mori pjese edhe ansambli “Mirëdita”, më në krye Fran Preҫin. Ansambli i Valleve “Dardania” nga Drenica e Skenderajt. Pas koncertit, komuna e Istogut, në ambientet e restorant “Troja a” shtroi një darke për të gjithë pjesëmarrësit në ketë Manifestim.
Me 30 prill, pjesëmarrësit vizituan luginën e Rugovës deri te Bar-Restorant “Bjeshka”. Në ketë restorant vloi kënga e vallja nga pjesëmarrësit tanë. Ka qene një kërkesë e vazhdueshme e grupit për të vizituar ketë perlë të natyrës që atje dora e njeriut është treguar mjaft bujare dhe e kujdesshme.
Pas pamjes së mrekullueshme e fotove pa mbarim, vizituam kishën e Shën Katerines. Një kishe e ndërtuar në vitin 1927. Famullitari i saj na priti me shume respekt dhe na tregoj për historikun e saj. Pas kësaj vizite, Kryesia e Shoqatës “Martin Dreshaj”, te Bar-Restorante “Vëllezërit Luka” na shtruan një dreke me shume bujari, e cila vijoj me këngë e valle nga këngëtaret tanë.
Pak nga pak orët e qëndrimit në Kosove po mbaronin dhe manifestimit po i vinte fundi. Mbresa, kujtime. takime dhe vlerësime.
Zotit Pal Dreshaj, Nënkryetari i Shoqatës “Martin Dreshaj”, i dhuruam një pamje nga qyteti i Shkodrës dhe albumin e Qarkut Shkodër. Po, të njëjtën gjë dhuruam edhe për Kryetarin e Komunës Istog, zotit Haki Rugova, së bashku me një faqore rakie …
Në ketë atmosfere u mbyll për këtë vit Manifestimi “Zëri i Vëllazërimit. -2016”.
Falënderojmë gjithë grupin përfaqësues të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, në mënyrë të veçante këngëtaret Kole Hasani, Mark Vata, Pëllumb Vrinca, Daniel Kopsaj, Zef Marku e Kristian Zalli.
Kjo pjesëmarrje u mundësua nga mjeshtri Miter Ndreshaj dhe nga kontributi i pjesëmarrësve.