|
MANIFESTIMI TRADICIONAL
“ZËRI I VLLAZËRISË- 2014”
Me datën 25-26 prill 2014, ky manifestim kulturo-letrarë, i pagëzuar me emrin “Zëri i Vëllazërisë-2014”, u zhvillua në Rrafshin e Dukagjinit. Në ketë manifestim, morën pjesë Teatri ‘’SHQIP”, nga Tuzi i Malit të Zi, artistë, valltarë, poetë, këngëtarë dhe aktivistë nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”;, Ansambli “Shpëtimi“-Medvegjë në Kosovën Lindore, valltare dhe këngëtarë nga komunat Peje, Gjakove, Veprimtarë nga hapësirat e nacionalitetit Shqiptar.
Atmosfere festive ka filluar në Teatrin “Istref Begolli “ ku u bë hapja solemne e Manifestimit me fjalën përshëndetëse dhe pastaj shfaqet drama “Klithma e një gruaje” nga trupa e Teatrit “SHQIP” të Tuzit. Një interpretim i shkëlqyer nga aktorët, të cilët sollën emocione për të pranishmit, por edhe përcolli vlera për studiuesit dhe artistet pjesëmarrës.
Pjesëmarrësit me veshje tradicionale parakalojnë nëpër qendrën e Pejës duke vallëzuar bashkërisht , edhe pse një dite me pak vranësira e shi të lehtë, atmosfera festive i dha gjallëri qytetit të Pejës.
Në orët e vona të pasdites, po në ketë kinoteatër, këngëtarë, artistë e valltarë të pjesëmarrësve në manifestim, nga hapësirat Shqiptare dhe qytetet e Kosovës prezantojnë një program të zgjedhur artistik. Këngëtaret e njohur Rifat Berisha, Ismet Dema, Pllumb Vrinca, Vjola Shqau, Agustin Pëllumbi, Gëzim Zefi, e ftuara e Shoqatës sonë, këngëtarja e mirënjohur në gjithë hapësirën shqiptare, Bardhe Tushaj nga Gjakova dhe shumë të tjerë më të rinj, krijuan një atmosferë të shkëlqyer. Grupi i valltarëve nën drejtimin e koreografit te mirënjohur Aldo Nika, por edhe ata të ansamblit “Dardania” në Pejë, morën duartrokitjet e publikut që kishte mbushur sallën .
Ne ketë veprimtari, ne komunën e Klinës u zhvillua ora letrare, e cila u hap shefja e kulturës në këshillin komunal të Pejës, zonjusha Kristina Lazri. Ceremonia ka filluar me prezantimin e librit studimor historik të autorit Ndoc Selimi ‘’Kultura e Komanit dhe Komanasit”. Referatin mbi vlerat e librit dhe risitë që sjell ky studim, një hulumtim shumëvjeçarë i autorit, e bëri poeti nga Peja, Prend Buzhala.
Kanë dhënë opinionet e tyre rreth këtij libri, Luigj Shyti dhe Prele Milani, por për autorin e librit Ndoc Selimi, N/kolonel në rezervë, një ish pilot i Forcave Ajrore te Republikës së Shqipërisë, ka pasur edhe një surprizë tjetër . Studiuesit Ndoc Selimi, nga Kryesisë e Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", i jepet titulli "Mirënjohja e Shoqatës", me motivacion: “Hulumtues i vëmendshëm dhe promovues i historisë dhe kulturës së vendlindjes në shërbim të së tashmes dhe të së ardhmes”.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|