part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Dukagjini -  rrugëtim në gjenezë

Me datën 13 dhjetor 2014, në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua ceremonia e prezantimit të librit studimor-shkencor “Dukagjini, rrugëtim në gjeneze", me autor Luigj Shyti. Kjo ceremoni u zhvillua sipas libretit të përgatitur nga Aleks Dushi dhe u drejtua nga dyshja aktori Tomi Delija dhe studentja Diana Bungu me mjaft elegance dhe kombinim të pjesëve që ishin përgatite për t’u paraqite në ketë ceremoni.
Pasi u recituan disa poezi të autorit nga botime të tjera të tij, fjalën e mori redaktori i librit profesor as. Dok. Zef Gjeta, i cili solli përpjekjet studimore e shkencore të autorit dhe kënaqësinë që ka ndjere gjate punës me ketë libër.
Pas tij, për pune studimore e krijuese të Luigjit, fjalën e mori studiuesi, poeti dhe publicisti Prele Milani. Gjate fjalës së tij solli para pjesëmarrësve punën studimore dhe krijuese nëpërmjet librit publicistik “Dukagjini ka vend për të gjithë” dhe librit etnografik “Gjurme”, vëllimet me këngë "të buta" të mbledhura dhe të botuara nga Luigji “Moj e mire n' ortek të borës”. Ato mund ti paraqiste vetëm Prela siç e di vetëm ai, që jo vetëm solli para nesh punën e Luigjit, por edhe dha opinionin e tij për ketëë pune studimore e shkencore.
Fjalën e mori Zef Lulash Sokoli, i cili jo verem ishte përgatitë seriozisht, por solli para nesh punën e Luigjit dhe të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në këto vite.
Alfred Haxhari, u ndal mbi punën që po behet për tu lenë brezave ato vlera që duhen trashëguar dhe vlerat e librit "Dukagjini, rrugëtim në gjeneze" në ketë drejtim. Bashkëfshatari i Luigjit, Zef Bari, vuri në dukje se Luigji vjen jo rastësisht me ketë pune, sepse ka dhe një tradite familjare. Baba i tij Gjergj Shyti, ka qene rapsod dhe lahutar i mire 
Fjalën e mori dhe Ndue Sanaj, i cili ne mes te tjerave u ndal ne vlerat studimore te librit.
 Mjeshtri i Madh Fadil Kraja, vlerësoj shume Dukagjinin dhe dukagjinasit kudo janë, dhe theksoj se ata janë të nderuar dhe të respektuar kudo që punojnë, nder të cilët përmendi Ndue Ftonin, i ftuar i të cilit kishte qene para pak ditësh në Miçigan. 
Ne fund, ceremonia u mbyll me fjalën mbyllëse të autorit të librit, Luigj Shyti, i cili falënderoj organizatoret e ceremonisë promovuese dhe grupin e drejtimit të saj, te nderuarin Aleks Dushi, aktorin Tomi Delija dhe studenten Diana Bungu. Gjithashtu falënderoi drejtorin e bibliotekës “Marin Barleti” për ndihmësen që na jep në realizimin e veprimtarive të shoqatës.
Ceremonia u mbyll me një koktej.

Ketë ceremoni e mundësuan Gjergj Vocaj, të cilin e falënderojmë me respekt! 

part03