KONFERENCA V E SHOQATËS "ATDHETARE-DUKAGJINI"
Me datën 28 shtator 2013, në mjediset e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” , u zhvillua Konferenca e V e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. Në ketë mjedis të kulturuar, u shfaq dhe njëherë serioziteti i pjesëmarrësve: Vlerësimi për punën e Shoqatës dhe vendosmëria për të vijuar punën më tej. Konferenca miratoi propozimet e kryesisë, për disa ndryshime në statut:
1-Në vendimmarrje të shtohet struktura “Këshilli i Shoqatës”. Ai, të përbëhet me 31 anëtar. Këshilli i Shoqatës zgjedh N/kryetarin dhe Sekretarin e Shoqatës, si dhe anëtarët e kryesisë ekzekutive.
2-Zgjedhjet në Shoqate të bëhen në çdo pese vjet. Konferenca zgjedh Kryetarin e Shoqatës dhe anëtarët e Këshillit
3-Shoqata të shtroje funksionin e saj pa afat.
Konferenca miratoi:
1-Planin e Veprimtarive dhe Projekt-buxhetin orientuese të shoqatës për periudhën 2013-2017.
2-Të ndryshohet në forme karta e anëtarësisë dhe brenda muajit dhjetor 2013, anëtarët e shoqatës të pajisen me karte të re.
Konferenca zgjodhi Këshillin e Shoqatës dhe rizgjodhi Ndue Sanaj, kryetarin e Shoqatës, me konsensus të plote.
Anëtarët e Këshillit të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, jane:
1-Lazer Kodra
2-Prele Milani
3-Ndue Mici
5-Anton Kosteri
6-Mri Kroj
7-Ndue Marashi
8-Aleks Dushi
9-Silvana Arrinaj
10- Altin Nika
11-Luigj Shyti
12-Kole Çardaku
13-Prele Shytani
14-Roza Pjetri
15-Dukate Bregu
16-Agron Hasanaj
17-Dede Vuksani
18-Ndoj Mhilli
19-Gjergj Leqejza
20-Angjelina Shllaku
21-Agustin Pellumbaj
22-Tomi Delija
23-Edita Ferlushkaj
24-Tringa Rapi
25-Zef Gjeta
Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj dhe kryetaret e degëve. Ndue Vata, Zef Bari, Syka Çarku, Fran Molla dhe Mirash Ftoni, janë drejtpërsëdrejti anëtar të Këshillit të Shoqatës.