part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Pjetër Gjoka, Artist i Popullit,
Qytetar Nderi i Shkodrës

Kryesia e Shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, me daten 27 mars 2010, ne mjediset e bar-restorant “Tradita G&T”, zhvilloi ceremonine e dorëzimit te titullit “Qytetar Nderi” te qytetit Shkoder, dhene nga Keshilli Bashkiak i qytetit Shkoder, Artistit te Popullit Pjeter Gjoka, pas vdekjes. Ne kete ceremoni moren pjese: anetar te shoqates “Atdhetare-Dukagjini”; miq, te aferme, familjare, koleg te Artisti te Popullit Pjeter Gjoka; Anetar e Nderit te Shoqates dhe anetare te Keshillit Bashkiak te qytetit Shkoder. Hapjen e cereminise e beri, Ndue Sanaj, kryetari i shoqates, i cili me pas i dha fjalen poetit Prele Milani, i cili, në mes të tjerave tha: Pjetër Gjoka, biri i një malsori të fisëm arriti majat më të larta  të aritit dhe sporit, me punë e talent. Pa e përkëdhelur njeri, ai i hapi udhë vetës, duke kapërcyer stërkëmbshat dhe xhelozitë  e smirxhive të kohës. Përveç artistëve njerzit e thjeshtë kanë qënë miqtë e tij më të mirë, mekaniku, shoferi punëtori, bariu, shkollari, malësori, labi, myzeqari fëmijët, plaku. “Nga kjo kategori,- thoshte, mësoj dhe ralizoj karakteret e përsonazheve të mij. Pjetër Gjoka, si përçues i fjalës artistike në skënë dhe ekran, si vreshtar i palodhur i kultivimit të talenteve të reja, si shok dhe mik i dashur për familjen e madhe të tetatrit, ishte njeriu që ia ngriti munomentin vetës si themelues i Tetarit tonë profesionist Kombëtar, ai ishte dhe mbetet në radhën e artistëve më të shquar, një nga kolonat më kapistol të mermertë të këtij tempulli shumë të shtrenjtë të gjithë shqiptarve.

pgjoka

Në kete çaste solimiteti përkujtimor, falenderimi dhe mirnjohja  i përket artisti tonë të madh që u dha  mundesinë qoftë prpopzuesve Shoqatës “Dukagjini”, qoftë Këshillit Bashkjak ta çertefikojnë dejure  si qytetarë nderi, pasi defakto  ka mbi 40 vjetë që Pjeter Gjoka e ka pagzuar veten  qyetetar nderi i atdheut te tij. Ne mes duartrokitjeve, u ftua Kryetari i Keshillit Bashkiak, zoti Bardhyl Lohja, per te dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Shkoder, per Artistin e Popullit Pjeter Gjoka, djalit te Tij, Gjovalin Gjoka. Me pas, u dha dokumentari: “artisti i Popullit Pjeter Gjoka-52 vjet ne shkene”, te përgatitur nga djali i tij, Gjovalin Gjoka.

***
Mundesoi përgatitjen dhe zhvillimin e kësaj ceremonie, Presidenti i Bar-restorant “Tradita-G&T”, zoti Gjon Dukgilaj dhe Bisnesmeni Mark Kroqi, te cilet i falenderojme per bujarine e tyre.

part03