part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

SHOQATA “ATDHETARE-DUKAGJINI”
NË 10-VJETORIN E SAJ

“Plakut e plakes dëgjoi fjalën por jo ...”  Amanetet plakave për t’i varrosur me xhubleta, janë ... që nuk duhet dëgjuar!

Me datën 30 qershor 2013, në mjediset e “Fshatit te Paqes”, Shoqata jonë, “Atdhetare-Dukagjini festoj 10 vjetorin e datëlindjes së saj.
Faleminderit gjithë ati auditori të shkëlqyer me gjeografi të gjerë që nga Tirana, Peja Gjakova, Gucia, Rozhaja. Malësia e Madhe, Tuzi, Puka, Lezha, nga Shkodra (po se po) dhe nga diaspora dukagjinase duke filluar nga SHBA, Italia, Greqia e vende të tjera te Bashkimit Evropian ku punojnë e jetojnë bijtë e bijat e komunitetit tonë.
Falënderojmë për prezencën e tyre: Prof. Dr. Mahir Hoti, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Prof. As. Dr. Ahmet Osja, Prof. As. Dr. Zef Gjeta, Kryetarin e Këshillit të Bashkisë Shkodër, av. Bardhyl Lohja, prof. Dr. Tomorr Osmani, Drejtori i bibliotekës “Marin Barleti”, Gjovalin Çuni, Sekretarin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shkodër, Dashamir Cacaj, kryetarin e Forumit FZM, kryetarin e komunës së Dajçit të Bregut të Bunës, Arben Gjuraj; poet studiues gazetare të gjitha mediave vizive të qytetit Shkodër, Malësi e Madhe, Puke dhe Lezhe. Falënderimet më të mira meritojnë realizuesit e kësaj veprimtarie: regjisori Aleks Dushi e Roza Pjetri, Silvana Arrinaj, Dukate Bregu, Lulash Brigja dhe Anton Kosteri; recituesit: Aktorin Tomi Delia, Djana Bungu me gjithë shoqet e veta simpatike Dritmira Hyseni e Arlinda Kallaçi, grupin e valleve të koreografit Aldo Nika; interpretuesen e vogël, Alneda Mehmeti, të këngës Marçelo dhe interpretuesen e shkëlqyer te muzikës se lehte, Flora Shtylla; legjionarët e grupit “Treva”: Fran Kodra, Ndue Shytani, Pëllumb Vrinca, Agustin Pllumbaj dhe Gëzim Zefi; grupin e valleve të Rugovës, të përberë nga Florim Nikçi dhe Besim Zabeli, së bashku me Drejtuesit e Shoqatës se vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me kryetarin e tyre Ukshin Jashari; kryetarin e ansamblit “Dede Gjon Luli” në Tuz, Gjon Dushaj; Kryetarin e degës së shoqatës “Martin Dreshaj” në Tuz, Pal Dreshaj, me Anton Lulgjuraj. Pa mëdyshje Kryetarin tone, Ndue Sanaj, i cili ishte i pa lodhur dhe këmbëngulës në arritjen e suksesit.
Ishte një veprimtari shembullore, me një larmi dhe konfigurim interesant, ku në qendër të vëmendjes ishte vlerësimi, i themeltarëve të shoqatës, i veprimtarëve të saj, i personaliteteve, që nuk jetonin më, i miqve, dhe mbështetësve financiarë të veprimtarive tona.
Pjesëmarrja dominuese e gjithë atyre vajzave dhe djemve të ri, veshur me kostume tradicionale dhe vello bashkëkohore ishte vërtetë surprizuese, ishte mozaiku i rrezatuese këtij eventi, ishte hijeshia, sensualiteti dhe flladi i mirëpritur i kësaj dite verore, ishte kurora me dafina e mbi kokën e Shoqatës tonë 10 vjeçare, avokatores, promotores dhe prezentatores, së vlerave të kulturës dukagjinase, bujtinës bujare te elitës krijuese e shkencore, e kthyer tashmë në Institucion ashtu siç e perifrazoj me një metafore të shkëlqyer vajza e te paharruarit Nikë Pali, Marijana Sinani.
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” më tepër se kurrë sot, i ngjau një gjerdani me xhevahire të çmuar ku e shkuara e tashmja dhe sotmja vinin krejt natyrshëm të lidhura rrëfanë në mënyrë të pa ndashme krah për krah nga brezi i tretë i përfaqësuar gjithë finesë nga mustaqe shtllungosuri e çakçirë-bardhe Zef Lulashi, për te vazhduar me gjithë atë armatë shtojzovallesh me xhubleta shekullore, hirushesh rrezatore velbardha deri tek trëndafiloret e brezit të mitur që ishin qershia mbi tortë e gjithë kësaj sfilite të ndërtuar thjeshtë, larg skemave të gatshme që vërehen herë pas here në shfaqe të tilla. Ka qenë një punë lodhshme, madje sfiduese, gjetja e gjithë këtyre kostumeve që patëm rastin të shfaqen në ambientet e mrekullueshme të fshatit të Paqes. Ka qenë një “vjedhje” që Dukatja e Silvana, gjithë këto vajza të reja kanë bërë në arkat e gjysheve të tyre, fanatikë që këto pak xhubleta që na kanë mbetur, nesër ose pas nesër do na i marrin në boten tjetër, pasi duan të varrosen me to, ashtu siç ua kërkon tradita i etërve të vjetër.
Për ketë ekspoze, jo vetëm falënderojmë, për idenë dhe përkushtimin e pa kursyer te anëtares se shoqatës, Silvana Arrinaj, por dhe për paraqitjen e kostumeve te nusërisë me vello, te cilat ishin te gjitha te sallonit te saj. Falënderojmë edhe Zef Lulashin, i cili beri te mundur sigurimin e 20 veshjeve popullore për burrave, për nuseve, për vajza dhe për fëmije. Falënderojmë gjyshen e Hana Rrgalles, te Silvana Arrinaj, te Leonora Milanit, (me dy pale), hallën e Dukate Bregut, te cilat bene te mundur veshjet e traditës sa me origjinale. Falënderojmë pronarin  Bar-Restorant “TRADITA”, Gjon Gilen për sigurimin e veshjes se Donika Males.
Nga njëra anë jam ngazëllyer nga gjithë kjo kostum-monografi me të cilën vajzat tona (gjimnaziste dhe studente), përformuan gjithë krenari e pasion, ndërsa nga ana tjetër ndjeja dhimbje keqardhje, për shumë aksesore që i mungonin të këtyre veshjeve, me xhubletë, të cilat këto vajza dhe veshëset e tyre me finesë janë munduar t’i kompensojë me zgjuarsi, por nuk janë aspak fajtore perse gjyshet dhe stërgjyshet e tyre këto aksesore i morëm me vete  dhe së bashku me traditën e punimit të tyre. A ma solle xhubletën i tha gjyshja ime, stërmbesës së vet vajzës time. Po, po gjyshe e kemi te bagazhi i makinës së babit ju përgjigj vajza. Shko, paste lokja e ma fut në arkë se, më duhet për dekë, e këshilloj plaka, e cila nuk e përfytyron dot varrosjen pa xhubletë. Trishtohem, kur ajo pas disa vitesh, por ndoshta edhe pas disa muajsh nuk do t’i kemi as këto pak xhubleta që kishim sot, të mbetura si reliket më të çmuara të veshjeve tona tradicionale. Xhubleta është veshja mijëra vjeçare, pasaporta e vetme autentike iliro-shqiptare. Të varrosësh një xhubletë, kur sot teknika e punimit të tyre ka vdekur, është një krim, është një vrasje e një vepre të mirëfilltë arti. Ndaj, ju bej thirrje gjithë atyre të rinjve e të rejave t’u imponohen në mënyre rebele prindërve dhe gjysheve të tyre, duke u thënë sos, varrosjes së rrobave tradicionale te nacionalitetit tone. Një xhubletë kushton më “shtrenjtë” se, 100 plaka të vdekura së bashku. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Plakut apo plakes dëgjoi fjalën. por jo ...”. Gjyshet le t’i respektojmë sa të jenë gjallë duke u shërbyer me mirësjellje e devocion. Ndërsa amanetet e tyre, për ti varrosur me xhubleta, janë ... që nuk duhen dëgjuar!
Kjo veprimtari, veprimtaria e festes se 10 vjetorit te themelimit te shoqates "Atdhetare-Dukagjini" u mundesua nga: Famullia Shen Shtjefni ne Shkoder, Sivana Arrina, Gjergj Leqejza, Mark Rupa, Ndue Mici, Ndue Ftoni, Gjon Shtyllza, Luigj Mila, Gjergj Vocaj, Mirjana Sinani, Ndoc Bjeshkes, Ndue Sanaj, Prele Milani, Luigj Shyti, Anton Kosteri, Syka Çarku, Prele Shytani, Fran Preçi, Gjon Fierza, te cilet i falenderoj dhe i uroj me shprehjen popullore: Paçin faqene bardhe!

part03