Paraqitja e librit me poezi “Vikamat e heshtjes”
Me skenar te mësuesit Aleks Dushi, me datën 3 prill 2010, ne sallën e leximit te bibliotekës “Marin Barleti”, Shkodër, u paraqit libri me poezi “Vikamat e heshtjes” te autorit Lazer Kodra.
Ne këtë ceremoni morën pjese: anëtarë te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, anëtarët e nderit te saj: Mjeshtri Fadil Kraja, Ndoc Gurashi dhe Ahmet Osja, kritiku Kadri Ujka, shkrimtari Skënder Temali, profesor Gjergj Perluca, poeti Prele Milani, familjare dhe plote dashamir te autorit.
Kjo ceremoni ishte diçka e veçante, se u monitorua mjaft mire nga nxënësja e vitit te IV ne shkollën e mesme te përgjithshme “28 Nëntori”, Laura Plishta dhe u plotësua me recitimet plote emocion te nxënëses se klasës se V te shkollës “Branko Kadia”, Valentina Plishta.
Ne këtë ceremoni e morën fjalën:
* Poeti Prele Milani: “... Kjo poezi është nje simfoni ndjenjash origjinale e binjakëzimit te përhershëm te dy shpirtrave qe dashurohen e qe detyrohen te jetojnë te veçuar...”;
* Mjeshtëri Fadil Kraja: “... Lazer Kodra ecën me këmbë ne toke dhe ka hyre ne derën e poezisë ...”;
* Profesor Gjergj Perluces: “... Me te gjitha dhimbjet qe keni sjell ne këtë libër, ju mbeteni nje poet optimist, i cili udhëhiqet nga deviza: Optimizmi qe nuk e përfill forcën, forcën produktive te skepticizmit, degjeneronte nje utopi te dëmshme ...”;
* Shkrimtari Skënder Temali;
* Kritiku Kadri Ujka;
* Anëtari i Këshillit Bashkiak dhe kryetari i komisionit te Kulturës dhe Sportit te këshillit te qytetit Shkodër, zoti Nike Kodra;
* Kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj: Vlerat ne këtë qytet po rriten ngadalë-ngadalë, po shtohen, po kompaktësohen, duke krijuar dy forca për t’iu vene injorancës dhe te mos e lenë atë te marri iniciativën. Se pari, vlerat dukagjinase, po bëhen çdo dite e me shume, faktorë pranues ne shoqërinë shkodrane, pa te cilin nuk mundet te mbijetoje dhe vete ajo; se dyti, po rriten kërkesat për dije, duke u kuptuar çdo dite e me shume, se pa te nuk mund te behësh faktor i rëndësishëm i ndryshimit.
Po këto vlera nuk janë vetëm ne aspektin e publicistikes, por janë force mësymëse e pa ndalur, e cila i ka përqendruar forcat kryesore kundër fenomeneve negative, kundër mentaliteteve te nje shoqërie shume larg kërkesave te kohës, kërkesave te demokracisë. Nuk mundet te drejtohet shoqëria më me doke kanunore te nje shoqërie te prapambetur.
* Mbyllja u be nga autori i librit, zoti Lazer Kodra, qe falënderoi pjesëmarrësit dhe ata qe kane kontribuar ne realizimin e kësaj ceremonie dinjitoze.