Kronike nga vizata e Presidentit Bamir Topi ne Theth
Date 9 korrik do te shënojë nje faqe te re historie për fshatin Theth. Është e para here qe nje kryetar shteti viziton këtë vend dhe bisedon me malësorët e këtyre aneve.
Ai ka kënaqësinë dhe privilegjin, qe sot te prese Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi.
Pas nje udhëtimi pak te lodhshëm, por shume te këndshëm, përmes luginës se Shkrelit dhe te Boges, Presidenti, Ambasador i Republikës Gjermane ne Tirane- Bernd Borchardt, Ambasadori KE-Lohan dhe te tjerët qe e shoqërojnë ngjiten ne Qafen e T’thores. Përpara tyre shpalosen bukuritë e Alpeve Shqiptare, male dhe lugina te mahnitshme dhe për te soditur me mire, këtu ne lartësinë mbi 1600 m mbi nivelin e detit, Presidenti zbret nga makina dhe bën nje cope rruge ne këmbë midis pishave shekullore, ajrit te pastër dhe peizazhit mahnitës alpine. Nga Qafa e T’thores përmes hijeve te aheve, pishave dhe aromës se luleve, Presidenti dhe grupi qe e shoqëron zbresin ne luginën e bukur te Thethit. Ai pritet ne sheshin pranë Kishës nga shume banore te Thethit, por edhe shume te tjerë nga pjesa e tjetër e komunës se Shalës, banore te Thethit qe banojnë ne qytet dhe zonat fushore. Ne këtë rast, kishin ardhur këtu dhe kryetari i qarkut Gjovalin Kolombi, kryetari i komunës se Shalës-Dede Tonaj, drejtuesi kryesor i GTZ-se ne Shqipëri-Ismail Beka, kryetari i shoqatës “Atdhetare-Duakgjini” Ndue Sanaj, kryetari i FZM Alfred Haxhari, përfaqësuesi i SNV ne Shkodër-Mark Rupa, mjeshtri Ahmet Osja, e te tjerë.
Ne hijen e blinjve shekullor, Presidentit i dhurohen tufa me lule te freskëta, te mbledhura nga flora e bukura dhe e larmishme e Thethit. Ashtu te ulur, tradicionalisht, mbi qilimat dhe lëkurë te deshve, ne forme te rrumbullaket, fillon nje bashkëbisedim i çiltër dhe i thelle, për sot dhe te ardhmen për këtë vend turistik dhe te kësaj zone me vlera te pakrahasueshme.
Ne fjalën e tij, qe ne fillim shprehu emocionet e tij për pamjet qe i dolën para syve, qe ne momentin qe ju shfaqet Alpet Shqiptare. “Sot zbulova mrekullinë Shqiptare”, pohoj Presidenti qe ne fillim te fjalës se tij. Takimin e kësaj dite, ne gjirin e maleve qe me freskinë dhe bukurinë tyre i ngrohin zemrën çdo vizitori, e vlerësoi si nje miniforum evropian. Ai, ju drejtua mendjeve te shumta te pranishme dhe me tej qe te reklamojnë këtë vend me bukuri dhe vlera te paçmuara, dhe jo te njohura sa duhet. Ai, u shpreh se ne kujtesën e tij, dita e sotme do te jete e paharruar dhe se gjerat qe preken nuk do te harrohen. Pak me tej, Presidenti nënvizoi:
te jemi te tërhequr për te pare ndryshimin. Zoti Topi, u ndal dhe ne fenomenin e gjakmarrjes si nje akt jo bashkëkohorë dhe qe ka sjelle dhe vazhdon te sjelle pasoja te renda për shoqërinë, “është nje ndërtesë këtu, theksoj Presidenti, qe është pjese e historisë qe quhet Kulla e ngujimit. Ajo nuk duhet te prishet, por duhet te ruhet qe tu flasë brezave”. Presidenti foli dhe për bukuritë e Thethit, te pa para, te pa përsëritshme, por qe duhet te kthehen ne burim te ardhurash, burim shëndeti, burim relaksi për banoret e këtyre aneve dhe për vizitoret. “Toka e jone është e vogël - tha Presidenti, por e mbushur me vlera te larta”.
Nga diskutimet ne këtë kuvend dolën: Se pari, investimet ne infrastrukture, veçanërisht ajo rrugore, energji elektrike dhe kompletimi i gjithë banesave te fshatit. Se dyti, kredi te buta për zhvillimin e turizmit malor. Se treti, shpallja e zonës se Alpeve “Zone e lire” se paku për 10-vjet.
Ai, vlerësoj dhe projektin qe po privijohet për lidhjen e Alpeve Shqiptare me rruge automobilistike, bashkëpunim ndërkufitar dhe te tjera. Ne oborrin e shtëpisë se Mark Koçekut, ne nje tavoline te mbushur plote, ftohet nga i zoti i shtëpisë për te qëndruar pak minuta. Ai, pa asnjë hezitim ulet ne tavoline, takon gotat me te zotin e shtëpisë dhe te pranishëm te tjerë. Me pas interesohet për prodhimet bujqësore te zonës. Marku i tregon për to, por shton se duhet te punojmë me shume.
Ne hijen e blinit organizohet nje dreke për Presidentin dhe grupin qe e shoqëronin. Ne këtë dreke, pas përshëndetjeve te rastit dhe takimit te gotave, kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” i dhuron Presidentit libra me veprimtari shkencore te saj dhe disa numra te gazetës “Dukagjini”.