Një muze etnografik në Tuz-i veçantë në të gjitha hapësirat shqiptare
Me 1 Maj, në Tuz të Malit të Zi, u zhvillua një veprimtari, festë në kuadër të 12-vjetorit të muzeut etnografik i ngritur e pasuruar personalisht nga shqiptari atdhetar, Shtjefen Ivezaj, i cili muzeun e ka “pagëzuar” me emrin e tij. Kjo veprimtari u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës së Tuzit, në të cilën morën pjese për veç tuzjaneve dhe Malësisë për rreth, edhe të ftuar nga Shqipëria, kryesisht nga Malësia e Madhe e Shkodra. Ftesë të veçantë pati Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, e cila u përfaqësua denjësisht me një delegacion prej 25 vetash, veprimtar të palodhur të saj, drejtuesit kryesor të shoqatës me në kryetarin e saj, Ndue Sanaj, në të cilin mese miri ishin harmonizuar gjinitë e brezat. Pati pjesëmarrje edhe nga shoqata “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit” me kryetar, Sytki Ndrecaj, në përbërje të së cilës kishte aktivistë, drejtorë shkollash, studiues dhe gazetar të TV “Kopliku”. Ky i fundit e pasqyroi gjerë e gjatë këtë veprimtari. Në këtë aktivitet nuk mori pjesë asnjë drejtues nga komuna urbane e Tuzit apo të pushtetit vendor nga Shqipëria. Kjo tregon se sa pak e vlerësojnë artin e kulturën dhe trashëgiminë kulturore në territoret ku ata drejtojnë.