part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

MANIFESTIMI
“Zëri i vëllazërimit-2010”,
ne KOSOVË

Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me rastin e 10-vjetorit te krijimit te saj, organizoi nje Manifestim mbare trojeve shqiptare, e pagëzuar “Zëri i vëllazërimit-2010” me datën 24-25 prill 2010, me pjesëmarrjen: Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”; Shoqata “Visaret e Kërrabës”; dega e shoqatës “Martin Dreshaj” me qendër ne Tuz e ne Rrezhaj, Asambli “Majat e Karafilave” te malësisë e Plave e Guci; Ansambli “Shpëtimi” ne Medvegje; Ansambli “Selman Sadria”; Ansambli “Rugova”; ansambli “Dervish Shaqa”, si dhe përfaqësues nga Maqedonia dhe vete Shoqata”Martin Dreshaj” me qendër ne Peje.
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” u përfaqësua: me kënge, valle, recitime, prezantim libri dhe pikture. U përfaqësuam: me grupin e këngëtareve qe përbëhej: Prek Mrisha, Fran Kodra, Ndue Shytani, Pëllumb Vrinca, Gëzim Zefi dhe Sander Gurra; me grupin e valleve qe përbehej nga 6 çifte (Fabjola Nika, Brixhilda Miraçaj, Ambra Arra, Xheneta Ara, Juela Molla, Desdemona Binoshaj, Petrit Sala, Marjo Gjoklaj, Arsid Patriku, Arjet Pirani, Bruno Hoti dhe Xhevahir Halili) te drejtuar nga koreografi Aldo Nika; recitues Miliano Palali-student i vitit te III ne Akademinë e Arteve te Bukura për dramaturgji dhe me piktorin, nxënësi i vitit te III te shkollës artistike “Prek Jakova”, Eduard Pecaj; me anëtarët e kryesisë: Ndue Sanaj, Lazer Kodra dhe Roza Pjetri, si dhe u shoqëruam nga anëtari i këshillit te qytetit Shkodër dhe ne te njëjtën kohe anëtar i shoqatës sonë, biznesmeni Ndue Marashaj dhe nga kryetari i sindikatave te arsimit, zoti Aleks Dushi.
Dita e pare, me datën 24 prill 2010, ne ora 14. 00 ne nje restorant te madh, nga komuna e Istogut na u dha dreka. E veçanta e kësaj dreke 77aishte ardhja e Presidenti te Republikës se Kosovës, zoti Fatmire Sejdiu, i cili u përshëndet me ne, na dha dorën, na uroj mirëseardhjen ne token e Kosovës dhe pune te mbara Manifestimit.
Ne orën 16. 00 filloj koncerti, me pjesëmarrjen e gjithë artisteve ne këtë pjesëmarrje dhe ne përgjithësi numrat e koncertit ishin te përziera. Koncerti i u zhvillua ne pallatin e Kulturës “Adem Jashari”. Ne këtë koncert u prezantuam: me vallen “Ne Prishtine e ne Tirane, dore për dore si vëllai me vëlla”, me 6 çifte e drejtuar nga koreografi Aldo Nika;  me këngën “Çiftelia” e kënduar nga Pëllumb Vrinca; me këngën “Bac u krye” e kënduar nga Prek Mrisha, me poezinë “Martin Camaj” te autorit Prele Milani, i recituar nga Emiliano Palali, me këngën e Mehmet Shpendi e kënduar nga Ndue Shytani, me këngën “Ruaju nga Dashuria” e kënduar nga Fran Kodra dhe përsëri me vallen “Vallja e Malësisë”. Këtu, ne emër te shoqatës, përshëndeta dhe ndava nje “Mirënjohje” për komunën e Istogut, me motivacionin: “Për kontributin që jepni në organizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile në realizimin e misionit të tyre në edukimin atdhetar të komunitetit dhe të trashëgimisë te traditave nacionale ne fushën kulturore dhe artistike”, te shoqëruar me librin “Dukagjini” te autorit profesor doktor Zef Gjeta dhe nje CD te këngëtarit Pëllumb Vrinca.
Ne orën 19. 00 shkuam ne Peje dhe u futem ne restorantin “Afërdita” te vëllezërve Lukaj, ne te cilin komuna e Pejës kishte organizuar nje mbrëmje argëtuese për pjesëmarrësit. Ne këtë mbrëmje u kënduan kënge dhe u bene recitime me fryme patriotike, por edhe “gruri”, veçanërisht nga këngëtari Pëllumb Vrinca. Kënduan Preke Mrisha, Pëllumb Vrinca, Gëzim Zefi, Ndue Shtytani, Sander Gurra dhe djemtë e vajzat e valleve u përzien ne vorbullën e kërcimit pa u ndalur. Këtu u ndan shume mirënjohje. Ne u nderuam me dy “MIRENJOHJE” nga shoqata e vëllazërimit e trojeve etnike “Martin Dreshaj”: nje me motivacioni “Mirënjohje dhe Çmimi “Martin Dreshaj” kolonel Ndue Sanaj”, te cilën e dorëzoj bashkëshortja e Martin Dreshaj, zonja File Dreshaj, qe jetonte ne Miçigan te SHBA, e ardhur enkas për këtë veprimtari, dhe e dyta me motivacionin: Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” për pjesëmarrje.
Ne, ne këtë moment, ne emër te shoqatës, janë ndare dy mirënjohje dhe nje Anëtar Nderi: MIRENJOHJE për komunën e Pejës, me motivacion: “Për kontributin e dhenë në realizimin e këtij bashkimi në festen e madhe “Zëri i vëllazërimit-2010”, që vëllezërit në mbare trojet etnike të jene bashke në pune të mbara për Kombin”, te shoqëruar me librin “Dukagjini” te profesor doktor Zef Gjetes dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca; MOREMNJOHJE për Shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me këtë motivacion: “Për kontributin që jepni në arritjet në fushën e krijimit te identitetit kulturor me rrënjë të thella në këto troje të lashta, me  besim të plotë në bashkëpunimin tonë të gjithanshëm në ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave tona kombëtare”, te shoqëruar me nje komplet te librit “Dukagjini ynë”,- 1- 2- 3, te bashkautorëve Prele Milani dhe Lazer Kodra dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca. Nje emocion i veçante u krijua te pjesëmarrësit, kur i dhamë titullin ANETAR NDERI, plakut te Malësisë, apo Mark Malësia, siç e thërrisnin ata, luftëtarit te orëve te para te luftës ne Kosove, komandant i UÇk-se për zone e Rekes se Keqe dhe shok armesh me Adem Jasharin, Mark Avdyl(Kol) Ndrejaj, me motivacionin: “Bacës Mark te Malësisë, për atdhetarizmin, për sakrificat deri ne ato sublime dhe për kontributin e dhenë si luftëtar i orëve të para dhe komandant i UÇK-se për zonën e Rekës së Keqe, në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb”, te shoqëruar me librin “Dukagjini”, te autorit profesor-doktor Zef Gjeta dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca.
Ne ketë pjese  u be prezantimi shume dinjitoz i piktorit te talentuar Eduard Pecaj, nxënës ne vitin e III te shkollës artistike Prek Jakova”, me 6 punime, i cili ka marre medaljen e argjende ne konkursin ne Spanje dhe vende te para ne Shkodër dhe ne Tirane.
Dita e dyte, me 25 prill 2010, pasi shkuam ne Deçan, ne fillim u vendosen lule ne dy monumentet e te rënëve për lirine e Kosovës, komandantit Sali Çekut dhe gjeneralit Luan Haradinaj. Pastaj bëmë vizite ne varret e dëshmorëve te Deçanit dhe te familjes se Haradinaj.
Ne orën 12 00 filloj koncerti ne pallatin e kulturës “Jusuf Gërvalla” te Deçanit. U përshëndet ne emër te shoqatës dhe dorëzuam dy mirënjohje: Komunës Deçan, me motivacion: “Për mikpritjen tradicionale dhe kontributin e pakursyer te dhenë ne mbështetjen e veprimtarive kulturore dhe artistike mbare shqiptare”, te shoqëruar me kompletin e librit “Dukagjini ynë”, 1, 2, 3 te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra, si dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca; dhe familjes Haradinaj, me këtë motivacion: “Për kontributin e shquar që ka dhenë deri në sakrifica sublime në luftën e madhe për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, në shërbimin te Lirisë së Atdheut dhe të çështjes Kombëtare”, te shoqëruar me kompletin e librit “Dukagjini ynë”, 1, 2, 3 te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra, si dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca..
Ne ketë koncert u paraqitem: Koncerti u hap me vallen “Ne Prishtine e ne Tirane, dore për dore si vëllai me vëlla” nga 6 çiftet e mrekullueshme te përgatitura me shume pasion dhe mjeshtëri nga koreografi Aldo Nika; u këndua kënga e Lidhjes se Prizrenit nga lahutari Sander Gurra; kënga “Bace u krye” nga këngëtari i mirënjohur Prek Mrisha i shoqëruar nga gjithë valltaret pjesëmarrës ne këtë koncert; u be recitimi e poezisë “Dukagjini i Lekes” te autorit Prele Milani i recituar nga Emiliano Palali dhe i shoqëruar me melodinë lahutarë; me këngën “Dukagjini” i kënduar nga grupi dhe me soliste këngëtarin Ndue Shytani, te shoqëruar nga valltaret e valltaret e Alodo Nikes..
Pjesëmarrja e jone ne veprimtarinë “Zëri i vëllazërimit-2010”, ne Kosove, u kurorëzua me sukses. Shume veta na shprehen hapur urimet shume te përzemërta: Ju falënderojmë se na dhatë kulture, na dhatë krenari. Edhe nje here ju faleminderit.
Ky sukses i dedikohet te gjithë pjesëmarrësve: Këngëtareve Preke Mrisha, Ndue Shytani, Fran Kodra, Pëllumb Vrinca, Sander Gurra e Gëzim Zefi; valltareve me koreografin Aldo Nika; Ndue Marashaj, Roza Pjetri e AleskDushi.
Suksesi i arritur, i dedikohet kryesisht atyre qe na krijuan mundësitë financiare te marrim pjese ne këtë veprimtari mbare te trojeve etnike ne Kosove. Këta janë: “gjeneralët” Sokol Cubi dhe Mri Kroj, pastaj janë: Engjëll Radohima, Lek Thani, Ndue Marashaj, vëllezërit Kujtim dhe Gjergj Perroni, Gjovalin Kodra, si dhe Nexhat Grenxa, drejtori i Tatim-taksave ne Bashki dhe kryetari i shoqatës “Drini”: Shkodër- Gjakove.
Kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, ne emër te shoqatës, te gjithë i falënderon për gatishmërinë dhe kontributin qe dhanë ne arritjen e suksesit ne këtë veprimtari mbare nacionale, dhe i uron: Faqebardhe ne pune dhe ne jete.

part03