part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Të gëzojmë së bashku!

Me datën 3-4 Tetor 2009, ne Shkodër, u promovua bashkëpunimi midis Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe Shoqatës vëllazërimi Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Pritja dhe vendosja u be ne Bar-Restorant “Tradita”.

01

Promovimi i vlerave te bashkëpunimit midis dy shoqatave, filloi me koncertin “Te gëzojmë se bashku”, sipas sloganit “Jemi vëllezër te një gjaku / qajmë e qeshim se bashku”.
Veprimtaria kulturore e artistike filloi me takimin me N/kryetarin e bashkise se qytetit Shkodër, Ahmet Omi. Ne ketë takim, pasi zoti Ahmet i njoh me historinë qytetit Shkodër dhe arritjet pas vitit 1990, Kryetari i Shoqatës-Ukshin Jashari, i dorëzoj ne shenje mirënjohje, zotit Ahmet, portretin e Heroit Adem Jashari.

02

Ne teatrin “Iliricum” u dha koncerti ”Te gëzojmë se bashku”, i cili u hap me përshëndetjen e Kryetarit te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj dhe zedhensi i Shoqatës “Martin Dreshaj”, Rrahman Jashari. Ne këtë rast, zoti Rrahman, ne emër te Shoqatës “Martin Dreshaj”, i dorëzoj Sekretarit te Qarkut Shkodër, Rudolf Rasha, Certifikate “Mirënjohje” për popullin e Shkodres me rastin e pritjes se kosovareve gjate luftës ne Kosove, si dhe Shoqatës ”Atdhetare-Dukagjini“, hartën e Shqipërisë Etnike. Pastaj vijoj koncerti sipas libretit te përgatitur nga poeti Lazer Kodra dhe gazetarja e radio Marijes-Roza Pjetri. Ne këtë koncert morën pjese këngëtare dhe valltare nga krahina e Dukagjinit dhe te Kosovës. Këngëtaret Ndue Shytani dhe Fran Kodra ishin pjesëmarrës ne Festivalin e Gjirokastrës ne përbërje te grupit te Qarkut Shkodër, i cili u nderua me Flamurin e Festivalit. Gjithashtu edhe disa këngëtare te grupit te Kosovës ishin pjese e grupit përfaqësues te Kosovës, ne Gjirokastër, i cili ishte nderuar me vendin e dyte ne këtë festival. Këta i dhëne këtij koncerti vlera te veçanta.


03

Ne këtë rast, u dorëzuan titulli “Anëtar Nderi” i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, te dhenë nga Kryesia e Shoqatës: Kryetari i Shoqatës “Martin Dreshaj”, zoti Ukshin Jashari, me motivacion: “Për qëndresë te paepur përballë presionit politik dhe kontributin e dhenë ne                            ndërthurjen e vlerave kulturore ne faktorin mbarëshqiptar, dhe drejtimin me kompetence te shoqatës vëllazërimi Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”; N/kryetari i kësaj Shoqate për Kosovën Lindore, zoti Rexhep Abazi, me motivacion “Për vlera te shquar ne fushën e arsimit, te grumbullimit dhe prezantimit te vlerave folklorike, veçanërisht ne shërbim te gjallërimit te jetës kulturore dhe artistike te shoqatës se vëllazërimit Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, dhe për zë te pastër ne ecurinë e proceseve demokratike ne Kosove ”,  dhe N/kryetari i kësaj shoqate për Malësinë e Madhe ne Mal te Zi, zoti Pal Dreshaj, me motivacion:  “Për kontribut te shquar ne fushën e sportit e aktrimit, kontributor i shquar ne gjallërimin e jetës kulturore-artistike ne shoqatën e vëllazërimit Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”

040506

Kjo dite u mbyll me një darke te veçante te organizuar enkas për grupin e shoqatës “Martin Dreshaj”, nga pronari i bar-restorant “Tradita”, zoti Gjon Gilaj, e cila jo vetëm ishte e larmishme dhe bollshme, por me mjaft këngë e valle te iniciuara nga rapsodi e këngëtari Xhemal Berisha.
Ne ditën e dyte te vizitës te grupit te Shoqatës “Martin Dreshaj”, u bën vizita ne Fototekën “Marubi”, ne Muzeumin e qytetit Shkodër, ne kalanë ”Rozafa“ dhe ne Kishën e Zojes. Këtu u pajisen me nga një flete palosje te Zojes se Shkodres.

07

Ne mbyllje te kësaj veprimtarie, secilit anëtarë te grupit te shoqatës “Martin Dreshaj”, ju dhuruan nga dy libra “Dukagjini ne rrjedhat e  historise” – 1 e 2. Ne këtë moment, profesor Rexhep Abazi, kryetarit te Shoqatës-Ndue Sanaj, N/kryetarit-Gjergj Leqejza, Kryeredaktorit Lazer Kodra dhe Kryetarit te seksionit ekonomik-Mehill Perroni, ju dhuroj nga një libër me këngë, te titulluar “Shtojzovallet e Gollakut”, me autor Demir Krasniqi. Kjo veprimtari e përbashkët ne qytetin e Shkodres ne mes dy shoqatave, u mundësua nga Konsulli i Nderit i Republikës se Austrisë ne Shkodër dhe N/kryetar i Shoqatës, zoti Gjergj Leqejza, Kryetari i seksionit ekonomik te shoqatës dhe anëtari i këshillit bashkiak te qytet, zoti Mehill Perroni. Kushte te mira vendosje, fjetje dhe ushqim siguroj zoti Gjon Gilaj, presidenti i Bar-Restorant “Tradita”.      I urojme me urimin e traditës: Paçin faqen e bardhe.

 

part03