KUR MOSHES I BEHET SFIDE
- 75 vjetori i lindjes se Vasfi Dukës-
Me datën 7 shkurt 2010, ne sallën e bibliotekës “Marin Barleti”, ne Shkodër, personalitetet e dijes dhe te shkencës ne Shkodër, bën nje takim urimi për kolegun e tyre te dijes dhe te shkencës, veçanërisht ne fushën e gjeologjisë, ne kuadrin e 75 vjetorit te lindjes te Anëtarit te Nderit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, inxhinier-gjeolog Vasfi Duka.
Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, pasi ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, fjalën ja dha profesor-doktor Afat Serjanit, kryetari i degës se Tiranes, shoqatës Evropiane te ProGEO, Shoqata Evropiane e ruajtjes dhe konservimit te Trashëgimisë Gjeologjike Trashëgimia Gjeologjike”; Mjeshtri Ahmet Osja; Mjeshtri Fadil Kraja; Profesor doktor Mahir Hoti; Konsulli i Nderit te Republikës
se Austrisë ne Shkodër, financieri e biznesmen, N/kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”-Gjergj Leqejza; Inxhinier-gjeolog Stak Vukaj; Doktor Tonin Deda; Mësuesi Aleks Dushi; publicisti Gjon Bruçi; poeti Luigj Temali; Sekretari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Luigj Shyti, lexon përshëndetjen e shoqatës Kulturore-Atdhetare “Vranishti”; gjeografi Kolë Progni; profesor-doktor Adil Neziraj, drejtori i shërbimit gjeologjik kombëtar; Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, ne mbyllje theksoi: “... Inxhinier Vasfiu, gjithkund ku i shkeli këmba dhe i punoj mendja, diti te thith ajrin e freskët te maleve e te bjeshkëve te krahinave malore te Veriut te Shqipërisë, Ai asnjëherë nuk ju fsheh erës se veriut, Ai asnjëherë nuk ju fsheh diellit, Ai asnjëherë nuk ju fsheh nëntokës për te zbuluar fshehtësitë e saj, Ai asnjëherë nuk e ndali veten te zbulohet para njerëzve, Ai ishte i afte te punoje shume, dhe vetëm nëpërmjet këtyre cilësive ka plotësuar dhe vijon te plotësoi kuadrin e jetës se vet. Këto cilësi e bën inxhinierin te jete një personalitet i nderuar ne malësi, ne fushe, ne qytetet, kudo qe i shërbehet njeriut, i shërbehet kësaj Nenelokje qe e ka emrin Shqipëri, te cilin ka nder ta ketë ne mjedisin e tij çdo grup shoqëror, çdo tavoline e rrumbullaket, prandaj ne, shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e ka për nder qe e ka ne gjirin e saj. ...”.
***
Kjo ceremoni festive dhe shkencore, u mbyll, ne nje nga bar-kafet, me nje gote dhe kafe te thjeshte, por e mbushur me shume dashuri, dhe duke pare dokumentarin, me titull “Sfida e jetës”, me sloganin: “Doni te mos mplakemi kurrë? Beni çdo dite diçka te mire për Atdheun dhe mos thoni kurrë se u lodha”, përgatitur nga TV “Rozafa”, Shkodër, kushtuar inxhinierit-gjeolog dhe Anëtarit te Nderit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Vasfi Duka.