Në Kosovë...
Me ftese te drejtuesve te teatrit “Aleksandër Moisiu”, me qendër ne Peje, me rastin e 25 vjetorit te themelimit te këtij teatri dhe ne “Ditën e Plisit”, ne fshatin Doberdol te komunës Kline, një përfaqësi e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” mori pjese: Ndue Sanaj, Prele Milani, Zef L. Sokoli, Lulash Brigja dhe Anton Kosteri.
Veprimtaria e 25 vjetorit te themelimit te teatrit “Aleksandër Moisiu” u zhvillua ne Peje, me datën 30 tetor 2015. Ne orën 17. 00, pas hapjes se kësaj veprimtarie, u dha një dokumentar mjaft i mire. Ne fund te veprimtarisë, ne emër te Shoqatës, përshëndeti, Kryetari Ndue Sanaj. Drejtuesit e Teatrit, shoqatës i dhëne titullin “Mirënjohja e Teatrit Aleksandër Moisiu”
Me datën 31 tetor 2015, ne shkuam ne Doberdol te Komunës se Klinës. U vendosem ne dhomën e shtëpisë se Zenel Hasan Berishës, ku do te zhvillohej veprimtaria “Dita e Plisit”. Ne ketë dhome u mblodhëm rreth 70 vete. Veprimtaria drejtohej nga Ismet Berisha Lala dhe Prend Buxhala. Morën pjese përfaqësues nga te gjithë hapësirat shqiptare. U mbajtën katër kumtesa, nga Bashkim Lajçi, Migena Arllati, Fahri Xharra dhe Prend Buxhala. Ne ketë veprimtari, ne emër te Shoqatës përshëndeti anëtari i kryesisë, Prele Milani.
Veprimtaria u mbyll me një dreke te këndshme, dhe me një vizite ne shtëpinë e piktorit e Idriz Berishës. Një pritje shume e ngrohte. Pas saj, vizituam studion e punës se piktorit.