part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Në 15-vjetorin e themelimit
të shoqatës "Martin Dreshaj"

Në kuadër  të 15 vjetorit  të  themelimit  të shoqatës së Vёllazёrisё Kosovë-Malësi e Madhe  “Martin Dreshaj”, me 12 -13 prill   2015, u zhvillua  manifestimi tradicional “Zari i Vёllazёrisё-2015”. Nuk kishte   si   të mungonte me pjesëmarrjen, por  edhe me prezantimin e saj mjaft  të mire,   Shoqata  “Atdhetare- Dukagjini”, ajo që për  shumë vite me rrallë i jep tonin këtij spektakli   kulturor.
Një rrugëtim  i qetë, me plot atmosferë, muzike dhe humor, Një ditë  e bukur me pak  re dhe një pritje vёllazёrore  do  të na rezervohej  në Peje, nga  organizatorët.
Pas një ceremonie  të zhvilluar  në qendër  të qytetit,  ne patëm koha  dhe rast  të ndjenim  zhurmën dhe mikpritjen e këtij qyteti  plot jeta … Pasdite programi vijoi me një veprimtari përkujtimore në varrezat dëshmorëve  të  fshatit .. Novosele. Aty do të  bëhej një ceremoni në përkujtim të 16  vjetorit  të rënies të dëshmorit   Shaqir Tahiraj, vëllai   i njërit prej veprimtareve të shoqatës “Martin Dreshaj”, Ali Tahiraj.
Si gjithmonë  e kujdesshme  në evenimente të tilla, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, i dorëzoj pjesëtareve të familjes  Tahiraj një titull nderi “Mirënjohja Mehmet Shpendi” PR kontributin  në luftë   për liri, me motivacion: "Familje që ndër breza mbrojti tërësinë tokësore shqiptare, pa kursyer as jetën. Shembull i jashtëzakonshëm heroizmi, flamur i papërkulur në beteja, zjarr i pashuar në zemrat e të gjithë shqiptarëve, burim i pashuar frymëzimi, pushkë e mbushur gjithmonë në shërbim të atdheut.
Rreth orës  17. 00  u   kthyem pёrsёri   në qendër të  qytetit të Pejës,  u kthyem pёrsёri  aty ku 15 vite më pare  e  filloj veprimtarinë   e saj  kjo shoqate, me një program   kulturor dhe nacional, në mbrojtje te të drejtave  të
E përjetuam  me emocion, dokumentrin e 15 vjetorit te eksaj shoqate, por  edhe me respekt e krenari për punën e bёrё nder vite..me një pjesëmarrje të  kënaqshme.
Mbrëmja  ishte   e miremenduar për të qenë   relaksuese, argëtuese  por  edhe produktive, në  ambientet   e mrekullueshme  të Restorant   “Shpella  e Bobit”. Te gjitha grupet pjesëmarrëse do  të shkriheshin  në një trupë  të  vetme… Aty  ishin nga Klina, Idrizi, Teuta, Ismeti e Zeqiri. Nga Rrozhaja   poeti  Aliu, Antoni  nga Tuzi dhe  Tahiri, miqtë nga Metvegja,  Xhemali nga Gjilani e Bardha nga   Gjakova,  në ketë ambient   shumë vёllazёrore. Pjesëtarët  e grupit tone ishin mjaft miqësor, aktiv  dhe të respektuar.  
Kёngё,   valle, shkëmbime  bisedash    dhe  përvojash,  trokitje  gotash dhe  shkrepje  të aparatit  do  te fiksonin në kujtesën e secilit,   një mbrëmje   e paharruar.
Ansambli  autokton  “Rugova”, grupi  i valleve të koreografit  Aldo Nika  nga Shkodra, grupi muzikor “Shpëtimi”  nga Metvegja, këngëtaret  Prek Mrishaj e Bardhe Tusha, disa kёngёtare  të rinj nga Peja, te rinjtë e shoqatës sonë, Daniel Kopsaj e Kole Qaferanaj,  i dhanë ngjyre, ritëm  dhe atmosfere  kësaj mbrëmje  qe zgjati  deri   vona.
Nuk kishte ndonjë rast më të mirë se kjo atmosferë vëllazërore dhe festive, që drejtuesit   e dy shoqatave të ndanin stimuj dhe certifikata mirënjohje  për punën e bere  nder  vite. Me rastin e 15 vjetorit te themelimit te Shoqatës “Martin Dreshaj”, në emër të kryesisë së Shoqatës sonë, Kryetari Ndue Sanaj, i dorëzojë kryetarit te kësaj shoqate titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, me motivacion: "Për kontribut të shkëlqyer në grumbullimin dhe promovimin e vlerave kulturore, artistike e identitare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, brenda shteteve fqinje; për bashkëpunim të frytshëm me Shoqatën Atdhetare “Dukagjini” në përmbushjen e misioneve dypalëshe”.
Të gjitha  ishin  të mirëpritura dhe të rёndёsishme, por  e shohim  të rastit  të citoj dy prej  tyre: Se pari, Mjeshtri i punimit artistik  te  veshjeve tradicionale, Zef  Lulash Sokoli  në bashkëpunim me shoqatën  “Atdhetare-Dukagjini”, i dhuroj kryetarit  të shoqatës të Vёllazёrisё  Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, Ukshin Jashari  një  jelek  tradicional të veshjes së zonës tonë. Se dyti, e paraqitur  në formën  e surprizës,  por e përgatitur me një mjeshtri   të veçantë artistike,  ishte një pikture portreti  e piktorit  Idriz Berisha   nga komuna   e Klinës,   për kryetarin   tonë,  Ndue Sanaj.
Në një shoqëri  të zgjedhur me kёngёtarё,  poete,  piktorë, valltarë, intelektuale dhe veprimtarë të zgjedhur   orët  ecin  pa u ndier dhe kujtimet shënohen   për të mbetur gjate ne memorie  dhe dokument.
Dikush fjeti pak e dikush  fjeti  shume  vona në ambientet e Hotelit  “Kosova Park”, ku ne ishim akomoduar  dhe kaluam  mjaft mire.. 
Të nesërmen,  me date 13 prill 20115, dite e hëne, për  në qe vinim  nga Shkodra dhe nuk  e kishim vizituar  asnjëherë kullën legjendare  të Jasharajve,  në Prekaz. Ishte një emocion  i veçantë! Udhëtuam drejt  Skenderajt  me ankthin dhe kuriozitetin për të parë më sytë tanë  vatrën ku  u ndez dhe mori   jehonë  të pandalshme lufta çlirimtare    e Kosovës  për liri. Duhet  falënderuar organizatoret,  por  edhe mikёpritёsit   e familjes  legjendare   Jashari,  qe për  ne  bёnё çdo tolerim  të mundshëm protokollare. Themi  se, ishim  të privilegjuar  si në pritje, respekt,  por  edhe për kohen  qe u kushtua për ne. Një projekt  madhështor që ishte zbatuar për ti kthyer ato kulla legjendare dhe ato varreza historike, në një  qendër  të vizitueshme moderne për   turiste, historiane   e studiues nga gjithë  bota..
Në hyrje  te varrezave te dëshmorëve të fshatit Prekaz dhe te rёnёve të familjes Jashari,  na priti  një djalë i familjes,  Murat Jashari. Tek bёmё homazhe dhe  na foli për ditën e zezë për familjen  e tij, ndiem dhimbje e krenari, por edhe  e kuptuam  se sa i rёndё dhe i madh është çmimi i lirisë për këtë familje e për gjitha Kosovën.
Sa më shume i afroheshim kullës legjendare, aq më i madh ishte emocioni! Pamë atë ndërtesë të bombarduar  e të bёrё shoshe  nga gjylet  e topave, që pёrsёri qëndronte në kёmbё, si për të treguar brezave dhe gjithë botes  historinë dhe dëshmitë  e saj. Në dhomën e pritjeve, që ishte e rezervuar vetëm  për delegacione, na priti  baca Rifat Jashari… Fjalët janë  të pamjaftueshme, por emocioni dhe kujtimi për secilin nga ne, do të jetoj gjate i fiksuar në mendjen dhe në foto. Në emër te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, fjalën e mori kryetari, Ndue Sanaj, i cili pas shprehjes së dhimbjes dhe krenarisë për këtë familje te madhe, legjende te nacionalitetit shqiptare, ju drejtua bacës Rifat: Baca Rifat, në emër të  Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” ju dorëzoje titullin “Mirënjohja Mehmet Shependi”, familjes Adem Jashari, me ketë motivacion: "Legjendarëve të historisë së Kosovës, feniksëve të pavdekshëm, që njomën tokën e Kosovës me gjakun e tyre, për të mbetur përherë altarë të heroizmit dhe atdhedashurisë". Gjithashtu, ju dhurojmë juve, një gubere, të punuar nga mjeshtri Zef Lulash Sokoli, i cili u ngrit ja hapi dhe ja dorëzoje, i hoqi xhaketën dhe ja veshi, dhe me te veshur bëmë disa foto. Ai, shprehu kënaqësinë, por dhe na nderoi me medaljonin e UҪK-se, familja Jasharaj.
Pas  atyre çasteve të paharruara në Prekazin e lavdishëm, në kullën legjendare  të Jasharajve   u ndalem  në qendër  te qytetit Skenderaj, pranë monumentit te Heroit Adem Jashari! Bëmë homazhe pranë  monumentit madhështor  të Adem  Jasharit  dhe pastaj u nisem për në Shkodrën tone.

Me pak rreshta dhe me shume foto  u pёrpoqёm  të sjellim për   ju lexues të gazetës “Dukagjini”,  një reportazh nga ky udhëtim i yni,  i radhës  në  Kosove.

 

part03