Dy takime dhe shumë kujtime
- Reportazh nga veprimtaritë letrare në Rozhaje të Mali i Zi dhe Istog të Kosovës –
Me 26 Nëntor 2016, në Rozhajë
Një grup i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, ishim të ftuar në Manifestimin letrar, e pagëzuar me emrin "Ora Maleve”, në Rozhajë, në Republikën e Malit i Zi. Një veprimtari e përvitshëm mbarëkombëtare kulturor dhe letrar, që mbahet në respekt te te rënëve në lufte për çlirimin e Kosovës.
Të ftuar nga ideatori dhe drejtuesi e kësaj veprimtarie, z Ali Daci, ndiheshim të obliguar, por edhe të respektuar..
Një bashkësi krejt e vogël shqiptar në ketë qytet, rreth 1158 banore, megjithatë kjo veprimtari e përvitshme, ka fituar emër dhe ka bere jehone.
Pjesëmarrjen në ketë veprimtari letrare e mundësoj z. Mhill Prroni, dhe së bashku me kryetarin z. Sanaj e shkrimtarin z Luigj Martini, pas një rruge të gjate dhe të lodhshme mbërritëm në atë qytet të vogël. Në asnjë dite të vitit ky qytet nuk ndihet më shqiptare, kane ardhur nga të gjitha anët, poet , studiues, gazetare, veprimtare të çështjes Shqiptare.
Një ditë për shqiptaret, .kështu mund të cilësohet kjo ditë festive e mbushur me një kalendar veprimtarish:
Një ekspozite me piktura e hapur që në mëngjes, në sallën për kulture të këshillit komunal. Mjaft vizitor , mjaft foto e kujtime, por edhe mirënjohje e vlerësime. Pastaj veprimtaria vijoi në sallën e madhe, që u zhvillua pjesa tjetër e programit.
Një dokumentar mbi disa nga filmat e kineastit shqiptar, Isa Qosja. Mjaft mbresëlënës dhe interesant, .por edhe artistik e prekës. I vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare për punën e tij, Profesor Isa Qosja mori duartrokitje dhe vlerësime nga të pranishmit.
Me korrektësinë, autoritetin dhe elementet që përcjell Shoqata Dukagjini kudo që shkon imponon vlerësim dhe merr përgjime nga organizatoret. Pas fjalës përshëndeste kryetari Ndue Sanaj, dorëzoj disa vlerësime dhëne nga kryesia e Shoqatës. Manifestimi Letrar “Ora e Maleve”, u nderua me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, me motivacion: “Për punën e vlefshme në lëvrinin e poezisë shqipe, e cila është një urë lidhëse e fuqishme e hapësirave shqiptare”; Komandanti Adem Nail Kurtaga, pas vdekjes, u nderua me titullin “Medaljoni Mehmet Shpendi”, me motivacion: “Në detyrën e komandantit të forcave vullnetar për mbrojtjen e trojeve shqiptare tregoi aftësi të larta organizative e drejtuese, i vendosur deri në flijim për mbrojtjen e tyre, luftëtar i paepur në lufte për çështjen nacionale”, te cilin e mori pasardhësi i tij, Dr. Kenan Kurtaga. Gjithashtu, Drejtuesit te këtij manifestimi dhe shkollës fillore “Dacaj” ju dhuruan disa libra.
Tek pjesa letrare, në hapësirën e poezive, poetet pjesëmarrës lexuan nga një poezi. Edhe Lulash Brigja lexoi një poezi, me titullin “Unë jam dukagjinas”.
Nuk dua të përcjell vlerësimet , por dua të përshkruaj emocionet e mija. Ishte vërtet bukur, kur tek çdo fjalë që flitej shqip të dukej se mikpritësve ju shkëlqenin sytë. Kur je në veprimtari, kur je në mes miqve orët dhe dita kalon si pa kuptuar.
Pasdite programi na çojë tek salla komode e hotel restorant "Albi”, në të cilin kaluam disa ore vërtet të bukura.
Nga organizatoret ishte parashikuar ndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, përshëndetje dhe leximi i shumë poezive. Me titullin “Mirënjohja” e kësaj veprimtarie u nderua Shoqata Atdhetare “Dukagjini” dhe pjesëmarrësit, Ndue Sanaj, Mhill Prroni, dr. Luigj Martini dhe Lulash Brigja. Biseda vëllazërore, diskutime mes kolegësh, foto dhe trokitje gotash. Këto ishin refreni i asaj pasdite mjaft të bukur.
Fotot flasin sa fjalët, ato do ti ruajnë përjetësisht kujtimet e kësaj dite Shqiptare në Rozhajen tone.
Në u larguam në mbrëmje duke lëne prapa një atmosferë festive që ka vazhduar deri vonë, duke marre me vete mirënjohje, respekt, kuraja dhe dëshirën për të qenë atje përsëri.
***
Me 3 dhjetor, në Istog
Pak histori
Kur bashkëpunimet dhe kontaktet janë mbresëlënëse edhe vështirësitë e pengesat për të qenë prezent kapërcehen. Kështu ndodhi edhe me ne, në rastin e ftesës për të marre pjesë, të ftuar në konkursin mbarëkombëtar poetik për çmimin "Ibrahim Rugova”, në Istog, me 3 dhjetor 2016.
Në kuadër të manifestimit. "Zëri i Vëllazërisë” kemi shkuar disa herë në Istog, por këtë rralle ishim të ftuar nga Klubi letrar "Podguri”, në edicionin e dytë të këtij konkursi.
Mirënjohje për kryetarin e klubit letrar “Podguri”, Sadik Bicaj dhe sekretarin e tij, Nuredin Imeraj.
Shoqata Atdhetare "Dukagjini”, atje gëzon një respekt të veçante! Së pari, për prezantimin me nivel te larte. Kjo u pa edhe në kontaktet më drejtuesit lokal dhe në veçanti me kryetari e komunës, z. Haki Rugov. Në Kosovë kam vënë re se pushtetarët. janë më miqësorë dhe më serioz me njerëzit e penës.
Para se të fillonte pjesa letrare, përshëndeten drejtuesit e Klubit letrar "Podguri” dhe ata të Komunës. Në pjesën poetike, u paraqiten poetet nga të gjitha hapësirat Shqiptare. Nuk kishte emra të mëdhenj të poezisë , ndoshta edhe për arsyen e organizimit online të fazave të mëparshme, por përkushtimi dhe korrektësia ishin maksimale.
Në emër të Shoqatës tone, përshëndeti Kryetari Sanaj dhe me vendim të kryesisë së Shoqatës, u dorëzua titulli “Mirënjohja Martin Camaj”, Klubit letrar “Podguri”, me motivacion: “Në respekt të punës suaj për promovimin e kulturës tonë kombëtare. Si mirënjohje për bashkëpunimin midis artisteve dhe poetëve të këtij klubi letrar me Shoqatën Atdhetare “Dukagjini””, i cili ju dorëzua kryetarit te Klubit, z. Sadik Bicaj. Gjithashtu këtij klubi, i dhuroj disa nga librat e tij në publicistike.
U shpërndanë çmimet përkatëse dhe mirënjohje për poetët. Poetja Hasije Selishta Kryeziu fituese e çmimit të parë mbarëkombëtar “Dr. Ibrahim Rugova”.
Ne, u përfaqësuam aty fale mbështetjes të kryetarit të degës të Shoqatës për Shkodër, z. Anton Kosteri dhe anëtarit te Shoqatës, z. Lulash Gjeloshi.